Mediat serbe: Vuçiç do të shpallë nesër okupimin e Veriut të Kosovës!

Mediat serbe raportojnë se presidenti Aleksandar Vuçiç nesër (e premte) në orën 18.00 do t’i drejtohet popullit përmes një konference të konsideruar “urgjente”.

Dy ditë më parë Vuçiç deklaroi se brenda 72 orëve do t’i prezantojë publikut kërkesat dhe hapat e mëtejshëm të Serbisë lidhur me zhvillimet në veriun e Kosovës.

E përditshmja serbe, Danas raporton se “në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të Veriut të Kosovës” me preteksin se “atje po vuan popullsia civile serbe”.

Deklaratat kërcënuese nga Serbia u intensifikuan pasi qeveria e Kosovës mbylli më 30 gusht pesë institucione paralele serbe në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe –pasi ato vepronin në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Në institucionet e mbyllura nga autoritetet e Kosovës, më 30 gusht, janë: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.

Në Kosovë ekzistojnë komuna, sipërmarrje publike, kopshte fëmijësh, shkolla fillore e të mesme, dhe universitete publike që financohen drejtpërdrejt prej Qeverisë së Serbisë, dhe gjenden nëpër qytetet ku jetojnë serbët.

Sipas ligjeve të Kosovës, këto institucione janë ilegale. Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për mbyllje të strukturave paralele serbe prej vitit 2013, mirëpo ajo nuk është zbatuar plotësisht.

Për Vuçiç, “mbyllja e institucioneve paralele serbe në Veri është veprim ilegal dhe kriminal i Albin Kurtit”. Ai tha se vendimet e qeverisë së Kosoës janë dënuar edhe nga vendet e QUINT-it./Danas

E papritur! Alban Dudushi shtrohet në spital, probleme shëndetësore gjatë emisionit

Moderatori dhe gazetari i njohur Alban Dudushi ka përjetuar një problem shëndetësor mbrëmjen e të hënës, menjëherë pas përfundimit të emisionit të tij në RTSH.

Sipas “Revista Class”, u desh ndërhyrja e menjëhershme mjekësore dhe ai është dërguar me ambulancë në spital, ku ka marrë kujdesin e nevojshëm nga specialistët.

Fatmirësisht, nuk bëhet fjalë për ndonjë problem serioz.

Duke qenë se Albani ka qenë i shtruar në spital, ka anuluar edhe transmetimin e emisionit të martën dhe të mërkurën.

Deri më tani, ai vetë nuk ka bërë asnjë reagim publik në lidhje me këtë situatë.

26 vite pa Azemin/ Rudina Hajdari ndan foton e vjetër me të atin dhe bën përshkrimin prekës

Rudina Hajdari ka përkujtuar sot të atin, Azem Hajdari në 26 vjetorin e vdekjes. Ajo ka publikuar një foto të hershme të familjes, duke shkruar: “Uroj që të na shohësh nga lart dhe të jesh krenar për ne.”

“Për 26 vite kjo ditë më ka pritur me të njëjtën rutinë: duke shkuar te memoriali, varrezat, dhe duke u takuar me të afërmit dhe miqtë e tu. Sot, në vend të kësaj, vendosa ta përcjell mbesën tënde në shkollë.

Dhe m’u kujtua se ti nuk do të kesh mundësinë t’ia prekësh dorën Sihanës, mbesës tënde, për të cilën shpesh më thonë se ngjan me gjyshin e saj. Sa shumë do ta doje, e imagjinoj. Më ka marrë shumë malli, babi. Uroj që të na shohësh nga lart dhe të jesh krenar për ne.”- ka shkruar Rudina krahas fotos.

“Ndaj Berishës, k*im kundër njerëzimit”/ Gazetari shpërthen ndaj SPAK: Si mund të mbash një 80 vjeçar nën arrest?

Gazetari Bled Koka, i ftuar në Top Story, pas paraqitjes së kryetarit të PD, Sali Berisha në ambientet e SPAK, aty ku iu komunikua akuza, tha se duhet të ngrihen dyshime mbi Prokurorinë e Posaçme, mbi mënyrën se si po e trajton këtë çësthje.

Ai u shpreh se ndaj Berishës po bëhet një krim kundër njerëzimit, kjo sepse ai është i moshuar thotë gazetari dhe edhe nëse dënohet me burg, nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli.

“4 vite ka zgjatur hetimi për Berishën. Krim kundër njerëzimit, të mbash një 80-vjeçar në arrest shtëpie. Këtu ka pikëpyetje, mos po i shërben politikës. Për mua SPAK ka dështuar. Është bërë gjyqi edhe për ‘21 janarin dhe Gerdecin, rekordet janë aty.

Berisha akuzoj për korrupsion pasiv, sot pas 4 vitesh akuzohet sërish për korrupsion. Edhe sikur ta dënojnë, Berisha nuk do bëjë asnjë ditë burg për shkak të moshës. Narrativa është ngritur që po i bëjmë gjyqin Berishës. Sot janë 50% të kënaqur, 50%.

SPAK nga organ akuze, ka përfundëuar në organ të akuzuar, ky duhet të jetë shqetësimi”, u shpreh gazetari.

Këmbimi valutor, 12 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 90 lekë dhe do shitet me 91 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.4 lekë dhe do shitet me 100 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105.4 lekë dhe do shitet me 106.4 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.4 lekë dhe do shitet me 118.4 lekë.

“Na mori 1 mijë euro, djali v* iq”/ Denoncim i ri për mjeken e Onkologjikut që kishte “merak” fotot! (Video)

Çdo ditë e më shumë po del në dritë trajtimi si klientë i pacientëve me kancer nga mjekët e Onkologjikut. Muka ishte një nga pacientët e mjekes Alketa Pere.

Ai humbi jetën në Francë onkologjik. E ëma, kujton me detaje përplasjet me mjeken, që disa vite pas vdekjes së djalit, e pa në ekrane të shndërrohej kryelajm.

“Kur kam parë atë doktoreshën aty që thoshte më kanë sjellë një tufë me lule apo më kanë dhënë 10 mijë lekë, unë kam një motër, motra ime vinte përditë, Jdo tre ditë takonte doktoreshën të xhepi i saj i futeshin 100 mijë lekë 200 mijë lekë sepse mjekja nuk vinte në katin e tretë që ta shikonte Florenc Mukën që po luftonte me jetën. Kur vinte motra ime që e takonte i fuste lekët te xhepi, e vetëm atëherë ajo vinte lart, vetëm nga motra ime ajo ka marrë më shumë se 1 mijë euro. Të lutem doktoresha të lutem dhe ajo nuk ka mëshirë, ajo është një nënë që thoshte të hidhem nga kati i katërt, ajo të mos dalë të bëjë viktimën, jo nga kati i katërt por nga 15 katëshi asaj nuk i bën gjë më dobi se ka mbytur shumë njerëz me duar te veta”, u shpreh Bukuria, nëna e pacientit./InsideStory

VIDEO

‘Ia dolëm’! Qeveria pranon t’u ndërtojë hyrje dalje në autostradën Thumanë-Kashar, banorët ndërpresin protestat

Banorët e Krujës, Fushë Krujës dhe Thumanës kanë njoftuar ndërprerjen e protestave për një periudhë 15 ditore, pas një dakordësie në parim me qeverinë.

Siç raportohet, qeveria ka rënë dakord me banorët për të ndërtuar një hyrje dalje në autostradën e re, duke u shmangur atyre rrugën e gjatë dhe të vjetër në zonat e tyre.

Përgjatë aksit Thumanë-Kashar, që prej hapjes këtë verë, nuk ka pasur asnjë hyrje-dalje, duke detyruar rreth 85 mijë banorët e zonave përreth të përshkojnë rrugën deri te rrethrrotullimi i Rinasit, për t’u kthyer në shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Sabah Sheta, një prej banorëve të Krujës, si dhe organizator i protestave në aksin Thumanë-Kashar ka njoftuar në rrjetet sociale ndërprerjen e protestave.

“Sot është një ditë e shënuar për banorët e Bashkisë Krujë. E tillë u kthye fal bashkërezistencës me vëllezërit të mi nga Kruja, Fushë -Kruja Nikla, Cudhia, Bubqi dhe Thumana.

Pas një takimi që patëm si përfaqësi e qytetarëve të Krujës me zv.kryeministren dhe ministren e Transporteve Belinda Balluku prej saj në emër të qeverisë u pranua kërkesa jonë e drejtë dhe legjitime për të patur akses në rrugën Thumanë-Kashar. U bë e mundur që qeveria shqiptare të tërhiqet nga izolimi që i bënë mijëra bizneseve dhe 85 mijë banorëve të Krujës”, njofton Sabah Sheta, i cili është kryetar i degës së Demokratëve Euroatlantikë për Krujën.

Në vijim ai shprehet se ky vendim nuk është lëmoshë dhe dhuratë për ne, por një e drejtë e mohuar nga ekzekutivi, dhe e fituar nga qytetarët pas protestave sistematike, rezistencës së qytetarëve.

“Premtimi që i bëmë njëri-tjetrin për të mos bërë asnjë hap pas, ajo që na mundësoi uljen në tavolinë sot me znj.Balluku, prej së cilës morëm premtimin që qytetarëve të Bashkisë Krujë do tu kthehet ajo që kishin; akesin (hyrje dhe dalje) në rrugën e re Thumanë-Kashar.

Veç falënderimit për secilin që na jeni bashkuar në çdo protestë, kam një mirënjohje për atë çfarë bëtë duke lënë punët tuaja të përditshme për të iu bashkuar kësaj kauze.

Të nderuar vëllezër! Pa ju nuk do ta kishim të mundur të korrnim këtë fitore. NE e kishim bërë të qartë që nuk do të tërhiqeshim, ata e dëgjuan me zë dhe figurë, e panë përmes akteve tona, ndaj sot ishte ministrja e Transporteve Balluku që “vrau” indiferencën duke i kushtuar vëmendje këtij problemi që për në shkaktonte kosto sociale dhe ekonomike sepse Kruja është dhe një zonë turistike dhe historike.

Duke vlerësuar premtimin dhe vendimin e Ministrisë së Transporteve për t’u tërhequr nga qëndrimi fillestar dhe kokëfortë i tyre dhe dhënien e zgjidhjes, duke iu dhënë qytetarëve të Krujës mundësinë të hynë dhe dalin në aksin e rrugës Thumanë-Kashar, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta përshëndesim këtë qëndrim dhe pse të vonuar, por ndërkohë do ta monitorojmë zbatimin e tij.

Vëllezër edhe njëherë FALEMINDERIT dhe MIRËNJOHJE për secilin! BASHKË ia DOLËM!”, shprehet Sheta.

Flet υ. ajza sh qiρtαre e Ιidhυr me ρΙakun e ma rtυar: Më mban më mirë se b. υrri

Nisa nje marredhenie in.time me një burrë, por gruaja e tij pastaj edhe bashkëshorti im na e zbuluan sekretin. Por edhe pse ka ndodhur kjo, une nuk mund ta heq të dashurin nga mendja, edhe pse është në moshë me babanë tim.

Kështu e nis një 31-vjeçare letrën për psikologen. Ajo ka treguar se me bashkëshortin e saj ka një vajzë 5-vjeçare. 

“Burri im duket se është i fokusuar te puna gjatë gjithë kohës. Mendoj se ajo çfarë unë doja ishte që të kisha dikë që të kujdesej për mua dhe të merrja pak dashuri.

E takova këtë burrin në moshë jashtë shkollës së vajzës. Ai po merrte nipin e tij i cili është në moshën e bijës sime”, nis kështu rrëfimin 31-vjeçarja.

“Nisëm duke folur dhe ai ishte shumë i dashur. Edhe të nesërmen folëm me njëri-tjetrin, por nuk e mbyllëm bisedën tonë pasi erdhën fëmijët dhe kërkuan vëmendjen. Si pasojë ai me tha që të takoheshim ditën tjetër, por para se të shkonin te shkolla.

Lokali që vendosëm të shkonim ishte mbyllur, e për këtë shkuam te shtëpia e tij. Bashkëshortja e tij ishte në punë. Kur më tha se gruaja e tij ishte 53 vjeçe unë u shokova, pasi edhe ai ishte në moshë. Nga pamja duket i ri dhe është i mbajtur pasi shkon çdo ditë në palestër”, vijon letrën ajo.

“Që ditën e parë që shkuam te shtëpia e tij, ne u puthëm dhe ishte me të vërtetë shumë pasiononte. Menaxhova që të ndalonim aty, por nga mendja nuk e largoja dot, e si pasojë ditën tjetër përfunduam duke bërë s.eks.

Ai ishte i mrekullueshëm dhe e shijova më shumë se me bashkëshortin tim apo të dashurit e mi të mëparshëm. Kjo ndodhi për disa muaj, derisa një ditë u largova me nxitim nga shtëpia e tij dhe harrova vathët në shtrat.

Sigurisht që gruaja e tij i gjeti dhe e ka bërë që t’i tregonte se çfarë po ndodhte. Më pas ajo i ka shkruar burrit tim në “Fac’ebook”.

Ky i fundit do që ne të mos ndahemi, pasi edhe ai ka patur një lidhje jashtëmartesore me një kolege të tij. Por unë dua që të takohem me të dashurin tim, pasi ai më jep kënaq.

U raportua mbi ndarjen e Romeos me Heidin, àktori bëhet ‘i gjaIIë’, publikon foto nga vendi ku…

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci krijuan një romancë brenda në ‘Big Brother VIP Albania”, por në këtë periudhë po flitet se çifti po përballën me krizë në marrëdhënien e tyre. Edhe pse nuk ka pasur reagime nga asnjëra palë, por mesa duke Heidi dhe Romeo kanë filluar punën në profesionet e tyre.

Veshaj tregon se po kujdeset për linjën e tij trupore teksa gjendet në palestër. Për gjatë qëndrimit në ‘BBVA’ Romeo kishte treguar se kishte shkuar shumë pak në palestër.

V. αjza nga Tirana në haΙΙ të mαdh: I fe juari vjen dhe në sγ të ρrindërve më….

Nje vajze nga Tirana duket se po ndihet shume keq pasi i fejuari i saj ben nje sjellje aspak te hijshme ne sy te prinderve te saj.

Përshëndetje psikologe Ervisa! Unë quhem Ersa dhe ndihem shumë në siklet pasi i fejuari im sa herë vjen në shtëpinë time më puth në sy të prindërve. Më vjen shumë zor nga kjo sjellje, por s’di si t’i them që të mos e bëj më, pasi atij i duket mëse normale.

-Ersa të falenderoj shumë që na ke shkruar dhe që je një lexuese e kësaj rubrike.

E kuptoj situatën tënde dhe sikletin që përjeton për shkak të natyrës ekspresive të të fejuarit tënd. Mendoj se kjo sjellje buron nga mënyra se si ai është rritur dhe karakteristikat e personalitetit që ka.

Ne jemi të ndryshëm dhe si pasojë edhe emocionet apo ndjenjat tona i shprehim ndryshe. Dikush është më i ndrojtur dikush më i çlirët, dikush është rritur në një familje ku situata të tilla janë të palejueshme madje edhe ndëshkohen, e për dikë tjetër këto lloj sjelljesh janë krejt të zakonshme.

Në rastin tuaj duket se ka një problem për shkak se ti nuk ndihesh komode me një sjellje të tillë. Besoj që kjo vjen si pasojë e mentalitetit të prindërve të tu ose si pasojë e natyrës tënde të ndrojtur.

Gjithsesi nëse vërtet kjo gjë të bën të ndihesh keq, duhet të tregohesh e hapur me të fejuarin tënd dhe t’ia thuash.

Shpjegoja që ai të kuptojë se pavarësisht se e do shumë dhe ke dëshirë edhe ti ta puthësh nuk do që këtë sjellje ta manifestosh në syrin e prindërve.

Thuaji që edhe ti mendon se nuk ka asgjë të keqe që të putheni, përkundrazi, por jo në prezencë të tyre sepse në këtë rast jo vetëm që nuk e shijon puthjen e tij, por përkundrazi kjo të bën të ndihesh keq. Jam e bindur që ai do të të kuptojë dhe nuk do të të vërë më në siklet.