“Jetojnë veç”/ Zbulohen detaje nga divorci i Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut, si shkoi çifti deri në këtë pikë?! Gjykata i kthen pas kërkesën këngëtares, por…

Ajo që u përfol fillimisht si një krisje e marrëdhënies në çift mes aktorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, duket se tashmë nuk ka më kthim pas.

Çifti kanë nisur procedurat e divorcit, duke pritur vendimin për t’i dhënë edhe ligjërisht fund martesës së tyre.

Burime për Top Channel kanë bërë me dije se këngëtarja ka paraqitur në gjykatë kërkesën për divorc, por ky institucion ia ka kthyer sërish pas.

Sipas informacioneve të Top Channel, mësohet se gjykata e ka kthyer kërkesën e këngëtares për divorc rreth fillimit të muajit maj, për çështje procedurale. Myrtezaj e vendosur për ndarjen, e ka ridërguar sërish, rreth 10 ditë më parë. Po ashtu edhe Bes Kallaku ka dorëzuar të njëjtën kërkesë nga ana e tij, ndërkohë ende nuk është caktuar një datë për seancë.

Dyshohet se martesa e tyre prej kohësh nuk funksionon më dhe se jetojnë në shtëpi të ndara, ndërsa kujtojmë se çifti i cili ka qenë bashkë prej shumë vitesh, janë prindër të dy fëmijëve.

I pari që foli në media për krisjen e raportit ishte Kallaku i cili u shpreh se “me nusen jemi bërë si dy të huaj”. Pak kohë më parë ai publikoi edhe një këngë që e titulloi “Mosmirënjohje”, ku mes vargjesh, të shkruara prej tij, thuhej: nga mosmirënjohja ta ktheva shpinën… A do mbash mëkatet, a do bësh viktimën?

Ishin fansat e Kallakut që në komente vërshuan duke thënë se kjo këngë i dedikohej Xhensilës. Kjo e fundit zgjodhi që të reagonte në rrjetet sociale me vargjet e poezisë së mirënjohur “Në mundsh”.

Makthi i turistëve britanikë, braktisin në mes pushimet nga “resorti luksoz” në Greqi për këtë arsye

Një çift nga Anglia kanë braktisur pushimet e tyre në ishullin Kavos në Greqi, për shkak të …muzikës së lartë.

Çifti nga Cheshire që ka ndarë eksperiencën “shkatërruese” për mediat britanike thotë se kishin paguar 2700 paund për një javë në një resort me pesë yje buzë detit, në Kavos, në ishullin e Korfuzit, por shumë shpejt ditët e pushimit u janë kthyer në makth.

Clive Murray, 65 vjeç dhe gruaja e tij Rosie, 52 vjeçe, thonë se thuajse gjatë çdo ore të ditës, nga bari i pishinës nuk pushonin zhurmat e muzikës tekno, që oshtinte e volum tepër të lartë.

Ata gjithashtu u ankuan për aromën e keqe të “ujërave të zeza” që thonë se ndihej vazhdimisht në dhomën e tyre.

Në këto kushte ata thonë se u detyruan të largohen nga vendi, edhe pse kishin prenotuar 5 ditë të tjera në resort, duke u kushtuar atyre mbi 3000 paund.

“Ne donim një pushim tre javësh, sepse, me ndërrimin e shtëpisë dhe gjithçka, i gjithë viti ka qenë vërtet stresues për ne” tha Clive për PA.

“Ne thjesht donim të relaksoheshim”, raporton Manchester Evening News. “Pothuajse çdo ditë, ne ecnim 50 minuta në plazh që të mund të largoheshim nga zhurmat”.

“Kështu që ne bënim sanduiçët tanë në mëngjes dhe uleshim në plazh sa më larg hotelit, për të shmangur muzikën e zhurmshme, dhe sërish e dëgjonim. E di. disa njerëz do të më quajnë një qaraman i plakur, por kishte shumë të moshuar atje dhe megjithatë hoteli kishte adoptuar një model Benidorm ose Kavos me muzikë techno shumë të lartë”, tha ai.

Padia me akuza të rënda e Xhensila Myrtezajt ndaj Bes Kallakut, gjykata nuk pranon kërkesën

Ndarja e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt dikur një nga çiftet më simpatike të showbizit shqiptar, ka qenë së fundmi kryefjalë në media. Përflitet se gjërat janë bërë më serioze dhe ish-çifti kanë nisur procesin e divorcit, por në fakt e vërteta e kësaj historie qëndron ndryshe.

Sipas “Prapaskena”, divorci i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt është një histori e stisur, si skemë për të shpëtuar miliona eurot pasuri me burim të dyshimtë.

Megjithatë, sipas së njëjtës media, thuhet se Xhensila ka hasur disa probleme në ndarjen nga aktori. Kjo pasi Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën e këngëtares për t’u divorcuar nga Kallaku, duke kthyer aktet për plotësim. Nga veprimet paraprake, gjykata konstatoi se kërkesëpadia nuk është e nënshkruar nga paditësja Xhensila Myrtezaj, por nga avokatja e saj Donata Lepenica, e cila sipas gjykatës nuk ka tagër të nënshkruajë atë.

Nga këqyrja e dokumenteve, rezulton se këngëtarja Xhensila Myrtezaj, në 3 maj 2024, përmes avokates së saj, ka kërkuar ndarjen nga aktori i humorit Besart Kallaku.

Në kërkesë padi këngëtarja shpreh pretendime dhe ngre akuza të rënda ndaj aktorit, si motive për zgjidhjen e martesës. Ajo që dihet është se çifti zotërojnë apartamente dhe biznese në disa nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit, disa prej të cilave janë regjistruar në emër të familjarëve dhe me burim të dyshimtë.

Ndaj nuk përjashtohet mundësia që divorci të jetë skemë për t’i shpëtuar hetimeve. Duke qenë se nuk ka patur një veprim konkret nga ana e autoriteteve, për t’i shpëtuar “burgut” dhe sekuestros së pasurive me miliona euro, një tjetër skemë mund të jetë lidhja me familjen Meta-Kryemadhi të cilët i kemi parë shpesh në darka e festa me ish-çiftin.

Dhυnoi, ρΙagosi me thϊkë dhe lidhi shqiptaren, lirohet palestinezi në Greqi

Në mënyrë skandaloze 27-vjecari palestinez Mohammad Odi i cili u arrestua për dhunimin, plagosjen me thikë dhe lidhjen e 33-vjecares shqiptare është lënë i lirë.

Sic shkruajnë mediat greke duke iu referuar burimeve gjyqësore, 27-vjeçari është lënë i lirë pasi Çelaj nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkak se ndodhet e shtruar në spital. Odi është lënë i lirë me kushte kufizuese, edhe pse nuk i dihet as adresa e shtëpisë.

Policia nuk mundi të merrte deklaratë nga vajza, pasi ajo nuk ishte në gjendje të dëshmonte, siç thanë mjekët. Vajza është rrahur shumë keq.

Madje, hetuesja shkoi në spital për të marrë një deklaratë, të cilën natyrisht nuk e bëri dot as ajo, pasi viktima po dobësohej. Mirëpo, hetuesi e ka parë se sa keq ishte vajza 33-vjeçare, por nuk ka vendosur për ndalimin e përkohshëm të të akuzuarit, derisa viktima të dëshmojë.

Për këto arsye i dyshuari u la i lirë me kusht që të mos largohej nga vendi dhe të paraqitej në komisariat. Ku qëndron, ku do ta gjejnë nëse duhet, askush nuk e di…

NGJARJA

Një 33-vjecare nga Shqipëria është gjetur e plagosur me thikë në Athinë. G.Ç nga Kucova është transportuar në spital e dëmtuar në kokë e gjithë trupin si dhe e plagosur me thikë në kofshë. Policia greke fillimisht ka dëgjuar të thirrura për ndihmë nga një objekt i braktisur në rrugën “Ksouthou” në Athinë. Menjëherë efektivët shkuan në katin e parë të objektit ku vinin gjetën një derë të mbyllur me dryn dhe pas saj një person që kërkonte ndihmë.

Kur kanë arritur të hyjnë brenda, efektivët e policisë kanë gjetur shqiptaren të lidhur në të gjitha gjymtyrët, të dhunuar në kokë e trup e të plagosur me thikë në kofshën e majtë. Ajo u transportuar në spital për të marrë ndihëm e parë ndërkohë që arriti të identifikonte autorin, shtetasin palestinez Mohammad Odi, 27 vjec. Ky i fundit ishte kapur nga policia rreth 6 orë para se të zbulohej shqiptarja.

Greqi2

Ai ishte ndaluar rastësisht si i dyshimitë në kryqëzimin e rrugëve “Sokratous” dhe “Ksouthou” ku i ishte gjetur një thikë e gjatë 23 cm me gjatësi tehu 12 cm dhe ishte arrestuar. Identifikimi i autorit nga shqiptarja është bërë përmes paraqitjes për njohje, pasi nuk e njihte me emër të dyshuarin. Me të kishte rënë në kontakt në orën 02.00 të mëngjesit të së njëjtës ditë dhe kishin rënë dakort të shkonin ne banesën e tij. Aty është dhunuar më pas nga i dyshuari, i cili e ka lidhur dhe lënë në atë gjendje deri sa u gjet nga policia.

SHBA/ Vëllai υret motrën sht@tzënë dhe e coρëton me sharrë! Arsγeja sepse nuk ishte më e ραstër

Lajmi nga SHBA për vrasjen e 30-vjeçares shtatzënë Bethany Israel nga vëllai i saj 23-vjeçar Jack Joseph Ball po shkakton tronditje pasi dyshohet se ai i ka thënë se e motra nuk ishte më e pastër.

Krimi brutal doli në dritë të martën e kaluar në Minesota të SHBA-së, kur të afërmit e 30-vjeçares, e cila ishte 18 javëshe shtatzënë, u shqetësuan pasi ajo nuk kishte dhënë shenja jete pasi kishte darkuar me vëllain e saj.

Kur policia hyri në shtëpinë ku jetonte 30-vjeçarja me vëllain e saj 23-vjeçar, gjeti pjesë të copëtuara të trupit të një njeriu dhe shënime nga vëllai në të cilat ai shkruante se ishte i zemëruar me motrën e tij sepse ajo ishte shtatzënë dhe “Ajo nuk ishte më e pastër”. Gjithashtu në shtëpi u gjetën njolla të mëdha gjaku në dyshemenë e kuzhinës, nën lavaman dhe në tuba, një sharrë gjaku, një sëpatë e gjakosur dhe thika të mëdha të mbuluara me gjak.

Pas një hetimi, policia gjeti 23-vjeçarin në oborrin e një shtëpie aty pranë të mbuluar me gjak në kokë, bluzë, këmbë, duar dhe pantallona, ​​ndërsa konstatoi se ai ishte vetëplagosur në qafë.

“Burri im dëgjoi një britmë gruaje. Pas një minute u dëgjua një tjetër zë dhe një makinë po përshpejtonte”, tha një fqinj.

Top Channel

FOTO/ Moderαtorja më hot në botë ‘t rondit’ sërish rrjetin, tregon format bomb@stike në palestër!

Moderatorja Maria Sol Perez njihet tashmë si vajza e motit më seksi në botë.

Në fotot që poston në rrjete sociale, ajo nuk nguron të tregojë format bombastike.

Sol Perez, ka lindur më 16 korrik 1993 në Buenos Aires të Argjentinës.

Ajo është një aktore e njohur në Argjentinë, ndërsa është e martuar me Guido Mazzoni që nga 15 nëntori i vitit 2023.

Lexohet TESTAMENTI i këngëtarit të NJOHUR grek, pasuritë MARRAMENDËSE që i la bashkëshortes dhe vajzës!

Vassilis Karras, besonte se lumturia nuk fshihet te paratë, por edhe paraja është e nevojshme që njeriu t’ia bëjë jetën më të lehtë. Në bashkëpunimet e tij ai ishte besnik dhe i ndershëm, por gjithmonë kërkonte tarifat që ai mënonte se i meritonte, duke bërë negociata të vështira dhe inteligjente.

Për shumë vite, Karras ishte i pavarur, për shumë vite ai punoi fort, duke arritur që të bëhej një nga këngëtarët më të njohur dhe të krijojë një pasuri relativisht të mirë.

E gjithë kjo pasuri u zbulua jo më larg se dje pas leximit të testamentit të tij, pasuria që Karras i la bashkëshortes dhe vajzës tejkalon 10 milionë euro, pasuri të paluajtshme dhe cash.

Ai lindi dhe u rrit në varfëri. Në një barakë, në Kokkinnohori Kavallë, ngjitur me një përrua, i cili kur ra shi i madh, u shemb. Si fëmijë ai bëri gjithçka për të ndihmuar familjen e tij. Punonte në ndërtim, në ara, shiste gjevrek e bileta llotarie dhe hante bukë me pak vaj për të zbutur urinë.

Megjithatë, Karras nuk u dorëzua kurrë çdo që ai mori përsipër të bënte, sigurohej që ta bënte mirë. U shqua si automekanik, profesion me të cilin u mor në rininë e tij, por si këngëtar triumfoi, ndryshoi parametrat e argëtimit të natës dhe e ngriti punën e natës në lartësinë që dukej e paarritshme deri atëherë.

Paratë e para i bëri në gjysmën e dytë të viteve 70, kur këndonte në Gjermani.

Kërkoi dhe merrte tarifa të larta

Duke u kthyer në Selanik, diku në fillim të viteve 80, nuk mundi dhe nuk donte të bënte kompromis me 1700 dhrahmi për natë që jepnin dyqanxhinjtë në atë kohë.

Në Gjermani ai fitonte 10 herë më shumë, por nuk mund të mos plotësonte dëshirën e të dashurës së tij Kristinës për të ndërtuar një shtëpi të qëndrueshme dhe të përhershme për familjen e re që kishin krijuar.

Por duke qenë se ai e dinte nga brenda se si funksiononte nata, kishte një pasqyrë të plotë të xhiros së çdo dyqani, kuptoi se nga vinin më shumë para dhe bënte marrëdhëniet e tij me publikun, ai lëvizi në mënyrë metodike për të siguruar tarifat që mendonte se ai i meritonte me të drejtë.

Dhe ia doli, pasi ishte këngëtari i parë që merrte përqindje nga pjatat e thyera, ndërsa emri dhe fama e tij rriteshin, po ashtu ai filloi të kërkonte tarifa më të larta.

Vera më e nxehtë ndër vite? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund ta presë Evropën në muajt e ardhshëm

Evropa po përgatitet për një tjetër verë të nxehtë, pasi në Gjermani dhe vendet nordike priten temperatura jashtëzakonisht të larta javën e ardhshme. Qytetet në të gjithë kontinentin po përgatiten të përshtaten për nxehtësinë ekstreme.

Deri tani janë regjistruar 11 muaj rekord të të nxehtit dhe temperaturat e sipërfaqes së ujit në Atlantikun e Veriut janë rritur në nivelin më të lartë në të paktën 40 vjet.

Meteorologia Tamsin Green, shprehet se qershori, korriku dhe gushti do të jenë mbi mesataren për sa i përket temperaturës. Moti në të gjithë kontinentin ndryshon shumë duke e bërë të vështirë parashikimin se ku mund të godasë një verë e nxehtë. Green thotë se ka të ngjarë të ketë pika të nxehta në Evropën Jugore dhe Lindore.

Lajme të tjera | Parashikimi i horoskopit 31 Maj,ja cfare kane rezervuar yjet per ju
Evropa Perëndimore mund të regjistrojë reshje mesatare në qershor, më pas reshje mbi mesataren për Evropën Jugore në korrik, por kushte më të thata në Lindje. Gushti, shton ajo, mund të jetë më i thatë për pjesën më të madhe të kontinentit.

Evropa po ngrohet më shpejt se mesatarja globale. Megjithatë, ka një faktor që luan një rol të madh në stinën e verës gjithnjë e më të ngrohtë të kontinentit dhe ky është ndryshimi i klimës.

Evropa është ngrohur me dyfishin e mesatares globale që nga viti 1991, sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore Meteorologjike dhe agjencia e BE-së për klimën Copernicus. Kontinenti nuk bën “përjashtim” kur flitet për pasojat e ndryshimeve klimatike me të dyja agjencitë që paralajmërojnë se Evropa duhet të bëjë më shumë për të reduktuar emetimet e saj dhe largimin nga karburantet fosile.

Mesatarja e fundit pesëvjeçare tregon se temperaturat në Evropë tani janë 2.3 gradë celsius mbi nivelet para-industriale krahasuar me 1.3 gradë më të larta në nivel global. Për shkak të këtyre të dhënave, meteorologia Green beson “me një shkallë mjaft të mirë sigurie” se 2024 ndoshta do të jetë një tjetër vit rekordi temperaturash.

Silvinjo e la jashtë, por Myrto Uzuni përfundon në… qendër të merkatos spanjolle

Myrto Uzuni nuk u grumbullua nga trajneri Silvinjo në listën e bërë publike pak para startit të Europianit, por kjo nuk e ka penguar aspak sulmuesin beratas që të përfundojë në qendër të merkatos. Pas rënies së Granadës nga La Liga, gjasat janë të mëdha që Uzuni të vazhdojë karrierën në ndonjë skuadër elitare.

Sipas informacioneve të “Mundo Deportivo”, sulmuesi shqiptar po ndiqet nga Rajo Vajekano e Ivan Balliu, por ardhmja e tij mund të jetë edhe te Sevilja, një klub që prej disa muajsh ndjek hapat e tij.

Me një vlerë tregu prej 10 milionë eurosh, nuk duket se Granada CF do të ulë sadopak çmimin fillestar për Uzunin. Gjithsesi mbetet të shihet me mjaft interes se cila do të jetë e ardhmja e talentit beratas.

PANORAMASPORT.AL

Bledi Mane sulmon Orin: Nëse ja di kuptimin fjalës empati i dal maunes para

Pak ditë më parë Ori Nebijaj e cila ka qenë këtë vit për herë të parë në panelin e jurisë në “Big Brother Vip”, komentoi disa nga situatat më të bujshme që kanë ndodhur në shtëpinë më të famshme si dhe disa prej personazheve.

Për këta të fundit e ftuar në “Pardon my French”, Ori veçoi Rozën si banoren që i ka bërë më shumë “empati” pasi sipas saj dukej më e ngarkuar emocionalisht.

Lidhur me këtë koment, Bledi Mane e ka “sulmuar” opinionisten në një postim në “Instagram” ku shkruan se ajo as nuk ja di kuptimin fjalës “empati”, përndryshe do i dilte maunes para (shprehja që ka përdorur Roza pak ditë më parë pas fitores së Eglës).

“Në qoftë se Ori Nebiaj e di kuptimin e fjalës “empati” unë do i dal maunës para…”, shkruan ai në postimin në Instagram.

SHIKO VIDEON KËTU