Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 25 Shtator 2024

Dashi

Në dashuri nëse e gjeni veten të dyjëzuar prej situatave, do të thotë se nuk është ende momenti për të marrë një vendim. Do të jetë një shenjë e fatit ajo që do ju udhëzojë. Në raportin në çift, do të gjeni dëshirën e përbashkët për të hedhur bazat solide për të ardhmen.

Demi

Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj, do ju dhurojë aftësinë që të kuptoni në momentin e duhur, nëse jeni në drejtim të gabuar. Mbushuni thellë me frymë, dhe mundohuni të mbani nën kontroll xhelozinë. Një lëvizje e gabuar, mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme.

Binjakët

Gatishmëria dhe reflekset do të jenë dy detaje të cilët do ju nxjerrin në dritë nga një situatë në punë e cila ju sheh të përhumbur, duke ju përballur me mundësi të reja. Do të keni dëshirë për tu njohur me gjëra të reja në sferën profesionale. Një projekt të cilin e keni përzemër do të marrë formë.

Gaforrja

Hëna në harmoni me Neptunin, do ju çlirojnë nga çdo tension. Kjo e mërkurë parashikohet mjaft premtuese dhe me një synim që mund të realizohet fare lehtësisht. Do të keni disa ide konstruktive të cilat do të sjellin zhvillime të rëndësishme lidhur me familjen.

Luani

Parashikohet që të keni luhatje humori! Në vendin e punës nuk duhet të hidhni hapa të gabuar, sidomos me bashkëpunëtorët dhe ortakët, pasi humbja është e sigurtë. Raportet në familje do të jenë të tensionuara, ndonëse raporti në çift do të jetë më pozitiv.

Virgjëresha

Në aktivitetin tuaj do të provoni vendosmëri, besueshmëri dhe qëndrueshmëri. Dhuntitë tuaja do ju nxjerrin në pah. Në familje shfaqeni mendimin tuaj me qetësi dhe pa imponim, në mënyrë që të mos cenoni askënd.

Peshorja

Investimet dhe huatë, janë temat më të preferuara të ditës. Paratë nuk bien nga qielli, ndaj duhet të punoni më shumë. Mos e promovoni vlerën tuaj më shumë nga sa e keni. Po ashtu mos lejoni që t’iu gjykojnë për aq sa keni.

Akrepi

Në raportin në çift do të ndiheni në delir mes ëndrrave romantike dhe pritshmërive të cilat nuk do ju zhgënjejnë. Por ndoshta po kërkoni shumë… Një udhëtim i shkurtër mund ngrohë edhe më shumë shpirtin tuaj.

Shigjetari

Kjo e mërkurë do të jetë disi monotone, ku do të përfshiheni në çështje praktike të rutinës, shkruan noa.al. Mund të përballeni me disa situata dëshpëruese dhe pakënaqësi. Duhet të mundoheni që të bëni ndryshime.

Bricjapi

Dita do të jetë e mbushur me një sërë surprizash. Çështjet e zemrës do të jenë mjaft të favorshme dhe parashikohen zhvillime të reja. Një mbrëmje me familjen apo njerëzit tuaj të zemrës do ju bëjë që të ndiheni mirë.

Ujori

Ndikimi transitor i Venusit parashikon një shpenzim të paprogramuar apo një çështje profesionale, e cila ju mban me frymën pezull. Mes jush dhe partnerit/es do të ketë një përballje të vërtetë, ku do ju duhet të dorëzoheni.

Peshqit

Ruajtja e harmonisë kërkon sforco nga ana juaj, ndaj duhet të përkushtoheni më shumë, për të ruajtur situatën që dëshironi. Do të ketë ndryshim idesh por edhe raportesh, ndaj të cilave duhet të tregoheni më të hapur dhe të vendosur.

“Po bën tradhti kombëtare”/ Historiania Elena Kocaqi: Rama po e trajton Shqipërinë sikur ia ka lënë i ati me të ëmën

Nisma për krijimin e një shteti Bektashi në Tiranë, e prezantuar nga kryeministri Edi Rama ka ngjallur polemika të shumta.

Kjo nismë është “e pabesueshme” për historianen Elena Kocaqi. “Të dalë kryeministri i një vendi dhe të vërë në pikëpyetje sovranitetin e vendit, kjo është e paprecedentë në historinë botërore”, tha Kocaqi në një intervistë në A2CNN.

“Për mua është një nga aventurat më të rrezikshme të gjithë karrierës politike të Edi Ramës, sepse gjatë gjithë karrierës së tij ka bërë aventura në politikën e jashtme, por kjo është një aventurë kaq e rrezikshme…”, thekson historiania.

Sipas saj, kjo nismë, e prezantuar fillimisht në gazetën amerikane “New York Times” por e artikuluar t edhe gjatë fjalimit të Ramës në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është në kundërshtim me legjislacionin në Shqipëri, me disa nene të Kushtetutës.

“Nuk mund të vihet në diskutim territori i vendit. Pra, në momentin që ti vë në diskutim territorin e vendit, ky është akt më i lartë i tradhtisë kombëtare, më i dënueshmi nga kodi penal. Ka një nen, 208, të kodit penal, i cili thotë që në momentin që ti jep në mënyrë të pjesshme apo të plotë territorin e vendit tënd një shteti të huaj. Sepse kur krijohet shtet ti nuk ke më sovranitet. Dhe është dhënie territori. Atëherë dënimi është nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm, për çdo funksionar shtetëror që mund të ndërmarrë një veprim të tillë kundër Republikës së Shqipërisë. Pra në këtë rast kryeministri shkon për burg, jo më ta diskutojë këtë çështje në Parlament”.

Kocaqi tha se kjo çështje as nuk mund të vendoset me referendum popullor.

“Kushtetuta mund të ndryshohet për çdo gjë në lidhje me organizimin e brendshëm të vendit. Por në lidhje me Pavarësinë, sistemin demokratik dhe të drejtat e njeriut, janë vendosur me rezervë kushtetuese që nuk ndryshohen, as me referendum e as nga Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese e hedh poshtë”, tha ajo në A2CNN, duke sulmuar ashpër kryeministrin.

“Edi Rama e trajton territorin e Republikës së Shqipërisë sikur ia ka lënë i ati me të ëmën dhe jo sikur është territor i të gjithë shqiptarëve. Kush është Edi Rama të diskutojë territorin e Republikës së Shqipërisë. Vepra për të negociuar territorin e një vendi është më e lartë se akti terrorist, është më e lartë se krimet kundër njerëzimit, më e lartë se gjithë krimet që mund të bëjë, një kodin penal, një individ”, theksoi Kocaqi.

Konsumi i moderuar i kafes ul rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti: Ja sa filxhanë…

Një konsum ditor i moderuar i kafesë bën mirë për metabolizmin.

Sipas studimit të fundit të kryer në këtë fushë rezulton se ndikon në reduktimin e riskut të prekjes nga diabeti, kardiopatia koronare apo ictus.

Konsumi i 3 filxhanëve kafe në ditë në bazë të statistikave të marrë në analizë ka treguar se risku për tu prekur nga sëmundjet e zemrës,ose prekja nga dy sëmundje cardimetabolike njëkohësisht reduktohet me 48 % në krahasim me ata që nuk konsumonin apo e kishin mjaft të ulët.

Ekspertët kanë analizuar të dhënat e biobankës britanike mbi 500 mijë individë të moshës 37-38 vjeç, dhe rezultoi se 200 mg në ditë kafeinë sillte benefite për organizmin.

Studimi është publikuar në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism.

Elon Musk flet me superlativa për Giorgia Melonin: Një njeri i bukur…

“Është nder të jesh këtu për t’i dorëzuar këtë çmim një njeriu që është edhe më e bukur nga brenda se jashtë. Ka bërë një punë të mrekullueshme si kryeministre, me një rritje dhe punësim rekord. Është një njeri i drejtë, i vërtetë, autentik, cilësi të rralla për një politikan”.

Elon Musk zgjodhi fjalë të ndjeshme për të prezantuar Giorgia Melonin dhe për t’i dorëzuar asaj në New York çmimin “Global Citizen Award 2024” të Këshillit të Atlantikut.

Çmimi iu dha për “rolin e saj si gruaja e parë në krye të qeverisë në Itali dhe mbështetjen e fortë për Bashkimin Europian dhe aleancën transatlantike, ashtu sikurse për presidencën e saj në G7 në 2024-n”.

Më pas radha i takoi kryeministres italiane, e cila qëndronte ulur në tavolinë krah Musk në ceremoninë e zhvilluar në Ziegfeld Ballroom. Ajo e falënderoi për fjalët dhe për “gjenialitetin e tij çmuar”.

Në fjalën e mbajtur për rastin Meloni u përqendrua në mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave të Perëndimit kundër autokracisë dhe regjimeve autoritare.

Einxhel tregon se pse po qëndron larg televizionit: S’të le radhë njeri, jemi bërë…

Gazetarja e njohur shqiptare, Einxhel Shkira ka kohë që qëndron larg ekranit televiziv.

Ajo pati një aventurë të paharruar në “Big Brother VIP Albania” dhe që prej atij momenti duket se vendosi të qëndrojë larg kamerës.

Por a është fakti se u martua me Dj Dagz dhe u bënë prindër arsyeja, apo ka diçka tjetër?

Një ndjekës i ka shkruar Einxhelit në mesazhet e Instagramit, duke i kërkuar të prezantojë Festivalin e Këngës në RTSH.

“Të lutëm prezanto këtë vit Festivalin e RTSH-së”, ka qenë mesazhi që mori Einxhel.

Një kërkesë të tillë Einxhel s’e kishte marrë ndonjëherë, por arsyen përse nuk mund të ndodhë një gjë e tillë e tregon vetë ajo.

“Mirë e ke ti, bukur do ishte, por s’të le radhë njeri. Se ne jemi bërë 5 moderatorë për metër katror” shkroi Einxhel.

Postimi i Einxhel

“A mund ta quaj veten kampion Europe tani?”, Toni Kroos tallet keq me UEFA-n

Ish-mesfushori i Gjermanisë, Toni Kroos, ka ironizuar UEFA-n, referuar prekjes me dorë të Marc Cucurella në zonë, në ndeshjen çerekfinale të Europianit, ndaj Spanjës.

Komisioni i Arbitrave pranoi se mos akordimi i penalltisë, ishte një gafë e arbitrit Anthony Taylor dhe e VAR-it.

Në lidhje me këtë, Kroos ka ironizuar, duke thënë se UEFA-s iu deshën tre muaj, për të kuptuar atë që të gjithë e panë në një sekondë.

“Atyre iu deshën tre muaj për të kuptuar se ishte një lojë me dorë, diçka që pothuajse të gjithë ne e pamë në një sekondë. Kjo më qetëson shumë tani. A mund ta quaj veten kampion Europe tani që u pranua gabimi? Nuk mendoj kështu.”, tha Kroos.

Ndeshja mes Gjermanisë dhe Spanjës në çerekfinalen e Europianit, krijoi polemika të mëdha, për prekjen me dorë, pasi në fund ishin iberikët ata që u kualifikuan më tej, pas një goli të shënuar në fund.

“Shteti Bektashi”/ Analiza: Si pritet të sundohet dhe kush do e drejtojë, zbulohen detaje nga mediat ndërkombëtare

Mediat ndërkombëtare po i bëjnë jehonë idesë për krijimin e një “mini-shteti bektashi” në Tiranë.

Keni dëgjuar ndonjëherë për ‘Shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi’?

Me shumë mundësi nuk keni dëgjuar, të paktën ende jo. Por nëse gjithçka shkon sipas planit, ai së shpejti do të bëhet mikroshteti më i vogël në botë – një version mysliman i qytetit të Vatikanit (por vetëm një e katërta e madhësisë së tij).

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka në plan të transformojë myslimanët sufi bektashinj të Tiranës në një shtet sovran për të promovuar ‘moderimin, tolerancën dhe bashkëjetesën paqësore’.

Toka prej 10 hektarësh në kryeqytetin e Shqipërisë do të ketë pasaportën e saj, kufijtë dhe administratën që rregullon çështjet fetare, pa përfshirjen e Tiranës.

Shqipëria është afërsisht 50% myslimane, por vetëm 10% e kësaj popullsie janë pjesë e Urdhrit Bektashi. Myslimanët bektashi janë komuniteti i katërt më i madh fetar në Shqipëri, pas myslimanëve sunitë, katolikëve dhe të krishterëve ortodoksë.

Duke reflektuar praktikat tolerante islame të Urdhrit, mikroshteti do të lejonte alkoolin dhe do t’i lejonte të gjithë të veshin atë që duan.

Duke folur në Kombet e Bashkuara, Rama vuri në dukje se kombi i tij i vogël ballkanik prej 2.8 milionë banorësh strehoi refugjatët hebrenj nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u dha azil afganëve pasi talebanët morën pushtetin në 2021.

Çfarë është Urdhri Bektashi?

Urdhri Bektashi është një rend mistik mysliman i themeluar në Perandorinë Osmane (Turqia e sotme) në shekullin e 13-të. Është një degë e sufizmit, një degë e Islamit që fokusohet në spiritualitetin dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me Zotin.

Bektashinjtë konsiderohen tolerantë, pranues të feve dhe filozofive të tjera.

Urdhri Bektashi e ka selinë në Shqipëri që në vitet 1930, pasi u ndalua në Turqi. Vlerësimet ndryshojnë, por sot thuhet se ka nga 7 deri në 20 milionë bektashinj në mbarë botën.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se qëllimi i mikroshtetit të ri ishte të promovonte etikën e tolerancës fetare me të cilën krenohet Shqipëria.

Vendi është krenar për lidhjen e tij me Nënë Terezën, familja e së cilës ishte me origjinë shqiptare.

Urdhri vlerësoi planin, duke thënë ‘një hap i tillë historik synon njohjen e Urdhrit Bektashi si një shtet sovran, vetëqeverisës, i përkushtuar për të mbështetur kulturën e tij shekullore të moderimit dhe përfshirjes shpirtërore’.

“Shteti i ri nuk do të synojë asgjë përveç udhëheqjes shpirtërore”, thuhet në deklaratë.

Si do të funksiononte mikroshteti i propozuar?

Nëse planet për një mikroshtet bektashi shkojnë përpara, ka të ngjarë që ai të sundohet në mënyrë teokratike, ngjashëm me sistemin në Vatikan – selia e Kishës Katolike Romake.

Vatikani drejtohet nga Papa, i cili drejton shtetin dhe qeverinë.

Në Shqipëri, mikroshteti bektashian ka të ngjarë të drejtohej nga kreu i bektashinjve, Haxhi Edmond Brahimaj Mondi, i njohur si Baba Mondi.

Shtetësia e shtetit do të kufizohet tek anëtarët e klerit dhe njerëzit që punojnë në administratë.

Baba Mondi tha për mikroshtetin e propozuar: ‘Për ndjekësit tanë, kjo nuk ka të bëjë me pushtetin politik ose blerjen e tokës; ka të bëjë me forcimin e misionit të Urdhrit Bektashi për moderimin shpirtëror dhe mbrojtjen e praktikave tona fetare”.

“Shqipëria ka qenë historikisht një fener i bashkëjetesës fetare dhe ky hap është një dëshmi e natyrës së ardhme të qeverisë shqiptare nën udhëheqjen vizionare të kryeministrit Edi Rama, i cili pranoi rëndësinë e dhënies së hapësirës për të vazhduar promovimin e paqes.

Për komunitetin tonë në mbarë botën, është një moment krenarie dhe rinovimi, duke forcuar identitetin dhe praninë tonë në skenën globale”.

“Jo në emrin tim”- Besimtarët myslimanë protestojnë para KMSH kundër panit për krijimin e Shtetit të Urdhrit Bektashi

Besimtarët myslimanë kanë zhvilluar një protestë para Komunitetit Mysliman Shqiptar kundër idesë së krijimit të Shtetit të Urdhrit Bektashi, të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Me pankarta “Jo në emrin tim”, ata shprehen ideja nuk është konsultuar me ta dhe se nuk kanë dhënë pëlqimin e tyre për krijimin e një shteti brenda shtetit.

Kujtojmë se, një ditë më parë, KMSH pati dhe një reagim zyrtar, duke thënë se ideja nuk ishte konsultuar me komunitetin ndërfetar.

Deklarata e plotë:

Nisur nga interesi i lartë i besimtarëve, mediave, dhe opinionit publik, lidhur me hapjen e diskutimit për themelimin e “Sovranitetit të Urdhërit Bektashi” në Tiranë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë deklarohet sa më poshtë vijon:

Komuniteti Myliman i Shqipërisë është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri. Feja jonë ka tre komponentë themelorë mbi të cilët ushtron veprimtarinë e saj në Republikën e Shqipërisë për mbi një shekull, të cilat janë:

1-Kurani Famëlartë, fjala e Zotit të Gjithësisë,

2-Tradita Profetike,

3-Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Në këtë kontekst, ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me deklaratat publike ku flitet për “Islam modern” apo “Islam shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës tonë. Këto terma nuk kanë asnjë lidhje me Islamin si fe, e cila është fe universale dhe bazohet mbi Kuranin dhe Traditën Profetike dhe respekton kushtetutat e ligjet në çdo vend ku bën pjesë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është institucioni nën obrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate. Ky ka qenë edhe qëllimi i dijetarëve myslimanë të cilët kanë punuar për një Shqipëri të pavarur, laike dhe multi fetare.

Komuniteti Mysliman është mazhoritar në Republikën e Shqipërisë dhe një ndër kontribuesit kryesor të dialogut e harmonisë fetare në vend. Ky komunitet nuk e ka cilësuar kurrë harmoninë e dialogun si “domain” të tijin, pasi kjo vlerë e jashtëzakonshme që ekziston në vendin tonë është kontribut i secilit dhe i të gjithëve bashkë.

Në këtë kuptim, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit. Të gjitha fetë abrahamike në thelbin e tyre kanë si qëllim t’i shërbejnë Rrugës së Zotit dhe të japin kontributin e tyre në shoqëri, siç bëjnë prej mijëra vjetësh.

Kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë. Sa më lart sqaruam, ne sigurojmë besimtarët myslimanë në Republikën e Shqipërisë se do t’i përfaqësojmë ata dhe çdo besimtar të cilitdo tarikati, ashtu siç kemi bërë deri më sot, edhe në vijim.

Ne do të vijojmë ta ndjekim me vëmendje këtë çështje dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.

“Ta njeh zemrën pa u shprehur”, lidhja unike mes binjakeve: Sëmuremi në të njëjtën ditë e minutë

Bona Miekley-n e njohim si udhërrëfyese për jetën dhe është një prej mikeshave të përhershme të programit “Rudina” në Tv Klan për tema të ndryshme. Ajo e ka përmendur shpesh motrën e saj binjake, Brunin dhe për herë të parë, e prezanton edhe me publikun.

Sapo hynë në studio, mes tyre ishte e vështirë të bëje dallimin pasi ndryshimi i vetëm ishte ngjyra e flokëve. Ngjashmëria fizike është një aspekt i lidhjes së tyre si binjake. Ato kanë edhe një marrëdhënie e ndjeshmëri shumë të fortë me njëra-tjetrën, të cilën Bona e përshkruan hollësisht me fjalët më të bukura.

Bona Miekley: Të qenët binjake është një ndër ndjesitë më të veçanta në botë them unë sepse mendo pak dy bebe që janë në të njëjtën vezë që marrin frymë pak a shumë në të njëjtin moment, vijnë në jetë në të njëjtin moment, që kanë atë prekjen që kur kanë qenë bebe së bashku me njëra-tjetrën, luajnë dhe pastaj nuk e di, ndodh diçka sepse kemi pak a shumë të njëjtat ndjesi, e kuptojmë njëra-tjetrën edhe pa folur fare. Shpeshherë sëmuremi në të njëjtën ditë, në të njëjtin minutë. Është një ndër ndjesitë më të bukura dhe mbi të gjitha të kesh një motër binajke është dhurata më e bukur sepse është mikesha jote e zemrës sepse ta njeh zemrën edhe pa e shprehur, ka të njëjtën ndjesi vetë.

Bona tregon se edhe në rastet kur sëmuren, ndodh njëkohësisht. Ajo ndan një episod kur edhe pse larg fizikisht, patën të njëjtin shqetësim shëndetësor.

Bona Miekley: Një ndër eksperiencat shumë interesante ka qenë kur në atë kohë unë jetoja në Kosovë dhe pata diçka në vesh, më dhimbte veshi dhe nuk po e duroja dot. Kur më mori Bruni në telefon, i thërras “sissy” sepse në anglisht “sister”, i thashë unë sissy, nuk jam mirë, “pse, çfarë ke”, më tha mua, më dhemb veshi, “ua” tha, “edhe mua më dhemb veshi kaq shumë”. Ishte veshi i majtë në të njëjtën kohë dhe unë nga kurioziteti e pyeta në çfarë ore ka filluar dhimbja e veshit dhe pikërisht ishte në të njëjtën kohë./tvklan.al

Ç menduri në Tiranë! “Hajde merre va jzën se nuk është e vi*g jër”, dhëndri kujtohet pas një muaji martesë

Daja i një vajze të re të sapomart.uar, dyshohet se kanosi burrin e saj, i cili pas një muaji i martuar u kujtua që natën e parë të martesës ajo nuk ishte e vi*gjër dhe ndaj ajo duhet të kthehej tek prindërit.

Ngjarja që është zbardhur nga komisariati numër pesë në Tiranë, u zbulua nga denoncimi i dhëndrit të trembur, i cili u martua në mes të muajit shtator dhe në një nga ditët e asaj që duhet të ishte si muaji i mjaltit, telefonoi vjehrrën duke i thënë: hajde merr vajzën nuk ishte e vi*gjër!

Sipas burimeve ekskluzive të gazetës Si, A. T, i moshës 34 vjeç jeton në një fshat në periferi të Tiranës. Ai është nga fshatrat e Shkodrës dhe u martua me shkuesi gjatë muajit shtator, tre muaj pasi të dyja familjet ndërhynë për t’i njohur e për t’i lidhur në martesë.

I riu tregon në komisariatin numër pesë “problemet mes meje dhe L. nisën menjëherë pas natës së parë, ne nuk bëmë celebrime. Gjatë kryerjes së marrëdhënieve bashkëshortore konstatova që nuk ishte e virgjër. Një javë pasi konstatova këtë prob.lem vura në dijeni mamanë time pastaj telefonova mamanë e L. I thashë në telefon që ajo nuk ishte vajzë, nuk ishte grua për mua dhe se duhet të vini ta merrni”, shprehet në de.noncimin e kryer në pol.ici dhëndri i ri.

Por më tej dhëndri tregon se pikërisht përgjigjja që mori nga ana tjetër e telefonit nga vjehrra ishte “do ta mbash me dety.rim, përse nuk na vure në dijeni që natën e parë të martesës”.

Problemet për A. T kanë nisur në ditët në vazhdim, ku ai ka marrë telefonatë nga daja i L. , i cili e ka kërc.ënuar disa herë.

“Më tha nëse e lëshon L. do të dalë punë, më tha më mirë mbyllu në shtëpi”.

Sipas dhëndrit kërc ënuesi është daja i dytë i nuses dhe këtë person ai e ka njohur ditën kur është shpallur fejesa. “Nuk e di nëse ky person disponon a rmë zj.arri – thekson A.T, por kërkoj që ky shqetësim të ndiqet ligjërisht”.

Burimet bëjnë të ditur se menjëherë është marrë në pyetje nusja e re, e cila fillimisht tregon që pas natës së parë të martesës nga frika ka treguar se kush ishte personi me të cilin ajo kishte pasur një lidhje. “A. më pyeti a kisha pasur ndonjë lidhje, më tha trego të vërtetën se do jesh gruaja ime. I tregova – shton e reja. Ai mori në telefon në sy tim dhe kërkoi – hajdeni merreni se nuk është e vi*gjër. Dh unë fizike nuk ka pasur ndaj meje, por kër.cënime si nga burri edhe nga vjehrri dhe vjehrra kam pasur”.

E reja kujton se vjehrri i ka thënë “ti ke das hnor? e f ikësuar pranova që po. Ua thashë këtë gjë kur ata po pinin kafe dhe nga frika se në mur kishin një çifte. Më pas aty erdhi im shoq , ata i treguan çfarë pranova unë nga frika, im shoq më kapi nga flokët dhe se më gjuajti me shpulla”.

Sipas burimeve policore të gazetës Si është kryer këqyrja dhe kontrolli i banesës së dajos, të cilit nuk i është gjetur asnjë send i pali.gjshëm. Dajo deklaron: nuk e kam kë.rcënuar në asnjë moment dhëndrin, vetëm e kam sh.arë. më njoftoi motra e L, pra mbesa e cila më dërgoi një video, ku mbesa L . po merrej në pyetje nga dhëndri dhe vjehrri e vjehrra dhe ajo aty pranonte se kush ishte personi që kishte pasur të dashur para martese. E mora në telefon dhe i thashë: ca janë këto gjëra a jena miq, por dhëndëri më tha: nuk jena më miq, hajde merr mbesën pasi nuk ka dalë e ndershme. U shamë të dy, i thashë për çfarë arsyeje po i bëni këto gjëra që kujtoheni pas 30 ditëve martesë por dhëndri kërkoi: hajdeni merreni, nuk është grua për mua.

E ëma e nuses së re pretendon nga ana e saj se jeta e të bijës rre.zikohet, por se ky nuk është aspak shkak për nda.rje: ata duan ta lëshojnë pasi ime bijë nuk di të bëjë pune shtëpie dhe u kujtuan shumë vonë, nëse nuk ishte e nd.ershme të na thoshin ditën e nesërme këmbëngul gruaja që po ashtu shton para oficerit të komisariatit numër Kamëz: ata po na turp.ërojnë, ime bijë tani nuk është më e vir gjër dhe nuk ma merr më askush.

Policia tregon për gazetën Si se dosja do referohet për kan.osje dhe keqpë.rdorim të thirrjeve telefonike, pasi rezulton që përgjatë dy ditëve të fundit përpara den.oncimit daja ka telefonuar plot 21 herë në numrin e dhëndrit. (SI)