“Dashuria e vjetër, do më mungojnë”, përlotet në emision Xhemi Shehu

Top Channel ka nisur sezonin e ri me plot risi, ku një nga më të mëdhatë është rikthimi i emisionit investigativ “Fiks Fare” nën moderimin e dy figurave shumë të dashura për publikun shqiptar, Julian Deda dhe Xhemi Shehu.

Pasi lajm u bë publik, gjatë një interviste në emisionin “Wake Up” mëngjesin e së hënës dyshja ndau emocionet dhe pritshmëritë për këtë eksperiencë të re.

Xhemi Shehu, ndërkohë, zbuloi se nuk do të jetë më pjesë e moderimit të spektaklit të humorit “Portokalli”, një lajm që e bëri atë të përlotej dhe të shprehej se do të ndjejë shumë mungesën e kolegëve të saj. Megjithatë, ajo la të hapur mundësinë për të marrë pjesë në ndonjë rol të veçantë së bashku me Julian Dedën.

“Portokallia” është dashuria e vjetër, mund të jem ndonjëherë për ndonjë rol bashkë me Julin,” u shpreh Shehu, duke i uruar sukses moderatores së re të “Portokalli”-së, Nevina Shtylla, e cila do të vazhdojë të drejtojë spektaklin së bashku me Salsano Rrapin.

E pyetur se çfarë do t’i mungojë nga “Portokallia”, Xhemi Shehu me lot në sy dhe e mallëngjyer u përgjigj:

“Do më mungojnë të gjithë kolegët. Janë shumë të mirë dhe do më mungojnë shumë, është një staf që e dua shumë. I uroj shumë suksese Nevinës, e di që do shkëlqejnë, do jenë shumë mirë”.

Mirlind Daku i bën vetes dhuratën luksoze

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku i ka bërë vetes një dhuratë aspak të lirë.

Përmes një postimi në Instagram, Daku ka zbuluar se ka blerë një makinë të re.

Makina luksoze është i tipit “Lamborghini” dhe Daku duket mjaft i lumtur.

“Jeta është e mirë ”, ka shkruar futbollisti krahas fotos. Një makine kaq të bukur, nuk kanë se si t’i mungojnë as targat e personalizuara që Daku i ka zgjedhur.

https://www.instagram.com/p/C_bFtY9NNsG/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4a673db2-9d2a-4947-a5cf-f3020afb092e&ig_mid=6C4E5DF2-1AA2-4E79-9E53-9D550C9C475F

E bija iu sulmua nga motrat Berisha, flet babai i Klea Prengës: Vajzës i janë dëmtuar nervat e buzës

Mëhill Prenga, babai i Klea Prengës, e cila u dhunua pak kohë më parë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, në një komunikim për Euronews tha se ngjarja është e vështirë, por për të duhet të flasë vetë Klea, e cila siç nënvijëzoi nuk është gati ta bëjë këtë.

Është ngjarje e vështirë për mua, dua të më kuptoni. Kjo është një ngjarje që nuk më takon mua të flas, por Kleas dhe ajo nuk është gati. Goditja, i ka prekur nervin e buzës së sipërme dhe e ka të mpirë, ndaj më kuptoni. Të falenderoj për interesimin, në një moment tjetër kur Klea të jetë e gatshme, ajo do të flasë. Kërkoj që ligji dhe drejtësia të veprojë për cilindo që do ta shkelë atë.

Avokati i pranishëm në studio konfirmoi se akuza që rëndon mbi motrat është “plagosje e rëndë me dashje”. Sipas tij, nga shishja që është përdorur në sulmin ndaj Kleas mund t’i kishte shkaktuar vdekjen.

Ka qenë një goditje me mjet prerës. Mjeti prerës është një shishe e cila mund të presë edhe venat, të të dëmtojë dhe të humbasësh jetën.

Instagram bën ndryshimin drastik në “Stories”, ja çfarë duhet të dini

META ka vendosur të përmirësojë Instagram Stories me një ndryshim drastik.

Së shpejti, komentet që do të bëhen në “Story”-n e dikujt, do të jenë publike.

Deri më tani komentet ishin private në formën e një mesazhi që i shkonte autorit të postimit.

Ky ndryshim synon të rrisë ndërveprimin përmes formatit të Stories dhe do të bëhet gradualisht, për të analizuar reagimet e audiencës.

Momentalisht ky ndryshim duket se nuk ka arritur në Shqipëri. Megjithatë, kujdes, tashmë mesazhet që çonit në Story, do të jenë komente publike të lexueshme nga çdokush.

Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ditën e sotme Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun.

Fillimisht, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, veçanërisht sa i përket ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përmes, një komunikate për media bëhet e ditur se Kurti ka thënë se Republika e Kosovës do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia, e cila mbetet një prej partnerëve kryesor të Kosovës.

Në takim gjithashtu u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përkatësisht atë të prodhimit të municionit, dhe për kushtet që vendi ynë ofron për investitorë potencialë nga Turqia.

VIDEO / Pesë policë kapen ‘duke marrë lekë’ nga shoferi në Sarandë

Pesë policë janë filmuar duke marrë para nga një shofer të cilin e kishin ndaluar në qytetin e Sarandës.

Policët janë filmuar në video në fund të shëtitores së qytetit bregdetar. Në fakt, sipas asaj që dallohet në video, një prej policëve shihet teksa zgjat dorën dhe merr diçka që mendohet se janë para, nga shoferi i makinës.

Ajo që e bën edhe më skandaloze situatën, është se katër policët e tjerë që ndodhen aty pranë, nuk reagojnë ndaj ryshfetit, por shihen teksa largohen të buzëqeshur.

Video nga Piranjat:

Safet Gjici kërkon lirinë: S`bëra korrupsion! Lidhja me Alma Kaçin, vetëm faj moral

Ish kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici i kërkon gjykatës së lartë që ta shpallë të pafajshëm.

Në rekursin që TCH e disponon, Gjici pretendon se ka rënë më kurthin e kundërshtarëve politikë dhe se afera seksuale e kryer me Alma Kacin nuk është as shpërdorim detyre dhe as korrupsion.

Safet Gjici i thotë gjykatës se kreu marrëdhënie me Kacin me dëshirën e saj dhe se video regjistrimi i bërë publik nuk ka cenuar asnjë marrëdhënie juridike përpos asaj morale dhe etike qe ish kryebashkiaku i Kukësit kujton se është ndëshkuar tashmë . ish kryebashkiaku i gjetur fajtor nga gjykata antikorrupsion e shkallës së parë për akuzën e shpërdorimit të detyrës referuar video-skandalit që tregonte marrëdhënien seksuale në zyrën e tij, nga apeli u gjet fajtor jo për shpërdorim detyre por për korrupsion.Duke kundërshtuar dënimin e formës së prerë që e konsideron të korruptuar përmes një afere seksuale, Gjici këmbëngul se nuk ka premtuar dhe as pranuar asnjë favor . në rekurs avokati i tij Përparim Kulluri kujton se nuk ka kërkesë zyrtare të depozituar në protokoll dhe as tender të supozuar dhe në këto rrethana nuk ka sesi të ekzistojë korrupsion apo konflikt interesi.

Ky rekurs kundërshton konstatimin e apelit të posaçëm që bazuar në insistimin e SPAK e dënoi Gjicin me tre vjet burg. I arrestuar në verën e 2023, mbas publikimit të video skandalit në zyrën e tij, Gjici akuzon Alma Kacin se studio terrenin për ta futur në kurth duke e provokuar sipas tij.

Nga ana tjetër për këto veprime Alma Kaci që ishte gjetur fajtore nga shkalla e parë për akuzën e prostitucionit, në apel gruaja u dënua për një vepër tjetër atë korrupsionit aktiv/tch

Kamioni i ujit ‘Lajthiza’ bllokon Tunelin e Llogarasë

Një kamion i kompanisë së ujit “Lajthiza” është bërë shkak që qarkullimi i mjeteve ne Tunelin e Llogarasë të bllokohej për disa minuta ditën e djeshme.

Shoferi ka shkelur urdhrin që ndalon qarkullimin e kamionëve dhe mjeteve të tjera të tonazhit të rëndë në tunel, nderkohe qe gjate sezonit u tha se gjithcka do mbikqyrej nga policia, nuk eshte e qarte pse eshte lejuar levizja e tij aty.

Pasi ka arritur në gjysmë të rrugës, shoferi ka vendosur të kthehet mbrapsht duke bllokuar plotësisht qarkullimin e mjeteve brenda në tunel.Është e paqartë nëse drejtuesi i mjetit ka vendosur vetë të kthehej në mes të tunelit, apo punonjësit e Policisë së Shtetit që merren me menaxhimin e qarkullimit në këtë aks e kanë detyruar të kthehet pas.Qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë është i ndaluar në Tunelin e Llogarasë, ndaj rruga e vetme për to për të shkuar më thellë në jug të vendit, nga Vlora, është rruga e vjetër nga Qafa e Llogarasë.

Nga policia, ende nuk ka ndonje njoftim per mase te vendosur ndaj automjetit te tonazhit te rende.

Ne faqen zyrtare te policise se Vlores nuk ka ende asnje lajmerim.

Stuhi shiu dhe breshëri përfshijnë disa qytete të qarkut të Elbasanit

Një stuhi i fortë shiu ka përfshirë Gramshin, Librazhdin, Cërrikun dhe Elbasanin këtë mbrëmje.

Në Gramsh madhësia e breshërit ka arritur sa një kokërr arrë duke shkaktuar dëme në drufrutorë e të mbjella të stinës.

Më pas stuhia është shtrirë edhe në Elbasan, Librazhd dhe Cërrik.

Ende nuk ka informacione për përmbytje apo dëmtime.

Stuhi të pazakonta po ndodhin ditët e fundit, pas një vere me temperatura të larta dhe thatësirë të zgjatur.

Pas ndarjes nga partneri që e dh*nonte, Erjola Doçi rigjen sërish dashurinë! Ish-banorja e BBV në një romancë me një akademik?

Moderatorja Erjola Doçi, pas ndarjes nga partneri që e dhunonte, duke se ka gjetur sërish dashurinë! Ish-banorja e BBV ka rrëfyer se është në një romancë të re, duke lënë të nënkuptohet se mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën është akademik.

Në një intervistë, prezentuesja tha se kohët e fundit ka një tërheqje ndaj njerëzve të mençur dhe se i duken njerëz që mund të kesh diçka serioze

“Jam në një erë njohje, po vetëm kaq, preferoj njerëz akademik. Mendoj që mund të kesh një bashkëjetesë më të gjatë me ta, mund të kesh diçka më serioze, të konsoliduar”, u shpreh ajo në Wake-up.

E pyetur se kur e mendon moshën ideale për të patur fëmijë, Erjola është shprehur se do donte dy binjak brenda të 30-ave, duke qenë se në këtë kohë që flasim është 27 vjeçe.

“Unë jam 27 momentalisht dhe besoj se brenda të 30 do i doja 2 binjakë, vdes për binjakë, duke qenë se i kam pasur brenda familjes pres ti kem edhe vetë,” ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo ka komentuar dhe marrëdhënien që ka me ish-banorët e BBV, ku tregoi se ka një raport të veçantë miqësie me Rike Roçin.

“Sot nuk u zgjova për faj të Rike Roçit, kam folur deri në orën 4 me kamera sepse ishte sëmurë”, tha ajo, ndërsa shtoi se ruan kontakte me Jul Deden, Roza Latin ndërsa me Ledjonën më pak.