Berisha i bindur se Trump do ia heqë non gratën, suImon edhe ish-ambasadoren Yuri Kim

Sali Berisha u shfaq më shumë se i bindur se administrata e re amerikane, nën drejtimin e Trump, do ta heqë masën non grata ndaj tij.

Berisha lëshoi akuza të ashpra dhe ndaj ish-ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila sipas tij kur u vendosën sanksionet kërkoi nga diplomatët e vendeve të tjera që të bashkohen me to, por që u kundërshtuan ashpër nga ambasadori i ndjerë gjerman.

“Nuk kam dyshim. SHBA nuk do pajtohen me puçin që u bë, me grushtin e shtetit që u bë vetëm që t’i jepen pushtet narkodiktatorit Edi Rama. Historia nuk bëhet me retushime si Enver Hoxha apo Yuri Kim. Ata që bëjnë veprime të tilla janë Donkishotër. Ne u ndëshkuam për vlerat që besonim.

Në takimin e parë pas shpalljes non grata që Yuri Kim bëri me ambasadorët e vendeve të mëdha iu kërkoi të solidarizohen. Ambasadori gjerman i tha që ne nuk solidarizohemi pasi ju nuk na pyetet ne kur e morët këtë masë dhe nuk keni asnjë fakt për korrupsionin e Sali Berishës. Ai i tha se ajo e bëri këtë për të ndihmuar Edi Ramën”, tha Berisha në A2.

Berisha tha se përpjekjet për shpalljen e tij non grata nisën që në administratën e parë Trump, por “me politikanë të korruptuar si Matthew Palmer dhe Edi Rama dhe George Soros”.

Sipas tij, këto përpjekje nisën vetëm se kishte kundërshtuar projektin për ndarjen e Kosovës dhe Ballkanin e Hapur.

“U shpalla non grata me lobimin e Ramës dhe Sorosit, pa asnjë fakt dhe dokument. Është e vërtetë që negociatat i nisën Matthew Palmer në 2020 me Ramën dhe Soros se kisha konspiruar kundër politikës amerikane, sepse kisha kundërshtuar projektin e Kosovës. Kundërshtova Ballkanin e Hapur dhe isha pengesë për projektet Vuçiç-Rama-Soros”, tha Berisha.

“Nuk e pres më”, Egla Ceno flet për të pasurit fëmijë: Nuk do doja të isha gjyshja e fëmijës tim

Në puntatën e djeshme të “Goca dhe Gra”, Egla Ceno është rrëfyer lidhur me mëmësinë. Sikurse e dimë, Egla Ceno nuk ka fëmijë dhe gjatë emisionit ajo është rrëfyer se ndryshe nga disa vite më parë që e priste një fëmijë, tani nuk e pret më.

Kjo për shkak se sipas saj nuk është e njëjtë të jesh nënë në moshën 20-30 vjeç, me moshën 40-60 vjeç.

Dua të jem e sinqertë me ju, unë deri para disa vitesh edhe e mirëprisja një gjë të tillë. Por nga 40 vjeç e pak, nuk do të doja të më ndodhte më. E dini pse? Sepse mendoj se një fëmijë nga nevojë për gjithë fuqinë fizike, përqëndrimin tënd. Nuk është njësoj si të jesh nënë 20, 25, 30 vjeç dhe të jesh nënë 40, 50 apo 60 vjeç. Nuk është njësoj sepse fuqia është ndryshe, përqendrimi është ndryshe, lodhja është ndryshe dhe sinqerisht nuk do të doja të isha gjyshja e fëmijës tim. Do të doja të isha mami i fëmijës tim. Por ky është një vendim personal”, tha Egla.

Megjithatë vlen për t’u theksuar se ajo e mirëpret nëse një fëmijë vjen.

Xhensila Myrtezajt hap ‘thesin’, thumbon sërisht Bes Kallakun: Kam duruar sepse…

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa detaje të albumit të saj më të ri, i cili do të publikohet së shpejti.

Ajo shfrytëzoi këtë mundësi për të ndarë emocionet dhe mesazhin pas këtij projekti të ri muzikor, duke e përshkruar albumin si një dedikim për gratë dhe nënat që kanë sakrifikuar gjithçka për fëmijët e tyre.

Në një nga postimet më të spikatura, Xhensila theksoi se ky album është një përshëndetje për të gjitha ato gra që kanë kaluar përmes sfidave dhe sakrificave të mëdha.

Ajo shkroi: “Ky album është për të gjitha gratë, vajzat dhe mbi të gjitha nënat, që për hir të fëmijëve kanë duruar, kanë sakrifikuar, për hir të fëmijëve kanë mohuar dhe veten! Për hir të fëmijëve kanë qeshur, ndërkohë që brenda shpirti ka qarë! Për hir të fëmijëve kanë heshtur për të mos e thënë të vërtetën e tyre kurrë! Për ato gra që sakrifikuan deri në fund, ndoshta dhe jetën e tyre…”

Ndërkohë, është e njohur se Xhensila ka kaluar kohë të vështira edhe në jetën personale. Pak kohë më parë, lidhja e saj me aktorin dhe humoristin Bes Kallaku përfundoi, një ndarje që ishte shumë e komentuar dhe që tërhoqi vëmendjen e mediave dhe publikut në rrjetet sociale.

“Sjell dash/norët në shtëpi, kam fakte”/ Djali akuza nënës: Më thonë biri i ku* *ës! Fle me burrin e flet me…

Pavlina ka thirrur nënën, Dritën në “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar pjesën e saj të pasurisë pasi thotë se është nënë e dy fëmijëve dhe pa asnjë përkrahje. Nëna nuk pranon t’i japë asgjë as Pavlinës dhe as të birit pasi thotë se ia kanë marrë shtëpinë me gënjeshtra.

Gjuha mes nënës e vajzës është shumë e ashpër, ndërsa Drita trondit të gjithë të pranishmit në studion e emisionit “E Diela Shqiptare” se djali e ka dhunuar, duke shtuar se ndaj djalit e nuses ka urdhër mbrojtjeje. Ajo thotë se truallin prej 496 metrash katrorë dhe shtëpinë prej 79 metrash katrorë ia ka dhuruar ndërsa ka qenë me depresion dhe është mashtruar.

Pavlina: Kjo zonja këtu zonja Eni…
Eni Çobani: “Kjo zonja këtu” është mamaja moj zonjë! Si është “zonja?”
Drita: Kujt i thua zonjë? S’ke turp ti moj? Si s’më thua nënë?!
Pavlina: Ti për mua nuk je nënë!
Drita: Ju kam lindur dhe ju kam rritur më mirë se të tërë!
Pavlina: Ti mua dasmë nuk më bëre, pasuri nuk më dhe. Unë kam dy fëmijë, në punë nuk vete të punoj që të bëj shtëpi. Unë dua pjesën time.
Drita: Nuk kisha dhe nuk të bëra!
Pavlina: Mirë, më jep shtëpinë e fshatit, më kishe premtuar që do të të jap shtëpinë e fshatit. Shtëpinë e fshatit nuk ma dhe. Tani unë dua ose lekët, ose pjesën time të pasurisë.
Drita: Të pasurisë? Po unë kalova depresion dhe më gënjejnë, më morën firmat e ua dhashë shtëpitë të tëra se më gënjejnë! Kam qenë 4 vjet me depresion, me ilaçe!
Eni Çobani: Si është historia që vajza të thotë zonjë, jo mama se tani është shumë e rëndë kjo? Çfarë ka ndodhur?
Drita: Po kjo histori znj. Eni se mua më gënjyen, më mashtruan se isha në depresion dhe më morën firmën, më morën shtëpinë!
Pavlina: Ore nuk më intereson!
Drita: Të intereson, s’të intereson unë nuk të jap as ty, as atij qenit!
Pavlina: Gjeji ku të duash!
Drita: Asnjërit, as ty, as atij! Nuk ju jap! E kam bërë me këto krahë, i kam duart flluskë!
Ardit Gjebrea: Znj. Drita, kush është qeni?
Drita: Im bir z.Ardit! Më kanë keqtrajtuar! Jam me urdhër mbrojtjeje! Më kanë rrahur, më kanë goditur, më kanë poshtëruar!
Ardit Gjebrea: Kush të ka rrahur?
Drita: Djali më ka rrahur! Ja ku është edhe urdhri i mbrojtjes atje me kartën!
Pavlina: Ti nuk më ke trajtuar si vajzën tënde, mendove vetëm për djalin!
Drita: Mendova dhe djali im më shpuri në këtë pikë! Ja ku janë tërë kartat, tërë dokumentet atje nga Policia e Shtetit!

Urdhri i mbrojtjes me vlefshmëri për 6 muaj është lëshuar ndaj djalit dhe nuses. Drita thotë se ajo ka rënë pa ndjenja e madje djali i ka thënë se meritonte më shumë.

Drita: Më kanë goditur znj. Eni! Kam rënë pa ndjenja!
Eni Çobani: Po pse?
Drita: Më kanë goditur për hiçasgjë! Dhe më ka thënë që “unë me kaq të goditur? Të të bëja që mos të të merrte doktor në dorëzim!” Është shumë e vërtetë z. Ardit, ja ku janë edhe kartat!
Pavlina: Mirë ta bëri djali se ashtu e zgjodhe vetë!
Eni Çobani: Jo “mirë ia bëri djali” moj, si mirë ia bëri djali të rrahë mamanë?
Pavlina: Të mbajë djalin se për mua nuk ka menduar fare znj. Eni.

Bashkëshorti i Dritës është në gjendje të vështirë shëndetësore për shkak të një dëmtimi në sy si dhe vuan nga skleroza. Në dokumentet që ndodhen në tavolinën e ndërmjetëses Eni Çobani shkruhet se Drita ia ka dhuruar djalit një pjesë të pasurisë, veprim për të cilin ajo thotë se është kryer gjatë kohës që ka qenë në depresion.

Eni Çobani: Po si është e mundur që të mori djali dhe shkove, ia dhurove. Shumë mirë, më pas çfarë ndodhi? Kur e more vesh që ia dhurove?
Drita: E mora vesh kur filloi sherri! Më tha “ma dhe mua kartën e shtëpisë, e kishe zemrën të mirë. Ne e kemi të keqe, ne të nxjerrim në rrugë” tha, “por tani ne do të të mbajmë për bamirësi”. Tani të punoj unë, të ngordh e të më mbajë për bamirësi znj. Eni, si është e drejtë kjo?
Eni Çobani: Jam shumë dakord, por si ia ke dhuruar se këtë s’e kuptoj?
Drita: Po s’isha mirë mendërisht po të them, më detyruan!
Eni Çobani: Për çfarë të çoi te noterja?
Drita: Më detyruan, më thanë që këtë kartën do ta bëjmë që të shkojë fëmija në shkollë!

Drita thotë se në vilën që kanë ndërtuar ajo dhe i shoqi, qëndron djali, ndërsa në njërin kat një e moshuar me tri vajzat e saj. Prindërit kanë përfunduar në garazhin e përshtatur si shtëpi.

Përmes një telefonate, djali, Nertili i bashkohet bisedës në studio. Që në fillim ai shpreh mungesë të plotë respekti ndaj nënës dhe thotë se prona është ndërtuar në sajë të babait. Ai thotë se ia ka dhuruar i ati, ndërsa për Dritën shpërthen në ofendime e akuza të rënda për moralin e saj.

Djali e quan nënën “të përdalë” dhe thotë se ka prova e fakte për këto akuza si dhe ndihet i turpëruar prej saj.

Nertil: Ajo është një grua e çmendur, një grua e përdalë, një grua e degjeneruar!
Drita: Phu, jazëk të qoftë o qen!
Nertil: Nuk po dalim dot prej shtëpisë në qytet!
Drita: O qen që ma ke pirë gjakun, o qen!
Eni Çobani: Po si i thua mamasë këto fjalë?
Nertil: I kam mesazhet në telefon, i kam të gjitha!
Drita: Ma ke pirë gjakun o qen!
Eni Çobani: Si mund t’i thuash mamasë këto fjalë ore zotëri?!
Nertil: Po i kam me fakte moj, i kam me fakte!
Eni Çobani: Po si i thua nënës e përdalë?!
Nertil: E përdalë pra është, shumë, shumë e përdalë!
Eni Çobani: Po pse, djalë je ti?
Nertil: Fundi, fundi, fundi i botës! Ato që bën ajo!
Eni Çobani: Nëna jote ë?!
Nertil: Po, po! E kam me fakte!
Eni Çobani: Dhe ti ke marrë dhurim nga nëna jote duke e quajtur nënën të përdalë!

Nertili vijon të ngulmojë se prona e konsiderueshme është dhuruar prej të atit. Ai thotë se nëna e tij bën viktimën dhe vazhdon me akuzat.

Nertil: Ajo bën viktimën, është gruaja më fundërrinë në botë që ekziston them unë! Ajo është nga ato gra që fle me burrin në krevat dhe llafos me dashnorin në telefon! E kam me fakte e të tëra!
Eni Çobani: S’ju lejoj që të flisni për znj. Drita në këtë formë…
Nertil: Janë me fakte, me të tëra!

Sa u përket provave, Nertili deklaron se nëna e tij 60-vjeçare ka marrëdhënie jashtëmartesore.

Nertil: I kam me fakte, me prova, për kokën e dy fëmijëve!
Drita: Çfarë thua ti?! Çfarë thua ti o qelbanik?!
Nertil: Nuk guxoj të dal dot prej shtëpisë në qytet se më tregojnë me gisht!
Eni Çobani: Nertil, të lutem, për çfarë provash flet?
Nertil: Për çfarë provash flas unë?
Eni Çobani: Po.
Nertil: Ajo është mësuar si në fshat, t’i marrë dashnorët, t’i sjellë në shtëpi, por nuk e toleroj atë muhabet unë, sot e mot. Ore është grua 60 vjeç dhe e ka mendjen të… cingrenoset poshtë e përjetë, e do më troç?! Do më troç?! Është grua e përdalë!
Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë!
Nertil: Është e rëndë dhe t’i vijë turp!
Drita: Unë jam 60 vjeçe!
Nertil: O fundërrinë, o fundi i botës!
Drita: Jam grua 60 vjeçe!
Nertil: Ti s’ke turp! Ti na ke turpëruar mua, me burrë…ti je fundi i kazanit!

Sa i përket urdhrit të mbrojtjes që Drita thotë se ka marrë ndaj të birit e nuses pas dhunës prej tyre, Nertili shprehet se nuk e ka dhunuar dhe e ka përfituar pa prova.

Nertil: I kam me fakte, me prova, për kokën e dy fëmijëve!
Drita: Çfarë thua ti?! Çfarë thua ti o qelbanik?!
Nertil: Nuk guxoj të dal dot prej shtëpisë në qytet se më tregojnë me gisht!
Eni Çobani: Nertil, të lutem, për çfarë provash flet?
Nertil: Për çfarë provash flas unë?
Eni Çobani: Po.
Nertil: Ajo është mësuar si në fshat, t’i marrë dashnorët, t’i sjellë në shtëpi, por nuk e toleroj atë muhabet unë, sot e mot. Ore është grua 60 vjeç dhe e ka mendjen të… cingrenoset poshtë e përjetë, e do më troç?! Do më troç?! Është grua e përdalë!
Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë!
Nertil: Është e rëndë dhe t’i vijë turp!
Drita: Unë jam 60 vjeçe!
Nertil: O fundërrinë, o fundi i botës!
Drita: Jam grua 60 vjeçe!
Nertil: Ti s’ke turp! Ti na ke turpëruar mua, me burrë…ti je fundi i kazanit!
Eni Çobani: Nuk të nderon kjo! Nëna jote është Drita Bajlos dhe babai Ramadan Bajlos, nuk i heq dot këto, të lutem!
Nertil: Për babain po, për atë nuk ka shans në botë, nuk dua t’ia di fare!
Eni Çobani: E ke dhunuar nënën? Se ka marrë urdhër mbrojtjeje.
Nertil: E ka marrë pa prova, pa fakte.
Eni Çobani: Po si, ia ka dhënë gjykata pa prova? Vetëm në këtë moment, me gjuhën që keni folur ju, zonja mund të shkojë direkt të marrë urdhër mbrojtjeje të dytë nga një djalë si ty!
Nertil: Të vejë ku të dojë!
Eni Çobani: Ka hall se i ikën pasuria! Pasuria është e babait dhe e kësaj nëne që i ka duart kallo!
Nertil: Ja, ashtu bën ajo! Dëgjoje vetë!

Në këtë moment, ndërhyn Pavlina, motra e që i kërkon nënës pjesën e saj të pasurisë. Drita shpërthen në ulërima dhe shkon drejt së bijës thuajse për ta goditur, por stafi i programit ndërhyn në kohë. Në ofendimet e tij, Nertili nuk kursen as motrën dhe thotë se është njësoj si nëna.

Dy tërmete të fuqishëm ‘shkundin’ këtë vend

Dy tërmete të forta goditën sot brigjet jugore të Kubës.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së lëkundja e dytë, me magnitudë 6.8 gradë, ndodhi rreth një orë pas tërmetit të parë me magnitudë 5.9, i cili u ndje në provincat e vendit.

Lëkundjet janë ndjerë kudo në Kubë, por pa shkaktuar viktima, sipas autoriteteve lokale.

Kuba sapo është rikuperuar nga cikloni Rafael, i cili goditi pjesën perëndimore të ishullit dhe shkaktoi një ndërprerje që zgjati gati dy ditë.

Berisha shpërthen sërish ndaj Dumanit: O IIum, o h orr, f aqezi, je i Xhorxh Sorosit

Kreu i PD-së, Sali Berisha i është rikthyer akuzave me fjalor të rëndë ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Në fjalën e tij për mbështetësit që mblidhen çdo natë poshtë banesës së tij, Berisha bëri akuza të forta fillimisht për kryeministrin Edi Rama dhe qeverisjen e tij.

“Çdo ditë që kalon është frymëmarrje e pamerituar për regjimin e krimit, drogës, regjimin e hajnave, trafikantëve, kriminelëve dhe vrasësve. Çdo ditë që kalon, Edi Rama me tentakulat e tij, me organizatën e tij kriminale–qeveri, me krerët kriminalë të bashkive vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin qytetarët shqiptarët”, tha Berisha që ishte akoma më i ashpër me SPAK dhe kreun e tij, Altin Dumani për të cilin tha se mbulon keqbërjet e qeverisë.

“Nga këta mjeranë si Altin Dumani, mercenarë që mburren korridoreve se janë prokurori amerikane. Amerikan, por je i Xhorxh Sorosit o horr, o llum! Dhe fatmirësisht, mos mendo se do të ketë forcë në botë të të mbrojë ty, as Edi Ramën. Jo, jo, sepse keni kryer krime të shëmtuar. Keni përdhosur ligje dhe Kushtetutë!

Monstrat e krimit që tregtojnë çdo natë me vrasës, me kriminelë, me banditë. Që iu marrin përqindjen e fitimit të trafiqeve, u marrin përqinden e fitimit të vrasjeve. Këto monstra janë vërsulur kundër opozitës, pluralizmit në Shqipëri.

Edi Rama mbrohet nga mercenar Dumani, nga llum Dumani. Po tani, o llum që ata të cilët mbrojtën Edi Ramën morën damkën e historisë, ku do shkosh ti që mbron hajdutin, kriminelin, banditin që korruptoi vendit mik dhe aleat shefin e kundërzbulimit, vetëm e vetëm për të luftuar opozitën?

Çfarë fytyre ke ti mor? Ke fytyrë ti? S’ke fytyrë! Ti ke fytyrën e zezë të këpucëve të Edi Ramës, asgjë tjetër! Ti faqezi që drejton një organizatë kriminale politike në Skapin e partisë mbyll dosjet e Edi Ramës, ministrave të tij, zyrtarëve të tij, vëllait të tij. I burgos deputetët e opozitës. Zvarrit ish-presidentë para të cilëve jepje duart në Kushtetutë, o i pa be dhe i pamoral. Të gjitha këto i bën se je një hajdut ordiner.

Të gjitha këto i bën se 8 vite më parë, jo tani, je gjetur me 3 apartamente me rrogën tënde. Po cili shqiptar mund të bëjë 3 apartamente? Cili kriminel të dha ty paratë për t’u bërë me 3 apartamente? Apo të mori peng Edi Rama? Të mbron për të bërë pyetjet 1 milionëshe.

Drejtësia vonon, por nuk harron! E vërteta vonon, por fytyra juaj, karakteri juaj do të dalë në dritë. Dhe harroje se ka diplomatë, harroje se ka shtetar, harroje se ka zyrtar në botë se do të mbrojë Edi Ramën dhe ty nga vrulli, nga revolta, nga zemërimi i shqiptarëve”, tha Berisha.

Përballje shqiptarësh në Serie B, Shpendi i shënon portierit të Kombëtares

Cristian Shpendi vazhdon të shkëlqejë në Serie B, me fanellën e Cesena-s.

Sulmuesi ishte sërish protagonist me gol, në fitoren 0-2 ndaj Cittadella.

21-vjeçari ishte autori i golit të dytë në minutën e 67-të me penallti.

Shpendi u tregua i saktë nga pika e 11 metërshit, duke mposhtur portierin e Shqipërisë, Elhan Kastrati.

Me golin e sotëm, Shpendi shkon në kuotën e tetë realizimeve në kampionat, në 12 ndeshje të zhvilluara këtë sezon.

Tirana, e pesta më e shtrenjta në Europë për të blerë apartament (dhe pritet sërish rritje)

Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën në pesë qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërinë e blerjes së një prone.

Sipas të dhënave Numbeo-s për 2024, për të blerë një apartament në Tiranë nevojiten 15.3 vite, ndërsa në qytetin më të shtrenjtë të Europës, Lisbonën, një familjeje i nevojiten 19.5 vite për t’u bërë pronare e një prone.

Në indeksin e Numbeo-s, për 293 qytete në botë për indeksin e përballueshmërisë së blerjes së një apartamenti deri në mesin e vitit 2024 (llogaritet si raport i çmimeve mesatare të apartamenteve me të ardhurat mesatare të disponueshme familjare, të shprehura si vite të ardhurave) Tirana renditet ndër shtetet europiane me apartamentet më të shtrenjta.

Krahasuar me një vit më parë, indeksi i përballueshmërisë së blerjes së pronës për Tiranën ka qenë më i lartë, përkatësisht 17.5 vite. Ndërsa për vitin 2022, ishte 15.7 vite kurse në indeksin e vitit 2021, 16.2 vite.

Në vitin 2024, qyteti më i shtrenjtë në Europë është Lisbona me 19.5 vite, e ndjekur nga Parisi dhe Spliti me 17.8 vite. Pas tyre vjen Milano me 16.3 vite. Pas Milanos, Tirana vijon të mbetet për apartamentet më të shtrenjta në Europë.

Në vitin 2023, qyteti më i shtrenjtë në Europë ishte Parisi me 20.2 vite, i ndjekur nga Lisbona me 19.6 vite, Dubrovniku dhe Praga me 19.3 vite dhe Milano me 19 vite. Pas Milanos, renditej Tirana me 17.5 vite.

Në renditjen botërore për vitin 2024, Tirana renditet në vendin 64, para Mynihut ku një familje për t’u bërë pronare në këtë qytet i nevojiten 15.2 vite, në Londër 14.9 vite, në Romë dhe Vjenë 14.2 vite, në Nju Jork, 13 vite, dhe Montreal të Kanadasë, 10.9 vite.

Beogradi vijon të mbetet ndër qytetet më të shtrenjta në rajon. Një familje i nevojiten 19 vite për t’u bërë pronare. Në rajon, qyteti ku familjeve u duhet më pak vite të ardhura për të blerë një apartament është Shkupi, ku ky tregues është 13.8 vite, dhe në Sarajeva, 13.6 vite.

Qyteti më i shtrenjtë në botë për të blerë një apartament është Xiamen në Kinë përkatësisht me 48.1 vite.

Agjentët imobiliarë paralajmërojnë sërish shtrenjtim të çmimeve së apartamenteve

Ndërtuesit paralajmëruan më parë se rritja e kostove nga taksa e ndikimit në infrastrukturë do të shtrenjtojë sërish çmimet e apartamenteve.

Edhe njohësit e tregut të pasurive të paluajtshme parashikojnë se shtimi i detyrimeve për taksat te ndërtuesit do të reflektohet te çmimet e shitjes.

“Nga muaji gusht 2023, me hyrjen në fuqi të çmimeve të reja të referencës për Tiranën, u shtua automatikisht detyrimi i ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë. Rritja e kostove pritet të reflektohet në çmimet e shitjes së pronave”, pohon Ylli Sula, drejtuesi i indeksit “Key Data”.

Pas rënies në muajt e verës, kërkesa për blerje të pronave është rritur në muajt e vjeshtës. Por për agjentët imobiliarë, krahasuar me vjet, kërkesa është në rënie.

Stela Dhami pohon se kërkesa për blerje apartamentesh në Tiranë kryesohet nga shqiptarët e diasporës dhe të ardhurit nga rrethet.

“Shumë prej shtetasve shqiptarë në diasporë e më tej mbeten të interesuar për të pasur një apartament në Tiranë, si urë lidhëse midis tyre dhe vendlindjes.

Gjithashtu, te projektet në afërsi të universiteteve, shumë prindër nga rrethet mendojnë blerjen e apartamentit si një investim për fëmijët që kërkojnë të ndërtojnë të ardhmen në metropol.

Ndërsa te zonat bregdetare, rritja e kërkesës u ndikua nga të huajt dhe shtetasit shqiptarë të diasporës, pasi çmimet e pronave ende vijojnë të jenë më të lira sesa ato në Malin e Zi dhe Kroaci”./Monitor

Nëna e 3 fëmίjëυe fΙet për νàr ësinë nga …sί: As 5 h. erë në ditë nuk më mjα fton

Një nënë fëmijësh ka folur për var ësinë e saj ndaj s.e.ksit duke thënë se mar/rëdhëniet “pesë herë në ditë” nuk ishin të mjaftueshme.

Nëna e tre fëmijëve Rebecca Barker ka zbuluar se sjellja e pandreqshme e ka konsumuar atë që nga viti 2014

dhe ka shkat.ërruar një marrëd.hënie.37-vjeç arja tha se ajo lutej vazhdimisht për s.e.ks.

Ajo i tha BBC-së: “Në rastin më të keq madje edhe të bërit marrë/dhënie s.e.ksuale pesë herë në ditë nuk ishte e mjaftueshme.

Ndjeja sikur i gjithë trupi im e dëshironte atë

Nje hϊstοri e ραdeg juar e g. rυas me koΙegùn ε saj të ρυnes

Me burrin njihem prej 8 vj etësh, ndërsa 7 vj et kemi që jemi martuar, por ende nuk kemi fëmijë, sepse kam pen.ges.a në sht.atz.ëni.

E dua burrin tim. E duam njëri-tjetrin shumë. 

Kalojmë mirë, por nuk jam e kën.aq.ur me jetën s.e.k su.ale që kemi, sepse unë kam nevojë çdo ditë për s.e.k.s.

Nuk kam qenë kështu, por nuk di as vetë se nga më vjen dëshira e pa ng.opur për s.e.k.s. Thënë shkurt, jam bërë e pa.ngo.ps.hme…

Prej kur jam njohur me burrin tim, pra para 8 vjetësh, burri im ka qenë i vetmi që kam fje tur me të dhe i vetmi njeri në botë që ka pr.ek e ka lë.pir.ë t.ru.in tim.

Më parë unë kam punuar në një bankë, por më larguan shkaku i tep.ricës tekno.logjike, siç thoshin ata.

Dhe, pas një kohe gjeta përsëri punë, përsëri në bankë. Pse shoqet e punës më kishin zil.i?

Në fillim koleget e punës më kishin z.ili, sepse, vërtet, dallohesha me bukuri k.ar.shi tyre. Por, unë shihja punën time dhe çdo gjë shkonte mirë…

Por, rahatinë time shpirtërore ma p.ris.hi kolegu i zyrës, edhe pse, thënë të drejtën, ishte 5 vjet më i ri se unë…

Me kalimin e kohës, pasi që u bën nja 3 muaj, te kolegu im vërejta një sjellje pak më ndryshe…

Më shikonte me sy tjetër… Kur dilja në kafe me të, gjatë pau zës, filloi t’më jepte edhe komplimente, si: “bukur qenke veshur sot”, “uh sa po të rrika mirë ky fustan” etj.