FAKSIMILE: “6.8 milionë euro, me çanta nga Rinasi”, në aferën CEZ është edhe Shkëlzen Berisha, zbulohet emaili i zyrtarit çek

Për herë të parë, emri i Shkëlzen Berishës, si i përfshirë në çështjen CEZ, u përmend nga ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara.

Z.Kara është në fakt njeriu që ngriti perden e prapaskenave të një prej aferave më të mëdha në historinë e pluralizmit shqiptar, që u ka shkaktuar shqiptarëve një dëm ekonomik prej 450 milionë eurosh, dhe që tani është rihapur duke shkaktuar trazimin e madh të dukshëm edhe të ish-presidentit Meta – shkruan në numrin e sotëm gazeta DITA.

Gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor për aferën CEZ, Romeo Kara, në nëntor të vitit 2016, tha për herë të parë se Shkëlzen Berisha mund të kishte lidhje me sekserin Nuel Kalaj, i cili ishte ndërmjetësi mes qeverisë Berisha dhe kompanisë çeke CEZ, për privatizimin abuziv të OSSH.

Nuel Kalaj, pas firmosjes së privatizimit, ka tërhequr me çanta, në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, 6.8 milionë euro, duke i larguar më pas nga Shqipëria, pa paguar asnjë taksë dhe pa kryer një punë të dokumentuar.

“Ka pasur lidhje të forta me kryeministrin e atëhershëm. Ka takuar ministrin Genc Ruli. Ka edhe fotografi të tij me Genc Rulin. Thuhet se ka telefonuar mbi 100 herë ish-kryeministrin Berisha. Nuk është vetëm një e-mail, por janë disa e-maile që unë kamë gjetur, të cilat konfirmojmë që ky person merrte përsipër për të negociuar mes shtetit shqiptar dhe CEZ. Tarifa e suksesit për këtë marrëveshje ishte 3.6 milionë euro, e vendosur në mënyrë të çuditshme për t’u paguar nga ana e fituesit, që ishte CEZ. Thuhet në këtë letër që ky person, në vitin 2011, ka pasur në llogari të tij, 3.6 milionë euro. Thuhet se ka pasur lidhje edhe me të birin e kryeministrit, por nuk ka materiale të plota për këtë”, ka dëshmuar Romeo Kara.

Kjo dëshmi, – shkruan DITA, – është administruar nga komisioni hetimor si dhe është përfshirë në dosjen e dorëzuar në prokurori.

Prokuroria, në ditët e fundit të mandatit të Adriatik Llallës, tentoi ta mbyllte dosjen, por gjykata urdhëroi thellimin e hetimeve për këtë çështje.

Dokumenti

Ka një e-mail të ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i cili i shkruante nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, rreth takimit të planifikuar me Shkëlzenin dhe ish-kryeministrin Berisha.

Sipas e-mailit, Josef Hejsek ishte me Nuel Kalajn në sallën VIP të aeroportit të Rinasit, dhe kishte ardhur në Tiranë për të negociuar me Shkëlzen Berishën dhe Sali Berishën.

Nga përmbajtja e e-mailit del qartë se, Nuel Kalaj është negociator i marrëveshjes mes CEZ dhe qeverisë shqiptare.

Ndërkaq, komisioni hetimor për çështjen CEZ ka pretenduar se Shkëlzen Berisha ka udhëtuar jashtë vendit dhe pa u regjistruar në kufi.

Sipas të dhënave të sistemit TIMS, figurojnë të paktën 9 lëvizje të pa kontrolluara në kufi të Berishës gjatë viteve 2009, 2010 dhe 2011.

1. E-maili i plotë i Josef Hejsek drejtuar Tomas Pelskac

Dërguar: E enjte, 28 Janar 2010, 22-40 PM

Nga: Josef Hejsek
Te: Tomas Pelskac
Subjekti: Shqipëri-Përgatitja e takimit me kryeministrin
Rëndësia: E lartë

Mirdita Tomas. Në anekse janë përgatitur dokumentet. Ne do të përmendim gjithashtu kërkesat tona ndaj qeverisë, sa është debia që duhet paguar tani, rregullimin e çmimit etj. Do të të pres ty me Nuelin në aeroport, në sallonin VIP. Me Nuelin sapo mbarova negociatat e tjera. I shpjegova në detaje se çfarë kërkojmë. Takimi me të birin, sipas Nuelit, është shtyrë për nesër pas ardhjes së PM (Kryeministrit).

Çfarë duhet të presim nga kryeministri? Sipas Nuelit rezultatet në mënyrë të sigurt do të jenë pozitive dhe në 90 % konkrete. Ai më siguroi se për kryeministrin po punon një komision ndërministror i cili në mënyrë të specializuar po trajton problematikën tonë. (Mund t’ju konfirmoj që kam folur me disa anëtarë të komisionit që po merren me këtë marrëveshje). Rezultatet e tyre nuk janë akoma të mbaruara apo përfundimtare.

Ai më siguroi se përfundojnë shpejt dhe pas kësaj do ulemi sërish. Si përfundim, sapo detajet e negociatave do jenë gati, do të fitojmë MR në Tiranë (Martin Roman).

Gjithë të mirat.

Faksimile e emailit është botuar sot në gazetën DITA

Një dëshmi befasuese e ’79-s për Berishën dhe sekretet e deklasifikuara mes UDB dhe amerikanëve

Rubrika Histori e gazetës DITA ka botuar pjesë nga një libër i 1995-s, pjesë të të cilit kanë qarkulluar për disa vjet nën zë në ambjente të shërbimeve sekrete shqiptare, më pas është heshtur.

Takimi për të cilin flitet në libër është kryer në vitin 1979. Në tekst bien në sy dy elementë.

Së pari autori pretendon se që në pragun e viteve’80 janë bërë plane për të krijuar “shtete-valvula” .

Elementi i dytë i rëndësishëm, krejtësisht befasues është fakti se personi që përmendet si kontakt është… Sali Berisha. Botimi nuk mund të zbardhë shumë pikëpyetje që ngre ky takim, por nëse ato çka rrëfen autori janë të sinqerta, atëherë Sali Berisha nuk ishte thjesht një mjek komunist me ilaçe në çantë në oborrin e parisë komuniste të atëhershme.

Libri titullohet “Komplotistë ndërkombëtarë” është botuar në vitin 1995, nga shtëpia botuese “Nea Thesis”, me autor Atanasius K. Strigas, që ka shërbyer për disa vite në Bruksel si këshilltar i NATO-s në vitet 70-80.

Autori ka studiuar fillimisht shkencat politike dhe ato ekonomike në universitetin e “Heidelberg”-ut. Më pas është specializuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe çështje të Strategjise në University of Georgetown në Uashington, për të përfunduar më tej studimet me specializimin e tij për propogandë në universitetin “Patris Lumumba” të Moskës.

Në pjesën ku përmendet Shqipëria flitet për një takim më 7 janar 1979 në Getensberg të Bonit.

Autori përmend si pjesëmarrës në takim dy drejtues bankash, zyrtarë të një shërbimi sekret dhe… “ndërlidhës me shërbimet sekrete të Europës Juglindore”.

Sipas autorit, takimi diskutoi planet mbi “tri shtete valvula ose thithës” dhe dhënien e fondeve për këto qëllime.

, Një dëshmi befasuese e ’79-s për Berishën dhe sekretet e deklasifikuara mes UDB dhe amerikanëve

Autori shkruan ndër të tjera:

Mbërritëm në “Parkhotel” pas mesnate. Takuam një njeri me sjellje shërbëtori, që më shumë të kujtonte një bojaxhi, se sa një njeri të shkolluar dhe pjesëtar të një elite politike. Na priti, duke bërë përkulje teatrale. Z.Merden i tha frëngjisht, se paratë do ti merrte nga z. Redman. Z.Berisha bëri edhe një përkulje tjetër gjithë kortezi, që e shoqëroi me një buzëqeshje të tepruar. Iu shpjeguan edhe sponsorët që kishin ndihmuar.- Ju faleminderit, – tha bojaxhiu tërë kortezi false…”

Kjo është një ngjarje enigmatike që nuk duket e veçuar nëse kihet parasysh çfarë ndodhi më pas dhe kush erdhi në pushtet në Shqipëri pas “përmbysjes” së 1991-shit

Auron Tare ka hulumtuar në disa dokumente të shërbimeve sekrete amerikano-jugosllave mbi Shqipërinë.

Ai mendon që jugosllavët ishin njohësit më të mirë të realitetit shqiptar dhe ngre pikëpyetje mbi ndikimin e UDB-së në ngjarjet e viteve 90-91 në Tiranë.

Ka ndodhur një takim i nivelit të lartë ndërmjet amerikanëve dhe UDB-së në 1954.

Në intervistën e mëposhtme për DITA ai flet mbi sugjerimin që u bëri UDB-ja amerikanëve, pasi për 6 vite me radhë ata dështuan të rrëzonin Enver Hoxhën.

Dokumentat sekretë mbi operacionet e kundërzbulimit shqiptar në vitet 49-54 tregojnë cilët janë emrat e elitës së shërbimeve inteligjente britanike dhe amerikane që u sfiduan nga agjentë shumë të rinj të kundërzbulimit shqiptar.

A e njihnin Shqipërinë shërbimet amerikane? Pse britanikët nuk patën qëllim final, rrëzimin e Enver Hoxhës. Si na shihnin shërbimet italiane dhe greke. Çfarë fsheh për shqiptarët Arkiva Shtetërore e Stambollit.

DITA: Një pjesë e dokumenteve të deklasifikuara që ju keni botuar dhe që më kanë bërë posaçërisht përshtypje, lidhen me operacionet e kundërzbulimit shqiptar në vitet 49-54 kundër anglo-amerikanëve. Nga përshtypja juaj personale, pas hulumtimeve, si mendoni: Ka pasur vërtet një bërthamë ekspertësh shqiptarë të inteligjencës që kanë përballuar me sukses këto operacione anglo-amerikane, apo ka qenë kryesisht meritë e shërbimeve sovjetike?

AURON TARE: Mendimi im është se merita kryesore u takon njerëzve të shërbimit inteligjent shqiptar, të cilët besonin në kauzën e mbrojtjes së vendit të tyre. Me gjithë se ishin shumë të rinj, ata mundën të përballeshin me shërbimet më të famshme të inteligjencës botërore. Madje pa e mësuar kurrë, ata sfiduan emra të elitës së shërbimeve inteligjente britanike dhe amerikane si Angeltoni, Frank Weisner, Richard Helms, Dulles etj. (Këtu e kam fjalën për ata oficerë të kundërzbulimit shqiptar dhe jo sigurimin e famshëm që ushtroi dhunë mbi popullsinë e pafajshme).

Por duhet thënë se shumë aspekte të këtyre misioneve janë ende të pazbuluara në arkivat ruse, apo edhe të shteteve të tjera, apo jo?

Dosja e operacioneve BGFIEND/Valuable, akoma dhe sot nuk njihet përfundimisht. Shumë dokumente mbeten të padeklasifikuara dhe shumë të tjera mund të jenë asgjësuar. Çështja tjetër qëndron tek krahasimi i materialeve. Pra në praktikën e inteligjencës nuk mund të nxjerrsh përfundime vetëm nga dokumentacioni i njërës palë. Duhen parë të gjitha palët e përfshira dhe vetëm nëse janë ekzaminuar të gjitha palët mund të arrihet në një përfundim të caktuar.

Por, duhet pasur parasysh dhe diçka tjetër, që shumë vendimmarrje të rëndësishme në nivele shumë të larta, shpesh merren duke mos lënë gjurmë dokumentare. Prandaj dhe kjo lloj “bote” është quajtur “bota e 1 mijë pasqyrave”, pasi të gjitha reflektojnë tek njëra-tjetra dhe nuk është edhe aq e lehtë që të kuptosh. Qëllimin e vërtetë të një objektivi të caktuar. Për të bërë një analizë serioze, duhen parë dhe arkivat italiane dhe greke dhe në veçanti jugosllave. Pasi t’i referohen njëra-tjetrës, historianët mund të arrijnë në një analizë sa më objektive.

Por kjo, nuk mund të bëhet me vullnetin e një apo dy personave por bëhet me një projekt shtetëror. Një shtet serioz që dëshiron të shkruajë historinë e tij në një mënyrë sa më objektive, duhet të ndërtojë strategjinë, për të arritur tek historiografia kompetente dhe profesionale. Për shembull, ne kemi një Akademi Shkencash, e cila duhej të ishte mendja ndriçuese e Kombit. Fatkeqësisht ajo jo vetëm që nuk ka mundur të rishkruajë historinë e manipuluar 50-vjeçare, por ka lejuar të njëjtin manipulim edhe këto 20 vitet e fundit.

Nëse studiuesit seriozë të kësaj akademie do të ishin marrë këto 20 vitet e fundit me arkivat britanike, amerikane, amerikane, greke etj. , sot do të kishim një perceptim më të pjekur mbi të kaluarën tonë. Por që t’i kthehemi pyetjes, unë mendoj se nga dokumentet e deritanishme, e përsëris të deritanishmet, lihet përshtypja se pas luftës, shërbimet amerikane në veçanti, nuk e kishin fare idenë mbi situatën reale në Shqipëri. Britanikët, të cilët e njihnin mirë Shqipërinë, nuk kanë pasur qëllim final, rrëzimin e Enver Hoxhës, siç del edhe në një dokument të fundit që kam botuar.

Britanikët kanë pasur prioritet ndihmën ndaj Greqisë për të mos lejuar komunistët të vinin në pushtet. Interesant është fakti se, për të njëjtën arsye, pra për arsyen e Greqisë, ishin britanikët ata që përgatitën, financuan dhe mbështetën fillimin e lëvizjes së armatosur anti-italiane në Shqipëri në 1941. Ndërsa shërbimet italiane dhe greke kishin më tepër një rol ndihmës të amerikanëve, dhe për vetë faktin, se si grekët që kishin ambicie territoriale ndaj nesh, si italianët që nga ana e tyre donin që grekët dhe sllavët të mos ishin përcaktues në Shqipëri, nuk kishte motive të forta për të qenë aktorë të fuqishëm në këto operacione.

Vetëm jugosllavët në mendimin tim, ishin njohësit më të mirë të realitetit shqiptar. Për këtë arsye, shërbimi inteligjent amerikan, ka bërë një marrëveshje pas vitit 1955, pra pas dështimit të operacioneve klandestine, me jugosllavët, ku shërbimi inteligjent jugosllav, do të kishte rolin mbikëqyrës edhe mbi Shqipërinë.

Pra UDB-ja dhe Jugosllavia do ishte një lloj kujdestareje në nivel të kontrollit nëpërmjet shërbimit inteligjent?

Unë mendoj se po dhe kjo është përshtypja ime. Në këtë këndvështrim, do t’i shpjegoja dhe ngjarjet e viteve 90-91.

Në ç’mënyrë e lidh këtë kujdestari jugosllave me ngjarjet e 90-91? Ku i gjen pikëtakimet?

Pa dokumente është e vështirë që ky mendim të jetë i padiskutueshëm. Por, duke pasur parasysh një mori dokumentesh dhe sidomos një prej takimeve të nivelit të lartë ndërmjet amerikanëve dhe UDB-së në vitin 1954, unë mendoj se kjo hipotezë, mund të jetë e vërtetë. Nga dokumentet e deklasifikuara deri më tani mes marrëdhënieve amerikano-jugosllave, duket se UDB-ja kishte një njohje të shkëlqyer të çështjeve shqiptare.

Sugjerimi që UDB-ja u bënte amerikanëve, pasi për 6 vite me radhë ata kishin dështuar të rrëzonin Enver Hoxhën, ishte se: Enver Hoxha nuk mund të rrëzohej nga një klasë tashmë e përmbysur, e përfshirë me palën humbëse (italianët e gjermanët), e cila në njëfarë mënyre kërkonte privilegjet e humbura. Jugosllavët, bënin një analizë jashtëzakonisht realiste të situatës shqiptare të asaj kohe (ushtrisë, partisë, ekuilibrit të forcave, ekonomisë etj) dhe përfundimi i tyre ishte se Enver Hoxha rrëzohej vetëm nga njerëzit e tij të afërt dhe të pakënaqur, pra brenda elitës komuniste, ose ai mund të kontrollohej prej tyre për një politikë jo agresive ndaj Jugosllavisë.

Interesant është fakti se nga të gjithë ata që kërkonin rrëzimin e Enver Hoxhës, jugosllavët ishin më realistët. Kërkesa e tyre nuk kishte të bënte as me pretendim territorial, as me ndryshimin e sistemit, por me ndryshim elite brenda Partisë Komuniste, por me kushtin e vetëm, që lidershipi i ri, të ishte miqësor me Jugosllavinë.

Dakord, por deri këtu jemi në marrëveshjen e vitit ‘54. Ju ku bazoheni kur frymën e kësaj marrëveshjeje, e shikoni të zbatuar dhe në ngjarjet e ndodhura në Shqipëri në vitet 90-91. Ku i gjen pikëtakimet pra?

Deri më sot janë deklasifikuar dokumente deri në vitet 70, kur t’u vijë radha viteve ’90, me siguri që do të kemi një pamje më të mirë të ngjarjeve të asaj kohe, por deri atëherë qëndron pyetja legjitime: Kush erdhi në pushtet pas vitit 1991? Elita komuniste? Bejlerët e rrëzuar? Apo ndonjë tjetër?

Si e shpjegoni faktin, që për momente dhe ngjarje domethënëse historike të shekullit të fundit, ka një indiferencë thuajse të shpallur nga historiografia, për sigurimin e dokumenteve? Nga buron ky refuzim për të parë të vërtetën dhe veten tonë në sy?

Është një fakt i njohur që historinë, Shqipërisë ja kanë shkruar më shumë të huajt se sa e ka shkruar vetë. Kjo ka të bëjë me një lloj indiference historike të shqiptarëve ndaj të shkruarës së tyre. E shkruara e historisë është kulturë. Një kulturë që fatkeqësisht, nuk e kemi pasur. Për këtë arsye vazhdojmë dhe e kërkojmë të kaluarën tonë në arkivat e të tjerëve, të cilët për hir të së vërtetës, e kanë ruajtur atë, më mirë se ne.

Arkivat amerikane janë nga më të pasurat, pasi ekzistojnë disa arkiva. Arkivat shtetërore, arkivat personale dhe arkivat e universiteteve. Arkivat amerikane në përgjithësi janë krijuar nga një shtet i ri që kërkonte të ruante memorien e vet dhe nga individë shumë të pasur që blinin dokumente në Evropën e shekujve XIX-XX. Për këtë arsye, arkivat amerikane mbajnë thesare ende të panjohura për historinë e vendeve të vogla si ne.

b.m/dita

Europa dhe turqit u bënë bashkë: Historia që dhemb, si ia mori Mali i Zi, Ulqinin, Shqipërisë

Më 26 qershor 1880, Ambasadorët e Fuqive të Mëdha në Stamboll, vendosën që Mali dhe zi dhe Shqipëria atëherë pjesë e Perandorisë Osmane të këmbenin krahinat e Hotit e të Grudës me qytetin dhe rrethinat e Ulqinit. Mali i Zi e pranoi menjëherë vendimin.

Porta e Lartë, zyrtarisht nuk e kundërshtoi, por u shpreh se ky vendim do ndeshte në lkundërshti lokale nga ana ana e shqiptarëve. Në të vërtetë, jo vetëm qyteti bregdetar i Ulqinit, por edhe fshatrat rreth tij banoheshin krejtësisht nga popullsi shqiptare.

Përveçse pjesë e pandarë e truallit kombëtar të Shqipërisë, Ulqini ishte edhe skela kryesore e Shkodrës dhe e pellgut të saj në detin Adriatik.

Shqiptarët të përfaqësuar në atë kohë nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, protestuan menjëherë për këtë padrejtësi të re që Fuqitë e Mëdha po bënin në dëm të interesave kombëtare. Lidhja e Prizrenit i komunikoi Portës së Lartë vendosmërinë për ta mbrojtur me çdo kusht Ulqinin dhe gatishmërinë për të hyrë në luftë.

Por Fuqitë e Mëdha me një notë kolektive, iu drejtuan më 3 gusht 1880 Stambollit, dhe e ftonin Portën e Lartë ta thyente qëndresën e shqiptarëve dhe t’ia dorëzonte Ulqinin Malit të Zi sipas vendimit të ambasadorëve.

Në fillim qeveria osmane u përpoq me anë të kërcënimeve për t’i bindur udhëheqësit e Lidhjes së Prizrenit të hiqnin dorë nga qëndresa, por orvatjet nuk patën sukses. Vullnetarët shqiptarë nën komandën e Isuf Sokolit, të Haxhi Mehmet Becit, të Mehmet Gjylit etj. rrethuan Ulqinin dhe u përgatitën për të marrë kontrollin sapo të largohej ushtria turke nga qyteti.

, Europa dhe turqit u bënë bashkë: Historia që dhemb, si ia mori Mali i Zi, Ulqinin, Shqipërisë

Për të shmangur ndërlikimet ndërkombëtare, Porta e Lartë dërgoi në gusht 1880 në Shkodër gjeneral Riza Pashën me 3 000 ushtarë, me detyrën që tia dorëzonte Ulqinin, malazezëve. Riza Pasha, mbërriti në Shkodër më 19 gusht dhe shpalli shtetrrethimin e ndalimin e qarkullimit dhe të lidhjeve me Ulqinin. Shqiptarët nuk u tërhoqën. As letra personale që sulltani u drejtoi krerëve të Lidhjes, as ndërhyrjet e ministrave të tij nuk i prapsën vullnetarët nga vendimi për mbrojtjen e Ulqinit.

Më 4 shtator 1880 anijet angleze, franceze, gjermane, ruse, italiane dhe austro-hungareze hodhën spirancat në ujërat e Raguzës për të marrë Ulqinin e rrethuar nga trupat e Lidhjes së Prizrenit.

Më 25 tetor 1880, atyre iu bashkuan dhe trupat turke. Porta e Lartë dërgoi Dervish Pashën, me 21 batalione dhe të pajisur me fuqi të jashtëzakonshme. Përballë trysnisë së Dervish Pashës dhe premtimeve të konsujve të huaj, më 17 nëntor 1880 disa anëtarë të Komitetit Ndërkrahinor të Shkodrës deklaruan se hiqnin dorë nga qëndresa e armatosur në Ulqin. Mallkimi historik i shqiptarëve, PËRCARJA, bëri edhe këtë herë punën e vet.

Përçarja dobësoi forcat ushtarake të Lidhjes dhe tri ditë më vonë, më 22 nëntor 1880, Dervish Pasha i dha urdhër ushtrisë turke të fillonte marshimin për në Ulqin. Ushtritë turke u ndeshën me forcat shqiptare te Kodra e Kuqe, afër fshatit Kllezna. Në fillim vullnetarët shqiptarë i sprapsën ushtritë turke, por më vonë, pasi arritën reparte të tjera osmane të pajisura me artileri moderne, forcat shqiptare u thyen. Komandanti i tyre Isuf Sokoli u plagos rëndë dhe pak më vonë vdiq.

Pasi u thye ushtria shqiptare, forcat turke vazhduan marshimin dhe hynë në Ulqin, më 23 nëntor 1880, të cilin pastaj më 26 nëntor ua dorëzuan ushtrive malazeze, sipas vendimit të ambasadorëve të Fuqive të mëdha.

, Europa dhe turqit u bënë bashkë: Historia që dhemb, si ia mori Mali i Zi, Ulqinin, Shqipërisë

Vëllai i νraυ υαjzën, dëshmia tr onditëse e nënës: Ishte me tumor…

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike që ndodhi pasditen e djeshme në Greqi. Dëshmia e nënës së vajzës 11-vjeçare që u vra nga daja i saj në Greqi është tronditëse. Nëna ka treguar se vajza e saj i kishte larë makinën dajës, i cili më vonë do bëhej vrasësi i saj. Nëna zbuloi se vajza e saj kishte kancer në mëlçi që në një moshë shumë të re.

“Vajza ime e vogël kishte një problem me mëlçinë kur lindi. Ajo kishte kancer. Më mirë Zoti të ma kishte marrë nga sëmundja sesa nga kjo gjë. Nuk e besoj që fëmija im ka vdekur, si do e varros? Nuk kam fjalë të them asnjë gjë. Doja ndihmë nga e gjithë bota për ta gjetur atë të gjallë” tha ajo.

Dyshohet se 37-vjeçari e ka vrarë mbesën e tij 11-vjeçare, pasi ajo i bëri rezistencë pasi tentoi ta përdhunonte. Mediat greke shkruajnë se e mitura ishte shpallur e humbur prej disa ditësh, por dje i është gjetur trupi. Autori e ka goditur në qafë me kaçavidë pasi kuptoi që e mitura mund t’u tregonte prindërve për ngjarjen. Autori ka qenë në liri me kusht, pasi akuzohet edhe për përdhunimin e një vajze 14 vjeçe.

PLANI: Si Ilir Metaj do përgjonte shokun e ngushtë në restorant (DOKUMENT)

Zbulohet një tjetër dokument, ku tregohen të gjitha detajet teknike se ish-presidenti Ilir Metaj u pagua 50 lekë nga Sigurimi i Shtetit, me synim që të përgjonte shokun e tij të fakultetit, Filip Talon.  E gjithë ngjarja ishte inskenuar që të realizohej në një restorant në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.

Pak ditë më parë, u publikua dokumentin ku tregoi se shtetasi Ilir Metaj do të bashkëpunonte me ish-Sigurimin e Shtetit për të përgjuar një shokun e tij.

Dokumenti sekret, i cili është deklasifikuar një vit më parë, mban datën 6 shkurt të 1989-ës dhe është një vendim për tërheqjen e parave nga fondi sekret për interesa operative të ish-Sigurimit të Shtetit.

Ish-presidenti, 50 lekëshin pretendohet se duhet ta përdorte për të paguar darkën në restorant, në të cilin ishin bërë gati edhe të gjitha pajisjet e përgjimit, nëpërmjet të cilave Ilir Metaj do të nxirrte zbuluar shokun e tij. Gjithë veprimet nga ana e Metës erdhën, pasi Filip Talo kishte vendosur të arratisej drejt Greqisë dhe këtë informacion e ndau në mirëbesim me shokun e ngushtë.

Në dokumentin e mëposhtëm të siguruar nga CNA, është e detajuar edhe gjithë skema e përgjimit, nga mikrofonat, kabllot, instalimet për përgjigjet audio.

“Kopjimi dhe përdorimi i çelësave të tyre në raste të jashtëzakonshme dhe vetëm me miratim të ministrit të Punëve të Brendshme. 20. Sektori i Teknikës Operative, në qendër mban këto evidenca: -Regjistrin e objekteve ku janë instaluar mjetet e teknikës Operative Stacionare (sipas modelit të bashkëngjitur). -Regjistrin e veprimeve të kryera me teknikë aktive dhe të dorëzimit të informacioneve (sipas modelit bashkëngjitur). – Fashikujt me dokumentet e instalimeve stacionare, të cilat duhet të përmbajnë vendimin për vendosjen e një skice të saktë të instalimit, fletën e kontrollit mujor për monitorimin për vendosjen në banesat ku ka instalime të teknikave aktive të një objekti tjetër, raportin e miratuar për instalimin, planin e masave për ruajtjen e instalimit dhe punimet e ndryshme eventuale etj. – Fashikullin e skicave të instalimeve stacionare, të cilat janë çmontuar vetëm mikrofonat, ndërsa kabllot në banesë”, thuhet ndër të tjera në dokument.

Ilir Metaj do ta çonte shokun e tij, Filip Talo, te një restorant për të konsumuar një darkë, për të kryer një përgjim ndaj tij për arratisjen nga vendi. Këtë e tregojnë pagesat e vëna në dispozicion, si dhe mjetet e vendosura në përdorim për këtë rast.

Ish-presidenti Metaj nuk e ka pranuar faktin që të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, por ka theksuar se kanë qenë dy Ilir Metaj, megjithëse në dokumentet e deklasifikuara thuhet një politikan i lartë shqiptar.

Ende nuk ka dalë një tjetër autor apo vetë ish-presidenti nuk ka zbardhur asnjëherë të vërtetën deri në fund, duke krijuar dritëhije për një ngjarje që është akuzuese për Metën./CNA.al

PLANI: Si Ilir Metaj do përgjonte shokun e ngushtë në restorant

V.αjza nga Shkodra: Prita 24 vite për të hυmbur υ… gjëriηë, e ma mori një…

Kur biem të dashuri , mendojmë se ai është njeriu i duhur, me të cilin dëshirojmë të kalojmë pjesën tjetër të jetës, e për të cilin japim gjithçka nga vetja. Por një vajzë shkodrane është zhgënjyer nga personi që mendonte se ishte “i duhuri” dhe historinë e saj e ka rrëfyer.

“Përshëndetje njerëz. Ndihem njeriu më i pavlerësuar që mban kjo tokë, sepse dhashë gjithçka nga vetja dhe në fund mora ‘poshtërimin’.

Jam një vajzë 24 vjeçe nga Shkodra dhe e kam humbur vi.rgjërinë time verën që lamë pas.

Do të thoni ju pse prita kaq gjatë? Sepse kam qenë gjithë jetën duke pritur ‘princin e kaltër’ që do ta meritonte të bëhesha e tij.

Por në fakt pa e kuptuar rashë në dashuri me një pis, me një të pabesë, që kishte vetëm fjalë të bukura për të arritur qëllimin e tij.

Pasi mori atë që donte, pas gati 1 viti pritje, nisi të mos më takonte më, derisa sot më ka bllokuar në çdo kontakt.

Deri para aktit isha jeta e tij dhe femra më e rëndësishme në botë. Kurse sot nuk di as nga bëhet.

Iku prej meje, një javë pasi mori atë që donte dhe ndihem aq idiote që e besova kaq shumë dhe prita kaq gjatë për vi.rgjërinë dhe ai e shpërdoroi nderin tim.

Pasi shkuam doli dhe dy herë me mua, por e ndjeja ftohtësinë. I thashë një drekë se kur do t’i bënim gjërat serioze, e pas atij moment se kam parë më.

As nëpër qytet, as në kafet tona, askund. Nuk di çfarë duhet të bëj…Ndihem e pavlerë krejt sepse e doja me gjithë shpirt dhe doja familje me atë person…”, -shkruan ajo.

Grυaja e m. αrtuar: Βëra …ks me υjehrrin nga lNATl i b.υrrit

Por tani babai i tij më dërgon mesazhe se.ksi duke më kërkuar që ta bëjmë përsëri. Mesazhi i tij i fundit ishte kë.rcënues. Ai më tha se do t’i tregojë djalit të tij se kishim marrëdhënie se.ksuale përsëri.

A vazhdoj ta bëj se.ks me babanë e tij apo t’i tregoj burrit? Ja përgjigja e psikologes:

Ju duhet të tregoni vjehrrit se ju nuk do të bëni se.ks më të . Qëndrimet e tij ndaj grave dhe se.ksit janë egoiste.

Mungesa e respektit për gratë është modeli i dashuri juaj, ai u rrit me të dhe do t`I ketë qëndrimet e tij – madje edhe sjelljen e tij të kohëve të fundit.

Babai i tij do të humbasë respektin e djalit të tij, nëse ai pranon të ketë marrëdhënie se.ksuale me ju dhe shpresojmë se kër.cënimet e tij nuk do ta arrijnë qëllimin.

Jini e forte, por e qetë me të dhe ai ka më shumë gjasa të tërhiqet.

Nëse besoni se ai do t’i tregojë djalit të tij, atëherë, më mire është që t`i tregosh ti e para. Thuaj sa keq ishe kur e kuptove se ai të ka tra.dhtuar.

Del skαndaΙi, kjo është gazetarja që k.reυ mαrrëd’hënίe me të ft υarin e saj gjatë intervistës

Një ngjarje e pazakontë në botën televizive është raportuar nga Danimarka,

ku një gazetare vendase ka bërë bujë në mediat pasi transmetoi për publikun intervistat që kishte realizuar në një lokal seksi duke kryer edhe vetë marrëdhënie.


Gazetarja nga Danimarka ishte në një prej lokaleve ku kryhen marrëdhënie seksuale, për të raportuar pas rihapjes nga pandemia pasi ishte bllokuar nga masat anti-Covid, sipas Daily Mail.

Ajo deklaroi se për t’i bërë më komod të intervistuarit në këtë lokal s,eksi, vendosi që të përfshihej edhe vetë duke kryer marrëdhënie seksuale.

“Për mua është shumë e natyrshme. Është pjesë e punës sime që të jap një pasqyrë të një bote ku jo të gjithë mund të kenë akses.

Ishte mirë që në një farë mënyre krijova besim tek klientët duke u bërë pjesë e botës së tyre”.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale ishin kundër kësaj interviste.

“Ishte vetëm një justifikim, krejtësisht e panevojshme. Këto janë gjëra që vetëm gratë mund t’i bëjnë.

Sikur një burrë të bënte seks në radio, me siguri i gjithë vendi do t’i ishte kthyer kundër”, janë disa prej mesazheve negative.

Në materialin audio që e ka shpërndarë ajo vetë në Twitter, gazetarja dëgjohet duke bashkëbiseduar me klientët e këtij lokali, e në disa raste dëgjohet edhe duke kryer marrëdhënie.

Përveç rrjeteve sociale, ky material audio është transmetuar edhe në një emision mëngjesi në Radio 4 në Danimarkë.

DJΑLl NGA THETHI ËSHTË NË ΗALL TË MADΗ: AJO NUK MË L EJON T’I ΒËJ ATË QË TË GJITΗA F EMRAT E AD.ΗUROJNË

Një djalë po vuan komplekset që ka partnerja e tij nën çarçafë. Ai thotë se është i dashuruar me vajzën që ka në krah, por ajo nuk e lejon që të kenë një marrëdhënie int.ime siç ai do të dëshironte.

Kjo është historia e rrëfyer.

“Përshëndetje të gjithëve. Jam prapë unë, djali nga Thethi që jetoj në Italinë e bukur, që shyqyr që ekziston.

Kam 2 muaj i lidhur me një vajzë, edhe ajo shqiptare. Ajo është 23 vjeçe. Është shumë bukur kur bëj dashuri me të, e për çdo gjë tjetër jemi në një mendje. E dua!

Ama jam shumë i befasuar nga fakti se ajo nuk pranon sek.sin oraI. As ta marrë, e as ta bëjë. Kjo e dyta i duket tmerri mbi tokë.

Jam mjaft i befasuar, sepse realisht nuk mendoj se jam gabim. Kam qenë me ish-in tim për 3 vite dhe me të kam bërë shumë praktikë.

Por e dashura aktuale thotë se preferon të bëjë gjëra që përfshijnë të dy. A është në terëzi? Sek.sin oral e duan të gjitha femrat…!

Dua të më jepni një mendim, si ta bind? Ajo madje nuk ka as pikën e kureshtjes se si është…!”, shkruan ai.

Ηίstoria e n. υses shqiρtare: Ditën e dytë që shkova nuse më thanë, shko miIi Ioρët!

Ishte hera e parë që në vitin e fundit të shkollës së mesme po më rroknin do farë dridhjesh të çuditshme, e që nuk më kishin goditur asnjëherë tjetër. I thosha vetes se isha ende tepër e re, për të mos thënë fare e pamësuar dhe tej mase e frikësuar të nisja dashuriçkat e moshës që i takoja, edhe pse shoqet e mia nuk e qanin kokën për gjëra të tilla.

Dhe, që në këtë kohë fillova të dal pak nga ajo “udha e Zotit” dhe këtë devijim timin lozonjar e vërejtën menjëherë vëllezërit e mi, të cilët më ndaluan të dilja nga shtëpia pa i pyetur paraprakisht se kah do ta thyeja qafën. Për këtë arsye edhe humba besimin e tyre për të vazhduar shkollimin më tutje, pra studimet në Prishtinë, e që ishte një goditje e rëndë për mua dhe e para në jetën time.

Shoqet e mia dashuroheshin, e unë?

Dhe, deri në moshën 21 vjeçe jeta ime ishte e njëjtë: e zymtë dhe krejtësisht monotone, edhe pse kohëve të fundit kisha dal nga pak nga shtëpia, por nuk kisha njohur askënd. E, në anën tjetër, të gjitha shoqet e mia kishin gjetur të dashurit e tyre, madje ishin dashuruar edhe nga dy a tri herë, e unë as që merrja vesh gjë nga dashuria.

Nëna shpesh ma përmendte martesën, por nuk e dinte se ku do më jepnin vëllezërit. Pas një kohe, njëra nga motrat e martuara më propozoi fejesë me një djalë që bashkëshorti i saj e kishte të afërm. Por, dola me të dhe nuk më pëlqeu.

Po atë verë, për çudi, pa menduar gjatë, u fejova me një shok të vëllait tim të dytë, i cili ishte djalë me fakultet të kryer dhe pasuri të madhe në një fshat të komunës së Malishevës, të cilit nuk dua t’ia përmend emrin, sepse tash më neverit. Për çudi, më pëlqeu që në takimin e parë. I tregova se nuk kam pasur lidhje me askënd, kështu që ai të flinte rehat. Dasma u bë një të diel me shi, erë dhe bubullimë. Dhe, pika e vlimit tim ndodhi ditën tjetër kur më thanë të shkoja në ahur dhe t’i milja lopët. Kundërshtova para të gjithëve dhe në atë moment burri im më ra shuplakë. Më pas grushtimet e tij pasuan edhe në dhomën e fjetjes. Dhe, që nga ajo ditë, edhe pse bëra jetë me të një vit, mezi prisja të gjeja rastin që t’i jepnim fund martesës dhe të mos rrija asnjë ditë në atë shtëpi.

Jeta si vejushë ishte edhe më e rëndë se ajo kur rrija e mbyllur para martese në shtëpi. Tashmë nuk më pengonte askush të dilja, por sa herë që dilja në rrugë më bëhej se të tjerët flisnin vetëm për mua. Nuk më pengonte kush të dilja, por nuk e kisha freskinë e dikurshme. E ndjeja mungesën e një mashkulli, sepse veç isha mësuar të flija me dikë. Dhe, sa herë që dilja në qytezën tonë, veç sa dëshpërohesha, sepse shumëkush mundohej të më shtinte në dorë, qoftë edhe për një natë.

Në pranverën e vitit tjetër u njoha me një burrë që i kishte 33 vjet, me të cilin ramë dakord të martoheshim, meqë edhe ai kishte qenë i martuar një herë. Me t’u martuar për së dyti, u dhashë shqelm gjithë atyre meshkujve që më ndiqnin pas sa herë që dilja jashtë shtëpisë. Tim burrë në fillim fillova ta doja, por shumë shpejt filloi t’më dilte nga zemra. Më shkonte në nerva për shumëçka. I thashë se jam e sëmur dhe nuk dëshiroja të nissha kurrfarë fëmije, të cilin ai e dëshironte shumë. Ky edhe ishte shkaku i një zënke shumë të ashpër, e cila edhe përfundoi me ndarje.

Dhe, që nga ajo kohë, edhe pse kanë kaluar 10 vjet, më nuk kam besim në askënd dhe si vejushë më shumë rri mbyllur sesa që dal nga shtëpia, sepse e kam emrin e keq: të gjithë më thërrasin vejushë”, tha Shpresa në rrëfimin e saj rrëqethës atë ditë që e vizitova në shtëpinë e saj në Rahovec