Këmbimi valutor, çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Dollari amerikan blihet me 91.6 lekë dhe shitet me 92.6 lekë.

Euro blihet me 100 lekë dhe shitet 100.7 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 101.9 lekë, ndërsa në shitje me 102.9 lekë.

Paundi britanik blihet me 117 lekë dhe shitet me 118 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 67 lekë, ndërsa në shitje me 68.5 lekë.

E NDlHMOl me Ιekët e QlRASË pa u njohυr, Elona kërkon djaIin pas dy υitesh: I Iutem ZOTlT që..

Shqiptarët shquhen edhe për humanizëm mbi të gjitha dhe më poshtë do të lexoni një histori mjaft interesante.

Një vajzë me emrin Elona, ka rr;ëfyer se si e ka ndihmuar një i ri në një ditë mjaft të vë;shtirë, por që tani kërkon të Iidhet me të për ta falënderuar pasi nuk ka pasur mundësinë të bëjë gjatë dy viteve.

Elona shkruan:

Përshëndetje ! Hapa këtë adresë për një ndihmë nga ana juaj.
Dje ndeza cel tim të vjetër që nuk e kam përdor prej kohësh dhe më bëri përshtypje një foto e ruajtur në WhatsApp.

Ishte personi i cili kohë më parë ka bërë një gjest që nuk e bën kushdo sot.
Para rreth dy viteve më ndodhi diçka dhe isha shumë e më;rzitur e pa zgjidhje, më kishin hu;mbur lekët e qirasë së shtëpisë dhe prindërit i kisha të së murë e me il açe. Kështu që nuk doja t’u bija në qafë por as në dorë të kujt, përveç të një shoqeje pasi nuk isha fort mirë ekonomikisht.
Lashë takim me shoqen në një kafe por nuk erdhi.

Gjithsesi, ngjitur me tavolinën time më tutje ishte një djalë.

Se di se si më erdhi një guxim dhe shkëmbyem disa fjalë me shaka dhe mbase e dalloi tri;shtimin në fytyrën time.

As vetë nuk e di se si u shpreha, isha në pa nik dhe ia shpjegova situatën. E mori me shaka, por unë u p;reka dhe po q aja. Ai u afrua dhe më kërkoi t’ja shpjegoja, ku i tregova për gjendjen time dhe pa hezitim më ofroi ndihmë me ato lekë që kishte me vete e nuk më kërkoi asgjë në këmbim.

Thjesht më tha nëse situata ime rregullohej të ja ktheja me një kafe, asgjë më tepër.
Emrin nuk donte të ma tregonte, por ja mora numrin e celularit dhe e lashë me të që do ta telefonoja kur të kisha zgjidhur probIemin tim.

Padyshim e ndjeu që isha e sinqertë ndaj edhe më besoi dhe më ofroi ndihmë, kështu mendoj unë…

E falënderova pa masë atë njeri që nuk e mendoi dy herë rastin tim.
Kur u largova u ndjeva e lehtësuar nga njëra anë, por nga ana tjetër ndihesha keq sepse nuk besoja që ekzistonin njerëz të tillë me një zemër kaq humane.

Pas dy ditësh e telefonova por më dilte i fikur numri. tentova disa ditë më radhë por më kot.

Pas disa muajsh e shikoj që kishte hapur WhatsApp me atë numër. Ishte fytyra e tij në profil dhe nuk ngurrova t’i shkruaja “djalit pa emër”.

Folëm vetëm pak herë, por përsëri nuk më foli asgjë për veten, Më pas shoh që kishte mbyllur numrin, nuk munda kurrë ta falënderoja.

Kanë kaluar pothuajse dy vite që nga ajo ngjarje dhe do të ndihesha e lumtur nëse ai e sheh këtë mesazh nga unë dhe do të doja t’më jepej rasti t’ja ktheja 10-fish atë që bëri për mua.

Kam një foto të tij, e i lutem Zotit që ta shohë dhe kush e njeh mund ta bëjë tag në komente. Vëmendja ime do të jetë këtu, nga Elona!”
Epo, nëse e njihni të riun, mos ngurroni…

Tragjike/ Dërgohet me urgjencë në spital, ndërron jetë nëna dhe vajza 3-vjeç

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në rrugën Dragash-Zhur në Kosovë.

Një grua 42 vjeçe dhe vajza e saj 3-vjeç janë dërguar fillimisht në spitalin e Prizrenit, më pas për shkak të përkeqësimit të shëndetit në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) në Prishtinë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se fatkeqësisht dy nënë e bijë nuk ia kanë dalë dot dhe kanë ndërruar jetë.

“Më datën 03.06.2024, rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.

Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtarëve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë ( një grua 42 vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar ), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent i emergjencës se spitalit rajonal në Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kanë konstatuar emergjenca e QKUK-ës në Prishtinë, pasi që personi për shkak të lëndimeve është dërguar në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Bes Kallaku rigjen dashurinë? Habit gjyshja e aktorit: Ai e ka të veten…

Gjyshja e aktorit Bes Kallaku, Ija së fundmi është futur në nje emision televiziv, ku ta takuar femerët dhe iu ka mësuar atyre disa punë.

E teksa Ija po i këshillonte vajzat beqare të fermës që të lidhen, duke treguar se Besi e ka gjetur dashurinë.

Aktori disa muaj më parë i dha fund martesës me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, me të cilën ndan edhe 2 fëmijë, Ajka dhe Amen.

Ndonëse tashmë Besi është beqar, mesa duket gjyshja e tij konfirmoi lidhjen e re të dashurisë së aktorit.

Pjesë nga biseda:

Besi: Kush punon sot o Ije aman.

Xhensila: Pse prish punë ti o Bes?

Rensi: Lëre more gocën të gjejë dashurinë.

Xhensila: Po më lër ore.

Ija: Do të shkojë në fshat kjo.

Renisi: Edhe punën edhe dashurinë do t’a gjejë.

Ija: Po! Do t’a gjej për Zotin. Kush të jetë pa martuar gjeni ndonjë. E ka gjetur të vetën ai (Besi), e mbyti Ajka…

“U lidhën me dashuri, por prej 2 vitesh kanë konflikte”, zbardhet padia e Xhensila Myrtezajt, këngëtarja disa kërkesa ndaj Bes Kallakut: Fëmijët duhet t’i…

Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e Xhensilës e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por gjithashtu kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit.

Anila Hoxha tha se gjyqtarja e çështjes Adelajda Gjuzi nuk ka caktuar ende datën e procesit të divorcit mes çiftit të famshëm, pasi e ktheu padinë pas për plotësime shtesë sepse nuk ishte e firmosur.

Në padi thuhet se “Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9. Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri”, thuhet në kërkesën që ju depozitua për herë të dytë gjykatës nga avokatja e çështjes Donata Lepenica. Avokatja nuk dha asnjë koment për Top Channel për procesin.

Paditësja dhe i padituri janë njohur në një moshë shumë të re. Ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre mbi baza të dashurisë dhe respektit reciprok. Palët ndërgjyqëse kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin në vitin 2011, në banesën e prindërve të të paditurit.

Më datë 1 (një) Shtator të viti 2017 palët kanë realizuar martesën faktike. Pas celebrimit të dasmës së tyre, palët kanë filluar bashkëjetesën”, i thuhet gjykatës.“Marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe harmonike.

Në dy vitet e fundit, marrëdhëniet në çift janë acaruar, shkak kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare.Çifti ka rreth një vit që nuk jetojnë më bashkë. Në kushtet që martesa ka mbetur formale nuk funksionon më, dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur, paditësja i drejtohet Gjykatës me padi për zgjidhjen e kësaj martese dhe rregullimin e pasojave që vijnë prej saj”, deklarohet në padinë për zgjidhje martese pa faj.

VIDEO prekëse në Itali! Tre të rinj përqafohen me njëri-tjetrin para se të përpihen nga përmbytja!

Tre miq u panë duke u përqafuar me njëri-tjetrin vetëm pak sekonda para se të përfshiheshin nga përmbytjet në Itali.

Pamjet tregojnë Patrizia Cormos, 20 vjeç, shoqen e saj Bianca Doros, 23 vjeç dhe të dashurin e saj Cristian Molnar, 25 vjeç, duke qëndruar në lumin që rrjedh shpejt përgjatë lumit Natisone në Friuli. Nivelet e ujit filluan të rriten pas ditëve të shiut të dendur, duke e lënë grupin të bllokuar në një ishull të vogël guraleci. Ata u përqafuan me njëri-tjetrin, ndërsa shefi i zjarrfikësve u hodhi një litar.

Për fat të keq treshja u “gëlltit nga ujërat e përmbytjes” dhe zjarrfikësit i panë ata të zhdukeshin. Dy trupa, që besohet se janë Cormos dhe Doros, u zbuluan 1 km larg vendit ku u panë të shtrënguar me njëri-tjetrin. Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të Molnar. Miqtë kishin shkuar me makinë në plazhin Premariacco pranë Udines dhe kishin ecur poshtë në lumë.

Doras dhe Molnar, të dy rumunë, po vizitonin familjen në Itali. Cormas i kishte kërkuar nënës së saj të shkonte në udhëtim pasi kishte mbaruar provimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Udine. Një zjarrfikës i bërtiti grupit nga një urë aty pranë: Qëndroni së bashku, mblidhuni së bashku, përqafoni njëri-tjetrin. Më pas ai mund të dëgjohet duke thënë: ‘Oh jo – oh zot.’

Është gjetur një çantë dore me celularin që ka bërë thirrjen e urgjencs SOS. Kryebashkiaku Michele De Sebata shprehu ngushëllimet e tij për treshen që u bllokuan në një ‘situatë të paparashikueshme’. Ai tha se “tre fëmijët arritën kur ishte me diell, ata nuk mund ta dinin se çfarë do të ndodhte”. Ai shpjegoi se lumi mund të ndryshojë shpejt dhe ‘u deshën vetëm minuta’ që tragjedia të ndodhte.

https://metro.co.uk/video/harrowing-moment-three-friends-embrace-swept-flash-floods-3202529/?ito=vjs-link

Lirohet nga burgu i “tmerrshmi” i Beratit Aleksandër Kuqo, përfiton nga amnistia

Lirohet nga amnistia Aleksandër Kuqo, i njohur si i “tmerrshmi” i Beratit.

Top Channel duke u bazuar tek burimet e veta, raporton se Kuqos i kishte mbetur dhe një vit e gjysmë burg për ta vuajtur në burgun e Beratit.

Një tjetër arrestim i bujshëm është kryer nga policia shqiptare. Nën pranga ka përfunduar Aleksandër Kuqo, (asokohe) 40 vjeç, i njohur si Kuqo i Beratit, pronari i një televizioni kabllor, i një kantine vere dhe i disa dyqaneve.

I shumëkërkuari u ndalua në vendin e quajtur “kthesa e gjykatës” në qendër të Beratit teksa udhëtonte me një automjet tip “Mercedes” me targa të huaja. Në momentin e arrestimit ai ka bërë rezistencë.

“Shtetasi Aleksandër Kuqo me vendimin nr.297 datë 01/09/2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është dënuar me 21 vjet burgim në njohje të vendimit të Gjykatës Penale Milano, Itali, numër 26/99 datë 25/10/1999 që e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale të vrasjes me paramendim në bashkëpunim, mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe trafikimit të femrave për prostitucion të kryer në bashkëpunim”.

Në vitin 2003 Kuqo u arrestua për llogari të Policisë së Fierit pasi rezulton banor i këtij qyteti, por u lirua nga gjykata pasi prokuroria paraqiti një dokumentacion që vërtetonte se ai ishte i sëmurë mendor.

“Ka qëndruar i lirë në rrethet Berat dhe Fier si dhe është marrë me biznes privat. Në lagjen “Uznovë” të qytetit të Beratit ka në bashkëpronësi një fabrikë vere, si dhe disa dyqane e objekte të tjera në qytetin e Beratit. Veprimet e kryera nga ky shtetas gjatë kësaj kohe nuk të lënë të kuptosh se ai vuan nga ndonjë sëmundje psikike”.

Lirimi i tij pasoi shkarkimin e një prokurori dhe një gjykatësi në Fier. Prangosja e Kuqos vjen pas dhjetëra arrestimesh të bujshme të ndodhura muajt e fundit në vendin tonë.

Në vitin 2001 Aleksandër Kuqo u dënua me 21 vite burg nga gjykata Fier, pasi u arrestua në Shqipëri për llogari të drejtësisë italiane. Mbi 21 vjeçarin Kuqo rëndojnë dhjetëra akuza nga drejtësia italiane, e cila në vitin 1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm për akuzat e “vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, “armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim”.

Tronditet sërish Kreta/ Gjendet 3-vjeçarja me shenja dh*ne në kokë dhe në trup, arrestohet një 23-vjeçar dhe nëna e vogëlushes

Një rast abuzimi me një fëmijë 3-vjeçar ka tronditur të gjithë opinionin publik të Kretës. Sipas informacioneve të mediave greke, pronari i një shtëpie në zonën e Poros ka telefonuar forcat policore duke thënë se po dëgjonte britmat e forta të një fëmije të vogël që vinte nga shtëpia ngjitur.

Në atë moment në shtëpi ndodhej një palestinez 23-vjeçar, ndërsa nëna e vogëlushes rezultonte e ikur nga banesa.

Autoritetet kanë arrestuar në flagrancë të riun nga Palestina, ndërsa kanë arrestuar edhe nënën 20-vjeçare të fëmijës.

Madje, sipas të njëjtave informacione, vajza tre vjeçe është dërguar në zonën e PAGNI ku është ekzaminuar, ndërsa burime raportojnë se ka edhe lëndime të mëparshme.

Vajza e vogël tashmë ndodhet e shtruar në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike, ndërsa me urdhër të prokurorit nënës i është hequr kujdestaria dhe vogëlushja do të qëndrojë me gjyshërit nga ana e nënës së saj.

Temperatura deri në 36 gradë celsius, meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit

Java nis me mot të paqëndrueshëm me vranësira që do të jenë më të theksuara gjatë orëve të pasdites ku mund të ketë me momente me reshje të pakta shiu.

Meteorologu i Meteolab Hakil Osmani tha në emisionin GoodMorning Albanians se sot temperaturat pritet të variojnë në 33-34 gradë celsius.

Nga e marta në vijim do ketë përmirësim të kushteve të motit me intervale të gjata me diell dhe pasdite me vranësira, përjashtim bën e enjtja ku në juglindje mund të ketë reshje të izoluara shiu.

Temperaturat të martën do zbresin deri në 32 ndërsa duke nisur nga e mërkura do ketë rritje graduale deri në fundjavë kur pritet të shkojnë mbi vlerën 36 gradë celsius, në Tiranë deri në 35 gradë celsius.

Romeo poston foton e parë nga pushimet me Heidin : Tani që e pa Jugun, nuk i iket

Finalisti i “Big Brother VIP 3”, Romeo Veshaj dhe partnerja e tij, Heidi Baci kanë zgjedhur të pushojnë në bregdet, në jug, pas eksperiencës së gjatë në reality show.

Këto pushime ishin premtuar nga aktori, e mesa duket e ka mbajtur fjalën që i ka bërë Heidit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, për të pushuar në jug, së bashku me vëllain e tij dhe Bora Zemanin.

Nga ajo që shkruan Romeo, duket se Heidit i ka pëlqyer shumë jugu i vendit, madje shton se ajo nuk do të largohet.

“I kisha premtuar që do i tregoja jugun e Shqipërisë. Tani që e pa nuk i iket,”-shkruan Romeo në postimin e tij.

Postimi i tyre ka marrë shumë pëlqime dhe komente, duke qenë se është fotoja e tyre e parë pas “BBV”.