Greqi, fëmija 5-vjeçar përd* unohet në kopsht, arre stohen edukatoret

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Aleksandropoli të Greqisë, ku një fëmijë 5-vjeç është përdhunuar në kopshtin e fëmijëve.

Sipas informacioneve të protothema.gr, ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se i mituri është përdhunuar. Nga ekzaminimi rezultoi se pesëvjeçari ka lëndime nga gishti apo ndonjë objekt si lapsi, ndërsa është përjashtuar mundësia që të jetë dhunuar nga një organ gjenital.

Ndërkohë, babai i fëmijës tha se pesëvjeçari është në gjendje shumë të keqe psikologjike. “Ai është si një i sëmurë në shtëpi, as zërin nuk ia dëgjojmë”, tha ai.

Prindërit e të miturit tregojnë se djali i tyre ishte një fëmijë shumë i gjallë dhe tani ai nuk dëshiron as të flasë. Dyshohet se fëmija ka përjetuar tmerrin nga bashkëmoshatarët e tij.

“Gjithçka që na kërkoi është që të mos flasim më për këtë problem, ai është shumë i lodhur pasi është kapur dhe marrë në pyetje nga persona të tjerë që kanë marrë vesh për ngjarjen. Është kaq e vështirë për ne dhe për psikologjinë e gjithë familjes. Po mundohemi të jemi të fortë por është shumë e vështirë”, thekson ai.

Njëkohësisht, babai i pesëvjeçares tregon se fëmija nuk dëshiron të kthehet në kopshtin specifik në Aleksandropoli, pasi ndjen tmerr.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy edukatoret, të cilat akuzohen për neglizhencë të mbikëqyrjes.

Ka humbur kujtesën në Greqi / ADN-ja konfirmon familjen shqiptare të Petros, premtimi për nënën: Do të bëj gjithçka që të më kujtoheni

ADN-ja ka konfirmuar se Petros, një burrë që prej më shumë se 20 vitesh jeton në Greqi dhe i cili ka probleme me memorien, është shqiptar dhe djali i një zonje nga Shqipëria që shkoi në Athinë pasi e njohu nga fotografia në televizionet greke.

Petros nuk mban mend shqip, dhe nuk kujton as nënën, vëllezërit apo ndonjë gjë tjetër nga e shkuara e tij.

Sipas identifikimit të ADN-së, të bërë nga vetë Petro dhe nëna e tij, rezultatet e të cilit dolën sot, zonja nga Shqipëria është 99,9999% nëna e tij biologjike e tij. Dy vëllezërit e tij prej vitesh jetojnë në Kamena Vourla.

“Lloji gjenetik i S… Vitoria ka 2,880,476 herë më shumë gjasa të vijë nga nëna biologjike e personit amnemonik duke përdorur shifrat Koutsoukis Petros se çdo person tjetër i zgjedhur rastësisht, që korrespondon me një shans 99,999% për mëmësi. Rezultatet e mësipërme demonstrojnë se S… Vitoria është nëna biologjike e personit amnemonik që përdor identitetin Koutsoukis Petros”, thuhet në përfundimin e një krahasimi të mostrës së ADN-së.

“Jam shumë i lumtur. Aty ku nuk kisha familje, tani e kam. Fatkeqësisht ende nuk i mbaj mend, por do të bëj gjithçka për t’i pasur në jetën time”, tha ai.

Ai nuk e mban mend gjuhën shqipe dhe me nënën e tij flet duke përdorur një përkthim nga vëllai i tij, i cili flet greqisht.

“Do të bëj gjithçka që të më kujtoheni. Ndihem shumë keq që nuk mbaj mend asgjë”, shtoi ai. “Por kuptova se isha në mjedisin e duhur”. Ai sqaron se nuk ka asnjë problem nëse familja e tij ishte greke apo nga Shqipëria, ndërsa preferon “Petros” sesa “Petrit”, pasi vetëm këtë emër e mban mend për vete.

“Ndihem shumë, shumë i lumtur. Ndjej se diçka e mirë do të ndodhë në jetën time, sepse për kaq shumë vite nuk i mbaj mend njerëzit që kam dashur dhe do t’i dua derisa të vdes. Jam në një det lumturie dhe gëzimi nuk kisha një familje për kaq shumë vite dhe tani e kam atë. Këto ditë kur u afruam pashë dashurinë që më ofronin dhe çfarë dashurie ndjejnë për mua. Nuk i mbaj mend dhe kjo është ankesa ime e madhe”, tha Petro për Live Neës.

Tashmë problemi është që Petros të marrë dokumente ligjore, jo më kartën e identitetit grek, por të marrë një leje qëndrimi në vendin tonë, në të cilin ka jetuar, me prova, qoftë edhe pa letra, të paktën 30 vitet e fundit.

“Bjerini, bjerini”, momenti kur Gazment Bardhi tenton të godasë me një këmbë karrigeje Spiropalin (Video)

Në më pak se 30 minuta, u zhvillua seanca plenare këtë të hënë e shoqëruar me një sërë tensionesh.

Që në nisje të saj, në orën 17:00, deputetët e PD-së ashtu siç kishin paralajmëruar krijuan kaos në sallë. Ata hodhën sende në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali.

Por një incident i rëndë me protagonist Gazment Bardhin u regjistrua.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dëgjohet teksa përplaset verbalisht në distancë me kryeparlamentaren Elisa Spiropali dhe më pas u bën thirrje deputetëve të tjerë që të hedhin sende të forta në drejtim të saj.

“Bjerini, bjerini”, dëgjohet të thotë Bardhi teksa ai vetë hedh në drejtim të Spiropalit këmbën e një prej karrigeve të shkatërruara të Kuvendit.

Video Player

00:00

00:32

Sulmi i Bardhit në drejtim të kryeparlamentares ndalet nga një prej gardistëve, i cili i devijon drejtimin këmbës së karriges së hedhur nga Bardhi duke përdorur një dosje.

Për këtë monedhë dy euro mund të merrni mbi 2500 euro

Monedhat e rralla dy euro janë shumë të njohura për momentin. Veçanërisht interesante janë ato të emetuara në numër të vogël, për të cilat koleksionistët paguajnë një pasuri të vërtetë.

Mes tyre spikat një monedhë e rrallë nga Këlni, e cila tani vlen më shumë se 1000 herë më shumë se vlera e saj origjinale, raportojnë mediat gjermane.

Gazment Bardhi përfundon në spitaaI me pl agë në këmbë! Çfarë ndodhi me kreun e Grupit Parlamentar pas tensioneve në Kuvend

Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka njoftuar se Gazment Bardhi është lënduar gjatë protestës dhe tensioneve të sotme në Parlament.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lela sqaron se Bardhi ka marrë plagë në këmbë, pasi i ka rënë foltorja dhe aktualisht ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Alfred Lela: Është lënduar në këmbë, i ka rënë foltorja kur e kanë tërhequr për ta rrëzuar. I ka dëmtuar këmbën dhe po merr ndihmën dhe nuk ishte në gjendje të mundshme. I urojmë shërim të shpejte.

Kujtojmë që seanca e sotme parlamentare u shoqërua me tensione. Deputetët e Partisë Demokratike nxorën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji.

Në fillim të seancës, ata bllokuan foltoren e Kuvendit dhe hodhën sende të forta ndaj kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, teksa ajo njoftoi vakancën e krijuar me ndërprerjen e mandatit të deputetit Salianji, nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së, pas dënimit të tij me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit me vendim të formës së prerë.

FOTO/ Sara Hoxha vishet me fustan të bardhë, ja si reagon mamaja e Ledrit

Bloggerja e njohur Sara Hoxha ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një foto të re, ku shfaqet me një fustan të bardhë elegant.

Ky postim ka ngjallur interes, sidomos pasi ish-vjehrra e saj, Xheraldina Vula, mamaja e reperit Ledri Vula, e ka pelqyer atë.
Sara dhe Ledri kanë pasur një lidhje të gjatë dhe kanë një vajzë së bashku. Megjithatë, pas një romancë që zgjati disa vite, çifti vendosi të japë fund marrëdhënies rreth një vit më parë.

Ky postim i fundit i Sarës dhe reagimi pozitiv nga Xheraldina mund të sugjerojnë një marrëdhënie të mirë mes tyre, pavarësisht ndarjes.

Sara Hoxha vazhdon të jetë një figurë e rëndësishme në botën e mediave sociale, duke ndarë jo vetëm stilin e saj, por edhe momente nga jeta e saj personale, duke mbajtur gjithmonë interesin e ndjekësve të saj.

Pas fundit të fejesës me Eros Grezdën, modelja s*ksi publikon imazhin krah mas hkullit mi sterioz

Pas fundit të fejesës me Eros Grezdën, Oriola Marashi rigjen sërish dashurinë. Me anë të një InstaStory, modelja e njohur ka konfirmuar se është në një romancë të re.

Ajo ka postuar një foto nga ashensori krah partnerit por është kujdesur mos ja zbuloj indetitetin këtij të fundit.

Story-t e saj vijuese dëshmojnë se çifti mund të kenë dalë në një darkë romantike së bashku.

Një detaj tjetër që vihet re është veshja e çiftit i cili mesa duket kanë preferuar të shfaqen matchy-matchy, Oriola me një fustan sterrë të zi dhe partneri i saj me një pale pantallona dhe këmishë të së njëjtës ngjyre.

Kujtojmë që lidhja e fundit publike e modeles ishte me Eros Grezdën, një futbollist i cili luan për ekipin “Partizani”.

Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre kohë më parë ndonëse ishin dhe të fejuar më njëri-tjetrin.

Dyshimet për ndarjen e tyre lindën kur secili fshiu fotot që kishin bashkë në rrjete sociale e më pas nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin.

Eros dhe Oriola u fejuan në muajin qershor të vitit 2021, dhe miqtë e tyre treguan se ata janë ndarë, duke prishur kështu edhe planet për martesë.

Pas fejesës, ata u vendosën në Kroaci për të bashkëjetuar dhe vendimi për t’u fejuar erdhi pas muajve të karantinës, që i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit 25-vjeçar.

Arsyeja e prishjes së fejesës ka qenë distanca dhe keqkuptimet për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të heqë dorë nga karriera si modele. Prej disa vitesh, ajo ka lidhur kontratë me firmën prestigjioze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.

Oriolën jemi mësuar ta shikojmë gjithmnë në formë dhe provokuese, ku nuk na i kursen shkrepjet sensuale. Flasim për Oriola Marashin, që vijon të mbetet ndër modelet më të mira në vendin tonë.

Arjon Muça flet për marrëdhënien me Arjolën dhe Erjonën pas ekranit: “Nuk duroheshim”

Arjon Muça ka zbuluar më shumë për marrëdhënien e tij me partneret në ekran, Arjola Shehun dhe Erjona Rusin. Dy vitet e fundit, Arjoni bashkëprezantoi “Shqipëria Live” me Erjonën dhe kimia e tyre ndihej përtej ekranit.

Por nuk ka qenë kështu që nga fillimi. 

Gjatë intervistës së sotme për “Wake Up”, Arjoni zbuloi se në fillim nuk durohej as me Arjolën dhe as me Erjonën, por më pas u bë mik shumë i mirë me të dyja.

Me Arjolën nuk duroheshim, edhe pse ishte ajo që më zgjodhi si bashkëprezantues, pasi ishte autore në atë kohë. Edhe me Erjonën ishte pak a shumë e njëjta gjë, me ndryshimin e vetëm që ajo dukej shumë më e ftohtë në krahasim me Arjolën. Në provën e parë ishte ajo profesionistja që tha: “Është shumë mirë ky djali”. Dhe mbeti “ky djali”. Më pas zbulova që është një nga njerëzit me gallatë pas ekranit,” -u shpreh ai.

Aktualisht, Arjoni është opinionist në emisionin “Përputhen”, përkrah Zhaklin Lekatarit.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” ndez sërish debat: Meshkujt nga jugu janë “besprema”, preferoj veriorët

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Alba Pollozhani ka shkaktuar sërish debat në rubrikën “Trotuar” të emisionit “E Diell” me një deklaratë të guximshme, duke thënë se “meshkujt nga jugu janë besprema.”

Ky koment shkaktoi kundërshtime nga të ftuarit në studio, por Pollozhani këmbënguli në qëndrimin e saj, duke deklaruar se preferon vetëm gegët dhe jo toskët.

Gjatë diskutimit, Pollozhani u shpreh: “Unë kam të drejtën të bëj zgjedhjet e mia në jetë. Aktualisht, zgjedhja ime është një mashkull verior, biznesmen dhe mysliman.” Ajo theksoi se preferencat e saj personale janë të lidhura me përvojat që ka pasur dhe se meshkujt veriorë i japin më shumë siguri.

Pjese nga debati 

Pollozhani: Unë e shoh jetën time ashtu si unë dua ta jetoj. Unë kam gjithë të drejtën e botës, si cdo njeri që të bëj zgjedhjet e mia. Zgjedhja ime në jetë për momentin është për sa i i përket anës së marrëdhënies me një partner, është mashkull verior, biznesmen dhe mysliman.

Dragoti: Nuk do mashkull Aba, ajo do një krijesë që i jep siguri dhe komfort. Nuk do mashkull, do një gjë që…

Pollozhani: Ti sapo e pranove në mënyrë indirekte që vetëm veriorët japin siguri, dhe jugorët nuk japin siguri.

Dragoti: Mund të ndodhë që Alba mund të tërhiqet nga dikush me karakteristika të kundërta.

Pollozhani: Unë nuk e di si e kam kismetin.

Dragoti: Alba mund të ketë traumën e padukshmërisë, siç e quaj unë.

Pollozhani: Mua më pëlqejnë në karakter veriorët. Më dëgjo pak, apo ndihesh inferior që ti je jugor dhe jo verior. Eksperiencat që kam njohur çuna jugorë, më kanë dalë shumë ‘bes-premë’. Ngatërrojnë pak pjesën e respektit. Mua me toskët nuk më shkon shumë.

Miliona pajisje android të infketuara me këtë virus të rrezikshëm, ja aplikacionet e prekura

Google Play Store përdoret nga mashtruesit për të shpërndarë “malware”, midis miliona aplikacioneve që shkarkohen çdo ditë nga përdoruesit në mbarë botën.

Sipas studiuesve të sigurisë Kaspersky SecureList, “malware”-i famëkeq Necro është gjetur gjithashtu në sistemin operativ Android. Vlerësohet se më shumë se 11 milionë pajisje janë infektuar, një numër shkarkimesh i vlerësuar nga studiuesit që kërkuan për aplikacionet e infektuara.

Disa aplikacione, si ëuta Camera dhe Max Browser, janë konfirmuar të infektuara. Malware madje mbart modalitete për WhatsApp nga burime jozyrtare, si dhe një mod për Spotify që, si shërbimi premium i platformës, quhet Spotify Plus. Studiuesit madje raportojnë një numër të pajisjeve të infektuara për lojëra si Minecraft dhe Melon Sandbox.

Malware ishte pjesë e Wuta Camera që nga versioni 6.4.2.148 deri në zbulimin dhe heqjen e tij në versionin 6.4.7.138, siç vihet re në raportin e Kaspersky SecureList. Max Browser u hoq nga Play Store, por u shkarkua dhe u instalua më shumë se një milion herë dhe përmbante Necro nga versioni 1.2.0 e tutje.

Ky virus ai hapet dhe klikon në reklama për të gjeneruar të ardhura, megjithatë kjo bëhet përmes dritareve të padukshme. Google tha se të gjitha aplikacionet e njohura të infektuara janë hequr tashmë dhe se shumica e përdoruesve janë të mbrojtur nga Google Play Protect, antivirusi i parazgjedhur në shumicën e pajisjeve Android.