Bυffon “ρaralajmëron” Italinë: Shqiρëria do jetë probΙemi i grυρit, duhet respektuar

Legjenda italiane, Gianluigi Buffon ka komentuar grupin B të Euro2024, ku Italia do përballet me Spanjën, Shqipërinë dhe Kroacinë.

Buffon i cili ishte shefi i delegacionit të Italisë në shortin e Euro2024, dha edhe një koment për Shqipërinë, me të cilën Italia luan ndeshjen hapëse të turneut më 15 Qershor.

Ai tha se ndeshja me Shqipërinë do të jetë një stimul, pasi është një skuadër e fortë dhe që do jetë problem për të gjithë.

Por jo vetëm kaq, pasi Buffon lavdëroi kuqezinjtë duke thënë se Shqipëria ka vlera dhe i ka demonstruar.

“Do të jetë një stimul. Objektivisht besoj se është më mirë dhe më e ndershme të mos e vendosësh “karrocën përpara kalit”. Shqipëria është në një grup shumë të vështirë, por meriton respekt jo vetëm nga ne, por edhe nga Spanja dhe Kroacia. Ajo do jetë problem i yni, por edhe i Spanjës dhe i Kroacisë. Nuk mund ta dimë paraprakisht nëse një barazim apo një disfatë në debutim mund të rrezikojë kualifikimin. Shqipëria ka vlera dhe i ka demonstruar. Natyrisht, ne nuk marrim asgjë si të mirëqenë.”

Tiranë/ I riυ godet me thikë kυnatin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Tranë. Një i ri ka plagosur me thikë kunatin për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur tek zona e quajtur “Kodra e Prifit”. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital.

Deri më tani raportohet se ai nuk ka rrezik për jetën.

Shqiρëria në grup “ferri, Dakυ: Po na marrin si ekip të Ιehtë, do bëjmë mrekullira

Shqipëria do të përballet në grupin B me skuadrat e Spanjës, Italisë dhe Kroacisë, në bazë të shortit që u hodh sot për ndeshjet e fazës në grupe të EURO 2024. Ndërkohë që lidhur shortin, ka reaguar edhe futbollisti i Kombëtares Mirlind Daku, që paralajmëroi surpriza.

Për mediat iu shpreh, se Shqipëria po konsiderohet si ekip i lehtë, por kombëtarja do ta thyejë këtë paragjykim.

‘’Grup i fortë por ne si shqiptarë jemi mësu që nga fillimi skemi pas asigjë dhe kemi arritur deri në këtë nivel. Do ikim në Gjermani pa asnji shpresë se po na marrin si ekip të lehtë.

Do ikim atje dhe do bëjm shumë surpriza. Normal shumë ekipet të forta. Kur luan me ekipet e forta edhe ti duhet të bëhesh i fortë’’, tha ndër të tjera Daku.

Prej 7 ditësh rezυΙtonte e zhdυkur, gjendet e ραjetë 14-vjeçarja

Është gjetur i pajetë trupi i një 14-vjeçares Vanja Gjorçevska në Maqedoninë e Veriut, e cila ishte e zhdukur që prej datës 27 nëntor të këtij viti.

Gjeorgjievska është gjetur e vdekur në rajonin e Shkupit, ndërsa prokuroria ka njoftuar se për vdekjen e saj janë të dyshuar pesë persona.

Ndërkaq, në rajonin e Velesit u gjet trupi i pajetë i një 74-vjeçari, i cili ishte raportuar i humbur që prej datës 24 nëntor.

“Prokuroria Publike ka njoftuar se pas aktiviteteve të ndërmarra nga ana e zyrtarëve policor të SBP Shkup, në rrethinën e Shkupit është gjetur i pajetë trupi i të miturës Vanja Gjorgjievska, e cila ishte denoncuar si e zhdukur më 27.11.2023, ndërsa në rrethinën e Velesit nga ana e zyrtarëve policor është gjetur trupi i P.ZH (74) nga Velesi, i cili më 24.11.2023 ishte denoncuar si i zhdukur. Në lidhje me të dyja rastet nga prokuroria thonë se janë të dyshuar pesë persona, tre prej të cilëve kërkohet paraburgim, një është jashtë shtetit, dhe një për momentin është në stacion policor.

Më parë, në lidhje me veprat penale është gjetur i djegur një makinë “Citroen” dhe pas ekspertizave janë siguruar materiale për përfshirjen e personave dhe pas dokumentimit të plotë kundër tyre do të ketë kallëzime penale adekuate”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Incidenti gjatë shortit të Euro 2024 në momentin kur përmëndet Serbia, dëgjohet aυdio ρo.rno (Video)

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Giorgio Marchetti, u ndie pak në siklet në skenën e sallës së Hamburgut, ku u hodh shorti i Euro 2024. Të pranishëm ishin edhe Xhixhi Bufon, Uesli Shnajder dhe David Silva.

Zvicra sapo ishte përzgjedhur në Grupin A me Skocinë dhe Gjermaninë si mikpritëse, por audioja e njëjtë me ato të filmave për të rritur, krijoi siklet në një nga ceremonitë më të ndjekura të vitit.

UEFA ka vendosur që të hapë një hetim, ndërsa fajin e ka marrë përsipër Daniel Jarvis, një youtuber i famshëm për shakatë e tij. Ai kishte zgjedhur që t’i jepte një ngjyrim erotik futbollit.

Daniel tregoi se kishte arritur që të vendoste një celular në sallë. I kishte rënë numrit dhe nga aparati kishte ardhur audioja e sikletshme.

Një veprim i tillë nuk u mirëprit nga institucioni europian i futbollit, ndërsa disa prej figurave të njohura të sportit e shumë tifozë, e morën atë me sportivitet./Klan News

https://www.reddit.com/r/soccer/?utm_source=embedv2&utm_medium=post_embed&utm_content=header&embed_host_url=https://shqiperia-ime.com/incidenti-gjate-shortit-te-euro-2024-degjohet-audio-si-ajo-e-filmave-per-te-rritur-video/

Shqipëria merr letrën e ρresidencës sρanjolle për kαρitujt e parë të antarësimit në BE

Shqipëria ka marrë më së fundi letrën e presidencës spanjolle të Bashkimit Europian, me kërkesën për paraqitjen e urdhërrëfyesve për kapitullin e parë të procesit të bisedimit për anëtarësim.

Letra është miratuar nga këshilli i përfaqësuesve të përhershëm në Bashkimit Europian. Ajo u miratua pas një peripecie diplomatike shumë të ethshme të Gjermanisë dhe presidencës spanjolle të BE për të bindur Greqinë që mos bëhej pengesë.

Shqipëria kishte përmbyllur me sukses procesin ‘skrining’ pas shumë muajsh bisedimesh mes grupeve të ekspertëve. Ndërsa po përgatitej hapi i dytë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, Greqia lajmëroi se do bllokonte procesin për shkak të pakënaqësisë me të cilën po trajtohej çështja e Fredi Belerit.

Fati i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës u vendos si kusht grek për Shqipërinë. Por, pas presionit diplomatik të Gjermanisë, Athina u tërhoq duke e cilësuar dhënien e letrës si procedurë dhe se do trajtonte Belerin si kusht në vazhdim. Ngërçi tani u kalua dhe bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë në BE, nisin së shpejti me shqyrtimin e dy temave thelbësore. E para është çështja e sundimit të ligjit, ku Shqipërisë i duhet të japë llogari për shumë çështje dhe këtu Athina mund të gjejnë argumentin për të vendosur kushtet.

Çështja e dytë është reforma në administratë. Procesi i bisedimeve pritet të jetë i gjatë për disa vite por përfundon me anëtarësimin final. Drejtuesit politikë të Bashkimit Europian vendosin si afat vitin 2030 kur Shqipëria mund të hyjë në Bashkimin Europian.

Momente ραniku në fυshë, gjαkoset Broja

Chelsea triumfoi me vuajtje ndaj Brighton, 3-2, pasi luajti me 10 lojtarë që nga pjesa e parë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja e nisi nga stoli këtë takim dhe hyri në fushë në minutën e 81-të, duke zëvendësuar Mudrik.

Në minutën e 93-të Broja pësoi një dëmtim që në pamje të parë u duk i frikshëm. Gjatë një dyluftimi ajror sulmuesi shqiptar bie keq në fushë, me qafë duke u shtri më pas në fushë. Gjyqtari i ndeshjes e ndërpreu menjëherë ndeshjen për t’i ardhur në ndihmë Brojës së dëmtuar.

Lojtari veç rënies së keqe, pësoi edhe gjakderdhje nga hundët. Broja kërkoi të vazhdonte lojën duke e pastruar gjakun me dorë, por gjyqtari i dha urdhër që të dilte nga fusha për të marrë ndihmën e specializuar,

Ndonëse sulmuesi insistoj Broja doli nga fusha dhe mori ndihmë e stafit mjekësor duke e vazhduar normalisht takim, i cili u shoqërua me 15 shtesë.

TυΙant Seferi “shkυnd” ρortën

Sulmuesi kuqezi shkon në katër rrjeta në nëntë takime të luajtura në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe..

Taulant Seferi shënoi golin e katërt në nëntë ndeshje në Ligën Profesioniste të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Skuadra e tij, Banijas luajti kundër Al Xhaziras dhe ishte në disavantazh 3-0 në sfidën në shtëpi.

Në minutën e 75’, Seferi e çoi topin në rrjetë pas një goditje këndi.

Ky ishte goli i nderit për Banijas që e humbi takimin me rezultatin 4-1.

Aksidenti i υαjzave në Shkodër, Artan Hoxha bën thirrjen υrgjente për të dhυruar gjαk për 27-vjeçaren

Një aksident i rëndë u shënua pasditen e kësaj të diele në fshatin Zues në Shkodër.

Mjeti i cili drejtohej nga 27-vjeçarja Erisa Gucija, humbi kontrollin duke u përplasur më pas me një shtyllë anash rrugës. Nga aksidenti mbetën të plagosura tre të rejat të cilat ndodheshin në mjet.

Teksa dy vajzat e tjera u nisën menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, për 27-vjeçaren forcave të zjarrfikëseve dhe efektivëve të policisë iu deshën rreth tre orë përpjekje për ta nxjerrë të renë nga automjeti.

Si pasojë Erisa Gucija ka humbur shumë gjak dhe aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës në rrezik për jetën.

Së fundmi, gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në “Facebook”, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ndodhen në zonën e Shkodrës, të cilët kanë grupin e gjakut “A NEGATIV” dhe “ZERO NEGATIV” të paraqiten në ambientet e spitalit dhe të dhurojnë gjak për Erisa Gucijan, pasi jeta e saj është në rrezik serioz dhe ka nevojë emergjente për gjak.

“URGJENTE !

Kerkohet gjak i grupit A NEGATIV dhe ZERO NEVATIV ne SPITALIN RAJONAL SHKODER.

Ndihma e shpejte mund te ndihmoje në shpetimin e vajzes ERISA GUCIJA 27 VJECE, jeta e se ciles eshte në rrezik serioz dhe ka nevoje emergjente per gjak.

Vajza eshte demtuar gjate aksidentit te rende qe ndodhi sot në Shkodër.

U deshen me shume se 3 ore perpjekje, per ta nxjerre trupin e vajzes nga brenda mjetit ku ishte bllokuar gjate aksidentit.

I behet apel çdo qytetari qe ndodhet në zonen e Shkodres dhe ka kete grup gjaku, te ndihmoje per te shpetuar jeten e nje vajze te re, e cila po lufton me vdekjen”, shkruan Hoxha në postimin e tij në “Facebook”.

https://web.facebook.com/artan.hoxha.900/posts/6793746827329594?ref=embed_post

Trαgjedi në familjen shqiρtare, babë e bir hυmbin jetën në αksident, zbαrdhen detajet

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur mesditën e 1 Dhjetorit në Podgoricë, Mal të Zi.

Sipas mediave malazeze, Anton Frani Gjelaj 36-vjeç dhe i biri Kristiani 6-vjeç kanë humbur jetën pasi makina “Golf 4” me të cilën po udhëtonin ka rënë nga Ura e Shtrembër në lumin Moraça.

Një ekip zhytjeje u angazhua për të nxjerrë trupat e viktimave nga lumi.

Sipas të dhënave të para nga policia dhe në bazë të dëshmive të dëshmitarëve të tragjedisë, me shumë gjasa bëhet fjalë për vetëvrasje. Sipas deklaratave të dëshmitarëve, shoferi i “Golfit” është ngjitur ngadalë në trotuar me makinën e tij dhe më pas papritur ka përplasur mjetin dhe ka rënë në Moraça.

Policia ndaloi një dëshmitar i cili dyshohet se pa shoferin duke u ngjitur në trotuar me makinën e tij.