Laboratori ku falsifikoheshin diploma dhe licenca, arrestohet ish-kandidati për deputet

Policia e Tiranës ka zbuluar një laborator që përdorej për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve të ndryshme, si dhe licencat profesionale.

Policia arrestoi 51-vjeçarin Abas Tafa, banues në Zall Bastar, ish-kandidat për deputet i Koalicionit EuroAtlantik të drejtuar nga Lulzim Basha.

Gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, në Zall-Bastar, shërbimet e Policisë zbuluan një ambìent të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master dhe licencave profesionale.

Laboratori ku falsifikoheshin diploma dhe licenca, arrestohet ish-kandidati

Nisin “sherret” brenda PS/ Socialistët “reagojne ndaj” Ballukut, Rama hidhet në mbrojtje, ja çfarë ndodhi

Asambleja e Partia Socialiste e Shqipërisë për qarkun Fier, e zhvilluar në ambientet e Teatri Bylis, është shoqëruar me tensione dhe debate të forta mes socialistëve dhe drejtuesve politikë.

Takimi zgjati rreth 90 minuta.

Në fokus të përpIasjeve ishte drejtuesja politike e qarkut, Belinda Balluku, e cila u përball me kritika të drejtpërdrejta nga anëtarë të thjeshtë të partisë.
Një prej tyre, punonjës i kompanisë Albpetrol, akuzoi Ballukun për largime nga puna të socialistëve dhe zëvendësimin e tyre me mbështetës të partive të tjera. Balluku i ka pohuar duke i thënë se: Ta them hapur para gjithë pjesëmarrësve këtu në asamble përse je larguar? Në këto momente ka ndërhyrë Rama duke pohuar që ti lën këto debate.

Debati u tensionua deri në atë pikë sa u desh ndërhyrja e Kryeministrit Rama, i cili kërkoi ndërprerjen e diskutimeve të ashpra, pohuan burime informacioni brenda kësaj asambleje.

Përplasje pati edhe nga përfaqësues të zonës së Cakranit, të cilët shprehën pakënaqësi për drejtimin e partisë, duke deklaruar se ‘nuk është më Partia Socialiste që ka qenë’, por një strukturë me interesa të ngushta.

Gjatë diskutimeve të hapura, atmosfera në Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë për qarkun Fier është tensionuar ndjeshëm.

Sipas burimeve brenda mbledhjes, një pjesë e mirë e sallës ishte mbushur me drejtues institucionesh dhe mbështetës të Ballukut të ardhur nga Tirana, deputetët e Fierit, ndërsa pak vend ishte rezervuar për socialistë e Fierit.

Takimi nisi në orën 17: 00 dhe përfundoi rreth orës 18:30 ndërkohë që ardhja e Ramës u shoqërua me masa të forta sigurie. Garda pastroi zonën përreth teatrit, duke larguar makina e qytetarë, si dhe kufizuan praninë e gazetarëve në afërsi të ambientit ku zhvillohej mbledhja.

Vdekja e Igli Gjocajt te “Orange Club”, adminitratori: Ishte mik me pronarin, erdhi të jepte mendim për lyerjen!

Administratori i lokalit ‘Orange club‘, Ermal Fataj i arrestuar lidhur me ngjarjen e 9 prillit, ku 33-vjeçari Igli Gjoca, humbi jetën gjatë punimeve në ambjentet e lokalit ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve.

Adminitratori u arrestùa nën akuzën e punësimit të paligjshëm të Gjocajt, por ka mohuar që ta ketë punësuar, duke deklaruar se i ndjeri ishte mik me pronarin.

Fataj ka deklaruar se 33-vjeçari ka shkuar në lokalin ‘Orange Club‘ pasditen e 9 prillit për të parë punimet që po kryheshin, nisur edhe nga miqësia që kishte me pronarin.

Sipas deklarimeve të tij, Igli Gjoca nuk ishte i punësuar, pasi ai punonte në servisin e tij, por kishte shkuar për të dhënë mendim për lyerjet dhe punimet që kryheshin në lokal.

Igli Gjoca ndërroi jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës së tij në lokalin në Sarandë. 33-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 12 Prill 2026

DASHI

Gjatë këtyre orëve të mesit të prillit, jeni më të menduar se zakonisht. Mos u nxitoni të veproni, por vëzhgoni, vlerësoni dhe më pas vendosni se çfarë të bëni. Sa i përket punës, mund të lindë një situatë që kërkon diplomaci në vend të forcës.

DEMI

Ju pret një ditë që do t’ju lejojë të rifitoni stabilitetin pas njëfarë pasigurie. Ndiheni më të sigurt dhe të gatshëm për të vazhduar atë që keni filluar. Sa i përket punës, është koha për t’u konsoliduar.

BINJAKËT

Mendja juaj vërshon, por nuk është konfuzion; përkundrazi… Po bashkoni ide, emocione dhe mundësi. Për sa i përket punës, mund të shihni një rrugë të ndryshme nga zakonisht. Në dashuri, përpiquni të mos jeni shumë të paqartë.

GAFORRJA

Kjo është një ditë emocionalisht intensive për shumë prej jush. Jeni më të ndjeshëm dhe e ndjeni gjithçka më fort. Për sa i përket punës, kini kujdes të mos e merrni gjithçka personalisht. Në dashuri, ekziston një mundësi e rëndësishme për sqarime.

LUANI

Ju keni një ndjenjë më të qetë, por më efektive të vetëbesimit. Nuk keni nevojë ta provoni, por thjesht të jeni. Lidhur me punën, kjo ju bën më të besueshëm.

VIRGJËRESHA

Kjo është një ditë e përkryer për të zgjidhur, sqaruar dhe organizuar gjërat. Ju jeni të kthjellët dhe të saktë. Në punë, po zgjidhni situata të ndërlikuara. Në dashuri, përpiquni të mos e teproni me analizat: lini vend edhe për zemrën tuaj.

PESHORJA

Shumë prej jush janë në një fazë ribalancimi. Po e kuptoni më mirë se çfarë doni dhe çfarë jo. Lidhur me punën, mund t’ju duhet të merrni një vendim. Në dashuri, një bisedë mund të sjellë qartësi.

AKREPI

Ju pret një ditë e ngjeshur, por shumë e qartë. Keni një kuptim të thellë që ju lejon të parashikoni ngjarjet. Puna: ky është një avantazh i madh.

SHIGJETARI

Ndjeni nevojën për të dalë nga rutina juaj. Jo domosdoshmërisht me ndryshime të mëdha, por edhe me gjeste të vogla e të ndryshme. Një ide interesante mund të lindë në punën tuaj. Në dashuri, ju kërkoni lehtësi, por edhe sinqeritet: nuk dëshironi më situata të paqarta.

BRICJAPI

Është një ditë reflektimi dhe reflektimi për shumë prej jush. Po bëni një bilanc të zgjedhjeve tuaja. Në punë, po vijnë rezultate të vogla që konfirmojnë progresin tuaj.

UJORI

Mendja juaj është plot me intuita. Jo të gjitha duhet të merren në konsideratë menjëherë, por disa janë vërtet interesante. Për sa i përket punës, një ide juaj e vetme mund të bëjë gjithë ndryshimin. Në dashuri, kini kujdes të mos jeni shumë të shkëputur.

PESHQIT

Një ditë delikate, por pjellore. Jeni më të vetëdijshëm për emocionet tuaja dhe kjo ju bën më të fortë. Lidhur me punën, një intuitë mund t’ju udhëheqë në drejtimin e duhur. Në dashuri, ka një ëmbëlsi më të pjekur.

E fundit! Arrestohet këngëtari shqiptar!

Reperi Betim Januzi i njohur si Buta është arrestuar diten e sotme nga policia e Kosovës në Ferizaj.

Ai dyshohet se e ka sulmuar një person me armë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.

“Ju njoftojmë se më datë 11.04.2026, rreth orës 20:25, kemi pranuar informacion për një rrahje në progres në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, afër “Eurogjigant”. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes është konstatuar se, përveç përleshjes fizike ndërmjet dy personave, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes, jo nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe tri gëzhoja. Një person është shoqëruar në stacion policor, ndërsa i dyshuari tjetër është identifikuar dhe ndodhet në kërkim policor. Lidhur me rastin, njësitë relevante policore, përfshirë Hetimet dhe Forenzikën të stacionit, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa njësi janë vënë në kërkim të dyshuarit. Për informata shtesë, do të njoftoheni me raport vijues”, ka bërë të ditur Policia.

Kujtojme se “Buta” në shtatorin e vitit të kaluar u arrestua pas një kontrolli të policisë. Ai ishte akuzuar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 11 shtator 2025 rreth orës 21:00, në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, Betim Januzi “Buta” ka mbajtur në posedim pa autorizim substancë narkotike të dyshuar si kokainë dhe marihuanë, me qëllim shitjeje apo shpërndarje.

Policia ka bërë të ditur se reperi Buta pas arrestimit është dërguar në Emergjencën e Ferizajt pas lëndimeve që ka marrë në një përleshje.

Policia ka bërë të ditur se Buta është lënduar në dorë.

“Të nderuar, Ju njoftojmë se rreth orës 22:05, kemi pranuar informacion për lokacionin e të dyshuarit B.J., i cili ka njoftuar se do të dorëzohet. Menjëherë është angazhuar njësiti policor, i cili në rrugën “Halim Spahija” në Ferizaj ka arrestuar të dyshuarin. Për shkak të lëndimeve në dorë dhe është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Irani paralajmëron: Anija amerikane do të sulmohet brenda 30 minutash nëse kalon nëpër Ngushticë

Irani i dha një paralajmërim një anijeje ushtarake amerikane se do të sulmohet brenda 30 minutash nëse kalon Ngushticën e Hormuzit, raporton televizioni shtetëror.

Anija u tërhoq pas paralajmërimit, tha një zyrtar i lartë ushtarak iranian.

Nuk është e qartë se çfarë veprimesh ndërmori anija ose ku ndodhet.

Axios më parë raportoi se disa anije të Marinës Amerikane kalùan ngushticën në një veprim që nuk ishte i koordinuar me Iranin.

Donald Trump duket se e konfirmoi këtë duke shtuar se ushtria amerikane kishte filluar të lironte ngushticën.

Megjithatë, Irani ka mohuar se ka kaluar ndonjë anije amerikane.

“Bie maska” e Mateos, rrjeti e fundos: Ja si po e manipulojnë garën nga India(Video)

Një skandal ka shpërthyer në rrjetet sociale orët e fundit, duke vënë në qendër të akuzave për mashtrim dhe manipulim menaxhuesit e llogarive të Mateos, njërit prej banorëve më të komentuar të “Big Brother VIP Albania”.

Ndërkohë që ai vazhdon garën e tij i izoluar brenda shtëpisë, jashtë saj duket se po përdoren skema të mirëfillta për të krijuar një imazh të rremë mbështetjeje masive.

Gjithçka është zbulùar nga një sfidë e hapur së fundmi në faqen zyrtare të BBVA-së, ku produksioni njoftonte: “Banori që do të marrë më tepër pëlqime, do të fitojë një çmim prej 2000 euro për t’u shpenzuar tek Enzo Attini”.

Por çfarë ndodhi me postimin dedikuar Mateos?

Ndërsa numri i “Like-ve” rritej me një shpejtësi marramendëse për ta pozicionuar atë si fitues të kësaj sfide, ndjekësit e vëmendshëm të spektaklit zbuluan menjëherë “sekretin”.

Një numër i jashtëzakonshëm dhe i pajustifikueshëm i këtyre pëlqimeve vinte nga llogari të rreme dhe profile nga India.

Ky manipulim i pastër ka nxjerrë zbuluar përdorimin e programeve të posaçme dhe blerjen e pëlqimeve për të rritur artificialisht influencën e tij dhe për të lënë përshtypjen te publiku se ai është më i preferuari.

Ky detaj flagrant nuk u ka shpëtuar ndjekësve të formatit, të cilët kanë nisur të publikojnë prova, regjistrime ekrani dhe “Screenshot-e” të llogarive indiane që mbështesin Mateon.

Kjo lëvizje nga ana e menaxherëve të tij po komentohet gjerësisht si një bumerang që po dëmton rëndë imazhin e banorit, duke zbehur besueshmërinë e votave reale.

Tashmë i gjithë rrjeti po pret reagimin e produksionit: A do të ketë një skualifikim të Mateos nga kjo lojë specifike pas provave të pakundërshtueshme të ndërhyrjes me “bots”?

https://www.tiktok.com/embed/v2/7627277623839739169?lang=en&referrer=https%3A%2F%2Fapkpro.online%2Fbie-maska-e-mateos-rrjeti-publikon-provat-ja-si-po-e-manipulojne-garen-nga-indiavideo%2F

”Çdo janar pensioni do të rritet”/ Rama u shpejgon pensionistëve skemën e re

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me pensionistët e Njësisë nr. 2 për rritjen ekonomike dhe politikat sociale, si dhe reformën e pensioneve me bonuset e përvitshme dhe rritjen që do të vijojë sipas kategorive për tu 5-fishuar deri me 2030-ën.

“E vetmja gjë që kemi bërë për vite të tëra ka qenë indeksimi i pensioneve, por kjo nuk është rritje në kuptimin e plotë të fjalës. Ajo që unë kam përsëritur në të gjitha rastet është se e vërteta na ka penguar në rritjen e pensioneve, sepse ekonomia nuk na mbështeste. Ashtu sikur kishim menduar, erdhi mòmenti që ekonomia na i mundësoi. Nga janari i këtij i viti që vjen do të merrni pensione më të larta. Çdo vit do merrni rritje të pensioneve. Ne ndërkohë kemi diskutuar për të tjera ndryshime që do të bëjmë në skemën e pensioneve, duke filluar që të krijojmë edhe një hapësirë tjetër për të gjithë ata që duhen të kursejnë më shumë. Edhe për pensionistët duan që të punojnë, edhe atje ka hapësirë. Kemi diskutuar edhe mbështetjen për invalidin, të cilët duan të trajtohen në mënyrë të barabartë. Do ta korrigjojmë.

Thelbi i këtyre që po them është ekonomia. Është ndryshimi domethënës i ekonomisë sonë që na i jep mundësinë. Lajmi i mirë sot është që i kemi këto mundësi. Kemi kaluar në një tjetër nivel“

Gjëja e parë që do mendojmë jeni ju, të tjerët vijnë pas. Dhe bashkë me ju edhe familjet në nevojë që janë në mbrojtjen ekonomike të qeverisë, për të cilat po përgatisim një skemë të re të bazuar te një kartë e shpenzimeve në bazë të shportës. Do të japim karta për artikujt bazë, jo për pijetore”, u shpreh Rama.

Rrjeti po cmendet/ Brikena kapet nga kamerat duke vjedhur sendet e Selinës?! (Video)

Një video që po qarkullon orët e fundit në rrjetet sociale po bën bujë të madhe mes ndjekësve të “Big Brother VIP Albania”.

Në qendër të vëmendjes është Brikena, e cila është kapur nga kamerat e shtëpisë në një moment mjaft të dyshimtë.

Siç shihet në pamje, Brikena shkon te dollapi ku Selin mban sendet e saj personale dhe fillon të kërkojë me vëmendje nëpër sirtarë.

Ajo duket se po merr diçka, edhe pse nuk dallohet qartë se çfarë. Ky veprim ka ngritur dyshime të forta te publiku, të cilët e akuzojnë atë për vjedhje të sendeve të Selinës.

Mbetet për t’u parë se si do të trajtohet kjo situatë në spektaklin e radhës dhe nëse Selina do të njoftohet për këtë ngjarje.

Ky incident mund të sjellë dinamika të reja dhe tensione të forta brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Video Player

Ndryshon rezultati! Ja kush shkon në finale në Big Brother VIP, do befasoheni

Gara për finalen në Big Brother VIP Albania po bëhet gjithnjë e më e fortë dhe rezultatet e fundit nga sondazhet tregojnë një përmbysje interesante në mbështetjen e publikut.

Pas votimeve të fundit në rrjete sociale, panorama ka ndryshuar ndjeshëm për disa prej banorëve kryesorë që janë në garë për një vend në finale.

Sipas rezultateve më të fundit:

Mateo rezulton më i fąvorizuari për të shkuar në finale, duke marrë 79 për qind vota pozitive, një rritje e ndjeshme krahasuar me më parë. Edhe Brikena vijon të mbetet një nga emrat më të fortë në këtë garë, me 73 për qind mbështetje nga publiku.

Ndërkohë, situata mbetet e paqartë për Shëndritin, ku votat janë të ndara në mënyrë të barabartë, 50 për qind pro dhe 50 për qind kundër, duke e bërë atë një nga rastet më të paparashikueshme.

Nga ana tjetër, Miri ka pësuar një rënie në mbështetje, me vetëm 45 për qind vota pozitive, ndërsa 55 për qind e publikut janë shprehur kundër shkuarjes së tij në finale. Edhe më i rrezikuari duket Rogerti, i cili ka vetëm 27 për qind mbështetje, ndërsa shumica prej 73 për qind janë kundër.

Bazuar në këtë ndryshim të rezultateve, aktualisht më të favorizuar për finalen duken Mateo dhe Brikena, ndërsa gara mbetet e hapur për vendet e tjera.

Megjithatë, këto janë vetëm rezultate sondazhesh dhe gjithçka pritet të konfirmohet gjatë spektaklit live, ku mund të ketë edhe surpriza të fundit.