“USB-në origjinale e kam unë”, rishfaqet “Babalja”, Albert Veliu: Salianji e hëngri kòt, lojën e bëri Fredi Alizoti! Geron Xhafaj më bëri 12 kile “gol”

Albert Veliu, i njohur edhe me pseudonimin “Babalja” është rishfaqur në një video-regjistrim vetëm pak kohë pas dënimit të Ervin Salianjit me një vit burg për sajimin e një video-përgjimi ku pretendonin se shfaqej Geron (Agron) Xhafaj, vëllai i ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Ai është regjistruar me vetëdije nga një qytetar teks hedh akuza ndaj Fredi Alizotit, duke pretenduar se ishte ai që çoi në burg Salianjin.

“Ishte loja e Fredit, jo e imja. Salianji në këtë pjesë nuk ka fare lidhje, dhe e dyta, mua Agron Xhafaj më detyrohet 300 mijë euro, më ka bërë golin në Itali. Salianjit i kanë rënë në qafë, ai nuk ka fae lidhje në këtë punë, e gjithë loja është bërë nga Fredi Alizoti”, thotë Albert Veliu në video, duke pretenduar se Alizoti është paguar për të dëshmuar kundër.

Kujtojmë se dëshmia e Fredi Alizotit ishte ajo që përmbysi çështjen e përgjimit, pasi para prokurorit të Kirmeve të Rënda, ai deklaroi se audio përgjimi i Geron Xhafajt ishte i sajuar mes tij dhe Albert Veliut.

Më tej, Albert Veliu pretendon se disponon “USB”-në origjinale të përgjimit, dhe thotë se nuk ka në plan ta dorëzojë, pasi ajo është “siguri për jetën e tij”.

“E vërteta është që mua ata më detyrohen 300 mijë euro, më ka bërë golin vëllai i tij 12 kile në Itali. Kaq po flas, nuk flas më shumë”, thotë më tej “Babalja”.

Sipas dëshmisë së Fredi Alizotit në gjykatë, në vitin 2018, Albert Veliu (Babalja) i premtoi se do të merrte 200 mijë euro nga deputeti demokrat Ervin Salianji, për të sajuar zërin e vëllait të Fatmir Xhafajt në videopërgjimin e denoncuar më pas në selinë  PD-së.

Demokratët kanë hedhur akuza ndaj Fredi Alizotit duke u shprehur se ëhstë paguar apo kërcënuar për dëshmuar kundër tyre.

VIDEO TR0N DITËSE/ Trag jedi në Peru, rrufeja G0DET për VD*KJE gjatë ndeshjes lojtàrin!

Një incident i paimagjinueshëm ka ndodhur në një ndeshje futbolli rajonal në Chilca të Perusë, ku rrufeja ka goditur fushën dhe ka rrëzuar përnjëherësh në tokë 7 lojtarë, duke lënë të vdekur njërin prej tyre.

Për ironi të fatit gjyqtarët sapo kishin ndërprerë ndeshjen për shkak të kushteve atmosferike dhe po i dërgonin të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes, në momentin kur goditi rrufeja.

Mbrojtësi 39-vjeçar, Jose Hugo de la Cruz Mesa, ka ndërruar jetë menjëherë në fushë.

Vdekja e Mesa u njoftua me mbërritjen e të plagosurve në spitalin e rajonit Huancayo, ndërsa videoja që tregon momentin e goditjes së rrufesë është tronditëse dhe po qarkullon masivisht në rrjet.


Portieri Juan Choca që ndodhej shumë pranë futbollistit që vdiq, po lufton në spital por në gjendje shumë kritike me djegie të rënda në trup.

Lojtarët e tjerë të lënduar, të moshave 16, 19 dhe 24 vjeç janë trajtuar me ndihmë mjekësore dhe raportohet se janë në gjendje stabile.

Me këtë veprim, Heidi Baci kònfirmon ndarjen nga Romeo Veshaj

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Heidi Baci ka konfirmuar zërat për ndarjen e saj nga Romeo Veshaj në një mënyrë të qartë dhe të papritur. Ditën e djeshme, ajo ka vendosur të heqë të gjitha fotografitë e saj me aktorin nga profili i saj në rrjetet sociale, duke lënë pas çdo dyshim për lidhjen e tyre.

Madje ajo ka hequr edhe ‘higlights’ që ka pasur me momentet me Romeon.

Mbrëmë, ish-banorja e Big Brother VIP ndau në Instastory disa momente të bukura krah familjes së saj, e cila ka ardhur nga Italia për ta vizituar. Kjo duket se ka qenë një mundësi për të shijuar mbështetje dhe ngrohtësi në këtë periudhë të vështirë.

Ndërkohë, disa kohë më parë, Romeo ka hequr gjithashtu të gjitha fotot me Heidin. Këto veprime kanë ngritur më shumë pikëpyetje mbi marrëdhënien e tyre, duke e bërë ndarjen gjithnjë e më të dukshme.

Me këtë veprim, Heidi Baci konfirmon ndarjen nga Romeo Veshaj

V ritet nga NIPI kryebashkiaku në Turqi: Nuk më punësoi në bàshki!

Hilmi Sen, kryetari i komunës së Baliseykh në provincën Kirikale në Turqi , u vra mëngjesin e sotëm pas një sulmi të armatosur.

Shoferi i tij gjithashtu ka vdekur, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmit.

Sulmuesi dyshohet se është nipi i kryebashkiakut dhe thuhet se u tha oficerëve që e arrestuan se ai e vrau kryebashkiakun sepse nuk e mbajti premtimin për ta punësuar.

Hilmi ?en, i cili u zgjodh kryetar bashkie nga Partia e Ri-Mirëqenies dha dorëheqjen nga partia e tij korrikun e kaluar.

Shen, i cili vazhdoi detyrën në mënyrë të pavarur, u plagos rëndë si pasojë e një sulmi të armatosur nga E.? në qendër të rrethit në mëngjes.

Kryebashkiaku i Bal??eyh Hilmi ?en dhe 3 persona të tjerë u dërguan në spitalin e rrethit me ambulancë, por ai nuk mundi të mbijetonte./SolHaber

Zbulohen shifrat, kryebashkiakja e Durrësit e bëri rrògën e saj 2.9 milionë lekë! (Shoferët e SANITARËT asnjë rritje)

Vendimi i bashkisë së Durrësit, i miratuar nga Këshilli Bashkiak, një javë më parë, për të rritur pagat e Kryetares dhe administratës është shoqëruar me polemika dhe pakënaqësi.

Ndërsa kryetarja dhe kabineti i saj do të përfitojnë rritje të ndjeshme pagash, krahasuar me punonjësit e nivelit bazë, këshilltarët e opozitës braktisën mbledhjen, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të papërshtatshëm, veçanërisht kur në port qëndron anija me mbetje toksike.

“Dritan Burgija, kryetar i grupit të këshilltarëve demokratë kur thotë se nuk është kundër rritjes se pagave por duhet një shpërndarje me e drejtë”.

Me këtë vendim Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, rriti pagën e saj me 56,7 %, duke e çuar atë nga 1 milion e 850 mijë lekë në 2 milion e 900 mijë lekë të vjetra në muaj.

Rritje me 40,6 % u bë edhe për tre zv.kryetarët e saj, Renis Mullaj, Elio Jani dhe Gentian Kallmi, të cilët që nga data 1 shtator, sipas vendimit, do të paguhen 2 milion e 250 mijë lekë të vjetra, nga 1 milion e 600 mijë lekë që merrnin më parë. 55,6 % është rritur paga për sekretarin e përgjithshëm të bashkisë.

Në përqindje të njëjtë me pagën e kryetares së bashkisë është rritur edhe pagesa mujore për këshilltarët bashkiakë, nga 185 mijë lekë të vjetra në 290 mijë lekë.

Për drejtorët e drejtorive, rritja është në masën 55 %. Rritjen më të madhe e ka përfituar drejtuesja e kabinetit me 86,7 %, si dhe këshilltari i kryetares së bashkisë dhe zëdhënësi i institucionit me 90.8 % rritje, duke u ngritur në nivelin e drejtorit të drejtorisë.

Rritjet në nivelet e tjera variojnë, por jo në të njëjtin nivel. Për specialistët në aparatin e bashkisë, rritja është 14.3%.

Ndërkaq për strukturat në varësi të bashkisë që kanë funksione ligjzbatuese dhe shërbimesh rritja për inspektorë dhe specialistë është më e ulët.

Për kryeinspektorin e Mbrojtjes së Territorit paga rritet me 49,4 %, ndërsa për vartësit e tij vetëm 7 %, ose 50 mijë lekë më shumë se deri tani.

Diferenca më të vogla ka dhe në sektorë të tjerë si Tregu Agro-Bujqësor dhe Qendra Ekonomike e Arsimit, ndërsa për specialistët e sektorit mbështetës të stacionit zjarrfikës nuk do të ketë rritje page.

Po ashtu kritike është rritja e pagave mujore për magazinierë, shoferë, roje, pastrues dhe punonjës të tjerë administrativë, paga e të cilëve varionte nga 400 mijë-470 mijë lekë të vjetra në muaj dhe tani unifikohet në 470 mijë për të gjithë.

Rritja e pagave në nivele të ndryshme të administratës bashkiake në Durrës ka thelluar kontrastin mes të zgjedhurve, funksionarëve të lartë dhe punonjësve të shërbimeve bazë, duke nxitur debat mbi përparësitë e vendimmarrjes, veçanërisht në kohë krizash si ajo e mbetjeve toksike në port, ndërsa këshilltarët e opozitës nuk kanë pritshmëri nga institucioni i prefektit të qarkut./Tch

Qeveria shqiptare nuk zbatoi vendimin e Arbitrazhit, Beketi mund të fitojë 300 miIionë euro të tjera!

Qeveria shqiptare pritet të përballet me një gjobë të re nga Arbitrazhi Ndërkombëtar, e cila mund të arrijë mbi 300 milionë euro, pasi ka refuzuar që të zbatojë një vendim të formës së prerë për të paguar vullnetarisht sipërmarrësin italian, Francesko Beketi, në shumën 110 milionë euro.

Në janar të këtij viti, Beketi dhe bashkëpunëtorët e tij i janë drejtuar me një kërkesë të re Gjykatës së Arbitrazhit pasi qeveria shqiptare “ka dështuar për të përmbushur detyrimet e saj sipas Traktatit Itali-Shqipëri për Mbrojtjen e Investimeve, të miratuar në vitin 1991, nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit të Bankës Botërore (ICSID) “ARB 15/28”, si edhe nuk ka zbatuar vetë Konventën e Arbitrazhit”.

Biznesmeni italian u bë subjekt i persekutimit politik nga qeveria e Edi Ramës, duke filluar nga viti 2013, për shkak të linjës editoriale që mbante televizioni “Agon Channel”, në pronësi të tij.

Qeveria shqiptare nuk zbatoi vendimin e Arbitrazhit, Beketi mund të

Sulmi qeveritar mbi Beketin u bë objekt shqyrtimi gjyqësor pranë Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor, u konstatua se qeveria shqiptare përdori hetime të pabazuara për pastrimin e parave ndaj Beketit, duke e kërcënuar për arrestim të pabazë, si edhe duke i mohuar një proces të rregullt ligjor në Shqipëri.

Këto shkelje u konfirmuan nga vendimi i Arbitrazhit Ndërkombëtar, në prill të vitit 2019, në të cilën Shqipëria u gjet fajtore për “abuzim të kompetencave policore për motive që nuk ishin në mirëbesim dhe në interes të publikut”. Në përfundim qeveria shqiptare u ngarkua me një penalitet në shumën 110 milionë euro, të cilat i duheshin paguar Beketit e bashkëpunëtorëve të tij.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se nuk do t’i japë asnjë cent Beketit dhe qeveria e drejtuar prej tij nuk ka zbatuar vendimin e Arbitrazhit.

Në vitin 2021 dhe 2023, qeveria “Rama” dështoi në dy tentativa për anulimin dhe më tej rishikimin e vendimit të Arbitrazhit. Gjykata konfirmoi përfundimisht se qeveria shqiptare duhet të paguajë gjobvën 110 milionë euro, plus shtesa të tjera për aspekte proceduriale.

Por, qeveria e Edi Ramës ka vijuar me kokëfortësi që të mos zbatojë vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Arbitrazhit, duke krijuar premisa që Shqipëria të marrë një tjetër gjobë të majme për shkak të mosveprimeve të saj.

Pak ditë më parë, Gjykata e Ekzekutive në Bruksel vuri në zbatimin konfiskimin në favor të biznesmenit italian të shumës prej 76 milionë euro, të mbledhura në llogaritë e kompanisë ajrore shqiptare “Albcontrol” pranë shoqërisë ajrore europiane “Eurocontrol”.

Kjo shumë është krijuar nga tarifat që paguajnë shoqëritë e huaja të fluturimeve për ulje-ngritje dhe tranzitim në hapësirën ajrore shqiptare./Syri

SKA NDALI/ Kush është Ministri që ndërhyri në SPAK për llogàri të krimit të Organizuar!

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur që dosja e prokurorit të Vlorës të arrestuar tanimë Aurel Zarka të mos publikohet për shkak se jo vetën që është në hetim por në të janë duke u hetuar një sërë çështjesh të rëndësishme me personazhe po kaq të rëndësishme.

Dosja me numër 87 datë 28/07/2024 mban shënimin “ndalohet për publikim kjo dosje ose pjesë të saj”.

Por teksa e gjithë Tirana prej muajsh është e trazuar nga kjo dosje, në tavolina e në biseda të përditshme të gjithë flasin për detaje, për episode që pritet të trondisin politikën por edhe drejtësinë vendase.

Por një panoramë më  të qartë ka dhënë Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i cili ka dolur në mbledhjen e 18 të komitetit të Stabilizim Asoçimit, shkruan kafe.al.

Ai ka vendosur që përpara eurodeputetëve të shpalos një ndër skandalet ndoshta më të mëdha të dosjes.

Padyshim se ne do ta publikojmë (vendimin) nëse prokuroria dhe Gjykata nuk veprojnë ndaj ministrave të Edi Ramës që permenden në këtë dosje. Dhe të nderuar kolegë, mos më besoni mua, gjejeni vendimin numër 87 datë 28.07.2024, lexoni vetëm 8 faqe, nga faqja 63 deri në faqen 70 dhe do të shikoni sesi deputetë, madje ministra të Edi Ramës, ndërhyjnë në Prokurorinë e Posaçme dhe në Policinë e Shetit për të hequr konfskimet ndaj pasurive të Grupeve kriminale.

Bëhet fjalë për një nga grupet më të rrezikshme kriminale në qytetin e Elbasanit ku rezulton se një deputet, madje një ministër në detyrë i Edi Ramës ka ndërhyrë në Prokurorinë e Poasçme me emër dhe me mbiemër prokurori dhe në Policinë e Shtetit në kuadër të OFL-së për çliruar pasuritë e sekuestruara nga policia dhe prokuroria dhe policia ndaj një grupi kriminal.

Dhe e dini çfarë ka ndodhur kolegë? Janë çliruar pasuritë. Ai grup kriminal I ka të gjitha pasuritë, falë ndërhyrjes politike në polici dhe në prokurori dhe gjykata.

Jo me akuzat e opozitës, por janë përgjimet zyrtare të prokurorisë. Ne do të presim dhe do të respektojmë punën e SPAK-ut, Por transparencën Shqiptarëve dhe miqve të Shqipërisë do ja themi”, tha Gazment Bardhi.

Sot pyetja që presin të gjithë të marrë përgjigje është: Kush është ministri që u shërben bandave?

“E paske një copë ylli”, motra e Françeska Muratit shfàqet papritur në emision (FOTO)

A e dinit që Françeska Murati kishte një motër? Ndoshta mund ta keni ditur por asnjëherë nuk e kishit parë deri ditën e djeshme.

Në puntatën e së dielës në “Pa Filtra”, Ronaldo Sharka ka përshëndetur motrën e ish-banores së “Big Brother VIP 3”, e cila po rrinte ulur në publik për të mbështetur motrën e saj gjatë xhirimeve.

“Vdekjen e dija, por që ti të kishe motër… E paske një copë ylli”, u shpreh Ronaldo Sharka në nisje të emisionit.

Kjo është hera e parë që ajo shfaqet në publik…

PL, kërkesë kreut të Policisë: Duam emrat e policëve që arrestùan Ilir Metën, ke kohë deri më 7 nëntor (LETRA)

Partia e Lirisë i është drejtuar me një shkresë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, ku u kërkojnë informacion për arrestimin e Ilir Metës.

Në një deklaratë, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi thotë se duan të kenë informacion se kush janë emrat e punonjësve të pretenduar të policisë, të cilët kryen sipas tij aktin e rëndë ndaj Ilir Metës.

Sipas Blushit, këto dy institucione duhet të kthejnë përgjigje brenda datës 7 nëntor.

Blushi thekson ndër të tjera se arrestimi i Ilir Metës është bërë në kundërshtim me ligjin. Ai thotë se nëse nuk i përcillen emrat do të ndiqet rruga e drejtësisë, duke i kallëzuar penalisht.

“Ilir Proda do të jeta ai që do të mbajë përgjegjësi penale dhe ne do ta kallëzojmë për dy vepra penale, moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre”, tha Blushi.