Ta kesh të qartë që sot/ Brikena ia thotë troç Mateos: Nëse dal nga shtëpia, ja çfarë do ndodhë mes nesh

Brikena dhe Mateo kanë patur një bisedë të gjatë me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”

Brikena dhe Màteo kanë patur një bisedë të gjatë me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Banorja, e cila është në nominim kokë më kokë me Gimbon, i tha atij se nuk do të afrohet me të vetëm se është në televotim.

Ajo i tha se nëse publiku e mban brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, t’a mbajë për njeriun që është, e jo të thonë se u afrua më shumë me Mateon për shkak të nominimit.

Brikena shtoi se këto dy ditë do që t’i shijojë me të, ashtu siç kanë bërë deri tani. Madje ajo i tha se nëse del, do t’a presë jashtë që të njihen më mirë.

“Nuk bëj gjëra për nominim ose të afrohem me ty më shumë për nominim. Kështu që unë thjesht do të qëndroj vetvetja, do të qëndroj në mënyrë normale. E në qoftë se publiku do me më mbajt brenda, me më mbajt për personin që jam, jo me thënë njerëzit a kjo u afrua prej nominimit. Unë thjesht këto dy ditë kisha dashur normal me i shijuar edhe me ty, siç i kemi shijuar gjithmonë. Unë edhe me dalë jashtë të kam thënë se të pres jashtë. Sepse dua me të njohur si person, kam një pëlqim për ty. Por që nuk dua fare të bëj gjëra për nominim dhe ti rris gjërat për nominim, fare. Kjo gjë nuk do të ndodhë nga ana ime këto ditë”, i tha Brikena Mateos.

Ky i fundit e vlerësoi faktin që banorja nuk po bën asgjë më shumë në raportin e tyre vetëm për show dhe për famë.

“Ti se ke idenë sa e vlerësoj faktin që ti se bën këtë për show dhe për famë sado që nuk ta them. E vlerësoj që nuk e bëre dasmën për klikime. E vlerësoj që nuk më puth me i bërë qejfin publikut apo me qëndruar më shumë këtu”, iu drejtua Mateo-Brikenës.

Motrat binjake në “garë” për të mbetur sht¤t zënë me të njëjtin b. υrrë

Anna dhe Lucy DeCinque njihen si “binjaket më identike në botë” sepse duken dhe sillen shumë njësoj, madje ndajnë edhe një të fejuar që duan ta kenë babain e fëmijëve të tyre.

Binjaket më identike në botë shijuan një mbrëmje takimi me të dashurin e tyre të përbashkët këtë muaj.

Anna dhe Lucy DeCinque dolën në një restorant elegant me të fejuarin e tyre të përbashkët Ben Byrne.

Motrat 37-vjeçare, nga Perth në Australi, kishin veshur fustane blu për të shënuar këtë rast të veçantë.

Look-un e tyre e kishin kompletuar me bizhuteri ari, duke përfshirë një palë vathë të ndezur.

Binjaket postuan foton nga darka në Instagram me mbishkrimin: “Gjërat e mira vijnë në tre”.

Më shumë se 1,400 fansa e pëlqyen postimin, me shumë të tjerë që vërshuan me komente mbi veshjet.

Një fans shkroi: “Ju djema dukeni shumë të lezetshëm.”

Dhe një tjetër shtoi: “Partneri juaj është shumë me fat”.

Anna dhe Lucy, të cilët thonë se “ndajnë gjithçka së bashku” dhe “nuk mund të ndahen kurrë”, janë të dyja të fejuara me Ben Byrne.

Postimi vjen pasi dyshja zbuluan në prill të dyja po përpiqen të kenë një fëmijë në të njëjtën kohë me partnerin e tyre të përbashkët.

Motrat, të cilat bëjnë dush dhe madje përdorin tualetin së bashku, kanë qenë me burrin e tyre për 11 vjet.

Të tre flenë së bashku në të njëjtin shtrat të madh çdo natë, dhe motrat po përpiqen në mënyrë aktive të mbeten shtatzënë.

57-vjeçari Tepelenas i bën të paimagjinueshmen gruas së shokut

Këto mesazhe dashùrie dhe devotshmërie, nuk janë të një të riu të magjepsur pas një vajze të bukur në të njëjtën moshë, por të Astritit, këtij 57 vjeçari nga Tepelena që me sa duket ka rënë brenda kokë e këmbë me një zonjë 52 vjeçare nga Fieri, të cilën e ka parë vetëm dy herë në jetë…

Dhe ky takim i vetëm ka ndodhur plot 30 vite më parë.

Dakord, nëse do të ishte vërtetë dashuri, pavarësisht moshës, do të meritonte respekt, por për fat të keq gjërat nuk janë tamam ashtu.

Sepse zonja të cilës i drejtohen këto mesazhe, ka një tjetër mendim.

Në realitet, kur lexon mesazhet, kupton që Astriti, është një i fiksuar që kërkon me çdo kusht të bindë 50 vjeçaren t’ia kthejë pasionin që ka për të, pavarësisht indiferencës së një gruaje, e cila ka vetëm një vit që ka humbur burrin dhe ka prioritete të tjera në jetën e saj.

Por nga lindi gjithë ky pasion ndaj njëgruaje të cilën e ka njohur 30 vite më parë, në rrethana shumë normale?

Zonja tregon për Piranjën Luela Gaxhja, se në të vërtetë nisja e kësaj historie fiksimi ka ndodhur në kohën kur bashkëshorti i zonjës, mik i Astritit, ishte ende gjallë. Ky i fundit, nëpërmjet rrjeteve sociale, fillimisht ka kontaktuar me një nga djemtë e zonjës, me biseda tërësisht normale.

Pak kohë pas këtyre bisedave që nuk lënë asnjë shkak për dyshim, fatkeqësia godet familjen e 50 vjeçares, teksa bashkëshorti i saj ndërron jetë. Dhe këtu, pa kaluar as një vit, Astriti i shkruan gruas tashmë të ve:

“Unë të dua. Ty tani… të ka vdekur burri. Do të vish të jetosh me mua.”

Edhe pse përballej me refuzime të vazhdueshme të gruas, ai kërkonte çdo lloj forme për të folur me të.

E shqetësuar me këtë situatë, zonja vendos ti shkruaj vetë në messenger për të ditur arsyet e këtyre komenteve dhe bisedave të njëpasnjëshme nga Astriti.

Aty ajo kupton qëllimet e verteta të Astritit. Por kjo është më e pakta, sepse çmenduria e këtij individi arrin deri aty sa që kërkon bashkëjetesë me një grua thuajse të panjohur për të. Madje në shtëpinë e saj.

Tani le të shijojmë pak disa chate ku Astriti na shpalos gjithë arsenalit e tij të joshjes.

“Mundohu të gjesh dashurine shpirtërore se je e re.”

Për këtë burrë kaq romantik, një zonjë që vendos të respektojë kujtimin e bashkëshortit të ndjerë, është thjesht një budallaqe.

Nisur nga ky fiksim i vazhdueshëm ndaj saj, zonja mundohet ta vërë në sedër, duke i kujtuar burrin e ndjerë.

Por as kjo metodë nuk funksionon. Madje duket se e stimulon edhe më shumë.

Me gjithë këto biseda ku astriti nuk heq dorë prej zonjën, vendosim të cojmë në takim të dy personazhet.

Që në takimin e parë zonja ishte në presion ndaj aty ndërhyjmë ne për të kuptuar arsyet e vërteta. Astriti sapo sheh kamerën largohet. Ndaj dhe ndërhyrja e policisë së Fierit duhej bërë. Ai u shoqerua në komisariatin e policisë së Fierit, nga ku u la i lirë pak orë më vonë, por të paktën mori një mësim. Dëshirat dhe ëndrrat kanë vlerë kur ndahen nga dy persona dhe kur ekziston vullneti i përbashkët për të qenë pranë njëri tjetrit.

Në të kundërt, duhen respektuar kufijtë e gjithsecilit… Aq më tepër kur bëhet fjalë për një person që e ke parë vetëm njëherë në jetë. © SYRI.net

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu (Video)

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe në një Iokal.

Kjo video e tij vjen ndërsa Teherani ka kërcënuar se do të vrasë liderin e Izraelit pas luftës së nisur në Iran nga sulmet izraelite dhe amerikane. Gjithashtu pati raportime se ai është vrarë.

Në video, Netanyahu shihet teksa blen kafen dhe e shijon dhe thotë se ai “po vdes për kafe”. Një replikë e Netanyahut ndaj kërcënimeve me vrasje duke ironizuar se ai momentalisht të vetmen gjë për të cilën po vdes, është për kafe.

Ai gjithasht shkruan bashkëngjitur me pamjet: Ata thonë se unë jam çfarë? Shiko.

Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se do ta “ndjekë dhe do të vrasë” kryeministrin e izraelit.

Mungesa e kryeministrit në Mbledhjen e Këshillit Ushtarak të Izraelit nxiti dhe më shumë spekulimet për kërcënimin iranian.

“Më ρë¤dhυn υan në grυp dhe më fiΙmυ¤n”/ 17-vjeçarja tregon momentet e ngjarjes: Ishin 5 persona, më futën në një dhomë

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat greke, ku një 17-vjeçare pretendon se është ρërd h*nυar nga disa persona.

Sipas informacioneve, incidenti është raportuar nga dy të mitura, një vajzë greke 17-vjeçare dhe një 16-vjeçare nga Bullgaria. Ata kanë pohuar se në mesnatë të së enjtes fillimisht janë çuar në një dhomë në një akomodim turistik dhe më pas në një shtëpi në Hania.

Sipas të njëjtit informacion, në këtë shtëpi 16-vjeçarja dyshohet se ka kryer marrëdhënie sek*uale me një 18-vjeçar bullgar nën ndikimin e drogës.

Ndërkohë 17-vjeçarja greke raportoi se në të njëjtën shtëpi u përdhunua në grup nga pesë meshkuj, ku një prej tyre edhe ka filmuar të gjithë skenën.

Pesë autorët e dyshuar u arrestuan, ndërsa u arrestua edhe një 21-vjeçar tjetër, i cili sipas ankesës së 17-vjeçares nuk mori pjesë në përdh*nim, por dyshohet se e fyeu atë me gjeste.

Informacionet tregojnë se oficerët e policisë gjetën pamjet video kontroverse në telefonin celularin e një prej të arrestuarve.

E kemi të pashmangshme! Edi Rama jep Iajmin shumë të keq për gjithë shqiptarët!

Nga njëra anë e quan rritjen e çmimit të naftës “të pashmangshme” për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare, ndërsa nga ana tjetër premton mekanizma dhe faktorë shtetërorë që do të stabilizojnë tregun.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të naftës, duke e justifikuar atë me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet që lidhen me konfliktin SHBA-Iran.

Në podcastin “FLASIM”, Rama deklaroi se situata në Ngushticën e Hormuzit ka ndikuar drejtpërdrejt në zinxhirin global të furnizimit me energji dhe se rritja e çmimeve është një pasojë e këtij zhvillimi.

“Kjo është një rritje e pashmangshme në të gjitha tregjet botërore dhe po ndodh si pasojë e këputjes së zinxhirit të vlerës që qarkullon në shkëmbimet tregtare në një pikë strategjikes siç është Ngushtica e Hormuzit. Ne nuk do të rrimë duarkryq përballë kësaj situate. Jemi sot edhe për shkak të kushteve të kësaj krize të papritur, në momentin kur do finalizojmë krijimin e një faktori shtetëror, me impakt në tregun e brendshëm të naftës që do të luajë rolin e stabilizuesit të tregut që do ndikojnë në rritjen e transparencës së çmimit dhe do garantojë furnizimin në treg duke pasur në mbështetje një kapacitet të rëndësishëm siç është garancia sovrane. Besoj shumë se ky do të jetë një moment kthese për të përmbushur një tjetër zotim të marrë me nisjen e mandatit të katërt që nafta që tregtohet në Shqipëri të jetë një produkt në një nivel të pandikuar kaq fort nga luhatjet në tregjet ndërkombëtare”, tha Rama.

Kryeministri njoftoi edhe ngritjen e një Task Force nga Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave për të monitoruar lëvizjet e çmimeve në tregun e karburanteve dhe për të identifikuar çdo rritje abuzive.

“Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave ka ngritur një Task Forcë për parandalimin e çdo rritje abuzive të çmimit të karburanteve, por edhe për të studiuar edhe një ndikim mbi fenomenin abuzim të rritjes së çmimit të ushqimeve”, u shpreh ai.

Ndërkohë, deklarata e Ramës vendos në të njëjtin plan dy mesazhe të ndryshme: nga njëra anë e quan rritjen e çmimit të naftës “të pashmangshme” për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare, ndërsa nga ana tjetër premton mekanizma dhe faktorë shtetërorë që do të stabilizojnë tregun. Mbetet për t’u parë se si do të funksionojë ky stabilizim në një treg ku rritja tashmë është paralajmëruar si e pashmangshme.

Pas 50 vitesh martesë, djali i thotë: “Ti nuk je babai im”/ Burri ndaj gruas: Me kë i ke bërë fëmijët?

“Është shùmë e rëndë që kam ardhur sot këtu, që të kërkoj moralin dhe nderin tim. Kjo grua që më ka sjellë mua këtu, më ka futu 7 pashë nën dhe”, tha në insertin prezantues të rubrikës “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani, Abdyli.

Ai thotë se djali i ka thënë se ai nuk është babai i tij. Prandaj Abdyli në këtë seancë ndërmjetësi, i kërkon llogari bashkëshortes së tij, me të cilën ka gati 50 martesë, që ti tregojë se kush është babai i fëmijëve.

Abdyli: Unë sot kam ardhur për të zgjidhur një problem të rëndë, që e kam dëgjuar nga djali im. Gjatë një konflikti që kishim ën familje më thotë që ti nuk je baba im. Mua kjo më ka rënduar shumë. Prandaj e kam sjellë edhe gruan time sot, që të më tregojë se kush është babai i djalit që unë kam rritur.

Ardit Gjebrea: Ka një moment kur fëmija nxehet dhe i thotë babait në mënyrë figurative, që ti nuk je babai im.

Eni Çobani: Jo kjo është shumë e rëndë, që ti thuash që ti nuk je babai im. Është një pohim shumë i rëndë. Unë nuk kam dëgjuar në sherre familjare, që fëmija t’i thotë prindit që ti nuk je babai im. Është shumë e rëndë.

Abdyli-Meleqes: Me cilin i ke kalamajtë ti? Me kë i ke fëmijët, se kështu më tha djali jot?

Meleqe: Ore maskara mbylle gojën dhe fol mirë siç është për të folur.

Abdyli: Kush është maskara ti apo unë?!

Meleqe: Shko thoi çunit tënd, se ai është i poshtër.

/tvklan.al

“Ajo e nderuara Sara Hoxha”/ Babai i Selin reagon kundër produksionit dhe Kiarës: Mos ma merr mirësinë për dobësi sepse

.

.

E diela në “Big Brother VIP Fan Club” ka rezervuar një nga përplasjet më të forta televizive të këtij edicioni.

Toni Bollati, i ftùar në një lidhje telefonike, ka shfrytëzuar hapësirën për të shprehur gjithë revoltën e tij të grumbulluar ndaj produksionit të programit dhe situatave të krijuara rreth vajzës së tij, Selinës.

Biseda me moderatoren Kiara Tito ka qenë e tensionuar që në sekondat e para dhe ka kaluar në disa momente kyçe.

Toni e nisi bisedën me akuza se i ishte mohuar e drejta për të folur prej kohësh. Kur Kiara u përpoq të zbuste situatën duke thënë se “ka kohë për gjithçka, ja ku jemi tani”, ai iu përgjigj me një ironi therëse: “Po patjetër që ka kohë, pas gjithë atij degradimi të vajzës sime patjetër që ka kohë.”

Përballë këtij tensioni, Kiara u përpoq të tregonte empati, duke theksuar se si një ish-banore e kuptonte shumë mirë presionin dhe se me kalimin e kohës gjërat sheshohen. Megjithatë, kjo nuk e qetësoi Tonin, i cili i ktheu një përgjigje të prerë: “Pikërisht se ke qenë vetë në BBV nuk duhet t’i thuash këto fjalë.”

Situata mori një rrjedhë tjetër kur Toni u shpreh se ndjekësit “nuk kanë pasur mendere të merren me Top Channel” dhe gjithë urrejtjen e kanë kanalizuar te Selina dhe familja e tyre.

Kiara ndërhyri menjëherë duke i kërkuar të ketë kujdes me gjuhën, por ai e sfidoi hapur: “Do të përgjigjem si do ti apo si dua unë?” Këtu, moderatorja mbajti një qëndrim të fortë dhe të prerë:

“Mirësinë time mos e merr për dobësi. Unë po të flas qetë, me qetësinë që më karakterizon, dhe nuk po t’i bëj me qëllim të keq pyetjet, po të pyes për ato çfarë ka kuriozitet publiku.”

Pas këtij momenti, gjuha e Tonit ndaj Kiarës u zbut disi, por revolta ndaj produksionit mbeti e palëkundur.

Ai e mbylli lidhjen me një mesazh të qartë dhe sfidues për producenten e programit: “Kur ajo e nderuara Sara Hoxha të më japë fjalën, do flas për situatat e vajzës sime në BBV.”

Ky moment ka bërë xhiron e rrjetit, duke ndarë shikuesit mes atyre që mirëkuptojnë revoltën e një prindi dhe atyre që vlerësojnë profesionalizmin e Kiarës në menaxhimin e një situate kaq delikate ‘live’.

“Këto raste si zgjidhen me kanun”/ Babai i Selin bën Iëvizjen e fortë ndaj familjes së Rogertit: Dua që

Emisioni televiziv “Fan Club” ka nisur me një moment të fortë emocional, pasi në fillim të programit u realizua një telefonatë me babain e një prej banoreve të shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Selin Bollati.

Gjatë bisedës në studio, ai iu përgjigj disa pyetjeve të moderatores Kiara Tito, duke shprehur hapur mendimet dhe qëndrimin e tij lidhur me disa situata që kanë ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Babai i Selin, Toni, u shpreh se nuk dëshiron të komentojë më për banorin Miri. Ai tha se që nga momenti i parë ka pasur një mendim negativ për të dhe se ky qëndrim nuk ka ndryshuar me kalimin e kohës.

Sipas tij, ndjen një lloj neverie për sjelljen e Mirin dhe kujtoi se edhe më herët e kishte cilësuar atë si “pervers”. Toni theksoi se ky është një mendim që, sipas tij, do ta mbajë deri në fund të jetës.

Gjatë telefonatës, ai ndaloi edhe tek një tjetër situatë që lidhet me banorin Rogert, duke përmendur disa momente ku, sipas tij, janë përdorur fjalë fyese ndaj vajzës së tij.

Toni u shpreh se kur një vajzë ofendohet publikisht, kjo nuk prek vetëm atë, por edhe familjen e saj. Sipas tij, një ofendim i tillë konsiderohet si fyerje ndaj prindërve, vëllezërve dhe gjithë familjarëve.

Në fund të reagimit të tij, ai bëri edhe një thirrje publike duke iu drejtuar babait të Rogertit.

Toni ngriti një pyetje retorike duke përmendur traditën dhe rregullat e Kanunit, duke thënë se në raste kur një vajzë ofendohet dy herë, sipas zakoneve të vjetra shqiptare kjo konsiderohet një fyerje e rëndë për gjithë familjen.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 16 Mars 2030

Paolo FOX

DASHI

Mund të ndjeni një dëshirë të fortë për të marrë kontrollin e një situate që ju ka bërë të ndaloni së menduari ditët e fundit. Keni energji dhe vendosmëri, por yjet ju këshillojnë të mos veproni impulsivisht. Në punë, dikush mund t’ju kërkojë të mbani një qëndrim të qartë ose të udhëheqni një projekt. Në dashuri, përpiquni të shmangni debatet e pakuptimta: dialogu i sinqertë mund të zgjidhë më shumë sesa mendoni.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 16 mars 2026), dita sjell një atmosferë më të qëndrueshme dhe qetësuese. Pas një periudhe shqetësimesh dhe dyshimesh, sot mund të gjeni njëfarë qetësie në zgjedhjet tuaja të përditshme. Në punë, është koha të përqendroheni në qëllime konkrete dhe të mos shpërdoroni energji. Në dashuri, çiftet rizbulojnë lidhjen përmes gjesteve të vogla, ndërsa beqarët mund të ndihen të tërhequr nga dikush që rrezaton siguri.

BINJAKËT

Kurioziteti juaj ju shtyn të kërkoni informacione të reja ose kontakte të reja. Mund të mbërrijnë lajme interesante ose një propozim që ia vlen të merret në konsideratë. Nuk ka mungesë idesh në punë, por do t’ju duhet të zgjidhni se në çfarë të përqendroheni vërtet. Në dashuri, përpiquni të jeni më të qartë: shmangia e një teme mund të krijojë më shumë konfuzion.

GAFORRJA

Duhet të mbroni qetësinë tuaj emocionale. Jo gjithçka meriton vëmendjen tuaj, dhe sot është e rëndësishme të jeni selektivë në lidhje me energjinë që u kushtoni të tjerëve. Në punë, qëndroni të qetë edhe nëse dikush duket se po përpiqet të krijojë tension. Në dashuri, megjithatë, hapet hapësirë ​​për momente të sinqerta dhe të thella me personin që doni.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 16 mars 2026), energjia e mirë kthehet, së bashku me dëshirën për t’u përfshirë. Kur jeni të motivuar, mund t’i frymëzoni të tjerët me entuziazmin tuaj. Në punë, mund të keni një mundësi për të demonstruar aftësitë tuaja. Në dashuri, përpiquni të jeni më pak krenarë dhe më të hapur për diskutime.

VIRGJËRESHA

Aftësitë tuaja organizative do të jenë veçanërisht të dobishme. Mund të jeni në gjendje të zgjidhni një çështje praktike ose të sqaroni diçka që ju ka shqetësuar prej kohësh. Në punë, saktësia juaj do të vlerësohet. Megjithatë, në dashuri, përpiquni të mos e teproni me analizat: lini hapësirë ​​edhe për spontanitet.

PESHORJA

Dëshira për harmoni është shumë e fortë sot. Nëse ka pasur ndonjë tension kohët e fundit, mund të ndjeni nevojën për të sqaruar dhe rivendosur ekuilibrin. Në punë, diplomacia juaj do të jetë vendimtare për zgjidhjen e një situate delikate. Në dashuri, dialogu bëhet çelësi për forcimin e marrëdhënies.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 16 mars 2026), intuita juaj po ju udhëzon me saktësi sot. Mund të kuptoni diçka të rëndësishme duke vëzhguar një detaj ose duke dëgjuar rastësisht një bisedë. Në punë, kjo aftësi ju ndihmon të lëvizni strategjikisht. Emocionet janë intensive në dashuri: ata që janë në një lidhje mund të duhet të përballen me një bisedë të rëndësishme.

SHIGJETARI

Dita sjell një dëshirë për liri dhe lëvizje. Ju doni të shkëputeni nga rutina juaj dhe të kërkoni frymëzim të ri. Në punë, mund të shfaqet një ide ose propozim interesant që do të dëshironi ta zhvilloni në ditët në vijim. Në dashuri, atmosfera është më e lehtë dhe më spontane.

BRICJAPI

Vendosmëria juaj është një aleat i shkëlqyer. Keni qëllime të qarta dhe dini si të veproni hap pas hapi. Në punë, dikush mund ta njohë angazhimin tuaj. Megjithatë, në dashuri, përpiquni të mos jeni shumë të shkëputur: ata që ju duan duhet ta ndiejnë praninë tuaj.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 16 mars 2026), mendja juaj është plot me ide dhe intuita. Mund të gjeni një zgjidhje origjinale për një problem në dukje të ndërlikuar. Kreativiteti ju ndihmon të dalloheni në punë. Në dashuri, përpiquni të jeni më të pranishëm emocionalisht: ndonjëherë duhet shumë pak për ta bërë dikë të ndihet i rëndësishëm.

PESHQIT

Ndjeshmëria juaj është veçanërisht e fortë. Mund ta kuptoni lehtësisht se çfarë ndiejnë të tjerët dhe kjo ju bën shumë empatikë. Në punën tuaj, intuita juaj mund të jetë e paçmuar. Në dashuri, dita favorizon momentet romantike dhe besimet e thella.