Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 29 Maj 2024

Dashi

Një ditë e mirë kjo e mërkurë për të lindurit e kësaj shenje. Planetet do të kenë ndikim pozitiv gjatë ditës, duke ju dhuruar gjallëri dhe energji. Kjo ditë do të jetë mjaft e mirë për të nisur edhe projektet tuaja që presin prej kohësh. Hëna ju sugjeron që të vlerësoni prioritetet tuaja dhe me shumë vëmendje.

Demi

Juve ndiheni disi të pasigurt në këtë ditë. Duhet të ndryshoni dhe të ndiheni të sigurt në vetvete. Ka ardhur momenti të planifikoni hapat tuaj të ardhshëm, ata që kanë vërtetë rëndësi. Në fushën e dashurisë, do të përfshiheni nga emocione të forta. Kujdes me financat.

Binjakët

Kjo e mërkurë do jetë e mbushur me dyshime dhe re të shumta përreth jush. Do jeni kaq konfuz sa që nuk do dini si të veproni. Do e shikoni çdo gjë nga një këndvështrim tjetër dhe pengesat dhe situatat nuk mund t’iu shqetësojnë më shumë se kaq.

Gaforrja

Një ditë relativisht e mirë kjo për të lindurit e kësaj shenje. Në qiellin tuaj gjithçka do të hapet. Planetet ju këshillojnë që të vlerësoni më mirë prioritetet dhe të përfundoni ato gjëra që nuk presin, ndonëse do ju duhet shumë përkushtim. Kujdes me shpenzimet.

Luani

Një ditë mjaft e mirë për të lindurit e shenjës së Luanit. Kjo ditë do ju dhurojë një dritë të veçantë. Yjet në bashkëpunim me planetet do ju ndihmojnë që të përballoni sa më lehtësisht çdo problem që mund t’iu dalë përpara. Do të ndiheni energjik.

Virgjëresha

Nuk do të ndjeheni fort mirë këtë ditë. Planetet sugjerojnë relaks pasi e mërkura juaj do jetë e mbushur me shqetësime. Shqetësimet me të cilat do të përballeni, do të komplikojnë sjelljen tuaj gjatë gjithë ditës. Por, gjithsesi situate do të ndryshojë shpejt.

Peshorja

Një ditë e mirë për Peshoret kjo e mërkurë. Do të jeni emblemë e harmonisë, në çdo pikëpamje. Këshillohet që të kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj dhe dita do të shkojë më së miri. Financat duken drejt përmirësimit.

Akrepi

Një ndër shenjat më me fat këtë ditë. Mund të themi se Akrepët do jenë të favorizuarit e kësaj dite. Planetët do jenë në anën tuaj dhe do ju japin mundësinë që të prisni çdo mundësi që do ju jepet. Do të arrini të realizoni synimet tuaja. Edhe financat duken mirë.

Shigjetari

Një ditë me angazhim kjo e mërkurë. Sot do t’i përkushtoheni prioriteteve tuaja. Do të ketë disa gjëra të cilat nuk do mund ti delegoni. Me kalimin e orëve do të relaksiheni, ndoshta në shoqërinë e partnerit apo të miqve tuaj më të dashur.

Bricjapi

Një ditë jo e mirë kjo e sotmja. Kundërshtitë e Neptunit me Saturnin do të bëhen bashkë, duke ju krijuar jo pak pengesa. Mundohuni të ruani durimin për të mos u ngatërruar mes vështirësive, të cilat zor se do i menaxhoni.

Ujori

Në sajë të ndikimit të Hënës do të fitoni disa siguri më shumë. Mundohuni të fitoni dashurinë e njerëzve tuaj të dashur, duke nxjerrë në pah vlerat që mund ti keni lënë në hije. Kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Një ditë disi e mërzitshme kjo e sotmja në disa aspekte. Lërini ndikimet e Hënës, që mos të ndikojnë tek ju. Bëni kujdes ndaj acarimeve të mundshme, tregohuni më të maturuar dhe më të dashur, në mënyrë që të mos rrezikoni. Gjërat do të zgjidhen. Kujdes me financat.

Ndërron jetë ish oficeri i Sigurimit disa ditë pasi rrëfeu krimin e shërbimeve greke!

Ka ndërruar jetë dje ish oficeri i Sigurimit Bujar Hoxha, i cili disa ditë më parë rrëfeu për emisionin Inside Story disa nga krimet e dyshuara të shërbimeve greke.

Prapaskena mëson se Hoxha ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër.

Paraprakisht nuk dihet nëse shërbimet jo miqësore kanë apo jo dorë në vdekjen e z. Hoxha, por denoncimi i tij në emesionin e Top Channel ishte shumë i fortë dhe për një krim konkret, vrasjen makabre të një agjenti shqiptar nga shërbimet greke.

Pjesë nga emisioni Inside Story i datës 22 maji 2024

Shërbimet Shqiptare, përballeshin me qasje agresive edhe nga fqinjët jugorë, Greqia, shtet i cili ndër shekuj nuk i ka fshehur qëllimet ekspansioniste në trevat shqiptare.

Greqia i përkiste një regjimi tjetër dhe absolutisht nuk kishin hequr dorë nga synimet e tyre për Shqipërinë e jugut për vorio epirin dokumentat e shumë tregojnë për ethshmërinë e zbulimit grek dhe jugosllav të cilët kanë kërkuar dhe janë vënë në shërbim të forcave të tjera siç ishin atë kohë si CIA apo shërbimi sekret anglez”, u shpreh Xhavit Shala, ekspert i sigurisë.

Fatkeqësisht, dekadat e para inteligjenca shqiptare nuk kishte thuajse asnjë të dhënë mbi veprimtarinë intensive të spiunazhit grek. Strukturat e Kundërzbulimit në Vlorë, nuk kishin pasur asnjë rezultat për të siguruar informacion për spiunazhin grek.

Përgjithësisht agresivitetin më të madh e kemi patur te jugosllavët por grekët kishin si specifik shërbimi më të ndryshme nga jugosllavi sepse kërkojnë shumë cilësinë. Nëse jugosllavi nuk pyeste për cilësi por kush ti dilte para e rekrutonte grekët janë një cikë më tekanjozë’, u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror.

Një togë me dosje e fashikuj spiunazhi të paezauruara për ndjekje operative gjendeshin mbi tryezën e punës. Pasi u analizuan një nga një të gjitha, do të kuptohej se ato nuk ishin materiale të denja për kundërzbulim. Por, kjo situatë do të ndryshonte shpejtë dhe do të niste një gjueti për spiunë grek.

Në 8 shtator të 1985 do të gjendej i ekzekutuar një nga agjentët kundërzbulues të Shërbmit Shqiptar, i njohur me pseudonimin “Arbri”. Trupi i tij u gjet nga një çoban në mes të ferrave, brenda një thesi, në gjendje thuajse të dekompozuar. Agjenti ishte ekzekutuar në mënyrë makabre. Sipas ekspertëve të asaj kohe, kjo ishte një vrasje tipike e shërbimeve greke, që eliminuan një prej agjentëve më të dalluar shqiptarë.

Me një kosë i kishin prerë kokën dhe e kishin futur në një thes dhe e kishin hedhur në një hon që të mos zbulohej. Ai u zbulua pas një jave kur filloi trupi të dekompozohej. Do të thoja këtë që zbulimi grek tregoi egërsinë e tij ndaj agjentëve që punonin për Sigurinë e Shtetit”, u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror.

Agjenti i ekzekutuar kishte hedhur një skicë të agjenturës greke në Shqipëri. Skicë që do ta çonte më tej agjenti tjetër me emrin “Zeusi”. Sigurimi Shtetëror i Vlorës kishte nisur procesin “Bregu” për zbulimin e agjentëve grekë.

Arritëm që të futemi në lojë me zbulim grek. Jo vetëm që zbuluam rezidenturën që shtrihej në dhjetar persona por veçuam si më të rrezikshëm grupin e famshëm intelektual”, u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror

Merr fund misteri / Ja pse Egla u fotografua jashtë shtëpisë së Big Brother! Jul Deda nuk përmbahet: Ty fitoren ta dha…

Një foto e Egla Cenos jashtë shtëpisë së Big Brother, bëri bujë të madhe gjatë kohës që gara vazhdonte.

Egla u fotografua në atë kohë në zonën e Komunës së Parisit, e shoqëruar nga disa persona, por duket se tashmë ka marrë fund misteri.

Egla është takuar me psikologen dhe ka kryer testet e nevojshme. Ajo ka qëndruar më pas e izoluar për 48 orë në “Dhomën e Bardhë”, moment që i dha shumë famë.

Pjesë nga debati në studion e post-Big Brother Vip 3:

Ledioni: Egla ka qenë në takimin me psikologen për të bërë analizat. Që ka ndodhur ditën e dielë, dhe më pas ka ndenjur 48 orë vetëm.

Meironi: Egla i kaloi disa teste psikologjike, ne jo.

Ledioni: Po por edhe ti e ke patur mundësinë e psikologut apo jo?

Meritoni: Po…

Egla: Mua më kanë çuar te zyra e psikologut të Big-ut dhe më kanë futur në “Dhomën e Bardhë”

Juli: Egla u skualifikua! Bëri bujë video e saj në Komunën e Parisit, se ne i kemi parë disa gjëra, dhe Egla rikthehet. T’a ka dhënë Big Brother-in ty ajo dhoma dhe thuaj faleminderit. Ti ke dalë dy herë e papreferuar. Jo majdanozi po ajo po kjo….

Europiani mund t’i ndryshojë karrierën, gjigantët e futbollit francez hedhin sytë nga Armando Broja

Euro 2024 do të jetë shansi i artë i Armando Brojës për të treguar se sa vlen. Jo vetëm për tifozët shqiptarë, por edhe për të gjithë klubet që po monitorojnë sulmuesin shqiptar, i cili do të largohet nga Çelsi gjatë kësaj vere.

Futbollisti nuk është në planet e klubit londinez dhe pas një huazimi zhgënjyes te Fullhemi në pjesën e dyët të këtij sezoni, atij i duhet lëvizja e duhur për të ringjallur karrierën e tij. Mundësia e artë do t’i vijë nga paraqitjet në Europian, ku çdo gjë pozitive do të rrisë vlerësimet për të në treg, në një moment kur ka ende disa skuadra të rëndësishme të interesuara për të.

Mediat britanike kanë raportuar për interes nga skuadra si Uest Hem, Ullvërhempton apo Ipsuiç, ndërsa së fundmi është përmendur edhe Borusia Dortmund. Por nga Franca vjen një hipotezë e bujshme për futbollin shqiptar. Nënkampionët e Francës, Monako, janë të gatshëm të bëjnë një lëvizje për të. Sipas “L’Equipe”, Broja është në majën e listës së dëshirave të klubit të principatës, pasi nga radhët e tyre do të largohet Uisam Ben Jeder.,

Për Brojën kjo do të ishte një mundësi e artë, duke marrë në konsideratë faktin se i nevojitet një klub ku do t’i jepet menjëherë besim si lojtari që do të udhëheqë vijën e sulmit.

Heidi Baçi tregon për problemin shëndetësor që po kalon, pasi u shfaq me syze në festën e “BBV3”

Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Heidi Baçi ishte mbrëmë pjesë e “After Party-t” të zhvilluar nga Top Channel, ku u shfaq me syze dielli.

Përveç kësaj Heidi nuk ka qenë aktive në rrjete sociale dhe as në intervista, për këto ish-banorja vetëm pak më parë ka postuar një video ku shpjegon gjithçka.

“E para ju falenderoj për suportin e vlerësoj, më vjen keq që nuk kam postuar po kam pasur disa probleme shëndetësore me syrin dhe prandaj mbaj syze dhe kam mbajtur syze dhe në party-n dje mund të jetë infeksion ose nga stresi se di po do kthehem së shpejti”, u shpreh ajo.

SHIKO VIDEON KËTU

https://www.instagram.com/reel/C7hGaHsNVJN/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fheidi-baci-tregon-per-problemin-shendetesor-qe-po-kalon-pasi-u-shfaq-me-syze-ne-festen-e-bbv3%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1231%2C%22ls%22%3A527%2C%22le%22%3A1213%7D

“Sara mungon sepse…”, Ledioni mbledh ish-banorët e Big Brother: Romeo nuk iu përgjigj ftesës, arsyet…

Të gjithë konkurrentët e Big Brother VIP 3 janë mbledhur këtë të martë në studion e spektaklit, me mungesë të dy prej tyre.

Ka qenë moderatori Ledion Liço ai që ka bërë me dije se Sara Gjordeni mungon për shkak se është shtatzënë, ndërsa i pranishëm nuk ka qenë as Romeo Veshaj.

Ledioni tha se Romeo “nuk iu përgjigj ftesës” për të shkuar në studio, ndërsa tha se “arsyet pse, nuk i dimë”.

E pranishme është edhe fituesja e edicionit të tretë, Egla Ceno, e cila ka pësuar një aksident mesa duket pas “after-party” dhe pa shqetësime serioze.

“Tani po e mbaj veten, po rezistoj, sapo të mbaroj do të shkoj për një check të kërbishtes por jam “ok””, tha Egla.

Ngjαrje e rëndë në vend/ 16-νjeçari goditet me thίkë

Një 16-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Sarandë.

Mësohet se i mituri u paraqit në urgjencën e spitalit të Sarandës me dy plagë thike.

16-vjeçari i identifikuar si P.Lapa, ka marrë dy plagë në gjoks dhe dorë.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur plagosja e të miturit, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2. Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të saj.

Teksa merr rreze dielli, Xhensilës i ndodh e papritura (Video)

Një incident u regjistrua në “Ferma VIP”.

Teksa merrte rreze dielli, së bashku me Ditean, personazhi më i ri në fermë, Xhensila, u rrëzua.

Situata e krijuar shkaktoi të qeshura mes dy fermereve, teksa Xhensila konfirmoi se nuk u lëndua, duke e kaluar këtë moment me sportivitet.

SHIKO VIDEON KËTU

https://www.instagram.com/reel/C7hKKj2Icaz/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fteksa-merr-rreze-dielli-xhensiles-i-ndodh-e-papritura-video%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A356%2C%22ls%22%3A210%2C%22le%22%3A259%7D

Vijon telenovela / Xhensila i “kthen kusurin” Besit? Këngëtarja shfaq linjat dhe merr komplimenta pafund: Askush s’mund të…

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media, por asnjëri nga palët nuk dha një deklaratë. Kësaj radhe ka qenë Besi i cili në një rrëfim të fundit në një program tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën.

Së fundmi Besi ka publikuar këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj. Ama teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ është nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të Besit momentalisht. Kënga është kuptuar nga fansat si dedikim për ish-parnteren e tij Xhensilën për shkak të ndarjes së tyre.

Kohëve të fundit për shkak të këngës së Besit, aludimeve për një lidhje tjetër të tij dhe shumë komenteve lidhur me ndarjen e tyre duket se Xhensila e ka një reagim. Me anë të një videoje të saj ka shkruar:

“Kujtoje gjithmonë, je një diamant, askush nuk mund të të thyejë”.

Babë e bir bëjnë për spital njëri-tjetrin në Lushnje

Dy persona babë e bir kanë përfunduar në spitalin e Lushnjës gjatë pasdites së kësaj të marte, pasi janë dëmtuar në një konflikt të ndodhur mes njëri-tjetrit.

39-vjeçari me inicialet N. P., ka shkuar në spital me plakë të shkaktuar me thikë nga babai i tij 59-vjeç me inicialet B. P. Gjithashtu ky i fundit është shoqëruar në spital, pasi nga konflikti ka marrë lëndime në pjesën e fytyrës.

“Lushnjë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.

Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi B. P., pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.