Policia bën namin në këtë qytet, arreston 17 shoferë dhe vendos 8020 masa administrative

17 shoferë janë vë në në pranga në Elbasan, ndërsa policia ka vënë edhe 8020 masa administrative.

Gjatë muajit gusht janë arrestuar 17 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, duke përdorur mjetet inteligjente gjatë këtij muaji janë vendosur 8020 masa administrative, të ndara konkretisht:

-3235 për shpejtësi mbi normat e lejuara;

-568 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

Advertisements

-720 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;

-251 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;

-49 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;

-1345 për parakalime të gabuara;

-320 për parkime të gabuara;

-1532 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Drejtori i BAN: Për kontejnerët me mbetje toksike që dolën nga Durrësi na njoftoi një informator. Kemi prova me foto…

Drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Baselit, Jim Puckett, që ngriti alarmin dhe bëri të mundur që kontejnerë me mbetje të rrezikshme të nisura nga porti i Durrësit bllokohen, tha në emisionin “Now” në Euronews Albania se mbetjet i zbuluan pas informacionit të dhënë nga një informator.

Ai u shpreh se informacioni i marrë u verifikua me prova dhe foto duke çuar deri në bllokimin e këtyre kontejnerëve, që siç tha përmbajnë materiale të rrezikshme toksike.

“Ne na u dha ky informacion nga një informator që kishte frikë t’i shprehte botës se kush është.

Ishim të kujdesshëm për ta verifikuar informacionin, morëm foto të ngarkesave dhe prova të ngarkesave të kaluara drejt Kinës që u bllokuan nga kinezët në prill.

Ne zbuluam të njëjtën kontejnerë që po ngarkoheshin në portin e Durrësit me një material me ngjyrë kafe.

Ai material u analizua nga kinezët që kishte më shumë se 8% të plumbit, që e bën atë një mbetje të rrezikshme.

Të gjitha shifrat e dërguara nga informatorët na treguan për një problematikë të vërtetë, edhe pse këta 102 kontejnerë që ne kërkuam të kthehen nuk janë analizuar.

Jemi 95% të sigurt se janë mbetje të prodhuara nga industria, nga pluhuri i furrës, mbetje toksike sipas Konventës së Baselit. Nuk jemi plotësisht të sigurt për materialin.

Për mua është e jashtëzakonshme që e keni atë material në portin e Durrësit dhe e lini të hapur, nuk mund të lini një material të tillë të hapur.

Pa ditur askush se çfarë përmban, rreziqet nëse bie shi, nëse fryn era që mund të përhapë këtë material. Pamë foto të mënyrës si po ngarkoheshin, me një traktor për t’i sjellë brenda kontejnerin, nuk ishin të vulosura”, tha drejtori i BAN.

Arrestohet në Stamboll Liridon Rexhepi, dyshohet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi

Intelegjenca turke (MIT), ka arrestuar shtetasin kosovar, Liridon Rexhepi nën dyshimin se ka punuar për rrjetin e inteligjencës izraelite, Mossad.

Arrestimi i tij është realizuar nga inteligjenca turke në kuadër të një operacioni të fshehtë.

Shtetasi Liridon Rexhepi, i identifikuar si kreu i rrjetit financiar të Mossad-it në Turqi nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT), u arrestua nga Departamenti i Antiterrorit i Policisë së Stambollit.

Sipas mediave turke Organizata Kombëtare e Inteligjencës përcaktoi se Rexhepi ishte personi që menaxhonte rrjetin financiar të MOSSAD në Turqi.

Rexhepi u transferonte para agjentëve në terren në Turqi, të cilët kryenin xhirime me dron, operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe grumbullonin informacione për fushën siriane, nën udhëzimet e Shërbimit Informativ të Izraelit.

Është konstatuar se Rexhepi ka bërë transferta të shumta parash tek agjentët në terren në Turqi përmes Western Union. Të gjitha aktivitetet e Rexhepit, përfshirë lëvizjet e dyshimta në llogaritë e tij, janë monitoruar.

Rexhepi është monitoruar hap pas hapi dhe aktivitetet e tij janë regjistruar që nga hyrja e tij në Turqi më 25 gusht 2024. Pas kësaj faze është vendosur koordinimi me Degën e Kundër Terrorizmit dhe Operacioneve të Policisë së Stambollit.

Rexhepi u ndalua nga Dega e Antiterrorizmit dhe Operacioneve të Departamentit të Policisë së Stambollit më 30 gusht.

Rexhepi, i cili pranoi se kishte bërë transferta parash në deklaratën e tij në komisariat, u arrestua nga gjykata dhe u dërgua në burg.

Si rezultat i operacioneve të kryera nga MİT, është konstatuar se MOSSAD ka transferuar para për personelin e saj në terren në Turqi nga vendet e Evropës Lindore, veçanërisht nga Kosova.

Zbulimi

U zbulua se agjentët në terren në Turqi po i përdornin paratë që merrnin nga MOSSAD në fushën siriane.

Si rezultat i gjurmimit të parave, u konstatua se agjentët në terren në Turqi po i transferonin paratë që vinin nga Kosova përmes Western Union në burimet e tyre nëntokësore në Siri.

Gjithashtu u zbulua se agjentët në terren në Turqi po kryenin pagesa për burimet e tyre në Siri duke përdorur kriptovaluta.

Deklarata skandaloze e ish-arbitrit kosovar: Në Shqipëri s hesin edhe gr@të për para(VIDEO)

Duket se zgjedhja e trajnerit serb Aleksander Veselinovic tek Partizani dhe veshja e fanellës serbe nga një gazetar në Shqipëri, nuk është pritur mirë në Kosovë.

Ish-arbitri në Kosovë, Hajriz Hajdari, i ftuar në një emision televiziv është shprehur se gjëra të tilla në Shqipëri janë normale.

“Në Shqipëri iu intereson leku, s’i intereson kujt ç’ka bën, tek bën, këta edhe gratë i shesin për serbët, i shesin… dita-ditës.

Nuk është ndonjë telash i madh për ta, ata lidhin dhe familje me ta (serbët), s’e lëre mo me i marrë paret e me udhëheq një ekip, duhet me u mësu, ka kalu ajo kohë”, tha ai.

https://streamable.com/e/xzth36?quality=highest

“Shqiptarët xhelozë”/ Deklarata e tij shkaktoi bujë, aktori kërkon falje: Dëmi u bë

Aktori i humorit Osman Azemi, ka kërkuar falje në lidhje me deklaratën e bërë prej tij pak ditë më parë, se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për ata të Kosovës. Azemi tha se deklaratën e ka bërë me humor, ndërsa kërkoi falje për të gjithë situatën e krijuar.

“Unë ndoshta nuk jam shpreh mirë dhe më bën me u ndje keq. Po duhet me kanë tash shumë i kujdesshëm çka po flas sepse dëmi bëhet. Deklaratat e mia janë keq-interpretu. Qëllimi im ka qenë për me folë për sport, kuptohet se sporti neve na emocionon, gjatë intervistës është edhe një gabim i jemi që unë e kam pas një lloj satire. Kam pas qejf me bo satirë, pak humor, por mori përmasa të jashtëzakonshme gjë që ndihem keq”, tha aktori.

“Shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës”, Osman Azemi del me sqarim pas deklaratës që bëri bujë
Më pas, ai vijoi:

“Nuk kisha pas qef me pa shqiptarë të Kosovës apo Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi me u përça mes vete. Unë ndjehem keq sinqerisht edhe për qytetarët në Shqipëri, qofshin të majtë apo të djathtë dhe te ne në qeveri apo opozitë, për miqtë e mi e familjarët e mi që i kam vendos në një situatë jo pak të sikletshme. Ju kërkoj falje edhe bashkëpunëtorëve të mi nëse janë ndjerë në siklet, por e kam thënë tash, dëmi është bë”, tha Azemi.

Shok skuadre me Benzemanë dhe Kante, Mario Mitaj prezantohet në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është zyrtarisht një lojtar i Al Ittihad. Mbrojtësi i majtë i Kombëtares, ka vendosur të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Pas interesimeve nga Juventusi, Franca dhe Turqia, në fund mbrojtësi zgjodhi Arabinë Saudite. Pak minuta më parë Al Ittihad ka njoftuar zyrtarisht afrimin e Mitajt.

Futbollisti shqiptar i bashkohej kështu yjeve të shumtë europianë që janë pjesë e Al Ittihad në Arabi.

‘Nëna ndërroi jetë..’/Suksesi i këngës “Dajo”, historia e trishtë që fshihet pas saj

“Dajo”, kënga që i siguroi suksesin në tregun muzikor Ervis Beharit, mbrapa saj fsheh një histori të trishtë.

I ftuar ditën e djeshme në “Ftesë në 5”, Ervis Behari tregoi se, në fakt, brenda këngës ka një histori të vërtetë dhe për këtë, ai beson se ka ndikuar në suksesin e saj. Vetëm një vit para se të krijohej kënga, nëna e Ervisit u nda nga jeta me atë amanet për të birin: dajën ta mbante si vëlla, si mik e si shok

“Kënga erdhi pas një momenti të vështirë, sepse nëna ime ka ndërrur jetë disa vite më parë. Unë isha i ri, 22 vjeç, dhe akoma s’e kisha marrë këngën në rrugën artistike”, – tregon Ervisi i emocionuar.

Më tej, ai shton se njëri nga dajat e tij ka qenë vërtet një mbështetje shumë e madhe për të, edhe financiare:

“Kam bërë këtë këngë dhe nuk kisha lekë. Daja ka qenë një suport i madh, ka qenë më i afërt dhe në atë periudhë. Mblodha sa munda dhe kam bërë këngën e “Dajës” një vit më vonë, e cila rezultoi shumë e suksesshme. Me dajën kemi një marrëdhenie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Kush zgjohet i pari, i thotë tjetrit “mirëmëngjes”. Është e rrallë të kesh një marrëdhënie të tillë…

Sylvinho shpjegon listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë

Kombëtarja shqiptare, do të luajë dy ndeshje në shtator ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për UEFA Nations League.

Përgatitjet për dy ndeshjet e para në Grupin B1 do të nisin sot më 2 shtator, teksa trajneri Sylvinho ka dalë në konferencë për shtyp, duke shpjeguar para mediave listën me 24 lojtarë të grumbulluar

LISTA

Përsa i përket portës janë Thomas Strakosha, Alen Sherri dhe Simon Simoni. Në mbrojtje rikthehet futbollisti i Partizanit, Andi Hadroj.

Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e prapavijës janë Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Enea Mihaj.

Në repartin e mesfushës dhe të sulmit ka dy risi. Trajneri Sylvinho, ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtaren A mesfushorin Sebastjan Spahiun dhe sulmuesin Agim Zeka.

Të dy futbollistët, më parë kanë qenë pjesë e Shqipërisë U-21. Spahiu aktivizohet në Iran me skuadrën e Mes Rafsanjan, ndërsa Zeka në kampionatin “Abissnet Superiore” me Partizanin.

Pjesa tjetër e lojtarëve që përbëjnë repartin e mesfushës dhe të sulmit janë Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Rey Manaj, Armando Broja dhe Taulant Seferi.

Grumbullimi i lojtarëve nisi që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë sot më 2 shtator.

Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të premten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë, aty ky më 7 shtator do të luhet ndeshja e parë në Grupin B1 të Nations League ndaj Ukrainës, në stadiumin “Epet Arena”, në orën 20:45.

Tre ditë më pas më 10 shtator, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Kush do arrestohet në vjeshtë? Hoxha: Sky Ecc do të tronditë politikën

Muajt e nxehtë u larguan, por jo për SPAK-un! Gazetarja Anila Hoxha ka paralajmëruar për muaj të ngjeshur sa i takon goditjeve të SPAK-ut në korrupsion. Hoxha tha se SPAK po zbardh të tjera biseda nga Skyecc, që implikojnë në korrupsion njerëz të politikës dhe drejtësisë po ashtu.

Ajo tha se priten zhvillime nga dosje të bujshme si ajo e 21 Janarit, dosjes Partizani, të Sterilizimit si dhe të ish-presidentit Meta.

“Tanimë në SPAK nuk mund ta parashikoj askush. Aktualisht një grup i madh i agjentëve të BKHpo transkiptojnë biseda nga partnerët ndërkombëtarë nga biseda e kriptuara nga sky ecc. Çështja më e nxehtë që do të vërë në provë edhe SPAK dhe do tregojë integritetin e strukturave të drejtësi lidhen me dosjen e fundit njerëz të lartë të drejtësisë shqiptare ku përmenden se kanë ndikuar për të pushuar e zbutur dosje hetimore.

Gjatë këtyre ditë të gushtit SPAK ka sekuestruar dhjetra dosje pranë gjykatave për njerëzit që flasin në sky eç përmendin dhe persona të tjerë të drjtiësisë që qyshohet se janë implikuar në korrupsion.

Gjithashtu pritet në vjeshte dhe ditët në vazhdim ti jepet drejtim çështjes së 21 janarit. SPAK ka afat deri në fund të muajit tetor për ti dhënë drejtim çështjes së Partizanit. Ajo që e kushtëzon SPAK, në dhjetor 2023, Berisha përfundoi në arrest shtëpie dhe afatet e vendosin në pozita shtrenguese SPAK.

Gjatë shtatorit pritet zhbllokimi i dosjes së sterilizimit po ashtu, çështja vazhdon të jetë prej 6 muajsh para gjyqtarit paraprak. Ilir Beqja kishte një surprizë tjetër sa i takon dosjes së Saspak. SPAK duhet ti japë drejtim edhe dosjes së Ilir Metës dhe ish-bashkëshortes së tij. Ajo që dihet është se muajt në vijim do të jenë të ngjeshur”-tha gazetarja Anila Hoxha.

U aludua se ishin ndarë, detaji nga ditëlindja e Luana Vjollcës që ngre dyshimet për lidhjen e saj me Krenar Çoçajn

Ndarja e Luana Vjollcës dhe Krenar Çoçajt ka qenë një nga ngjarjet më të përfolura këtë verë në showbizin shqiptar, duke shënuar fundin e një romance që zgjati plot tetë vjet. . Pavarësisht kësaj, Luana duket se po e përballon mirë këtë periudhë të vështirë. Në jug të vendit, e rrethuar nga miq të ngushtë dhe njerëzit e saj më të dashur, ajo festoi 33-vjetorin e lindjes me një atmosferë të zjarrtë.

Megjithatë, ajo që neve na tërhoqi më shumë vëmendjen ishte prania e një të ftuare të veçantë: motra e Krenar Çoçajt. E ftuara jo vetëm që mori pjesë në festë, por gjithashtu postoi foto me Luanën, që u ripostua nga vetë moderatorja, duke shkaktuar spekulime në rrjet. A është ky një sinjal për një rikthim të mundshëm mes Luanës dhe Krenarit, apo thjesht një tregues i raporteve të mira që ajo ka ruajtur me familjen e tij, pavarësisht ndarjes?

Ndërkohë, Luana ka qenë aktive me projektet e saj muzikore, duke lançuar edhe këngën “Atë Natë,” e cila është interpretuar nga shumë si një pasqyrim i ndarjes së saj. Përmes muzikës, ajo duket se po përpiqet të kanalizojë emocionet që e kanë shoqëruar gjatë kësaj periudhe të ndryshimeve personale. Mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë e ardhmja për të.