Ilnisa Agolli rikthehet në ekran? Ja ku pritet ta shohim gazetaren nga shtatori

Sezoni i ri televiziv është vetëm pak ditë larg dhe ndryshimet këtë herë do të jenë jo të vogla. Ndërsa presim risitë e këtij sezoni, shumë personazhe kanë ngritur dyshime në rrjet se ku mund t’i shohim.

Kuriozitet në rrjet ka edhe për gazetaren Ilnisa Agolli e cila ka treguar më herët ambiciet për të qenë në televizion, ndërsa herë pas here ka folur edhe për projekte në TV, pa ndarë detaje.

Së fundmi, Ilnisa ka postuar një foto në Instastory, duke treguar se mund të vijë me një projekt në sezonin e ri.

Nga ana tjetër, zëra thonë se Ilnisa mund të jetë pjesë e emisionit “Goca dhe Gra”, një emision i cili pritet të rikthehet në TCH pas disa kohësh mungesë, i riformatuar – ndonëse ende nuk është e konfirmuar.

Dyshimet i ka shtuar edhe më shumë vet Ilnisa, përmes një fotoje të postuar së fundmi në Instastory.

Aktorja kosovare: Kam përshtypjen që shqiptarët e Shqipërisë s’na duan aq sa i duam ne ata

Shengyl Ismaili i është përgjigjur një pyetje lidhur me dallimet që mund të ketë mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, përcjell Reporteri.

Sipas saj, s’ka shumë dallimeve mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, por aktorja thotë se ka përshtypjen që të Kosovës i duan më shumë ata të Shqipërisë.

“Kaniher më duket sikur na ju dojmë ma shumë juve, se ju neve. E kam parë sigurisht përderisa po flas. Kur vijnë këtu nga Shqipëri, mikpritjen e kanë shumë lart, por e kam përshtypjen që nuk na doni aq sa ju dojmë ne juve. S’po flas për të gjithë. Por mendoj që ky është dallimi mes neve. Mund ta kem gabim”.

“S’mendoj që kemi shumë dallime. Unë psh. e adhuroj të folurën shkodranqe. Më duket sikur Shqipëria shumë pak na kupton, e unë mendoj që gjuha jonë është shumë e pastër”, tha Ismaili.

“Shqiptarët e Shqipërisë shpeshherë na përceptojnë neve si të palexueshëm, e kjo mka bërë me mendu që s’na doni sa ne juve”, tha aktorja kosovare. /Reporteri.net/

VIDEO

Operacion blic, si u transfera Broja tek Everton, Fabrizo Romano zbulon detajet

Atëherë kur gjithçka dukej e pamundur, me Brojën që po përgatitej të kalonte një pjesë sezoni si spektator te Chelsea, Everton plotësoi kushtet e klubit londinez, paraqiti ofertën e duhur, dokumentacionin e përshtatshëm, duke bërë zyrtarare transferimin e sulmuesit kuqezi në orët e vona të mbrëmjes. Fabrizo Romano, gazetari i njohur, ka zbuluar edhe detajet e këtij transferimi që vjen si një bekim për Brojën dhe për tifozët kuqezi.

457702299 1132311725362984 4651217976566444639 N

Broja transferohet në formë huazimi deri në përfundim të këtij sezoni me të drejtë blerje në fund të vit për 30 milionë euro, pa asnjë detyrim tjetër. Klubi i Chelsea do të paguajë pagën e Brojës deri sa lojtari të jetë në gjendje të luajë, pas këtij momenti, paga e Brojës do të mbulohet nga klubi i Everton.

Broja

Në reagimin e tyre në rrjetet sociale, klubi i Everton bëri me dije se Broja nuk është në gjendje të zbres në fushë pasi vuan një dëmtim dhe do të jetë në dispozicion të stafit mjekësor për t’u rikuperuar sa më shpejtë.

Broja3

Ndërkohë, drejtori i Everton, Kevin Thelwell, u shpreh i lumtur për këtë transferim: “Jemi të kënaqur që arritëm të sjellim Brojën në klub. Armando është një lojtar i ri, por që ka krijuar një eksperience mbresëlënëse. Ne jemi të bindur se Broja ka më shumë potencial për të shprehur”, u shpreh drejtori sportiv i Everton. Pas Vitese, Southampton dhe Fulham, kjo është hera e katërt që Chelsea lë në huazim Brojën.

(BalkanWeb)

Fillimisht një zhurmë e fortë dhe më pas Ιëkundjet – Italia god. itet nga një të rmet i rraΙΙë

Një tërmet, i paraprirë nga një zhurmë e fortë dhe e zgjatur e zhyti në frikë popullsinë e Campi Flegrei mbrëmjen e së premtes 30 gusht.

Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur jugun e Italisë mbrëmjene sotme. Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra nga Napoli, ndërsa thellësia fokale 2 kilometra dhe ndodhi në orën 21.23, raporton noa.aΙ

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale në tërmetin me epiqendër në zonën e Via Pisciarelli.

Por sipas mediave italiane pavarësisht magnitudës së ulët lëkundjet janë ndier të forta pasi thellësia ka qenë e vogël. Për më tepër kohëzgjatja e tërmetit ishte e konsiderueshme.

Dhe, ajo që ka frikësuar edhe më shumë qytetarët e Napolit dhe rrethinat periferike të Pianura, Bagnoli dhe Fuorigrotta ishte zhurma e fortë që i parapriu, duke bërë që shumë banorë të dalin në rrugë.

“Unë jetoj në katin e tetë, e ndjeva fort, dukej sikur lëkundeshim në një anije”, tha një banore.

Ndërkohë para zhurmës është regjistruar edhe një tërmet me magnitudë 1.3, ndërsa pas tërmetit te zona ku u ndien lëkundjet pati një tjetër sërish me magnitudë më të vogël. Gjithsej u regjistruan 7 tërmete në pak minuta.

Shembet çatia e kishës, 2 të νde. kur dhe 22 të pIagosur. Momentet e panikut

Të paktën dy persona u vranë dhe 22 u plagosën kur një çati e kishës u shemb në qytetin brazilian të Recife, tha kryebashkiaku João Campos dhe autoritetet në shtetin verilindor të Pernambuco.

Çatia e kishës u shemb teksa po shpërndahej ushqim për nevojtarët dhe më shumë se 60 persona ndodheshin brenda kishës.

Një burrë 54-vjeçar dhe një grua 68-vjeçare u gjetën të vdekur nga ekipet e shpëtimit që shkuan në vendin e ngjarjes.

Mes të plagosurve është një e grua e re shtatzënë, si dhe një fëmijë 4 vjeç. Sakaq, shkaku i shembjes po hetohet nga autoritetet. Panele fotovoltaike ishin instaluar në çatinë e kishës javën e kaluar, sipas një raporti nga faqja e lajmeve G1.

E rëndë në Gjermani/ 32-vjeçarja suImon me t hikë pasagjerët në një autobus, 5 të pIagosur

Të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur me thikë në një autobus në Siegen të Gjermanisë. Mësohet se autore e dyshuar e krimit është një grua.

Autobusi ishte duke qarkulluar në drejtim të një festë në këtë qytet, kur një grua nxori thikën dhe filloi të sulmonte udhëtarët. Të pesë personat e plagosur janë transportuar në spital ku mjekët po luftojnë për jetën e të paktën tre prej tyre. Agresorja, 32-vjeçare është arrestuar nga policia, ndërsa deri më tani nuk mund të thuhet se bëhet fjalë për ndonjë sulm terrorist, ndërsa ende nuk dihet shkaku i sulmit.

Policia pohon se sulmuesja ka qenë nën ndikim të alkoolit, por shpjegime të tjera për motivet nuk ka. Ky është sulmi i katërt me thika në landin e Renanisë Verirore-Vestfalisë (NRW), brenda shtatë ditësh. Në Solingen një terrorist islamik ka vrarë tre dhe ka plagosur tetë të tjerë. Në Moers dhe në Recklinghausen kanë ndodhur po ashtu sulme me thika, ndërsa policia vrau dy sulmuesit. Kujtojmë se sulmi i mbrëmshëm ndodhi pas masave që ka marrë qeveria e Gjermanisë për parandalimin e ngjarjeve të tilla dhe vendimin për dëbimin e personave të cilëve iu është refuzuar azili./BW

ZYRTARE/ Nedim Bajrami në Glasgow Rangers

Drejtori sportiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka njoftuar më herët se Nedim Bajrami është pranë transferimit tek Glasgow Rangers për katër milionë euro, ndërkohë që tani vjen edhe njoftimi zyrtar se Bajrami tashmë është futbollist i Glasgow Rangers.

Përfaqësuesi shqiptar është transferuar në Skoci nga Sassuolo.

Ish-mesfushori i Empolit iu bashkua Sassuolos në janar të vitit 2022. Kete sezon, 25-vjeçari ka bërë tri paraqitje me Sassuolon në të gjitha garat, ndërsa numëron dhjetë gola dhe 11 asistime në 100 ndeshje të luajtura në Serie A me Sassuolon dhe Empolin.

Kontrata e Bajramit me klubin italian skadon në qershor të vitit 2027, por duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta ndërprerë bashkëpunimin më herët.

Prindër të dy fëmijëve të mitur, kush është 45-vjeçari që i vuri flakën ish-gruas

Autori i ngjarjes është Bledar Trëndafili, i cili është shpallur në kërkim, ndërsa e lënduar ka mbetur ish partnerja e tij, Melisa.

Sipas informacioneve të para, ata ishin në proces divorci, dhe e reja jetonte në një shtëpi me qira, ndërsa së bashku kanë dy fëmijë të
mitur.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e autorit, ndërsa 31-vjeçarja po ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Del ska.ndaIi, kjo është gazetarja që k.reυ mαrrëd’hënίe me të ftυarin e saj gjatë intervistës

Një ngjarje e pazakontë në botën televizive është raportuar nga Danimarka,

ku një gazetare vendase ka bërë bujë në mediat pasi transmetoi për publikun intervistat që kishte realizuar në një lokal seksi duke kryer edhe vetë marrëdhënie.


Gazetarja nga Danimarka ishte në një prej lokaleve ku kryhen marrëdhënie seksuale, për të raportuar pas rihapjes nga pandemia pasi ishte bllokuar nga masat anti-Covid, sipas Daily Mail.

Ajo deklaroi se për t’i bërë më komod të intervistuarit në këtë lokal s,eksi, vendosi që të përfshihej edhe vetë duke kryer marrëdhënie seksuale.

“Për mua është shumë e natyrshme. Është pjesë e punës sime që të jap një pasqyrë të një bote ku jo të gjithë mund të kenë akses.

Ishte mirë që në një farë mënyre krijova besim tek klientët duke u bërë pjesë e botës së tyre”.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale ishin kundër kësaj interviste.

“Ishte vetëm një justifikim, krejtësisht e panevojshme. Këto janë gjëra që vetëm gratë mund t’i bëjnë.

Sikur një burrë të bënte seks në radio, me siguri i gjithë vendi do t’i ishte kthyer kundër”, janë disa prej mesazheve negative.

Në materialin audio që e ka shpërndarë ajo vetë në Twitter, gazetarja dëgjohet duke bashkëbiseduar me klientët e këtij lokali, e në disa raste dëgjohet edhe duke kryer marrëdhënie.

Përveç rrjeteve sociale, ky material audio është transmetuar edhe në një emision mëngjesi në Radio 4 në Danimarkë.

E rëndë në vendin tonë, 45-vjeçari goditet nga rrufeja, gjendet i υd* kυr nga familjarët

Një 45-vjeçar nga Lushnja ka humbur jetën pasi është goditur nga një rrufe.

Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00, në fshatin Gjyshaj, ku është gjetur nga familjarët dhe kryeplaku i fshatit pa shenja jete, shtetasi G. Gj., rreth 45 vjeç.

“Nga hetimet paraprake, ky shtetas dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja”, sqaron policia.