Arrestohet për korrupsion politikani polak, në shtator vizitoi Shqipërinë dhe i shkoi në shtëpi Berishës, u prit me raki e tortë

Sali Berisha që prej fundit të dhjetorit kur u vendos nën arrest shtëpi, ka thyer disa herë masën e sigurisë, duke ftuar në banesën e tij politikanë të huaj.

Një prej tyre është dhe ish-deputeti polak, Ryszard Czarne(RESHARD ÇARNE), emri i të cilit vjen në vëmendjen e Tiranës pasi është arrestuar, së bashku me bashkëshorten e tij, për akuzën e korrupsionit.

Takimi i tij me Berishën ka ndodhur në muajin shtator të këtij viti, për të cilin ai ka bërë një shkrim, mbi kushtet ku ndodhet ish-kryeministri dhe pritjen që i ka bërë në banesën e tij, më pamundësi për ta pritur në selinë e PD-së.

“Në tavolinë shfaqet një alkool i fortë shqiptar – raki dhe tortë. Problemi është se presidenti Berisha nuk mund të më caktojë takim në restorantin e tij të preferuar në Tiranë apo në selinë e Partisë Demokratike”, thotë ish-eurodeputeti polak, në një prej dy shkrimeve që ai ka bërë për Shqipërinë.

Mediat polake ndërkohë shkruajnë se ish-deputeti Czarnecki u arrestua të mërkurën e 11 shtatorit nga Byroja Qendrore Kundër Korrupsionit në aeroportin Chopin në Varshavë.

Ai është arrestuar në lidhje me rastin e tregtimit të diplomave në universitetin privat “Collegium Humanum”.

Prokurori ngriti dy akuza kundër Czarneckit; e para ka të bëjë me ndikimin të paligjshëm në Ministrinë e Arsimit dhe përfitime financiare në vlerën e 21 mijë eurove.

Ka pasur edhe përfitime personale, shkruajnë mediat polake,  të cilat konsistonin në marrjen e dokumenteve të rreme nga bashkëshortja, që vërtetonin përfundimin e studimeve pas-universitare në këtë universitet. Në këmbim, sipas prokurorit që zhvillon hetimet, Ryszard Czarnecki ka vepruar si ndërmjetës në marrjen e vendimeve, vlerësimeve dhe opinioneve pozitive për universitetin, duke përfshirë pëlqimin për krijimin e një dege të huaj.

Akuza e dytë ka të bëjë me pastrim parash. Edhe bashkëshortja e tij ka akuza të ngjashme pasi dyshohet se ajo ka vepruar bashkërisht dhe në konsultim me bashkëshortin e saj. Kjo dosje me tregtimin e diplomave ka qenë nën hetim që prej marsit të 2023.

Florjan Binaj si kurrë më parë! Shihni ndryshimin drastik në pamjen e aktorit (FOTO)

Sezoni i ri televiziv e ka kthyer sërish aktorin Flor Binaj në ekran, në moderimin e emisionit investigativ “Piranjat” krah moderatores Dojna Mema.

Mirëpo, ajo çfarë ndjekësit vunë re menjëherë ishte ndryshimi në pamje i Florit.

Aktori ka zgjatur flokët së fundmi dhe sikurse mund ta shihni, pamja e tij duket tërësisht ndryshe.

Reagon sërish Hati e ‘Tiktok’: Nuk ma kanë sekuestruar as makinën, as patentën e Jasharit, janë gënjeshtra!

“Hati e Tik Tok”, e reja e bërë së fundmi virale për videot e saj me jetesën luksoze ka reaguar sërish lidhur me lajmin e fundit ku u ndalua nga policia për tejkalim shpejtësie me automjet.

Në një video të publikuar në rrjetin “Tiktok”, ajo tregon se ndryshe nga sa u raportua, automjeti i saj luksoz nuk është sekuestruar nga policia, e madje e tregon teksa e drejton bashkëshorti i saj Jashari, ku edhe për këtë të fundit u raportua se iu bllokua leja e drejtimit.

Hatixhe i quan ‘gënjeshtra’, teksa pranon se vetëm patenta e saj është bllokuar.

“A më shkon kjo ngjyra e re e thonjve, shikojeni pak me kujdes, bukur? Po outfit më shkon me sediljen e? Po Jasharit i shkon timoni? Po ça timoni qenka aa… ajo që ta kanë sekuestruar Jashar? Po si lëviz Jashari pa patentë, nuk pyeska për ligje për shtet? Besoj se jeni të zgjuar vetë për t’i dhënë kuptim gjithë gënjeshtrave për këtë muhabetin e policisë që ne s’kemi të bëjmë fare vetëm patenta ime ka ikur. E vumë dhe në karikim tani në oborrin e shtëpisë jo në komisariat dhe e mbyllim”-shprehet ajo.

Madje ka një reagim edhe për të gjithë ata që e kanë ‘sulmuar’ në rrjetet sociale.

“Edhe një gjë të fundit për ju që më thoni si nuk ke turp, si nuk ke turp. Jo turp që s’kam, se s’kam bërë asnjë lloj krimi në këtë botë, por do ju dal dhe në ëndërr, ja mbajeni mend“.

Policia reagoi pak ditë më parë duke deklaruar se çifti u ndëshkua me masë administrative, si dhe u ndalua automjeti me të cilin lëviznin me shpejtësi.

“Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S si dhe shtetasen H.B e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video”, njofton policia.

SKANDALI në dyqanet “KFC”: Qytetarët shqiptarë konsumuan 1357 kilogramë mish pule me saImonelë

Në rrjetin e dyqaneve “KFC” në Shqipëri është shitur mish pule i infektuar me salmonelë.

Ky bakter shkakton kontaminimin e ushqimit, ndërkohe që personat e prekur nga salmonela kanë disa simptoma midis të cilave të vjella, dhimbje koke, të dridhura, gjak në jashtëqitje dhe infeksion të zorrëve.

Alarmin për mishin e pulës me salmonelë në rrjetin “KFC” e ka lëshuar portali “RASFF” i Bashkimit Evropian, i cili bën shkëmbim informacioni në kohë reale sapo konstaton risk në zinxhirin ushqimor.

Njoftimi është bërë në datën 8.7.2024, duke bërë me dije mishi i pulës i marinuar “KFC” me prezencë salmonele përbën risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.

Televizioni “Ora News” iu drejtua Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) me një kërkesë për informacion ku u parashtruan pyetjet:

Sa ka qenë sasia e këtij produkti e importuar në vendin tonë?

Sa është sasia që u tërhoq nga tregu?

Ky institucion na bën me dije se: “Janë importuar 1535.04 kg mish pule dhe është bllokuar nga inspektorët e AKU-t vetëm 177.12 kg”.

Deri në momentin që është bërë bllokimi në dyqanet “KFC” është shitur 1357 kg mish pule me bakterin e salmonelës.

Edhe pse në faqen zyrtare “KFC” shprehet se tregon shume kujdes në përzgjedhjen e pulave dhe zinxhirin e furnizimit, nuk dihet çfarë ka ndodhur që dyqanet i kanë tregtuar për klientët mish pule me bakterin e salmonelës, i cili nga BE është cilësuar me risk serioz në shëndetin e njeriut.

Duke u nisur nga situata, televizioni “Ora News” ka kërkuar edhe një qëndrim nga rrjeti “KFC” në Shqipëri.

Përfaqësuesi i këtij rrjeti na bën me dije se pas marrjes së informacionit kanë bërë inspektime në magazina dhe kanë asgjësuar mishin e pulës me prezencë salmonele.

Edhe pse sasia e mishit të pulës me salmonele e shitur ka qenë 1357 kg përfaqësuesi i “KFC”-së në Shqipëri nuk mbajti asnjë përgjegjësi për tregtimin e një produkti që ka rrezikuar jetën e konsumatorëve./oranews

“Merrja milionat sapo mbarova shkollën, s’menaxhoja dot famën dhe paratë”- Aktori i humorit rrëfen për jetën: Si e fillova aΙkoόΙin! Kam nxjerrë disa vajza nga shtëpia, njëra ishte vetëm me …

Aktori i humorit Albano Bogdo thotë se për shkak të famës dhe parave filloi të pinte alkool për disa vite, deri në 2016 kur ai u shkëput totalisht nga pijet alkoolike. “Tani pi ndonjë birrë dhe bëhem si karagjoz”- thotë Bogdo.

Ai rrëfen se rroga e tij ka qenë shumë e madhe sapo mbaroi fakultetin, ndërsa fama sapo doli në televizion mori përmasa të mëdha. Për shkak të kësaj, ai ka nisur alkoolin dhe tregon se sapo mbaronte spektaklin e humorit 2XL shkonte direkt në lokal dhe pinte.

“Ka shumë gjera për mua që njerëzit nuk e dinë, se unë refuzoj të flas. Fillova alkoolin nga fama, sepse nuk dija si ta menaxhoja famën. Sa mbarova shkollën e lartë fillova punë dhe nuk kam pasur rrogë që kur kam punuar aktor, mos të mbaronte me milionë në fund. Kur fillon merr miliona nuk di si të menaxhosh famën, nuk di si të menaxhosh lekët, jetën etj. Unë sa mbaroja 2XL dhe shkoja menjëherë te një lokal dhe i thosha me jep alkool se nuk di çfarë të bëj. Ishte shumë e çuditshme kur të flisnin femrat vetë. Pse? Sepse kishe filluar të dilje në televizor. Për këto gjera të shkatërron fama. Unë njësoj kam qenë, nuk jam as i bukur dhe as i shëmtuar. Nëse i flisje një goce, i thoshe a mund të të qeras diçka? Thoshte absolutisht jo. Po kur ti del në televizor vijnë të thonë: O yll i bukur, ti do vish me ne etj. Kjo të bën të vuash shumë”, rrëfeu aktori.

Teksa tregoi për raportet me vajzat, aktori tha se kërkon që të gjejë një vajzë serioze, siç tha ai që t’i ngjajë nënës së tij, pasi vetëm asaj i beson.

“Për momentin jam beqar, jam i hapur për dashuri, për një vajzë të bukur. Po vdes të bëhem baba, por skam me kë ta bëj. Kam qenë 400 herë i lidhur, 40 herë i dashuruar”, u shpreh Albano në emisionin “S’e luan topi”.

I pyetur nëse ke nxjerrë ndonjë vajzë nga shtëpia, Albano u përgjigj: “Kam nxjerrë disa vajza, për një kam thënë se ishte e famshme. Nuk e kam pasur as të dashur. Ishim duke bërë seks dhe pasi mbaruam më tha diçka si e mençur. I thashë lerë si muhabet. Jo këmbënguli, bënte kështu si feministë. E nxora jashtë nga shtëpia, ishte vetëm me mbathje dhe sytjena. Rrobat ja hodha nga dritarja. I thashë vishu aty poshtë. Po flisnim konkretisht për nudizmin dhe më thoshte që po të shkojnë në një plazh nudist ti do jesh më në siklet sepse unë jam krenar për trupin. Donte të më fuste në palestër, ndërkohë që unë pija 4 shishe uiski në ditë”.

U shfaq në timon i dehur dhe live në TikTok, Kozakut i ndodh e papritura

Gjatë javës së fundit, 25 persona janë arrestuar dhe proceduar nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor mes tyre për drejtim në gjendje të dehur të mjetit, 8 pa patente dhe 1 nën efektin e lëndëve narkotike.

Po ashtu, gjatë kësaj jave janë vendosur 7,889 gjoba: Përfshirë 261 për tejkalim shpejtësie, 189 për përdorim celulari, 472 për mosvendosje rripi sigurimi dhe 5,724 për parkim të gabuar.

Gjithashtu, 22 leje drejtimi janë pezulluar, 12 automjete janë bllokuar, përfshirë 3 me targa të huaja.

Një prej mjeteve të sekuestruara është i personazhit të njohur të rrjeteve sociale, Kozaku.

Sipas informacioneve, policia rrugore e Tiranës ia sekuestroi mjetin, pasi konstatoi se në orën 3 të natës ai kishte hyrë live në rrjetin social TikTok, dyshohet në gjendje të dehur ku shfaqej duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara në zonat e banuara, si dhe duke shkelur semaforët.

Flor Mumajesi “sho kon” fansat me veprimin e papritur. Ç’po ndodh me këngëtarin?

Prej vitesh tashmë Flor Mumajesi i mungon skenave e muzikës shqiptare me projektet e reja.

E ndërsa fansat e tij besnikë po shijonin ende këngët e tij më të hershme, Flori së fundmi ka bërë një veprim të papritur.

Këngëtari shumë i dashur për publikun ka fshirë të gjitha këngët e tij nga kanali zyrtar në “Youtube”.

Ky veprim në fakt është marrë si një tjetër “shenjë” për një rikthim të mundshëm, ose të paktën kështu duam të gjithë të mendojmë.

Disa javë më parë, këngëtari bëri edhe ndryshime në Instagramin e tij- konkretisht në foton e profilit, duke vendosur shkrimin: “Pak Flor” dhe një imazh në cep që duket si pjesë e një gjurme.

Duket se këto shenja po na çojnë drejt një rikthimi të Flor Mumajesit… ndërsa ne na mbetet ende të presim…

E mendonte të vdekur, Indriti mëson pas 44 vitesh se nëna biologjike jeton

Puntata e parë e “Ka Një Mesazh Për Ty” në këtë sezon të ri të programit “E Diela Shqiptare” u çel me Indritin. Ai vjen nga Italia ku jeton prej 22 vitesh dhe ka një familje të bukur me dy vajza e bashkëshorten.

Për 44 vite, Indriti ka besuar në një tjetër realitet. Ai ka jetuar 21 vite në Bolenë të Vlorës ku dhe mendonte se ishte lindur, ndonëse e vërteta ishte ndryshe. Në këto vite, Indriti u rrit nga dy prindër që i plotësonin gjithçka brenda atyre mundësive modeste që kishin, e trajtonin me dashuri të shumëfishtë sa ai e quante veten “princi i vogël”.

Kjo zgjati derisa një ditë, tabloja e këtij realiteti në dukje perfekt, u thye nga një fjali e vetme.

Indrit: Një ditë, një bashkëfshatar atje dhe t’ia hedhim pak fajin sepse kishte pasur probleme penale dhe shëndetësore, i shket goja dhe thotë që “ti nuk je fëmija i vërtetë i babait tënd dhe mamasë që quhen Nuri dhe Sanie, por je fëmijë i ardhur”. Fjalia e parë që dëgjoja pas këtyre viteve, edhe pse isha i vogël, e kuptova dhe më qëndroi rëndë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe?

Indrit: Duhet të kem qenë rreth 7-8 vjeç. Shkoj në shtëpi, jo me nxitim apo se çfarë ndodhi kushedi, por shkoj në shtëpi dhe direkt pyes mamanë, i them që kështu-kështu filani, më përmendi këtë fjali, a është e vërtetë? Ajo direkt u mërzit pak, u prek dhe tha menjëherë që “ti e njeh personin, e njohim edhe historinë e tij, çfarë thotë sot s’e thotë nesër, edhe problemet që ka pasur kështu që nuk mund t’ia vëmë veshin prandaj ta anashkalojmë dhe rri i qetë se kjo është gjë që nuk ekziston”. Aty u ndieva prapë…

Ardit Gjebrea: U çlirove.

Indrit: U çlirova dhe vazhdova jetën time. Pastaj episode të ndryshme ndodhën edhe me shokët pao shoqet e shkollës duke përsëritur një si tip kënge mund ta themi që ndoshta o ndonjë prind i papërgjegjshëm ose ndonjë prind pak egoist sepse atëherë ishte ajo, egoizmi jo në mënyrën e keqe, përbuzja duke mos menduar lëndimin e një fëmije…

Ardit Gjebrea: Ajo që sot quhet bullizëm.

Indrit: Po pra.

Ardit Gjebrea: Si të bullizonin?

Indrit: Duke shprehur si tip kënge, e bënin “o Indriti i vogël, të ka blerë babi në Shkodër, sa lekë, 5 lekë”, diçka e tillë që nuk kishte lidhje fare por të vriste kjo gjë, të vriste jashtë mase.

Indriti shton se më vonë nuk i pyeti më prindërit e tij rreth kësaj teme pasi e shihte që kjo i vriste e njëkohësisht mendonte që kishte një jetë të mrekullueshme me ta.

Për vite me radhë, Indriti ka njohur një tjetër jetë për veten. Ai ndan kujtimet e një fëmijërie të lumtur në Vlorë, të mbushur me shumë dashuri, rritur në gjirin e një familjeje modeste por që i falte gjithçka kishte.

Rreth moshës 7-8 vjeç, një bashkëfshatar i hodhi një fjalë të rëndë duke i thënë “fëmijë i ardhur”. Indriti nuk ia vuri veshin, por në shkollë ishin fëmijët ata që i kishin sajuar një këngë duke ngacmuar pikërisht përkatësinë e tij ndaj familjes. Sërish Indriti zgjodhi të mos pyeste më prindërit, por të vazhdonte gjithçka si më parë.

Por në kujtimet e tij, edhe pse i vogël, ai mban mend një makinë që erdhi ta merrte nga Shkodra e ta çonte në Vlorë, rrugën dhe një pyetje së cilës nuk ka hezituar t’i përgjigjet.

Indrit: Ata kanë vuajtur 18 vite për të pasur një fëmijë.

Ardit Gjebrea: Pra ata të adoptuan ty dhe ndërkohë provonin që të bënin një fëmijë.

Indrit: Po. Isha 10 vjeç, vjen në jetë motra ime nga prindërit aktualë. Kjo qe surpriza më e madhe e familjes.

Ardit Gjebrea: Ah sa bukur!

Indrit: Edhe për ata, por edhe për mua. Pastaj një detaj tjetër që mbaj mend kur kam qenë i vogël…daja i babait tim ka qenë njeri i ngritur këtu në Tiranë, kishte potencën e tij që mund të bënte diçka dhe e falenderoj shumë edhe pse nuk jeton më, kishte atë kulturën e madhe dhe edukatën sa i përket birësimit dhe u thotë prindërve që “ju nuk mund të vazhdoni më të vuani, por do të birësojmë një fëmijë”. I ka shoqëruar vetë në Shkodër dhe ka ndodhur pastaj mrekullia që më birësuan mua, me një makinë që nuk e mbaj mend saktë makinën sepse ato kohë ashtu ishin dhe e mbaj mend pjesën e rrugës që kemi bërë, por jo të gjithën. Kjo ka qenë një gjë e bukur…

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ke qenë?

Indrit: Duhet të kem qenë rreth 4-5 vjeç.

Ardit Gjebrea: Pra, në momentin që ti le Shkodrën, Shtëpinë e Fëmijës ke qenë 4-5 vjeç dhe ti e ke ende atë imazhin e atij udhëtimi që ke bërë nga Shkodra për të shkuar drejt Vlorës ku jetonin prindërit e tu. Çfarë mban mend nga kjo gjë?

Indrit: Mbaj mend që më mbante afër mamaja dhe daja, edhe ai më mbante me përkëdheli. Mbaj mend që më ka pyetur mamaja a ndoshta kam thënë unë që “kush është mamaja jote”, ndoshta ndojë edukatore atje dhe unë kam thënë direkt që ja mamaja ime! Duke thënë këtë, ata nuk hezituan por thanë “kjo është mrekullia jonë”.

Për vite me radhë, Indriti jetoi me idenë se kishte lindur në një familje në Bolenë të Vlorës ndonëse një kujtim, thuajse si vegim i ndërmendte rrugën nga Shtëpia e Fëmijës në Shkodër e deri ku kaloi fëmijërinë.

Më pas, në pika të ndryshme të jetës së tij, detyrohej të vendosej përpara së vërtetës. Nga takimet mjekësore deri te një shofer që kishte punuar dikur në Shtëpinë e Fëmijës ku ai ishte marrë, e vërteta e gjente gjithnjë rrugën për mos ta lënë të qetë.

Më në fund, Indriti vendosi të kërkonte ndihmën e “Ka Një Mesazh Për Ty” për të mësuar atë për të cilën nuk kishte pranuar ta fliste me askënd apo të pyeste prindërit adoptues. Ai ka arritur të mbledhë vetëm disa të dhëna për familjen biologjike dhe identitetin e tij, të cilat i rendit një e nga një.

Indrit: Nusja ka tentuar se kurioziteti, me mamanë time. Duke tentuar 2-3 herë, edhe tetorin e kaluar por edhe tani prapë dhe mamaja i thotë që “në radhë të parë unë jam dakord dhe më bën çudi që Indriti aq kurioz nuk më ka pyetur asnjëherë” dhe nusja i thotë që “edhe mua më anashkalon pikërisht sepse nuk do që t’ju lëndojë”. I thotë që babai quhet Pjetër Çenaj dhe më duket me origjinë nga Dibra, por janë transferuar në atë kohë që kanë ndenjur në Shkodër. Edhe mamaja është quajtur Sadije dhe në mos gaboj, mamaja duhet të jetë.

Ardit Gjebrea: Ty të kishin thënë që mamaja ka vdekur?

Indrit: Po, gjatë lindjes, që nuk ekziston.

Ardit Gjebrea: Dhe ty sa herë që të ndodhte një gjë?

Indrit: Po, edhe kjo është e vërtetë sepse unë shikoja gjëra, mrekullira sepse unë jam shumë besimtar dhe lusja gjitthmonë Zotin, por nusja më thoshte që jo, s’ka mundësi, duhet të kesh besim që janë të mëdhenjtë tanë por ka edhe një engjëll që të mbron ty, duke më ngacmuar, thosha ndoshta po, “sigurisht që është mamaja jote që të ndihmon ty, të hap dritën”, po i thosha, e shikoj se gjithmonë më realizohen gjërat, edhe pse s’është e lehtë në jetë, realizohen gjërat.

Ardit Gjebrea: Pra ky ishte momenti kur ti e lidhje atë mrekullinë që të ndodhte në jetë me engjëllin mbrojtës, mamanë tënde që nuk jetonte më dhe erdhi një moment që zbulove që mamaja jote jeton.

Indrit: Domethënë, jeton me pikëpyetje ishte sepse nuk ishte gjë e vërtteë.

Ardit Gjebrea: Të paktën që s’kishte humbur jetën në lindje.

Indrit: Po, s’kishte humbur jetën në lindje dhe ishte ky dyshimi që çfarë është kjo, pse dalin gjërat ndryshe?

Ardit Gjebrea: Po për emrin tënd kishe dëgjuar ndonjë gjë?

Indrit: Posi, emrin tim ma kanë hedhur Françesko duke më quajtur shkurt Çesk dhe pastaj kur kam ardhur në shtëpinë time në Bolenë, një nip i babait më ka quajtur Indrit, lidhet me episodin e birësimit që “erdhi një dritë në shtëpi dhe ne do t’ia hedhim emrin Indrit sepse e ndriti këtë shtëpi”, ndaj ma hodhën këtë emër që është ndërruar.

Ardit Gjebrea: Këto janë të gjitha të dhënat e tua.

Indrit: Po, këto janë të gjitha të dhënat e mia.

Ardit Gjebrea: Nuk i ke të gjitha gabim.

Indrit: Shpresoj që jo.

Ardit Gjebrea: Se vërtet emrin e ke pasur Çesk dhe ne mamanë ta kemi gjetur.

Moderatori Ardit Gjebrea i komunikon Indritit se nëna e tij ka ardhur dhe do të jetë në studio pas pak. Fillimisht ai do t’i dëgjojë vetëm zërin sepse ajo nuk e di që Indriti është i pranishëm. Gjithashtu ajo do të ndajë historinë e saj dhe motivin e fortë për të cilin është detyruar ta lërë në Shtëpinë e Fëmijës 44 vite më parë.

Pasi mësoi se nëna e tij biologjike është gjallë, erdhi momenti që Indriti të mësojë historinë e saj dhe pse ai përfundoi në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër. Në studio hyn Sadija, e cila pa e ditur se i biri gjendet në anën tjetër të ekranit, nis të ndajë historinë e saj. Njëkohësisht, Indriti mundet t’i dëgjojë vetëm zërin fillimisht.

Sadija nis të tregojë sesi në moshën 16-vjeçare u martua me një djalë. Në moshën 19-vjeçare erdhi në jetë djali i saj i madh që sot është 46 vjeç dhe vuan nga epilepsia. Në moshën 20-vjeçare, Sadija vendosi të ndahej nga ky bashkëshort sepse e dhunonte dhe ajo përfundoi në shtëpinë e prindërve.

Djali ishte 2 vjeç kur u zhvendos atje dhe më pas i ati i Sadijes u nda nga jeta prej një infarkti në zemër. Gjendja ekonomike e familjes ishte e vështirë dhe ia dilnin me shumë mundime.

Në moshën 22-vjeçare, Sadija u njoh me një djalë që punonte si shofer autobusi. Aty ku u duk se mund të rigjente dashurinë, mbeti shtatzënë dhe ai e braktisi.

Sadije: U njoha me këtë djalin, ngela shtatzënë, këta ishin katolikë e unë myslimane, filluan sherri e debatet ky me njerëzit e vet dhe më tha mua “mos të të vijë keq, nuk do familja”.

Ardit Gjebrea: Ti si e more vesh që ishe shtatzënë?

Sadije: Pas ca kohësh i them nënës jam shëndoshur shumë. Thotë nëna “hajde të të çoj të të vizitoj” se më ka vdekur një motër me leucemi, 50 vjeçe. “Merre Mozën”, për motrën, “e shkoni” tha. Erdhi edhe nëna, kur i tha mamia “është 5 muajshe shtatzënë”. Nëna u shtang, ngeli, ishte edukatore në çerdhe, tha “vajzë, dili jetës përballë”. Thashë fëmijën nuk e heq, unë rrugëve do rri, fëmijën nuk e heq se më vjen gjynah se vetë e desha, me zor s’më bëri kush, ai doli i pabesë, unë e mbajta djalin. Linda në maternitet të Shkodrës. E mbajta një ditë në dorë e s’e gjeta më pastaj. Kalova azotemi, tre muaj në Tiranë te një doktor i huaj,Tefik, ai më ka shëruar se kalova azoteminë pas lindjes. Familja s’më pranoi më në shtëpi.

Ardit Gjebrea: S’të pranoi më familja?

Sadije: Jo.

Ardit Gjebrea: Pse?

Sadije: S’donin, thoshin “ku do e çosh ti, po vuan për bukë me fëmijën tjetër, të mbajmë edhe këtë, gjynah ta lësh të vuash”.

Me gjithë mospranimin e familjes së saj dhe faktit që do të jetonte në rrugë, Sadija ishte e vendosur për ta mbajtur fëmijën. Ajo ishte e gatshme të vdiste në çfarëdo kushti, por jo të abortonte ose braktiste të birin. Mjerisht, kaloi vetëm një natë me të dhe prej 44 vitesh, nuk e di se cili është fati i tij e zemra i djeg nga dhimbja.

Sadije: Atë e ruajttë Zoti! Kam mall sot ta shoh, t’ia puth duart e këmbët! Ta di që është gjallë se më thoshin ka vdekur në atë kohë. Shkova të pyesja, thoshin “nuk jeton fëmija yt”. Kam shkuar në Fier, në Pogradec, ku s’më kanë gënjyer njerëzit, me ato halle që kisha kam shkuar. S’e gjeta kund. Pastaj isha vetëm, me një fëmijë të sëmurë, djalin e kam me epilepsi, 46 vjeç se i dyti ka lindur më 30 tetor 1980. Emrin ia kam vënë unë, Çesk.

Ardit Gjebrea: Çesk ia vure?

Sadije: Çesk ia kam vënë djalit, vetë. Çesk Çela, nëna Sadije, unë jam. Ta dijë që jam mirë, le të jetojë i lumtur, le të vdes se unë me unaza në zemër jam, le të vdes, nuk prish punë.

Historia e Sadijes, nënës biologjike të Indritit nuk ka qenë aspak e lehtë. Pasi mësoi se ajo jeton, Indriti u shpreh se nuk e paragjykon për arsyet që ai përfundoi në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër sepse mendonte që do të kishte një motiv të fortë e në të vërtetë, kështu ndodhi.

Kur mësoi papritur se ishte 5-muajshe shtatzënë, Sadija ishte e vendosur për ta mbajtur djalin edhe pse familja ishte kundër. Ajo kaloi vetëm një ditë me të në maternitet e më pas vetë u shtrua në Tiranë për tre muaj për shkak të azotemisë. Të birin s’e pa më, edhe pse e kërkoi gjithkund për 44 vite.

Sadija shton se emri që ajo i vuri ishte Çesk. E vetmja dëshirë e saj është ta shohë njëherë të vetme dhe më në fund ka ardhur dita që t’i realizohet.

Sadije: Atë e ruajttë Zoti! Kam mall sot ta shoh, t’ia puth duart e këmbët! Ta di që është gjallë se më thoshin ka vdekur në atë kohë. Shkova të pyesja, thoshin “nuk jeton fëmija yt”. Kam shkuar në Fier, në Pogradec, ku s’më kanë gënjyer njerëzit, me ato halle që kisha kam shkuar. S’e gjeta kund. Pastaj isha vetëm, me një fëmijë të sëmurë, djalin e kam me epilepsi, 46 vjeç se i dyti ka lindur më 30 tetor 1980. Emrin ia kam vënë unë, Çesk.

Ardit Gjebrea: Çesk ia vure?

Sadije: Çesk ia kam vënë djalit, vetë. Çesk Çela, nëna Sadije, unë jam. Ta dijë që jam mirë, le të jetojë i lumtur, le të vdes se unë me unaza në zemër jam, le të vdes, nuk prish punë.

Ardit Gjebrea: Po prit, ku do të vdesësh ti? Tani që të kemi gjetur djalin do të vdesësh ti?

Ndërsa qan me dënesë, pranë saj afrohet moderatori Ardit Gjebrea i cili i rrëfen për jetën e të birit: si u adoptua në Shkodër dhe shkoi në Vlorë, shenjat që e përndiqnin Indritin gjatë jetës, ngacmimet për prindërit e tij, emigrimin e deri momentin kur vendosi t’i drejtohej programit. Më në fund, Gjebrea i thotë se i biri ndodhet pas ekranit në studio dhe Sadija shpreh dëshirën për ta parë. Nënë e bir shihen për herë të parë pas 44 vitesh.

Sadije: Zemra e nënës!

Ardit Gjebrea: Tani se nuk duhet të bëjmë shumë xheloze nënën tjetër që e ka rritur…

Sadije: Jo, jo s’ka gjë, faleminderit…

Ardit Gjebrea: Po bëj shaka! Ai tani ju ka të dyjave, të ka edhe ty, ka edhe nënën e tjerë se edhe ajo që e ka rritur…

Sadije: Posi, faleminderit shumë që ma ka bërë djalin burrë! O Zot ruaje!

Po aq i emocionuar, Indriti ngrihet dhe shkon drejt nënës së tij që i jep një përqafim të mbetur në pritje prej vitesh.

Çadra, mëngë të shkurtra dhe netë të freskëta! Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Ja si parashikohet moti për javën e ardhshme

Çadra, mëngë të shkurtra dhe netë të freskëta. Mund të duket pak “absurde” por kjo do të jetë një panoramë e asaj se çfarë do të na shoqërojë për javën që presim përpara.

Vendi ynë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë kthjellimet apo orët me diell.

Kjo situatë vjen si pasojë e një qendre ciklonare (shoqëruar me masa ajrore të ftohta) e cila aktualisht ndodhet në verilindje të Rajonit të Ballkanit e cila më pas merr trajektore drejt perëndimit të Ballkanit e më pas Evropën Qendrore. Thënë kjo, masat e ftohta zëvendësojnë masat ajrore më të ngrohta (dhe anasjelltas) duke krijuar kështu edhe kontraste të forta termike kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Moti për të gjitha ditët e javës parashikohet me kthjellime (orë me diell) si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura (mot i vranët). Në momentin e vranësirave të dendura parashikohen reshje shiu të herëpashershme (me ndërprerje) me intensitet të ulët. Por, këto reshje në relievet kodrinore dhe kryesisht ato malore në periudha afatshkurtra do të jenë edhe në formën e rrebesheve apo shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në këtë mënyrë në momentin e orëve me diell pritet që dhe temperaturat në pjesën më të madhe të ditëve të prekin vlerat 25-27 gradë celsius në mesditë (zonat bregdetare dhe ato të ulta) por edhe rënie të menjëhershme të tyre me disa gradë në momentin e reshjeve të shiut (shtrëngatave, rrebesheve).

“Bo mba” e gazetës greke: Fredi Beleri i lidhur me te rrόristët e MAVI, si u tentua υ* asja e Vangjel Tavos dhe Anastas Angjelit në Athinë

Gazeta e majtë greke, Efimerida ton Syntakton, në një shkrim të gjatë ka zbuluar se eurodeputeti Fredi Beleri ka lidhje me organizatën ekstremiste greke, MAVI.

Në artikull është dhe fotoja e Belerit kur ai është arrestuar nga shteti grek në vitin 1995.

Në shkrim zbulohet edhe një tjetër ngjarje e rëndë: Tentativa e vrasjes të dy politikanëve të majtë shqiptarë, Vangjel Tavo dhe Anastas Angjeli, me akuzën se dhe pse minoritarë grekë, ata punonin për interesin e Shqipërisë.

Më poshtë artikulli i gazetës grekes greke përkthyer nga Vox News:

Një histori ‘e harruar’ e vitit 2001 me implikime shumë aktuale. Zhvillimet e fundit në Shqipëri i japin një aktualitet befasues një akti terrorist që ndodhi në Athinë gati dy dekada e gjysmë më parë dhe për arsye “kombëtare” ishte në lajme në atë kohë. Ai rast meriton të mbahet mend, sepse tregon hipokrizinë e dënimit të dhunës politike nga e djathta greke dhe mediat e saj.

Një shpërthim në Peristeri

Historia jonë nis natën e së shtunës, 13-14 janar 2001. Në tavernën “Romiosyni”, në Peristeri, ndodhi një incident në prani të deputetit të Gjirokastrës Vangjel Tavos dhe të tjerëve, anëtarë të pakicës greke, lidhur me Partinë Socialiste, si biznesmeni Grigor Tavos apo ish-ministri Anastas Angjeli.

Pak pas mesnate, një shpërthim granate në hyrje të tavernës thyen të gjitha xhamat dhe dëmtoi tre makina dhe dy motoçikleta aty pranë, duke e çuar takimin në një fund të papritur. Kjo u pasua nga një telefonatë për gazetën “I Chora” nga Giorgos Trakas, me organizatën MAVI (“Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit”) që mori përgjegjësinë për sulmin. Domethënë, e njëjta organizatë nacionaliste që shtatë vjet më parë kishte kryer një bastisje të përgjakshme në një kamp të shqiptarëve në fshatin kufitar Peshkëpi, duke vrarë një oficer dhe një këmbësor, dhe u shpërbë në mars 1995 me arrestimin gjatë natës në anën greke, i njëjti kufi i një grupi shtatë anëtarësh, në automjetet e të cilëve u gjetën gjashtë kallashnikovë dhe armë të tjera.

Interesi politik dhe gazetaresk i aktit terrorist të 2001 ishte i vetëkuptueshëm: hedhja e granatave në ngjarjet politike, qoftë edhe pa viktima, nuk është një ngjarje kaq e zakonshme në Greqi (dhe veçanërisht në Athinë) në shekullin e njëzet e një! Sidomos kur thuhej se sulmi kishte një dimension “kombëtar” dhe pretendimi i tij u shoqërua me sigurimin e anëtarëve të MAVI-t se “këtej e tutje do të jemi më të ashpër”.

Ashtu siç kishte ndodhur në vitin 1994 pas shfaqjes së përgjakshme të organizatës, edhe këtë herë shumica e mediave athinase preferuan provokimin kombëtar në vend të reflektimit bazë të diktuar nga faktet. Ndërkohë, drejtësia greke i kishte lënë të lirë të arrestuarit e 1995-ës, duke i dënuar për posedim dhe transport të thjeshtë të armëve të cilat (gjoja) i kishin blerë nga shqiptarë të panjohur për një arsye të papërcaktuar, duke shmangur lidhjen me MAVI-n – ndryshe nga avokati i tyre, Filoklis Asimakis, i cili pak ditë më parë i dha “Eleftheri Ora” (04.01.2001) versionin e tij të veprimit të “fëmijëve të MAVI”, por edhe ish-liderit të Antiterrorizmit, Ioannis Papadakis, i cili pretendonte në televizion për “shpërbërjen e organizatës” në një mënyrë që “mbronte në një farë mënyre interesat kombëtare” (shih O Ios, “Zbulime me kalim kohe për MAVI”, “Eleftherotypia”, 12.11.1999, https: //shortturl .at/evARk). Në vend të panikut të tyre të njohur, raportet e së hënës 15/1/2001, veçanërisht në gazetat e djathta, u përshtatën kështu në vijën kombëtare, sipas së cilës veprimi i MAVI-t duhej të vihej në dyshim në rastin më të mirë.

“Policia po shikon mundësinë e provokimit”. “Dhe kjo sepse në momentin e sulmit, në tavernë po bëhej prerja e byrekut të komunitetit vorioepirot. Të panjohurit, të cilët sipas vlerësimeve të para ishin shqiptarë, hodhën një granatë të tipit mbrojtës në hyrje të dyqanit dhe telefonata e MAVI-t “po shqyrtohet nga policia me rezerva për vërtetësinë e saj”. Të njëjtin argument, se autorët e një sulmi ndaj vorio-epirotëve mund të ishin vetëm shqiptarët, u parashtrua nga “Vradini”, me pseudonimin “Chora” (që kishte nderin të merrte telefonatën e diskutueshme) që pyeste në titull: “ Sulm terrorist nga MAVI apo provokime?” Më i detajuar ishte raportimi i Giorgos Karaivaz në “Eleuthero Tipo”, sipas të cilit “oficerët e policisë Antiterror që ndërmorën hetimet për zbardhjen e bombës vlerësojnë se qëllimi i autorëve ishte të bënin zhurmë dhe asgjë më shumë. Sa i përket MAVI-t, ata kanë lënë të hapur mundësinë që marrja e përgjegjësisë të jetë bërë për qëllime provokuese, por pa e përjashtuar kategorikisht edhe këtë version. Hetimet pritet të ecin në të gjitha drejtimet, deri tek organizatat e mundshme ilegale”.

Kështu, ky interpretim nacionalist në përgjithësi injoroi një sërë elementesh të dukshme të çështjes. Fakti p.sh. se gazeta “Romiosyni”, shprehje e asaj pjese të minoritetit grek që dëshironte bashkëjetesën e qetë me pjesën tjetër të shoqërisë shqiptare nëpërmjet bashkëpunimit me Partinë Socialiste atje, ishte në përballje të hapur me bashkimet nacionaliste të veriut, minoritetin etnocentrik. Organizata “Omonoia” dhe partia “Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut” (në të cilën marrin pjesë edhe organizata të sllavomaqedonasve, vllehëve, serbëve, malazezëve dhe romëve). Ose fakti që deputeti socialist Vangjel Tavos mblodhi urrejtjen e nacionalistëve grekë pas fitores së tij elektorale në 1997 në kurriz të paraardhësit të tij (dhe liderit të “Omonoia”) Vangjel Dule me 56.8% kundrejt 29.8% që do të përsëritej në zgjedhjet e ardhshme në verën e vitit 2001 me një përqindje 54,4% kundrejt 26,7% (Lambros Baltsiotis, “Greeks and potencial Greeks. Minority of Albania after the Cold Ëar”, Janinë 2020, f.289- 290 & 326).

Në të vetmen referencë përkatëse që gjetëm në botimet e ditës (“El. Typos”, 15/1), bazuar në informacionet e drejtuesve të “Omonoia”, përvijohen “të pranishëm në ngjarjen e djeshme” vëllezërit Vangjel dhe Grigori Tavo p.sh. si organe të “qarqeve antihelenike” që “promovojnë si një zgjidhje të dobishme për minoritetin grek shprehjen e tij politike nëpërmjet partive që tashmë ekzistojnë” (në krahasim me “Omonoia” që “shpreh vullnetin e Vorio Epirit për vetëdashje dhe shprehje politike autonome”). Për MAVI-n, megjithatë, drejtuesit e intervistuar janë kujdesur të deklarojnë se “injorojnë çdo ekzistencë të organizatës”.

Hedhja e granatës në Peristeri, sqaron autori, “ishte një goditje nga MAVI, me qëllim shfarosjen e deputetit “tradhtar” Vengjel Tavo. Këtë ma ka rrëfyer një drejtues i organizatës, i cili pretendon se ka marrë pjesë në episodet Peshkëpi dhe Logos [vrasja e vitit 1994 dhe arrestimi i grupit i vitit 1995]. E takova në një kafene të Universitetit, të nesërmen e Vitit të Ri 2009. Ai erdhi në takim i vendosur për të biseduar. Ai këmbënguli që të mos ia shkruaja emrin, sepse sot është fort aktiv në Athinë për çështjet e minoriteteve dhe në Shqipëri është person non grata. Le ta quajmë paraprakisht Fanis” (f.130-1).

Le të shohim tani saktësisht se si “Phanis” e përshkruan ngjarjen. Sipas rrëfimit të tij, qëllimi fillestar i organizatës ishte thjesht vrastar duke synuar “armikun brenda” brenda pakicës, megjithatë, mundësia që të tjerët të goditeshin së bashku me “tradhtarët” duke u shfarosur, me komunikim të dukshëm dhe pasoja të tjera; përfundimisht kufizoi veprimin e tyre bombastik në një shfaqje force pa gjak – por thjesht terroriste:

“Aksionet në Peshkëpi dhe në Logos kanë qenë tonat, të MAVI-t. Goditëm edhe një granatë tjetër në Athinë, në Peristeri, në një tavernë ku po fliste deputeti tradhtar grek i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Vangjel Tavo. Ka qenë vetë veprimi ynë për të cilin po marrim përgjegjësinë për herë të parë me këtë që po ju them” (f.131).

“Aty ishin mbledhur rreth dyqind njerëz. Ne hodhëm një granatë në hyrje e cila shpërtheu. Plani ynë ishte ta hidhnim brenda për të pastruar disa tradhtarë, por ne u tërhoqëm kur pamë se kishte shumë fëmijë në tavernë me prindërit e tyre.

− Nëse e kuptova mirë, objektivi juaj përfshinte grekët e minoritetit?

– Pikërisht. Ne kishim vendosur që fillimisht të ekzekutonim tradhtarët e helenizmit, pra ata që bashkëpunuan me regjimin shqiptar dhe më pas të goditnim kampet [shqiptare]. Megjithatë, ne ishim në humbje se kë të godisnim më parë, pasi nuk ishim të sigurt për shkallën e dëmit që po i bënim minoritetit.

Ishte objektiv deputeti Tavo?

– Po, një nga të parët në fakt.

Pse nuk morët përgjegjësinë për këtë veprim?

– Ne kishim përgatitur një proklamatë, por kishte mosmarrëveshje të brendshme në organizatë, të cilat nuk mund t’jua zbuloj dhe kështu.

Çfarë ndodhi me MAVI-n?

− Nuk veproi më, nuk kishte më goditje. Nuk mund të them më shumë” (f.135-6).

Sipas “Fani”, MAVI filloi të aktivizohej në vitin 1993 dhe përbëhej nga njëzet “luftëtarë” (f.136), të stërvitur ushtarakisht nga shërbimet greke: “Unë dhe disa nga të tjerët, që morëm pjesë në operacionet e Peshkëpisë dhe Longou, ishim stërvitur për gjashtë muaj në Qipro. Stërvitja u zhvillua në Stavrovouni, ku ishte vendosur skuadrilja e 33 komando dhe në krye ishte një major grek. Stërvitja ishte shumë e ashpër. Ne ishim të stërvitur për luftë joortodokse, në armë, eksplozivë, madje kemi rënë nga një helikopter”. Ato u dërguan në Qipro nga “Fondacioni Kombëtar për Pritjen dhe Rehabilitimin e Grekëve Homogjenë të Kthyer” (EIYAPOE), një shërbim publik i themeluar në 1990 nga Mitsotakis dhe Samaras (dhe u mbyll në 2002 nën Simitis) me ish-presidentin (1983- 1993) dhe në vijim (2003-2006) Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Qipros, George Iakovou.

“EIYAPOE funksiononte si mbulesë: me pretekstin e trajnimit të mërgimtarëve nga minoriteti grek në Shqipëri në profesione të ndryshme, si elektricistë, hidraulikë, etj., transportonte në Qipro më shumë se dyqind të rinj, mes të cilëve edhe unë, me qëllim. , kur të mësonim artin, të ktheheshim të jetonim në Shqipëri. Gjatë rrugës na zgjodhën pesëdhjetë patriotët më të ndërgjegjshëm dhe na drejtonte një major grek. Qëllimi ishte të stërviteshim mirë me armë që kur të vinte koha të ishim gati të luftonim për “çlirimin e Vorio Epirit”. Na thanë edhe se po të jetë nevoja do të formojmë një repart të posaçëm që do të luftojë për dëbimin e turqve nga Qipro” (f.136).

Qëllimi i operacionit të vitit 1995 që rezultoi me arrestimin e shtatë “luftëtarëve” në kufirin greko-shqiptar, shpjegon “Fanis”, ishte përsëritja e operacionit të armatosur të një viti më parë, sipas tij, “shumica; nga anëtarët që morën pjesë në Longo, ishim edhe në Peshkëpi”. Ishte përgatitur edhe një njoftim përkatës i cili natyrisht nuk arriti të dërgohej, pasi ekspedita e tyre e dytë pati përfundimin e njohur -katastrofik për organizimin- (f.133-4).

Stërvitjen ushtarake të MAVI-t në Qipro nga Skuadrilja e 33-të Sulmuese i konfirmoi autorit edhe i dyti nga të arrestuarit në vitin 1995, i cili foli me të (fq.142), emri i të cilit përmendej në ditët e çmontimit i MAVI-t” dhe që tani banonte në ndonjë qytet provincial (f.140). Ai i tregoi Stavros Tsima se së bashku me një anëtar tjetër të organizatës ishin dërguar, si gazetarë të dyshuar, për të vrarë Vangjel Tavon brenda shtëpisë së tij gjatë një interviste që po u jepte, por ata u ngritën dhe u larguan kur ai “u përgjigj në telefon urdhrit nga ndonjë person, politik, ushtarak, nuk ka rëndësi, për të mos kryer vrasjen” (f.140-1). Sipas këtij burimi të dytë, dy nga shtatë të arrestuarit në 1995 në kufirin greko-shqiptar “ishin anëtarë të EYP” (f.141). Por “Fanisi” do të mbështesë edhe në rrëfimin e tij, se “dy gra të MAVI-t jetonin në një banesë në Kolonaki, që në fakt i përkiste EYP-së” (f.137).

Identifikimi i “Fanis”

Po kush është ky “Fanisi”, që i ka rrëfyer të gjitha sa më sipër gazetarit të dalluar në vitin 2009? Këtë na e zbulon pa dashur kur rrëfen arrestimin e tij dhe të shokëve të tij në vitin 1995:

“Kishim dy makina, një fuoristradë dhe një tjetër, në të cilat i fshehëm armët. Na bënë shenjë të ndalonim, por ne i shpërfillëm. Pak para se të mbërrinim në Delvinë, ne goditëm një bllokadë. […] Dy oficerë policie na u afruan me armë të tërhequr dhe katër të tjerë ishin më mbrapa për t’u mbuluar. […] Njëri prej nesh, pasagjeri i IX-së, i kapi pistoletën njërit prej policëve me shpejtësi dhe unë, në sediljen e pasme, bëj gati menjëherë kallashnikovin” (f.132).

Le të vijmë tani te procesverbalet zyrtare të gjykimit në shkallë të parë të “MAVI” (siç i quajti avokati i tyre) ??në shkurt të vitit 1997. Sipas dëshmisë së dëshmitarëve të prokurorisë dhe faljeve të vetë të pandehurve, ky i fundit ra në duar të policisë greke ELAS teksa po lëviznin në mes të natës në kufirin greko-shqiptar me dy automjete. Sipas deklaratave të punonjësve të policisë që i arrestuan, armët e grupit u gjetën në I.X. (fq.22, 24, 26 & 27) e cila drejtohej nga oficeri rezervë George Anastasoulis. “I thashë I.X. Alt dhe Anastasoulis kur doli tha jemi kolegë” dëshmoi në mënyrë karakteristike polici I.P. “Pashë një letërnjoftim ushtarak. Kontrolluam dhe pamë që kishin gjashtë kallashnikovë dhe dy pistoleta. Plumbat ishin në karikatorë. […]. Nuk kërkuam asgjë. Kemi qenë dy apo tre vetë, kemi parë edhe armët. […] Në makinën tjetër furgon kishin uniforma ushtarake” (f.24). Këto detaje janë konfirmuar nga kolegu i H.T.: “Në orën 2 të mëngjesit bëmë bllokim dhe fillimisht furgoni ndaloi. I akuzuari i parë Anastasoulis na tha se ishte ushtarak, na tregoi një letërnjoftim dhe tha se kishte armë që janë të tijat. Ata ishin tre dhe ne dy” (f.27).

Identiteti i tre pasagjerëve në furgonin ku dyshohet se ka pasur armë zbulohet nga fjala e shoferit të tij, i cili u përpoq të lirojë pasagjerët e tij nga çdo përgjegjësi për armët (të cilat, siç pretendoi ai, i kishte gjetur vetë pak më parë duke ecur në pyll): “Rrugës kthimit mora Koutoulas dhe Beleri ishte me mua, por nuk u thashë asgjë [për armët]. Duke ditur që janë minoritarë grekë dhe janë të ndjeshëm ndaj çështjeve të tilla, nuk u thashë asgjë që të mos trembeshin. Mendova se ishte më mirë të mos e them. Nuk e dija si do të reagonin” (f.48). Për sistemimin e tre pasagjerëve brenda furgonit, Beleri po ashtu zbuloi më shumë kur kërkoi falje: “Filluam të ktheheshim. Hyra në makinën e Anastasoulis sepse kisha ftohtë. Isha ulur mbrapa dhe papritmas një makinë po na ndiqte me dritat e fikur. […]. Ne ndaluam dhe disa njerëz erdhën me armë…(f. 62-63).

Mjafton një krahasim i thjeshtë i këtyre faljeve dhe deklaratave me rrëfimin e “Fanisit” për të identifikuar kush ishin personat në atë furgon të mbushur me armë, pa më të voglin dyshim. “Fanisi” tha se ai që ishte një nga tre pasagjerët e furgonit dhe që ishte ulur në sediljen e pasme, nuk është askush tjetër veçse eurodeputeti aktual i Demokracisë së Re, Fredi Beleri.

Fundi i historisë

Vitet kaluan. MAVI hyri gjithashtu në histori – me fansat e vet që ishin kryesisht ekstremistët grekë, siç tregoi rasti i Konstantinos Katsifas në 2018. Fredi Beleri studioi në vitet 2000 në Panteio me një bursë të Ministrisë së Jashtme greke dhe në vitin 2014, njëzet vjet pas Ipeshkvisë, jetoi në Himarë si biznesmen në fushën e turizmit. Në vitin 2015, ai kandidoi për kryetar bashkie, me mbështetje ndërpartiake nga Greqia, duke marrë vetëm 27.3% të votave dhe duke humbur përballë Jorgo Goros të PS.

Në vitin 2019, autoritetet shqiptare e ndaluan rikandidimin e tij duke përmendur disa dënime të mëparshme gjyqësore të tij (Baltsiotis, op. f. 228-30). Në dhjetor 2022, ai mirëpriti me ceremoni Kyriakos Mitsotakis si kreu lokal i “Omonias” dhe në 2023 u zgjodh me ceremoni kryetar bashkie me mbështetjen jo vetëm të minoritarëve, por edhe të Partisë Demokratike të të djathtë. Kjo parti drejtohet nga Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë në kohën e aksionit të armatosur të MAVI-s. Megjithatë, siç dihet, zgjedhja e tij si kryetar bashkie u pezullua dhe u burgos për disa muaj me akuzën (tepër problematike) të blerjes së votës. Shteti shqiptar nuk e harroi se kush ishte Beleri.

Për një ironi djallëzore të fatit, fitues i zgjedhjeve bashkiake të gushtit në Himarë, me 58,6% fitoi kandidati i socialistëve, Vangjel Tavo. “Tradhtari”, thënë ndryshe, që sipas “Fanis” ishte objektivi kryesor i atij sulmi me bombë nga MAVI njëzet e tre vjet më parë në Peristeri.