Ilir Meta godet tavolinën me grusht: Tentuan të bllokonin llogaritë bankare! Kemi parimet e Bajo Topullit! Doni t’i provoni?!

Partia e Lirise duket se ka pasur probleme me veprimet financiare.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa fliste pasdite në mbledhjen e Kryesisë, ka humbur qetësinë, teksa tregonte se është tentuar që t’i mbyllnin llogaritë bankare.

Duke përplasur disa herë dorën mbi tavolinë dhe duke ngritur zërin Meta tha se edhe nëse ia bllokojnë llogaritë, nuk bllokojnë dot Partinë e Lirisë.

“Gjëja më e rëndë që ka ndodhur sot është se çuditërisht, prej disa kohësh, kishim problem me pagesat e pagave të atyre që punonin në PL dhe unë autorizova z.Ponari që të bëjë veprimet si një njohës i këtyre fushave. Edhe ai vete te banka paraqet autorizimin. Ata sillen korrekt. Shkon te banka tjetër dhe i përgjigjet zonja. Dhe mbi të del një superzonjë që e pyet kush është.Ca je ti, i thotë, duhet të vijë presidenti, pasi të shkojë në gjykatë. Pasi të marrë vërtetim që është presidenti i Partisë të shkojë dhe te noteri. Petriti u tregua tolerant. Mirë bëri. Ai më tregoi se çfarë kishte ndodhur”, u shpreh kreu i PL.

Më tej, Meta tha se nuk e përmend emrin e bankës, pasi do të falimentonte për 24 orë. “Unë nuk e tregoj emrin e bankës se mund ta falimentoj për 24 orë. Ta bëj më keq se Suden’, tha kreu i PL.

“Unë jam detyruar t’ua them juve, pa ekspozuar bankën… në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë? Ja dhe e bllokuan llogaritë, do bllokojnë PL? Ilir Metën? Do fshehin aferat?Të Lulzim Bashës dhe Ramës? Kjo qenie e pështirë që ka marrë peng njerëz, PL… ne kemi parimet e Bajo Top! Kaq! Ta dinë mirë ata”, tha Meta ndër të tjera.

“Jua thash këtë për të kuptuar se ku ka arritur mafia, në përpjekje për të bllokuar PL. As kanë shanse.

Ata na e kanë hedhur se kishin korruptuar njerëzit tanë më të afërt, por tani beteja është ballore, e pamëshirshme. Kemi parimet e Bajo Topulli, doni t’i provoni? Kur të doni! Që sot! Që tani”, tha Meta më tej.

Nga arratia, reagon për herë të parë Antonela Berisha: Të dashur ndjekës…

Antonela Berisha vijon të mbetet në kërkim nga policia pas ngjarjes së ndodhur në një restorant në Tiranë ku ajo bashkë me motrën e saj akuzohen se dhunuan Klea Prengën.

Pas lajmit të publikuar dy ditë më parë, ku ajo shfaqej duke reklamuar linjën e saj të veshjeve, ish-konkurrentja e Big Brother Vip ka zgjedhur të reagojë përmes llogarisë së biznesit!

Në njoftimin e bërë në Story thuhet se të gjitha postimet e veshjeve janë foto të koleksioneve të mëparshme dhe nuk janë shkrepur këto ditë— teksa anashkalohet sërish një koment për dhunën ndaj Prengës.

Pagat deri në 1 mijë euro në turizëm, Rama: Të punosh në Greqi apo Itali si emigrant, nuk është më zgjidhje më e mirë se Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për emigrantët shqiptarë, të kthehen dhe të punojnë e investojnë në vendin e tyre.

Në një reagim në rrjetet sociale ku shprehet se pagat kanë shkuar deri në 1 mijë euro në sektorin e turizmit, Rama thotë se të punosh në turizëm në Greqi, Itali a kudo tjetër në Europë, si emigrant shqiptar, nuk është më një zgjedhje më e mirë se sa të punosh në Shqipëri, nga Thethi e deri në Ksamil.

“Të punosh në turizëm në Greqi a në Itali a kudo tjetër në Europë, si emigrant shqiptar, nuk është më një zgjedhje më e mirë se sa të punosh në Shqipëri, nga Thethi e deri në Ksamil.Pagat e rritura shumë ndjeshëm dhe taksat e shpenzimet shumë më të ulëta se sa kudo gjetkë, e bëjnë sot punën në sektorin e turizmit shqiptar një zgjedhje më të mirë se sa në vende të tjera rrotull.”-shkruan Rama.

Pse duhet të ndezim qirinj më 15 Gusht? Prifti dhe besimtarët tregojnë ritet e veçanta të ‘Pashkës së Verës’

Besimtarët ortodoksë kremtuan festën e Shën Mërisë në Manastirin e Zvërnecit, konsideruar si “Pashka e Verës”. Banorët të Vlorës por dhe pushues ndezën qirinj dhe u lutën për mbarësi.

Besimtarët ortodoksë kremtuan festën e Shën Mërisë në Manastirin e Zvërnecit, ku ndezën qirinj dhe ndoqën meshën e shenjtë.

Festa nisi mbrëmjen e 14 gushtit dhe kulmoi më 15 gusht, që është dita kur Shën Mëria iu bashkua të birit të saj, Jezusit. At Jani Tereziu shpjegon se kjo festë, ndër më të rëndësishmet për besimtarët ortodoksë, quhet ndryshe edhe “Pashka e Verës”.

“Në gjuhën tonë e themi Pashka e Verës, ishte Nëna e Perëndisë që e solli në tokë për shpëtimin tonë, ishte e vetmja rrugë për të shpëtuar njerëzimin. Nëna e perëndisë ka rëndësinë e vet në besimin tonë, ashtu siç kanë nënat në shtëpitë tona rolin e rëndësishëm dhe ashtu si fëmijët më parë shkojnë te nëna, ashtu t’i drejtohemi edhe ne Shën Mërisë si nëna jonë të na ndihmojë të gjithëve për paqe e harmoni e shëndet në jetët tona”, shprehet At Jani Tereziu.Kremtimeve ju bashkuan jo vetëm besimtarë ortodoksë të zonës, qytetarë nga rrethe të tjera, por edhe turistë që ndodhen në Vlorë për pushime.

Lutjet e tyre janë për më shumë mbarësi në familje: “Kënaqemi kur vijmë këtu mbushemi me frymëzim për veten për fëmijët!” “Lutemi për fëmijët, për njerëzimin, për të afërmit”-, shprehen besimtarët.

Pas ritualeve fetare besimtarët e krishtere festojnë në familjet e tyre festën e Shën Mërisë.

Sara Hoxha jep lajmin e mirë për fansat, “Big Brother VIP 4” më shpejt sesa e prisnim

Pas mbylljes së tre sezoneve të suksesshme që mbajti mbërthyer shqiptarët para ekranit, Big Brother VIP 4 po vjen.

Lajmin e ka bërë vetë me dije producentja e Big Brother, Sara Hoxha në një formë krejt të veçantë.

Ajo ka ndarë në rrjetet sociale kafen e saj të mëngjesit, ku shkruhet “Big Brother VIP 4”.

Mesa duket ekipi ka nisur punën për edicionin e katër të Big Brother që siç dihet, ky format sjell çdo vit risi dhe surpriza.

Por se çfarë do të jetë ndryshe këtë vit dhe kush do jenë personazhet që shqiptarit do i shohin 24/24 për disa muaj, na mbetet vetëm të presim…

Çudira Nga Fushë Kruja, Pronari I Hotelit I Takson 2 € Qytetarët Nëse Kalojnë Në Rrugën Para Tij

Banorët e Fushë Krujës po përballen me një situatë të vështirë pas izolimit që ka shkaktuar ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar, e cila nuk ka nyje lidhëse me rrugën e vjetër. Tani, përveç këtij izolimi, ata janë detyruar të paguajnë një taksë për të përdorur një rrugë që kalon përpara një hoteli.

Një biznes privat, Hoteli Europa Park, ka vendosur një taksë prej 2 eurosh për ata që kalojnë në rrugën para hotelit të tij. Ky tarifim i ri, që duket se është vendosur pa miratimin e institucioneve përkatëse, ka shkaktuar shqetësime të mëdha në mesin e banorëve dhe biznesmenëve të Fushë Krujës.

Sipas denoncimeve, ky tarifim është një barrë e re për banorët, që tashmë janë përballur me probleme të shumta pas ndërtimit të autostradës. Nyja e vetme lidhëse për Fushë Krujën është ndodhur 23 km nga qyteti, dy kilometra më poshtë se gjatësia e autostradës. Kjo ka shkaktuar falimentimin e disa bizneseve dhe ka izoluar banorët.

Ata kërkojnë zgjidhje nga autoritetet dhe janë të shqetësuar për pasojat e kësaj takse të re. Në këtë situatë, ata presin që institucionet përkatëse të ndërhyjnë për të adresuar problemet që i janë krijuar.

Shqiptari rr eh dhe bën për spitaI dy policë italian

Një shqiptar, tashmë i arrestuar nga policia në Itali, ka reaguar dhunshëm ndaj punonjësve të policisë, të cilët tentuan të ushtrojnë një kontroll ndaj tij.

Mediat italiane raportojnë se 34-vjeçari shqiptar ka goditur me një dërrasë druri dhe më pas me grushta e shkelma të paktën dy policë, që kanë përfunduar në spital, ku janë konstatuar lëndime trupore dhe në pjesën e fytyrës.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën historike të Perugias, ku policia nisi të gjurmojë 34-vjeçarin, të cilit iu kërkuan dokumentet e identifikimit.

Shqiptari ka reaguar dhunshëm ndaj policëve, duke i qëlluar me një dërrasë dhe me grushta e shkelma, ndërsa dyshohet se ishte nën efektin e pijeve alkoolike.

Policia përdori ndaj tij spray me piper dhe në momentin që është neutralizuar, iu gjet në trup një sasi prej 21.19 gram hashash.

“300 km larg Tiranës”/ I shpallur në kërkim prej javësh për sherrin në Pejë, Stresi zbulon vendndodhjen e tij nga arratia: Jemi të pafajshëm

Reperi Stresi ka reaguar sërish nga arratia lidhur me akuzat për përfshirje në sherrin e ndodhur në Pejë. Përmes rrjeteve sociale, ai ka deklaruar se ndodhet rreth 300 km larg Tiranës dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Stresi theksoi se është i pafajshëm në lidhje me ngjarjen dhe se është i bashkëngjitur në këtë pozicion me Noizy-n dhe DJ Crax-in.

Ai ka shprehur besimin se, pasi të përfundojë çështja, ata do të rikthehen me projekte të mëdha dhe ambicioze. Sipas tij , vendimi për ekstradimin e Noizy-t është absurd dhe e paarsyeshme, duke shtuar se ky proces do të përfundojë në Shqipëri.

Noizy, së bashku me mikun e tij Bahtjar Bajraktari, i njohur si DJ Crax, u arrestuan në Shëngjin nën akuzën se, bashkë me disa individë të tjerë, kanë dhunuar Muhamet Isenin, një personazh i njohur në TikTok, në një lokal në Pejë.

Vendos Broja, ja ku do të shkojë lojëtari jonë i Kombëtares

Oferta të shumta kanë ardhur për Armando Brojën, teksa sulmuesi i Kombëtares shqiptare kërkon me çdo kusht largimin e tij nga Chelsea.

Dhe klubi i Premier League është i gatshëm ta shesë 22-vjeçarin, teksa së fundmi e ka larguar dhe nga ekipi i parë, për t’u stërvitur me skuadrën e U21.

Ofertat për të nuk mungojnë, ku së fundmi në garë është futur dhe Stuttgart, me klubin gjerman që ka kërkuar huazimin e Brojës.

Por mediat pranë “Bluve” duket se kanë zbuluar dëshirën e yllit të Kombëtares tonë.

Sipas tyre, dëshira e vetme e Brojës është Everton.

Gjithsesi, edhe pse dëshira e Brojës është të qëndrojë në Premier League, klubi nga Liverpul e ka të pamundur të transferojë 22-vjeçarin duke parë pretendimet e larta të Chelseat.

Sipas mediave, Everton do të provojë dhe njëherë të fundit për Brojën, kësaj radhe me formën e huazimit.

Duket se “Blutë” e Londrës po dorëzohen sa i përket sulmuesit të Kombëtares kuqezi dhe janë tashmë të gatshëm të dëgjojnë çdo ofertë që do të vijë për të.

U godit nga rrufeja teksa po qëndronte buzë detit, ndërron je të 42-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin Alba Adriatica të Teramos në Itali, ku përpara 10 ditësh, 42-vjeçarja Pamela Di Lorenzo u godit nga rrufeja teksa qëndronte buzë detit me një shoqen e saj.

Ajo u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u futur më pas në gjendje koma. Por 10 ditë pas ngjarjes tragjike, Di Lorenzo ndërroi jetë në spitalin e Teramos.

Pamela jetonte në Alba me bashkëshortin dhe djalin e saj të mitur.

Ajo ishte në plazh me një shoqe kur ra rrufeja, teksa pranë tyre ishte edhe një turist francez. Pamela ishte në gjendje më të rëndë ndër tre personat që kishin marrë goditjen e fortë elektrike atë mëngjes. Ajo kishte kaluar në arrest kardiak, ndërsa dy të tjerë që ishin pranë saj u plagosën më lehtë.