VIDEOLAJM/ Arrestohet në aeroport ‘Mushka e drogës’, radiografia i zbuloi 60 ovula me kokainë në stomak

Një shtetase afrikane kishte gëlltitur 60 doza (ovula) kokainë për ti transportuar nga Brazili drejt Afrikës së Jugut

Një shtetase afrikanekishte gëlltitur 60 doza (ovula) kokainë për ti transportuar nga Brazili drejt Afrikës së Jugut. Gruaja e cila punonte si korriere droge u arrestua në aeroportin Tambo në Johanesburg. Policia bëri publike në rrjetet sociale pamjet e radiografisë që demaskuan gruan e cila quhej ‘mushka e drogës’

Moti i keq ‘bën kërdinë’, pas Italisë, stuhitë godasin dhe Francën, rrugët kthehen në lumenj (Video)

Pas Italisë, stuhitë e fuqishme kanë goditur dhe Francën me qytetin e Kanës që është përmbytur.

Videot e postuara në internet tregojnë rrugët që janë kthyer në lumenj të furishëm. Uji rridhte me aq forcë sa që rryma e tij rrëmbeu makinat.

Fatmirësisht, nuk ka raportime për viktima, megjithëse videot e publikuara në internet tregojnë gjithashtu njerëz që po luftojnë me fatkeqësinë natyrore.

Në vitin 2015, si pasojë e një përmbytjeje, të paktën 19 njerëz vdiqën dhe dhjetëra mijëra mbetën pa energji elektrike.

Në një intervistë për BFM TV, kryetari i bashkisë së Kanës, David Lisnard, njoftoi se do të kërkonte shpjegime nga autoritetet kombëtare.

Administrata e Kanës thuhet se mori një paralajmërim për stuhinë që po afrohej vetëm një orë para se ‘ferri’ të shpërthehej në rrugët e qytetit.

Nisin pëlqimet e para në “Për’puthen”? Konkurrentja 21-vjeçare: Kam ardhur për t’u martuar, prindërit nuk ishin darkord…

Në episodin e tretë të “Për’puthen” u prezantuan disa nga konkurrentët e tjerë

I pari është Aldo, 23 vjeç, i lindur në Athinë. Në prezantimin e tij në studio ai e cilësoi veten si “hajdut zemrash”, ndërsa bëri përshtypje për vetëbesimin e lartë.

Konkurrenti tjetër quhet Gentian, 24 vjeç, nga Tirana. Ai punon si instruktor fitnesi, ndërsa zbuloi se përse po merr pjesë në këtë reality show. “Kam ardhur sepse isha kurioz për të parë nga afër një eksperiencë televizive si kjo. Vajzat më vardisen goxha”, tha ai.

Dy djemtë bënë një sfidë me litar, ku fitues doli Gentiani. Ai realizoi një takim me Keldën, ku kjo e fundit shprehu pëlqimin për të.

Një tjetër vajzë u prezantua sot. Ajo është Eneada, e cila aktualisht është studente, 21 vjeç dhe merr “statusin” e konkurrentes më të vogël në këtë edicion. “Kam ardhur për t’u martuar, nuk dal që këtu pa u martuar. Prindërit nuk ishin darkord, donin që të mbaroja njëherë universitetin”, u shpreh ajo.Redjoni, 23-vjeç, me origjinë nga Korça, punon si IT. Ai vjen në “Për’puthen të gjej gjysmën e tij, a është ajo Eneada, këtë do ta zbulojmë në episodet në vijim.

Sekreti i biIetave të lira: Ja cilat janë ditët kur flùturimet kushtojnë më pak

Emarta dhe e mërkura janë ditët kur avionët në Evropë fluturojnë, mesatarisht, më të zbrazët dhe kur çmimet e biletave janë më të ulëta. Për herë të parë, Courier ka zbuluar se si rezervimet dhe numri i udhëtarëve ndryshojnë çdo 24 orë. Të dhënat dalin nga analiza e dokumenteve të brendshme dhe konfidenciale të rreth 10 linjave ajrore tradicionale dhe me kosto të ulët.

Midis “faktorit të ngarkesës” dhe tarifave

“Faktori i ngarkesës” së fluturimeve, pra përqindja e vendeve që kompanitë arrijnë të shesin në çdo fluturim individual, është një element i rëndësishëm për llogaritë dhe ndikon në përcaktimin e çmimit. Sa më i zbrazët të jetë avioni afër nisjes, aq më shumë rritet shansi për të kapur një biletë të lirë. Duke qenë se, siç llogarit IATA (shoqata ndërkombëtare e linjave ajrore), në shtatë muajt e parë të këtij viti shkalla mesatare e frekuencës së avionëve në Evropë ishte 83.5%, kjo do të thotë se një pjesë e mirë e avionëve udhëtojnë shpesh plot.

Programimi

Por ka rrugë të cilat – pjesërisht për shkak të vëllimeve të ulëta, pjesërisht për shkak të frekuencave të shumta ditore, pjesërisht për shkak të periudhës – jo gjithmonë e mbyllin ditën me të gjitha vendet e rezervuara. Një tregues i parë i flukseve në Evropë mund të merret duke parë lëvizjet e planifikuara nga transportuesit. Në javën 7-13 tetor 2024, sipas të dhënave të ofruara për Courier nga platforma e specializuar Cirium, fluturimet brenda-evropiane të linjave tradicionale dhe me kosto të ulët, luhaten gjatë javës.

Fluturime të planifikuara

E hëna dhe e premtja janë ditët me numrin më të madh të nisjeve të planifikuara (mbi 12 mijë). E shtuna dhe kombinimi e martë-e mërkurë janë ato me më pak fluturime të planifikuara. Edhe pse për transportuesit tradicionalë e shtuna është dukshëm kulmi minimal, njerëzit historikisht lëvizin pak. Për transportuesit me kosto të ulët diferenca me të martën dhe të mërkurën është shumë minimale. Kurba e lëvizjes daton të dielën, kur një pjesë e madhe kthehet në shtëpi ose udhëtojnë për arsye pune ose studimi.

Llogaritë e brendshme

Por kjo është vetëm një pjesë e historisë. Pjesa tjetër është në tabelat – ose ato të shkruara me dorë, siç bën çdo ditë CEO i Ryanair, Michael O’Leary – të operatorëve me shitje ditore. Duke parë normat mesatare të vendeve të zëna – nga vera 2023 deri më sot – vërejmë se të martat dhe të mërkurat, pavarësisht se janë ditë kur ka më pak fluturime, kompanitë e transportit po luftojnë për të shitur të gjitha vendet. Për tradicionalet fluksi zbret në 79% (të martën) dhe 78% (të mërkurën). Ndër linjat me kosto të ulët, të cilat kanë faktorë ngarkesë më të lartë, arrin në 89% dhe 87%, ndërsa të hënën dhe të premten është 94%.

Lakoret e çmimeve

Këto të dhëna ndikojnë edhe në luhatjet e çmimeve. Duke marrë periudhën 30 shtator – 6 tetor si javë analize, në linjat e Italisë, Veri-Jug, një fluturim arrin çmimin më të ulët të martën dhe të mërkurën. Ndërsa çmimet më të larta mesatarisht janë të premteve dhe të hënave. Kjo është pa disa karakteristika specifike territoriale, të tilla si ngjarje sportive dhe muzikore, të cilat mund të bëjnë që numrat të ndryshojnë ndjeshëm. Shqip/ Noa.al

Çfarë i ndodhi? Xhensila Myrtezaj përfundon në spital (FOTO)

Xhensila Myrtezaj duket se ka hasur probleme shëndetësore, pasi është parë në ambientet e spitalit.

Këngëtarja ndau momentin teksa po merrte serum në dorë. Virozat e stinës apo tejlodhje nga aktivitetet e shumta që ajo kryen? Sidoqoftë, ajo që vlen të theksohet është se në dukje nuk bëhet fjalë për diçka serioze.

Xhensila është nënë e dy fëmijëve, e megjithatë ajo gjen kohën për të ushtruar aktivitete fizike si dhe pë t’u marrë me karrierën dhe bizneset e saj.

Xhensila Myrteza

Kadastra e Lezhës në “dorën” e familjes Nikulaj? ASHK shkarkon drejtorët pas SKANDALIT të publikuar në Fiks Fare!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal në Lezhë, ky disa qytetarë janë kërcënuar me jetë nga disa nëpunës shtetërorë, të lidhur me një familje në atë zonë.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan Arben Staka dhe Luigj Leka, të cilët denoncuan në polici veprimet e drejtuesve dhe ish-drejtuesve të Kadastrës së Lezhës për regjistrimin e një prone.

Por, dy orë pas kallëzimit, një prej denoncuesve, Arben Staka, është telefonuar nga e veja e Ardian Nikulajt, i cili humbi jetën 1 vit më parë, për ta takuar në lokalin e saj në Shëngjin.

Në këto ambiente Arbeni takon drejtorin e Kadastrës, Aris Mema dhe ish-drejtorin Gentian Malotaj dhe i kërkohet që të tërheqë kallëzimin.

Pas këtij skandali ka reaguar Agjencia Shtetërore e Kadastrës e cila ka shkarkuar zyrtarët e Kadastrës së Lezhës. 

Njoftimi i ASHK-s:

Agjencia Shtetërore e Kadastrës dënon me forcë rastin e denoncuar nga emisioni “Fiks Fare” mbrëmjen e së martës.

Institucioni ynë distancohet plotësisht nga veprimet e nëpunësve të përfshirë të cilët janë shkarkuar menjëherë nga detyra.

Inkurajojmë organet ligjzbatuese të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të ndjekin me përpikmëri procedurat ligjore për të zbardhur plotësisht çështjen, duke sjellë para drejtësisë çdo person të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

ASHK mbetet e angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimeve, duke siguruar transparencë dhe integritet në shërbimet tona për qytetarët.

Adrola Dushi dhe Capital T ‘zyrtarizojnë’ lidhjen me një video romantike në Instagram

Pas vitesh spekulime dhe heshtjes së tyre publike, Adrola Dushi dhe Capital T më në fund kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre edhe në rrjetet sociale, ku deri tani ishin treguar tejet diskret.

Çifti, të cilët prej kohësh kanë qenë të kujdesshëm në ruajtjen e privatësisë, kanë ndarë me ndjekësit foto nga pushimet e tyre në Siçili, duke treguar vendndodhjen e tyre ndryshe nga çdo herë kur janë munduar të jenë hermetikë dhe mos të zbulojnë që janë bashkë.

Gjithashtu, Adrola ka ndarë një moment të veçantë, ku shihet duke mbajtur dorën e Capital T, video të cilën e shoqëron me një zemër.

Prej kohësh larg njëri -tjetrit, Meriton Mjekiqi publikon momentin emocionues kur takohet me djalin!

Meriton Mjekiqi ishte një nga emrat më të komentuar në media për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania 3.

Një nga detajet nga jeta e tij të treguara në atë format, ishte edhe lidhja me djaline tij Loar dhe marrëdhënia me ish-partneren.

Moderatori së fundmi ka bërë të ditur se është takuar me të birin, i cili jeton në Austri.

Momentin emocionues e ka ndarë me fansat në një InstaStory.

Prej kohësh larg njëri -tjetrit, Meriton Mjekiqi publikon momentin

Sali Berisha: Më akuzojnë pse më pagoi vajza pushimet një herë në 30 vjet

Një akt të paprecedentë, të bazuar në një piramidë fund e krye mashtrimi, e ka cilësuar Sali berisha hetimin ndaj tij dhe dhëndrit të tij për çështjen Partizani.

Në një konferencë për shtyp, pak pas mbylljes së hetimit të SPAK mbi këtë çështje, ish-kryeministri akuzoi kryeministrin Edi Rama, prokurorët e SPAK dhe diplomatët amerikanë.

Kreu demokrat tha se ky proces, të cilin e quajti politik, erdhi pas kërkesës së diplomatëve amerikanë dhe Ramës. Berisha theksoi se pas 4 vitesh hetime, nuk ka asnjë fakt dhe provë që të fajësojnë atë dhe dhëndrin e tij.

Ai u ndal edhe tek fëmijët e tij që gjithashtu janë të dyshuar për akte korruptive.

“Unë jam i vetmi politikan që kam deklaruar se mbaj përgjegjësi për fëmijët e mi. Kjo për shkak të detyrave të larta që kam mbajtur. Ua kam thënë zbatoni ligjin dhe vetëm ligjin”, – tha Sali Berisha nga ambientet e shtëpisë.

Ai tha se të vetmen gjë që hetimet kanë gjetur është borxhi që i kanë dhënë fëmijët, duke e cilësuar këtë si solidaritet.

“Na akuzojne per pushimet 3 mije euro qe pagoi vajza per pushimet e perbashketa qe beme njehere ne 30 vite”, – tha Berisha.

E papritur! Avokati Sokol Mëngjesi kërkon lirimin e urdhëruesit të r rajes br*taIe së tij

Avokati Sokol Mëngjesi i cili u dhunua barbarisht në datë 29 maj të këtij viti, përmes një deklarate noteriale i kërkon Gjykatës së Tiranës lirimin nga qelia të Dritan Nano, personit të dyshuar se ka porositur aktin, me argumentin se nuk ka asnjë konflikt as personal dhe as penal me këtë shtetas.

Përmes mbrojtësit ligjor, Mëngjesi, një deklaratë të tillë e depozitoi në seancën e kësaj të mërkure, ku kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë së Nanos.

Trupa e gjykimit nuk e mori parasysh kërkesën, duke lënë në fuqi masën e sigurisë vendosur ndaj Nanos.

Sokol Mëngjesi u dhunua nga tre persona mëngjesin e 29 majit, mbasi la fëmijën në kopësht, në zonën e ish bllokut.

Personat që morën pjesë në këtë konflikt ishin Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku. Ky i fundit nuk mori pjesë në dhunë, por ndihmoi njërin prej autorëve ta largonte nga vendi ngjarjes.

Nga informacionet, mësohet se Sokol Mëngjesi është rikuperuar dhe ka nisur aktivitetin e punës. Shumë shpejt pritet që të marrë pjesë edhe në seancat gjyqsore, për të mbrojtur klientët që ai përfaqëson.