Tërmet në Dibër

Një lëkundje sizmike u regjistrua pak më parë me epiqendër në Dibër, raporton noa.al.

Në orën 22.23, sipas Institutit shqiptar të Gjeoshkencave u regjistrua një tërmet me magnitudë 2.5 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti u lokalizua në Xibër të Dibrës dhe kishte thellësi 5 kilometra.

Më herët vetëm një minutë më parë në 22.22 u regjistrua edhe një tërmet 2.4 ballë në Tiranë me epiqendër në Zallbastar.

A është ndαrë nga Graciano? Argjira puth një tjetër djaΙë në studion televizive (Video)

Lidhja e Argjirës me Gracianon duket se është duke kaluar një krizë, ndërsa vetë banori në Big Brother ka treguar se mes tyre ka një krisje, por nuk ka konfirmuar nëse janë ndarë apo jo.

Ditën e sotme në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, Argjira nuk ka pranuar që të komentojë për këtë temë, ndërsa ka zgjedhur të flasë për projektin e saj televiziv, “She’s on Top”.

Pasi u largua nga studio ajo puthi në faqe gazetarin Ervin Kurtin, duke thënë se do të shihen së shpejti në “She’s on Top”.

Lëkυndje tërmeti në Tiranë

Një tërmet i vogël është regjistruar rreth orës 22:22 në Tiranë.

Sipas informacioneve të para, tërmeti ka qenë i magnitudës 2.4 të shkallës Rihter, 13 kilometra larg Tiranës dhe në një thellësi prej 16 km.

Nuk ka raportime për dëme.

Sherr masiν tek “5 Maji” në Tiranë, ρërleshen disa ρersona (Video)

Një sherr masiv është regjistruar pak minuta më parë në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

Disa persona janë përleshur me njëri-tjetrin jashtë një lokali për arsye ende të paqarta.

Siç mund të shihet edhe në videon e publikuar nga JOQ, sherri ka degraduar deri në përplasje fizike.

Nuk dihen ende shkaqet e sherrit, apo cilët janë personat e përfshirë në konflikt.

Pritet një reagim nga ana e Policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

https://streamable.com/e/36hy0m?quality=highest

Çfarë u bë me rastin e Bleona Matës? Aida Shtino tregon ρengun me ναjzën e hυmbur

Moderatorja e mirënjohur Aida Shtino ka zbuluar më shumë detaje në një intervistë në një emision televiziv, në lidhje me karrierën e saj ku gjithashtu ka rrëfyer edhe më shumë për jetën e saj personale.

Edhe pse ka kohë që emisioni “Njerëz të humbur” nuk ekziston më në Shqipëri, Aida u shpreh se ende shumë njerëz e kontaktojnë atë për t’i ndihmuar të gjejnë të afërmit e tyre.

Vazhdojnë ende të më shkruajnë në rrjetet e mia sociale. Në email më shkruajnë për rastet që unë kam pasur që janë denoncuar në emision, por edhe raste të reja. Kurse kur takoj njerëz kështu në rrugë më thojnë ‘çfarë u bë me Bleonën’. Me të gjithë ato rastet që unë kam kërkuar.
Përsa i përket rastiti të Bleonës, është një nga ato raste që është përfolur për episode të shumta në emisionin e saj, por që nuk është gjendur ende.

Jo, fatkeqësisht. Nuk ka qenë vetëm Bleona. Ne kemi trajtuar rastet e shumë fëmijëve, të cilët janë zhdukur dhe ka qenë një nga ato le të themi, se njeriu ke fëmija nuk i duron dot, sepse kur njeriu zhduket për një aryse dhe është në një moshë madhore janë shumë faktorë që ndikojnë, por tek fëmijët…Dhe rasti i Bleonës ka qenë një nga rastet ku ne me të vërtetë jemi lodhur shumë edhe sot e kësaj dite vazhdon të mbetet enigmë.
Cila nga historitë që ka gjetur e ka bërën atë krenare për punën që ka bërë si moderatore dhe autore të këtij emisioni, ku gjatë 12 viteve kanë arritur të gjejnë plot 1200 persona?

Në fillim kur unë e kam nisur, nuk e kam menduar se do të merrte përmasa kaq të mëdha dhe ne do të ishim në rrugën e drejtë e do të gjenim njerëz të humbur, apo të zhdukur. Dhe unë që javën e parë, ne kemi arritur të gjejmë një person dhe ta kthejmë pas 11 vitesh. Ka qenë një histori që unë edhe tani që e kujtoj emocionohem, por më ka bërë të marr atë shenjën nga Zoti që të vazhdoj se jam në rrugën e drejtë. Unë se bëja dot vetëm pa patur një staf, sepse të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe stafi kemi qenë si një familje dhe kemi punuar me mish e me shpirt.

E trishtë, gjendet i νd*kυr aktori! Ja çfarë dyshojnë aυtoritetet…

Aktori veteran i filmit dhe televizionit filipinas, Ronaldo Valdez, ka vdekur në moshën 76-vjeçare, konfirmuan familja e tij dhe Distrikti i Policisë së qytetit Quezon (QCPD).

U mësua se të dielën pasdite, Valdez u gjet i rrëzuar në një karrige në rezidencën e tij në Quezon City me plagë me armë zjarri në tempujt e djathtë dhe të majtë nga shoferi i tij, Angelito Oclarit.

Sipas raportimeve, aktori mbante një pistoletë të kalibrit .45 Norinco me një karikator bosh në njërën dorë.

Edhe pse skena sugjeron vetëvrasje me armë zjarri, policia është ende duke hetuar ngjarjen përpara se të lëshojë një deklaratë zyrtare në lidhje me shkakun e vdekjes së Valdez.

“Aktualisht jemi duke kryer një hetim të plotë për të konstatuar shkakun e vdekjes së [Valdez],” shefi i QCPD BGen. Redrico Maranan tha në një deklaratë, sipas The Manila Times . “Ne e kuptojmë rëndësinë e kësaj çështjeje; prandaj, ne po punojmë me zell për të mbledhur të gjitha faktet dhe provat relevante. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje publikut që të përmbahet nga përfundimi dhe respektimi i kërkesës së familjes për t’u pikëlluar në mënyrë private.”

“Më censuruan!”- Ndërρreu garën në BBV, Jetmir Salaj akuza prodυksionit: Isha në një trysni ρsikologjike të tmerrshme! Nuk më lejuan të bëja lojën time

Jetmir Salaj, ka bërë reagimin e parë pasi ndërpreu garën e tij në “Big Brother VIP 3”, duke akuzuar produksionin se e kanë cencuruar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-banori shprehet se sipas tij, i është mohuar një e drejtë ekzistenciale, që ai të vendoste vetë se si do ta luante lojën në shtëpi.

Ndër të tjera ai thekson se vendosi të largoje nga loja, “nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme”.

“Të dashur miq, siç ju e patë edhe në Prime-n e kaluar, mua mu mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës, qoftë edhe të këtij formati, me rregulla dhe me rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si ta dojë ai.

Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme, vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i “Big Brother” është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër”, thotë ai.

Kujtojmë se gjatë spektaklit, një natë më parë, Jetmiri tha se ka vendosur që të mos largohet nga gara. Ai tha se do ta vijonte qëndrimin në shtëpi, por pa folur me banorët.

“Kam marrë një vendim të habitshëm, kam vendosur që këtë respekt që më është dhënë nga ju dhe publiku ta vazhdoj këtë rrugëtim, por pa folur me banorët”, tha ai.

Por, Vëllai i Madh nuk e pranoi vendimin me kusht të Jetmirit, kështu që ai ndryshoi mendje dhe vendosi të ndërpriste garën përfundimisht.

Në studio,ai tha se iu bë qyqi publik, por pa dhënë detaje se për çfarë e kishte fjalën.

“Të gjitha veprimet e mia kanë ardhur në proporcion të asaj që kam ndjerë. Kam protestuar në mënyrën time që ajo që bëhet nuk është e drejtë, preferova të largohen. M’u bë gjyq publik. E mira vendimin, falemindrit për mundësinë”, tha ai.

Ραjtohen Meritoni dhe Romeo, përqafohen dhe i kërkojnë faΙje njëri-tjetrit

Ditën e sotme duke realizuar emisionin e “TAR” Meritoni dhe Romeo të gjendur vetëm të dy duket se kanë reflektuar.

Ata kanë treguar se e kanë tepruar të dy dhe i kan? kërkuar falje njëri-tjetrit. Më tej ata janë ngritur e përqafuar duke treguar se kanë lenë hatërmbetjet.

Rikujtojmë se Meritoni dhe Romeo kanë qenë miq por brenda shtëpisë patën probleme të cilat kaluan në debate.

Meritoni: Ta përdorim për mirë, të jemi te qetë kur kemi bashkëbisedim e të mos mendojmë se tjetri e ka në mënyrë tendencioze.

Romeo pajtohet që brenda shtëpisë kanë reaguar ndryshe, duke marrë zjarr për një fjalë goje.

Meritoni: Të kërkoj ndjesë se ndoshta në momente të caktuara janë tejkaluar gjërat…

Romeo: E kemi tepruar dhe mendoj se kemi gabuar të dy… Por, këto janë situata që ndodhin në shtëpi e do të më vij keq që do t’i shoh kur të dal jashtë. Nga gabimet duhet të mësojmë të jemi të kujdesshëm e të kërkojmë falje. Por, presioni këtu brenda është shumë i lartë. Për shkak të tij, fjalën e fundit e thua të parën. Gjithmonë duhet të fitojë dashamirësia e jo loja ndaj njëri-tjetrit.

Të mendojmë për të ardhmen se çfarë ka ndodhur, ka ndodhur… nuk e ndryshojmë dot.

“Si ia bën ρa u shkrγdhur? Ke tre mυaj ρa bërë gjë”, Egla ngacmon Julin, ja si i ρërgjigjet ai!

Juli dhe Egla kanë pasur një bisedë mes tyre në “Big Brother Radio”, ku kanë folur për disa tema.

Ndërkohë biseda mes tyre nuk ka kaluar pa batuta dhe pa humor.

Pjesë nga biseda:

Egla: O Jul po si ia bën pa u shkrydhur tre muaj?

Juli: Katastrofë! Në jetën time nuk jam i pirur drejt këtyre gjërave

Egla: Nuk je shkrydhës?

Juli: Nuk jam ndonjë shkrydhës i madh, jam një shkrydhës normal, tradicional

Aksident i rëndë/ Ρërmbyset autobusi plot me pasagjerë, raportohet për 27 të Ιëndυar dhe 4 në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjermani, kur një autobus me 73 studentë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Mediat gjermane bëjnë me dije se autobusi po udhëtonte drejt Dortmundit.

Sipas policisë, në autobus ndodheshin kryesisht studentë (14-15 vjeç) nga Marburgu ( Hesse ) dhe disa persona shoqërues.

Grupi i turneut ishte rrugës për në Angli kur autobusi dykatësh doli papritur nga rruga pranë Olpes për arsye ende të panjohura dhe u përmbys.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 27 të rinj, katër prej tyre në gjendje të rëndë, të cilët janë dërguar në spital.

Lëndime të lehta ka pësuar edhe drejtuesi i autobusit, 54 vjeç Policia tha se për momentin nuk mund të jepet informacion për shkakun e aksidentit.