Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 23 Qershor 2024

Dashi

Harroni problemet e së shkuarës me partnerin/en. Nëse shihni rrotull vetes do gjeni diçka më premtuese se ajo që ju është ofruar deri tani. Beqarët do jenë të qartë në kërkesat e tyre dhe nuk do hedhin hapa të nxituar. Financat mjaft problematike.

Demi

Jo fort e mirë kjo ditë. Një zënkë me njeriun e zemrës po ju shqetëson shumë. Mundohuni ta sqaroni sa më parë nëse doni që të çoni deri në fund atë që keni nisur dhe mos e shtyni për nesër. Beqarët nuk duhet të hedhin hapa të pamenduar. Kujdes me shpenzimet.

Binjakët

Një ditë jo fort e mrië. Ju do jeni të shqetësuar për të gjetur kohën që të qëndroni me miqtë tuaj dhe kohën për të qëndruar me personin e zemrës. Mundohuni të mos jeni të prerë në vendime, pasi njëra palë mund të lëndohet. Beqarët do realizojnë një takim të veçantë, i cili mund t’i sjellë ndryshime. Financat do jenë të qëndrueshme.

Gaforrja

Një ditë me humor të mirë dhe me dëshirë për intimitet sot ju të dashuruarit. Në fushën profesionale nuk do të jepni maksimumin, por kolegët tuaj do ju ndihmojnë. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm në takime dhe vendimet që do marrin. Financat duken të ekuilibruara.

Luani

KJoe sotmja do jetë ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje që do ta marrin gjithçka me alegri si në punë ashtu edhe në problemet familjare. Mos nënvlerësoni një propozim shumë të rëndësishëm nga partneri/ja sepse nuk ju ofrohet gjithmonë. Beqarët do kenë plot takime interesante, por nuk do vendosin dot për më shumë. Kujdes financat.

Virgjëresha

Sot do të zgjidhni një problem që kishte lindur prej kohësh me partnerin. Pas kësaj ju pret një mbrëmje e këndshme në shoqërinë e personit të zemrës. Beqarët më në fund mund të ndryshojnë statusin, pasi do ju rrahë zemra fort për një person. Ditë e keqe për financat.

Peshorja

Një ditë ku juve do të arrini të vlerësoheni për fantazinë dhe idetë tuaja. Në jetën afektive nuk duhet të kapeni pas një fjale të thënë nga partneri/ja pa ndonjë qëllim, por duhet të jeni më tolerant. Beqarët edhe pse do e pëlqejnë një person, nuk do jenë në gjendje t’i shprehin ndjenjat. Mbani nën kontroll shpenzimet.

Akrepi

Dita e sotme nuk është dita e duhur për të bërë hapa përpara në marrëdhënien në çift. Një dashuri e vjetër do kujtohet për ju, duhet ti thoni atë që mendoni për të në sy. Beqarët pavarësisht takime interesante nuk do e gjejnë dot personin që po kërkojnë. Financat do jenët ë ekuilibruara.

Shigjetari

Disa veprime tuaja sot do të sjellin pakënaqësi tek partneri/ja, por ju do të dini të dilni nga kjo situatë me kokën lart. Beqarët edhe sot nuk do arrijnë ta ndryshojnë statusin, por pritet që më vonë t’i paraqiten mjaft mundësi të mira. Kujdes me shpenzimet.

Bricjapi

Një ditë e mirë kjo e sotmja, e mbushur me simpati dhe entuziazëm ju të dashuruarit. Me këto cilësi do ta keni të lehtë t’i shpëtoni kritikave që do t’iu bëhen nga partneri/ja. Beqarët do refuzojnë takimet, nuk ndjehen ende gati për ndryshime. Në planin financiar situata do vijë duke u përmirësuar.

Ujori

Do të keni disa keqkuptime sidomos në jetën në çift, por do të mundoheni të vini humorin në plan të parë. Nuk duhet të kapeni pas çdo fjale që thonë të tjerët. Beqarët do kenë takime mbresëlënëse dhe shumë shpejt mund të nisin edhe lidhje afatgjatë. Financat në vështirësi.

Peshqit

Një ditë jo fort e mirë për të lindurit e kësaj shenje kjo e diel. Humori nuk do jetë i mirë dhe ju sot për gjithçka do thoni “jo”. Por, do pendoheni nga refuzimi i partneres/it. Ajo që këshillohet është që juve të mos keni frikë të shprehni ndjenjat. Beqarët duhet të tregohen të vëmendshëm në takime. Asnjë problem me financat.

E pazakontë / Boksieri humb sensin e realitetin nga grushtet, i sulet gjyqtarit (VIDEO)

Një skenë e pazakontë ka ndodhur gjatë një ndeshjeje boksi pa doreza, kur njëri nga dy boksierët dukej se e humbi plotësisht ndjenjën e realitetit dhe u hodh mbi gjyqtarin për ta rrahur sikur të ishte kundërshtari i tij.

Keith Richardson po përballej me Alberto Blas në një ndeshje të Kampionatit “Bare Knuckle Fighting” në Florida, një ndeshje që nuk zgjati shumë pasi Blas e mundi Richardson në raundin e parë, duke e bombarduar me një mori kombinimesh.

Në atë moment arbitri Sam Burgos ndërhyri për të shpallur “KO teknik” dhe përfundimin e ndeshjes, por ishte fillimi i kaosit total në ring.

Boksieri filloi të sulmonte gjyqtarin me një sërë grushtash pa treguar asnjë shenjë ndalimi. Nuk është e qartë nëse Richardson ishte me të vërtetë në një gjendje konfuzioni total për shkak të goditjeve të marra apo donte të hakmerrej për ndërprerjen e ndeshjes.

Ndqini pamjet:

“Shqipëria është 99% jashtë Europianit”, thotë Chiellini: Festoni për arritjen deri këtu

Shqipëria do të luajë kundër Spanjës në mbrëmjen e së hënës. Një ndeshje që do të vendosi për gjithçka sa i përket fatit të kuqezinjëve që në rast fitore, do të kalojnë më tej, ndërsa humbja vendos përfundimisht fatin e Shqipërisë.

Ndërkohë në rast barazimi, ka ende pak gjasa që Shqipëria të kalojë më tej, por pret shumë kombinime nga ekipet e tjera që janë thuajse të pamundura.

I ftuar në “Fox”, Chiellini është pyetur sa i përket shanseve të Shqipërisë për të kaluar më tej. Legjenda e Italisë foli prerë dhe tha se kuqezinjtë nuk kanë asnjë mundësi që të kualifikohen nga ky grup.

“Shqipëria është jashtë Europianit, 99 përqind. Unë nuk mendoj se Shqipëria mund Spanjën, por ata e meritojnë që ta shijojnë dhe të festojnë me tifozët për arritjen deri këtu”, tha Chiellini.

Zbulohet “mbretëresha” e Meriton Mjekiqit

Këngëtarja Melinda Ademi dhe Meriton Mjekiqi do të sjellin një këngë të re për fansat e tyre.

Dyshja kanë bashkuar forcat dhe me datën 26 qershor do të publikojnë këngën e tyre.

“Queen’’ do të quhet kënga që bëri bashkë dy nga artistët me të mirë të vendit.

Meritoni dhe Melinda, përveçse kolegë ata gëzojnë edhe një shoqëri mjaftë të mirë.

Sondazhi në shtetin fqinj: 80% e grekëve, mendim pozitiv për shqiptarët! 66% nuk u intereson çështja e Belerit

Një sondazh është realizuar në vendin fqinj, Greqinë, për perceptimin që ata kanë lidhur me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë aty.

Rezultatet janë domethënëse, pas më shumë se 30 vjetësh, duket se paragjykimet dhe diskriminimi ndaj shqiptarëve janë në nivelet minimale.

Sondazhi është realizuar nga Njësia për Hulumtimin e Tregut në Universitetin e Maqedonisë në bashkëpunim me think tank ELIAMEP në emër të Fondacionit Konrad Adenauer.

Sondazhi hulumtoi qëndrimet greke ndaj marrëdhënieve dypalëshe dhe pikëpamjet për shqiptarët që e kanë bërë Greqinë shtëpinë e tyre.

Sondazhi ka nxjerrë në dritë gjetje interesante, ku 78% e grekëve thonë se shqiptarët po japin një kontribut pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit të tyre.

Akoma më i lartë është numri i atyre (80%) që besojnë se fëmijët e emigrantëve shqiptarë që janë rritur në Greqi dhe kanë shkuar në shkollë atje janë plotësisht të integruar në shoqërinë greke.

Vetëm një në pesë grekë ka një opinion pozitiv për shtetin shqiptar, ndërsa 40% kanë pikëpamje negative. Sondazhi tregon gjithashtu opinione të dobëta për Maqedoninë e Veriut, me Bullgarinë dhe Serbinë që gëzojnë vlerësime më të larta.

Një rezultat intrigues i sondazhit është se një shumicë e konsiderueshme e të anketuarve grekë nuk e ndajnë këtë vlerësim negativ për çështjen e burgosjes së Fredi Belerit. Dy të tretat (66%) thonë se ka çështje më të rëndësishme në marrëdhëniet greko-shqiptare sesa rasti i kryebashkiakut të burgosur.

Pranoi se është në një lidhje, çfarë u thye mes Efit dhe Mozzik?

Pak para publikimit të këngës “Fatkeqësi” nga rap-artisti Mozzik, ky i fundit së bashku me Efi Dhedhes ishin në qendër të thashethemeve teksa u përfol për një lidhje të mundshme mes tyre deri sa u zbulua që Efi ishte pjesë e videoklipit të këngës.

Edhe pse fillimisht u duk që kishin një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin siç duket papritur diçka ndodhi mes tyre.

U bë kohë që Mozzik ndjek shumë pak persona në rrjete sociale, por Efi nuk është një prej tyre.

Mirëpo nga ana tjetër Efi e kishte rap-artistin në listën e “following” të saj por siç duket papritur vendosi që të mos e ndjekë më.

Po ashtu, para pak ditësh Mozzik publikoi albumin e ri ‘Mërgimstar”, në të cilin ka dy këngë edhe me Dafinën.

Dhe këtu Efi ia bëri “boom”, mbështeti vetëm Dafinën për projektin e ri!

Ajo jo vetëm nuk suportoi, publikisht, Mozzik për albumin siç ka bërë këto kohë, por ndau një foto të këngës duke i bërë tag vetëm Dafinës.

Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi, miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi

Danny B. dhe John J. nuk e kanë parë njëri-tjetrin për më shumë se 20 vjet. Miqtë e mirë u ndanë në fillim të mijëvjeçarit të ri ndërsa një ditë u ribashkuan në rrethana të papritura – në taksinë e Dannyt.

Domethënë, kur Danny pranoi udhëtarin, nuk i kishte shkuar kurrë në ndërmend se do të takonte dikë me të cilin kishte kaluar shumë kohë kur punonin në klubin e famshëm të natës “Phenomenon”.

Momenti kur ata kuptuan se e njihnin njëri-tjetrin u bë hit në TikTok (mbi tetë milionë shikime) dhe Reddit, aq sa qindra përdorues i kërkuan Dannyt të shfaqte një version më të gjatë të videos, gjë që ai e bëri.

Gjatë udhëtimit, të dy miqtë kujtuan kujtimet dhe miqtë e tyre të përbashkët, duke premtuar se do të takoheshin sërish.

Shpresoj që të mos i humbasim më kurrë kontaktet”, shkroi Danny, duke shtuar se sa të lumtur ishin ata të dy me komentet jashtëzakonisht pozitive, të cilat deri më tani kanë marrë afro 7000.

“Nuk mund ta besoj se videoja u bë virale dhe preku kaq shumë njerëz. Faleminderit të gjithëve për dashurinë”, ka falënderuar ai.

Ndryshe, Danny dhe John punonin në një klub të quajtur Phenomenon, i cili ishte një vend takimi popullor në Dallas. Ajo u vizitua nga muzikantë, sportistë, modele, aktorë.

Divorci i çiftit, gazetari i njohur bën deklaratën e fortë: Meta mund të ketë mësuar atë që Kryemadhi ka thënë brenda SPAK

Gazetari Ferdinand Dervishi është shprehur se SPAK është ‘çelësi’ për ndarjen e çiftit Meta-Kryemadhi. Komentet Dervishi i bëri në një emision televiziv, ku tha se kreu i PL-së, Ilir Meta, mund të ketë mësuar atë që Monika Kryemadhi ka thënë brenda zyrave të SPAK kur është marrë në pyetje.

“E lexoj në tre deklarata të ndryshme. Meta thotë që vendimin për t’u ndarë nga Monika e bëra pasi Monika foli në SPAK. Kemi Monikën që thotë ndahem me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK. Pra kemi qasje të ndryshme nga mënyra sesi shohim SPAK. Pastaj kemi Metën që thotë se SPAK është një institucion kriminal. I bërtet sallës.

Do t’i ketë gjithë mbështetësit e vetë në ato mendime, në të njëjtën linjë. T’u diktojë inatin apo urrejtjen që ai ka ndaj SPAK, duke i shpëtuar një fjalë pastaj që thotë ‘i them mbështetësve të mi që ai që ka mendim ndryshe për SPAK është baxhellë’. Është shumë e rëndë po ta lidhim pastaj me këtë vendimin që tha ‘e kam marrë pasi Monika foli në SPAK’. Pra diçka fshihet në këtë pjesë. Pastaj ajo u ndamë për parti, etj, janë motive për ta veshur duke mos thënë shkakun e vërtetë të gjërave.

Unë mendoj se diçka ka ndodhur me Monikën në SPAK. Pastaj ka edhe diçka tjetër, që Meta ka thënë se çështjet financiare të familjes i mban Monika. Kushedi se çfarë bëhet ne SPAK. Monika mund të ketë thënë në SPAK, unë skam qenë as në qeveri, asgjë. Nuk është çudi që ajo të ketë mbajtur këtë linjë për veten e vetë. Dhe nuk është çudi që ky njeri të ketë mësuar diçka. Aty brenda mund të jetë çelësi”, tha Dervishi.

“Shqipëria ka një ekip plot me cilësi”, legjenda e futbollit gjerman: Do e shqetësojnë edhe Spanjën, siç bënë me Italinë e Kroacinë

Jurgen Klinsmani e ka vlerësuar pozitive paraqitjet e Shqipërisë në EURO 2024. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “ESPN”-në, trajneri gjerman ka thënë se kuqezinjtë kanë një ekip plot me cilësi.

Pavarësisht se i mungojnë emrat e mëdhenj, sipas tij, Shqipëria është një ekip që mund të shqetësojë të tre kundërshtarët në grupin B.

“Ky është grupi i vdekjes, me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, dhe Shqipëria ka një ekip plot me cilësi. Shumica e lojtarëve luajnë në Serinë A, në Itali, dhe vërtetë që mund t’ju shqetësojnë. Këtë janë duke bërë.

Shqetësuan shumë Italinë dhe tani shqetësuan Kroacinë. Kështu do të bëjnë edhe në ndeshjen e fundit me Spanjën. Është një ekip i mirë. Nuk ka një emër të madh ose lojtarë me emra të mëdhenj, por kanë cilësi. Kështu që nuk u befasova shumë”, ka thënë Jurgen Klinsmani.

“Uragani” kuqezi zhvendoset në Dusseldorf, mbi 30 mijë shqiptarë në stadium kundër Spanjës

Kombëtarja ndodhet në Dortmund ku po përgatit duelin kundër Spanjës, sfidë që do luhet të hënën në orën 21:00 dhe është i fundit për Grupin B, 90 minutat që do vendosin shumë për fatet e tanëve në këtë event.

Kuqezinjve u duhen tri pikë, paçka se në tëtë duelet kundër Spanjës kemi po kaq humbje në fushë. Për këtë duel trajneri de la Fuente ka ideuar një rotacion te “Furia e Kuqe”, kjo pasi Spanja është e kualifikuar si e para e Grupit B pas dy fitoreve.

Në mbështetje te kuqezinjve në stadiumin e Dusseldorfit besohet se do jenë më shumë se 30 mijë shqiptarë, duke u dhënë zemër lojtarëve në fushë. Kundër Italisë në ndeshjen e parë ishin më shumë se 50 mijë tifozë të Shqipërisë, teksa pamjet e ultrasve kanë bërë bujë në Evropë.

Të hënën në 21:00 të gjithë shqiptarët do i kenë sytë në Dusseldorf, aty ku stadiumi me 49 mijë ulëse duket se do “pikturohet” kuqezi.