Hysaj “joshet” nga sheikët, Lazio në pritje të ofertës nga Lindja e Mesme për shkodranin

Lazio-Hysaj mund të konsiderohet një raport i mbyllur. Pas një evropiani jo pozitiv për Elseid Hysajn me kombëtaren tonë edhe e ardhmja e tij në kryeqytetin italian nuk duket e sigurtë. Minutat e pakta në sezonin e fundit me bardh e kaltrit, mund të jenë shkaku kryesor që shkodrani të kërkojë një ambjent të ri për sezonin e ardhshëm. Sipas mediave italiane, për futbollistin e Kombëtares shqiptare kanë shfaqur interes klube nga Lindja e Mesme që janë gati të bëjnë një lëvizje për mbrojtësin e djathtë. Lacio do të ishte gati të linte Hysajn të largohet, duke marrë parasysh se ka një rrogë të lartë që kalon mbi 2 milionë euro në sezon në këtë vit të fundit të marrëveshjes mes palëve.

Njëkohësisht, për klubin italian mund të regjistrohej një përfitim ekonomik në rast shitje të futbollistit, të cilin e mori nga Napoli me parametër zëro dy vite më parë. Në ditët e tij priten të reja nga Hysaj, por e sigurtë është, që mbrojtësi i përfaqësueses tone është me “valixhe” në duar.

Luana Vjollca bën gjestin e bukur për vajzën që nuk kishte mundësi të shkonte në maturë

Moderatorja Luana Vjollca edhe këtë herë është treguar e pa kursyer ndaj mbështetësve të saj. Nje nga ndjekëset e saj në Instagram, familja e së cilës gjendet në vështirësi ekonomike i ka dërguar Luanës një mesazh ku i kërkon ndihmë për motrën e saj maturante.

Luana ka bërë gjestin human duke i mundësuar vajzës një fustan për mbrëmjen e saj të matures.

Në story ajo shkruan: “Për vajza luftarake si ti që mësojnë e nuk i dorëzohen vështirësive të jetës, për motrat e super mamin tend jam pafund krenare. God Bless You”.

Aksident fataI/ PërpIaset autobusi me turistë, humbet jetën shoferi, 20 të pIagosur

Një autobus me turistë rusë dhe bjellorusë është përfshirë në një aksident pranë resortit Manavgat në Antalia, Turqi.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shoferi, ndërsa janë plagosur 20 prej tyre.

Turistët sapo kishin përfunduar pushimet në resortin Alanya dhe ishin nisur për në aeroport kur ndodhi aksidenti në orët e para të mëngjesit. Autobusi u përplas me një shtyllë betoni, duke bërë që autobusi të dalë nga rruga.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

I dha fund jetës para SPAK, Pal Trashaj mori 5 mln lekë kredi tek NOA Financë, këstet tek Raiffeisen, i shkoi 12.4 milionë

Pal Trashaj, 63 vjec, humbi jeten pasi konsumoi fotoksine gjate protestes para SPAK, ku kerkonte drejtesi dhe hetim per skemen kriminale te mikro kredive qe kane ngarkuar me detyrime te fryra qindra mijera shqiptare.

Nga viti 2020 Trashaj kerkonte hetime per ato qe i konsideronte vjedhje dhe detyrime te teperta, por askush nuk u hetua.

Ne mungese te drejtesise ai kerkonte drejtesi, nderkohe qe kredine e kishte marre tek fondacioni financiar NOA dhe problematikat i kishin dale, pikerisht per kestet e paguara tek filiali i kesaj kompanie ne Lezhe.

Pak kohe me pare, Trashaj u be pjese e nje denoncimi publik per mikro kredite, gjate nje interviste per Top Channel.

E perfshire ne kredine e 63-vjecarit rezulton edhe Raiffeisen Bank, ku 63 vjecari kishte shlyer disa prej kesteve.

Deshmia e Pal Trashajt:
Ne vitin 2008 mori nje kredi 5 milione leke te vjetra, tek Oportunity, qe me pas u kthye ne NOA.
Meqe ata nuk ishin banke, kestet do ti paguaja tek Raiffeisen Bank, ccdo muaj paguaja rreth 150 mije leke te vjetra”.

Cdo muaj shlyeja kestin, por Oportunity u kthye ne NOA. Rreth pese keste nga 2011 deri ne 2013 i kam shlyer tek NOA ne Lezhe. Binte rruga per ne pune dhe kaloja aty, ndaj 5 keste i pagova aty.

Ne vitin e 5 mbaroi shlyerja e kredise, per 5 milione leke kredi, duhej te paguante 8 milione leke te vjetra.
Pasi e shleva detyrimin, me marrin nga zyra e NOA ne Lezhe, me thone i detyrohesh NOA-s 400 mije leke te vjetra.

I dha fund jetës para SPAK, Pal Trashaj mori 5 mln lekë kredi tek NOA

I thashe pse, dhe me tha nuk di gje, jam i ri. Ishin gjithe stafi i ri. Kerkova me shkrim pretendimet e tyre, nuk mi dhane.

I dha fund jetës para SPAK, Pal Trashaj mori 5 mln lekë kredi tek NOAShkova prape me pas, me jep nje bilanc, ku me thote qe kisha keste te munguara rreth 900 mije leke, por bashke me interesat, shkonte 4.4 milione leke te vjetra.

Troshaj thote se kjo ka ndodhur nga vjedhja qe i bene ne zyren e NOA-s ne Lezhe.
Ne 2017 nisen telefonatat, e me pas zarfat, kompani qe thonin kemi blere kredine tuaj te keqe dhe do bejme eksekutimin.

I dha fund jetës para SPAK, Pal Trashaj mori 5 mln lekë kredi tek NOA

Vinin zarfa me vula te kuqe per 2-3 vjet. Shkoja tek kompania Permbarimore, ku kishte me dhjetera qytetare qe dikush paguante, diskush ankohej. Aty kishte nje skuader cunash te rinj qe keqperdoreshin per te dhunua njerezit.

Shkresat qe vinin, luanin njera thoshte 4.4 milione, tjetra 4.8.
Pas ketyre procedurave, Pal Trashajt i bllokuan pasurine, konkretisht banesen, por pa ia shitur ate, vetem duke ia bllokuar.

Ata ishin si hajduti qe del në rrugë, nëse reziston nuk ti merr, nese dorëzohesh ti merr, une nuk du dorezova.

Ne finale, per 5 milione leke te vjetra qe Trashaj ka marre, ai ka paguar 8 milione rregullisht, dhe 4.4 milione qe i kerkonin per vonesat e komisionet, detyrimi i ka shkuar 12.4 milione leke te vjetra. /lajmifundit.al

100$ metri katror në Parajsë?! Ndodh dhe kështu, kisha shet parcela toke për jetën e përtejme!

Një kishë në Meksikë po i ndihmon njerëzit të përgatiten për jetën e përtejme duke i shitur atyre parcela toke në parajsë. Sipas pastorit të Entoms, i cili pretendon se ka marrë “lejen nga Zoti”, kisha po ofron pasuri të paluajtshme qiellore për 100 dollarë për metër katror.

Fotografitë e ofertës kanë qarkulluar në rrjetet sociale, duke treguar një broshurë me një përshkrim të hollësishëm të një shtëpie në re. Ilustrimi paraqet një familje që ngjitet në një shkallë të artë për në shtëpinë e tyre të re qiellore. Broshura sqaron gjithashtu se kisha pranon opsione të ndryshme pagese, duke përfshirë PayPal, Google Pay, Visa, Mastercard dhe American Express.

Mendohet se kisha deri tani ka fituar miliona dollarë prej këtyre parcelave qiellore, në atë që quhet “marrëveshja më e madhe e pasurive të paluajtshme në planet”. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i parë që dikush përpiqet të shesë pasuri të paluajtshme në parajsë.

Në vitin 2018, një pastor nga Zimbabveja u arrestua pasi i shiti kongregacionit të tij “bileta për në parajsë” për 533 dollarë për person. Në mënyrë të ngjashme, vitin e kaluar, një pastor nga Uganda bindi shumë nga ndjekësit e tij që të shisnin asetet e tyre, duke përfshirë tokën dhe bagëtinë, për të financuar blerjet e tyre të Parajsës.

Ç menduri për të parë Gjermani-Spanjë, biletat kushtojnë deri në 12 mijë euro

Mund të duket disi absurde, por është e vërtetë, një biletë për të parë ndeshjen mes Gjermanisë dhe Spanjës kanë shkuar deri në 12 mijë euro. Për çerekfinalen e “Euro 2024”, e planifikuar të premten në Shtutgart, çmimet kanë shkuar në “stratosferë” për një ndeshje me pritshmëri të madhe, që megjithatë nuk justifikon shifra të tilla.

Gazeta “Bild” flet për këtë , duke iu referuar shitësve me pakicë. Madje flitet për bileta që variojnë nga 6 mijë deri në 12 mijë euro për vende jo shumë të privilegjuara apo larg fushës. Në Gjermani ka një pritje të madhe për ndeshjen për një lloj hakmarrjeje kundër Spanjës.

“Furia e Kuqe”, eliminoi gjermanët si në vitin 2008, ashtu edhe në 2010. Të dyja herë ata fituan turneun, përkatësisht Kampionatin Europian dhe Kupën e Botës. Gjermania nuk e ka mundur Spanjën që nga viti 1988, 36 vite në total. Ka kaluar shumë nga suksesi i fundit, kjo është arsyeja pse sfida kundër Spanjës është kaq e rëndësishme.

Interi refuzon 22 milionë euro për Asllanin, i rrit çmimin futbollistit shqiptar

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të verës.

Mediat italiane raportojnë se për lojtarin shqiptar është interesuar Fiorentina, që ka ofruar 22 milionë euro.

Kampioni aktual i “Serie A”, Interi ka refuzuar këtë ofertë dhe kërkon plotë 35 milionë euro për mesfushorin “kuqezi”.

Asllani luajti tre ndeshje në Euro 2024 me kombëtaren shqiptare dhe ra në sy për paraqitje e tij fantastike.

Asllani ka kontratë me Interin deri në vitin 2027, por një klub që do i ofronte më shumë minuta do ishte i mirëseardhur për lojtarin shqiptar.

Ministri i Jashtëm grek ankohet për Belerin dhe ‘shqetësohet’ për rezultatet e censit në Shqipëri: Nuk tolerojmë për integrimin në BE

Bashkimi Europian duhet të rishikojë vizionin e tij për zgjerimin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor. Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm i Greqisë, Jorgo Gjerapetriti gjatë fjalës në tryezën për zhvillimet ekonomike dhe gjeopolitike në Athinë.

Duke trajtuar temën “Konfliktet gjeopolitike: Cilat janë parakushtet për paqen e qëndrueshme?”. Gerapetritis theksoi rëndësinë e dialogut me fqinjët për të parandaluar konfliktet, duke e krahasuar atë me një lojë futbolli pa ekipin ndihmës për të korrigjuar gabimet.

Lidhur me perspektivat evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Gerapetritis theksoi rëndësinë e ruajtjes së vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare, duke shprehur shqetësimet për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe duke riafirmuar angazhimin e Greqisë ndaj Marrëveshjes së Prespës me Maqedoninë e Veriut.

“Shpresat e vendeve të Ballkanit për anëtarësim në BE varen nga tre kushte: legjislacioni i BE-së, ligji dhe traktatet ndërkombëtare, si dhe demokracia dhe shteti i së drejtës. Nuk mund të ketë tolerim për këto çështje. Greqia mbështet shpresat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të hyrë në BE, megjithëse Shqipëria po përballet me kritika për korrupsion”, tha ministri grek.

Kryediplomati grek shprehu shqetësimin për burgosjen dhe dënimin e Fredi Belerit me 20 muaj burg duke thënë: “Ka shqetësime serioze lidhur me parimet e zbatimit të sundimit të ligjit. Është thelbësore për ne, evropianët, të ruajmë diversitetin dhe të mbrojmë të gjitha minoritetet. Rruga është atje, por ne kemi nevojë për prova të qarta të respektit të plotë”.

Gerapetritis nënvizoi paqëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar imperativin historik për të ruajtur vrullin e ndërtuar mbi 20 vjet përmes Agjendës së Selanikut.

Ai tha se Greqia është angazhuar dhe ka prioritet përfshirjen e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Ai e quajti rajonin ‘një fushë të vërtetë të minuar’ dhe nënvizoi se ishte historikisht e nevojshme të ruhej dinamika e ndërtuar 20 vjet më parë me agjendën e Selanikut. 

Juventus nuk ndalet në merkato, kërkon talentin shqiptar dhe një brazilian!

Juventus ka nisur më shpejt nga çdo ekip tjetër italian përpjekjet për të sjellë pranë vete lojtarë të rinj e të talentuar për t’i sjellë “Zonjës së Vjetër” rezultatet e kërkuara.

Pas nënshkrimit me Douglas Luiz, gjuetia në merkato vijon për bardhezinjtë.

Siç raportojnë mediat italiane, Juventus tashmë interesohet për shqiptarin Mario Mitaj.

20-vjeçari i talentuar mund të transferohet nga Lokomotiva e Moskës për 12 milionë euro.

Një tjetër mbrojtës që është nën radarët e Juventusn është edhe braziliani Yan Couto.

Mario Mitaj / Lamine Yamal

5 pjesët e trupit që duhet të kontrolloni çdo ditë për të kuptuar nëse jeni të shëndetshëm

Një mjeke ka zbuluar se cilat pesë pjesë të trupit duhet të kontrolloni çdo ditë për t’u siguruar që gëzoni shëndet të plotë. Dr. Mindy Pelz është një eksperte me famë botërore e cila shpesh jep këshilla për shpëtimin e jetës në internet.

Kohët e fundit, mjekja që jeton në Kaliforni, gjatë një episodi të “podcast”-it The Diary of A CEO, tregoi pesë zonat e trupit që duhet të shikoni çdo ditë për t’u siguruar që jeni në rregull. Ekspertja vuri në dukje se kishte mënyra të ndryshme për të kontrolluar shëndetin tuaj pa shkuar te mjeku. Ajo shpjegoi se si thonjtë, gjuha, flokët, këmbët dhe sytë mund të tregojnë se vuani nga një sëmundje.

“Ju duhet një rutinë e përditshme për të parë se si funksionon trupi juaj,” tha ajo.

Dr. Mindy i këshilloi njerëzit që të fillonin duke kontrolluar pjesën e brendshme të syrit të tyre, gjë që ajo tha se mund t’ju tregojë nëse mëlçia juaj nuk po punon siç duhet. Ajo shpjegoi: “Nëse pjesa e brendshme e syrit tuaj është e verdhë, kjo mund të jetë një shenjë e problemeve të mëlçisë.”

Më pas, ajo zbuloi se thembrat tuaja mund të zbulojnë nëse keni toksina në sistemin tuaj.

“Kur pjesa e poshtme e këmbëve tuaja është e thatë dhe e plasaritur, kjo tregon se nuk keni qarkullimin e duhur. Është një mundësi që mëlçia të mos bëjë një punë të mirë duke nxjerrë toksinat, kështu që sistemi juaj i qarkullimit të gjakut ka pisllëqe në të”, shpjegoi ajo.

Mjekja rekomandon që t’i shikoni me kujdes edhe thonjtë tuaj. Ajo tha: “Kur ka shumë plasaritje në thonjtë tuaj ose sa shpejt rriten ato, mund të jetë një shenjë e mungesës së mineraleve.’

Dr. Mindy Pelz shtoi: “Unë gjithashtu shikoj gjuhën time çdo mëngjes. Nëse ka një shtresë të bardhë mbi të, kjo mund të jetë një shenjë e myku dhe trupi juaj po detoksohet”.

Së fundmi, mjekja rekomandon të kontrolloni edhe flokët tuaj: “Flokët që bien mund të nënkuptojnë një zbulim kyç për shëndetin tuaj”.