Άksident trαgjik në këtë vend/ Autobusi del nga rruga dhe shρërthen në flakë, hυmbin jetën 28 persona

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën Balochistan të Pakistanit në zonën e Ëasuk, ku 28 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur, pasi një autobus doli nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ëasuk, kur autobusi ishte duke udhëtuar nga Keta në Terbat.

Sipas të dhënave fillestare, autobusit i ka shpërthyer goma dhe për këtë arsye ai doli nga rruga dhe u përmbys, duke marrë më pas flakë.

Egla ka pëlqim ndaj Meritonit? Fituesja e “Big Brother” habit me deklaratën

Pas deklaratës së Ilnisës se Egla Ceno ka s*ksualizuar Meritonin, duke thënë se ka pëlqim ndaj tij, fituesja e “Big Brother Vip Albania 3”, e ka dhënë përgjigjen e saj në këtë “Post Big Brother”.

Ajo ka deklaruar se kjo nuk është e vërtetë, duke shtuar se është djalë i bukur dhe lum ajo që do ta marrë.

“Nuk e di se me çfarë syri është parë, por nuk ka shans. Është një djalë shumë simpatik, aty qoftë, për gruan që do e marri, por aty le të mbetet. Mendimi im është që është një djalë i bukur, simpatik, lum ajo që do e marri”, tha ai.

Me νeshje të zeza dhe kaρele, këta janë katër aυtorët e dyshυar të dhυnës ndaj aνokatit Sokol Mëngjesi (EMRAT-FOTO)

Personat që shihni në foto janë katër autorët e dyshuar të dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Voxnews.al ka siguruar emrat dhe fotografitë e tyre si dhe pamjet pak çaste pas sulmit brutal. Ata janë Dorian Alia, Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku.

Ata janë fotografuar duke vrapuar në një zonë tepër të populluar mëngjesin e sotëm në ish-Bllok, ku edhe ndodhi sulmi ndaj avokatit.

Autorët e dyshuar janë të veshur me rroba të zeza dhe në kokë kanë kapele, mesa duket në tentativë për të fshehur sado pak identitetin.

Aktualisht dy persona janë shoqëruar në polici, ndërsa njëri prej tyre është vëllai i një prej autorëve të dhunës.

Avokati Sokol Mëngjesi u qëllua me sende të forta nga tre persona, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe aktualisht ndodhet në intubim. Motivi i sulmit ndaj avokatit të Sali Berishës, Inceneratorit të Tiranës dhe mashtruesit turk Faruk Ozal, mbeten ende të paqarta.

Me veshje të zeza dhe kapele, këta janë katër  autorët

Autorët e dyshuar të dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

Ε fundit: Identifikohet njëri prej agresorëve që dhυnuan aνokatin Sokol Mëngjesi

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi këtë të mërkurë në Tiranë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur 3 persona, të cilët pas ngjarjes janë larguar me një makinë.

Në kamera duket se avokati i ka njohuar autorët pasi fillimisht komunikon me ta. Më pas ata e kanë qëlluar edhe me sende të forta. 

Policia falë këtyre pamjeve ka mundur të identifikojë njërin prej agresorëve si dhe mjetin e përdorur si dhe ka kryer kontrolle në banesën e tij.

Po punohet për identifikimin e dy të tjerëve.

“Një makinë më ndërpreu rrugën”- U αksidentua me fυrgon duke lënë tre pasagjerë të lënduar, arrestohet shoferi për dekΙαrime të rreme, videoja që e nxori zbuΙuar

Policia e Dibrës ka vënë në pranga shoferin të një furgoni për transport ndërqytetas të qytetarëve, i cili humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, duke lënë të lënduar 3 pasagjerë.

55-vjeçari Ajet Lila është arrestuar për deklarim të rremë për aksidentin në bypass-in e Rrugës së Arbrit, ku kishte thënë para oficerit se një automjet tjetër i kishte ndërprerë rrugën.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga policia, asnjë mjet tjetër nuk ndodhej në rrugë në momentin e aksidentit.

Policia njofton gjithashtu se mjëri nga të dëmtuarët vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të tjerët pasi kanë marrë shërbimin mjekësor, janë larguar në banesa.

Njoftimi:

Dibër

Dha deklarim të rremë për aksidentin rrugor që shkaktoi mesditën e djeshme, në bypass-in e Rrugës së Arbrit, vihet në pranga 55-vjeçari.

Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. L., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Mesditën e djeshme, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, furgoni që drejtonte 55-vjeçari (automjet për transport ndërqytetas të qytetarëve) ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët në këtë automjet. Njëri nga të dëmtuarët vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të tjerët pasi kanë marrë shërbimin mjekësor, janë larguar në banesa.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore dhe procedurale për aksidentin, shtetasi A. L. ka dhënë deklarim të rremë, se një automjet tjetër i kishte ndërprerë rrugën dhe ishte bërë shkak për këtë aksident.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

SHIKO VIDEON KËTU

Babai dhe xhaxhai dh* nojnë barbarisht të dαshυrin e ναjzës, 32-vjeçari ruhej me policë në sρitalin e Durrësit

Dy ditë më parë në spitalin e Durrës, ndodhi një ngjarje paprecedentë, ku tre persona rrahën një 32-vjeçar, i cili po ruhej nga policia.

Rreth orës 21.00 në urgjencën e Spitalit rajonal Durrës, tre persona kundërshtuan me forcë policinë dhe rrahën në mënyrë barbare të riun.

Policia e Durrësit arrestoi një ditë pas ngjarjes në orën 2:30 të mëngjesit babanë K.K 41 vjeç, xhaxhanë E. K. 37 vjeç dhe një person tjetër B. K. 37-vjeç, të tre lindur në Dibër, por banues në lagjen 13 Plazh Durrës.

I riu ka nga dhuna ka marrë plagë në kokë, qafë, fytyrë dhe krah.

I dhunuari ka deklaruar në polici, se ka një lidhje dashurore prej një viti me vajzën e familjes që e dhunuan, ai ka kërkuar që ta bëjë familjare lidhjen, por është kundërshtuar nga familja.

Ai ka deklaruar se ndodhej në spitalin e Durrësit në momentin që është dhunuar, pasi ishte ndaluar nga policia për konsumim alkooli dhe ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Sipas dëshmisë, ai ka marrë mesazhe kërcënuese nga babai i vajzës se do t’i vriste të dy.

“Unë mendoj se arsyeja që më kanë goditur ka qenë pasi shtetasi K. K. më ka pas kërcënuar që unë mos të dukem më në Durrës. Në një rast në bisedë telefonike, shtetasi K. K., më ka thënë të shkoj të marr vajzën dhe të zhdukem bashkë me të dhe mos të në shohë më në Shqipëri pasi në të kundërt më ka kërcënuar se do na vriste mua dhe vajzën e tij”, ka thënë i riu në dëshminë në polici.

Mbi tre personat rëndojnë veprat penale të “kundërshtimi i punonjësve të Policisë së rendit”, “plagosje e lehtë me dashje” dhe “prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

‘’PoIici serb më tha që Leo s’është në burg as në komisariate, mund të ketë νdekur’’, vëllai i 34-vjeçarit: Një çoban ka gjetur ρasaportën, telefonin dhe ca lekë

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, kanë folur familjarët e 34-vjeçarit nga Dibra, Leo Roci.

Nga Serbia në një lidhje direkte ka folur vëllai i Leo Rocit, Bledi.

Ai është shprehur se ndodhet në Serbi së bashku me nënën e tij për të marrë informacione se çfarë ndodhi me vëllain e tij. Ndonëse ende nuk kanë dinë se çfar1% ka ndodhur me 34-vjeçarin.

Bledi Roci thekson se duhet patjetër që ambasada shqiptare në Beograd ta ndihmojë, duhet të gjej taksistin me të cilin udhëtoi vëllai im por edhe çobanin që i gjeti sendet personale, u shpreh vëllai i Leo Rocit.

Gjithashtu tregon vështirësitë që së bashku me nënën e tij po kalojnë në Serbi.

Madje ai tregon se një efektiv serb i ka thënë që Leo nuk është as i arrestuar dhe as në burg, duke iu shprehur se mund edhe të ketë humbur jetën.

Vëllai i Leo Rocit, Bledi:

Jam i interesuar të di ça bëhet me vëllain.

Një polic na ka thënë që ky person mund edhe të ketë vdekur, nuk e di ku bazohet polici që ma tha këtë, ai më tha këtu djali nuk u kap.

Akoma nuk ka një përgjigje se ne nuk na pranuan të bënim denoncimin që ne komunikimin me vëllain e humbëm në shtetin Serb.

Unë e mami im kemi shkuar të bëjmë denoncim, mamit i kanë marrë pasaportë për 2-3 minuta e na thënë ikni se jua morëm denoncimin.

Nuk e njoh atë që udhëtoi me vëllain tim, nuk jam i sigurtë nëse ka kaluar apo jo por deri në pikën kufitare të serbisë me kroacinë ai ka qenë mirë unë kam folur me të.

Unë kam folur edhe me Ambasadën Shqiptare në Beograd ata më thanë ne kemi bërë kërkesa presim të marrim përgjigje.

Kam shkuar tek komisariati ku u dorëzuan sendet e vëllait.

Mendja nga nuk më shkon, por nuk kam informacione të sakta. Polici që kam takuar në komisariat më tha ai i arrestuar nuk është as në burg nuk është.

Sendet personale nuk mi kanë treguar se ku i kanë gjetur, janë gjetur 60 mijë lekë të vjetra, telefoni dhe pasaporta janë gjetur dhe janë dorëzuar në komisariat.

Unë nuk i mora sendet e tij sepse dua që shteti shqiptar e ambasada ti marrin dhe të hetojnë.

Nga Prishtina në Serbi ai është future nëpër dogana se nuk ka pasur probleme as me Serbinë e as me Kosovën, sa për atë taksistin unë dua ta kërkojë ta di kush ishte.

Këmbimi valutor! Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.4 lekë dhe do shitet me 93.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 100.3 lekë dhe do shitet me 100.1 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 100.9 lekë dhe do shitet me 100.2 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.6 lekë dhe do shitet me 118.5 lekë.

Aksident i frikshëm në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga dhe përfundon pranë lumit

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Rrugën e Arbrit tek Ura e Çerenecit. Një automjet tip “Golf” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në disa shkurre, shumë pranë një lumi.

Mësohet se mjeti drejtohej nga një grua e cila fatmirësisht ka arritur të dalë pa dëmtime serioze. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara, dhe një manovër e gabuar nga ana e shoferes. Pritet një njoftim nga policia për zbardhjen e plotë të rastit.

I FUNDIT/ Rrihet barbarisht avokati i Sali Berishës

Goditet me grushte dhe dorezë hekuri avokati i Sali Berishës dhe Inceneratorit të Tiranës, Sokol Mëngjesi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish- Bllokut në Tiranë në orën 08:50.

Avokati Mëngjesi është goditur nga tre persona të panjohur teksa ishte duke ecur në rrugë.

Aktualisht po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Policia njoftoi se “sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është normale“.