Rama: Përgëzoj Putinin, i tregoi BE-së se sa i rëndësishëm është për stabilitetin Ballkani Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot fjalën e tij në Forumin “GLOBSEC” 2024 që po mbahet në Pragë të Çekisë.

Rama e ka nisur fjalën duke theksuar rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për stabilitetin e të gjithë Europës. Ai “falenderoi” presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se “fatkeqësisht” me veprimet e tij kriminale i tregoi BE-së për rëndësinë e rajonit tonë.

“Dua të përgëzoj Putinin, dhe është diçka fatkeqe që na duhej Vladimiri në mënyrën më kriminale që Europa ta kuptonte se i duhet Ballkani Perëndimor.

Sa i përket BE-së, mund të them që kishte shumë njerëz që nuk besonin aspak në atë, në mënyrë të përsëritur e thonin si moto që duhet të jetë Ballkani Perëndimor në Bashkimin Europian, njësoj siç na thoshin komunistët një kohë që Parajsa është në horizont. Por lufta në Ukrainë tronditi tërësisht status-quo-në. Von der Leyen luajti një rol thelbësor për këtë, për të riformësuar mesazhin që përsëritej”, u shpreh Rama ndër të tjera.

Rama tha se popullariteti i Putinit në Shqipëri është 1 apo 1.5 për qind, ndërsa në vende të tjera të rajonit është shumë më i lartë. Ai tha se sfida është si të gjitha vendet e rajonit të bëhen bashkë në një klub.

E kritikuan për lidhjen me këngëtarin, Ola Bruko: Mos guxoni të përmendni fëmijët e mi, e di vetëm unë…

Gazetarja Ola Bruko bëri publike lidhjen e saj me këngëtarin Endri Prifti. Mes komenteve dashamirëse, nuk mungojnë as ato paragjykuese. Gazetarja zgjodhi njërën prej tyre, për ta bërë publike dhe për t’iu përgjigjur përmes tij të gjithë atyre që e dinë të bëjnë gjyqin publik, deri sa të përmendin dhe fëmijët.

“Ky qe shikoni ketu eshte nje nga komentet e poshtra qe shkruhen lart e poshte!

E kam thene edhe me pare se ne moshen qe jam, nuk me intereson shume se çfare thone njerezit per mua. E di mire qe disa te duan e shumica te urrejne, por edhe ata qe nuk kane asnjeren nga keto ndjenja, parapelqejne te te bejne gjyqin ne publik nga pellgu i tyre i mekateve te medha, se ndoshta kjo i ben te ndjehen me pak fajtore.

Te ishte per veten, as do e merrja mundimin te reagoja, por kur behet fjale per femijet e mi mund t’ju nxjerr syte te gjitheve per idiotesirat qe flisni duke i futur edhe ata ne vorbullen e keqdashesise tuaj.

Juve qe ju intereson kaq shume jeta private e nje njeriu si une qe e njihni vetem nga ekrani e nuk e keni as ne familje, as ne farefis e as ne shoqeri, qe duhet ta kishit komentuar vetem per punen e saj e per asgje tjeter, po ju sqaroj njehere e mire, se çfare ndodhi me familjen time nuk kam ndermend t’jua them juve!

Une dhe ish-bashkeshorti im kemi sot nje marredhenie normale dhe kemi qene dhe do jemi derisa te kemi fryme per femijet tane. Ata jane jeta jone!

Mos guxoni me te permendi dhe te merreni me femijet, sepse secili nga ju do perballet me ne në gjykate!”, shkruan Bruko

Jeton prej 30 vitesh në Francë, emigrant shqiptar dëbohet nga vendi

Shqiptari Gazmir Hoti u arrestua nga 20 policë të cilët e dërguan menjëherë në Bordo dhe e detyruan të hipte në aeroplan për në vendin e origjinës. Ndihmës kuzhinier në restorantin “La Marie Galante” në La Rochelle, dëbimi i tij rezultoi në mbylljen e restorantit, i cili nuk mund të funksiononte pa të.

Gazmir Hoti ka dhjetë vjet që jeton në Francë. Ky shqiptar iku nga vendi i tij për të shpresuar për një jetë më të mirë. Ai jetonte në lindje të Francës, në një shtëpi për azilkërkuesit, ku takoi partneren e tij. Të kërcënuar nga familja e shoqes së saj, ata nuk mundën të qëndronin në Francën lindore dhe u vendosën në Charente-Maritime.

Gazmir Hoti u deportua këtë të martë

Gazmir Hoti është deportuar këtë të martë, më 27 gusht, në vendin e origjinës. Ai është i njohur për shoqatat lokale dhe lagjen: të gjithë janë të hutuar dhe nuk e kuptojnë këtë situatë të dëbimit në kufi. Anna Maria Spano, nënkryetare e bashkisë së La Rochelle, mbështet familjen në këtë kalvar: ” Zyrat e kryetarit dhe prefekturës po diskutojnë këtë temë. Bashkia solidarizohet me këtë familje, veçanërisht pasi ai ka një kontratë pune. Kjo familje nuk shquhet për krime apo gjëra të paligjshme, nuk e kuptoj sesi nuk mund t’i ndihmojmë apo t’u japim letra kur janë të integruar mirë .”

Teksa i është mohuar e drejta për azil dhe nën OQTF (detyrim për t’u larguar nga territori francez), ai tashmë është dëbuar disa herë. I kërcënuar me vdekje në vendin e tij, ai nuk mundi të kthehej në Francë, pranë familjes së tij. “Ai kishte një kërkesë për të paguar 500 euro për rebelim kundër forcës publike herën e fundit që ata vendosën ta përjashtonin, kjo duhet të ishte shënuar në dosjen e tij kriminale, dhe për këtë arsye është një nga delikuentët”, tregon Éric Joyaux, nga Solidarite. Shoqata e emigrantëve Shpresa po bën shumë që Gazmiri të mund të kthehet dhe që prefektura të zbusë pozitën e tij për momentin, prefektura po i ofron familjes 20 mijë euro për t’u kthyer në Shqipëri.

Motra e Gazmirit la burrin. Nga aty familja konsideron se nderi i tyre është dëmtuar rëndë dhe se gruaja duhet të vritet nga familja e saj. Gazmiri duke qenë vëllai, i takonte të zbatonte dënimin. Arsyeja pse u largua Gazmiri është për shkak të një ligji të vjetër zakonor shqiptar, thotë Éric Joyaux: “Motra e Gazmirit la burrin e saj. Prej aty, familja konsideron se nderi i tyre është dëmtuar rëndë dhe se gruaja duhet të vritet nga familja e tij. Gazmiri duke qenë vëllai, i takonte atij të zbatonte dënimin, ai do të jetë në rrezik gjithë jetën e tij .

Pa të, shefi i tij detyrohet të ulë qepenin e biznesit

Ai dhe partnerja e tij duhej të largoheshin nga akomodimi në gusht 2021. Të shoqëruar nga vullnetarë të shoqatës Solidarité Migrants, ata priten nga kjo e fundit, e cila e paguan qiranë nëpërmjet një kolektivi donatorësh që prej atij viti. Edhe pse pa dokumente, Gazmir Hoti kërkonte në vazhdimësi punë. Ai punoi për një restorant në La Rochelle nga prilli deri në nëntor 2023, më pas gjeti një punëdhënës në maj 2024, Patrice Modolo, i cili e mbështeti atë në përpjekjet e tij për të marrë letrat e tij.

Një moskuptim total për këtë restorant të “La Marie Galante” në lagjen Minimes dhe që detyrohet të mbyllë dyqanin. “ Në të ardhmen e afërt, po, jam i mbyllur, ndërsa gjej dikë, që është shumë i ndërlikuar në profesionin tonë, nuk jam në gjendje të punoj vetëm”, shpjegon Patrice Modolo, “Është e pakuptueshme, ata janë punëtorë… Është e rrallë të gjeni njerëz të tillë. Është e vështirë të gjesh njerëz që duan të punojnë, që duan të investojnë… Për mua, ai është një person i jashtëzakonshëm”./France info/

Zyrtare/ Sulmuesi kuqezi transferohet në Turqi

Një tjetër futbollist kuqezi do të vijojë karrierën në Turqi. Superliga turke ka qenë “strehëza” për shumë futbollistë të ekipi kombëtar, ku së fundmi Sokol Cikalleshi pas gati një dekade u largua nga klubi i tij Konyaspor.

Bëhet fjalë për Taulant Seferin, cili ka firmosur me skuadrën e Bodrum në Superligën turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur kontratë të vlefshme për 3 vitet e ardhshme.

Kujtojmë se skuadra që ka shitur kartonin e Seferit është Vorskla Poltava. Te ukrainasit Seferi u transferua pikërisht nga Tirana për shifrën e 500 mijë eurove.

Më tej Seferi spikati dhe me Baniyas në huazim. Vlen për t’u theksuar se aventura në Superligën turke do të jetë e para për të.

Po punonte në katin e dytë të një banese në Greqi, 68-vjeçari shqiptar humb ekuilibrin dhe rrëzohet! V des në vend

Një 68-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht këtë të premte në Sisi Lasithiou në Kretë, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i një banese ku po punonte.

Mediat greke nuk e japin identitetin e viktimës, ndërsa raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit, kur shqiptari po ulte disa sende me litari nga ballkoni i banesës ku punonte.

Për fat të keq, ai ka humbur ekuilibrin, ose ndoshta është tërhequr nga peshat, dhe ka rënë nga lartësia.

Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje ka mbërritur EKAB-i, por fatkeqësisht ishte tepër vonë, pasi 68-vjeçari kishte humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të rënda.

Tm err në ajër/ Helikopteri me katër anëtarë të ekuipazhit rrëzohet në liqen, ja gjendja e tyre

Një helikopter i Forcave të Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës me katër anëtarë të ekuipazhit në bord u rrëzua në Liqenin e Jabllanicës sot, transmeton Anadolu.

Helikopteri UH-1H i Forcave Ajrore dhe Brigadës së Mbrojtjes Ajrore ra në liqen gjatë një stërvitjeje të planifikuar, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Katër anëtarët e ekuipazhit, duke përfshirë një pilot, një bashkëpilot, një teknik fluturimi dhe një specialist të shërbimit të kërkim-shpëtimit, raportohet se janë në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin trajtim mjekësor parandalues ​​në një spital në qytetin Konjic, thuhet në deklaratë.

Helikopteri po merrte pjesë në një provë për një stërvitje me mbrojtjen civile të Konjicit, të planifikuar për të enjten.

Shërbimet e urgjencës janë vendosur menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e përplasjes.

Ministri i Mbrojtjes Zukan Helez vizitoi vendin e rrëzimit dhe ministria deklaroi se informacione të mëtejshme do të jepen pas përfundimit të hetimeve.

Luhatje të forta në tregun valutor! Euro “zhytet” brenda 48 orëve

Kursi i këmbimit mes Lekut dhe Euros është duke u përballur me luhatje të forta, të pazakonta.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, euro shënoi sot për herë të dytë nivelin më të ulët në raport me lekun, ndërkohë që vetëm dy ditë më parë, fitoi pikë ndjeshëm kundrejt monedhës sonë.

Sot, një euro këmbëhet mesatarisht me 99.65 lekë, ndërkohë që një ditë më parë këmbëhej me 99.88 lekë, kurse të mërkurën mbi 100 lekë.

Ndryshe nga Euro, dollari amerikan duket disi më stabël në raport me lekun edhe pse vijon në mënyrë konstante zhvlerësimi kundrejt monedhës sonë.

Një USD këmbëhet sot me mesatarisht 89.92 lekë.

Ndërkohë, ndryshe nga Euro dhe USD, Paundi Britanik ka fituar pikë ndaj Lekut duke u këmbyer sot me 118.54 lekë.

“Kisha frikë se do më vriste”- Flet e moshuara që ra pre grabitjes nga shqiptari dy herë në të njëjtën ditë: Hyri brenda dhe ktheu përmbys gjithçka, më goditi dhe tha dua…

Orët e para të mëngjesit të djeshëm në Bajron të Greqisë, një 86-vjeçare ka përjetuar terror absolut nga duart e një grabitësi shqiptarë, i cili i ka hyrë në shtëpinë e saj teksa flinte, e ka rrahur dhe i ka marrë bizhuteritë.

Mirëpo, makthi për të moshuarën nuk u ndal me kaq pasi gjysmë ore më vonë, kur ajo ndodhej në shtëpinë e së bijës për të kërkuar ndihmë, u ndesh sërish ballë për ballë me banditin që kishte shkuar në objektivin e tij të radhës.

Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 5 të mëngjesit të së enjtes me 40-vjeçarin shqiptar që kishte thyer qepenin dhe kishte hyrë në banesën përdhese në rrugën Kordeliou.

Në atë kohë 86-vjeçarja ishte duke fjetur dhe u zgjua duke parë një burrë të panjohur duke i vjedhur kryqin nga sipër shtratit të saj.

“Dëgjoj grilat dhe shoh një djalë përpara meje. Ai ulet në shtrat, merr floririn tim, gjithçka që kisha, kryqin dhe ulet. E kthen shtëpinë përmbys dhe më thotë ‘Dua para dhe florinj”, përshkruan për protothema.gr 86-vjeçarja, e cila shihet me plagët nga goditjet e banditit të pamëshirshëm.

Mavijosjet, gërvishtjet dhe një sy i fryrë tregojnë tërbimin me të cilin sulmuesi goditi të moshuarën fatkeqe .

“Më thotë ‘kujdes, mos shko në Polici se nesër do të jem sërish këtu dhe do të të vras’. Ai kishte një stilolaps dhe po kërkonte dhomën e vogël. Unë i them ‘të lutem djali im, a ke nënë? A ke baba? Largohu, të lutem.’ Ai donte të më shtrinte në shtrat. Kisha frikë se mos më vriste.

‘Ju nuk keni para, apo jo? ’, thotë dhe më godet. Më thoshte ‘a ke ngrënë bukën, për çfarë do të jetosh?’“, thotë e moshuara që ka parë sulmuesin duke dalë nga dera, duke menduar se kishte shpëtuar.

Më pas ajo shkoi në shtëpinë ngjitur, ku jeton vajza e saj, për t’i treguar se çfarë kishte ndodhur. Aty, për fatin e saj të keq, ajo pa sërish grabitësin që kishte hyrë në shtëpi dhe po kërcënonte këtë herë fëmijën e saj.

Dy gratë pasi i kanë dhënë të gjithë floririn që kishin në banesë, kanë arritur fusnin në kurth dhe të lajmërojnë Policinë. Disa orë më vonë, policia ka gjetur autorin dhe e ka vënë në pranga.

Siç u konstatua, bëhet fjalë për një kriminel, i cili është arrestuar disa herë për grabitje dhe raste droge, ndërsa kishte hyrë ilegalisht në Greqi, nga Shqipëria.

Shtatori do të hyjë me temperatura të larta, termometri prek vlerën 37 gradë të dielën! Ja parashikimi i motit për fundjavën

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore të vendit (kryesisht në juglindje) reshje lokale shiu.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi deri në 6m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

UEFA Nations League/ Trajneri Silvinjo publikon listën me emrat e 24 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje në shtator ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për UEFA Nations League. Përgatitjet për dy ndeshjet e para në Grupin B1 do të nisin të hënë më 2 shtator, teksa trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me 24 lojtarë të grumbulluar.

Përsa i përket portës janë Thomas Strakosha, Alen Sherri dhe Simon Simoni. Në mbrojtje rikthehet futbollisti i Partizanit, Andi Hadroj. Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e prapavijës janë Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Enea Mihaj.

Në repartin e mesfushës dhe të sulmit ka dy risi. Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtaren A mesfushorin Sebastjan Spahiun dhe sulmuesin Agim Zeka. Të dy futbollistët më parë kanë qenë pjesë e Shqipërisë U-21. Spahiu aktivizohet në Iran me skuadrën e Mes Rafsanjan, ndërsa Zeka në kampionatin “Abissnet Superiore” me Partizanin.

Pjesa tjetër e lojtarëve që përbëjnë repartin e mesfushës dhe të sulmit janë Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Rey Manaj, Armando Broja dhe Taulant Seferi.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 2 shtator.

Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të premten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë, aty ky më 7 shtator do të luhet ndeshja e parë në Grupin B1 të Nations League ndaj Ukrainës, në stadiumin “Epet Arena”, në orën 20:45.

Tre ditë më pas më 10 shtator, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.