PL, kërkesë kreut të Policisë: Duam emrat e policëve që arrestùan Ilir Metën, ke kohë deri më 7 nëntor (LETRA)

Partia e Lirisë i është drejtuar me një shkresë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, ku u kërkojnë informacion për arrestimin e Ilir Metës.

Në një deklaratë, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi thotë se duan të kenë informacion se kush janë emrat e punonjësve të pretenduar të policisë, të cilët kryen sipas tij aktin e rëndë ndaj Ilir Metës.

Sipas Blushit, këto dy institucione duhet të kthejnë përgjigje brenda datës 7 nëntor.

Blushi thekson ndër të tjera se arrestimi i Ilir Metës është bërë në kundërshtim me ligjin. Ai thotë se nëse nuk i përcillen emrat do të ndiqet rruga e drejtësisë, duke i kallëzuar penalisht.

“Ilir Proda do të jeta ai që do të mbajë përgjegjësi penale dhe ne do ta kallëzojmë për dy vepra penale, moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre”, tha Blushi.