Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 19 Shtator 2024

Dashi

Kjo e enjte do të sjellë një sërë të rejash për ju. Megjithatë yjet parashikojnë që me gjasë do të humbni mendjen, pas një dashurie të pamundur. Për gjithë ata që e kanë eksperiencë të dytë, këshillohet që të mos bëjnë për të dytën herë të njëjtin gabim.

Demi

Gjatë kësaj dite ka shumë mundësi që çdo dëshirë e juaja të manifestohet me sjellje provokuese. Tregohuni të kujdesshëm sidomos në vendin e punës. Në sferën e ndjenjave, planetet parashikojnë marrjen e vendimeve të papritura.

Binjakët

Gjatë kësaj dite mund të përfshiheni në debate me familjen tuaj, lidhur me çështje ekonomike. Në fushën e ndjenjave, parashikohet një zhgënjim i vogël. Ndërsa në sferën profesionale, duhet të shmangni investimet gjatë kësaj të enjteje.

Gaforrja

Nëse jeni në kërkim të partnerit/es ideale, gjatë kësaj dite mund të nisni një raport me një person të cilin e pëlqeni, dhe që do e ndjeni mjaft afër. Në sferën profesionale, parashikohen përmirësime të ndjeshme! Këshilla për ju është, që të mirëprisni çdo mundësi që do ju ofrohet.

Luani

Gjatë kësaj dite do të jeni me shumë fat në sferën profesionale dhe do të çoni deri në fund një punë shumë të rëndësishme. Ndërsa nëse jeni në kërkim të një angazhimi të ri, do të merrni një përgjigje pozitive. Në fushën e ndjenjave, parashikohen zhvillime pozitive.

Virgjëresha

Një çështje personale do ju përhumbë tërësisht dhe nuk do keni kohë për të menduar për gjëra praktike. Në sferën profesionale, parashikohen luhatje të vazhdueshme humori. Sa i takon fushës së ndjenjave duhet të bëni kujdes të mos përballeni me kritika, si pasojë e sjelljes suaj.

Peshorja

Ndjenjat gjatë kësaj dite rrezikojnë që t’iu përhumbin. Duhet të veproni në momentin e duhur dhe jo në bazë të instinkteve tuaja, sidomos në vendin e punës. Në dashuri, idetë tuaja do të përputhen plotësisht me ato të partnerit/es.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do të jeni të përfshirë nga shqetësime lidhur me punën por jo vetëm. Në fushën e ndjenjave do të vendosni ta kaloni mbrëmjen në shtëpi, në shoqërinë e njerëzve tuaj më të dashur.

Shigjetari

Duhet të veproni me diplomaci, nëse doni të bëni për vete një person që e keni shumë përzemër. Në sferën profesionale do të keni shumë angazhime, të cilat do ju përhumbin.

Bricjapi

Ndikimet e planetëve gjatë kësaj dite parashikojnë disa vështirësi për të kaluar në sferën profesionale. Një dinakëri me të cilën do të përballeni do bëjë që ta keni të vështirë gjetjen e gjuhës së përbashkët me kolegët, shkruan noa.al. Në sferën profesionale, temperamenti juaj do ju përfshijë në një reagim impulsiv.

Ujori

Gjatë kësaj dite parashikohet një menaxhim i detajuar lidhur me një situatë që ju ka stresuar. Në punë, nuk do të shkëlqeni. Ndërsa në dashuri duhet të bëni më shumë, për të tërhequr partnerin/en.

Peshqit

Kjo e enjte sjell ndryshime të bujshme për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohen njohje dhe shkëndija të reja. Pozitive do të jetë dita edhe për çiftet e konsoliduara prej vitesh. Afrimi i festave do ju ndihmojë që të bëni qartësi me veten tuaj.

Rasti “Bogdani”/ “Gjithçka ndodh brenda 1 ore” , mjeku shpjegon shkaqet që sjellin vdekjen e papritur

Ndarja e parakohshme dhe e papritur nga jeta e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani tronditi politikën dhe opinionin publik të mërkurën.

Bogdani u nda nga jeta pas një ataku kardiak, teksa ishte duke konsumuar një kafe me miqtë e tij në një nga kafenetë e kryeqytetit.

Mjeku Indrit Temali shpjegoi në një emision televiziv se vdekja e papritur kardiake është një ngjarje që ndodh dhe nuk zgjedh, edhe pse pak flitet për të.

Ai tregoi se vdekja e papritur nuk ka shenja që i paraprijnë dhe mund të ndodhë për një sërë shkaqesh.

“Ne si kardiologë jemi pak më të mësuar me ngjarje të tilla, në mjekësi njihet si vdekja e papritur, është një temë pak e trajtuar, është mirë që komuniteti të informohet me këtë ngjarje, që ndodh dhe nuk zgjedh. Vdekja ndodh brenda një ore në një person dukshëm të shëndoshë pa sëmundje, vdekja e papritur nuk ka shenja që i paraprijnë, gjithçka ndodh brenda një ore. Shkaqet janë nga të ndryshmet, aritmitë janë 70-80 e vdekjeve të papritura, mund të ndodhë nga shkaqe të aortës, bllokim të arterieve të mushkërive, nga infarktet, nga dëmtimi i muskulit të zemrës, nga valvulat e zemrës, edhe nga patologji të kanaleve jonike që janë shumë më të holla dhe janë të përcaktuara gjenetikisht. Ka një sërë shkaqesh për vdekjen e papritur kardiake”, shpjegoi mjeku.

I do gjën makinën dhe celularin, nëna me 3 vajzat rr* hin ‘për v* ekje’ 40-vjeçaren

Duhet të ishte një takim për të zbutur gjërat, për të mbyllur përfundimisht një diskutim që kishte nisur dhe vijonte prej disa javësh dhe që bazohej në një sërë thashethemesh, të lidhura me një gjoja tradhti.
Por takimi përfundoi në një rast dhune të paprecedentë: katër femra – një nënë me tre vajzat e saj, njëra prej të cilave është e mitur – kanë rrahur egërsisht një 40-vjeçare. Madje nuk janë mjaftuar me kaq, por me një vare i shkatërruan makinën, madje i dogjën edhe celularin.

Një ferr nga i cili viktima arriti të shpëtonte, duke kërkuar më pas edhe ndërhyrjen e policisë nga telefoni i një dyqani.
Një episod shqetësues – i paraprirë nga telefonata anonime, mesazhe kërcënuese dhe madje edhe kërcënime me vdekje – për të cilin nisi një hetim si nga prokuroria e zakonshme e Termini Imerese, ashtu edhe nga Prokuroria për të Mitur dhe për të cilin u ndez edhe kodi i kuq.

Historia që çoi në dhunën e paprecedentë zhvillohet në periferi të Palermos. Gjithçka nisi nga dyshimet e një gruaje për tradhtinë e të shoqit, të cilat e bindën se 40-vjeçarja kishte krijuar një lidhje intime me të.
Por kjo tradhti nuk kishte ndodhur kurrë

E akuzoi se kishte abuzuar me intervistën, Erjona Rusi i përgjigjet Kostana Moravës

Moderatorja Erjona Rusi i është përgjigjur akuzave të moderatores Kostana Morava, pasi kjo e fundit pretendon se intervista e saj e dhënë për emisionin ‘S’e Luan Topi’, është abuzuar titulli dhe është tjetërsuar.
E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm, Erjona Rusi tha se në asnjë moment intervista nuk është tjetërsuar dhe nuk është abuzuar. Ajo tha se intervista e Kostanës është ndarë në disa pjesë dhe njëra prej tyre është titulluar për ngacmimin seksual, gjë të cilën vetë moderatorja e rrëfeu në intervistë.

Erjona pretendon po ashtu se në asnjë moment nuk është telefonuar nga Kostana, që të shprehte pakënaqësinë e saj para se të degradonte në sulme deri te epiteti ‘prostitutë mediatike’.
“Kostana pretendon se i kemi tjetërsuar intervistën. Gabime kam bërë sa të duash, por jo abuzime. Tjetërsim interviste është ndryshe. Titulli që është vendsour intervistës së saj, njëra prej tyre ishte me ngacmimin seksual, që i rrëfeu në studio. I vetmi gabim i bërë nga gazetarët është se ishte ish drejtues.

Unë e vlerësova, thashë bravo për kurajon. Ajo e ka cekur më parë dhe unë kur intervistoj me një të ftuar…e kishte prekur tre vite më parë dhe unë nuk mund të lija pa e pyetur.
Te kurthi i titujve biem të gjithë, unë i mbaj mend të gjitha detajet që ka folur ne intervistë.

Nuk janë hequr 20 minuta nga intervista, por disa minuta. Çdo intervistë përpunohet sepse ka një kohë televizive. Përtej profesionalizmit dhe akuzave të saj, kur mbaroi intervista pse s’më tha, ‘a mund ta heqim këtë se u bëra pishman’. Kostana kishte disa alternative para se të kalonte te sulmet. Pse s’me telefonoi mua apo gazetaren dhe të thoshte hiqe.
Unë e kuptoj deri në një fare pike, njerëzit bëjnë komente ofenduese dhe denigruese dhe duke u përballur me këtë ka thënë ma bëri Erjona. Unë jam prostitute mediatike sipas saj, por jam me të. Me çdo vajzë që ka guximin të thojë, “po më ka ngacmuar”.

Dhe mua më ka ndodhur, ai legeni që ka ngacmuar Kostanën apo mua, po fërkojnë barkun. I kam shkruar vetëm një mesazh që reagimi ishte i turpshëm. Nëse u ndje në vështirësi, mundet të bënte kërkesën. Unë do vazhdoj punën me shumë dashuri. Nuk e ke luftën kundër meje, as unë me ty, kurrë!”-u shpreh ndër të tjera moderatorja Erjona Rusi.
Një ndër reagimet e moderatores Kostana Morava:

Top Channel dhe Erjona Rusi kanë gënjyer publikun dhe mua me titullin pornografik që i kanë vënë intervistës time.
Nuk kam thëne kurrë që më ka ngacmuar seksualisht një ish drejtor.
Gazetarja Erjona Rusi ka gënjyer publikisht duke vendosur një titull të pavertetë. Unë kam dhënë intervistë ku flas për jetën time nga e cila

Erjona Rusi ka prere mbi 20 min të intervistës. Më ka pyetur a ka ngacmime në tv dhe kam thënë që drejtuesit e mediave i ngacmojnë gratë.
Më ka gënjyer qe ne fillim kur me ftuan. Më kanë thënë që do flas për jetën time dhe me kanë shkurtuar mbi 20 min të intervistës. Nuk më kanë thënë kurrë që do pyetem si në prokurori për ngacmimet seksuale në punë. Nuk më kanë vënë në dijeni për titullin abuziv dhe të genjeshtert që i kane vënë intervistës.

Abuzimi dhe turpi më i madh në këtë rast qëndron në faktin që unë i kam shkruar si Erjonës ashtu edhe gazetares së saj përpara se intervista të publikohej që të kenë kujdes me titujt, të mos abuzohet, sepse vec imazhit tim meraku im ishte tek pasojat psikologjike që do përballej djali im adolesht që tashmë u bë pjesë e ndyrësisë së këtyre më sipër.
Këtë mesazh si më poshtë ja kam nisur Erjona Rusit shumë orë përpara se intervista ime e regjistruar një ditë më parë të publikohej. Zonja nuk begenisi as ta lexojë.”

Çfarë ndodhi në qiell të hapur? Pasagjerët e një avioni pësojnë gja kderdhje nga hunda dhe veshët, shkak..

Disa pasagjerë të Delta Air Lines po trajtohen pas një problemi të presionit të ajrit në një fluturim nga Salt Lake City, Utah, në Portland, Oregon, që u shkaktoi gjak nga hunda dhe veshët. Në një deklaratë, zëdhënësi i Delta kërkoi falje për incidentin e ndodhur më 15 shtator, ndërsa shtoi: “Ekuipazhi i fluturimit ndoqi procedurat për t’u kthyer në SLC ku ekipet tona në terren mbështetën klientët tanë me nevojat e tyre imediate”. Pasagjerët e fluturimit 1203 u transferuan në një avion tjetër.

Teknikët e Delta rregulluan problemin e presionit në avion, tha linja ajrore dhe avioni u kthye në shërbim ditën tjetër. Pasagjerja Jaci Purser i tha CNN se ndjehej sikur dikush po e godiste me thikë në vesh.

“Dëgjova pak ajër dhe më pas filloi të flluskonte. Më dukej sikur veshi im po flluskonte, veshi im i djathtë, dhe unë preka veshin tim. Pashë që dilte gjak”, tha Purser.

Purser, e cila ishte në një udhëtim pune, tha se kolegët e saj dhe pasagjerët e tjerë gjithashtu përjetuan probleme të ngjashme.

“Veshët tanë sapo filluan të na dhembin vërtet, shumë keq. Të gjithë rreth nesh po preknin veshët, njerëzve u gjakosën veshët, u gjakosën hundët”, tha ajo.

Greqi, pIàg oset me a rmë 36-vjeçari shqiptar

Pak më parë, një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të Athinës.

Shqiptari mësohet se është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin “Genimatas” të Athinës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur 6 gëzhoja arme zjarri.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë të ngjarjes mund të jenë 3 persona. Aktualisht, po vijon mbledhja e dëshmive dhe materialeve nga kamera të mundshme sigurie në vendngjarje.

Detaje të reja pritet të zbardhen në orët në vijim.

Aksi dentohet rëndë me makinë ish banori i “BBV”, shihet me pI agë në fytyrë (Foto)

Aktori dhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Gani Gërmia, ka tronditur ndjekësit e tij mëngjesin e sotëm me disa pamje shqetësuese nga një aksident rrugor. Përmes një postimi në “Instastory”, ai ndau një foto të një makine të përmbysur në anë të rrugës, ndërsa më pas tregoi edhe fytyrën e tij të plagosur si pasojë e aksidentit. Pamjet që publikoi aktori shoqëroheshin me një zemër të thyer, që tregonte qartë se përvoja ishte e rëndë për të.

Gani Gërmia zgjodhi të publikojë vetë ngjarjen, duke mos lënë hapësirë për spekulime apo raportime nga media, duke bërë kështu një diferencë me rastin e Meriton Mjekiqit, i cili kishte qenë në qendër të vëmendjes për një aksident që u përdor për të promovuar emisionin e tij të ardhshëm. Fatmirësisht, Gërmia ka dalë i gjallë nga aksidenti, megjithatë gjendja e tij duket se ka qenë mjaft e vështirë. Në këtë rast, i urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë!

“12 vite më parë mjekët më thanë i ke ditët e e numëruara”, kunati i Gert Bogdanit tregon historinë prekëse: Sot nuk..

Kunati i Gerti Bogdanit, Arbër Çepani, ka bërë një tjetër status të ndjerë për ish-deputetin e Partisë Demokratike.

Çepani ka treguar një histori 12 vite më parë.

Ai thotë se 12 vjet më parë, pas një skaneri që ka bërë, mjekët në Shqipëri i kanë thënë se i ka ditët e numëruara.

Në atë kohë, Gert Bogdani i ka sugjeruar që të shkojë në Maldive disa ditë, që të marrë rreze dielli e të shërohej.

Çepani thotë se fatkeqësisht sot nuk i tha dot të njëjtën gjë Gert Bogdanit tek dera e spitalit.

Super gol i Qazim Laçit në Champions, shtrin në fushë tre kundërshtarë (Video)

Qazim Laçi është bërë protagonist në sfidën e parë të Sparta Prague në Champions League përballë Salzburg.

Talenti shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 58-të, në duelin ndaj Salzburg, duke ngritur shifrat në 3-0.

Pas asistit të Olatunjit, mesfushori shqiptar, lëviz bukur në afërsi të pikës së penalltisë, teksa me shumë klas arriti të nxirrte blof dy mbrojtësit kundërshtarë, duke përshëndetur rrjetën.

Një gol mjaft i bukur ky i Qazim Laçit.

Video Player