Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 3 Shtator 2024

Dashi

Kjo ditë parashikohet të jetë mjaft pozitive. Është një periudhë shumë e mirë për dashurinë, ku do të keni mbështetjen e partnerit/es në gjithçka. Ata që janë vetëm, mund të takojnë një person me të cilin do të lidhin një miqësi të ngushtë. Në vendin e punës duhet të shmangni polemikat, sidomos nëse veproni në skuadër me kolegë të tjerë, edhe pse mund të keni përplasje.

Demi

Kjo e martë do të jetë tejet pozitive. Do ju duhet të menaxhoni një situatë sentimentale të dyjëzuar, ku do ju duhet të merrni një vendim ose të hiqni dorë. Në dashuri për ata që janë vetëm do të gjendet kthjelltësia e duhur për të hequr dorë nga një lidhje. Në vendin e punës do të jeni të mbushur me kuriozitet për atë që ju rrethon, gjë që do ju lejojë që të ballafaqoni rezultatet tuaja.

Binjakët

Parashikohet një ditë shumë e mirë, edhe pse në dashuri duhet të ndodhë e pabesueshmja që gjithçka të shkojë mirë. Shumë shpejtë do të rigjendeni përballë mundësive të cilat nuk i keni marrë në konsideratë më parë. Për ata që janë vetëm, kjo ditë do të jetë mjaft premtuese. Në vendin e punës do të veproni me qetësi dhe do të përballeni me oferta vërtetë interesante.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë mjaft e lehtë për tu jetuar. Në dashuri do të ndjeni nevojën për të pasuir më shumë mbështetje. Ata që janë vetëm do të gjejnë siguri në fushën e ndjenjave. Në vendin e punës duhet të studioni strategjitë e duhura për të vënë në zbatim gjithë projektet që keni.

Luani

E marta do ju dhurojë momente relaksi. Në dashuri duhet ti dedikoni më shumë vëmendje personit që doni. Nëse jeni vetëm, dëgjoni më shumë këshillat që ju japin yjet. Objektivat e vendosura në vendin e punës do të jenë pjekur dhe tashmë do të keni dorë të lirë për ti çuar deri në fund.

Virgjëresha

Kjo ditë do të jetë mjaft diskrete, ku në dashuri parashikohet një periudhë mjaft interesante për gjithë të lindurit e kësaj shenje. Ata që janë vetëm, do të investojnë më shumë kohë dhe energji, për ata që e meritojnë. Në vendin e punës instinkti do ju vijë në ndihmë për të mos hedhur hapa të gabuar.

Peshorja

Kjo ditë është mjaft pozitive për shumë nga të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri, qielli do të jetë fantastik dhe do ju bëjë të jeni të mbushur me energji. Për ata që janë vetëm, kjo periudhë parashikohet e mbushur me udhëtime dhe shkëndija pasioni. Sa i takon punës, horoskopi i kësaj të marte këshillon që t’iu kushtoni më shumë vëmendje personave që keni pranë.

Akrepi

E marta do të nisë me këmbën e duhur. Në dashuri do të dominojë dëshira, për të gjetur zgjidhje të rëndësishme lidhur me disa aspekte të jetës. Nëse jeni vetëm mund të rikuperoni një miqësi, por duhet të jeni të hapur për ballafaqim, shkruan noa.al. Intuita e mirë në punë do të bëjë që të merrni rezultate të mëdha.

Shigjetari

Do të jetë një ditë e veçantë, gjatë së cilës duhet të tregoheni të kujdesshëm. Sa i takon dashurisë mund të ketë disa vështirësi, sidomos për ata që gjatë këtyre ditëve kanë kaluar një periudhë delikate. Ata që janë vetëm nuk duhet të lënë që t’iu ikë nga dora mundësia për të bërë për vete një person që e pëlqejnë. Në vendin e punës nuk do të mungojnë të rejat. Ka ardhur momenti për të bërë një zgjidhje që do të sjellë mundësi mëdha.

Bricjapi

Kjo e martë premton të jetë mjaft e qetë dhe e qëndrueshme për raportet në çift, ndërsa ata që janë vetëm do të kenë dëshirë për t’u rikthyer në lojë. Nga ana tjetër pasioni është një karakteristikë e kësaj shenje, ku emocionet do ju rrëmbejnë. Në vendin e punës nuk do të ketë të reja, por do të jeni në ujëra të qeta. Ju duhet vetëm të prisni.

Ujori

Nuk premtohet të jetë një ditë e favorshme sa i takon jetës sentimentale. Për ata që janë vetëm, mund të ketë takime shumë interesante. Në vendin e punës, dita nuk do të jetë ndër më të qetat, pasi yjet parashikojnë tensione.

Peshqit

Kjo e martë do të nisë në mënyrë mjaft pozitive, ku parashikohen mundësi mjaft fatlume. Sa i takon dashurisë do të ketë një sërë avantazhesh. Edhe ata që janë vetëm, mund të përjetojnë emocione të bukura, të cilat premtojnë të kthehen në diçka më shumë. Në vendin e punës një organizim i mirë do të jetë i domosdoshëm për ti parë gjërat më qartë.

Babai v rau tre fëmijët dhe më pas veten

Ditën e djeshme rreth orës 13:15, një ngjarje tronditëse është regjistruar në Britani, ku janë gjetur trupat e tre fëmijëve dhe një burri në një shtëpi në Surrey.

Sipas mediave vendase, si dhe nga provat hetimore ngrejnë dyshime se tre fëmijët, u vranë nga babai, i cili më pas vrau veten.

Policia u thirr nga shërbimi i ambulancës në Bregun Juglindor në një pronë në Bremer Road, Staines-upon-Thames.

Në lokacion, tre fëmijë dhe një burrë u gjetën të vdekur. Policia e Surrey tha se një hetim ishte duke u zhvilluar për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së tyre.

Besohet se është një incident i izoluar, pa përfshirje të palëve të treta.

Të afërmit po mbështeten nga oficerë specialistë dhe rruga Bremer aktualisht është e mbyllur.

Policia e Surrey, ka përfunduar gjithashtu një referim të detyrueshëm në Zyrën e Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC), për shkak të kontakteve të mëparshme të policisë me personat e përfshirë.

Kryeinspektorja Lucy Sanders tha: “Kjo është një humbje tragjike e jetës në komunitetin tonë dhe ne po punojmë për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur.”

“Aktualisht ka një prani të konsiderueshme të policisë në vendndodhje dhe në zonën përreth, dhe ne dëshirojmë të falenderojmë banorët lokalë për durimin dhe mirëkuptimin e tyre ndërsa ne kryejmë hetimin tone”.

Një zëdhënës i IOPC tha: “Ne jemi njoftuar nga Policia e Surrey për incidentin tragjik në Spelthorne sot”.

“Ne do të vlerësojmë një referim për të vendosur nëse kërkohet ndonjë veprim nga IOPC”.

Tre fëmijët ishin nën moshën 4-vjeç. Policia fillimisht konfirmoi se incidenti i tmerrshëm ishte shënuar në një “lagje të qetë, duke eliminuar dyshimet se një tjetër person mund të jetë përfshirë në ngjarjen makabre.

Nëna e djemve dhe të afërmit e tyre, aktualisht po mbështeten nga psikologët specialistë të policisë.

“Duhen parë çmimet pasi janë shumë të larta”, ekspertja ngre alarmin: Ja çfarë ndodh në jug

Përmes një interviste televizive Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie tha se në plazhe që niveli i turizmit nuk është njëlloj me një vit më parë, ndërsa shifrat tregojnë të kundërtën.

Radonshiqi:

Mund të kemi pasur një numër të madh individësh që futen ne vendin tonë, por a janë ata turistë dhe çfarë sjellin në vendin tonë.

E kemi parë edhe vetë në plazhe që niveli i turizmit nuk është njëlloj me një vit më parë, ndërsa shifrat tregojnë të kundërtën.

Kam pasur kontakte më shumë struktura akomodues që më thonë se kanë pësuar humbje. Në raport me shezlongët mund të shihet edhe çështja e pastrimit të parave, nëse çmimet janë normale, pasi në Greqi janë më lirë.

Saga e përleshjeve Capat-Sekiraqa, zanafilla e konfliktit që përfundoi me vi* tima

Konflikti që të paktën publikisht dihet se filloi në mars të këtij vitit dyshohet të jetë arsyeja e sherrit të një ditë më parë në mes të dy grupeve të armatosura në Prishtinë.

Ajo që mbeti në mes herën e parë, vazhdoi me 1 shtator. Gjuajtjet me armë e rrahjet në mes grupit Sekiraqa e atij të “Capave”, nuk u ndalën

Të dyja grupet të cilat të paktën publikisht, konfliktin e filluan në muajin mars të vitit 2024, ku Pajtim Gashi nga grupi “Capat” kishte mbetur i plagosur, ndërsa i dyshuar për këtë ngjarje ishte Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës. Ky i fundit është njëri nga të plagosurit mbrëmë.

Ndaj Shkumbin Sekiraqës, prokuroria ngriti aktakuzë për këtë ngjarje vetëm 4 ditë para rastit të së dielës, e që sipas aktakuzës së siguruar nga televizioni Dukagjini, gjendet në paraburgim nga 3 qershori 2024.

“Rreth orës 10:00 në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë deri sa ishte duke lëvizur me një veturë të tipit “Audi” pronë e të pandehurit tjetër M.Haliti, ishte takuar me personin NN i cili lëvizte me një pickap, i pandehuri Shkumbin Sekiraqa për arsye të panjohura me dashje me qëllim që të privoj nga jeta të dëmtuarin Pajtim Gashi pas bisedës me NN personin i drejtohet me fjalët “paja shoq a po më njeh mu” ku më pas e sulmojnë fizikisht”, thuhet në aktakuzë.

Aktakuza tregon se Shkumbin Sekiraqa kishte nxjerrë armën e zjarrit, dhe kishte shtënë në drejtim të Gashit e më pas e kishte goditur në kokë me kondak të armës.

“Me këto veprime i shkakton lëndime në kokë dhe një plagë në këmbën e djathtë, i dëmtuari (Pajtim Gashi) ka arrit të largohet nga vendi i ngjarjes, i pandehuri (Shkumbin Sekiraqa) ka vazhduar që të gjuaj në drejtim të tij”, thuhet në aktakuzë.

Një tjetër vepër penale që i ngarkohet Sekiraqës nga Prokuroria e Prishtinës është ajo e mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të armës pa leje.

Shkumbin Sekiraqa në polici në deklarimin e tij kishte mohuar përfshirjen në rast dhe në Prokurori ka thënë se i qëndron pas asaj deklarate.

E i dëmtuari Pajtim Gashi, duke e përshkruar ditën kritike, kishte thënë se pranë biznesit familjar kishte ardhur një person me veturë, i cili i kishte thënë “pse po më kqyr” dhe kishte filluar ta shante.

Pasi ishte larguar rreth 15 metra, tha se e kishte ndalë veturën dhe kishte filluar ta shante, e që më pas kishte ardhë edhe një tjetër person, i cili nuk kishte folur asgjë.

Më pas, kishte deklaruar se i pandehuri kishte shtënë me armë në drejtim të tij, e kur tentoi t’ia merrte armën, personi tjetër e ka goditur në qafë dhe kokë me grushte e shqelma, si pasojë e të cilave ishte rrëzuar.

Sipas tij, i pandehuri kishte shtënë 5-6 herë, e kishte deklaruar se Shkumbin Sekiraqën nuk e kishte njohur më herët dhe as tani, dhe se nuk kishte pasur asnjëherë probleme me të.

Pak orë pas kësaj ngjarje, natën në drejtim të shtëpisë së Sekiraqëve ishte gjuajtur me armë, e që dyshohet se gjuajtjet ishin nga familja Gashi ose siç i njeh Prishtina që nga paralufta “Capat”.

Historik kriminal por me dënime të lehta ka edhe Sali Sekiraqa, babai i Shkumbinit.

Sali Sekiraqa akuzohet për dy vepra penale, njëra është për lëndim të rëndë trupor i akuzuar bashkë me një person tjetër, ndërsa tjetra për mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve.

Sali Sekiraqa, ani se recidivist, asnjëherë nuk është mbajtur në burg dhe 4 herë është dënuar me gjobë, 2 herë me nga 300 euro, një herë me 250 dhe një herë 1,200 euro. /TV Dukagjini

Ndahet Heidi dhe Romeo? Ja detaji që ‘nxjerr zbuluar’ dyshen

Dje, binjakët Romeo dhe Donald Veshaj festuan ditën e lindjes dhe urimet për ta nuk munguan.

Donaldi shprehu dashurinë e tij për Romeon me fjalët prekëse: “Malet më të larta mund t’i ngjis me ty. Gjithmonë bashkë! Asnjëherë vetëm! Të dua shumë! Edhe 100 vëlla!”

Bora Zemani gjithashtu bëri një urim romantik në Instagram për Donaldin, duke shkruar: “Doja të të bëja një dhuratë, por më pas e kuptova se ti tashmë ke gjithçka që mund të dëshiroje… Mua! Urime ditëlindjen dashuria ime.”

Megjithatë, ajo që ra në sy ishte mungesa e një urimi publik nga Heidi Baci për partnerin e saj, Romeon.

Kjo ka ngritur pikëpyetje mes ndjekësve dhe fansave të çiftit: është kjo kriza e parë në çift apo thjesht një zhurmë e kotë në media?
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Heidi do të reagojë në ditët në vijim dhe do të qartësojë situatën.

Tërmeti i fuqishëm godet këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi brigjet e ishullit Bougainville të Papua Guinesë së Re të dielën, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS).

Nuk ka raporte të menjëhershme për dëme apo viktima dhe nuk është lëshuar paralajmërimi për cunami

Papua Guinea e Re ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një hark aktiviteti intensiv sizmik që shtrihet në Azinë Juglindore dhe përgjatë pellgut të Paqësorit.

Rajoni përjeton shpesh tërmete për shkak të fërkimit midis pllakave tektonike.

Stërvitjet e Kombëtares nisin me probleme, Silvinjo mund të humbasë një nga emrat më të rëndësishëm të kuqezinjve për dëmtim

Probleme që në stërvitjen e parë të Kombëtares shqiptare të futbollit. Trajneri Silvinjo mund të humbasë një nga emrat më të rëndësishëm të grupit kuqezi të paktën për ndeshjen e parë ndaj Ukrainës që luhet të shtunën.

Në ndeshjen e sotme të kontrollit ndaj U21, kapiteni Gjimshiti ka pësuar një tërheqje muskulore, që ka shqetësuar jo pak stafin e Kombëtares.

Lojtari është një nga shtyllat e kësaj skuadre dhe mungesa e tij në fushën e lojës do të ishte e rëndësishme, duke pasur parasysh jo vetëm aftësitë e tij sportive por edhe për atë që përfaqëson në grupin kuqezi ku është një prej liderëve.

Situata e futbollistit do të vlerësohet ditën e nesërme dhe vetëm atëherë do të kuptohet nëse do të jetë apo jo në gjendje që të luajë në ndeshjen e të shtunës kundër Ukrainës në Pragë, apo nëse Silvinjo do të duhet të mendojë për zgjidhje të tjera për prapavijën.

Aksi dent i friks hëm, makinat përplasen “kokë më kokë”, disa të pIagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Grabovicë në aksin Korçë-Pogradec.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra me tjetrën dhe nga goditja e fortë njëra prej tyre ka përfunduar jashtë rruge.

Disa persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Cristiano Ronaldo nuk përm bahet! Kap të pa smet e Georgina Rodriguez gjatë udhëtimit me jaht

Super ylli Cristiano Ronaldo duket se nuk është përmbajtur përpara partneres së tij Georgina Rodriguez.

Teksa ajo shfaqet me një palë bikini të bardha të cilat i tregojnë format e mrekullueshme, Ronaldo shihet duke i kapur të pasmet.

Cristiano Ronaldo nuk përmbahet! Kap të pasmet e Georgina Rodriguez

Çifti i njohur po shijonin një udhëtim me jaht luksoz në Saint-Tropez.

Dyshja me një ndikim të jashtëzakonshëm po shijonin  ditën me diell gjatë shëtitjes me jaht. Ata u fotografuan duke marrë ca rreze dielli e duke shijuar pamjen e detit.

Cristiano Ronaldo nuk përmbahet! Kap të pasmet e Georgina Rodriguez

Ronaldo ditë më parë ishte në Monako për tërheqjen e shortit të Ligës së Kampionëve.

Von Der Leyen jep lajmin për Ballkanin Perëndimor: Do emërojmë një komisioner të dedikuar për zgjerimin

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është thelbësisht i rëndësishëm dhe për këtë do të emërojë një komisioner të dedikuar për zgjerimin, kështu u shpreh presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen në panelin e diskutimeve të kryeministrave në Bled të Sllovenisë.

“Zgjerimi duhet të jetë punë me kohë të plotë që mundëson dhënien e një vëmendjeje të pashkëputur kësisoj do të emërojë një komisioner të dedikuar për zgjerimin. Le ta shkruajmë së bashku të ardhmen”.

Presidentja e KE theksoi se së shpejti mund të nisin bisedimet edhe me Bosnjë Hercegovinën.

“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE thelbësisht i rëndësishëm. Një treg më i madh i përbashkët rrit konkurrueshmërinë tonë. Na jep fuqi blerëse më të madhe. Zgjerimi është investim në sigurinë kolektive. Ne duam një Europë të fortë konkurruese dhe të sigurt dhe kjo përfshin BP, Ukrainën dhe Moldavinë dhe të gjithë ata që aspiratat europiane përputhen me veprat e tyre. Kemi nisur bisedimet me Shqipërinë dhe RMV, Ukrainën dhe Moldavinë, Bosnja mund të jetë tjetra në radhë. Falënderoj Slloveninë për punën e pareshtur për këtë gjë”.

Ajo përmendi planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe tha se një vit më pas puna ka dhënë efektet e para. Sipas saj Tirana është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë, ndërsa deri në fund të vitit 3 nga vendet e Ballkanit mund të bëhen hapësirës së përbashkët të pagesave.

“Një vit më parë prezantuam planit të rritjes për BP dhe puna ka treguar efektet e para. Ju udhëheqësit e BP duhet të jeni sh krenarë. Tirana është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë, kompanitë europiane po vendosen në Serbi e BH, Kosova dhe reformat ekonomike të saj janë lëvduar nga FMN dhe po sjellin përfitime ekonomike, Mali i zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit e kreditimit. Deri në fund të vitit 3 prej jush mund të bëhen pjesë e hapësirës së përbashkët të pagesave që mund të çojnë në kursim mbi 500 mijë euro në vit”.

Gjatë këtij muaji do të miratohet edhe agjenda e reformave nga drejtësia tek integrimi i tregjeve të energjisë që lidhen me 6 miliardë euro investime.

“Gjatë këtij muaji 6 partnerët tanë do të miratojnë agjendat e reformave kanë ideuar disa reforma me efekt të thellë në sistemin e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit prokurimet publike, integrimi i tregjeve të energjisë këto lidhen me 6 miliardë euro investime. Çdo reformë do të çkyçë investime të reja. BE është në proces të rikrijimit të vetes në kontekstin e ri gjeopolitik dhe duam që partnerët tanë në BP të jenë aktivë në bashkëbisedimin”.