ΡοΙicja b. υkυroshe shkαrkohet prej detγrës për shkαk të Këtyre Videoυe…

Një ish-oficere tërheqëse policie është shkarkuar nga detyra pasi shefat e saj zbuluan një seri videosh në rrjetet sociale që ajo postonte gjatë kohës së detyrës.

Modelja spanjolle u shkarkua pasi kishte postuar në rrjetin TikTok nje video ku shihej e a.rmatosur duke shkuar për reagim, në një grabitje të vërtetë të armatosur.

Ajo shihej në pamje duke mbajtur armën e saj e duke buzëqeshur ku nxitonin me makinë drejt vendit të grabitjes.

Yolanda Moll më parë bënte foto gjysmë të veshura për revista meshkujsh, para se të provonte karrierën në forcat e rendit.

40-vjecarja nga Esparreguera, pranë Barcelonës, adhuron të jetë në qendër të vëmendjes dhe ka marrë pjesë në një program spanjoll njohjesh të reja ku konkuruesit duhet të dalin pa rroba.

Ajo poston gjithashtu video të pazakonta në rrjetet sociale që i kishin hapur edhe më parë telashe me punëdhënësit.

Por shakaja e fundit me pistoletë në dorë dhe video të tjera për të tërhequr vëmendjen, duke kënduar ‘hip-hop’ me uniformën e policisë, i dhanë goditjen finale.

Në videon problematike ajo shihej me pistoletën në dorë në makinën e policisë, duke ulëritur: “Pengmarrje në supermarketin Mercadona, nuk dua të v.des”.

Duke folur më vonë për pamjet Yolanda tha: “Ishte një video që e kisha filmuar për vete por një koleg më bindi ta postoj, nuk ishte diçka serioze.

Unë plotësova detyrën time dhe shkova në skenën e krimit.

Nuk u futa në supermarket me kameran e celularit ndezur. Çfarë bëra para saj, është puna ime”. 

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 27 Qershor 2024

Dashi

Një ditë jo e mirë për të lindurit e kësaj shenje.Persona të rrezikshëm e hakmarrës ju vijnë përqark. Kujdes pasi mund të gjendeni përballë ndonjë historie të shpikur që mund t’ju bëjë mjaft keq. Këshilla për ju është të pastroni shoqërinë.

Demi

E ardhmja, dëshira për të ndryshuar shumë shpejt jetën tashmë është shumë pranë jush. Ajo që keni kërkuar prej kohësh më në fund do të realizohet. Të rejat do të lidhen me drejtimin e makinës.

Binjakët

Personat që janë në çift do të përfundojnë një periudhë dhe do të fillojnë një tjetër. Do të jetë pozitive nëse do të kuptoheni. Beqarët do të zhgënjehen nga personat që i duan shumë.

Gaforrja

Ëndrra juaj e vjetër më në fund do të realizohet. Do të kaloni një ditë me shumë fat. Në dashuri ka shumë mundësi që të shihni larg, qartë dhe me më shumë pjekuri. Dhe do të bënit mirë!

Luani

Mundësi për të realizuar projekte për një jetë çift: bashkëjetesa dhe martesa të mundshme. Për sa u përket anëve negative do të përjetoni vështirësi nga familja juaj.

Virgjëresha

Do të përfshiheni nga frika e të qëndruarit vetëm si pasojë e një ndarjeje të papritur dhe të madhe. Kjo gjë do të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj të përgjithshëm fizik dhe psikologjik.

Peshorja

Dita e sotme nuk do të jetë edhe aq e mirë për ju të shenjës së Peshores. Në dashuri do të dominojë xhelozia, grindjet, kundërshtitë. Ndërsa në punë nuk do të ndiheni të plotësuar.

Akrepi

Kjo do të jetë një periudhë e turbullt me dyshime dhe pasiguri. Nuk do të keni kohë të qetësoheni, për të mos u “futur” në gabime që mund të jenë fatale. Mundohuni të gjeni forcat e brendshme!

Shigjetari

Një dashuri komplekse dhe e ndërlikuar, e pafajshme dhe fatale për personat çift. Ndërsa beqarët do të kenë vështirësi në gjetjen e dashurive të reja dhe të personave me vlera.

Bricjapi

Çiftet mund të futen në krizë prej një mashkulli të keq dhe hakmarrës, mbase edhe nga ndonjë i afërm ose mik. Beqarët do të takojnë persona të rrezikshëm e të gabuar.

Ujori

Dashuria që po ndërtoni është plot me mashtrime, gënjeshtra nga lidhje të fshehta. Materializmi do të shkatërrojë ndjenjat. Beqarët duhet të tregojnë kujdes ndaj personave të rinj, sepse janë egoistë.

Peshqit

Një ditë jo e mirë kjo e sotmja. Një mik i ri do t’ju gënjejë ndaj kujdes. po ashtu ju duhet të tregoni kujdes edhe ndaj shoqërisë së vjetër. Do të shpenzoni pa arsye të rëndësishme shumë para, frenoheni veten. Mund të merrni lajme të këqija nga larg.

Tension te Belgjika pas ndeshjes. Trajneri zihet me kameramanin, De Bryjn me tifozët e vet

Kualifikimi në fazën me eliminim direkt të Euro 2024 për Belgjikën nuk ka qenë i qetë.

Skuadra e drejtuar nga Domeniko Tedesko kaloi me vështirësi e drithërima përballë Ukrainës me një barazim 0-0, duke rrezikuar seriozisht që të mbetej jashtë.

Tani atë e pret ndeshja me Francën, një tjetër lajm jo i mirë për belgët që nuk kanë shfaqur formën që pritej prej tyre në këto duele

Kjo bëri që menjëherë pas përfundimit të sfidës, në fushën e lojës të organizohej një “mbledhje” e improvizuar aty për aty.

De Bryjn i inatosur mori fjalën para shokëve të skuadrës dhe më pas ishte trajneri Domeniko Tedesko që u foli lojtarëve të vet.

Në këtë moment, një kameraman i UEFA-s po afrohej për të filmuar dhe Tedesko, i inatosur që po “përgjohej” fjalimi i tij, e shtyu tutje duke i kërkuar që të largohej.

Sikur të mos mjaftonte kjo, De Bryjn futi lojtarët në dhomat e zhveshjeve, ndërsa tifozët i pritnin poshtë tribunës.

Kjo bëri që në momentin kur spikeri i stadiumit lexoi emrin e kapitenit të Belgjikës si atë të përzgjedhur si “Lojtari më i Mirë“ i ndeshjes, ai të vërshëllehej masivisht nga tifozët e ekipit të tij.

Skandali me mjekët e “Onkologjikut”, Klodiana Lala zbërthen’ detajet: Autoritetet kanë pasur dijeni për çështje

E ftuar në një emision televiziv, Klodiana Lala ka deklaruar se pavarësisht asaj që u deklaruar sot, pra se ka pasur një hetim administrativ për këtë çështje, kjo nuk është e vërtetë.

Lala ka deklaruar gjithashtu se rreziku mbi kobaltin ishte real, pasi nëntë mjekë janë diagnostikuar me kancer.

“Kjo çështje është e ndarë në tre pjesë:

Pacientë t e prekur nuk kanë marrë shërbimin e duhur por janë drejtuar në klinikat private
Barnat që duhet të ishin ekskluzive të Onkologjikut shiteshin në farmaci të lidhura me mjekët dhe e treta burimi i kobaltit që është bërë si vatër rreziku për jetën e mjekëve dhe pacientëve.

Dua të ngre shqetësimin se autoritetet kanë pasur dijeni për çështje. Ministrja tha sot që ka pasur një hetim administrativ por nuk kam menduar se ka pasur një vullnet për këtë çështje.

Që në 2023 ka pasur një denoncim se mjekët i kishin dhënë gjysmë doza kimio terapi duke pretenduar se nuk ishin ilaçe të duhura dhe ajo nuk mund të merrte dozën ë duhej. Kjo duhet të mjaftonte që autoriteteve të shkundeshin dhe të niste audit.

Ka patur shumë denoncime ku pacientët pretendonin që disa ilaçe nuk i merrnin dot në shtetëror por në disa farmaci kundrejt pagesës që shkonte deri në 1500 euro flakoni.

Burimi i kobaltit është më shqetësuese. Një mjek radiolog ka ngritur zyrtarisht shqetësimin për rrezikun, disa mjekë, 9 prej tyre janë diagnostikuar me kancer për shkak të rrezatimit. Në dijeni kanë qenë të gjitha instancat”, u shpreh ajo.

E bujshme nga Spanja: Silvinjo nuk ka rinovuar, ka interes nga klube europiane. Pritet që në javët e ardhshme…

Euro 2024, ashtu siç pritej, nuk ka nxjerrë në vitrinë vetëm futbollistët e Kombëtares shqiptare, por edhe trajnerin Silvinjo.

Ky i fundit kërkonte një mundësi për t’u bërë përsëri faktor në skenën ndërkombëtare pas zhgënjimeve me Korinthians dhe Olimpik Lion, teksa ia dha këtë shans paraqitja që bënë kuqezinjtë në Gjermani.

Shumëkush pret rinovimin e Silvinjos, me presidentin Duka i cili prej kohësh ka nja akord verbal me të. Por sipas prestigjiozes spanjolle “AS”, nuk ka një firmë mes palëve.

“Në parim, braziliani do të vazhdonte deri në Botërorin e ardhshëm 2026, por realiteti është që në fund të muajit qershor, nuk ka firmosur ende asnjë kontratë të re dhe pasi është parë puna e tij e dukshme me “shqiponjat”, Silvinjo ka ngjallur interes te disa klube europiane”, shkruan “AS”, duke bërë të qartë se e ardhmja e trajnerit në stolin kuqezi mund të jetë në diskutim.

“Vetë Silvinjo u mundua të qetësonte disi tifozët pasi zbarkoi këtë të martë në Tiranë. ”Jam pjesë e projektit. Jam shumë i lumtur për këtë një vit e gjysmë që kam punuar këtu”. Por duket e qartë që në javët e ardhshme, do të vazhdojnë t’i vijnë oferta një trajneri, i cili ashtu si ekipi i tij, ka dalë plotësisht në pah gjatë këtij Europiani”, shkruhej në artikullin e të përditshmes spanjolle./PANORAMASPORT.AL

Thumanë-Kashar hapet për katër ditë, gati edhe sportelet ku do paguani për të kaluar në këtë aks

Aksi Thumanë-Kashar pritet të hapet për qarkullim në datën 30 qershor, e tashmë thuasje çdo gjë është drejt përfundimit, duke përfshirë edhe kabinat ku qytetarët do të duhet të paguajnë tarifën e kalimit.

Janë 21 kilometra rrugë që i kanë kushtuar xhepave të taksapaguesve shqiptarë mbi 220 milionë euro. E megjithatë do të duhe të paguani një tarifë për të kaluar, në pamundësi të një rruge alternative pa pagesë.

Për 21 kilometra rrugë, shqiptarët, por edhe të huajt që zgjedhin këtë rrugë për të udhëtuar, do të paguajnë jo më pak se 2.1 euro.

Autostrada do të ketë një shpejtësi maksimale të lejuar prej 130 kilometrash, dhe do të jetë plotësisht e mbyllur.

Person me rrezikshmëri të lartë/ E shkuara e “errët” e 35-vjeçarit shqiptar që vdiq në burgun grek

Detaje të reja janë zbarhdur një lidhje me 35-vjeçarin Alfons Ndoci, i cili ndërroi jetë sot në burgun e Koridhalos në Greqi.

Ndoci cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë, teksa ka qenë i dënuar për vrasje. Në vitin 2014 gjatë një grabitjeje në një dyqan në Elefsina vrau pronarin, të cilin e ekzekutoi me gjakftohtësi sepse thjesht guxoi t’i rezistonte gjatë grabitjes. Në vitin 2018 ai u arratis nga mjeti i transportit të të burgosurve së bashku me 3 të burgosur të tjerë. Ngjarja ndodhi në portin e Pireut, ku po kryhej transferimi i 11 të burgosurve nga Athina në Kretë. Pak ditë më pas ai ra sërish në prangat e policisë, pas një operacioni të forcave speciale greke.

Në qershor 2023 ai u arrestua së bashku me shtetasin Gerald Jaho, pasi janë kapur me 2 pistoleta, marijuanë, 16 mijë e 207 euro dhe kartëmonedha të tjera të shteteve të ndryshme, gjatë një ndjekjeje policore në Athinë. Ata ishin pikasur në një qendër tregtare nga biznesmeni Tonin Preka, i cili i kishte identifikuar si personat që i kishin grabitur 40 mijë euro në Mykonos. Policia mbërriti në vendngjarje dhe kreu një ndjekje episodike të tyre, ku Ndoci hipi në një automjet për të shpëtuar dhe përplasi disa mjete deri sa u kap. Ndaj Ndocit kishte ndërkohë urdhër arreste në fuqi për “grabitje në bashkëpunim” dhe dy dënime me në total 3 vjet burg për “armëmbajtje nga një i burgosur” dhe “vjedhje”.

Ndoci u vra sot pasnjë sherri me thika në në sektorin nr.4 të burgut, ku mbahen të dënuar për vepra të rënda penale. Paraprakisht bëhet fjalë për një përleshje të dhunshme mes të burgosurish shqiptarë, nga e cila mbeti i plagosur dhe Altin Vokrri 46 vjeç nga Gjakova e Kosovës.

Forca të shumta policore kanë mbërritur në burgun e Koridhalos për normalizimin e situatës ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Mario Mitaj mes 10-të mbrojtësve më të mirë në Euro 2024, ja renditja

Mario Mitaj ishte ndër tre lojtarët e Kombëtares që luajtën të gjitha minutat në tre ndeshjet e kuqezinjve në Euro 2024.

Me 270 minuta, Mitaj nuk shëtiti fanellën në fushë, por vendosi statistika të konsiderueshme.

Futbollisti 20-vjeçar i Kombëtares është i shtati në listën e mbrojtësve sa i takon rikuperimeve. Plot 15 topa ka rikuperuar djaloshi që luan si mbrojtës i majtë, duke bërë që interesi për të të rritet.

Juventus, Bologna dhe Lazio nuk do e kenë të lehtë të bindin Lokomotivën e Moskës, që duket se ka në gjirin e vet një talent të madh. Bastoni, Orban, Karniclik, Gvardiol, Pepe dhe Zaleuski kanë bërë më mirë se Mitaj, me djaloshin që deri tani lë pas Mittelstadt, Rudiger dhe Cancelo.

Pas skualifikimit nga Europiani, Strakosha pëson “humbje” edhe me të dashurën. Ja çfarë ka ndodhur

Portieri i kombëtares Thomas Strakosha ka spikatur këtë Europian në ekipin kuqezi me pritjet e tij herë pas herë vendimtare.

Por, ndryshe nga shumë futbollistë të Kombëtares që janë komentuar për mbështjetjet e partnerëve të tyre në shkallët e stadiumeve të Gjermanisë, Strakoshës i ka munguar kjo pjesë. Te paktën publikisht ai nuk e ka marrë këtë Europian “duartrokitjen” e partneres së tij, Esther Adjoa Asiedu.

Pas këtij (mos)veprimi të modeles, vihet re edhe një tjetër detaj shumë i rëndësishëm për çiftin. Dyshja ka fshirë fotot me njëri-tjetrin në profilet e tyre në Instagram.

Kujtojmw se katër vite më parë Thomas Strakosha bëri publike lidhjen me modelen Esther. Postimet e tyre krah njëri-tjetrit dhe dedikmet e dashurisë kanë qenë gjithmonë të pranishme, prandaj “zhdukja” e tyre papritur nuk mund të kalojë pa marrë vëmendje.

Gjithashtu nëpërmjet rrjeteve sociale, çifti na kishte zbuluar se lidhja e tyre e dashurisë ishte konsoliduar dhe ata janë prezantuar edhe me familjen e njëri-tjetrit. Nuk dihet nëse çifti po kalon një krizë në marrëdhnie apo ky vendim i tyri vjen për një tjetër arsye.

“Ashtu siç shtriheni, ashtu edhe do flini”, Mitsotakis për dënimin e Belerit: Lëvizjet e Shqipërisë s’e ndihmojnë në rrugën drejt BE

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë fjalës së tij në grupin parlamentar të Demokracisë së Re ka folur për zhvillimet e fundit në Shqipëri, të cilat lidhen me vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin e Fredi Belerit.

Mitsotakis theksoi se lëvizjet e fundit të Shqipërisë nuk e ndihmojnë atë në rrugën drejt integrimit europian dhe nuk e lehtësojnë procesin e anëtarësimit.

Sipas Mitsotakis, ‘ëndrra europine e Edi Ramës kalon përmes një proverbi të njohur grek: ashtu siç shtriheni ashtu edhe do flini’.

Kreu i qeverisë helene nuk la pa përmendur as Maqedoninë e Veriut. Sipas Mitsotakis, Shkupi nuk e nisi mirë, pasi ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe se i kanë bërë hesapet pa hanxhijtë”, përfundoi Mitsotakis.