Futbollisti i Kombëtares drejt Turqisë, vendasit janë të sigurt: Ndërmjetësin po e bën… Muçi

Ardian Ismajli është kthyer në një nga objektivat e merkatos së Beshiktashit për verën.

Trajneri Xhovani Van Bronkhorst sheh lojtarin e Kombëtares shqiptare si një element që mund të bëjë diferencën në radhët e klubit të tij.

Ndaj prej ditësh flitet për bisedime mes tij, Beshiktashit dhe Empolit, me palët po diskutojnë për detajet financiare të një transferimi të mundshëm.

Por sipas mediave turke, për transferimin e Ismajlit po ndihmon edhe një nga lojtarët e tjerë të Kombëtares shqiptare që janë pjesë e kësaj skuadre.

Ernest Muçi raportohet se po ndihmon në negociatat mes palëve, më tepër duke insistuar pranë bashkëkombësit të tij që t’i bashkohet projektit të klubit të njohur turk, që po tenton të kthehet përsëri protagonist në luftën për titull që e ka parë nga larg në sezonet e fundit./PANORAMASPORT.AL

Humbi jetën pas ra nga skela e pallatit, ja kush është 30-vjeçari shqiptar (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në San Severino Marche pasditen e djeshme, ku Amarildo Dedja, djali me origjinë shqiptare, i cili jetonte prej vitesh në qytetin e Settempedana bashkë me gruan, prindërit dhe vëllanë e tij u nda nga jeta në moshën vetëm 30-vjeçare.

Ai u rrëzua nga skelat e një pallati në rinovim pasi pësoi lëndime të shkaktuara nga tërmeti, duke fluturuar për 10 metra.

Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të goditjes nga rënia. Shërbimet e urgjencës që mbërritën menjëherë u përpoqën ta ringjallën por ishte e pamundur.

30-vjeçari kishte një kompani të vogël ndërtimi por ishte edhe futbollist, në fakt luante në liga amatore si mesfushor.

Ai ishte aktualisht një lojtar për Ruggero Mancini të Pioraco. ‘I gjithë Ruggero Mancini- lexojmë në shënimin e klubit- i gjendet pranë familjes së tij’.

Ai kishte luajtur më parë për Tolentino, Potenza Picena, Camerino, Settempeda dhe Folgore Castelraimondo, kështu që ishte i njohur në futbollin Marche.

Më datën 1 tetor 2024 rriten pensionet / Sa lekë do të shkojnë në xhepat e të moshuarve

Eksperti i njohur i ekonomisë, Kujtim Hoxha ka komentuar situatën ekonomike dhe sociale në vend.

Gjatë një interviste televizive, zoti Hoxha ka zbuluar se më datën 1 tetor 2024 rriten pensionet, ndërsa ka treguar se sa lekë do të shkojnë në xhepat e të moshuarve. Po ashtu, zoti Hoxha ka folur edhe për shifrat.

-Zoti Hoxha, çfarë do të ndodh me skemën e sigurimeve shoqërore, a do të shkojmë drejt një skeme të sigurimeve private apo ndoshta do të kemi nevojë për zgjedhje të tjera alternative? Nga studimi i fundit i INSTAT rezulton 1 në 5 shqiptar është i moshuar, si e shihni këtë?

Në fakt unë prisja që rezultati i INSTAT, prisja që të shpallej shumë më herët. Cilat janë shkaqet që shpallet pas 6-7 muajsh, i dinë ata për vonesat. Më bën përshtypje numri i qytetarëve që jetojnë në Shqipëri, është rreth 12.4 milion njerëz. Nëse analizojmë sipas grup moshave për të nxjerr rezultatet dhe për skemën e sigurimeve shoqërore, rezulton që në 2.4 milion banor të kemi 710 mijë pensionist, afërsisht rreth 30%. Është një shifër e madhe e cila e ka dhënë sinjalin edhe përpara skemës shoqërore, me të gjithë përpjekjet e bëra në 2014-ën për të bërë një ndryshim të skemës së sigurimeve shoqërore, në mënyrë që të mbyllej diferenca midis të ardhurave dhe shpenzimeve, ajo gropë e pretenduar që nuk mbulohej dot me të ardhurat por sigurisht pensionistët nuk kanë mbetur pa pensione pasi janë subvencionuar e plotësuar nga buxheti i shtetit. Me të gjithë përpjekjet dhe udhëzimet që ka dhënë qoftë Banka Botërore, qoftë FMN-ja, rekomandimet për të bërë një ndryshim në skemën e sigurimeve shoqërore, për të qenë sa më afër realitetit, pasi nuk u plotësua kjo gropë. Sinjalet, japin përkeqësim të skemës pasi në bazë të statistikave, rezulton se nëse para 3 viteve mosha mesatare e popullsisë ishte 37-vjec, tani ka shkuar 42 vjet. Pra është një përkeqësim pasi është një plakje e frikshme e popullsisë. Shikoj nga ana e qeverisë disa masa lehtësuese për qytetarët që janë të copëtuara dhe nuk janë të organizuara në mënyrë që këto të mbështesin njëra tjetrën. P.sh: për lindjen e bebes së parë qeveria jep 40 mijë lekë të reja, pretendohet për fëmijën e dytë 80 mijë lekë të reja dhe për të tretin 120 mijë lekë të reja. Këto nuk mund të shkojnë kështu nëse e analizojmë me një nen të ligjit të Sigurimeve Shoqërore, është neni 93 që mbështet nënat me shumë fëmijë. Nga ana tjetër shteti kërkon që të shtohet numri i popullsisë e nga ana tjetër nënat me shumë fëmijë i përkeqëson në atë që kanë të drejtë, në lindjet e mëparshme. Ti si shtet duhet ta përmisosh këtë gjë, e duhet mbajtur kjo linjë si për ato që kërkon të shtohet popullsia si ato nëna me shumë fëmijë. P.sh., nëse një nën me shumë fëmijë me nenin 93 dilte në pension në moshën 50 vjeç, tani thotë që dua të dal 55 vjeç. Pra kjo është non sens pasi nga njëra anë kërkon shtimin e popullsisë por nga ana tjetër nuk i mbështet ato. Ndaj ka ardhur koha që ligji i sigurimeve shoqërore në tërësinë e vet, të shikohet dhe të koordinohet në mënyrë të tillë që ligji i vjetër që ishte ose ligji aktual që vazhdojmë të përdorim, të përfitojmë nga ky ligj, të përmisohet në ato nene të saj që stonon e duhet përmisuar që vetë sistemi të mos i lërë mundësi qytetarit që t’i shmanget këtij ligji. Qeveria nxjerr ligje kur nuk shkojnë në përshtatje me interesat e qytetarëve e domosdo që do të ketë shmangie. Ndërkohë, pretendohet që në mbarim të vitit 2023 do të ketë një rishikim të skemës së pensioneve e cila nxjerr në pah këtë tregues që rezulton se edhe pas kësaj kohe pavarësisht se merren në anë teknike, nuk ka një produkt së bashku me njerëzit që kanë interesat. E kjo duhet bërë me grupet e interesit që të japin mendimet e tyre dhe për t’u konsultuar me ekspertët. Aq më tepër edhe në Parlament nuk ka një projektligj që njerëzit përfaqësues të këtij populli të japin mendimin e tyre sepse ligji i sigurimeve shoqërore, ndryshe nga ligjet e tjera, p.sh buxheti që miratohet çdo vit, kjo dhe nëse ka ndonjë të metë e rregullon brenda vitit dhe e kalon ngërçin pasi është koherent, ndërsa ligji i sigurimeve shoqërore është afatgjatë. E si e tillë duhet të kontribuojnë të gjithë se nëse nuk miratohet me konsensus ai do të këtë probleme ashtu sikurse ka ky ligj. Po të shohim janë mbi 120 nene të këtij ligji dhe në çdo nen të tij ka ndërhyrje. Kur ndryshon qeveria dhe e merr një tjetër qeveri, për efektet elektorale, për arsyet nga më të ndryshmet fillon dhe bën ndryshime. Ndërsa kur miratimi bëhet me konsensus, do të jetë më afatgjatë pasi është një periudhë më e gjatë sesa një mandat.

-Kur bëhen këto ndryshime për efekte elektorale a për një tjetër arsye të qeverisë, a mendohet gjatë në kohë edhe për pasoja të cilat këto manovra?

Kur del projektvendimi apo projektvendimi shoqërohet kjo skeme edhe me një relacion që bëhet nga teknikë të cilët e kanë hartuar atë dhe ku parashikohen, kostot e zbatimit. Sa i përket afatit kohor duhet t’i rezistojë një kohe shumë më të gjatë se një mandat të një qeverie.

-Duke njohur pak edhe periudhën politike në të cilën jemi e po bëhemi gati për zgjedhjet e 2025-ës, mendoni se brenda këtij vitit do të kemi emërim që i bëhet edhe skemës aktuale për të patur një rritje të pensionit brenda këtij viti?

Për të marrë në referim rritjen e pensionit duhet të kemi parasysh ligjit 7703 të ndryshuar i cili parashikon që çdo vit si rezultat i inflacionit të një viti të mëparshëm të bëhet edhe indeksimi për të krahasuar të paktën me inflacionin e të barazohet që të mos ndjehet. Ato para që merr pensionisti të mos ndjehen në treg e të realizojë të njëjtin produkt që realizonte edhe më përpara me këto të ardhura. Çfarë po ndodh? Po të shikojmë 4-5 vitet e fundit, ka patur disa ndryshime në kohë ku janë shtyrë vitet e rritjes së pensioneve. Nëse më përpara rezultonte të rriteshin pensionet me 1 Prill, dy vitet e fundit janë shtyrë edhe kanë filluar me një tetor. Rritja e indeksimit të pensioneve mbi bazën e inflacionit, sëpari duhet që t’i ketë këto të ardhura. Qeveria nga viti në vit ka nxjerr një vendim të posaçëm për indeksimin e pensioneve që është shumë i rëndësishëm në efektin e rritjes së pensioneve, e duhet ta nxirrnin me 1 Korrik ku të hynte në fuqi projektligji ka vajtur në qeveri dhe është në proces nga teknikët dhe do ta nxjerrin atë vendim pasi e kanë edhe detyrim ligjor. Ky është një faktor i rëndësishëm për atë grup moshë që del për herë të parë në pension. Për pjesën që kanë qenë në pension edhe më parë, para 30 Qershorit të vitit 2024 ato do të marrin vetëm indeksimin. Indeksimi bëhet mbi bazën e inflacionit dhe është parashikuar që në buxhetin e shtetit, ky hyn në vlerë absolute se sa para do të marrë. Mesatarisht për vitin 2024, janë parashikuar në buxhetin e shtetit 4.1 miliardë lekë të rinj, e përkthyer në vlerë absolute është 480 lekë të rinj në muaj, duke filluar që nga 1 Janari-31 Dhjetori. 480 x 112, i shkon rreth 5370 lekë të rinj. Tani këto para nuk janë marrë dhe i gjykuar mbi bazën e të kaluarës këto para do të jepen nga tetori e tutje. Pra në një mënyrë 480 mijë lekë pensionisti do t’i marr por jo të gjitha së bashku dhe ndeshemi me indeksimin e vonuar por tani ka një efekt elektoral pasi hyn në 6 mujorin e fundit të 2024 dhe përgatitet qeveria për zgjedhjet e ardhshme. Pra, indeksimi pritet të futet në fuqi më dalë 1 tetor 2024.

Sherr mes shqiptarëve në Romë, tre vëllezër rrahin me shufra hekuri dhe shkop bejsbolli bashkatdhetarin! 36-vjeçari u përgjigjet me armë, plagos njërin prej tyre

Një sherr mes disa shqiptarëve ka ndodhur përpara një lokali në Fiano Romano më 1 korrik, por vetëm sot policia italiane ka arritur të zbardhë dinamikën e ngjarjes.

Sipas mediave italiane, tre vëllezërit shqiptarë , përkatësisht 37, 39 dhe 40 vjeç, të pajisur me shufra hekuri dhe një shkop bejsbolli sulmuan, për motive të dobëta, një bashkatdhetar.

Fillimisht ka patur një debat mes tyre, më pas tre vëllezërit kanë sulmuar bashkatdhetarin, 36 vjeç. Ky i fundit, u është përgjigjur duke i qëlluar me armë dhe për pasojë është plagosur në këmbë një nga sulmuesit.

Hetimet

Hetimi i shpejtë nga Karabinierët e Kompanisë Monterotondo bëri të mundur identifikimin e katër shqiptarëve të përfshirë në përleshje. Policia gjeti dhe sekuestroi armët e përdorura gjatë sulmit dhe i vuri në pranga autorët.

Hetimet e mëtejshme bënë të mundur edhe konstatimin se arma, e kalibrit 9×21 e përdorur nga 36-vjeçari, i cili nuk kishte autorizim për të mbajtur armë zjarri, ishte vjedhur në nëntor 2014 në Genzano di Roma.

Ra nga skelat e kantierit ku po punonte, humb jetën në vend 30-vjeçari shqiptar

Një punëtor 30- vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi ka rënë rreth dhjetë metra nga skelat e një kantieri në San Severino, Itali.

Punonjësit shëndetësorë kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, por i riu kishte gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, por dyshohet se i riu mund të ketë humbur ekuilibrin ndërsa lëvizte mbi strukturë.

Policia po heton për të rindërtuar dinamikën dhe shkaqet.

Media fqinje: Greqia kërkon të marrë ujë nga ‘Syri i Kaltër’!

“Ujë nga Shqipëria apo nga Sagiadha”, ky ishte titulli i faqes së parë të gazetës lokale “Corfupress” para disa ditësh, e cila i rikthehet përsëri problemit aq jetik për Korfuzin, por edhe për Lefkadhën, mungesës së ujit të pijshëm.

Autoritetet në dy ishujt e Jonit verior, janë tepër të shqetësuara për verën e këtij viti, pasi nuk dinë si ta përballojnë problemin më të madh që kërcënon mirëqenien e banorëve dhe rrjedhën e turizmit, furnizimin me ujë si një problem që ka vite dhe nuk po zgjidhet.

Në Korfuz, me iniciativën e Guvernatorit të Qarkut Yiannis Trepeklis në bashkëpunim me kryetarët e bashkive si dhe me ndërhyrje në pushtetin qendror, kërkohen “rrugëzgjidhje” me një tubacion nga Greqia kontinentale, ndërsa në Lefkada, tubacioni ekzistues që furnizon ishullin, më shumë pikon se sa sjell ujë.

Sipas gazetës, organet lokale kanë vijuar kontaktet me zyrtarë të lartë të qeverisë, ku thuhet se kanë marrë “dritën jeshile” për të parë si zgjidhje premtuese, marrjen e ujit përmes një tubacioni nënujor drejt Korfuzit nga burimet në Syrin e Kaltër të Shqipërisë.

Qeveria greke duket se konsideron këtë projekt si mundësi e bashkëpunimit ndërshtetëror, që nuk do të ndikohet nga tensionet ndoshta të përkohshme që krijohen mes dy vendeve- shkruan gazeta.

Madje përmendet edhe fakti se zona e jugut të Italisë pritet të furnizohet nga burimet ujore të Gjirokastrës, me një projekt që diskutohet kohët e fundit në programet trans-evropiane të financuar nga qeveria italiane, për ndërtimin e një tubacioni nënujor 85 km të gjatë me një kosto prej rreth 1 mld euro.

Gjithsesi, organet lokale të prefekturës së Jonit vlerësojnë se përveç projektit të ujit nga syri i Kaltër shohin më të realizueshme shfrytëzimin e burimeve ujore në Thesproti dhe veçanërisht në burimet që ndodhen përballë Korfuzit, në veri të Sajadhës, pranë kufirit greko-shqiptar.

Edhe ky vit regjistron rritje të madhe të numrit të turistëve që ka sjellë rritjen e konsumit ,ndaj dhe u bëhet thirrje banorëve për përdorim të matur të ujit sidomos në orët e mesditës, veçanërisht në periudhën kritike të muajve korrik-shtator./Corfupress

Mungon vetëm zyrtarizimi, Thomas Strakosha transferohet në Greqi

Mungon vetëm zyrtarizimi, por Thomas Strakosha mund të konsiderohet një lojtari i AEK. Gardiani kuqezi zhvilloi një Evropian shumë pozitiv duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në Evropë, mbi të gjitha në Serie A, ku flitej për një rikthim të tij.

Ndryshe nga se pritej, Strakosha ka vendosur të rikthehet në Greqi teksa ka gjetur akordin total me klubin e AEK.

Mediat greke e bëjnë fakt të kryer transferimin e tij te klubi i AEK pasi edhe Brentford, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij, ka dhënë pëlqimin për transferimin e Strakoshës tek AEK.

(BalkanWeb)

Përflitet për ndarje, zbulohet me kë është ‘arratisur’ Strakosha për pushime(Foto)

Humbja me Spanjën me rezultatin 1-0, i dha fund rrugëtimit të “Kuqezinjëve” në Kampionatin Europian 2024. Kështu që djemtë e Kombëtrares janë shpërndarë. Disa në vendet ku jetojnë e kanë familjen e disa kanë nisur pushimet.

Thomas Strakosha, shumë i komentuar për paraqitjen në fushë, po aq edhe në jetën private, është arratisur për pushime në Mykonos, i njohurin ndryshe si “ishulli i milarderëve”.

Por me këtë udhëtim ai ka shtuar dyshimet për krisjes e marrëdhënies me partneren e tij prej më shumë se 4 vitesh. Strakosha ka shijuar këtë udhëtim me vëllain e tij dhe disa shokë të tjerë.

Nga ana tjetër, modelja Esther Adjoa Asiédu ka treguar në Instagramin e saj se ndodhet në Como, Itali, me mikeshat e saj.

Kush është i dënuari që u arratis për herë të nëntë nga burgu?

Një i burgosur u arratis nga qelia në burgun e Smrekonicës, Kosovë.

Telegrafi shkruan se i burgosuri është Faton Hajrizi, i dënuar për vrasjen një ushtari rus në vitin 2000. Për Hajrizin, kjo është hera e nëntë që arrin të largohet nga burgu.

Para pak muajsh, ai kishte rrëfyer se si kishte arritur të arratisej nga edhe nga kampi ushtarak amerikan “Bondsteel”.

Faton Hajrizi në moshën 15 vjeçare, teksa ishte duke shkuar në shkollë ishte fjalosur me një ushtar rus, duke ia marrë armën dhe duke e vrarë.

Ai tha se vrasjen e ka kryer pasi kishte parë që ushtari rus kishte sharë disa shqiptarë. Dy punonjës të burgut janë pezulluar.

‘Luante’ me jetën e pacientëve me tumor, publikohet pasuria e kirurgut Edmond Gashi

Edmond Gashi, kirurgu i Onkologjikut që u bë i famshëm pas hetimeve të prokurorisë së Tiranës, rezulton të ketë mbi 13 pasuri të ndryshme në Tiranë, pasuri këto që kanë ngjallur dyshime mbi burimin e të ardhurave financiare të doktorit.

Apartamente, garazhe, llogari bankare dhe dy biznese, janë të regjistruara në emër të kirurgut të Onkologjikut, që “peshkonte” në shtet pacientët e sëmurë me kancer dhe i çonte në klinikën e tij private, duke i bërë operacionet me lek.

Për këtë fakt ndaj kirurgut është ngritur akuza e “Shpërdorimit të detyrës” dhe Edmond Gashi është lënë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Nga verifikimet e gazetarit Elton Qyno ka rezultuar se në emër të kirurgut Edmond Gashi, janë regjistruar dy biznese.

“Gashi-Medical” është një kompani e regjistruar në vitin 2021, ku 90 për qind të aksioneve i zotëron Edmond Gashi, ndërsa 10 për qind të kuotave të mbetura i zotëron vëllai i tij, Floren Gashi.

Ky biznes ka si objekt tregtar:”…Import-Eksport dhe tregtim me shumicë dhe pakicë i pajisjeve mjekësore dhe laboratorike, kiteve dhe reagentëve, aksesorëve të nevojshëm, si dhe dhënia në përdorim dhe me qira të aparaturave etj…”.

Ndërkohë një tjetër biznes është klinika “Medical Clinic MEGIS”e regjistruar në vitin 2019, ku edhe këtu 90 për qind të kuotave i disponon doktori Edmond Gashi, ndërsa 10 për qind të aksioneve i disponon Manjola Gashi.

Në emër të Edmond Gashit janë të regjistruar dy garazhe me sipërfaqe prej 21 m2 secili në zonën e Yzberishtit. Një dyqan me sipërfaqe 34 metra katror në zonën e Yzberishtit. Një apartament 62 metra katror në zonën e Yzberishtit.

Gjithashtu disponon një tjetër apartament po në Yzberisht me sipërfaqe prej 90.4 metra katror. Edmond Gashi, disponon apartament me sipërfaqe 50 m2 në emër të vëllait të tij, Eduard Gashi, Anila Gashi, Fatbardha Hasani.

Kjo pasuri është me barrë hipotekore në favor të Drejtorisë Rajonale Tatimore për pjesën takuese të Anila Gashi. Ndërkohë në emër të Edmond Gashit dhe Manjola Gashit, është regjistruar një pasuri prej 110 m2 me vlerë prej 47 mijë euro.

Edmond Gashi disponon dhe një dyqan me vlerë financiare fillestare prej 45 mijë euro në zonën e Yzberishtit. Një tjetër apartament me sipërfaqe 62 m2 është regjistruar në emër të Gashit në vitin 2022 në Yzberisht. Gjithashtu, në emër të Edmond Gashit, është i regjistruar dhe një automjet “Benz-Mercedez” E300DT.

Etiketa: Edmond Gashi