‘Mallkimi i maces’, ja pse u eliminua Brazili nga Kupa e Amerikës

Brazili vazhdon të përjetojë një periudhë të vështirë në futboll, e cila kulmoi me eliminimin nga Kupa e Amerikës pas humbjes së shokuese ndaj Uruguait në çerekfinale.

Kjo humbje e papritur ka sjellë teori të çuditshme dhe shqetësime të mëdha në fanellat e tifozëve, të cilët po fillojnë të lidhin këtë disfatë me fenomenin e quajtur “mallkimi i maces”.

Kjo histori filloi në një konferencë përpara çerekfinales së Kupës së Botës 2022, kur gjatë një sesioni të Vinicius, një mace u shfaq në tavolinë dhe u hodh nga stafi që ishte pranë sulmuesit brazilian.

Kjo veprimtari shkaktoi reagime të ashpra nga fansat, të cilët kritikuan sjelljen për të cilën ata e quajtën dhunë ndaj kafshëve.

Ndaj Kroacisë në këtë ndeshje, Brazili u eliminua pas penalltive, duke shkaktuar një fushatë të zjarrtë në media dhe debat në vend. Kjo humbje në Kupën e Botës 2022 solli një periudhë të vështirë për “Seleçao”, me rezultate të dobëta në kualifikimet e Botërorit të ardhshëm, që e bënë situatën edhe më të vështirë për skuadrën kombëtare.

Para kësaj Kupa Amerikane, Brazili konsiderohej si një nga favoritet për të triumfuar dhe fituar titullin, por shpresat u shuajtën me eliminimin e papritur.

Fansat e skuadrës janë në një gjendje të shqetësuar dhe të zhgënjyer, duke përfshirë edhe Vinicius e shoqëruesit e tij, të cilët po përballen me akuzat dhe spekulimet për rolin e tyre në humbjen e fundit të shkëlqyerisë.

Në këtë kontekst, “mallkimi i maces” ka nisur të mbajë një vend të rëndësishëm në diskutimet dhe analizat e tifozëve dhe mediave futbollistike, duke rritur presionin mbi ekipin dhe stafin e tij. Pyetjet për të ardhmen dhe përmbushjen e pritjeve të tifozëve do të mbeten tema kryesore për Brazili në muajt në vijim

E rëndë/ Rrëzohet nga jet-ski, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një vajzë e re me origjinë nga Durrësi, por me banim në Itali është transportuar para pak çastesh me helikopter nga Spitali i Sarandës drejt Spitalit të Traumës.

Ajo është sjellë me urgjencë në Spitalin e Sarandës nga Ksamili.

Burime paraprake bëjnë me dije se e reja kishte qenë duke lundruar me një mjet ujor tip jet-ski, kur është aksidentuar dhe ka pësuar fraktura.

Për shkak të gjendjes dhe për një mjekim më të specializuar është nisur me helikopter drejt Tiranës. Policia ndërkohë ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes

Zbulohen varre të reja monumentale në qytetin ilir të Amantias

Disa varre të tjera monumentale janë zbuluar në Parkun Arkeologjik të Amantias, pranë Vlorës.

Siç njofton “DRTK Vlorë”, varret janë të ndërtuara me blloqe të mëdha guri, çka tregon për një rëndësi të madhe të tyre.

Megjithatë, ajo që bie në sy janë gërmimet sporadike në këtë zonë, që duket se fsheh ende thesare të mëdha nga lashtësia. Amantia është një prej qyteteve më të veçanta ilire me stadium, bazilikë dhe akropol.

Njfotimi i DRTK Vlorë:

Gërmimi arkeologjik i varrit monumental, në Parkun Arkeologjik të Amantias.

Përgjatë muajit Qershor, një ekip arkeologësh dhe restauratorësh të D.R.T.K – Vlorë, u angazhuan në gërmime arkeologjike dhe zbulimin e një varri tjetër monumental në hyrje të territorit të Parkut Arkeologjik të Amantias, varr i cili ndodhet në buzë të rrugës që lidh fshatrat Ploçë dhe Amonicë (Bashkia Selenicë).

Ekzistenca e këtij varri, është pretenduar gjatë gërmimeve arkeologjike të shpëtimit të realizuara nga D.R.T.K – Vlorë dhe D.SH.A / IKTK, në vitin 2020, ku në atë vit, u zbulua varri i parë monumental në atë territor.

Duke qenë se, monumenti kishte nevojë për ndërhyrje restauruese, hapje të plotë të sipërfaqes për të mundësuar drenazhimin e ujrave që po e dëmtonin, si dhe studimin dhe dokumentimin e tij, me vendim të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, u miratuan dhe realizuan, ndërhyrjet e domosdoshme të sipërpërmendura.

Nga rezultatet paraprake, themi se, varri i zbuluar është përdorur për varrime nga shek. I deri në shek. II m.Kr. Brenda hapsirës së varrit monumental me blloqe guri, është ndërtuar një varr me muraturë tulle. Nga elementet e tjerë të zbuluar, tërheq vëmendjen suvatimi i hapsirës së brendshme të dhomës së varrimit. Objektet e zbuluara janë kryesisht enë qeramike të fragmentuara, pak enë të plota, enë qelqi të fragmentuara, si dhe objekte metalike, ku një pjesë e madhe përbëhet nga gozhdë.

Përreth varrit monumental, u gjetën dhe dokumentuan edhe varre të tjera me tjegulla, të së njëjtës periudhë. Krahas masave paraprake të konservimit, specialistët e D.R.T.K – Vlorë po hartojnë edhe një projekt restaurimi dhe muzealizimi për monumentin.

Tashmë, në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias, mund të vizitoni grup varresh monumentale, me arkitekturë të veçantë dhe histori mijëra vjeçare.

Temperatura deri në 43 gradë celcius,Porja zbulon kur pritet të largohet i nxehti afrikan

Me ardhjen e muajve më të nxeht të vitit, rikthehen dhe temperaturat e larta

Shqipëria, sipas sinoptikanve, pritet të përfshihet në ditët në vijim nga vala e të nxehtit afrikan, i cili do të sjelli temperatura deri në 42 gradë celsius.

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë, duke filluar nga sot e deri të mërkurën e javës qe vjen. Sipas sinoptikanëve Shqipëria do të ketë temperatura të larta që arrijnë deri në 42 gradë. Tirana, Elbasani, Berati, Fieri dhe Gjirokastra pritet që të kapin edhe vlerën maksimale.

“Sot parashikojmë 39 gradë, duke filluar nga nesër rriten nga dita në ditë, sidomos në qarkun e Shkodrës, Beratit dhe Elbasanit, ku shkojnë në 41 gradë. 40 gradëdo të jetë temperatura në pothujase të gjitha qytetet kryesore, si Lezha, Tirana, Durrësi, Fier dhe Lushnja. 38-39 gradë në vijen bregdetare. Dita e enjtë do të jetë dita më e nxehtë, mund të kap vlerën 42 gradë, por dhe mund të tejkalohet. Dita e premte nuk sjell shumë ndryshim dhe e shtuna po ashtu”, tha meteorologia Lajda Porja.

Edhe ditën e martë parashikohen reshje shiu, por përseri temperaturat e larta do të vijojnë. Dita e enjte dhe e premte do të jenë ditët më të nxehta.

“Rrezikohet pasditje nga rebeshe shiu, do te jenë zonat qëndrore, kyresisht jugu dhe juglindja, nuk do të mungojnë dhe stuhitë, por janë kalimtare, thjesht sa për të ndezur më shumë. Do jemi tek vlerat 42-42.5, por do të qëndrojnë më gjatë”, tha Porja.

Pas largimit të valës së të nxehtit, sinoptikantët do të bëjnë një analizë nëse është thyer rekordi i vitit 2023, për temperaturën më të lartë të regjistruar.

E rëndë/ ‘Kërcet’ grushti në kryeqytet, të rinjtë gjakosin njëri-tjetrin (Video)

Një sherr masiv ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku raportohet se 3 persona kanë marrë plagë të rënda.

Sherri ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” të kryeqytetit, ku 4 persona janë përfshirë në sherr.

Ata kanë dhunuar njëri-tjetrin, teksa është dashur ndërhyrja e policisë për t’i ndaluar.

Po ashtu, uniformat blu kanë shoqëruar njërin prej tyre në komisariat, teksa 3 të tjerët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ofertë zyrtare në tavolinë, klubi i Serie A në sulm për Dakun

Mirlind Daku pëlqehet në Serie A. Sipas medias ruse, “Match TV”, për sulmuesin kuqezi ka interesim nga Cagliari. Klubi nga Sardenja ka bërë një propozim zyrtar për Rubin Kazan, me ofertën që do të merret në shqyrtim.

Mundësitë që Daku të largohet nga Rusia janë të mëdha, pasi ai nuk preferohet më në këtë vend, pas ofendimeve që bëri ndaj serbëve e maqedonasve gjatë ndeshjes së Europianit. Kontrata me skuadrën aktuale zgjat deri në fund të qershorit 2026, por gjërat nuk po shkojnë si duhet dhe një “divorc” mes palëve është mjaft i mundshëm.

Ai numëron deri tani 10 gola e 4 asiste, në 28 ndeshje të zhvilluara me skuadrën e Rubin Kazan. Trajneri i këtyre të fundit e ka mbrojtur publikisht atë pas incidenteve të Europianit, deklarata të cilat shihen si të përgjithshme dhe që mund të pasqyrojnë situatën reale në ambientin e klubit.

26-vjeçari e shikon kalimin në elitën italiane si një shans për të treguar veten. Te Cagliari kanë gati të plotësojnë dëshirat e lojtarit, duke marrë parasysh faktin se ekipi ka nevojë për dikë, i aftë të sigurojë gola. Në Serie A, ka mjaft yje kuqezi, të cilët luajnë prej vitesh aty.

Futbollisti i kombëtares, Daku ka luajtur më parë në Kosovës për Llapin e Ballkanin, në Shqipëri për Kukësin, ndërsa në Slloveni për Murën. Me interes të madh pritet të shihet cila do të jetë e ardhmja e tij, me verën që duket e nxehtë.

Tërmet i fortë në vendin fqinj, sa ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar 32 km lindje-verilindje të Symit, në Greqi.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter.

Ndërsa thellësia e regjistruar është 39.4 kilometra.

Sipas mediave greke, epiqendra e tërmetit është afër bregdetit turk dhe lëkundjet sizmike, janë ndjerë veçanërisht në ishullin Rodos.

Aferat në Bashkinë e Tiranës dhe goditjet e SPAK-ut, Erion Veliaj merr vendimin ekstrem

Kryebashkiaku Erion Veliaj, është një produkt mediatik, ndaj për shumëkënd ka qenë i çuditshëm fakti se sot ai ka marrë vendimin ekstrem për të mbyllur “Instagramin” e tij.

Llogaria e tij zyrtare në “Instagram”, me më shumë se 385 mijë ndjekës nuk shfaqet askund në rrjetin e njohur social, ku Veliaj ishte shumë aktiv duke zhvilluar propagandën e tij, për t’i hedhur hi syve publikut nga korrupsioni galopant që ka përfshirë Bashkinë e Tiranës.

Ende nuk dihet zyrtarisht se çfarë ka ndodhur me llogarinë e Veliajt në “Instagram”, por ky zhvillim vjen në kohën kur SPAK ka sekuestruar disa pasuri të ish-drejtorëve të Veliajt, mes tyre kompaninë “5D” dhe hotelin luksoz që po ndërtohej prej tyre në Durrës.

Kujtojmë se një punonjëse e kësaj kompanie, ka konfirmuar se pronar i hotelit është Erion Veliaj. Ndërkohë, një ditë më parë, kreu i opozitës, Sali Berisha denoncoi se SPAK ka firmosur urdhër-arresti për Veliajn dhe vëllain e tij, por më pas është tërhequr.

Kjo lëvizje e Veliajt, vjen pikërisht në një moment ku rrjetet sociale janë shndërruar dhe në “ushqim” për SPAK, për të hulumtuar e zhbiriluar rreth çështjeve në hetim.

Një ditë më parë doli nga burgu, kush është shqiptari që u plagos nga shkëmbimi me armë zjarri në Athinë

Një 22 vjeçar shqiptar i identifikuar si Dhjonisi Kapllani, ka mbetur i plagosur sot rreth orës 02.20 në rrugën “Dodekanisou 86” në lagjen Peristeri të Athinës.

Ka qenë një “Audi” Q2 me targa ZNZ-5931 që ka ndjekur automjetin tip “Smart”, ku udhëtonte si pasagjer shqiptari. Në momentin që të dyja mjetet kanë ndaluar, nga “Smart” zbret Dhjonisi Kapllani, ndaj të cilit është hapur zjarr nga brenda mjetit “Audi”.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur në kofshë 22-vjecari shqiptar. Pas kësaj të dyja mjetet janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur, duke lënë të plagosur Kapllanin.

Një autoambulancë ka transportuar në spital të plagosurin, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia. Aty janë gjetur 6 gëzhoja dhe 2 predha arme zjarri ndoshta të kalibrit 7.62 mm.

Dhjonisi Kapllani, rezulton se ditën e djeshme ka dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për organizatë kriminale dhe trafik droge. Gjithashtu, në vitin 2022 ai së bashku me persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri ndaj mjetit të një shtetasi grek për mosmarrëveshje personale.

Nga hetimet e deritanishme të policisë, dyshohet se personi që ka plagosur 22-vjecarin Dhjonisi Kapllani, është një grek 26-vjecar me mbiemrin Filanthropopoulos, i cili rezulton me precedentë penalë.

Ne 30 qershor 2021 është kapur bashkë me 3 shqiptarë të tjerë me 2 kg 30 gram kokainë, 5 kg 461 gram marijuanë dhe 31 gram cannabis.