Shόkon 28-υj eçarja: l d.αshυri im e kα shυmë të υ ogëΙ

Bleva një lodër s.e.ksi pa i treguar gjë të dashurit tim. Më vjen keq, unë e dua atë, por ai e ka mjaft të vogël…

Kjo lodër është e gjatë mjaftueshëm sa të arrijë të gjitha pikat e duhura që ai nuk mund t’i arrijë dhe të më ofrojë kënaqësi.

Më pëlqen shumë dhe mund të arrijë org.azmën duke e përdorur atë përsëri dhe përsëri.

Jam duke e përdorur për rreth dy muaj, por po me ngrin gj.aku tani se mos i dashuri im e vë re se unë nuk jam më “e ngushtë” sa kam qenë dhe mund të mendojë se mos jam duke e tra.dhëtuar.

A po gaboj që dua të kënaqem prapa shpinës së tij? Unë jam 28 vjeç dhe ai është 30 vjeç. Përgjigja e DEIDRE:

Është t.urp të lësh ma.shtrimin të udhëheqë jetën tuaj s.e.ksuale, veçanërisht nëse kjo është një marrëdhënie e mirë në mënyra të tjera dhe mund të zgjasë.

Va.gina është shumë elastike kështu që dyshoj se i dashuri juaj do të vërejë një ndryshim, por s.e.ksi i mirë nuk duhet të varet nga madhësia e p.e.nisit të tij.

“I kërkoj b.υrrit … ks, αtij i dhëmb…”, υαjzα e t rishtυar: Ka dy υjet ky muhabet, dγshoj që…

Nëse partneri juaj me të cilin keni vendosur të ndani jetën, ju thotë se ka dh.imbje koke dhe nuk është në gjendje të kryejë marrëdhënie in.time me ju, kini mirëkuptim për këtë.

Por nëse “migrena” e tij vazhdon për një kohë të pacaktuar me justifikime si – lodhje, jo tani, nesër, atëherë është koha për t’u al.armuar.

Këshilla është të flisni me të dashurin tuaj, hapur dhe me mirëkuptim. Kjo temë u iniciua nga një vajzë ne rrjetet sociale,

në një forum, sepse ajo ishte shumë e hutuar pasi burri i saj nuk donte të kishte marrëdhënie se.ksuale me të pas lindjes.

“Kam një problem. Jam martuar prej dy vitesh. Martesa jonë ishte si një përrallë. Mbeta shtatzënë, linda një vit më parë. Që atëherë, burri im i shmanget disi s.eksit.

Nuk është se nuk kryejme raport, por nganjëherë kalojnë dy muaj. Gjithmone i dhemb koka , thote se është i lodhur, dhe shtrihet për gjumë rreth ores nëntë ose 10.

Problemi është se ai ka punuar dhe më parë, por diçka ka ndodhur, sepse gjithmonë ai ishte i gatshem te flinte me mua. Por tani jo.

Nuk e di cili është problemi. Kurdoherë që flasim për këtë, ai gjithmonë më thotë: Epo, unë jam i lodhur, më dhemb kjo, me dhemb ajo.

Nuk e di cili është problemi “, u ankua vajza në forum.

Nga d.αsma në sρitaΙ: E tme. rrshme çfàrë i gjejnë nυses në kokë…

Në ditën më të lumtur të saj, Kelly përfundon në sp ita l. Në ditën e dasmës asaj i filloi d hi m bja e kokës, që nuk e kishte për herë të parë.

Asaj kohë pas kohe i dh im bt e koka, mirëpo mendonte se nuk ishte serioze, pa shkuar asnjëherë te m jek u.

Familjarët e saj menduan se Kelly bënte kështu nga a nk th i, por më pas gjërat filluan të bëheshin serioze, dhe ditën e dasmës iu pë rke që su a gje ndja.

Doktor Edward Panacek, fillimisht mendoi se nuses i duhej një ps ikiatër, por jo!

Kur e dërguan në sp it al dhi m b ja e kokës ishte e t merr shm e, dhe e kuptuan se Kelly ishte pickuar nga një lloj

lavre në formë të fluturës që njihet me emrin “Ostidie”, dhe në kokën e saj ishin shumuar këto larva për një kohë të gjatë.

Ajo u fut në op era cio n, i cili rezultoi me shumë sukses pasi ia hoqën të gjitha lavrat dhe Kelly iu kthye gjendjes normale, duke mos pasur më dh imb je mirëpo dasma e saj u an ul ua.

GjiηekoΙogia e njohur: B.urràt e Shqipërisë kanë s*ermën më të d. οbët në BaIIkan

Gjinekologia e njohur, Aida Kumnova ka diskutuar për shkaqet që bëhen pengesë për t’u bërë prindër, duke thënë se burrat në Kosovë dyshohet

se kanë spermën më pak kualitative në Ballkan. Sipas saj, burrat e Kosovës kanë cilësinë më të dobët të spermës në rajon.

“Në Kongresin botëror të infertilitetit që ishim sivjet në Vjenë, tema kryesore ka qenë ushqyeshmëria.

Kjo është një prej faktorëve kryesor që mundet me shkaktu infertilitet. Psh. mungesa e vitaminës D mund të rrit shanset për abort sepse formohen vezët që nuk janë kualitative për shkak të mungesës së kësaj vitamine, dmth përveç acidit folik”,

ka deklaruar mjekja Kumnova. Mirëpo një patologji që për doktoreshën është alarmante, është infertiliteti mashkullor. Ky problem në Kosovë dyshohet se është me numrin më të madh në Ballkan.

Kjo për faktin se burrat kosovarë e kanë spermën më pak kualitative.

“Në bazë të disa të dhënave fertiliteti mashkullor është më i madhi në Ballkan. Kjo do të thotë që meshkujt e Kosovës kanë spermën më jokualitative në këto vende.

Disa institucione e krahasojnë spermogramin e burrave në Kosovë me burrat në Irak.

Por e dimë që në Irak ka pasur më shumë luftime dhe më shumë uranium. Është e vërtetë që ende mund të kemi intoksinim me uranium nga lu/fta,

mirëpo shoqata e gjinekologëve dhe Oda e Mjekëve duhet ta sensibilizojë më shumë këtë çështje sepse është alaramuese.

Poashtu më tepër se 45 për qind të rasteve me probleme të infertilitetit, problemi është te burrat. Krahasuar me vendet evropiane është shumë numër më i madh”, ka thënë doktoresha Aida Kumnova.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 26 Shtator 2024

Dashi

Gjatë kësaj dite do të kaloni një pjesë të mirë të pasigurive tuaja. Megjithatë në vendin e punës nuk do arrini që të shpëtoni nga varësia e eprorit. Në fushën e ndjenjave, do të ndjeni nevojë për pavarësi dhe liri.

Demi

Do të përballeni me një sërë situatash me një forcë dhe vendosmëri të madhe. Në punë, yjet sugjerojnë që të mos bëni investime të mëdha në këtë periudhë. Sa i takon ndjenjave, do të shfaqni një sjellje e cila do të zhdukë çdo tension nga raporti në çift.

Binjakët

Do të jeni të mbushur me pasion, por duhet të shmangni shfaqjen e sjelljeve shumë brutale. Në fushën ekonomike, nuk duhet të gaboni, ndaj mendohuni mirë para se të merrni vendime. Sa i takon ndjenjave, ka shumë mundësi që të përjetoni një periudhë krize.

Gaforrja

Do të shfaqni një intuitë tejet të madhe. Ndër të tjera kujtesa do ju ndihmojë që të reagoni siç duhet. Në sferën profesionale do të shfaqni një sjellje të pazakontë dhe ekstravagante. Ndërsa lidhur me ndjenjat, do të dini të vlerësoni më mirë, kapacitetet tuaja joshëse.

Luani

Do të jeni indiferent ndaj personave që nuk i kuptojnë nevojat tuaja. Në sferën profesionale, parashikohen zhvillime të rëndësishme që do ju bëjnë euforik. Sa i takon ndjenjave, do të shfaqni një sjellje negative ndaj partnerit/es, ndaj kujdes se mos e lëndoni.

Virgjëresha

Asgjë nuk do arrijë që t’iu kushtëzojë, do të dëgjoni këshillat e të tjerëve por do arrini që të mendoni më të mirën për veten. Në sferën private do të keni një eksperiencë e cila do ju lejojë që të përmirësoni raportet ndërpersonale. Sa i takon ndjenjave, do të pëlqeni aventurën, por kujdes se mos rrezikoni shumë.

Peshorja

Do t’iu duhet të dëgjoni këshillat e një personi shumë të rëndësishëm për ju dhe bëni mirë ti vini vath në vesh. Në punë, do të keni mundësi të mira për të zgjidhur një situatë problematike, shkruan noa.al. Sa i takon ndjenjave, duhet të tregoheni të kujdesshëm me mënyrën tuaj të reagimit.

Akrepi

Do të ndjeni një plogështi për shkak të një miqësi të vjetër dhe nuk do arrini që të kuptoni arsyen. Në sferën profesionale do të keni një sërë avantazhesh, lidhur me një nismë të re. Në fushën e ndjenjave, do të hapen para jush shumë horizonte.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite yjet sugjerojnë që të vlerësoni në pavarësi të plotë të gjitha çështjet që ju shqetësojnë. Në punë do kërkoni çdo justifikim për të qëndruar vetëm. Po ashtu nuk do të keni dëshirë që të ekspozoheni shumë.

Bricjapi

Ambicia juaj profesionale do të jetë në maksimum. Në fushën e ndjenjave do të fitoni simpatinë e të njohurve por edhe të personave të tjerë. Një këshillë për ju: Mos e lini pas dore partnerin/en.

Ujori

Yjet ju këshillojnë që gjatë kësaj të enjteje të limitoni dëshirën tuaj për pushtet, sidomos në sferën profesionale. Momentalisht është shumë e rëndësishme që t’iu jepni hapësirën e duhur dhe të tjerëve. Sa i takon ndjenjave ka shumë mundësi që partneri/ja t’iu bindë që të bëni diçka që ai/ajo dëshiron me ngulm.

Peshqit

Yjet sugjerojnë që të shmangni çdo sjellje konfliktuale, për shkak se nervozizmi i kësaj dite do të jetë kalimtar. Sa i takon punës, do t’iu duhet të sqaroni pozitën tuaj lidhur me një debat të fundit. Ndërsa sa i takon ndjenjave, nuk do pranoni ndikimin e personave të tjerë në lidhje.

Mira Murati largohet nga “OpenAI”

Pas një karriere të suksesshme prej më shumë se gjashtë vitesh në OpenAI, Mira Murati ka njoftuar largimin e saj nga kompania.

Në një letër të publikuar në platformën ‘X’, Murati falënderoi ekipin për besimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë udhëheqjes së saj. Ajo vlerësoi arritjet e fundit të OpenAI, përfshirë lançimet e teknologjive të reja që kanë ndryshuar mënyrën se si funksionon inteligjenca artificiale.

“Unë po largohem sepse dua të krijoj kohën dhe hapësirën për të bërë eksplorimin tim. Për momentin, fokusi im kryesor është të bëj gjithçka në fuqinë time për të siguruar një tranzicion të qetë, duke ruajtur momentin që kemi ndërtuar”, thekson Mira Murati”

Njoftimi i Mira Muratit:

Përshëndetje të gjithëve, kam diçka për të ndarë me ju. Pas shumë reflektimeve, kam marrë vendimin e vështirë për t’u larguar nga OpenAl. Gjashtë vite e gjysmë me ekipin e OpenAl kanë qenë një privilegj i jashtëzakonshëm. Ndërsa unë do të shpreh mirënjohjen time për shumë individë në ditët në vijim, dua të filloj duke falënderuar Sam dhe Greg për besimin e tyre tek unë për të udhëhequr organizatën teknike dhe për mbështetjen e tyre gjatë gjithë viteve.

Nuk ka kurrë një kohë ideale për t’u larguar nga një vend që dikush e çmon, megjithatë ky moment është i duhuri. Publikimet tona të fundit dhe OpenAl shënojnë fillimin e një epoke të re në ndërveprim dhe inteligjencë arritje të mundësuara nga zgjuarsia dhe mjeshtëria juaj. Ne nuk ndërtuam thjesht modele më të zgjuara, ne ndryshuam rrënjësisht mënyrën se si sistemet Al mësojnë dhe arsyetojnë përmes problemeve komplekse.

Ne sollëm kërkimin e sigurisë nga sfera teorike në aplikime praktike, duke krijuar modele që janë më të fuqishme, të rreshtuara dhe më të drejtuara se kurrë më parë. Puna jonë e ka bërë kërkimin më të fundit të Al intuitiv dhe të arritshëm, duke zhvilluar teknologji që përshtatet dhe evoluon bazuar në kontributin e të gjithëve. Ky sukses është një dëshmi e punës sonë të jashtëzakonshme ekipore dhe është për shkak të shkëlqimit tuaj, përkushtimit dhe angazhimit tuaj që OpenAl qëndron në kulmin e inovacionit Al.

Unë po largohem sepse dua të krijoj kohën dhe hapësirën për të bërë eksplorimin tim. Për momentin, fokusi im kryesor është të bëj gjithçka në fuqinë time për të siguruar një tranzicion të qetë, duke ruajtur momentin që kemi ndërtuar.

Do të jem gjithmonë mirënjohës për mundësinë për të ndërtuar dhe punuar së bashku me këtë ekip të jashtëzakonshëm. Së bashku, ne kemi shtyrë kufijtë e të kuptuarit shkencor në përpjekjen tonë për të përmirësuar mirëqenien njerëzore. Ndonëse mund të mos jem më pjesë e OpenAl me ju, unë do të jem ende në këmbë për ju të gjithë. Me mirënjohje të thellë për miqësitë e krijuara, triumfet e arritura dhe më e rëndësishmja, sfidat e kapërcyera së bashku. Mira!

Për shumë vite ka qenë sekret/ Zbulohet për herë të parë harta e fortifikimit të Shqipërisë

Shqipëria si një vend post-komunist mbart në vetvete shumë mister, sidomos për fuqinë e mbrojtjes.

Në këtë kontekst Inside Story, sjell ekskluzivisht, për herë të parë në publik një hartë që tregon për fortifikimin e Shqipërisë. Kjo hartë e miratuar nga komandanti i kohës Kiço Mustaqi, për shumë vite ka qenë sekret shtetëror.

Ajo, tregon të vërtetën mbi mitet e ngritura për fortifikimin e kufijve. Një prej tyre, lidhet edhe me shtrirjen reale të bunkerëve sipas planit, dhe sipas atyre që ishin fakt në terren.

“Kjo është një hartë që është ideja e përgjithshme e fortifikimit të brezave të mbrojtjes për të gjithë Shqipërinë. Pra me këtë hartë do të garantohej pathyeshmëria miti i ushtrisë kombëtare shqiptare. në këtë periudhë ku plani ishte 221 145 qendra fortifikimi ku deri në 1983 ishin realizuar 173 371 qendra fortifikimi. Ku nuk kemi parasysh vetëm qendrat e zjarrit por kemi edhe kundra tanket dhe fortifikime te tjera. Pra ajo që është thënë deri më sot që Shqipëria kishte 600 mijë bunker, duke parë dokumentin na çon ekzakt tek shifrat që Shqipëria kishte ku nuk ishin më shumë se 180 mijë fortifikime. Mund të jetë hera e parë që një media publike vjen dhe troket për të parë diçka në dokument dhe për t’ia dhënë opinionit publik ashtu siç është në dokument dhe jo për të hamendësuar mbi fortifikimet shqiptare”, u shpreh Teki Kurti, Arkivi Qendror i FA.

Sot Shqipëria është larg atyre fortifikimeve por, kapacitetet reale mbrojtëse nuk mund të publikohen pasi përbëjnë sekret që lidhet me sigurinë kombëtare. Pikërisht, informacione të tilla synohen nga vende jo mike referuar edhe mjaft rasteve që janë ndaluar apo janë dëbuar shtetas të huaj që janë konstatuar duke fotografuar pranë bazave ushtarake. Një pjesë e madhe e tyre fatkeqësisht sot janë shkatërruar. Por, me zhvillimet teknologjike dhe reformimet e nisura pas viteve ’90-të, riaktivizimi i mjaft bazave nuk është parë i arsyeshëm. Në raste të caktuara, siç do të tregojmë më poshtë, mjaft nga këto asete u liruan për qëllime përfitimi korruptiv nga privatët.

“Në të kaluarën ka qenë mbulimi pëllëmbë për pëllëmbë i të gjithë territorit ndërsa në kushte e sotme me teknologjinë bëhet e mundur që të realizohet transporti i trupave tonë duke qenë të gatshëm në garnizone në çdo pjesë të Shqipërisë ku e kërkon nevoja për mbrojtjen e territorit të Shqipërisë”, u shpreh Aleksander Pando, Drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të FA.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Finsidestory.tch%2Fvideos%2F1091946239248370%2F&show_text=false&width=560&t=0

Shembet në skenë këngëtarja e famshme greke Marinella, dërgohet pa ndjenja në spital (VIDEO)

Këngëtarja e famshme greke Marinella është shembur në skenë teksa ishte duke performuar për spektatorët në odeonin Herodesit në Athinë.

Ajo ishte duke performuar këngën e dytë nga repertori i saj, teksa siç u dallua edhe nga pamjet, nuk është ndjerë mirë dhe ka rënë në skenë.

Spektatorët kanë reaguar të shokuar dhe tronditur nga ngjarja. Sipas medieve greke, Marinella është larguar me urgjencë nga skena drejt spitalit, pa ndjenja. Sakaq, koncerti është anuluar.

Shembet në skenë këngëtarja e famshme greke Marinella,

Marinella

Kyriaki Papadopoulou, e njohur me emrin e skenës Marinella është 86-vjeçe. Ajo ka vizituar Shqipërinë gjatë komunizmit në vitin 1977 si dhe është rikthyer disa herë në periudhën e demokracisë.

Vizita e saj e fundit në Shqipëri, ishte në prill të këtij viti.

%https://twitter.com/koukli12/status/1839014445827412183?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1839014445827412183%7Ctwgr%5E3fcaf307cb87f617bbbce21bc23b9cfccbb2000c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Flifestyle%2Fshembet-ne-skene-kengetarja-e-famshme-greke-marinella-dergohet-pa-ndje-i75141

Shembet në skenë këngëtarja e famshme greke Marinella,

Momenti i rrëzimit në skenë i Marinella-s

Biznesmeni i vendosi kamerë fshehurazi në dhomë, dadoja 28-vjeçare dëmshpërblehet me 4 milionë dollarë

Një vajzë 28-vjeçare, e cila punonte si dado për një biznesmen 35-vjeçar në Staten Island në SHBA, është shpërblyer me 4 milionë dollarë pasi punëdhënësi i filmoi disa momente të saj private duke përdorur një kamerë të fshehur të instaluar në një detektor tymi.

Një gjykatë në Manhattan ka vendosur që Michael Esposito dhe gruaja e tij Danielle do të duhet të paguajnë 780,000 dollarë për abuzim emocional ndaj Kelly Andrade nga Kolumbia, ndërsa Esposito do të duhet të paguajë 3 milionë dollarë të tjerë dëmshpërblim.

Biznesmeni i vendosi kamerë fshehurazi në dhomë, dadoja

Michael Esposito me gruan e tij,Danielle

Vendimi erdhi pas një padie të ngritur në vitin 2021 nga dadoja 28-vjeçare pasi ajo zbuloi kamerën e fshehur në dhomën e saj të gjumit në shtëpinë e tyre në Staten Island.

Sipas mediave vendase, në atë kohë, dadoja nga Kolumbia kishte denoncuar në polici se Esposito kishte tentuar të hynte në dhomën e saj kur kuptoi se ajo kishte zbuluar kamerën.

28-vjeçarja shpjegoi në deklaratat e saj se familja Esposito i kishte dhënë një dhomë për të qëndruar ndërsa ajo ndihmonte në rritjen e fëmijëve të tyre. Mirëpo, kur e pa 38-vjeçarin që rregullonte shpesh detektorin e tymit, dyshoi se diçka nuk shkonte. Kështu, tre javë pasi u punësua ajo zbuloi kamerën e fshehtë.

Sipas padisë së 28-vjeçares, kamera e fshehtë ka regjistruar qindra momente të saj gjysmë e zhveshur ose krejtësisht e zhveshur.

Cekja kërkon ndihmë tek “Fiks Fare”: Faturohem për ujin sikur të kisha lavazh!

Humoriusti i mirënjohur Sejfulla Myftari ndryshe i njohur si Cekja i Beratit i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” jo si artist, por si hallexhi.

Ai ka problem me shtëpinë e tij të pushimit që ka në Sarandë, pasi edhe pse nuk jeton njeri ai paguan faturat e ujit mbi 6000 lekë në muaj.

Shtëpinë në Sarandë Cekja e ka prej 22 vitesh, por problemin me mbifaturim e ka kohët e fundit. Ai tregon për “Fiksin” se në dy muaj korrik e gusht faturat e ujit kapin vlerën prej 11.500 lekë pa qenë kush në shtëpi. “Unë duhet të pyes komshinjtë mos ka çarë ndonjëri tubin tim dhe ka hapur lavazh”, shprehet ai me humor.

Më pas tregon se ka bërë kërkesë pranë UKS për ndërrim të matësit dhe ka shlyer gjithë pagesat me vlera të konsiderueshme duke i zeruar ato në korrik të 2024. Por çudia ndodh se edhe pse kishte zeruar gjithçka në UKS ai del sërish debitor. Faturat e korrikut dhe gushtit janë në vlerën 11500 lekë. Ankohet sërish dhe merr si përgjigje që nuk është faji lexuesit, pra nuk ka mbifaturim, por fajin e ka sahati.

“Fiksi” bashkë me Ceken i drejtohen shërbimit të klientit të UKS-së dhe ai shprehet se është në dijeni të problemit, por që matësi i ujit aq ka regjistruar. Ndërkohë që Cekja shpjegon se matësi është ndërruar punonjësi i shpjegon se matja e sahatit të ri pasqyrohet në muajin shtator.

Ndërkohë që faturimet për muajt korrik e gusht janë nxjerrë nga matësi që kanë hequr. I pyetur nga ana e Cekes se pse del debitor kur i ka kryer të gjitha pagesat, punonjësi shpjegon se në matësin që kanë hequr kishte ende metra kub uji të pa lexuara.

Ndërkohë që “Fiksi” dhe Cekja është në zyrat e UKS-së, drejtori i këtij institucioni telefonon gazetaren e Fiksit duke i thënë se nuk është në dijeni, por që problemin do e zgjidhin menjëherë.

Fiksi shoqëron Ceken në shtëpinë e tij të pushimit në Sarandë për të parë matësin e ri. Në shtëpinë e humoristit kontrollojnë për ndonjë rrjedhje të mundshme të ujit që nuk e konstatojnë.

Edhe komshinjtë nuk janë ankuar për ndonjë rrjedhje të mundshme, pra duke u e përjashtuar si fakt. Edhe specialistet e UKS-së që i kanë shoqëruar në shtëpi Ceken nuk shohin rrjedhje dhe së bashku mbyllin çdo saraçineskë në shtëpi.

Pak më vonë, gjatë orarit të furnizimit me ujë, grupi i UKS-së shkon sërish dhe bëjnë filmime të sahatit i cili regjistron konsum, pa patur njeri në shtëpi dhe çdo gjë ishte e mbyllur.

Fiksi rikthehet sërish në Ujësjellësin Sarandë ku kërkon procesverbalet e heqjes së sahatit të vjetër dhe vendosjen e të riut, Si dhe si është e mundur që edhe sahati i ri regjistron konsum.

UKS- së në përgjigje të saj shkruan nga verifikimi i bëre nga grupi më 24/09/2024 u konstatua se ujëmatësi vazhdon të regjistrojë konsum, por pa dhënë shpjegim se pse. Gjithashtu ata këshillojnë të kontrollohet linja nga ujëmatësi në drejtim të banesës për të gjetur defekte të mundshme. Defekte që punonjësit e UKS-ë edhe pse inspektuan shtëpinë nuk i gjetën.