Nga masakra e Fushë Krujës ku u vra Brilant Martinaj te atentati ndaj Ylli Brahjas, kush është Roan Brahimi i vrarë sonte në Greqi

Roan Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në atentatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi. “Në Shënjestër” në News 24, zbuloi në dhjetor të vitit 2022 se policia ka ushtruar kontroll në banesën e Brahimit alias Sidorel Prendi, në fshatin Pllanë të Lezhës.

Në banesë, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi, i cili tha se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej djali i tij, të paktën prej një viti. Roan Brahimi është shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022. Por pse grupi hetues po investohej kaq shumë në emrin e Roan Brahimit, si një nga personat më të mundshëm të dyshuar për atentatin ndaj Ylli Brahjas dhe mikut të tij tashmë të ndjerë, Klisman Preçit. Sipas dokumentave sekrete të policisë, gjithçka thuhet se lind pas një konflikti që Roan Brahimi kishte me Ylli Brahjan. Ku ky i fundit, sipas dokumentave të prokurorisë, mendohet se e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar.

Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Rohan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare.  E gjitha kjo. për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Brahjan se “nuk ja falte kurrë atë që i kishte bërë”. Por a është ky motivi i vërtetë i atentatit ndaj Ylli Brahjas, mbrëmjen e 22 korrikut 2022, në qendër të Milotit.

Si ndodhi atentati?

Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por 108 plumba blindshpues arritën që u futen brenda mjetit. 28-vjeçari Preçi u qëllua i pari, në momentin që ka zbritur nga makina. Pas tij, Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat. Preçi humbi jetën ndërsa Ibrahimi mbijetoi. Para prokurorëve, Ibrahimi nuk ka dhënë asnjë detaj nga ngjarja e ndodhur.

Atentat mαfioz çiftit shqiptar në Greqi, υdes bυrri, grυαja dërgohet me υrgjencë në sρitaΙ

Një atentat mafioz ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Mesologjiu në Athinë.

Dy persona, burrë e grua u qëlluan me armë në automjetin e tyre.

Burri ka vdekur në vend, ndërsa gruaja e plagosur është dërguar në spital.

Burime policore thanë për gazetarin e TCH, Artur Bibe, se viktimat janë shqiptarë.

Sipas tij, ata u qëlluan nga një motoçikletë në të cilën ndodheshim dy persona të maskuar.

Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Skandali i minutës 104

Nga Malte Achilles – BILD

Ishte pika kulmore e dramës së Bajernit në Bernabeu.

Në kohën shtesë (90+13), de Ligt barazoi rezultatin 2-2. Por arbitri Marciniak (Poloni) nuk e jep golin. Pasoja: Reali fiton 2-1, Bajerni është jashtë.

Një top i gjatë nga Kimmich. Mendy në një duel ajror me Mazraoui. Müller e ndjek. Topi bie në këmbët e de Ligt, i cili shënon golin e supozuar të barazimit. Mirëpo, në momentin e gjuajtjes, Marciniak i ra bilbilit. Offside? Asistenti Listkiewicz ngriti flamurin. Në vend që ta lërë lojën të vazhdojë, arbitri i heq shansin Bajernit për të barazuar dhe për ta zgjatur ndeshjen. Çfarë skandali!

Protesta të egra nga Bajerni. De Ligt turret drejt Marciniak. Tuchel është gjithashtu jashtë kontrollit, duke bërtitur: “Jo jashtë loje!” Të tërbuar janë edhe ndihmësit dhe zëvendësuesit e tij. Müller ankohet si i çmendur.

Matthijs de Ligt: “Është e pabesueshme. Ne vendosëm rregullin që duhet të vazhdojë loja edhe nëse është jashtë loje. Unë nuk e kuptoj këtë. Ai kërkoi falje, por kjo nuk na ndihmon. Ky është ndryshimi. Nuk dua të them se Real Madridi e ka gjithmonë arbitrin me vete, por kjo e bën diferencën sot”.

Drejtori sportiv Max Eberl: “Shumë e çuditshme dhe e dyshimtë. Arbitri i fryu bilbilit përpara se de Ligt të gjuante, kështu që VAR nuk mund të ndërhyjë më. Arbitri tha se ishte gabim i tij. Ne nuk mund të blejmë mut nga kjo! Ne ishim të gjithë për një finale gjermane. Të gjithë përveç gjyqtarëve polakë!”

Trajneri Thomas Tuchel në DAZN: “Skena në fund është qershia mbi tortë. Kjo është një fatkeqësi absolute! Edhe goli i dytë i Realit e mbyll ndeshjen. Arbitri nuk ka pse t’i bjerë bilbilit. Kjo është një shkelje e rregullave.”

Ai më vonë u ankua në ZDF: “Kjo nuk ka kufi, është e turpshme!”

Michael Ballack: “Vijërojtësi duhet të presë me flamurin e tij. Së pari pret rastin dhe më pas ndërhyn. Nuk e di pse flamuri u ngrit kaq herët. Nëse ngrihet, arbitri duhet t’i fryjë bilbilit. Pra, ne mund ta fajësojmë atë vetëm për gjysmën. Një vendim absolutisht i gabuar!”

Eksperti i arbitrimit në BILD, Thorsten Kinhöfer: “Një gabim i pafalshëm në një gjysmëfinale të Champions League! Jo vetëm nga arbitri, por sidomos nga asistenti. Ai në fakt është i udhëzuar të presë dhe të shohë. Ai duhej të priste.”

Eksperti i arbitrave të ZDF-së, Manuel Gräfe: “Gabime të qarta nga ekipi i arbitrave: Së pari, ndihmësi duhej të priste me flamurin. Dhe edhe kur ngrihet flamuri, arbitri i bie bilbilit.”

Ai nuk e bëri këtë – dhe Bajerni u habit dhe u tërbua me të drejtë…

“Mos ma lër “seen” të lutem!”, “Romeo më lër rehat”, shoku i Eriolës publikon “mesazhet”

Pak ditë më parë, Graciano Tagani deklaroi se Romeo Veshaj i ka shkruar një mesazh Erjola Doçit jashtë “Big Brother VIP3”, megjithëse një gjë e tillë është mohuar nga dyshja.

Ditë e sotme miku i moderatores, Ronaldo Sharka ka postuar në “Instastory” një bisede të sajuar mes dy banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në bisedën e sajuar në rrjetet sociale, aktori ka flirtuar me Erjolën duke e ftuar atë për kafe, megjithëse kjo e fundit nuk ka pranuar që të dalë me të, duke ia lënë seen fillimisht.

Teksa duket qartë që aktori ka insistuar që të takohet me moderatoren, Erjola ka nxjerrë pretekste të ndryshme për mos ta takuar.

Biseda:

Romeo: Erjola unë sa zbrita nga urbani i Kasharit. Do pimë një kafe apo je me atë shoqen, Ronaldon?

Mos ma lër seen të lutem, erdha deri këtu, shkëputu pak.

Erjola: O Romeo më lër rehat se nuk jam në terezi

Romeo: Po as për një kafe nuk ke kohë?

Erjola: S’kam kohë, do takoj Gracianon. Po deshe dil me Ronaldon se ai të ka fiksim

“Mos ma lër "seen" të lutem!", "Romeo

VIDEO/ Dalin PAMJET e fundit të Alma Arrazit me tre fëmijët ndjekin për dore

Këto janë momentet e fundit të jetës së 39-vjeçares Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të mitur. Pamjet filmike janë regjistruar vetëm pak minuta para se nëna e tre fëmijëve të prodhonte një nga ngjarjet me të rëndë të rregjistruara në kriminalistikën shqiptare.

Në videon e publikuar nga Ora News, një tablo e qartë dhe një qetësi olimpike që ka pasur nëna dhe tre fëmijët e mitur.

Siç shihet dhe në pamjet filmike Alma Arrazi del nga amabjentet e një lokali që ndodhet tek Hyrja e Parkut të Biçikletave. Ora shënon 20:10 dhe Alma është në shoqërinë e tre fëmijëve të saj dhe kunatës, e cila ndodhet edhe ajo me një fëmijë të mitur.

Alma përshëndetet me kunatën, kap për dore djalin e vogël, vajzën dhe nga pas e ndjek fëmija i tretë, vajza e madhe.

Ndërsa kunata e Almës, për një moment qëndron në mes të shëtitores se biçikletave, flet me dikë në telefon duke shkruar dhe më pas kap vajzën për dore dhe largohet në drejtim të kundërt, duke dalë nga rrezja e monitorimit të kamerave.

Ndërsa në videon e dytë, rreth orës 20:21 Alma Arrazi shfaqet në trotuar së bashku me fëmijët e saj, rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër.

Ky besohet se është moment që Alma Arrazi ka parë bashkëshortin e saj në makinë me të dashurën e tij.

Pikërisht kur ka shkuar mbi urrën e Bunës, Alma Arrazi, ka marë tre fëmijët e saj dhe i ka hedhur në lumin Buna dhe më pas është hedhur vetë.

Për këtë ngjarje të rëndë policia dhe prokuroria e Tiranës kanë arrestuar bashkëshortin e Alma Arrazit, shtetasin Erdgys Arrazi, i cili është mbyllur në burg për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes” dhe “Dhunës në familje”.

Ishte një peshkatar i zonës që fillimisht gjeti trupin e njërës prej fajzave duke njoftuar policinë. Pas mobilizimit të policisë, më pas u gjendën dhe tre trupat e tjerë të mbytur.

Ngjarja tronditi opinionin publik duke sjellë dhe një reagim qytetar në Shkodër, ku prindër, nxënës dhe qytetarë të Shkodrës kryen homazhe pikërisht në Urrën e Bunës, aty ku Alma Arrazi id ha fund jetës së bashku me tre fëmijët e saj të mitur.

SHIKO VIDEON KËTU

‘Më ρërρΙasi disa herë kokën’, këngëtarja e NJOHUR shqiptare d enoncon bashkëshortin për d hύnë!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kosovë, ku këngëtarja Teuta Selimi thuhet se është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vëllai i saj.

“Sinjali” shkruan se herët mëngjesin e së mërkurës këngëtarja ka kontaktuar policinë dhe ka raportuar se është dhunuar nga bashkëshorti i saj, Patrik Neziri.

Teuta Selimi dhe bashkëshorti i saj kanë pasur një konflikt me fjalë, që më pas ka degraduar në përdorimin e dhunës. Neziri e ka goditur këngëtaren disa herë në kokë, duke i shkaktuar disa plagë.

Policia menjëherë është vënë në lëvizje, por që prokuroria nuk ka lëshuar ende një urdhër-arrest për bashkëshortin e Teutës që dyshohet për “dhunë në familje”.

Por duket se Teuta Selimi nuk do të ishte vetëm viktimë e dhunës nga bashkëshorti i saj, por edhe nga vëllai i saj. Mediat e Kosovës raportojnë se pas mesnate këngëtarja ka kërkuar ndihmë nga policia, ku këtë herë ka thënë se është dhunuar nga vëllai, Agron Selimi.

Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht për shkak të një debati lidhur me rastin e denoncimit që kishte bërë për bashkëshortin.

Menjëherë është arrestuar vëllai i këngëtares, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë për akuzën “dhunë në familje”.

Përplasja e Eglës me Jul Dedën, reagon ashpër Ilnisa dhe bën deklaratën e pazakontë ndaj aktores

Mbrëmë situatë në ‘Big Brother VIP Albania’ ka agravuar mes Eglës, Julit dhe Mritonit.

Përmes një debati të ashpër Egla shprehet se nuk mund të duron më duhet t’i denoncoj në polici.

Andaj Ilisa ka reaguar duke ripostuar një ‘story’ ku shkruante se “Karma e fëmijëve qe ke përmend aty, e do i mësoje Anaisit pozicionin më të mirë në se*s, vajza e Julit si dritë, vajza e Jetmirit, nena dhe motra Meritonit qe ste kanë faj po të kthehen mbrapsht”.

Kujtojmë se Ilnisa ka përkrahë fuqishem Meritoin gjatë qëndrimit të tij në ‘BBVA’.

Egla i përmendi vajzën Julit në BBV, reagon ashpër Ilir Shaqiri: Injoranca dhe psikopatia nuk paska të ngopur këtë vit

Debati mes Jul Dedës dhe Egla Cenos mbrëmjen e djeshme, ku kjo e fundit i përmendi vajzën aktorit, ka nxiturr komente të shumtë në rrjet.

Këtë situatë e ka komentuar edhe fituesi i sezonit të parë të Big Brother VIP, Ilir Shaqiri.

Ai ka shprehur mbështetjen për Julin, teksa shkruan:

“Turpi, p*rdhunimi verbal, viktimizimi, injoranca, bullizimi, përndjekja dhe psikopatia nuk paskan të ngopur këtë vit.#fëmijëtnukpreken”.

Erjola dhe Romeo fshehin një fIirt? Postimi në Instagramin e moderatores i hedh benzinë zjàrrit

Gjatë ‘prime-it’ të së martës në “Big Brother VIP 3”, një deklaratë bombë e lëshuar nga Graciano se mes Romeos dhe Erjolës ka një pëlqim tronditi mbarë opnionin publik si dhe raportin e Romeos me Heidin. Ai madje ka zbuluar se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar Erjolës në rrjetet sociale, por kjo e fundit nuk i ka kthyer përgjigje duke ia lënë ‘seen’.

Erjola ka qenë e vendosur të hedhë poshtë çdo deklaratë të Gracianos, madje ajo tentoi të largohej përfundimisht edhe nga shtëpia për shkak të situatës së ngarkuar. Ndërkohë që një pjesë e mirë e publikut ka përkrahur Erjolën në këtë situatë, ka patur dhe shumë të tjerë që besojnë se mes dy banorëve ka një kimi.

Pavarësisht se brenda shtëpisë Erjola preferon të qëndrojë sa më larg kësaj situate, jashtë shtëpisë, pikërisht në rrjetet e saj sociale, gjërat duken ndryshe. Personi që menaxhoni Instagramin e saj, ka bërë një postim, ku në sfond ka vendosur bashkëpunimin e Romeo Veshajt dhe Ledri Vulës, “E keni dit”.
Shumë komentues kanë shkruar se vendosja e kësaj kënge në sfond është tendencioze dhe e turpshme. Disa përdorues të rrjeteve sociale aludojnë se është gazetari i njohur, njëkohësisht edhe miku i Erjolës, Ronaldo Sharka, ai që menaxhon Instagramin e saj tani që ajo gjendet brenda shtëpisë dhe që ka dashur ‘t’i hedhë benzinë zjarrit’.

https://www.instagram.com/reel/C6rbyvvtmGG/?igsh=anQ5MzRkNjNkM3Bt

A u hodhën nga ura? Prokuroria dyshime mbi mënyrën e vetëvrasjes së Alma Arrazit dhe tre fëmijëve, ja detaji që çoi në pistën e re të hetimit

Alibia se Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë hedhur nga ura e vjetër apo ura e re e Bunës duke i dhënë fund jetës për momentin bie poshtë për policinë dhe prokurorinë e Shkodrës sepse dyshohet se vendi i vetëvrasjes është poshtë urës dhe jo mbi urë.

Kjo pasi një kukull e dyshuar se ishte e njërës prej vajzave të Alma Arrazit e cila mendohet se mbyti tre fëmijët e saj dhe u vetëvra në ujërat e lumit Buna zbuloi vendin se ku 39 vjeçarja mund të ketë kryer aktin e rëndë.

Policia vendore e Shkodrës gjeti poshtë urës së re të Bunës kukullën e cila dyshohet se i përkiste njërës prej dy vajzave të mbytura. Në fund të urës së re Bunës, në këmbët poshtë kësaj ure, në një vend me zhavor dhe pemë e shkurre efektivët gjetën kukullën e cila është sekuestruar nga prokuroria dhe është çuar për t’i bërë AND-në nëse ka apo jo lidhje me njërin prej tre fëmijëve të mbytur të Alma Arrazit. Kukulla e gjetur në breg poshtë urës, bëri që forcat RENEA nga fshati Darragjat ku u gjet vajza 9 vjeçe të përqëndrojnë kërkimet e tyre në këtë vijë ujore të lumit.

Vetëm pak metra më tutje, tek pinarët u gjet trupi i pajetë i vajzës 8 vjeçare. Jo shumë larg nga pinarët, në një largësi prej afro 2-3 kilometër në afërsi të Oblikës në Anën e Malit u gjet edhe trupi i djalit 4 vjeçar dhe rreth 35 kilometër nga aty përballë fshatit Pentar në ujërat që i përkasin Malit të Zi u gjet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit.

Pista se Alma Arrazi mund të jetë hedhur nga ura e vjetër apo ura e re e Bunës për momentin për policinë dhe prokurorinë ka rënë poshtë kjo për shkak të kukullës të gjetur në breg të Bunës poshtë urës së re. Ajo që dyshohet është se Alma Arrazi pasi ka konsumuar kafen me kunatën e saj ka kaluar në këmbë në urën e vjetër të Bunës dhe ka vijuar po në këmbë në drejtim të urës së re të Bunës dhe është ulur po në këmbë në fund të kësaj ure në një terren që nuk është shumë i lehtë për t’u zbritur dhe prej aty pasi ka mbërritur në breg dyshohet se kreu edhe aktin e rëndë duke u mbytur bashkë me tre fëmijët e saj, ngjarje e cila mendohet të ketë ndodhur rreth orës 22:00 të 2 prillit.

Në afërsi të vendit ku është gjetur kukulla erdhi edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili bëri edhe një deklaratë duke dhënë lajmin e gjetjes së trupit të dytë. Deri më tani nuk ka asnjë dëshmitar që ka parë 39-vjeçaren dhe 3 fëmijët duke ecur në urë apo edhe duke u ulur poshtë urës së re të Bunës apo edhe momentin kur i dha fund jetës së saj dhe fëmijëve.

Po ashtu të paktën deri më tani nuk ka asnjë dëshmitar që mund ta ketë parë Alma Arrazin duke u hedhur në ujë bashkë me fëmijët e saj si dhe nuk ka asnjë dëshmitar që të ketë dëgjuar zhurma apo të bërtitura fëmijësh. Tashmë pritet që ekspertiza të kthejë përgjigjen e AND-së nëse kukulla i përket njërit prej fëmijëve të Alma Arrazit.

Prokuroria dhe policia vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje për të cilën është i ndaluar Erdgys Arrazi, bashkëshorti i 39 vjeçares për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes” si rrjedhojë e dhunës në familje, akuza të cilat vetë ai dhe i vëllai i tij i kanë mohuar ndryshe nga motra e Almës e cila e ka akuzuar për dhunë në familje dhe tradhti.