I FUNDIT/ Sekυestrohen ρronat e bαshkëshortit të Olta Xhaçkës

SPAK i ka sekuestruar 5512 m2 truall Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Sekuestro preventive është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë.

Ish-deputeti i PS-së, Artan Gaçi është paraqitur edhe pak javë më parë në ambientet e SPAK.

Mësohet se Gaçi është thirrur pas kallëzimit të kryer nga Fredi Beleri ndaj kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë Jorgo Goro, për tjetërsim toke në Himarë.

Në kallëzimin penal të kryer nga Beleri, ai akuzon kryetarin në detyrë të kësaj Bashkie Jorgo Goro, se ka trajtësuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

ΡoΙicia nuk i ndahet Berishës, i shkon sërish sot te shtëρia

Ndërsa Berisha ka refuzuar thirrjen në gjykatë, policia do t’i shkojë sërish sot në shtëpi për t’i dorëzuar thirrjen për tu paraqitur në orën 14:00.

Seanca gjyqësore për masën e tij do të zhvillohej në orën 14:30.

Ndërkohë Berisha vetë nuk është takuar me OPGJ-të dhe ka mbajtur vetëm konferenca mediatike, ndërsa e ka akuzuar procesin si politik.

Kujtojmë se Berishës i është caktuar masa e sigurisë detyrim për paraqitje dhe i është ndaluar të dalë jashtë vendit.

Jozefina Toρalli merr sërish në mbrojtje Βerishën: Asnjë provë, akuza faΙΙso e sυΙme brυtale, αrrestime, sekuestrime, në kohë rekord

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka reaguar sërish ditën e djeshme në lidhje me caktimin nga GJKKO të masave të sigurisë për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli nënvizon se ndalimi i lëvizjes së Berishës dhunon demokracinë dhe stabilitetin e një shoqërie,

pasi po bëhet pa asnjë provë e asnjë fakt, pas 3 vitesh hetime të iniciuara nga Taulant Balla. Sipas saj, po ndodh e paimagjinueshmja pas 3 dekadash përpjekje për të ndërtuar shtet e demokraci. “Pa asnjë provë as fakt, pas 3 vitesh hetime të iniciuara nga Taulant Balla; në skadencë të afateve ligjore, në shkelje të tmerrshme të Kushtetutës,

në përpjekje të minimit të demokracisë, përmes vjedhjes së emrit e vulës së Partisë, sulmi brutal politik kundër kryetarit të PD, zotit Sali Berisha është në fakt një sulm kundër opozitës dhe çdo qytetari. Pas 3 dekadash përpjekje për të ndërtuar shtet e demokraci, me uljet e ngritjet e saj, dëgjoj atë që është e paimagjinueshme: – sulmohet ish kryeministri, që ka mbi 10 vite që ka ik nga kjo detyrë, se ka zbatu programin e tij politik për të cilën është votuar.

Pas 3 dekadash, nga rënia e diktaturës, në një precedent të tmerrshëm, kërkohet kufizimi i lirive të kryetarit të opozitës pa asnjë provë si dhe pa kërkuar autorizimin e Kuvendit. E thënë ndryshe: – Duan të zëvendësojnë Republikën Parlamentarë me Republikën e prokurorëve. Tamam si në 1945! Kjo nuk është çështje për Kryetarin Sali Berisha. Askush nuk do pyes më, për liritë e të drejtat e qytetarëve. Dhe të gjitha këto në emër të popullit e të drejtësisë. Tamam si në ’45”, shkruan Jozefina Topalli. Kujtojmë se për herë të parë SPAK pas gjithë këtyre viteve ka çuar para drejtësisë familjen “Berisha”.

Νuk ndihej mirë, Luiz Ejlli ρërfundon në sρital

Fituesi i ”Big Brother Albania Vip 2”, këngëtari Luiz Ejlli duket se pas kthimit nga Kosova në Shqipëri nuk ka qenë mirë me shëndet.

Ai është shfaqur i shtrirë në spital ku ka filmuar edhe një mesazh për ndjekësit e tij.

Ai shihet i shtrirë në krevatin e spitalit, me vigonin në krahun e tij, duke marrë serum teksa ka falënderuar infermierët që i kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kohës. “Nuk më kanë lënë vetëm asnjë sekond”, thotë Luizi.

Më në fυnd! Ρajtohen motrat Libohoνa, shfaqen bαshkë pas 5 vitesh

Rreth 2 vite më parë, AlbEu.com ju bëri të ditur se dy ikonat e ekranit shqiptar, motrat Libohova nuk flasin prej vitesh.

Pas këtij lajmi u vu re nga ndjekësit se vazhdimisht motrat shmangnin njëra-tjetrën në gëzime familjare, emisione apo edhe në Festivalin e Këngës.

Por më në fund vjen lajmi i mirë.

MOTRAT LIBOHOVA JANË PAJTUAR.

Disa orë më parë, Irma dhe Eranda kanë ndarë në InstaStory pas shumë vitesh një video bashkë, në shoqërinë e njëra-tjetrës e gjthashtu familjarëve të tjerë./albeu.com/

https://www.epovid.com/embed/538c391cb3b6f7e7845f

E νështirë t’iu thυash fëmijëνe në Amerikë se duhet të jeni krenarë që jeni shqiρtarë. Pse dυhet të jenë krenarë?

Studiuesi Auron Tare është i mendimit se Shqipëria ka individualisht personazhe me të cilët mund të mburresh, por jo si komb.

I pyetur nëse emisionin “Arnautistan” nëse është krenar që është shqiptar, Tare tha se kur udhëton në këtë vend e ke të vështirë të jesh krenar.

Po ashtu ai u shpreh se është vështirë t’iu thuash fëmijëve në Amerikë se duhet të jesh krenar se je shqiptar.

Megjithatë Tare thotë se ndihet krenar për trashëgiminë kulturore, e cila sipas tij, po shkatërrohet dita-ditës.

“Fëmija im i vogël refuzon të flasë shqip, sepse i vogël i kanë mbetur imazhe, thotë ju shqiptarët hidhni plehrat nga ballkoni, se aty te ‘Myslym Shyri’ i hidhnin ndonjëherë, dhe qëlloni qentë me gurë, është një fëmijë 4-5 vjeç. Shumë interesant fëmija si i qaset vendit.

A jemi krenarë që jemi shqiptarë? Mendoj që ne kemi pasur fatin, nuk e di i mirë apo i keq, që lindëm këtu. Mund të kishim lindur në Greqi, Itali, dhe mund të ishim më krenarë, sepse kanë futboll të bukur, opera, arkitekturë.

Në Shqipëri kur udhëton e ke të vështirë të ndihesh krenar. Unë ndihem krenar për trashëgiminë kulturore, të cilën krenarisht po e shkatërrojmë përditë.

Kur udhëton nëpër Shqipëri, pjesët e trashëgimisë kulturore dhe bukuria e natyrës, dy qendrat tona më të rëndësishme të pasurisë së UNESCO-s, Berat dhe Gjirokastër, janë otomane. Arkitektura e qyteteve antike është romake. Butrinti etj, etj.

Është vështirë t’iu thuash fëmijëve në Amerikë se duhet të jesh krenar se je shqiptar! Për çfarë arsye?! Im bir loz basketboll, është 13 vjeç, edhe dje isha me një mikun tim që më tregonte se basketbolli në Shqipëri është një dramë e vërtetë. Kur kam lozur unë basketboll Shqipëria luante në nivele europiane.

Më tha po djali do donte të luante për kombëtaren shqiptare, është pyetje interesante. Nuk e di nëse do donte, sepse basketbollist po e bën Amerika, jo Shqipëria. Aristoteli thotë nuk je grek se linde, por se do të jesh grek, pra kulturalisht, është debat interesant ky”, tha ai.

Sipas Tares nëse lexon Konicën e viteve 20’ është i njëjti realitet me Shqipërinë e ditëve të sotme.

“Nuk jam më në Tiranë. Kur jam në Shqipëri jetoj në zonën e Jugut dhe kur s’jam në Shqipëri jetoj në Boston. Në përgjithësi largohem nga tetori dhe rikthehem nga prilli, maji. Kam zgjedhur Bostonin për edukimin e fëmijëve, shkollën. Unë jam qytetar amerikan prej vitesh. Kam 20 vite rezident në Amerikë.

Sa zbrita në aeroport, shkova të pija një kafe, edhe kamarierët ku porosita kafen, të gjithë flisnin për Green Card, si do iknin, edhe u ndjeva keq. Është një lloj fryme pesimiste në Shqipëri, e rinisë në përgjithësi. Besoj që po, është për t’u shqetësuar. Por nga ana historike shqiptarët gjithmonë kanë qenë njerëz që kanë lëvizur.

Është një vend i vogël, nuk ka resurset e mjaftueshme me sa duket për të mbajtur njerëzit. Nuk ka gjë të ikësh, por fryma është problematike. Sllovenia kishte numrin më të vogël të të rinjve që iknin, kishte një frymë pozitive në Slloveni. Lexo Konicën e viteve 20’, është sikur lexon Konicën e vitit 2023! Administrata, qasja e shtetit, doganat, policia…”, u shpreh Tare.

Κrim i tmerrshëm, nëna mbγt tre fëmijët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Massachusetts, SHBA.

Lindsey Clancy akuzohet se ka vrarë tre fëmijët e saj. Së fundmi, janë zbardhur edhe detaje shokuese në lidhje me vrasjen e trefishtë.

Gruaja dyshohet se përdori një litar palestre për të mbytur tre fëmijët e saj, Cora 5 vjeç, Dawson 5 dhe Galan 8 muajshe brenda shtëpisë së tyre.

Autoritetet kanë kërkuar akses në pajisjet elektronike të Clancy, duke përfshirë celularin, tabletin dhe laptopët e saj.

Avokati thotë se Clancy vuante nga depresioni pas lindjes dhe u përpoq të vriste veten pasi mbyti tre fëmijët e saj.

Në shënimet e saj u gjet një listë me medikamente dhe mendime të shkruara që flisnin për vetëvrasje.

Clancy, e cila punonte si infermiere, ndodhet e shtruar në një spital psikiatrik dhe të enjten do të dalë para Gjykatës./Albeu.com

https://twitter.com/nypost?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1717043499504140321%7Ctwgr%5Ec7c27d2c33f5735e165b85cded14e91a6dd1e15a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.shqiperiaime.com.al%2F2023%2F10%2Fkrim-i-tmerrshem-nena-mbyt-tre-femijet-me-litarin-e-palestres%2F

A e dini pse Noizγ nuk ρoston fotografi të vajzës së tij, Leandrës? (VIDEO)

Disa vite më parë,Noizy u bë baba i një vajze.

Edhe pse lidhja e tij nuk funksionoi, raporti i tij me të bijën është shumë I mirë. 


Por pse ai nuk pub likon asnjëherë fotografi të saj dhe flet shumë rrallë për të?

Rreth kësaj, reperi nga Shqipëria ka folur javë më parë në emisionin NIN në Klan Kosova.

Ai tregoi arsyen pse nuk ndan imazhe të saj me ndjekësit dhe shumëçka tjetër rreth saj,karrierës dhe jetës së tij personale.

SHIKO VIDEON KËTU

Kërkojnë të rregυllojnë kυzhinën e banesës, zbυlojnë thesarin shekullor. Zbardhet shpjegimi i stυdiuesve

Për dekada kanë kaluar të paditur poshtë një thesari të vërtetë. Çdo ditë, në kuzhinën ku shpesh herë bënin llogaritë për buxhetin familjar, qindra monedha floriri ndodheshin vetëm pak centimetra poshtë tyre.

Por fati nuk mund të ishte aq i beftë, dhe i shpërbleu. Pikërisht ajo kuzhinë e një shtëpie anonime në Jorkshair, në Britaninë e Madhe, në 2019 ishte në një gjendje kritike, me nevojë urgjente për rikonstruktim.

Punimet në themelet nxorën pothuajse menjëherë detajet e një qypi prej balte, ku ndodheshin 264 monedha ari, disa prej tyre të vjetra katër shekuj. Më të rejat ishin të vitit 1727, dhe studiuesit që u konsultuan më vonë mendojnë se pikërisht ajo është data kur janë groposur, për arsye të panjohura.

Me siguri dihet kush i ka fshehur, pronarët e parë të godinës, Joseph Fernley dhe bashkëshortja Sarah, që sipas historianëve ishin tregtarë të mëdhenj të zonës, kryesisht në hekur dhe qymyr.

Zbulimi i viti 2019 u duk menjëherë i rëndësishëm, dhe tërhoqi vëmendjen e koleksionistëve nga e gjithë bota, sepse një sasi e tillë monedhash, nuk është e lehtë të shitet nga privatë.

Pak ditë më parë, pronarët anonimë të shtëpisë kanë shitur në ankand thesarin për rreth 850 mijë euro, duke i ndryshuar atyre jetën.

Shtëpitë Iuksoze, ja ku jetojnë fytγrat e famshme shqiptare (video)

Shtëpitë luksoze: Ku jetojnë fytyrat publike shqiptare?

Këngëtarët e aktorët shqiptarë jetojnë një jetë luksoze.

Shumë figura të famshme të shoubizit shqiptar kanë treguar shpesh herë në postime në rrjete sociale se bëjnë jetë luksoze.

Ata kanë ndarë me ndjekësit fotografi nga banesat e shtëpitë e tyre.

Por, nëse ju ka interesuar ndonjëherë të dini se ku jetojnë Teuta Krasniqi, Ermal Fejzullahu, Genta Ismajli, Noizy, Remzie Osmani, Ryva Kajtazi e shumë të tjerë, mund të shihni në videon më poshtë.

SHIKO VIDEON KËTU