Ndeshja që ka tërbuar gjermanët, peticioni me 350,000 firma për përsëritjen e një sfidës me Spanjën

Më shumë se 350,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion për një përsëritje të ndeshjes çerekfinale të Europianit në Gjermani midis kombëtares vendase dhe Spanjës, e cila përfundoi me fitoren e iberikëve 2-1.

Pretendohet se ishte arbitri ai që ia dha fitoren Spanjës kundrejt gjermanëve për një penallti të padhënë në favor të këtyre të fundit.

“Tifozët e pakënaqur gjermanë kërkojnë rizhvillimin e ndeshjes, sepse besojnë se kombëtares së tyre i është bërë padrejtësi. Rreth 350,000 njerëz nënshkruan një peticion për përsëritjen”, shkruan SportBible.

Penalltia e pa akorduar në minutën e 106-të kur Cucurella bllokoi me dorë goditjen e Jamal Musiala në zonën e tij të penalltisë duket se do të ngelë gjatë në memorien e gjermanëve.

Gjyqtari anglez Anthony Taylor nuk tregoi pikën e bardhë dhe për çudi as sistemi VAR nuk u aktivizua.

Peticioni, natyrisht, do të jetë…i kotë.

Gjermania i tha lamtumirë Euros, dhe spanjollët do të luajnë të martën me francezët për finalen…

Oriola Marashi “i vë zja rrin” Instagramit, modelja pro vokon me fotot nga pushimet

Modelja e njohur Oriola Marashi, është tejet aktive në rrjetet sociale, gjithmonë duke ndarë momente nga përditshmëria e saj dhe jo vetëm.

Këtë herë ajo ka vendosur të ndajë me ndjekësit disa fotografi nga pushimet që po kalon.

Duke pozuar në bikini, bukuroshja nuk ka lënë asnjë dyshim për format e saj perfekte. Në këto imazhe, Oriola tregon një trup të tonifikuar dhe një stil të pakrahasueshëm që asaj gjithmonë i ka hije teksa shfaqet buzë një gjiri në plazh.

Dalin analizat e Shërbimit Epidemiologjik/ Misteri/ Helmimi masiv në Bulqizë, jo nga uji i pijshëm. Mister shkaku

Helmimi masiv në Bulqizë nuk është shkaktuar nga uji i pijshëm, sikundër dyshohej më parë.

Kjo të paktën bazuar në analizat e Shërbimit të Epidemiologjisë që përjashton mundësinë që helmimi i qytetarëve të ketë ndodhur për shkak të kontaminimit të ujit.

Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se të dhënat e analizave që janë kryer nga Shërbimi i Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor në Bulqizë.

Nga raporti i këtij institucioni thuhet se në mostrat e marra në 7 vende të ndryshme dhe të analizuara mikrobiologjikisht nuk ka rezultuar të ketë ndotje bakterologjike.

Sipas raport-analizës uji është i përshtatshëm për përdorim.

“Ministria e Vdekjes”, qindra qytetarë në protestë për skandalin te Onkologjiku

Qindra qytetarë i janë bashkuar këtë të hënës protestës përpara Ministrisë së Shëndetësisë.

Protesta u nxit nga skandali i mjekëve të Onkologjikut, i zbuluar nga Prokuroria e Tiranës.

Qytetarët kanë protestuar edhe në lidhje me problematika të tjera të sistemit shëndetësor në Shqipëri, ku ndër më kryesoret janë korrupsioni dhe mungesa e barnave.

Një banderolë e madhe me mbishkrimin “Ministria e Vdekjes” u shpalos përpara protestuesve.

Strakosha transferohet tek AEK-u, mungon vetëm zyrtarizimi

Thomas Strakosha, ka kompletuar transferimin tek AEK-u dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi. Portieri i Shqipërisë, ka zbarkuar në zyrat e klubit nga Athina, për të firmosur kontratën.

Mediat pranë klubit të AEK-ut, bëjnë me dije se gjithçka është mbyllur dhe në orët e ardhshme pritet të vijë njoftimi zyrtar.

Te klubi helen, “gardiani” kuqezi do të ketë më shumë minuta në dispozicion, diçka që i mungoi në aventurën e tij tek anglezët e Brentford në Premier League.

29-vjeçari ishte pjesë e Brentford nga viti 2022, kur u transferua nga italianët e Lazio-s.

Portieri shqiptar rikthehet të luajë në Greqi, aty ku e ka nisur edhe karrierën e tij si futbollist, pasi ka qenë pjesë e të rinjve të Panionios.

Ndjekje si nëpër filma në Greqi/ Gjatë arratisjes automjeti me targa shqiptare i mbushur me klandestinë shkakton aksident, 7 pasagjerët ikin me vrap

Një aksident është regjistruar ditën e sotme rreht orës 15:00 në Orestiadë të Greqisë.

Mësohet se në aksdient është përfshirë një automjet i një trafikanti i cili transportonte emigrantë klandestinë. Më tej bëhet me dije se mjeti ishte me taga shqiptare.

Sipas njoftimit të RADIO EVROS mjeti po lëvizte me shpejtësi marramendëse nëpër qytet dhe po ndiqej nga policia. Në tentativë për t’i shpëtuar arrestimit, trafikanti është përplasur në rrugën “Konstantinoupoleos”, në afërsi të kthesës së Venizelos, me një mjet kalimtar në të cilin ndodhej drejtuesi dhe një fëmijë i mitur.

Më tej bëhet me dije se personat në mjetin kalimtar nuk kanë pësuar lëndime, por automjeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Pas përplasjes automjeti ka ndalur dhe më pas 7 personat kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë. Për arrestimin e tyre kanë nisur kontrollet. Sipas dëshmitarëve okularë, ecja e mjetit të trafikantit ka qenë e pakontrollueshme, pasi ka qenë me shpejtësi shumë të madhe në qendër të qytetit dhe gjatë rrugës është përplasur disa herë me mjetet që kalonin.

T merr në qiell/ Ishte nisur drejt Londrës, avioni goditet nga rrufeja

Një aeroplan i British Airways u godit nga rrufeja teksa po afrohej në aeroportin Heathrow në Britani të dielën pasdite.

Një pasagjer, ka filmuar momentin kur rrufeja goditi krahun e avionit i cili ishte nisur nga Gjermania për në Britani.

Avioni u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin e Gatwick.

“Ishte tronditëse,” tha një pasagjer për gazetën The Sun.

E ardhmja në horizont, Elseid Hysaj gjen akordin

Pasi impenjimit me Shqipërinë, ka të reja për mbrojtësim tjetër kuqezi, Elseid Hysaj. Siç raporton Corriere dello Sport, një nga çështjet e hapura në merkaton e Lazios është ajo e Elseid Hysajt, me kontratën që skadon në qershor të 2025-ës.

Hysaj bashkë me agjentin e tij kanë arritur marrëveshje me Presidentin Lotito për të vazhduar bashkëpunimin. Gjithsesi, në rast se vjen ndonjë ofertë tërheqëse për 30 vjeçarin, klubi kryeqytetas Lazio do ta lërë të largohet pa pagesë, duke kursyer dy milionë euro, përfshirë bonuset, në lidhje me pagën. Hysaj ka luajtur 22 ndeshje në sezonin e fundit.

Hysaj

(J.S/BalkanWeb)

E mitura u përplas për v*ekje para syve të prindërve, shoferi 18-vjeçar kishte 4 ditë që kishte marrë patentën

Një aksident tragjik u regjistrua mbrëmjen e djeshme në afërsi të Gjirit të Lalzit, ku një automjet përplasi për vdekje një 8-vjeçare sllovene.

E mitura mësohet se kishte ardhur në vendin tonë së bashkë me prindërit për pushime të cilat u kthyen në tragjedi.

Pas aksidentit policia ka ndaluar drejtuesin 18-vjeçar të mjetit Genci Gjura. I riu u arrestua me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Mësohet se 18-vjeçari kishte vetëm 4 ditë që ishte pajisur me patentë, çka duket se kjo ka qenë arsyeja kryesore që ai nuk ka mundur të manovrojë dhe për pasojë ka përplasur 8 vjeçaren.

Mq tej bëhet me dije se vogëlushja ishte në praninë e prindërve kur ka ndodhur aksidenti. Ata kishin ndaluar makinën për të bërë blerje në market dhe kishin dërguan vajzën për të blerë ndërsa kanë qëndruar në makinë. Në momentin që po kalonte rrugën, 8-vjeçarja është përplasur nga automjeti.

“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në segmentin rrugor “Maminas- Gjiri i Lalzit”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. S., 8 vjeçe, banuese në Sllovaki, e cila humbi jetën në spital”, njoftoi policia lidhur me ngjarjen e rëndë.

Romeo dhe Heidi janë celebruar në fshehtësi? Aktori bën deklaratën e papritur

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë duke jetuar lidhjen e tyre të dashurisë pas përfundimit të eksperiencën në Big Brother Vip, e cila i bëri bashkë.
Ata janë parë gjatë gjithë kësaj kohë së bashku në pushime, herë në Itali e herë në jug të vendit.

I ftuar sonte në një program televiziv Romeo u pyet nëse ka ndonjë plan për martesë me Heidin.

Por përgjigjja e tij ishte “konfuzuese”…

“Ndoshta dhe jemi celebruar dhe nuk e di njeri! (qesh) Martesa do të vij, por që çfarë kuptimi ka nëse unë e them këtu pa ia thënë asaj. Shumë shpejt, se di, kimet, çfarë të ketë shkruar Zoti”, tha ai.