Europa dhe turqit u bënë bashkë: Historia që dhemb, si ia mori Mali i Zi, Ulqinin, Shqipërisë

Më 26 qershor 1880, Ambasadorët e Fuqive të Mëdha në Stamboll, vendosën që Mali dhe zi dhe Shqipëria atëherë pjesë e Perandorisë Osmane të këmbenin krahinat e Hotit e të Grudës me qytetin dhe rrethinat e Ulqinit. Mali i Zi e pranoi menjëherë vendimin.

Porta e Lartë, zyrtarisht nuk e kundërshtoi, por u shpreh se ky vendim do ndeshte në lkundërshti lokale nga ana ana e shqiptarëve. Në të vërtetë, jo vetëm qyteti bregdetar i Ulqinit, por edhe fshatrat rreth tij banoheshin krejtësisht nga popullsi shqiptare.

Përveçse pjesë e pandarë e truallit kombëtar të Shqipërisë, Ulqini ishte edhe skela kryesore e Shkodrës dhe e pellgut të saj në detin Adriatik.

Shqiptarët të përfaqësuar në atë kohë nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, protestuan menjëherë për këtë padrejtësi të re që Fuqitë e Mëdha po bënin në dëm të interesave kombëtare. Lidhja e Prizrenit i komunikoi Portës së Lartë vendosmërinë për ta mbrojtur me çdo kusht Ulqinin dhe gatishmërinë për të hyrë në luftë.

Por Fuqitë e Mëdha me një notë kolektive, iu drejtuan më 3 gusht 1880 Stambollit, dhe e ftonin Portën e Lartë ta thyente qëndresën e shqiptarëve dhe t’ia dorëzonte Ulqinin Malit të Zi sipas vendimit të ambasadorëve.

Në fillim qeveria osmane u përpoq me anë të kërcënimeve për t’i bindur udhëheqësit e Lidhjes së Prizrenit të hiqnin dorë nga qëndresa, por orvatjet nuk patën sukses. Vullnetarët shqiptarë nën komandën e Isuf Sokolit, të Haxhi Mehmet Becit, të Mehmet Gjylit etj. rrethuan Ulqinin dhe u përgatitën për të marrë kontrollin sapo të largohej ushtria turke nga qyteti.

, Europa dhe turqit u bënë bashkë: Historia që dhemb, si ia mori Mali i Zi, Ulqinin, Shqipërisë

Për të shmangur ndërlikimet ndërkombëtare, Porta e Lartë dërgoi në gusht 1880 në Shkodër gjeneral Riza Pashën me 3 000 ushtarë, me detyrën që tia dorëzonte Ulqinin, malazezëve. Riza Pasha, mbërriti në Shkodër më 19 gusht dhe shpalli shtetrrethimin e ndalimin e qarkullimit dhe të lidhjeve me Ulqinin. Shqiptarët nuk u tërhoqën. As letra personale që sulltani u drejtoi krerëve të Lidhjes, as ndërhyrjet e ministrave të tij nuk i prapsën vullnetarët nga vendimi për mbrojtjen e Ulqinit.

Më 4 shtator 1880 anijet angleze, franceze, gjermane, ruse, italiane dhe austro-hungareze hodhën spirancat në ujërat e Raguzës për të marrë Ulqinin e rrethuar nga trupat e Lidhjes së Prizrenit.

Më 25 tetor 1880, atyre iu bashkuan dhe trupat turke. Porta e Lartë dërgoi Dervish Pashën, me 21 batalione dhe të pajisur me fuqi të jashtëzakonshme. Përballë trysnisë së Dervish Pashës dhe premtimeve të konsujve të huaj, më 17 nëntor 1880 disa anëtarë të Komitetit Ndërkrahinor të Shkodrës deklaruan se hiqnin dorë nga qëndresa e armatosur në Ulqin. Mallkimi historik i shqiptarëve, PËRCARJA, bëri edhe këtë herë punën e vet.

Përçarja dobësoi forcat ushtarake të Lidhjes dhe tri ditë më vonë, më 22 nëntor 1880, Dervish Pasha i dha urdhër ushtrisë turke të fillonte marshimin për në Ulqin. Ushtritë turke u ndeshën me forcat shqiptare te Kodra e Kuqe, afër fshatit Kllezna. Në fillim vullnetarët shqiptarë i sprapsën ushtritë turke, por më vonë, pasi arritën reparte të tjera osmane të pajisura me artileri moderne, forcat shqiptare u thyen. Komandanti i tyre Isuf Sokoli u plagos rëndë dhe pak më vonë vdiq.

Pasi u thye ushtria shqiptare, forcat turke vazhduan marshimin dhe hynë në Ulqin, më 23 nëntor 1880, të cilin pastaj më 26 nëntor ua dorëzuan ushtrive malazeze, sipas vendimit të ambasadorëve të Fuqive të mëdha.

, Europa dhe turqit u bënë bashkë: Historia që dhemb, si ia mori Mali i Zi, Ulqinin, Shqipërisë