“Pse me shikon?”/ Ja si nisi konflikti mes dy fiseve që çoi në “luftën” me armë zjarri në Prishtinë

Konflikti që të paktën publikisht dihet se filloi në mars të këtij viti dyshohet të jetë arsyeja e përplasjeve të një dite më parë në mes të dy grupeve të armatosura në Prishtinë. Ajo çka ju mbeti në gjysmë herën e parë, e vazhduan me 1 shtator. Gjuajtjet me armë e rrahjet në mes grupit “Sekiraqa” e atij të “Capave”, nuk u ndalën.

Të dyja grupet të cilat të paktën publikisht, konfliktin e filluan në muajin mars të vitit 2024, ku Pajtim Gashi nga grupi “Capat” kishte mbetur i plagosur, ndërsa i dyshuar për këtë ngjarje ishte Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës. Ky i fundit është njëri nga të plagosurit mbrëmjen e së dielës. Ndaj Shkumbin Sekiraqës, prokuroria ngriti aktakuzë për këtë ngjarje vetëm 4 ditë para rastit të së dielës, e që sipas aktakuzës së siguruar nga televizioni Dukagjini, gjendet në paraburgim nga 3 qershori 2024.

“Rreth orës 10:00 në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë deri sa ishte duke lëvizur me një veturë të tipit “Audi” pronë e të pandehurit tjetër M.Haliti, ishte takuar me personin NN i cili lëvizte me një pickap, i pandehuri Shkumbin Sekiraqa për arsye të panjohura me dashje me qëllim që të privoj nga jeta të dëmtuarin Pajtim Gashi pas bisedës me NN personin i drejtohet me fjalt “paja shoq a po më njeh mu” ku më pas e sulmojnë fizikisht,” thuhet në aktakuzë.

Aktakuza tregon se Shkumbin Sekiraqa kishte nxjerrë armën e zjarrit, dhe kishte shtënë në drejtim të Gashit e më pas e kishte goditur në kokë me kondak të armës.

“Me këto veprime i shkakton lëndime në kokë dhe një plagë në këmbën e djathtë, i dëmtuari (Pajtim Gashi) ka arrit të largohet nga vendi i ngjarjes, i pandehuri (Shkumbin Sekiraqa) ka vazhduar që të gjuaj në drejtim të tij,” thuhet në aktakuzë.

Një tjetër vepër penale që i ngarkohet Sekiraqës nga Prokuroria e Prishtinës është ajo e mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të armës pa leje. Shkumbin Sekiraqa në polici në deklarimin e tij kishte mohuar përfshirjen në rast dhe në Prokurori ka thënë se i qëndron pas asaj deklarate. E i dëmtuari Pajtim Gashi, duke e përshkruar ditën kritike, kishte thënë se pranë biznesit familjar kishte ardhur një person me veturë, i cili i kishte thënë “pse po më kqyr” dhe kishte filluar ta shante.

Pasi ishte larguar rreth 15 metra, tha se e kishte ndalë veturën dhe kishte filluar ta shante, e që më pas kishte ardhë edhe një tjetër person, i cili nuk kishte folur asgjë. Më pas, kishte deklaruar se i pandehuri kishte shtënë me armë në drejtim të tij, e kur tentoi t’ia merrte armën, personi tjetër e ka goditur në qafë dhe kokë me grushte e shqelma, si pasojë e të cilave ishte rrëzuar.

Sipas tij, i pandehuri kishte shtënë 5-6 herë, e kishte deklaruar se Shkumbin Sekiraqën nuk e kishte njohur më herët dhe as tani, dhe se nuk kishte pasur asnjëherë probleme me të. Pak orë pas kësaj ngjarje, natën në drejtim të shtëpisë së Sekiraqëve ishte gjuajtur me armë, e që dyshohet se gjuajtjet ishin nga familja Gashi ose siç i njeh Prishtina që nga paralufta “Capat”. Historik kriminal por me dënime të lehta ka edhe Sali Sekiraqa, babai i Shkumbinit.

Sali Sekiraqa akuzohet për dy vepra penale, njëra është për lëndim të rëndë trupor i akuzuar bashkë me një person tjetër, ndërsa tjetra për mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve. Sali Sekiraqa, ani se recidivist, asnjëherë nuk është mbajtur në burg dhe 4 herë është dënuar me gjobë, 2 herë me nga 300 euro, një herë me 250 dhe një herë 1,200 euro.

Aksi dent tra gjik në Kumanovë, humbin jetën babë e bir

Një aksident tragjik ka ndodhur në Kumanovë, ku si pasojë kanë humbur jetën Babë e bir.

Siç raportohet, Bastri Sallahu ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa djali i tij nuk u mbijetoi lendimeve dhe ka ndërruar jetë në spital.

“Të Allahu jemi dhe tek ai do të kthehemi! Allahu i mëshiroftë babë e birë nga fshati Opajë, Bastri dhe Luan Sallahi! Familjes durim për këtë dhimbje të madhe”, shkruan të afërmit.

“Pas 10 ditësh, vijnë 3 ministre të tjera”/ Curi plas deklaratën ‘bo mbë’: Rama ka në plan var rimin politik të…

“Kryeministri Edi Rama kërkon që në mandatin e katërt qeverisë të ketë 84 deputetë”, tha analisti Arjan Curi, duke folur për mbledhjen informale të qeverisë, që u mbajt një ditë më parë në Dajt.

I ftuar në një emision televiziv Curi tha se Rama synon që në mandatin e ardhshëm, “edhe reformat t’i bëjë vetë”.

Sipas tij, kryeministri ka në plan “varrimin politik të ministrave dhe jo vetëm”. Ndërsa gazetari Alfred Lela shtoi se anëtarët e kabinetit qeverisës janë bashkëpunëtorë të njëri-tjetrit.

Curi: Në mbledhjen e qeverisë në Dajt, Rama u tha që dua 84 deputetë në mandatin e ardhshëm. Do të bëjë dhe reformat vetë. Rama do t’u bëjë varrimin politik këtyre, se këta nxjerrin skandale, dokumente, dhe në fund Rama do u thotë: ja ç’bëtë, ia bëtë njëri-tjetrit. Mendoj se në mandatin e katërt, do të ketë shumë të panjohur. Pas 10 ditësh, vijnë 3 ministre të tjera, jo nga grupi i Ballukut, por i Veliajt.

Lela: Këta janë të gjithë bashkëpunëtorë të njëri-tjetrit. Disa e quajnë krim, disa e quajnë mëkat. Aty nuk ka ministra. Ka drejtorë dhe teka të Kryeministrit. Nuk ndodh në asnjë vend që ai që shkarkohet ose emërohet nuk e di. Kryeministri habit live në TV ministrin e Brendshëm dhe ai nuk e di. Nuk ndodh kjo në asnjë qeveri. Këta janë bashkëpunëtorë në të keqen, ne e trajtojmë si telenovelë.

Curi: Është më keq

Lela: Ne duhet të shthurim fijet e këtij bashkëpunimi në të keq

E FR lKSHME se çfarë po fshίhet në Trekëndëshin e Bermudës

Për vite me radhë shumë anije dhe avionë janë zh/dukur në mënyrë misterioze pa lënë asnjë gj/urmë në këtë pjesë të planetit tonë.

Bëhet fjalë për atë që njihet si “Trekëndëshi i Bermudës”, që përfshin hapësirën detare në Atlantik mes Majemit të Shteteve të Bashkuara, San Juan të Porto Rikos dhe ishujve Bermuda. 

Për vite me radhë shkencëtarët janë përpjekur që të shpjegojnë fenomenet natyrore të pazakonta që ndodhin në këtë trekëndësh,

madje ka nga ata që kanë arritur deri aty sa të thonë që bëhet fjalë për një dorë të huaj, jonjerëzore, pra alienë.

E përbashkëta e pjesës më të madhe të përpjekjeve për të shpjeguar stuhitë ekstreme në Trekëndëshin e Bermudës është se kanë mbetur teori.

E këtyre teorive u shtohet edhe një tjetër. Një grup studiuesish të Universitetit të Kolorados analizuan duke përdorur pamjet satelitore format e reve në këtë trekëndësh.

Ata panë se në shumë raste retë formonin në mes të tyre një hapësirë me qiell të pastër në formë hegzagonale.

Meteorologët thonë se në këtë formë vorbulle, këto re shndërrohen në bo/mba ajri të vërteta dhe besojnë se ky është shkaku kryesor që erë/rat në këtë zonë kapin lehtësisht një

shpejtësi mbi 250 kilometra për orë dhe në gjendje të gj/enerojnë dallgë deri në 15 metra të larta. E në të tilla kushte, asnjë mjet fluturues dhe as lundrues i ndërtuar nga njeriu, të paktën deri më sot nuk mund të mbijetojë.

Ajo që po përpiqen të kuptojnë tashmë shkencëtarët e Universitetit të Kolorados është se përse retë në Trekëndëshin e Bermudës nuk “sillen” normalisht si në pjesët e tjera të globit, ku lëvizin frontalisht.

Këmbimi valutor, 3 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 89.8 lekë dhe do shitet me 90.8 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.4 lekë dhe do shitet me 100.2 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105 lekë dhe do shitet me 106 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.7 lekë dhe do shitet me 119 lekë.

Ngjarje e rëndë në Dhërmi/ 41-vjeçari gje ndet i v*ekųr

Një 41-vjeçar u gjet i vetëvarur në Gjipe. Viktima, banues në Vlorë, dyshohet se e ka ndërmarrë aktin fatal në kushte të rënduara psikologjike.

Policia njoftoi se ka referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 31.08.2024, në Gjipe, Dhërmi, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike është vetëvarur në pemë, shtetasi E. D., 41 vjeç, banues në Vlorë.

51-υ jeçari s hkon në kΙub, por shοkohεt nga ajo që takon aty…

Një burrë i div/orcuar 51-vj/eçar, ka rrëf/yer vizitën e tij në një klub nate.

Ai ka thënë se aty bënte qejf se/ksi për 18 muaj me radhë, por një ditë ishte sho/kuar kur aty kishte takuar djalin e tij beqar, shkruan “The Sun”.

Rrëfimi i tij i plotë: Unë shkova në një klub sëingers ‘dhe pashë djalin tim atje – ai nuk ka folur me mua që nga atëherë.

Isha në një klub nate qejfi, pak para se të futeshim në karantinë dhe pashë që djali im ishte aty. Ai nuk ka folur me mua që nga ajo kohë.

Unë jam një burrë i div/orcuar 51 vj/eçar. U ndava nga gruaja dhjetë vjet më parë. Kam shumë shoqe femra për shoqëri dhe takohem me to, por askush nuk është e veçantë në jetën time.

Një mik më tregoi për një klub festash e qejfi dhe unë shkoj atje qe 18 muaj. Vendi është i shkëlqyeshëm, sepse gratë që shkojnë thjesht e duan se/ksin – dhe ka një politikë të rreptë që mbron të gjithë ata që marrin pjesë.

Ju nuk gjykoheni dhe mund ta lini veten për të bërë qejf për disa orë. Më pëlqejnë netët e tyre të beqareve dhe shkova në fillim të këtij viti para hitit të korona/virusit.

Unë arrita atje herët, piva në bar dhe shkova të zhv/ishem.

Shkova në një dhomë dhe pashë disa burra që rrinin rreth duke parë një çift që po bënte se/ks.

Nuk mund ta shihja njeriun në fillim, por pastaj ai ktheu kokën dhe kuptova se ishte djali im.

Ai është 29 vj/eçar dhe është beqar, kështu që ai nuk ishte duke mashtruar apo trad/htuar askënd, por unë isha pak i tro/nditur që e pashë ashtu.

Patëm kontakte me sy, por nuk dija se çfarë të them ose si ta trajtoja. U ktheva shpejt për t’u veshur dhe u ktheva në shtëpi.

Djali im dhe unë kemi pasur një marrëd/hënie të shkëlqyer më parë. Shkruanim shumë tekste gati çdo ditë dhe ishim shumë të afërt.

Në fakt, ne ishim si miqtë më të mirë. Por tani ai nuk më përgjigjet në tekstet dhe telefonatat e mia. Ka qenë jashtëzakonisht e dhimbshme për shkak të bllokimit.

Unë nuk dua të tingëlloj hipokrit për të pasur një kontroll tek ai. Ai jeton vetë dhe sipas mendimit tim, ajo që bën në jetën e tij pri/vate është biznesi i tij.

Ai është një njeri i rritur dhe mund të veprojë si të dojë. Jam i sigurt se ai ndjehet njësoj si unë, por takimi ynë në klub ka shkatërruar gjithçka.

Përgjigja e psikologes: Kjo është shumë e tri/shtuar. Nëse djali juaj nuk do iu përgjigjet thirrjeve tuaja, gjëja më e mirë është t’i shkruani atij.

Ai ndihet në siklet, por dyshoj se ai do t’ua niste një letër të hapur. Shpjegoni sa të mungon ai dhe thuaj që nuk dëshironi që ky moment i sikletshëm të shk/atërrojë një jetë dashurie midis jush.

Thuajini atë që më thatë – se ajo që ai bën në jetën e tij pri/vate është biznesi i tij dhe se ju mendoni se duhet të ktheheni përsëri duke qenë një baba dhe bir i dashur. A është se/ksi i rastësishëm, me të vërtetë ajo që dëshironi vetë?

Nëse, në zemrën tënde, do të gjesh dikë të veçantë për një marrëd/hënie më të përmbushur, fletëpalosja ime elektronike për “Gjetjen e dashurisë së jetës tuaj” thjesht mund të ketë çelësin për juve.

“Zbυlohet” sekreti! Ja përse vetem korçarëve u del Lotaria Amerikane, nuk do e besoni

I pari shqiptar që ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte nga Korça.

Një histori fati që mesa duket i ndjek dhe sot korçarët, të komentuar në publik si persona që u del masivisht Lotaria Amerikane. Kot nuk thonë: Fati fillestar të ndjek gjithmonë! 

Më poshtë ju ftojmë të lexoni historinë e Kolë Kristoforit, shkruan meganews.al Për shkak të kushteve politike, sociale dhe ekonomike shqiptarët e kanë njohur që herët emigracionin, e ndërsa vendet e afërta ishin ato që i tërhiqnin më së shumti , një vend përtej oqeanit shpejt filloj të zgjonte inter esin e tyre.

Amerika e kthyer në ëndërr ka pritur që herët shqiptarë, që në vitin 1892 kur edhe aty ka shkuar shqiptari i parë. I pari shqiptar që ka shkuar në Amerikë, ishte Kolë Kristofori nga fshati Katund i Korçës në vitin 1884.

Pas gjashtë vjetëve, Kola u kthye në Katund i veshur me rroba alla frënga, me një kapelë luk soze, kollaro të hekurosur dhe xhepat plot me pa ra.

Ai u rrëfeu fshatarëve për ato që kishte parë në Botën e Re dhe se në Amerikë, një punëtor fitonte 10 dollarë në ditë, duke shitur lule e fruta në udhë, kur një punëtor në Shqipëri mezi i bënte në një vit. 

Në vitin 1892, Kolë Kristofori u kthye prift në Boston me 17 shokë të këtij fshati që ishin më parë në ku rbet në Rumani e Greqi.

Kështu, pionierët e parë shqiptarë në Amerikë janë: At. Kolë Kristofori, Hari Take Rrapo Laska, Dhoskë Sotir Adham, Thoma Sotir Adham, Josif Sotir Adham, Sotir Lezi, Geli Goni Stevenson,

At Dhosi Katundi, Dhime Pano Peterson, Fani Kosta, Thoma Kosta, Hari V. Kaçka, Argjir Peto, Fani Cico Angjel, Dhima Andrea Pano, Rrapi Fanes, Toli Dhami. Costandin Demo në librin e tij “Shqiptarët në Amerikë.

Emigrantët e parë”, ka cituar si më poshtë për një nga pionierët e parë: “Të 17 emigrantët e parë ishin tepër aktivë në lëvizjen kombëtare dhe u bënë miq e bashkëpunëtorë të Sotir Peçit dhe Fan Nolit. Më i dëgjuari ndër ta dhe më punëtori ishte Hari Kaçka.

Në këto vite të para ,çdo mbledhje që bënin shqiptarët si me karakter politik, shoqëror nuk mund të quheshin zyrtare ose autentike pa prezencën e Hari Kaçkës.

Kur fliste Hari Kaçka të jepte kurajo, të bënte të qeshnje dhe i kishte gati anekdotat e përshtatshme për ndonjë ngjarje. Ai s’kishte shok në të rrëfyerit e ngjarjeve”.

I dërgoi 20.000 eυro υ. αjzës së bukur që njohu në Internet, 59-υ jeçαri zbυon atë që s’e kishte ρritur…

Një 59-vjeçar është “kërdisur” nga lekët nga një vajzë që ai njohu në internet. Dave Hazel ra në dashuri me një vajzë të quajtur ‘Linda Smith‘,

të cilën ai e njohu përmes një aplikacioni për njohje të reja në vitin 2012. 

Me kalimin e kohës, marrë/dhënia e tyre po ecte mirë dhe Dave po shpresonte që edhe të martohej me të dashurën e tij virtuale.

Gjatë kësaj kohë ai i kishte dërguar “Lindës” edhe rreth 17,000 euro të cilat ajo ia kërkoi pak e nga pak si formë ndihme për tu shpërngulur në Angli.

Por, duke qenë se kërkesat financiare të vajzës po rriteshin, 59-vjeçari arriti më në fund të

kuptonte se e dashura e tij nga Kanadaja në fakt ishte nga Afrika.

Hazel nuk e kishte takuar kurrë të dashurën e tij por, ai kishte folur me të në telefon dhe ishte i bindur

se ajo do të shpërngulej nga Kanadaja për të ardhur në Angli ku do të jetonin bashkë. 

Ka ende njerëz si ky, Dikush po ua paguàn borxhet në dyqan të gjithë fshatit, askush nuk e njeh

Një person i panjohur po ua paguan borxhet të varfërve në Tuzla, të Turqisë por askush nuk po e di se kush është ky.

Burri misterioz u ka lënë këtyre familjeve zarfa me lekë poshtë derës, në një kohë kur

varfëria po fajësohet si shkaku kryesor i vetëvrasjeve që kanë “pushtuar” Turqinë aziatike së fundmi.

Dikush erdhi dhe më kërkoi t’i tregoja fletoren ku unë regjistroja borxhet e klientëve, i tha agjensisë së lajmeve Demirören, pronari i njërit prej dyqaneve.

Më tej ai tha se me vete ky njeri misterioz kishte edhe katër persona të tjerë që mbanin shuma të mëdha parash.

Unë i pyeta ku jetonin. Ai u kthye përsëri pasi foli me ta dhe pagoi të gjitha borxhet.

Kam mësuar gjithashtu se ai u ka dhënë para shtesë familjeve të varfëra, tha pronari i dyqanit.

Kur e pyeta për emrin e tij, tregon Yılmaz ai mu përgjigj: “Thjesht më quaj Robin Hood”.