Interneti zbulon identitetin e “të da shurës” së re të Yamal, dhe ajo nuk zhgënjen me pamjen e saj (FOTO)

Lamine Yamal nuk ka humbur kohë mesa duket, për të gjetur dashurinë e re fill pas ndarjes nga Alex Padilla.

Por pas videos së bërë virale në rrjet, ku Padilla shfaqet në prehrin e një djali tjetër, 17-vjeçari i Spanjës vendosi që t’i jepte fund lidhjes me yllin e TikTok.

Nuk vonoi shumë që Yamal të gjente një romancë të re, të paktën siç besojnë fansat, teksa ylli i Barcelonës u fotografua pranë një vajze misterioze gjatë pushimeve të tij.

Mediat spanjolle duket se e kanë zbuluar identitetin e saj, e cila besohet se është e dashura e re e Yamal. Bëhet fjalë për Jacque Ligero, një tjetër yll i TikTok.

Gjithashtu bie në sy dhe “fiksimi” i Yamal për vajzat më të mëdha në moshë se ai, pasi është zbuluar se Ligero është 27 vjeçe, 10 vite më e madhe se sulmuesi i Spanjës.

Nga ana e dyshes ende nuk është konfirmuar asgjë, por pamjet e publikuara pranë njëri-tjetrit duket se i kanë bërë gjërat e qarta për fansat.

Jacque Ligero

Zyrtarët grekë “presion Shqipërisë” që të adresojë shqetësimet për integritetin e zgjedhjeve në Himarë

Athina zyrtare nuk heq dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Shqipërisë, këtë herë duke pretenduar për parregullsi të mëdha në zgjedhjet vendore të Himarës.

Zyrtarët grekë po i bëjnë presion Shqipërisë që të adresojë shqetësimet, në lidhje me integritetin e zgjedhjeve bashkiake të së dielës në qytetin jugperëndimor të Himarës, sipas mediave greke.

“Pretendimet nga minoriteti grek për manipulimin e listës së votuesve dhe mohimin e të drejtës së votës për shkak të kartave të identitetit të skaduara ngrenë dyshime serioze për procesin”, thanë zyrtarët grekë për televizionin grek “SKAI”.

“Parimet demokratike dhe standardet europiane kërkojnë që autoritetet shqiptare të adresojnë këto shqetësime”, vijuan më tej të njëjtat burime, të paidentifikuara.

Në zgjedhjet e Himarës, kandidati i Partisë Socialiste Vangjel Tavo fitoi me 58.62% të votave, ndërsa Petro Gjikuria mori 41.38%. Numërimi filloi pak pas mesnate teksa të dy kandidatët ishin të pranishëm.

Tavo falënderoi kryeministrin Edi Rama dhe ftoi Gjikurinë të shërbejë si nënkryetar bashkie.

Ndahet një tjetër çift i njohur i showbiz-it shqiptar

Denisi dhe Xhesika ishim ndër çiftet më të dashur nga publiku në reality show, ku me hyrjen në emision vendosën t’i jepnin një shans të dytë njëri-tjetrit.

Edhe pas përfundimit të spektaklit dyshja vijuan rrugëtimin së bashku, teksa ndanin herë pas here momente të ëmbla për publikun.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur, teksa me një status Xhesika e “Love Island” ka konfirmuar ndarjen nga Denisi.

“Jam shum mirënjohëse për mbështetjen që më keni dhënë, edhe kur më paralajmeruat se po bëja zgjedhjen e gabuar. Kishit të drejtë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Mori medalje të artë, sportisti italian kaloi natën në park, nuk do ta be soni arsyen (Video)

Sportisti italian, Thomas Ceccon fitoi medaljen e artë 100 metra not shpine për meshkuj dhe të bronztën në stafetën 4×100 metra stil i lirë, por jo gjithçka ka shkuar mirë për të.

Cecon, duke parë që kushtet nuk janë të duhurat, zgjodhi të flinte në park.

“Nuk ka ajër të kondicionuar në fshat, është vapë, ushqimi është i keq. Shumë sportistë lëvizin për këtë arsye. Nuk është alibi apo justifikim, është realiteti i asaj që ndoshta jo të gjithë e dinë”, shkruajti Ceccon, i cili nuk fsheh mërzinë e tij për mënyrën sesi po trajtohen sportistët në Paris për Lojërat Olimpike.

Ç’po ndodh me çmimin e karburanteve në vend? Taksa më pak por lekë më shumë, si qytetarët po paguajnë më shtrenjtë…

Një taksë më pak por qytetarët përsëri e paguajnë naftën e benzinën një lloj.

Ulja e cmimit të karburanteve në bursat ndërkombëtare por dhe heqja e taksës së markimit pritej të reflektohej edhe në faturat e qytetarëve që përdorin automjetet duke filluar nga 1 gushti, por nuk ka vend për optimizëm.

Ka kaluar pothuajse 1 javë nga heqja e taksës së markimit 1 lekë/litër. Nga një vëzhgim i thjeshtë në tregun e karburanteve në kryeqytet rezulton se nuk kemi një lëvizje të çmimeve krahasuar me një muaj më parë, kur ky koncension ishte ende në fuqi dhe qytetarët paguanin më shumë taksa.

Ndonëse koncensioni i markimit të karburanteve 1 lekë për 1 litër naftë përfundoi në fund të korrikut dhe kostot i kaluan buxhetit të shtetit kjo nuk është përkthyer në një ulje të çmimeve për konsumatorin fundor, çka do të thotë që qytetarët ende e paguajnë si naftën por dhe benzinën rreth 182-184 lekë dhe gazin për 57 lekë.

Janë rreth 7 taksa dhe tarifa vendore, të përfshira në çmimin e një litri naftë, duke nisur nga akciza, taksa e qarkullimit, TVSH-ja, taksa e karbonit, si dhe tarifat e tjera.

Por asnjë taksë më pak por dhe një ndryshim i çmimeve në bursat ndërkombëtare nuk po i luhat cmimet në tregjet shqiptare. Sipas bursës “Platts” në blerjen e fundit nafta u tregtua me 722$/ton nga 794$/ton në fillim të korrikut.

Ndërsa Drejtoria e Doganave bën të ditur se kërkesa për karburante në pikun e sezonit turistik ka qenë shumë herë më lartë se më parë. Vetëm në korrik u zhdoganuan mbi 67 mijë ton karburante.

FOTO / Grekët “ç menden” pse influencerja e tyre me 1.2 milionë ndjekës zgjodhi Shqipërinë për pushime

Shumë grekë nuk e kanë pranuar mirë faktin se një prej influencereve më të ndjekura të vendit të tyre, me plot 1.2 milionë “folloës” në Instagram, zgjodhi Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushime.

Ioanna Touni, me djalin e saj të vogël dhe katët miq nga Greqia vendosën të kalojnë pushimet në Sarandë, ku vizituan disa prej atraksioneve turistike, përfshi edhe disa plazhe në Ksamil.

Ajo ndau me mbi 1 milionë ndjekësit e saj në rrjetet sociale çastet e bukura nga pushimet në Sarandë, por mesa duket jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë fakt, çka vihet re nga komentete e shumta negative në portalet greke që e kanë pasqyruar udhëtimin e saj.

Ajo nga ana tjetër, ka ndarë edhe një faturë në një prej restoranteve shqiptare, duke thënë se katër persona paguan 200 euro, apo 50 euro për person.

Oficerja e forcave të ar m@tosura zgjidhet Miss USA (FOTO)

Alma Cooper nga Michigan, një oficere e ushtrisë amerikane, u shpall Miss USA të dielën, duke u bërë personi i tretë që mban titullin këtë vit pas dorëheqjes të fitueses së vitit 2023.

22-vjeçarja, e cila ka një master në shkencën e të dhënave nga Universiteti i Stanfordit, mundi 50 konkurrente të tjera në një konkurs që përfshinte gara me rroba banje dhe fustane mbrëmjeje. Connor Perry nga Kentaki dhe Danika Christopherson nga Oklahoma u emëruan respektivisht në vendin e parë dhe të dytë.

“Si bijë e një punëtoreje emigrante, një gruaje krenare afro latine dhe një oficere e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, unë po jetoj ëndrrën amerikane”, u tha ajo gjyqtarëve gjatë një seance pyetjesh dhe përgjigjesh në finalen e së dielës. “Nëse ka diçka që jeta ime dhe nëna ime më kanë mësuar, është se rrethanat tuaja nuk e përcaktojnë kurrë fatin tuaj: Ju mund ta bëni suksesin të arritshëm duke kërkuar përsosmëri.”

Cooper u kurorëzua në skenë nga titullarja e mëparshme, Savannah Gankiewicz nga Haëaii, e cila trashëgoi diademën në maj pasi Noelia Voigt e Utah dha dorëheqjen në rrethana shumë të diskutueshme.

Pezullimi zgjati vetëm dy ditë/ Pasi qëI Ioi shoferin me sh puIIë, rikthehet në detyrë Altin Qato

Dy ditë ka zgjatur pezullimi i Altin Qatos, drejtori i Policisë Rrugore që qëlloi me shpullë një të ri në autostradën Thumanë-Kashar.

Gazetari Klodian Tomorri tregon se Altin Qato vijon punën në krye të Policisë Rrugore, ndërsa urdhri i “pezullimit” të nxjerrë me urgjencë nga Muhamet Rrumbullakut ishte sa për t’i hedhur “hi sy” publikut dhe mediave që të heshtin.

Kështu shkruan gazetari Klodian Tomorri në një postim të tij të sotëm.

‘Shikoni se sot në mëngjes kanë dhënë urdhrin që Altin Qato të rikthehet në punë dhe është kthyer sakaq. Është ai shefi i rrugores që ja kërciste miletit me shpullë surratit. Në fakt nuk ka ndonjë çudi të madhe këtu. Sa më shume thellohet diferenca e votave aq më fort kërcet shpulla. Megjithatë duhet bërë shyqyr. Deri tek shpulla është mirë kjo punë. Keq është kur të fillojnë të shtrijnë llozin. Dilni protestoni prapë tani se, herën tjetër do hani grushte surratit.’, shkruan Klodian Tomorri në Facebook.

Françeska Murati ndan për herë të parë foto të djalit: Ku mu rrit kaq shpejt?(Foto)

Ish-banorja e “BBV3”, Françeska Murati, përgjatë qëndrimit të saj në shtëpi ka folur gjithmonë për të voglin e saj, Charlie, por në asnjë moment nuk preferonte ta bënte publik imazhin e tij.

Po ashtu dhe pas daljes së saj nga shtëpia ajo mbajti të njëjtin qëndrim. Por ditën e sotme, ajo ka ndarë në rrjete sociale për herë të parë një fotografi të vogëlushit të saj i cili ndodhet në krahët e të atit.

Krahas fotografisë ajo shkruan teksa shprehet e emocionuar se sa e lumtur është për rritjen e të birit:

“S’më besohet që po planifikoj 2-vjetorin e Charlit time. Ku mu rrit kaq shpejt? Më duket sikur dje e kam marrë në krahë për herë të parë. Mezi po pres t’ju tregojë se çfarë feste të bukur po planifikojmë për tutucin e vogël.”

Vendimi i plotë/ Kush del në pension pas 1 korrikut 2024 merr më shumë para

Të gjithë ata qytetarë që po dalin në pension pas 1 korrikut janë viti, do të kenë më shumë pensione mujor për shkak se qeveria miratoi koeficentët e ri për rivlerësimin e pagave referencë të para vitit 14. mbi Koeficenti i ri të cilin do të llogaritet paga për ata që kanë vite pune para vitit 1994 bëhet 12.257 dhe jo më 10.799 sa ishte deri tani.

Pra, nëse për një detyrë të punës para viteve 94′, referenca për efekt pensioni ishte 2,740 lekë, ajo automatikisht më shkon 12,2 herë dhe shkon në 33,584 lekë. Ndërsa me koeficientin e vjetër, paga rivlerësohej nga 2.740 lekë në 29.589 lekë.

Rivlerësimi i faqeve, mbi bazën e pagesës janë paguar kontributet, sjell automatikisht shumë para për pensionistët, për shkak se sa më lart është vlera e pagës së deklaruar aq më lart është edhe pensioni.

Ky koeficient do të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për persona që do të aplikojnë për pensione të reja duke bërë të mundur që pensionet e tyre të jenë të harmonizuara me kontributet e derdhura në kohë”, thotë Ministria e Ekonomisë, teksa sqaron këtë vendim.

Në vendimin e qeverisë thuhet se pas aplikimit të këtyre koeficienteve paga e rivlerësuar për efekt pensioni, nuk mund të jetë më e lartë se: trefishi i pagës minimale në shkallë vendi dhe as më e lartë se paga maksimale. Kurse pas vitit 94’, koeficentët për pagat referuese janë të ndryshëm dhe nisin nga 9.8 herë për vitin 1995, dhe mbarojnë me 1.1 herë në vitin 2022. Nga ky vendim nuk përfitojnë ata që kanë dalë në pension para 1 korrikut, të cilët do të marrin rritje pensioni, nga indeksimi që pritet të bëhet në tetor të këtij viti.
Ja vendimi i plotë

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi:

1. Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2022, me indeksin 13.5%, të llogaritur sipas kritereve të përcaktuara në nenin 59, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

2.Indeksi i përcaktuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, aplikohet për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur nëpërmjet kontributeve të derdhura dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2022, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohet me datë fillimi nga data 1 korrik 2024 e në vazhdim.

3. Indekset akumulative të bazës së vlerësuar, të arritur nëpërmjet pagave të periudhës 1994-2022, referuar kontributeve të derdhura sipas muajve në këtë periudhë dhe pagave referuese sipas punëve dhe profesioneve, e përcaktuar me vendimin nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar, sipas viteve, janë sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 4.Pas aplikimit të indeksit të vitit 2022, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë fillimi nga data 1 korrik 2024, nuk mund të jetë më e lartë se:

4.a) trefishi i pagës minimale në vend, e biznesit me vendim të Këshillit të Ministrave, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri në 31.12.2019; 4.b) paga maksimale në nivel vendi, sipas kritereve të nenit 10, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet sociale në Republikën e Shqipërisë”, të tjera, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim. .

5. Efektet financiare, që rrjedhin nga një aplikant i caktuar, lidh me veprimet e formulës së caktimit të pensioneve, vetëm për pensionet që caktohen me datën e fillimit të të dhënave të hyrjes në fuqi të vendimit të një viti më parë dhe përballohen brenda buxhetit, të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Ky vendim në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrirë efektet financiare nga data 1 korrik 2024”, thuhet në vendim.