Cristian Shpendi vazhdon të shkëlqejë në Serie B, me fanellën e Cesena-s.
Sulmuesi ishte sërish protagonist me gol, në fitoren 0-2 ndaj Cittadella.
21-vjeçari ishte autori i golit të dytë në minutën e 67-të me penallti.
Shpendi u tregua i saktë nga pika e 11 metërshit, duke mposhtur portierin e Shqipërisë, Elhan Kastrati.
Me golin e sotëm, Shpendi shkon në kuotën e tetë realizimeve në kampionat, në 12 ndeshje të zhvilluara këtë sezon.