Brikena ka qenë e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Ish-banorja e “Big Brother” bën deklaratën e FORTË

Ish-banorja e “Big Brother”, Olta Sheta, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka komentuar banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Në një moment, Olta ka bërë një deklaratë të fortë ku ka thënë se Brikena ka qenë e lidhur me një tjetër ish-konkurrent të “Për’puthen”, Atdheun.

Sipas Shetës, në atë kohë Brikena ende nuk ka qenë e njohur, nuk ka qenë Miss.

Megjithatë në një lidhje telefonike, Atdheu ka mohuar lidhjen dhe ka thënë se me Brikenën është takar vetë një herë përmes shokut të tij.

Kujtojmë se Brikena kur ka hyrë në “Big Brother VIP 5” ka deklaruar se nuk ka patur asnjëherë një lidhje dashurie.

Por hyrja e Mateos në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka trazuar pak gjërat, pasi ai ka zbuluar se para disa vitesh kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe janë takuar. Të njëjtën gjë ka thënë edhe Brikena pasi ai u bë pjesë e reality show-t.

Por në një bisedë me një banor, Mateo ka thënë se mes tyre ka patur edhe puthje, gjë për të cilën nuk kanë folur më parë dy banorët.

Groenlanda kërkon negociata kokë më kokë me Uashingtonin: Nuk duam të jemi as danezë, as amerikanë

Në një lëvizje që ka tronditur diplomacinë mes Kopenhagenit dhe Uashingtonit, qeveria autonome e Groenlandës ka kërkuar për herë të parë të negociojë drejtpërdrejt me Shtetet e Bashkuara, pa praninë e Danimarkës.

Ky sinjal tregon se strategjia e Donald Trump për të ndarë Nuuk-un (kryeqytetin e ishullit) nga kontrolli tre-shekullor danez po jep rezultatet e para.

Të pesë partitë politike në parlamentin groenlandez dolën me një njoftim të përbashkët ku deklaruan: “Nuk duam të jemi as amerikanë, as danezë, duam të jemi groenlandezë”.

Megjithatë, ministrja e Jashtme, Vivian Motzfeldt, hodhi dorashkën ndaj Danimarkës duke pyetur publikisht: “Çfarë do të kishte të keqe nëse do të takoheshim me SHBA-të vetëm”?

Oferta amerikane: 100 mijë dollarë për çdo banor

Lëvizja e qeverisë së Nuuk-ut vjen në një moment kritik, kur Uashingtoni ka hedhur në tryezë “karrotën dhe shkopin”. Nga njëra anë, po qarkullon oferta për një kompensim prej 100 mijë dollarësh për secilin nga 57 mijë banorët e ishullit në këmbim të aneksimit, bashkë me premtime për investime masive dhe turizëm.

Nga ana tjetër, Trump ka paralajmëruar se do ta marrë Groenlandën “me të mirë ose me të keqe”, duke mos përjashtuar as presionin ushtarak.

“Divide et Impera” – Përçarja mes Nuuk-ut dhe Kopenhagenit

Për Danimarkën, ky është një makth kushtetues, pasi Kopenhageni është zyrtarisht përgjegjëse për politikën e jashtme të ishullit. Megjithatë, opozita groenlandeze po bën thirrje të hapur: “Lini Groenlandën të flasë vetë me Amerikën”.

Javën e ardhshme pritet një takim trilateral ku Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, do të takohet me homologet nga Groenlanda dhe Danimarka.

SHBA-të po përdorin parimin e vjetër latin “Divide et Impera” (Përçaj dhe sundo), duke shfrytëzuar dëshirën e groenlandezëve për pavarësi ekonomike nga fondet e Danimarkës dhe BE-së, për t’i joshur drejt një aleance (ose shitjeje) përfundimtare me Uashingtonin.

Thomas Strakosha nuk fshihet: E respektoj Greqinë, por jam shqiptar nga Himara

Thomas Strakosha nuk fshihet, përkundrazi. Ai e thotë me krenari se është një shqiptar nga Himara.

I lindur dhe rritur në Athinë, ai pranon se shumë shqiptarë e fshehin origjinën e tyre.

“Takoj shpesh fëmijë në Akademinë e AEK. Ata vijnë më takojnë dhe më thonë se janë shqiptar. Kjo më bën krenar. Unë e respektoj Greqinë, origjina ime është nga Himara dhe unë jam krenar që jam shqiptar” – tha për Athletico.gr portieri kuqezi.

Në podcast-in ku mori pjesë u fol edhe për babain, Foto Strakosha, në gjurmët e të cilit po ecën edhe Thomasi 30-vjeçar.

Hapat e parë ai i hodhi te APOEL (në Nicosia) për të vazhduar te Panionios (në Athinë) dhe Lazio (në Romë).

Pikërisht te kryeqytetasit në Apenine, Strakosha debutoi si profesionist. Pas 9 viteve në Serie A, u transferua te Brentford në Angli.

U kthye në vendlindje në vitin 2024 ku firmosi për AEK në Athinë, aty ku luan edhe sot.

Aktualisht, Thomas Strakosha është një ndër 5 portierët më të suksesshëm në 15 kampionatet kryesore.

Ai e ka ruajtur portën të paprekur në 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet në vitin kalendarik

SHIKO VIDEON KËTU

Turqia synon t’i bashkohet aleancës mes Arabisë dhe Pakistanit: Pse pakti ushtarak ka rëndësi të madhe

Ankaraja po negocion hyrjen në paktin e sigurisë që parashikon reagim të përbashkët ndaj çdo agresioni

Turqia po synon t’i bashkohet një marrëveshjeje mbrojtjeje të nënshkruar mes Arabisë Saudite dhe Pakistanit, duke krijuar potencialisht një bosht të ri sigurie me ndikim në Azinë Jugore, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, raporton Bloomberg, duke cituar burime me dijeni për çështjen.

Marrëveshja, e nënshkruar fillimisht në shtator mes Riadit dhe Islamabadit, parashikon që çdo agresion ndaj njërit prej vendeve anëtare të konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve, një formulë e ngjashme me nenin 5 të NATO-s.

Sipas burimeve, bisedimet për përfshirjen e Turqisë janë në një fazë të avancuar dhe arritja e një marrëveshjeje konsiderohet e mundshme.

Interesat strategjike të Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit po afrohen gjithnjë e më shumë në disa rajone kyçe, duke nxitur bashkëpunim më të ngushtë në fushën e sigurisë.

Ankaraja e sheh këtë marrëveshje edhe si një mënyrë për të forcuar sigurinë dhe aftësinë parandaluese, në një kohë kur ekzistojnë paqartësi mbi besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe angazhimin e presidentit amerikan Donald Trump ndaj NATO-s, aleancë ku Turqia është anëtare.

Sipas analistit Nihat Ali Ozcan, nga instituti kërkimor TEPAV me bazë në Ankara, Arabia Saudite do të sillte kapacitete financiare, Pakistani aftësi bërthamore, raketa balistike dhe fuqi njerëzore, ndërsa Turqia do të kontribuonte me përvojë ushtarake dhe një industri të zhvilluar të mbrojtjes.

E fundit! FRIKË në ajër, rrufeja gòdet avionin në fluturim (Detaje)

Basketbollistët e klubit izraelit të Makabit përjetuan një dramë të vërtetë pas kthimit nga Madridi, ku humbën ndaj vendasve me rezultatin 98-86 të enjten në mbrëmje në kuadër të raundit të 21 të Euroligës.

Sipas raportimeve të mediave izraelite, rreth 20 minuta para uljes, ndërsa avioni ishte mbi det, u godit nga rrufeja.

Rrufeja ndriçoi kabinën dhe impakti u shoqërua me një zhurmë të lartë që shkaktoi panik te pasagjerët.

Piloti reagoi shpejt dhe u përpoq t’i qetësonte pasagjerët, duke u thënë atyre se avioni ishte projektuar për t’i bërë ballë goditjeve të tilla.

Megjithatë, tensioni ishte i dukshëm, derisa tifozët e Makabit, të cilët udhëtonin me ekipin, treguan një reagim të papritur.

Ata filluan të këndonin dhe të brohorisnin, duke inkurajuar ekipin dhe veçanërisht lojtarin Oded Katas, gjë që arriti ta largonte të paktën pak frikën në avion.

Basketbollisti i ri Oren Sahar përshkroi se si dukej gjithçka për portalin izraelit “One”. “Na goditi rrufeja. Avioni filloi të dridhej, gjithçka shkëlqente.

Ishte e frikshme, të gjithë ishim të stresuar. Tani jemi të qetë, mbërritëm shëndoshë e mirë”, tha Sahar/SOT

Robert Ndrenika feston ditëlindjen!

Sot feston 84-vjetorin e lindjes një nga figurat më të ndritura të artit shqiptar, “Artisti i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”, Robert Ndrenika. Me një portret të dashur, zë të veçantë dhe aftësinë për t’u shkrirë plotësisht në çdo rol, Ndrenika mbetet një nga mjeshtrit më të mëdhenj të fjalës dhe interpretimit në historinë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

Karriera e tij shumëdimensionale pasqyron një botë të pasur shpirtërore dhe artistike. Qoftë në role dramatike apo komike, Ndrenika ka ditur të krijojë karaktere të paharrueshme, duke e kthyer çdo interpretim në një përvojë të veçantë për publikun. Jo vetëm rolet, por edhe filmat ku ai ka luajtur janë shndërruar në pjesë të pandashme të memories kulturore shqiptare.

Robert Ndrenika lindi në Tiranë më 10 janar 1942. Talenti i tij u shfaq që herët, kur nisi të aktivizohej në Shtëpinë e Pionierit, duke kultivuar pasionin për teatrin. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, ai studioi aktrim në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu” gjatë viteve 1960–1964.

Më pas, karriera e tij artistike vijoi në Teatrin “Skampa” të Elbasanit, në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve dhe në Teatrin Kombëtar, ku interpretoi deri në daljen në pension. Në kinematografi ka lënë gjurmë me mbi 30 filma, mes tyre “Kapedani”, “I teti në bronz”, “Koncert në vitin 1936” dhe “Mësonjtorja”.

Në vitin 2012, Presidenti Bamir Topi i akordoi titullin e lartë “Nder i Kombit”, duke kurorëzuar një jetë të tërë në shërbim të artit dhe kulturës shqiptare.

Aleksandër Frangaj përdor Myrto Uzunin për të pastruar para? Cfarë fshihet pas hotelit miliona eurosh

“Metodë e re pastrimi lekësh: Çunat e kombëtares”,-shkruanin banorët e vjetër të Palasës në lajmet e bujshme të një jave rresht të TV Klan se futbollisti i kombëtares Myrto Uzuni ka blerë një hotel në Palasë të Vlorës.

Nisur nga komedianët (të kthyer më pas në kryebashkiakë e investitorë strategjikë e kandidatë për politikanë) emrat e të cilëve njihen fare mirë nga shqiptarët, populli shqiptar është realisht i zgjuar kur vjen puna për të zbërthyer skema të pastrimit të parave nga oligarkët, sepse të rekrutuarit e rinj të skemave të pasurive të shumta janë ata që kanë respektin e popullit.

Kjo është metoda e re e kamuflimit të parave të të pasurve të shqipërisë, dhe janë aq të spikatura sa askush nuk dyshon në paratë e pastra të çunave të kombëtares, të shitura si transaksione që shoqërohen edhe me duartokitje për arritjet e futbolliatëve shqiptare që i kanë bërë “lekët me djersë”.

Televizioni i Sandër Frangajt ka trumpetuar këtë “blerje” për një javë rresht dhe jo më kot. Hoteli është i djalit të tezes së Sandër Frangajt, Ervin Celaj. Ky i fundit ia kishte kamufluar me kohë Albi Shytit në letra e tani po e pastron hotelin në Palasë në emrin e Uzunit duke e shitur si transaksion.

Hoteli me kapital 10 MLN Lekë, ka një investim prej miliona eurosh në një zonë si Palasa.
Celaj, kushëriri i Sandrit ka qenë drejtues prej 3 vitesh i Departamentit të Mbikqyrjes për piraterinë në AMA dhe ka lejuar dhjetëra kabllorë të zhvillonin aktivitet të paligjshëm në të gjithë Shqipërinë për interes të TV Klan.
Kunati Erion Gina ka qenë ai që ka shtrënguar duart e ka dalë në foto me Uzunin për të “finalizuar” kamuflimin. Gina njihet si “punëmbaruari” i Sandrit, nën emrin e të cilit ka kaluar disa nga pasuritë e shumta.

Duke qenë se në media asgjë nuk bëhet pa arsye, videoja para pak kohësh e Uzunit duke hedhur lekët lumë në dasmën e të motrës ka qenë jo pa qëllim, por një parapritë për të krijuar idenë në publik se një futbollist i kombëtares me rrogë mesatare ka krijuar një perandori për të reklamuar më pas se ka blerë hotel.
“Të fala Sandrit”,-thuhet në këtë rast?!

Në lidhje me lajmin ka reaguar edhe Uzuni:
“Un leket ge kam hedh tek motra ime do i hidhja prap se familja esht nr 1
2) parate qe kam bler hotelin leket e mia jan te deklaruara dhe shifra e hotelit esht e perballueshme per leket ge un marr. Ju keni te drejten tuaj te mendoni cfar te keni deshir por jo me djersen time te beni lajme te me prishni imazhin.

Kam fol shpesh me ju dhe ju simptazoj dhe me keni respektu her pas here me postime
E keni shum te thjesht ta konfirmoni pagen time un nk i fshihem askujt dhe as nk pastroj parat e askujt leket jan me djersen time te deklaruara jam i hapur te me pyesni per cdo gj”

E paparë! Ilir Vrenozin e zë gjumi gjatë prime-t të “Big Brother Vip”! Dalin pamjet që do iu shkrijnë (Video)

Spektakli i mbrëmjes së sotme në “Big Brother VIP” nuk ka kaluar pa momente pikante, por këtë herë vëmendjen nuk e kanë marrë vetëm debatet e ashpra, por një situatë sa komike aq edhe njerëzore.

Protagonist është bërë Ilir Vrenozi, i cili duket se nuk e ka përballuar dot lodhjen e orëve të gjata të transmetimit.

Teksa diskutimet mes banorëve vazhdonin me intensitet, kamerat kanë kapur momentin kur Iliri është dorëzuar para gjumit.

Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërkohë që banorët e tjerë janë të fokusuar te biseda, Vrenozi shfaqet me kokën ulur dhe sytë e mbyllur, duke marrë një “sy gjumë” pikërisht në mes të spektaklit live.

Ky moment ka shkaktuar të qeshura dhe komente të shumta në rrjet, duke e kthyer Ilirin në “meme-n” e mbrëmjes.

Video Player

00:00

00:04

Horoskopi për ditën e sotme, e diel 11 Janar 2026

NGA PAOLO FOX

DASHI

Ke një dëshirë të madhe për të bërë, thënë dhe pushtuar gjithçka, menjëherë. Por ki kujdes: jo të gjithë mund ta ndjekin ritmin tënd. Në dashuri, je i/e nxehtë, por impulsiv/e. Sa i përket punës, do të fitosh nëse mëson të numërosh deri në tre para se të flasësh.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 11 janar 2026), kërkohet stabilitet, por pa sakrifikuar kënaqësinë. I qetë dhe i mbledhur. Dashuri sensuale, darka të ngadalta, mesazhe që erë “qëndro”. Paratë dhe puna do të përmirësohen nëse ndaloni së shtyri.

BINJAKËT

Me mendim të shpejtë, zemër kurioze. Në dashuri, ke nevojë për qartësi; në punë, një përparësi të vetme (të paktën për sot). Ke nevojë për hapësirë, stimulim dhe risi. Dua lirisht por sinqerisht dhe puno në mënyrë krijuese nëse nuk ndihesh i mbyllur.

GAFORRJA

Gjatë orëve të ardhshme, do të jesh emocional, por me stil. Do të duash mbrojtje dhe afirmim, por edhe të ndihesh i dëshiruar nga ata përreth teje. Familja është e mirë, dhe akoma më e mirë nëse vendos kufij të qartë. Ambicioz, i qetë, vdekjeprurës. Në dashuri, dukesh i ftohtë, por je tepër i thellë.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 11 janar 2026), karizma juaj do të rritet ndjeshëm gjatë orëve të ardhshme. Të gjithë po ju shikojnë, disa janë ziliqarë. Në dashuri, doni të zgjidheni çdo ditë; në punë, ju udhëheqni (edhe kur thoni jo).

VIRGJËRESHA

Analizoni gjithçka, por këtë herë lërini instinktet tuaja të flasin vetë. Në dashuri, më pak kontroll, më shumë kontroll. Për sa i përket punës, ju jeni të domosdoshëm, edhe nëse bëni sikur nuk po ndodh asgjë.

PESHORJA

Eleganca dhe diplomacia të shpëtojnë gjithmonë. Dashuria në vështirësi? Ti vendos ritmin. Puna është në rregull nëse ndalon së përpjekuri t’i kënaqësh të gjithë. Ti dëshiron të bësh, të thuash dhe të pushtosh gjithçka, menjëherë. Por ki kujdes: jo të gjithë mund ta mbajnë ritmin tënd.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 11 janar 2026), ju jeni të thellë, sensualë dhe tepër simpatikë. Në dashuri, ose gjithçka ose asgjë. Kur bëhet fjalë për punën, do të ndjeni lëvizjet e duhura para kujtdo tjetër. Emocionalë, po, por me stil.

SHIGJETARI

Ke nevojë për hapësirë, stimulim dhe risi. Dashuro lirisht por sinqerisht dhe puno në mënyrë krijuese nëse nuk ndihesh i mbyllur në kafaz. Ti dëshiron mbrojtje dhe vlerësim, por edhe të ndihesh i dëshiruar. Familja është një gjë e mirë.

BRICJAPI

Jeni shumë ambiciozë. Në dashuri, dukeni të ftohtë, por nuk jeni aq të ftohtë… Sa i përket punës, nuk është momenti: karriera juaj është në ngritje. Analizoni gjithçka, por këtë herë lërini instinktet tuaja të flasin vetë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 11 janar 2026), karizma juaj do të rritet ndjeshëm gjatë orëve të ardhshme. Të gjithë po ju shikojnë, disa janë ziliqarë. Në dashuri, doni të zgjidheni çdo ditë; në punë, ju udhëheqni.

PESHQIT

Analizoni gjithçka, por këtë herë lërini instinktet tuaja të flasin vetë. Në dashuri, më pak kontroll, më shumë instinkt. Për sa i përket punës, ju jeni të domosdoshëm, edhe nëse bëni sikur nuk po ndodh asgjë.

500 kile k●kainë përfundojnë në një fabrikë/ Tre shqiptarët humbën gjurmimin e kontejnerit! Ja si u zbulua droga

Nga 21 janari, tre shtetas shqiptarë do të përballen me akuzat për shkelje të rënda të Ligjit për Narkotikët para Gjykatës Penale të Basel-Landschaft. Në pranverën e vitit 2022, policia sekuestroi gjysmë ton kokainë në një fabrikë Nespresso në Romont, kantoni i Fribourg-ut. Kokaina ishte e mbështjellë në 320 thasë kafeje, dhe dyshohet se ishte në vlerë deri në 60 milionë franga zvicerane.

Kontejneri që përmbante kokainën u nis nga Brazili në mars 2022 dhe u ruajt përkohësisht në portin e Antwerpit, pastaj në një terminal në Frenkendorf. Më pas, u dërgua në Romont, ku u zbulua nga punonjësit e Nespresso më 2 maj, kur ata gjetën qeset me kokainë ndërkohë që po shkarkonin ngarkesën.

Policia e Basel-Landschaft, pas hetimeve, identifikoi tre shqiptarët, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në transportimin dhe rikuperimin e kokainës. Dy prej tyre kishin udhëtuar nga Italia dhe njëri nga ata kishte banuar në Zvicër, ku punonte si shofer. Ata dyshohet se ishin të angazhuar të merrnin drogën dhe t’ia dërgonin jashtë Zvicrës, pasi drogën e kishin humbur gjatë udhëtimit drejt Romont.

Hetuesit zbuluan një rrjet më të gjerë të dyshuarish, duke përfshirë përdorimin e kartave SIM zvicerane për komunikim dhe prezencën e disa individëve në terminalin Swissterminal në Frenkendorf, ku ngarkesa ishte magazinuar. Pas ndërhyrjes së policisë, disa anëtarë të bandës u arrestuan, përfshirë një lider të dyshuar i cili u arrestua në Itali dhe u ekstradua në Zvicër.

Kokaina e sekuestruar kishte një pastërti shumë të lartë, që sugjeron se Zvicra mund të ketë qenë vetëm një pikë kalimi për kontrabandën, dhe se droga do të kishte vazhduar udhëtimin drejt destinacioneve të tjera. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar më shumë detaje mbi këtë rrjet të trafikut të drogës dhe operacionin e dështuar për të rikuperuar ngarkesën.