“Hummer”-i u përplas me “Smart-in”, identifikohen të plagosurit

Identifikohen dy drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në një aksident mesditën e sotme në rrugën Sarandë-Delvinë.

Ata janë Pëllumb Ahmeti, 28 vjeç dhe Birbil Islami, 42 vjeç.

Ahmeti ka qenë në drejtim të mjetit “Hummer” dhe Islami në drejtim të mjetit “Smart”.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur Islami dhe pasagjeri Vendim Tozo, të cilët po marrin ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, ndërkohë që 28-vjeçari Ahmeti është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë.

“A je normal?”/ Heidi-Gracianos: Μe ek sitoνe, nυk ρërmbahet Romeo: Unë këtu ti… (Video)

Debatet mes trekëndëshit Graciano, Romeo dhe Heidi vazhdojnë, ku balerini vazhdimisht tenton të nxjerrë nga vetja çiftin.

Një pjesë nga debati:
Graciano: Fillove në fillim me Alfion, pastaj fillove me Fatjonin

Romeo: Unë këtu ti më përmend emra, çfarë po bën more? A je normal ti? O gjigand.

Graciano: Ti mbyllja gojën kur thotë “më eksitove”, se po i thotë burrit të huaj. Në krahun tënd po më thotë mua “më eksitove”. Mua më vjen keq për ty.

Romeo: Mos të të vij fare keq, rri rehat.

Për më tepër ndiqni videon këtu

Po intervistonte live, gazetares i ndodh e papritura(Foto)

Nje moment i sikletshem ka qenë ky për një gazetare e cila mori një goditje nga një top futbolli gjatë një interviste për ndeshjen, por fatmirësisht nuk pati probleme.

Ajo që u vu re ishte reagimi i saj, i cili edhe pse dukshëm u vra edhe në fytyrë edhe në dorë, ajo vazhdoi punën e saj, duke intervistuar sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Trαgjike në Francë, 3 të rinj gjenden të mbγtur

Tre të rinj të moshës 19 deri 21 vjeç janë gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit në Caumont-sur-Durance, pranë Avignon.

Të rinjtë mësohet se udhëtonin me një makinë, e cila dyshohet se ka dalë nga rruga nga shpejtësia dhe ka përfunduar në një rezervuar.

Lajmi për zhdukjen e të rinjve u dha nga familjarët, teksa policia më tej ka nisur kërkimet, duke gjetur automjetin nën ujë. Edhe rrjetet sociale e ndihmuan policinë që të shkojë tek vendi i aksidentit të tmerrshëm.

(Balkanweb)

E rëndë/ Shembet një godinë banimi, të ρaktën 20 υiktima dhe 32 të zhdυkur

Njëzet persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese banimi në ndërtim në qytetin George,

në bregdetin e Afrikës së Jugut, ndërsa 32 të tjerë janë ende të zhdukur.

Në total, 29 persona u nxorën të gjallë nga rrënojat.

Që nga aksidenti, shkaqet e të cilit ende nuk dihen, ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë pa u lodhur për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja.

Shqiptari rreh klientin e lokalit dhe kafshon policin

Një shqiptar është vënë në pranga në Itali pasi është përfshirë në një sherr të ashpër me klientin e një lokali. Jo vetëm kaq pasi shqiptari ka vazhduar dhunën duke goditur dhe kafshuar oficerin e policisë.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, 12 maj, në një klub “Evergreen” në rrugën Vasco de Gama.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte në klub ndërsa fillon të debatojë me një person tjetër. Sherri ka agarvuar deri në dhunë fizike. Pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, shqiptari i ka goditur me shqelma dhe ka kafshuar një prej efektivëve.

Shqiptari është arrestuar për plagosje, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe refuzim për të dhënë informacion mbi identitetin.

Sot mbaron kontrata, ja mesazhi i Luizit për “Top Channel”

Ditën e sotme mbaron zyrtarisht kontrata 1-vjeçare e Luiz Ejllit me Top Channel, që kishte të gjitha të drejtat e imazhit të artistit i cili u shpall fitues i ‘Big Brother VIP’ vitin e kaluar.

Në një story në instagram, Luiz Ejlli falenderon Top Channel për bashkëpunimin 1-vjeçar, pak ditë pasi u bë një vit nga finalja e madhe e Big Brother Vip.

”Faleminderit për bashkëpunimin 1-vjeçar”- shkruan Luizi në postim.

Armik i Ervis Martinajt/ Policia greke: Roan Brahimi u vra për….

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Roan Brahimi më 9 maj në Athinë.

Policia greke ka dalë në përfundimin se 32-vjeçari, baba i një fëmije të mitur, u ekzekutua për larje hesapesh në Shqipëri, jo në shtetin fqinj. Ai njihej si armik i Ervis Martinajt.

32-vjeçari ishte i njohur për autoritetet shqiptare, pasi bënte pjesë në një grup kriminal dhe më parë ishte arrestuar për vjedhje.

Mediet greke shkruajnë se 32-vjeçari së fundmi kishte frikë për jetën dhe fshihej në Dubai. Ai ndodhej në Greqi për Pashkët.

Më herët u zbulua se Brahimi bënte jetë të dyfishtë. Ai kishte familje në Shqipëri dhe gjithashtu kishte grua e fëmijë në Greqi.

Partnerja e tij, Katerina Beqo, 37 vjeç, ndodhej me të në makinë në momentin e ekzekutimit.

Tragjedi në ndeshjen e shqiptarit, boksieri humb jetën në ring prej goditjeve të marra(VIDEO)

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj, nuk do të zhvillojë ndeshjen, pasi boksieri Sherifdin Laval, ka ndërruar jete, pas goditjeve të marra në duelin e parë. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku boksieri Sherifdin Laval, ka humbur jetën.

Ai nuk ka mundur t’u bëjë ballë goditjeve të marra dhe ka ndërruar jetë në ring. Laval, ishte ndër boksierët e parë që kishte për t’u ndeshur në spektaklin e Londrës, ku më vonë ishte i planifikuar edhe ndeshja e boksierit shqiptar Amarildo Bakaj.

Për shkak të kësaj tragjedie, është ndërprerë i gjithë eventi i boksit. Laval po përballej me rivalin Malam Varela dhe u rrëzua në raundin e dytë.

Atij iu dha ndihma e parë, por nuk arriti që të shpëtonte.

Aksident TRAGJIK me motor, humb jetën 40-vjeçari SHQIPTAR në Itali!

Një 40-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën të dielën në një aksident me motor, në “Fermo” të Italisë.

Ngjarja, sipas ANSA, ndodhi rreth orës 17:00, pak metra nga sheshi, Ostilio Ricci.

Dy shqiptarët udhëtonin me Scooter, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen.

Autoritetet nisën hetimet, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.