“Ti je me…”/ ΡΙas sh erri në “E Diell”, Shqipja dhe Erjola ρërp Ιαsen keq: Ule zërin! Mos më ndërhy

Dy panelistet e rubrikës “Pa filtra” në E Diell, Shqipe Hysenaj dhe Erjola Doçi janë përplasur me njëra-tjetrën duke ngritur tonet e zërit.

Shkak u bë tema për rininë, ku sipas një të ftuarit, rinia nuk përballet me jetën e vetë, por mbahen ende pas prindërve dhe familjarëve.

Teksa foli për rininë shqiptare, Hysenaj u shpreh se nuk duhet përgjithësuar, ndërkohë që Doçi iu drejtor duke i thënë që të dëgjojë të ftuarin. Pas kësaj Hysenaj i kërkoi Doçit të ulë zërin.

Pjesë nga debati në studio:

I ftuari: Rinia shqiptare nuk po ecën.

Hysenaj: Më vjen shumë keq që ke këtë mendim. Ke plot të rinj që janë mundur të zgjidhin jetën e tyre. Po përgjithëson.

Doçi: O Shqipe po të dëgjosh…, siç thotë i mençuri, i mëson dy llafe.  Mos më ndërhy Shqipe. Kjo nuk dëgjon. Po të dëgjojë i mëson dy gjera.

Hysenaj: Ule zërin Eriola! Ul zërin se dukesh shëmtuar në kamera, të lutem! Se ti je me filtra aty ku ne jemi pa filtra.

Doçi: Ti je me filtra aty ku ne jemi pa filtra

Asist i Zhoao Marios, Rashica realizon gol spektakolar te Beshiktashi (Video)

Beshiktashi është duke udhëhequr me shifrat minimale 1-0 kundër Ejupsporit në duelin e vlefshëm për elitën e futbollit turk.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 20 dhe goli mban autorësinë e Milot Rashicës. Futbollisti shqiptar i Kosovës, lëshoi një të djathtë nga distanca, duke shënuar kështu një gol spektakolar, pas asistit të Zhoao Marios.

Topi i goditur prej Rashicës, përfundoi në cepin e djathtë të portës, atje ku ishte i pakapshëm për portierin kundërshtar.

Ylli shqiptar i Kosovës, po gëzon një formë mjaft të mirë me Beshiktashin në këtë sezon të ri futbollistik, teksa është përshtatur mjaft mirë me skemat dhe strategjinë e lojës të Van Bronkhorsti, ndërkohë Ernest Muci nuk është i disponueshëm për këtë takim.

E dh*noi i biri me nusen, 74-vjeçarja rrëfen tm errin: Djali më mbante, nusja më go. diste me bishtin e fshesës!

Disa ditë më parë, një 74-vjeçare denoncoi djalin dhe nusen e djalit se e kanë dhunuar.

E moshuara ka rrëfyer për “News 24” tmerrin që ka kaluar, teksa është dhunuar nga i biri dhe bashkëshortja e tij. 74-vjeçarja tha se djali i saj ka qenë në burg në Greqi për 21 vite, ndërsa ka dhënë edhe detaje rrëqethëse nga dhuna e ushtruar ndaj saj.

“Unë jam Vjollca Murri dhe jam 74 vjeçe. Nusja më ka ardhur me bishtin e fshesës, me qëllim për të më rrahur. Më ka gjuajtur me shkopin e fshesës. Pas asaj, erdhi djali.

Nusja mësoi shumë keq çunin e vet, i dha dy gurë në dorë dhe i tha t’i bjerë gjyshit të vet. I dola djalit përpara. Nusja më ka rrahur përpara një jave.

U bëra zi, më këputi dhe varësen, prapë më ka rrahur. Më ra me shkopin e fshesës, duke më thënë se “djalin tim nuk e rreh dot”. Erdhi djali im, djali më mbante dhe nusja më gjuante. Më gjuanin me shkop. Më ka rrahur sërish. Vetëm pse i thashë djalit ku shkon me gur. Djali nisi të qajë e tha që më rrahu nëna”, u shpreh ajo.

“Nuk e kam rrahur nipin. Isha pre e dhunës, mora një taksi dhe ika. Djali ka rrahur edhe babanë e vet. Burri im është 75 vjeç. Djali ka bërë 21 vite burg në Greqi, 5 lekë nuk m’i ka sjellë në shtëpi. Shtëpinë e kam bërë unë dhe plaku e me djalë të vogël, nuk e kanë bërë ato.

Madje, e kemi ndihmuar kur ka dalë në gjyqe në Greqi. Hera e parë që shkojmë në polici. Nusja e djalit është e treta herë që më rreh. Policia të më ndihmojë, kërkoj ndihmë. Më kanë nxirë. Nëse ka shtet, të ma heqë djalin nga këtu. Nuk e di ku i ka çuar lekët, se mua më ka sjellë vetëm probleme”, tha më tej e moshuara.

NUK është shaka! Kryeministri Edi Rama njofton OKB-në për shpalljen e Urdhrit Bektashi si SHTET SOVRAN brenda SHQIPËRISË

Kryeministri Edi Rama duket se e ka marrë seriozisht planin për ta shpallur Urdhrin e Bektashinjve në Tiranë, si një shtet sovran brenda territorit të Shqipërisë.

Pas deklaratës që Rama dha për New York Times, shumë menduan se ajo mund të ishte thjesht një manovër për të tërhequr vëmendje.

Por kryeministri Edi Rama sot ka njoftuar Selinë e Kombeve të Bashkuara për këtë nismë.

Në fakt, i gjithë fjalimi i Ramës në OKB përpara liderave të globit, duket se ishte ndërtuar pikërisht për të bërë këtë njoftim.

Pjesë nga deklarata e Ramës në OKB:

Gjatë luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u shndërruar në të vetmin vend që kishte më shumë hebrenj gjatë Holokaustit. Pas rënies së Kabulit, ne strehuam disa mijëra afganë. Shqipëria i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza.

Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria. Ky është burimi i frymëzimit tonë për të mbështetur transformimin e Urdhrit, e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda brenda kryeshtetit tonë Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë.

Çeki-Shqipëri, dalin në shitje biletat për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin tetor dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, Epet Arena, 20:45) dhe ndaj Gjeorgjisë (14 tetor, Mikheil Meskhi Stadium, 18:00).

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se mund të blejnë biletat e tyre për sfidën e tretë në Grupin B1 të UEFA Nations League, Republikë Çeke-Shqipëri

Tribunat A2, A3, H1, F20 dhe F21 në stadiumin “Epet Arena” janë në dispozicion të tifozëve shqiptarë.

Alarm në avionin Athinë-Londër, një pajisje shpërtheu në bord (Video)

Një avion që ishte nisur nga aeroporti i Athinës në drejtim të Londrës është evakuuar me shpejtësi pas shpërthimit të një pajisjeje në brendësi.

Fatmirësisht të 236 pasagjerët kanë mundur të lënë avionin përmes derës së emergjencës pa lëndime, ndonëse ishin përfshirë nga paniku pasi kujtuan se mund të ishte bombë.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, një “vape” apo cigare elektronike, kishte shpërthyer brenda një valixheje, duke bërë që e gjithë kabina të mbushej me tym.

E papritur! Konkurrenti e vizaton si “shtrigë”, Françeska Murati largohet nga programi

Një situatë tepër e sikletshme ka ndodhur sot në rubrikën “Pa Filtra”, pjesë e “E Diell” me opionisten Françeska Murati.

Një i ri i cili vjen në program si artist por dhe duke shprehur dëshirën për të takuar Roza Latin, i ka dhuruar moderatorit dhe opionistëve në studio, karikatura të ndryshme. Sa i përket ish banores së BBV3 Françeska Murati, iu dhurua një karikaturë në formën e një shtrigë.

Sipas të riut, ai e ka parë Françeskën si të tillë ndaj e ka vizatuar. Pas debatit të fortë në studio, Murati vendosi të largohet nga programi.

“Ti më sheh mua si shtrigë?! Çfarë të kam bërë unë ty? Çfarë kam bërë unë që të dukem ty si shtrigë, mund të ma sqarosh pak?”, u shpreh Françeska dhe më pas doli nga studioja.

Shqiptarja ‘pushton’ skenën në Itali, lë pa fjalë jurinë e ‘X Factor’ me performancën e saj (Video)

Shqiptarja Laura Fetahu ka dhënë një performancë të shkëlqyer në Itali, teksa ka lënë pa fjalë dhe jurinë e “X FACTOR”.

Me një performancë super energjike Laura përveç se shfaqi talentin e saj në këndim dhe rap gjithashtu tregoj se ka një stage presence pasi arriti të merrte në kontroll një skenë të madhe teksa performonte plot pasion.

Gjatë performancës, dëgjohet edhe një pjestare e jurisë e cila shprehet se ajo është shumë e mirë.

VIDEO

https://www.tiktok.com/embed/v2/7416461864592346400?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fshqiptarja-pushton-skenen-ne-itali-le-pa-fjale-jurine-e-x-factor-me-performancen-e-saj-video%2F

Shqiptari bie nga lartësia 8 metra në Greqi, ishte duke krasitur një pemë

Një 51-vjeçar shqiptar ka rënë në një lartësi prej 8 metrash teksa punonte në Greqi dhe ka pësuar dëmtime të mëdha në kokë.

Sipas mediave greke, shqiptari ka qenë duke krasitur një pemë në fshatin Armeni të Rethymnos pasditen e djeshme.

51-vjeçari po trajtohet në Repartin e Kujdesit Intensiv të spitalit të Rethymnon.

Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku që ai u rrëzua nga ajo lartësi.

PËRG JAKET Bari, υrit*t me ar më zjarri një 19-vjeçare, mes tyre bosi i një KLANI mαf ioz!

Natë e përgjakshme në Bari të Italisë.

Antonia Lopez, një vajzë 19-vjeçare u vra pas të shtënave me armë zjarri gjatë një sherri që shpërtheu në ambientet e jashtme të një lokali nate.

Nga kjo ngjarje e rëndë mbeten të plagosur edhe tre persona të tjerë, të cilët u transportuan në spital.

Mediat në Itali raportojnë se një nga personat e plagosur është Eugenio Palermiti, i cili aspiron të jetë bosi i klanit mafioz me të njëjtin emër, ‘Palermiti’.

Ndërkohë vajza e vrarë ishte mbesa e Ivan Lopez, i cili vra në një pritë në Bari, në lagjen San Girolamo, më 29 shtator 2021.

Pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e mbrëmshme tha: “Ishte ferr, ishte një moment: ne jemi pranë familjes së vajzës, edhe ne jemi viktima të kësaj dhune”.

Në lidhje me këtë ngjarja ka reaguar edhe kryebashkiaku i Molfettës. “Nuk mund të vdesësh kështu”, ka shkruar Tommaso Minervini në rrjetet sociale.

Davide Lepore dhe Giovanni Didonna, 30 dhe 28 vjeç, po gjykohen për vrasjen e Ivan Lopez. Të dy akuzohen për vrasje të rëndë me rrethanë rënduese të metodës mafioze.

31-vjeçari Ivan Lopez u vra me të paktën gjashtë të shtëna me armë zjarri teksa po kthehej në shtëpi me një skuter. Sipas prokurorëve, autori i vrasjes do të kishte qenë Lepore, ndërsa Didonna do të kishte ndihmuar në kryerjen e krimit.