Austriaku ma* sakron me t hikë shqiptarin për shkak se bënte zhurmë

Një austriak 30-vjeçar ra në prangat e policisë për shkak se plagosi rëndë me thikë një 26-vjeçar shqiptar. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së hënës në Linz.

Një grup shqiptarësh po bënin shumë zhurmë në rrugë përpara një godine apartamentesh. 30-vjeçari që jeton në kat të dytë u kërkoi që të mos bëjnë zhurmë, pasi e kishin zgjuar nga gjumi.

Fillimisht ai tentoi që të qetësonte shqiptarët e zhurmshëm. Por kur kjo nuk funksionoi, ai doli jashtë dhe u përball me ta. Pas sherrit verbal, mes tyre pati një përleshje.

Austriaku goditi të paktën dy herë me thikë shqiptarin. Sipas medieve austriake, shqiptari mori plagë të rënda, por nuk është në rrezik për jetën pas ndërhyrjeve në spital.

“Ti do ta zhd ukësh”/ V* asja e 8-vjeçares, dëshmia sho kuese e personit që hodhi në përrua: Xhaxhai i saj më ofroi..

Është zbardhur dëshmia e plotë e personit të arrestuar, i cili dyshohet se ndihmoi Salim Güran, për të zhdukur trupin e pajetë të 8-vjeçares, Narin Güran. Nevzat B., ka pranuar se ka marrë 200 mijë lira nga xhaxhai i saj, i cili është njëkohësisht edhe kryeplaku i fshatit, për të fshehur trupin e Narin, kufoma e së cilës u gjet pas 19 ditësh. Trupi i vogëlushes ishte futur në një thes dhe ishte hedhur një përrua, ku sipër kufomës ishte vendosur një gur, si edhe degë pemësh që të mos dilte në sipërfaqen e ujit.

Policia truke ka arrestuar 24 të dyshuar, përfshirë prindërit e saj, dy vëllezërit më të mëdhenj, katër xhaxhallarët e Narin Güran-it dhe si edhe bashkëshorten Salim Güran, pasi dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje. Prokurorët po kryejnë hetime në përroin İleritutmaz dhe distriktin Tavşantepe, ku Narin Güran u gjet i vdekur.

Dëshmia e plotë:

Jetonim shumë afër shtëpisë së kryeplakut. Pashë kryeplakun (xhaxhin e Narinës) që po vinte me automjet. Uji ndërpritej shpesh, mendova se do të thoshte diçka për këtë. Ai doli nga makina dhe erdhi tek unë. Pastaj shkuam në mjetin e tij dhe më tregoi diçka në batanijen në sediljen e përparme dhe tha: “Ti do ta zhdukësh këtë”. Pashë që ishte një person brenda dhe u habita. Duke më drejtuar mua, Salim Gülhan (Muhtar) më tha: “Mendo për familjen tënde, unë do të të jap më shumë se 200 mijë lira”. Nuk kishte njeri aty pranë në atë moment. Pastaj më pyeti: “A keni një çantë në automjetin tënd?”. Në bagazhin e mjetit nxora një thes, ngjyrën e të cilit nuk e mbaj mend dhe ia dhashë Salim.

E morëm fëmijën të mbështjellë me një batanije dhe e futëm së bashku në thes. Fëmija kishte veshur pantallona të shkurtra të zeza. Ai kishte edhe skuqje në trup. Më pas, e vendosa në sediljen e pasme të makinës, ku ndodhet tapeti i këmbës, pa e lidhur në grykën e thesit. Ai tha: “Çoje drejt përroit” dhe ma tregoi me dorën e tij. Shkova direkt nga varrezat dhe drejt zonës së vilave. Ndërsa isha në rrugë, ndjeva keqardhje. Megjithatë, mendova se duhet të heq qafe, zbrita rrugën pranë përroit, kërkova një vend të përshtatshëm dhe ndalova makinën time pranë përroit.

Mora thesin nga automjeti dhe e mbajta në dorë. I gjithë trupi i fëmijës u fut në thes. Nuk mbaj mend nëse i është prerë këmba e fëmijës apo jo. Kishte një zonë me pak ujë. E lashë thesin në këtë zonë. Duke menduar se thesin do ta gjente dikush, i vura një gur. Madhësia e gurit ishte afërsisht 15-20 kilogramë. Nuk i vura shkurre, sepse ishte e mbuluar tashmë. Pastaj u largova, hipa në makinën time dhe u ika nga e njëjta rrugë.

Pse Jul Deda dhe Egla Ceno patën një takim të “fshehtë” mes tyre pak ditë më parë? Gazetari i nxjerr ‘zbuluar’…

Edhe pse kamerat e spektaklit të Big Brother VIP 3 janë ndalur dhe vëmendja e publikut është zhvendosur nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, surprizat rreth finalistëve vazhdojnë të dalin në pah. 

Së fundmi, gazetari Blendi Salaj ka bërë të ditur gjatë një interviste në emisionin “Wake Up” se dy nga finalistët më të komentuar të këtij edicioni, Egla dhe Juli, janë takuar në fshehtësi, pa i publikuar këto momente në rrjetet sociale.

Ky takim i pazbuluar deri më tani ka ngjallur shumë kureshtje për atë që ka ndodhur mes dy ish-banorëve. Sipas Salajt, takimi ka ndodhur pa praninë e kamerave dhe, çuditërisht, nuk është bërë asnjë foto publike që të dokumentojë këtë moment, gjë që ka habitur fansat e tyre, të cilët ndjekin çdo lëvizje të ish-banorëve.

Në mënyrë të veçantë, ky zbulim vjen në një kohë ku u përfol se drejtimi i emisionit “Fiks Fare” do t’i jepej Jul Dedës ose Egla Cenos.

Megjithëse detaje të plota mbi këtë takim nuk janë bërë të ditura, ky fakt ka ndezur spekulimet rreth bisedës mes dy finalistëve, duke qenë se dy aktorët edhe pas BBV kanë hedhur kunja të vazhdueshme për njëri-tjetrin.

Ky është qyteti më i lumtur në botë

Aarhus, Danimarkë është shpallur si qyteti më i lumtur në botë, pas indeksit vjetor të kryer nga Instituti i Cilësisë së Jetës.

Aarhaus është shpallur si qyteti më i lumtur për shkak të cilësisë së mjedisit, bashkëpunimit të qytetarëve me qeverinë dhe për avantazhet që u krijon qytetarëve.

Aarhus ofron peizazhe fantastike dhe ka një atmosferë të gjallë. Shpeshherë është cilësuar si “qyteti i buzëqeshjeve”, për shkak të portreteve të qeshur të njerëzve që shohin me kërshëri qytetin.

Aarhus është qyteti i dytë më i madh në Danimarkë.

Muzetë, vendet ku dëgjohet muzikë e mirë, si dhe restorantet e kafenetë janë ndër vendndodhjet e preferuara të turistëve që e vizitojnë qytetin.

Aarhus është gjithashtu një qytet që i jep përparësi gjelbërimit, një të ardhmeje që e mbron natyrën, si dhe ofron zgjidhje ekologjike për banorët.

Renditja e 10 qyteteve më të lumtur:

1- Aarhus

2- Zyrih

3- Berlin

4- Gotenburg

5- Amsterdam

6- Helsinki

7- Bristol

8- Kopenhagën

9- Gjeneva

10- Mynih

Binjakët gjenden të υ*e kur brenda në makinë, familjari harroi t’i dërgonte në çerdhe

Dy fëmijë binjakë janë gjetur të vdekur brenda një veture në Oklahoma pasi i afërmi i tyre dyshohet se kishte harruar t’i dërgonte në çerdhe.

Dyvjeçarët Ariel dhe Avery u gjetën brenda automjetit pasi policia u thirr për një kontroll në Norman, Oklahoma, rreth orës 15:00 të enjten, raporton Fox Carolina.

“Hetimet fillestare tregojnë se dy fëmijët u lanë aksidentalisht në automjet për një periudhë të gjatë kohore dhe më vonë u gjetën nga familja”,

tha departamenti i policisë. Prindërit e të vegjëlve thuhet se i kishin lënë me një anëtar të besuar të familjes, i cili duhej t’i çonte në një çerdhe, por i harroi.

“Më mungon shumë ky stadium”- Broja kthehet në tifoz sot në “Air Albania”: Ja kush shënon sonte

Armando Broja ka zgjedhur që të festojë ditëlindjen e tij të 23-të duke ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë në “Air Albania”, sulmuesi sigurisht që pret një fitore si dhuratë nga kuqezinjtë.

“Kam ditëlindjen sot, një ditë e bukur për mua. Por do kishte qenë edhe më e bukur me fitore.

Ky stadium është shtëpia jonë, është shpirti jonë, në jep mbështetje, Shpresoj të jetë e bukur dhe lojtarët të luajnë bukur sot.

Kthimi në tetor? Shpresoj, të shohim. Kam një dëmtim të vogël, por shpresoj të rikuperohem a më shpejt dhe të kthehem të luaj për tifozët.

I kam takuar disa lojtarë, shkova te hoteli, takova Mitajn, Uzunin, Bajramin e të tjerë. Ishin shumë të gëzuar e kënaqur, shpresoj të fitojmë sonte dhe do ishte një dhuratë e bukur.

Normal më mungon ky stadium se janë bërë dy vite pa luajtur këtu dhe me mungon shumë. Kam shumë qejf të luaj për Kombëtaren, më jep ndjesi të mirë. Sa më shpejt shpresoj të kthehem e të luaj këtu.

Evertoni? Është një shans shumë i bukur për mua, jam huazuar edhe te Sauthempton dhe kam bërë emrin në Premier Ligë. Ishalla pas dëmtimeve të vogla të nis përsëri hapin përpara dhe të vazhdoj me gola e pa dëmtime.

Kush shënon? Nuk e di, do jetë e vështirë. Them se ndoshta Asllani më duket se do bëjë gol, them se Asllani”, deklaroi Broja për “SuperSport” para ndeshjes.

Trajneri i Gjeorgjisë: Nuk na tremb tifozeria

Gjeorgjia ka ndryshuar nën drejtimin e Willy Sagnol, pasi siguroi për herë të parë kualifikimin në finalet e Europianit. Me një paraqitje të mirë ku kaloi me sukses fazën e grupeve, po vijon edhe tani.

Vetë trajneri, i cili në 2022-shin ishte në “Air Albania” për një miqësore, pranon që do të jetë një atmosferë e ndezur, por kjo do të ndihmojë edhe lojtarët e tij.

Willy Sagnol: Shqipëria, ashtu si Gjeorgjia ka luajtur një Europian të mirë dhe plot ritëm. E dimë që në stadium do të jetë një atmosferë në mbështetje të ekipit të shtëpisë, por kjo është pozitive për ne dhe kjo mënyrë nuk do të përgjumë lojtarët.

Shqipëria duhet të thyejë edhe një tabu që të mundë Gjeorgjinë pasi diçka të tillë nuk e bën prej thuajse 20 vitesh. Kuqezinjtë janë në disavantazh në ndeshjet direkte, pasi deri më tani janë 3 fitore, 7 humbje dhe 4 barazime./Tv Klan

Një tifoz special i kuqezinjve nga Gjeorgjia, Uerdi Mara: Kam vendosur bast me gjysmën e skuadrës! Fiton Shqipëria 3-1, ja cilët e vendosin sfidën

Shqipëria do të përballet mbrëmjen e sotme prej orës 20:45, kundër Gjeorgjisë, në duelin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Si kuqezinjtë ashtu edhe gjeorgjianët, vijnë në këtë përballje, pas dy triumfeve spektakolare në duelet e para, teksa sfida e sotme pritet të vendosë shumë për sa i përket ecurisë.

Në lidhje me këtë takim, ka folur edhe mesfushori maliqar Uerdi Mara, i cili për afro 8 muajsh, është pjesë e futbollit elitar gjeorgjian, teksa aktivizohet me kampionat e Dinamo Batumit, ku në 17 ndeshje ka shënuar 3 gola si dhe ka dhuruar 1 asist.

Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, Mara përcjell atmosferën në tokën gjeorgjiane pak orë para startit të sfidës, teksa shprehet optimist se Shqipëria do të triumfojë me rezultatin 3-1. Ndër të tjera talenti maliqar tregon se ka vendosur bast simbolik me gjysmën e bashklojtarëve gjeorgjian te skuadra e Batumit.

“Atmosfera këtu në Gjeorgji është tepër elektrizuese, tifozët janë shumë entuziastë, sidomos pas fitores kundër Çekisë, duke thënë se pas Spanjës janë kombëtarja më në formë e momentit.

Do të jetë një duel tepër special mbrëmjen e sotme kundër Shqipërisë, tifozët dhe shokët e skuadrës te Batumi, çdo ditë më ngacmojnë duke më thënë se Shqipëria s’ka shanse të fitojë, por unë iu them që janë ata që kanë 0 shanse për të fituar në Tiranë. Gjithsesi do ia lemë fushës.

Në fakt disa nga shokët e skuadrës, e dinë si është të luash në “Air Albania”, në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja, sepse kanë luajtur në ndeshjet kualifikuese në Europë kundër Tiranës. Më kanë folur me superlativa dhe më kanë shprehur simpati të madhe për stadiumin, për atmosferën që krijohet dhe për vendin tonë në përgjithësi, iu ka lënë një impakt pozitiv.

Ndeshjen kam vendosur ta shikojë në shtëpi me qetësi, pasi besoj realisht se do të jetë një duel tepër emocionues. Kam vendosur edhe baste simbolike me pothuajse gjysmën e ekipit këtu në Batumi.

Për sa i përket parashikimit, mendoj se fiton Shqipëria me rezultatin 3-1, me dopietë të Manajt dhe gol të Qazim Laçit. Kurse Gjeorgjia besoj do të shënojë me penallti, sepse ju japin shumë penallti në favor. Gjithsesi e rëndësishme është që të triumfojë Shqipëria dhe të ketë një festë kuq e zi, anë e mbanë botës”, u shpreh Mara./ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

G. rυaja e m artυar: E b.ëra me υje hrrίn nga lNATl i bυrrit

Kjo eshte letra e saj e derguar per tabloidin “The Sun”: Kur i burri im më tregoi se kishte marrëdhënie se.ksuale me gra të tjera, unë isha aq e zemëruar sa fjeta me babi e tij për ha.kmarrje.

Ky ishte vendimi më i keq i jetës sime dhe tani ai po kë.rcënon të tregojë të dashurin tim nëse nuk fle me të përsëri.

Para dy muajve, i dashuri im më dërgoi në darkë në një restorant të bukur për ditëlindjen time të 22-të. Ai është 23 vjeç.

Ne u kthyem në banesën e tij për se.ks të ditëlindjes e cila ishte e mahnitshme, por, në mëngjes, ai tha se kishte diçka për të më treguar.

U habita kur ai pranoi se kishte dal dy gra të tjera dhe kishte marrëdhënie se.ksuale me ta.

Ai i penduar më tha se e kishte kuptuar atë së çfarë donte, por mendova se ai duhet të pastrojë ndërgjegjen e tij në mënyrë që të mund të kishim një fillim të ri.

Unë isha tepër e zemëruar. I thashë atij të më thërriste një taksi dhe kam pritur jashtë deri sa ka arritur. I injorova thirrjet dhe tekstet e tij gjatë gjithë ditës.

Atë natë e thirra babait të tij dhe e pyeta nëse ai donte të më takonte për një pije. Ai ishte i habitur, por I pëlqeu idea ime. Ai është 43 vjeç, por duket më i ri.

Ai dhe mamaja e të dashurit tim u ndanë vite më parë. Ne u takuam në një lokal dhe dolëm për te shetitur me makinën e tij. I tregova atë që me kishte thënë djali i tij. Ai vërejti që unë isha e mërzitur. Unë u përkula dhe ai më puthi me pasion.

Ai pyeti nëse doja të shkoja në shtëpinë e tij dhe unë u pajtova. Ai filloi të më afrohet. Ai tha se e dinte se ishte vetëm një çështje kohe , ta dëshiroja atë në vend të djalit të tij. Ai nuk më tërhiqte, por u pajtova që të bëjë marrëdhënie se.ksuale me të. Ndjeva sikur po qaja gjatë gjithë kohës që po e bënim dhe nuk mund të prisja që të dal nga atje.

Me burrin u pajtuam atë mbrëmje. Por tani babai i tij më dërgon mesazhe se.ksi duke më kërkuar që ta bëjmë përsëri. Mesazhi i tij i fundit ishte kë.rcënues. Ai më tha se do t’i tregojë djalit të tij se kishim marrëdhënie se.ksuale përsëri. A vazhdoj ta bëj se.ks me babanë e tij apo t’i tregoj burrit?

Rikthehet Armando Broja, sot një forcë e shtuar përballë Gjeorgjisë

Mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtarë “Air Albania” do të zhvillohet ndeshja e dytë e Ligës së Kombeve për Shqipërinë e cila do të përballet me Gjeorgjinë.

Një ndeshje shumë e rendësishme për kombëgtaren tone e cila në këtë grumbullim të pare të këtij aktiviteti është përballur me disa mungesa kryesore në repartee të ndryshme, si rasti i Berat Gjimshitit apo i Armando Brojës.

Megjithartë ky i fundit i cili në ditët e fundit të merkatos kaloi tek Evertoni po përpiqet të rikuperojë një tjetër dëtmim në tendinën e Akilit, por kjo nuk e ka penguar që sot, në ditën e tij të ditëlindjes, të jetë për të mbështetur shokët e tij të ekipit në Tiranë.