Të përqafuar dhe të lumtur, Romeo dhe Heidin pas përfundimit të BBV nisin muajin e mjaltit, ja destinacioni i çiftit (Foto)

Finalisti i “Big Brother VIP 3”, Romeo Veshaj dhe partnerja e tij, Heidi Baci kanë zgjedhur të pushojnë në bregdet, në jug, pas eksperiencës së gjatë në reality show.

Këto pushime ishin premtuar nga aktori, e mesa duket e ka mbajtur fjalën që i ka bërë Heidit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, për të pushuar në jug, së bashku me vëllain e tij dhe Bora Zemanin.

Nga ajo që shkruan Romeo, duket se Heidit i ka pëlqyer shumë jugu i vendit, madje shton se ajo nuk do të largohet.

“I kisha premtuar që do i tregoja jugun e Shqipërisë. Tani që e pa nuk i iket,”-shkruan Romeo në postimin e tij.

Postimi i tyre ka marrë shumë pëlqime dhe komente, duke qenë se është fotoja e tyre e parë pas “BBV”.

7 vjeçari shqiptar u mbyt në Kretë, dëshmitari: Kur e gjetëm, zemra i rrihte ende

Nikola rreth 7 vjeç humbi jetën ditën e djeshme, pasi u mbyt në det, ku kishte shkuar për të notuar, pavarësisht paralajmërive të nënës, e cila e ndaloi të hynte në det për shkak të dallgëve të forta.

Ka qenë një banor i zonës që pa vogëlushin në det që qëndronte përmbys pa ndjenja dhe menjëherë ngriti alarmin. Në vendngjarje shkuan edhe banorë të tjerë të fshatit, të cilët e kanë nxjerrë trupin e të miturit nga uji.

Një dëshmitar okular, tha se në momentin që të miturin Nikola e kanë nxjerrë nga deti, atij i rrihte ende zemra.

“Zemra i rrihte ende kur hynë në det për ta nxjerrë jashtë. Zemra e tij po rrihte. Ai kishte humbur ndjenjat dhe për pasojë rrymat e çuan në port”, tha dëshmitari, raportojnë mediat greke.

Mediat lokale në Kretë bëjnë me dije se Nikola i vogël do të varroset në Shqipëri.Mes hidhërimit për humbjen e madhe, familja e të miturit, nxënës i klasës së parë, po haset me probleme për transportin e trupit në Shqipëri për shkak të vështirësive financiare.

Për këtë asrye komuniteti lokal në ishull po mbledh fondet e nevojshme për varrimin e vogëlushit Niko në Shqipëri.

Banorët e zonës tashmë kanë filluar të kontribuojnë, duke treguar mbështetjen e tyre për familjen e të ndjerit.

“Grupet kriminale fitojnë tendera”- Nga arratia Arben Ahmetaj flet për RAI3, akuza Ramës: Takon shefat e mafies në kryeministri

Ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati prej korrikut të vitit të kaluar kur SPAK lëshoi urdhërarrest, ka dhënë një intervistë për televizionin italian Rai 3, në emisonin “Report”.

Në këtë intervistë Ahmetaj, pretendon se ka të dhëna që tregojnë se bosët e mafias marrin para publike dhe leje ndërtimi për pastrimin e parave.

“Grupet kriminale marrin tendera publikë përmes “presta nome”, dhe riciklojnë paratë në Shqipëri përmes sektorit të ndërtimit . Kordinohen me Edi Ramën”, shprehet Ahmetaj.

Sipas akuzave të ish-zvkryeministrit Arben Ahmetaj, tashmë në arrati, Rama ka raporte direkte me krerët e klaneve, e këtë ai thotë se e ka parë vetë.

“Takon shefat e mafies në Kryeministri, i kam parë”.

Ahmetaj pretendon që raportet ndërmjetësohen nga një investitor nga Durrësi, E.A, biznesmen. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka mohuar akuzat përballë gazetarëve italianë, ndersa e quan ish-zëvendësin e tij, të pabesueshëm.

“Njerëz që nuk duhen marrë seriozisht. Politika shqiptare nuk është e ndotur nga mafia”.


Artikulli në median italiane mbi deklaratat e ish-zv.Kryeministrit, Arben Ahmetaj

Rama pranon takimin me Luftar Hysën, i cilësuar nga autoritetet kanadeze si riciklues i Sinaloas, por mohon që të ketë patur një takim të dytë mes tyre.

“E kam takuar njëherë, pastaj kurrë më”, thekson Rama.

Gazetarët e RAI përfshijnë në investigimin e tyre edhe figura të njohura të politikës italiane, siç është rasti i ish-kryeministrit Massimo D’Alema, që sipas gazetarëve “Shqipëria për të ka rezultuar vendi i suksesit”.

Në vitet e fundit shumë biznesmenë italianë kërkojnë fatin përtej Adriatikut. Midis tyre Massimo D’Alema Report ka zbuluar që vitin e shkuar, ish-kryeministri Italian ka hapur në Tiranë një shoqëri lobimi “A&I”, ku deri pak muaj më parë kompanitë e sapo krijuara nuk paguanin asnjë taksë. “Kjo kompani në Shqipëri merret me kriptovalutë”, pretendon Arben Ahmetaj.

I pyetur nga Report, D’Alema e mohon këtë gjë. Ndërkohë në Tiranë që nga viti 2019 ka hapur dyert “Consulcesi tech”, firmë që ka inauguruar në Maltë një fond të specializuar mbi investimin në kriptovalutë. “Kjo kompani përfaqësohet nga Massimo Tortorella, ish-ortak i D’Alema-s në biznesin e verës. Në 2019, D’Alema dhe Rama inauguruan së bashku në Tiranë nisjen e aktivitetit të “Consulcesi Tech”, duke marrë pjesë në një takim mbi blockchain”, vijon në tej “Report” në Rai3.

LISTA / Këto 20 qytete shqiptare do të pajisen me kamera inteligjente dhe do monitorohen 24 orë

Njëzet qytete të vendit do të pajisen me një sistem kamerash inteligjente me qëllim rritjen e sigurisë në komunitet, mbrojtjen e jetës e pronës private si dhe monitorimin e trafikut rrugor.

Sipas ‘Tv Klan”, janë 20 qytetet ku do të instalohen këto pajisje, të cilat do jenë funksionale 24 orë.

Në 5 prej qyteteve, konkretisht Kamëz, Vlorë, Lezhë, Rrëshen dhe në një pjesë të Tiranës ka nisur instalimi i kamerave inteligjente.

Përmes këtyre pajisjeve me rezolucion të lartë monitorohet situata në terren, lëvizja e çdo automjeti si dhe identifikohen targat e makinave të shpallura ‘alert’.

Kamerat inteligjente me rezolucion të lartë funksionojnë edhe në audio dhe mundësojnë pamje të qarta edhe për persona të dyshuar që lëvizin në këmbë apo me automjet.

Qytetet e përcaktuara për të qenë pjesë e projektit “Smart City” janë përzgjedhur nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit bazuar në nivelin e kriminalitetit që ato kanë.

Projekti për monitorimin me kamera inteligjente të 20 qyteteve do të kushtojë në total 60 milionë Euro, ku një pjesë e konsiderueshme e vlerës do të mundësohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lista e plotë e qyteteve që do të përfshihen nga projekti “Smart City”

Qytetet pjesë e projektit “Smart City”:

Tiranë

Durrës

Kamëz

Kavajë

Krujë

Laç

Lezhë

Rrëshen

Shkodër

Elbasan

Pogradec

Korçë

Lushnje

Fier

Berat

Vlorë

Sarandë

Gjirokastër

Peshkopi

Kukës

Çfarë ndodhi? Roza Lati ‘humb ndjenjat’ në mes të emisionit

Roza Lati, ish banorja e Big Brother VIP3, ishte e ftuar në një emision televiziv, ku foli për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por jo vetëm.

Mes të tjerësh, Roza Lati u pyet nga moderatori Ronaldo Sharka nëse e ka zbuluar arsyen pse Romeo e kishte hequr nga Instagrami para se ata të futeshin në Big Brother..

“I kam thënë më keq hequr se ke pasur të dashurën xheloze, por jemi bërë sërish ‘friends’ në Instagram”-ishte përgjigja e Rozës.

Gjatë një loje të zhvilluar në emision, Roza do jepte reagimin e saj për secilin banor të Big Brother, por kur u shfaq fotoja e Eglës, reagimi i saj ishte epik. Ajo u shtri në dysheme dhe reagimi i saj i tha të gjitha.

Dy banoret kanë pasur përplasje të vazhdueshme me njëra tjetrën brenda shtëpisë, dhe mesa duket nuk ka pajtim as jashtë lojës.

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit ekstrem pushton këtë vend, 50 persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve në Indi për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë rajone të ndryshme.

Sipas raportimeve, 30 prej tyre kanë qenë staf i organizimit të votimeve, pasi vendi ka përmbyllur të shtunën fazën e 7 dhe të fundit të procesit zgjedhor, ku kryeministri aktual Narendra Modi është para në garë por rezultatet shpallen zyrtarisht të martën.

Temperaturat përvëluese kanë kaluar 50 gradë Celsius dhe shumë qytete janë në gatishmëri të lartë, përfshirë edhe Delhi-n.

Pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve për të mos dalë nga banesat, njerëzit u panë në radhë të gjata duke shtuar rastet e problemeve shëndetësore që lidhen me dehidratimin dhe goditjet në zemër.

India nuk është e panjohur për temperaturat e nxehta të verës.

Prilli, maji dhe qershori shënojnë gjithmonë rekorde të larta, përpara se shirat e musonit të sjellin temperatura më të ftohta.
Por vite të tëra kërkimesh shkencore kanë zbuluar se ndryshimi i klimës po bën që valët e të nxehtit të bëhen më të gjata, më të shpeshta dhe më intensive.

Dhjetëra miliona prej 1.4 miliardë banorëve të Indisë nuk kanë ujë të rrjedhshëm, teksa vendi shpall alarm për nxehtësinë sa herë temperaturat kalojnë 45 gradë Celsius.

Durrës/ Rrahin dhe kërcënojnë me pistoletë 20 vjeçarin në mes të ditës, një i arrestuar, i vëllai në kërkim (EMRAT)

Durrës, rrahën 20-vjeçarin dhe qëlluan me pistoletë, në pranga Arjan Gega, në kërkim i vëllai Gjin Gega

Njoftimi i policise

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se në lagjen nr. 17/1 Durrës, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Shtetasi që posedonte armën e zjarrit pistoletë, sapo ka parë Policinë, është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 32 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin Gj. G., 25 vjeç, banues në Durrës.

2 vëllezërit sapo kanë marrë vesh që shtetasi K. P., 20 vjeç, (ish-fqinj i tyre) ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme (për një përplasje automjetesh), kanë konstatuar në një servis, në afërsi të lokalit të tyre, 20-vjeçarin, dhe janë konfliktuar me të, ku njëri prej tyre (shtetasi i shpallur në kërkim) e ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar një herë me pistoletë, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisië, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit me armë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme pr veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Përndjekja” , ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakedhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Lajmi ne perditesim…

Pse vriten gratë? Për dreq, njësoj si Alma në të njëjtin vend, në Bunë, në të njëjtën datë

Dje pasdreke, një tjetër grua u hodh në lumë.

‘Fluturimi’ i Almës për të cilën kisha shkruar tamam në nisje të muajit maj, nuk e kish ulur pezmin e rëndë të dhimbjes po në atë anë të Bunës.

E njëjta përbuzje. E së njëjtës gjini. Në po të njëjtin vend.

Për dreq, në të njëjtën datë.

Po pse gratë vriten më së shumti?

Cila është ajo arsye jashtë detyrave të së përditshmes, kënaqësisë që të jep bashkësia, që u jep forcën e këtij veprimi kriminal ndaj jetës së tyre?

Përse ato mohojnë jetën para urtësisë së mendimit? Paqtësisë që të jep ulësia hyjnore?

Cili është ai çast që ua shkund arsyetimin duke bërë që zgjidhje dot mos të gjejnë? Dhe në fund përse gratë, ato që kanë rolin edukator kryesues në familje, veçanërisht ato, shkojnë drejt suicidit të pakthyeshëm?

Ne nuk duhet të harrojmë se çdo familje, çdo grua ashtu si dhe çdo burrë është pjesë e shtetit. Ndërsa ata vetë janë pjesë e familjes. E derisa të gjithë bashkë gëzojnë tipare dhe veçoritë e tyre përkatëse në raport me tërësinë, atëherë është e domosdoshme harmonizimi i edukimit të fëmijëve dhe i grave me formën e rregullimit shtetëror.

Sepse për të ndërtuar një shtet të mirë, është e rëndësishme që edhe gratë dhe fëmijët të bëhen të mirë.

Dhe kjo padyshim është shumë e rëndësishme sepse gratë përbëjnë gjysmën e njerëzve të lirë, kurse fëmijët do jene ata, që nesër do jenë anëtarët e kësaj bashkësie shtetërore.

Ndaj dhe kjo është vetëm një prej formave më të mira të rregullimit shtetëror.

A duhet t’i kemi ato më shumë në kujdes?

Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa ishte duke peshkuar, ky është 30-vjeçari që humbi jetë në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë u regjistruan pasditen e kësaj të diele (2 qershor) në fshatin Sofraçan në Bulqizë, ku një 30-vjeçar humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymë elektrike.

Viktima është shtetasi Klodjan Kala, i cili ishte duke peshkuar me gjenerator.

“Rreth orës 17:30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi K.K., rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Kërcimi sensual i Xhensila Myrtezajt, fundi transparent ia nxjerr në pah të pasmet “bombastike” (Video)

Për një gjë të gjithë jemi të sigurt, Xhensila Myrtezaj është kthyer në kryefjalën e mediave rozë përgjatë kohëve të fundit. Pas ndarjes me bashkëshortin e saj, aktorin Bes Kallaku, Xhensila i është futur “me kokë” koncerteve.

Në çdo club nate ku këngëtarja është e ftuar atmosfera është “on top”. Përveç këngëve, ajo sigurohet që tu dhurojë fansave një performancë të zjarrtë.

Së fundmi në një nga clubet e Tiranës ajo është shfaqur e veshur me një fund transparent ku dhe i duken format “bombastike”.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit Xhensila shihet teksa bën lëvizje sensuale dhe provokuese duke “tërbuar” fansat të cilët e kanë duartrokitur e brohoritur.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7375583303866354950?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fkercimi-sensual-i-xhensila-myrtezajt-fundi-transparent-ia-nxjerr-ne-pah-te-pasmet-bombastike-video%2F