Ambasadori i ri i SHBA-ve, Eric Wendt takon Ramën në Kryeministri

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Eric Wendt po mban këtë të mërkurë takimin e tij të parë me kryeministrin Edi Rama.

Diplomati amerikan është paraqitur në zyrën e Ramës, ku po zhvillon dhe takimin e tij të parë me kryeministrin shqiptar, pas marrjes zyrtarisht të detyrës së tij.

Dy ditë më parë ambasadori amerikan paraqiti letrat kredenciale te presidenti Begaj.