Ndahet nga jeta gjyshja e famshme e TikTok ,Genta Gjalpi jep lajmin

Jemi të sigurt që e keni hasur në TikTok dhe jua ka ngrohur zemrën si të ishte gjyshja juaj.

Në fakt, gjyshja e Genta Gjalpit u bë “gjyshja e të gjithë shqiptarëve”, që merrte çdo ditë komente urimesh e bekimesh, pasi shumë ndjekësve u nxirrte mallin e gjysheve të tyre që nuk jetonin më.
E sa keq që gjyshet s’jetojnë përgjithmonë! Sot, ëngjëlli i bukur i Gentës ka ndërruar jetë, ndërsa ka qenë vetë ish-banorja e “BB” ajo që ka dhënë lajmin e trishtë në TikTok, nëpërmjet videove që na e këputën zemrën.
“Sot shpirti yt iku në parajsë lulja ime e bukur. Sa shumë të dua nuk e them dot me fjalë, sa shumë do më mungosh nuk e di! Por ti je njeriu që më ke falur aq dashuri dhe me zemrën tënde të pastër, me çiltërsinë tënde më bëre të jem ajo që jam sot! U prehsh në paqe nëna”- shkruan Genta e pikëlluar.

“Nga tenor në dasmaxhi”, maestro Armaldo Kllogjeri jep deklaratën e fortë: Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operës…

Maestro Armaldo Kllogjeri ka reaguar ashpër ndaj disa komenteve që i bëhen në rrjetet sociale

Ai iu referuar disa komentuesve që i thonë se “nga tenor është kthyer në dasmaxhi”, duke thënë se askujt nuk i ka hyrë në hak dhe se me zërin e tij bëhet pjesë e gëzimeve familjare. Ai shtoi më tej se Teatrin e Operës dhe Baletit e ka hedhur në gjyq, pasi një muaj para se të përfundonte “Big Brother Vip”, ku ai ishte konkurrent, e pushuan nga puna pas 20 vitesh karrierë.

“Kjo video është për ata që komentojnë në një mënyrë tallëse që thonë, ‘o i shkreti ti, mbete pa punë, t’u prish karriera, nga një tenor përfundove në dasmaxhi’. Po mirë kam një pyetje, kujt i ka hyrë në hak?

Kujt i kam bërë keq unë? Që me zërin tim shkon në familje të nderuara që më thërrasin dhe këndoj, apo s’ka problem ‘ky le të rrijë pa bukë, pa punë, t’ia mbajë dynjaja kalamajtë’…

Ua kam thënë një herë që jam në gjyq!

Dhe ja ku po ua them! Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit i cili një muaj pa mbaruar Big Brother më ka hequr nga puna në një mënyrë të rrufeshme, pa iu dridh qerpiku fare, pa menduar se ky person ka kontribuar në teatër 20 vjet, 20 vjet lumenj djerse, sakrifica emocione, e kemi mbajtur Teatrin dhe në kushte më të vështira dhe Teatri pa vënë logjikën në punë më lë në rrugë me nusen shtatzënë dhe një fëmijë të mitur. Po ua them se ju nuk besoni, megjithatë ia kam lënë drejtësisë. Por do t’u them dhe një gjë tjetër, shikoni punët tuaja, hallet tuaja se të miat i zgjidh vetë”, deklaron ai.

“Për fëmijët e mi, do t’i shkoj me çdo çmim deri në fund”, shton ai më tej.

https://web.facebook.com/armaldo.kllogjeri?ref=embed_video

Bes Kallaku dhe Xhensila drejt ribashkimit? Këto detaje të rëndësishme nga çifti shtojnë dyshimet (Foto)

Një nga çiftet më të njohura dhe po ashtu më të dashura për publikun ishte padyshim ai mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Por pas shumë vitesh bashkë dhe pas rreth 7 vitesh të martuar dhe prindër të dy fëmijëve, ata iu drejtuan gjykatës për të kërkuar divorcin. Një lajm që i la të trishtuar fansat e tyre, teksa asnjë prej tyre nuk doli kurrë të sqaronte apo të deklaronte qartësisht se “po” martesës së tyre i kishte ardhur fundit.

Ata kanë pohuar “nën zë” se nuk janë më bashkë, ndërsa ajo që u vu re ishte ndalimi i postimeve në rrjetet sociale së bashku, si një familje. Tashmë të dy duket se vijojnë jetën e tyre, ku bukuroshja brune vijon me koncertet dhe projektet e reja muzikore, ndërsa Kallaku po ashtu me projektet e tij. Por një detaj në Instagramet e tyre ka ngritur disa pikëpyetje tek fansat, duke menduar ose se çifti ndoshta nuk janë ndarë, ose se mund të ketë ndonjë “fije shprese” se janë rikthyer….

Kjo pasi në profilet e tyre në Instagram, duket se as Xhensila dhe as Besi nuk i kanë fshirë fotot nga dasma e tyre në 2017, e as fotot nga festa e ditëlindjes së Xhensilës. Xhensila ka fshirë fotot ku ishte në krah të Besit, por fotot e saj me fustan nusërie nuk i ka fshirë, as mesazhet që dikush kishte lënë si diçiturë. Ndërkohë foton e tortës së saj e cila kishte foton e të dyve, ajo nuk e ka fshirë.

Nga ana tjetër Besi nuk i ka fshirë fotot që ka pasur me Xhensilës kur njoftuan se do të martoheshin, e as atë kur njoftuan se do të bëheshin prindër për herë të parë. Nuk dihet sesi çifti i ka marrëdhëniet, por diçka është e qartë në rrjet, fansat e tyre i duan sërish bashkë!

Gruaja nga Fieri i bën gr opën burrit, i tregoi policisë për 34 pako me dr. ogë

Gjykata e Fierit, ka dënuar me 20 vjet burg në total tre persona nga fshati Cakran, pasi në banesën e dy prej tyreve policia zbuloi dhe sekuestroi 34 pako të presuara me kanabis stativa dhe 500 gramë me kokainë. Lënda narkotike u sekuestrua në një automjet tip “Volvo” dhe për këtë ngjarje në muajin shtator 2023 në Cakran u arrestuan Panajot Shahaj dhe Osmën Mehmetaj, ndërsa djali i tij, Eduart Mehmetaj, organizatori i kësaj veprimtarie kriminale është shpallur në kërkim, duke mos u arrestuar ende dhe sot nga policia. Të tre të ndaluarit akuzoheshin nga prokuroria për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Mbajtjes, prodhimit dhe transportimit të substancave kimike”.

Vendimi

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se për Eduart Mehmetaj gjykata e Fierit vendosi ta dënojë me 8 vite burgim, ndërsa për babain e tij Osmën Mehmetaj dhe komshiun e tyre Panajot Shehaj, gjykata ka vendosur një dënim prej 6 vjet burgim secilit. Ndërkohë njeriu që ka ndihmuar policinë për identifikimin në kohë rekord të pronarit të drogës, Eduart Mehmetaj është gruaja e tij, Elsa Mehmetaj. Gruaja ka deklaruar në polici se automjeti tip “Volvo” ku është gjetur sasia e lëndës narkotike, është i regjistruar në emër të burrit të saj, Eduartit, por nuk e ka blerë ai vetë. Sipas saj makinën e kanë blerë shokët e tij, për të cilët nuk ka dijeni se si quhen dhe nga janë. “…automjeti ka rreth dy muaj i parkuar dhe nuk ka lëvizur që nga dita që është parkuar.

Në lidhje me makinerinë e presimit nuk e di se e kujt është, por atë e ka sjell Eduardi në shtëpi me mjetin e tij tip “Audi”, rreth dy muaj më parë…”-ka deklaruar në polici, Elsa Mehmetaj. Sipas saj me makinerinë e presimit të pakove me lëndë narkotike, Eduarti ka paketuar në 7 shtator 2023 së bashku me Asqeri Shahaj i cili është gjitonë i lagjes ku banojnë. Kjo e fundit ka vijuar dëshminë e saj në polici se lëndën narkotike Eduarti e ka sjellë një ditë para, se në shtëpi të shkonte policia. Po atë natë ka bërë paketimin dhe vendosjen në makinën “Volvo” të pakove së bashku me Asqeri alias Panajot Shahaj. Eduard Mehmetaj, merrej me izolimin e soletave të shtëpive dhe lyerjen e makinave. Persona të tjerë kanë çuar në servisin e tij një automjet “Volvo”, duke e kontraktuar atë të kryejë modifikimet e mundshme me qëllim fshehjen e 30 kg hashash dhe 500 gramë kokainë, me qëllim trafikimin e saj në drejtim të Greqisë.

Hetimet

Kjo dosje penale që mban Nr. 1142, tregon një hetim që po ndiqej nga policia dhe prokuroria e Fierit për trafikimin e një sasie droge nga Shqipëria në Greqi. Por rrishtazi në bisedat telefonike ka nxjerë disa persona të tjerë që bisedonin për paketimin e disa kilogram hashash në fshatin Cakran të Fierit. Duke qënë se njëri nga personat që fliste në telefon nuk ishte pjesë e këtij hetimi për trafikim të drogës në Greqi, prokurori i Fierit Petrit Vukaj, vendosi të nisë çështjen kryesisht duke hapur një dosje tjetër penale. Përmes ndjekjes së përgjimeve telefonike është mësuar se Eduard Mehmetaj nga fshati Cakran i Fierit mbante të paketuar në banesën e tij, disa kilogram drogë. Nisur nga kjo e dhënë prokurori Vukaj, ka autorizuar policinë të lokalizojë banesën e Mehmetaj dhe ushtrojë kontroll fizik në të. Pas kontrolleve të kryera, policia gjeti brenda makinës tip “Volvo” sasinë prej 34 pako me 30 kg cannabis dhe 500 gramë kokainë.

E mbani mend Gjinon që u mαrtua 14 vjeç me Mαrigonë? Ja si dυket ai sot

Filmi “14 vjeç dhëndër” na ka go zhduar të gjithëve para ekranit të televizorit dikur.

E sigurisht, që kemi qeshur të gjithë me batuat e djaloshit, që në film mbante emrin Gjino dhe që e martuan që 14-vjeç.

Aktori që luajti rolin e Gjinos, quhet Admir Sorra. Sot ai ka ndryshuar shumë dhe shumë pak ngjason me Gjinon e dikurshëm.

Aktualisht ai jeton në Vlorë, por disa vite më parë ai ka jetuar edhe jashtë shtetit.

Aktori sot është një burrë i pamshëm, por buzëqeshjen naive të Gjinos e ka ruajtur ende.

PërΙoti jurinë dhe gjithë rrjetin, 17-υjeçarja e verbër që po mαhnit botën (Video)

Putri Ariani është 17-vjeçarja që po mhanit botën. Ajo mori pjesë në America’s Got Talent dhe la “pa fjalë” jurinë dhe gjithë publikun që u ngritën në këmbë duke e duartrokitur.

“Të kesh zërin e një engjëlli”, është shprehur anëtarja e jurisë Sofia Vergara për Putri Ariani e cila është e verbër.

Padyshim që 17-vjeçarja kaloi në raundin tjetër dhe madje u shoqërua me vlerësimin “e artë” që fitohet vetën nga talentet e rralla në AGT.

Simon Coëell, i cili njihet si anëtari stoik i jurisë gjithashtu u emocionua e madje u ngjit në skenë për ta përgëzuar nga afër.

“Shumë njerëz nuk besojnë në engjëjt, por unë mendoj se njëri sapo u ul në skenën tonë,” tha anëtari i tretë i jurisë, Hoëie Mandel duke lavdëruar talentin e Putri./albeu.com/

250 vite Ιarg Shqipërisë, vαzhdon të rυajë traditat dhe gjuhën shqipe në MoΙdavi (Video)

Një hartë e Shqipërisë është e vendosur në hyrje të një restoranti në Chişinău në Moldavi.

Nuk është rastësisht aty. Gjergji, ka jetuar gjithë jetën e tij në Moldavi, por siç mund ta kuptoni dhe emri, është me origjinë shqiptare. Ai tregon se kanë kaluar 250 vite, qëkur paraardhësit e tij u larguan nga Shqipëria.

“Jam shqiptar, ne themi që gjaku nuk bëhet ujë. Apo jo? Jam shqiptar, patriot i Shqipërisë, jam krenar që jam shqiptar,” – u shpreh Gjergji.

Ai vazhdon të jetë “fanatik” i origjinës së tij. Duke mos dashur të humbasë asnjë gjurmë nga traditat e vendit të tij, ka ndërtuar një restorant shqiptar në kryeqytetin moldav.

“Kam një ide. Dua që veshjet tradicionale shqiptare me manekin t’i vendos këtu në anë,” – tregoi ai.

“Moldavët thonë sa mirë, pëlqejnë kuzhinën shqiptare, ushqimet e Shqipërisë dhe të Ballkanit, kënaqen kur vijnë këtu në lokal,” – shtoi Gjergji.

Dashuria për vendin e tij, është si vera. Sa më shumë të qëndrojë larg Shqipërisë, aq më shumë shtohet malli për të.

“Çdo vit pushimet i bëj në Shqipëri. Shëngjin, Sarandë, Vlora, Durrësi, gjithë bregdetin, familja çdo vit më pyesin dhe u them do ikim në Shqipëri. Këtë vit do shkojmë në Vlorë dhe në Shëngjin,” – u shpreh Gjergji.

Ai ka krijuar familjen e tij në Moldavi. Dëshira për t’i mësuar shqipen fëmijëve është e madhe.

“Kanë mësuar shumë pak, dinë anglisht dhe më thonë ‘babi na lër se flasim anglisht, s’ka problem’. Unë dua të mësojnë shqip,” – tregoi Gjergji.

Ketë muaj kombëtarja e futbollit shqiptar do të luajë kundër Moldavisë. Midis dy zgjedhjeve të vështira, Gjergji nuk nguron me përgjigje, ai bën tifo për Shqipërinë.

Gjergji do të vazhdojë të jetë një ambasador i kulturës shqiptare në Moldavi me restorantin e tij, duke qenë kështu një shembull për atdhedashurinë për gjithë shqiptarët në botë.

Fermeri nga Kruja ρυnëson pαkistanezë për lopët: Punojnë më shumë se shqiptarët

Krujë- Fermeri, Muharrem Hoçja nga Gramza e Krujës u detyrua t’i zëvendësonte shqiptarët me pakistanezë.

Prej dy muaj në këtë fermë punojnë tre shtetas pakistanezë. Një punon në bujqësi dhe të tjerët kujdesen për lopët. Flasin pak e punojnë shumë.

“Trajtohemi mirë këtu, ushqimi është i mirë dhe dhoma ku jetojmë ka kushte të mira.”

“Kam pak javë që kam ardhur këtu. Do punoj një vit.”

Punëdhënësi i tyre tha se ka plotësuar të gjitha dokumentet dhe 3 punëtorët kanë marrë leje punësimi. Ai thotë se të huajt janë më punëtorë se vendasit dhe i ka përzgjedhur bazuar në nevojat që ka.

“Po bëj një stallë bashkëkohore kam pasur punëtorë vendas, ju punonte mendja vetëm jashtë shtetit. Të gjithë që vijnë nga Pakistani janë më viza dhe me kontrata pune. I kërkova në bazë të specialiteteve që kanë. Për mjelje, për pastrim, për ti shërbyer lopës.” tha ai për Abc.

Hoçja thotë se ju ka lehtësuar dhe kushtet e punës.

“Në Pakistan kam informacion se lopët i mjelin me dorë, këtu ju kam siguruar makineri. Ju kam bërë mencë, vendet e fjetjes. Jam shumë i kënaqur. Ju bëj program ata e zbatojnë me përpikmëri. Janë shumë korrektë.”

Sipërmarrësi ka dhe një fasoneri. Ka menduar të punësojë në fabrikën e këpucëve zanaçinj të huaj.

“Porosi kam shumë, punë kemi sa të duash, punëtorë s’ka. Kam dy klientë në Itali duan punën, po puna pa punëtorë nuk bëhet. Gjithë fasoneritë në Krujë kemi biseduar, të gjithë qahen dhe më pyesin si ti marrim të huaj. Largohen shqiptarët, shtoj pakistanezë se s’mund të rrimë pa punë.”

Muharrem Hoçja për të përmbushur kërkesat e porositësve nga Italia ka vendosur të punësojë 50 shtetas të huaj.

Udhëtimi i tre emigrantëve që mbijetuan 11 ditë në ρjesën e jashtme të një anije cisterne nafte

Emigrantët nga vendet me vështirësi ekonomike po përpiqen që në çfarëdo lloj mënyrë të largohen nga vendi, e shpesh duke vënë në rrezik dhe jetën e tyre.

Kështu ka ndodhur dhe me tre emigrantët nga Lagos në Nigeri, të cilët arritën në ishullin Kanarie të Gran Canaria, Spanjë në një mënyrë të frikshme.

Tre burrat u ulën në pjesën ku gjendet mekanizmi drejtues i anijes cisternë nafte. Ata nuk u zbuluan derisa arritën në Las Palmas, për 11 ditë.

Autoritetet spanjolle njoftuan se burrat ishin zbuluar në portin e Las Palmas. Ata shfaqën simptoma të dehidrimit dhe hipotermisë dhe u dërguan në spital.

Mediat e huaja shkruajnë se anijet MarineTraffic, flamur maltez u largua nga qyteti nigerian i Lagos më 17 nëntor dhe mbërriti në Las Palmas 28 nëntor.

Qeni i ρolicisë u prish “ëndrrën” angΙeze familjes shqiρtare

Janë të shumtë qytetarët shqiptarë të cilët shohin Britaninë e Madhe si ‘tokën e premtuar”, prandaj ata shesh edhe rrezikojnë shumë për të arritur në destinacion.

Një familje shqiptare është kapur e fshehur në një kamion që ishte nisur nga Holanda me destinacion Anglinë.

Gjatë kontrollit të kamionit një qenë nuhati diçka të pazakontë dhe filloi të lehë.

Menjëherë forcat e policës holandeze bënë kontrolle dhe zbuluan se brenda në mjet fshiheshin dy burra një grua dhe një vajzë 4-vjeçare.

Ata u ndaluan, ndërkohë që u arrestua dhe shoferi i kamionit i cili ishte nga Polonia.