U fiΙmua dυke dh* nυαr të ë mën në Tiranë/ Arrestohet 36-vjeçari, sapo kishte dalë nga bυrgu! (Pamje të Trishta)

Gentjan Kola ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pas publikimit të një video ku shihej teksa dhunonte të ëmën në zonën e Alliasit.

Policia bën me dije se Kola ishte në masën “arrest në shtëpi”, masë e cila i është zbutur pak kohë më parë me vendim Gjykate. Edhe më herët ai ka rënë në prangat e bluve për të njëjtën vepër penale, dhunë në familje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij për veprat penale “Dhuna në familje“, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit“, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Në videon e publikuar ky shtetas shihej teksa kapte për flokësh nënën e tij të moshuar, e më pas e shtynte dhe i bërtiste me të madhe.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Në lidhje me një video të publikuar ditën e sotme, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin G. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

Pas bujës që bëri Graciano me deklaratën e tij, habit veprimi i fundit i Argjirës

Graciano Tagani trazoi gjithë shtëpinë e “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme me një deklaratë të bërë në lidhje me Romeon dhe Erjolën.

Mirëpo vëmendje ka marrë edhe veprimi i Argjirës.

Teksa prisnim ndonjë reagim prej saj, kemi zbuluar diçka tjetër: Argjira ka fshirë çdo postim ku shihej krah Gracianos, duke lënë vend për dyshime se mes çiftit ka krisje.

Argita Malltezi: Sali Berisha është lideri i PD-së, ai do të rrëzojë nga pushteti Edi Ramën!

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, të dy në arrest shtëpie të caktuar nga Gjykata e Posaçme, që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv të klubit “Partizani”, mbrëmjen e djeshme, ishte e ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”.

Me bluzën “Lironi Liderin e Opozitës”, Malltezi foli edhe lidhur me përjetimet e saj të këtyre momenteve.

“Në aspektin personal njeriu e ka të pamundur të zgjedhë një jetë të rrafshët dhe pa sfida. Por shumë shpesh gjatë kësaj periudhe, nëse të bien sfida, je me fat nëse mundesh t’u japësh fëmijëve një model.

Se me kalimin e kohës ata arrijnë të formojnë fizionominë e tyre, je me fat nëse mundesh t’u japësh atyre një model se si përballohen sfidat është një arritje shumë e madhe.

Përpiqemi të krijojmë normalitet mes nesh me aq sa mundemi.

I mungojnë shumë takimet me njerëzit dhe shtrëngimi i duarve me ta. Edhe pse takimi i përnatshëm me ta në tubimet është disi lehtësues”, tha Malltezi.

Si është dita e z. Berisha në këto 5 muaj?

Argita Malltezi: “Ndahet në mënyrë të kronometruar në segmente të caktuara, dhe në materiale që ai po i punon dhe mbase do t’i publikojë shumë shpejt besoj. Përgatitet për fjalimet e tij të darkjës, si dhe informohet pa limit përmes medieve, si dhe nuk i ndahet ushtrimeve fizike.

Kjo është një dosje pa çështje. Nuk ka asnjë shkelje të asnjë dispozite, dhe këtë ata nuk e kanë treguar në çfarë forme dhe kush është dispozita e shkelur që ia atribuojnë Sali Berishës. Për të bërë këtë dosje, SPAK ka falsifikuar dokumente, ka shtrënguar fakte dhe këtë e ka bërë jo vetëm kur gjykata vendosi në 2023, por në çdo raportim dymujor që bëhet në atë çështje.

Kjo është një drejtësi me regji. Në dokumentet e SPAK gjenden dokumentet që ka njerëz me toka në Yzberisht dhe që poretendojnë se kanë tokë aty në tokat e zonës së ish-klubit “Partizani”.

Prandaj i kanë bërë falsifikime të tilla. Destinacionin e tokës nuk e ka ndryshuar Sali Berisha, por Edi Rama.

Kanë shkelur Kushtetutën sa i përket procedurës së izolimit të një deputeti ku duhej të kishte një autorizim nga Parlamenti, ndaj është një drejtësi me regji.

Keni dëgjuar skandalin e “5D”-së, asnjë sekuestro nuk është vendosur akoma. Ndërsa për cëcshtjen në fjalë janë vënë në sekuestro edhe pasuri të vitit 2004, ndërkohë që kjo çështje ka nisur nga 2009-ta, me burime plotësisht të certifikuara.

Pra, kalojnë degë më degë për të zgjatur hetimet, sepse interesi i tyre nuk është drejtësia, por arrestimi i liderit historik të opozitës.

Jo vetëm kjo, por kur ka një avancim të hetimeve dhe del ndonjë provë atëherë me të drejtë që zgjaten hetimet. Dhe kjo ndodh sepse nuk kanë asnjë provë dhe i zgjasin hetimet përmes dokumenteve të falsifikuara. Dhe sigurisht që nuk ka asnjë akuzë të ngritur ndaj Sali Berishës.

Kanë kërkuar për zgjatjen e hetimeve, informacion tek institucionet e Mbrojtjes Kundër Zjarrit, po edhe nëse nuk i kanë plotësuar kushtet për mbrojtjen ndaj zjarrit, çfarë lidhje ka kjo me kryeministrin”.

Sepse drejtësia është e kapur dhe nga kjo drejtësi e kapur janë nën komandë sot Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Fredi Beleri. Jo rastësisht të gjithë këto çështje, për z. Meta nuk e di të sigurtë, por këto çështjet e tjera i ka Irena Gjoka e GJKKO-së”.

Për zonjën flitet se do të nisë një veting. A mendoni se ajo dhe vendimet që ka dhënë komprometohen?

Argita Malltezi: Pë”rfundimi i kësaj çështje duhet parë formulari i saj i vetë-deklarimit i vitit 2019. Por duke marrë këtë fakt besoj se ajo procedohet penalisht. Në të dyja cëcshtjet e Irena Gjokës janë dy çështje të një gjykate të pacaktuar me ligj”.

A ka qenë e qëllimshme vendosja e kësaj gjykatëse për të gjykuar Sali Berishën?

Argita Malltezi: “Ajo u pyet në seancë lidhur me çështjen e shkarkimit të saj të dikurshëm në vitin 1996. Ajo u fsheh pas faktit se nuk kishin prova, dhe në mungesë të provave, pasi avokatët nuk i kishin në atë moment provat., ajo e rrëzoi këtë kërkesë.

Dhe kur dolën provat, luajtën me afatet dhe të drejtat e tjera procedurale në mënyrë që kjo cëcshtje të mos merrte një përgjigje përfundimtare.

Tashmë ka një dokument që e fakton një gjë të tillë, dhe me këtë i bie që Irena Gjoka tashmë është e larguar nga sistemi i drejtësisë”.

Mendoni se keni bërë një gabim strategjik duke mos e respektuar masën e detyrimit paraqitjeje?

Argita Malltezi: “Që në ditën e dytë, avokatët ia bënë të qartë këtë gjë. Qëndrimi i Sali Berishës ishte i qartë për këtë, respektimi i ligjit dhe Kushtetutës duhej zbatuar. Nëse lejohej kjo procedurë anti-ligjore, atëherë çdo njeri nuk mund të bëhet barrierë e kësaj diktature të re”.

Si e keni parë qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj kësaj ngjarjeje?

Argita Malltezi: “Jo më larg se dje, deputetë të spektrit të djathtë u shprehën se ishin të pa informuar për arrestimin e liderit të opozitës. Dhe informacionet e para janë ambasadat që i përcjellin këto informacione. Kjo është një drejtësi që ka prodhuar një sistem të deformuar drejtësie.

Shtetet aleate kanë këshilluar, Kosovën, Maqedoninë e Veriut që të mos e bëjnë një reformë të tillë në drejtësi”.

A rrezikohet mandati i z. Berisha, dhe si e shihni të ardhmen e tij politike?

Argita Malltezi: “Nëse njeriu bën llogari dhe nëse mendon që të fitojë në çdo hap, nuk shikon panoramën e madhe dhe merret me betejat e vogla. Piktura e madhe është shumë më e rëndëishme se sa betejat e vogla.

E madhja është lufta për demokracinë, për rrëzimin e një diktature që sapo është instaluar dhe që në rastin konkret shfaqet me kontrollin e drejtësisë. Po t’i kthehemi ekonomisë, në uzurpimin e fondeve publike dhe në shpërdorimi masiv të tyre si në Bashkinë e Tiranë si në qeveri.

Nëse kthehemi tek rendi shikojmë bashkëpunimin e policisë me bandat kriminale dhe kthimin e Shqipërisë në një narko-shtet.

Prandaj të gjitha këto janë më të rëndësishme se një mandat. PD-ja do t’i vazhdojë betejat e saj së pari me mos bindje civile”.

Si i keni parë hetimet ndaj zyrtarëve të PS-së?

Argita Malltezi: “Është shumë e thjeshtë panorama: nga njëra anë ke të gjithë liderët e opozitës në procedim penal, në anën tjetër nuk ka as Veliajn, as Ramën dhe as krerët e tjerë të këtij niveli në procedim penale. Kjo është drejtësia e kapur dhe ajo nuk mund t’i japë drejtësi pjesës më të madhe të shqiptarëve.

Sot korrupsioni është aq i madh sa ka arritur të skedulojë një çështje, apo për të mbyllur një çështje gjyqësore. Pra, korrupsioni është galopant.

Ka pasur një opinion të Komisionit të Venecias ku ngrinte shqetësimin për reformën në drejtësi lidhur me atë që e quan si kooperativizmi i strukturave që nuk kontrollohen nga strukturat e shtetit.

Dhe këtu është rasti i SPAK, ku as në një vend totalitar nuk mund të ndodhë kjo. Pra këta janë një trupë që ka kapërcyer çdo mekanizëm të shtetit ligjor dhe kanë kapërcyer edhe gjykatat, pra një strukturë ekstra-ligjore.

Në përbërje të kjësaj strukture janë njerëz plotësisht të kapur, si: Irena Gjika, z. Dumani, të cili i kanë dhuruar në mënyrë të çuditshme një apartament dhe e ka kaluar vettingut, kur kolegët e tij për shumë më pak janë nxjerrë jashtë sistemit. Kemi Millionain e Elbasanit, ku zonja nuk e hape kurrë procedimin për Qazim Sejdini.

Arben Kraja, një njeri që ka hetuar dosjen e incineratorit të Tiranës, në një kohë që kishte dy familjarë të tij në Bashkinë e Tiranës”.

Pra kjo strukturë nuk ju jep shpresë as për dosjen “Xibraka”?

Argita Malltezi: “Një gjë e them me siguri që këto çështje kanë qenë në disjen e prokurorisë. Dhe nuk ka pasur asnjë lloj dileme për personat e përfshirë. Ta shikojmë çdo të ndodhë sot”.

Angazhimi juaj politik, e keni mohuar, por çfarë do të bëjë Argita Malltezi?

Argita Malltezi: “Sali Berisha është lideri i Partisë Demokratike. Ai do të rrëzojë nga pushteti Edi Ramën, dhe këtë ua them me plot bindje.

Nuk kam asnjë lloj aspirate për të bërë këtë lloj karriere, por nuk më ndalon të ndërmarr asnjë lloj vendimi në se duhet për të çuar përpara një angazhim politik. E vetmja gjë që më penalizon është ndoshta eksperienca që kam në prapaskenë, duke parë se çfarë angazhimi titanik kërkon qeverisja e vendit, përgjegjësia ndaj njerëzve nëse respektohen të gjithë normat ligjore.

Mendoj se çdokush ka të drejtën e opinionit politik të tij. nëse një parti politike dhunohet në masën sa i marrin në mënyrë të kundraligjshme vulën, i arrestojnë në mënyrë të paligjshme liderin e saj, i heqin në mënyrë të kundërligjshme fondet politike, kjo është një parti politike që nuk do të ngjallë dot shpresë dhe që nuk tremb askënd, ku tashmë kundërshtari dhe krimi janë shkrirë në një.

Sigurisht beteja e madhe është rrëzimi i Edi Ramës, ku nuk arrihet dot në katin e pestë pa kaluar më parë në katin e parë”.

Si e patë thirrjen e kryeministrit Rama për opozitën për një rezolutë anti-korrupsion?

Argita Malltezi: “Ujkut nuk mund t’ia lësh kurrë mëlçitë për të ruajtur. Se mund të jetë Edi Rama promotor i luftës anti korrupsion, këtë nuk ka njeri që mund ta besojë. Edi Rama është zemra e çdo lloj afere korruptive që ka ndodhur në Shqipëri. Nuk mund të kishte incineratorë, check-up, Sterilizim pa rolin e Edi Ramës. Edi Rama dhe anti-korrupsioni janë dy terma që nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Ai sigurisht që e do këtë për kozmetikën e tij, por besoj se PD-ja nuk do t’ia lërë Edi Ramës mëlçitë për t’i ruajtur”.

Ju jeni dakord për një ndryshim të ligjeve që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë?

Argita Malltezi: “Absolutisht që kjo nuk mund të bëhet me Edi Ramën, por po që reforma në drejtësi duhet transformuar plotësisht duhet bërë”.

Me një qeverisje të tillë, pse nuk rrëzohet?

Argita Malltezi: “Në çdo demokraci tjetër do të ishte rrëzuar qeveria, por kjo nuk është më demokraci, por diktaturë. Qeveria ka uzurpuar totalisht financat, të cilat i përdor për lidhjet e saj me krimin, me të cilin më pas për të blerë votat. Pra, ky ëhstë një vend ku krimi i organizuar shkon në mbështetje të qeverisë. Dhe diktaturat nuk rrëzohen me votë, por me mos bindje civile dhe nëse shqiptarët duan të bëjnë ndryshimin, duhet të çohen për ta rrëzuar këtë diktaturë. Është bërë shumë, por opozitë është bërë këto dy vite. Dhe këto që janë bërë këto dy vite as nuk janë imagjinuar, dhe sigurisht që njerëzit do të ngrihen. Pa diskutim që kërkohet një motivim dhe shpjegim më i fortë i të gjithë strukturave që më pas të arrijmë në përcjelljen e mesazhit”.

Përplasje e ashpër në “Big Brother”/ Egla i përmendi vajzën, Juli nuk përmbahet i turret nga pas… (VIDEO)

Debatet në “Big Brother Albania Vip 3”, nuk kanë reshtur kohët e fundit. Edhe mbrëmjen e djeshme, protagonist të debatit kanë qenë Egla dhe Juli.

Ata kanë pasur përplasje të vazhdueshme në shtëpinë e “BBV”. Dyshja ka debatuar aq ashpër, aq sa kane përfunduar thuajse në përplasje fizike.

Në momentin që Egla i ka përmendur familjen, Juli i është turrur, ndërkohë që Romeo është përpjekur të futet në mes

Pjesë nga debati:

Egla: “Projektoje tek vajza jote, të gjithë këtë që po më bën mua”.

Juli: “Ej mos e përmend më, o njeri. Për cfarë po e përmend, do të më provokosh mua”?

Egla: “Mos m’u afro”.

Juli: “Cfarë problemi ke”?

Egla: “Cfarë ke që nxehesh”?

Juli: “Më duket e ndyrë kjo që po bën me mua”?

Juli: “Cfarë do ti me fëmijën tim”?

Egla: “Ke frikë ta shohësh fëmijën tënd kështu si mua”?

Juli: “Po ik dil jashtë nga shtëpia. Mos guxo të përmendësh më fëmijën tim”.

Egla: “Dil ti nga shtëpia”.

Juli: “Fëmijën tim mos guxo ta përmendësh më”.

Egla: “Edhe ti mos më prek”.

SHIKO VIDEON KËTU

Çfarë ndodhi me Eglën? Aktorja shpërthen në lot dhe ulëret: Do ju denoncoj të dyve në polici

Mbrëmja e djeshme nuk ka qenë aspak e qetë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Debatet mes Eglës, Julit dhe Merionit kanë agravuar me tone të larta.

Egla e ka akuzuar Julin se ky i fundit e ka ngacmuar, madje duke përmendur edhe familjen e tij.

Ndërkohë që Juli i ka thënë Eglës që duhet t’i kërkojë ndjesë që ka përmendur familjen e tij, Egla është shprehur se nuk i ka aspak arsye që t’i kërkojë ndjesë.

Në momentin që ka qenë tepër e ngarkuar, Egla ka shpërthyer në lot, madje është shprehur se po të kishte mundësi do t’i denonconte në polici, si Julin ashtu edhe Meritonin.

Pjesë nga debati:

Egla: Jam e mbledhur, më duhet t’u denoncoj të dyve në polici. Të dy në polici e keni vendin, burrecër. Një grua nuk e meriton këtë, o ndyrsira.Keni ditë që më bini qaf. Mendoje tek nëna jote, tek motra jote.

Ëndrra që pa Vojsava, bashkëshortja e Gjon Kastriotit, shfaqja e mrekullisë që paralajmëroi lindjen e Skënderbeut

Nga Albert Vataj

Të gjithë njerëzit e zgjedhur e paralajmërojnë ardhjen e tyre në jetë. Është gjuha e ëndrrave dhe gjuha e yjeve që vjen si një mesazh, vjen si një lajm hyjnor, vjen si një parathënie ogurmirë. Asgjë e rastësishme nuk ndodh. Gjithçka është e parathënë. Gojëdhënë, legjendë apo trill i shkrimtarit, skalitja e këtij lajmi të mirë, sendërgjimi i kësaj paraardhje hyjnore të magjeps edhe sot pas kaq vjetësh qyshkur u lind dalzotësi i Arbrit.

Edhe e lindja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastroti-Skënderbeu erdhi përmes një ëndrre paralajmëruese, një ëndrre e cila u skalit me yjet e natës së ngjarjes galaktike.

“Ajo që unë e mora si një shfaqje mrekullie dhe që u profetizua prej shumë vetave për lavdinë e këtij njeriu”, ishte lajmi i lindjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Thonë se kur e ëma, Vojsava, mbeti shtatzënë me të, pa në ëndërr se lindi një dragua aq i madh, saqë mbulonte gati gjithë Epirin, kokën e shtrinte ndërmjet kufijve të Turqisë, të cilët i përpinte me gurmazin e vet të gjakosur, ndërsa bishtin e mbante në det, ndërmjet kufijve të krishterë dhe sidomos të shtetit venedikas. Gjon Kastrioti, me t’iu rrëfyer ëndrra, e qetësoi me gëzim të madh të shoqen, dhe e profetizoi se prej saj do të lindte një burrë i përmendur në luftë e në vepra, i cili do të ishte armiku më i rreptë i turqve dhe kapedani i tyre më fatbardhë, mbrojtës i fesë së krishtërimit dhe nderiues i përhershëm i pushtetit venedikas. shkruan Marin Barletti “Historia e Skënderbeut”.

“Ky atë plot kujdes as vetë s’u gënjye, as të tjerët s’i gaboi, përkundrazi besimi në profecinë e tij u bë edhe më i madh kur lindi djalë-vijon Barletti. Sepse një shenjë tjetër krenarie luftarake, shumë më e bukur dhe më e ndritur, u pa në krahun e djathtë të fëmijës, një shpatë e shkruar me një mënyrë, që dukej si të ishte bërë me dorë.

O Bujari e shënuar e natyrës! Edhe kur lindin foshnjat na jep mësime dhe mu në trup të tyre skalit shenja, që pastaj, patjetër duhet të japin pasojat e veta!”

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Diber. U mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.

Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskënder (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti “(Skënderi)” kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t’i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t’u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.

Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare.

Europa dhe turqit u bënë bashkë: Historia që dhemb, si ia mori Mali i Zi, Ulqinin, Shqipërisë

Më 26 qershor 1880, Ambasadorët e Fuqive të Mëdha në Stamboll, vendosën që Mali dhe zi dhe Shqipëria atëherë pjesë e Perandorisë Osmane të këmbenin krahinat e Hotit e të Grudës me qytetin dhe rrethinat e Ulqinit. Mali i Zi e pranoi menjëherë vendimin.

Porta e Lartë, zyrtarisht nuk e kundërshtoi, por u shpreh se ky vendim do ndeshte në lkundërshti lokale nga ana ana e shqiptarëve. Në të vërtetë, jo vetëm qyteti bregdetar i Ulqinit, por edhe fshatrat rreth tij banoheshin krejtësisht nga popullsi shqiptare.

Përveçse pjesë e pandarë e truallit kombëtar të Shqipërisë, Ulqini ishte edhe skela kryesore e Shkodrës dhe e pellgut të saj në detin Adriatik.

Shqiptarët të përfaqësuar në atë kohë nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, protestuan menjëherë për këtë padrejtësi të re që Fuqitë e Mëdha po bënin në dëm të interesave kombëtare. Lidhja e Prizrenit i komunikoi Portës së Lartë vendosmërinë për ta mbrojtur me çdo kusht Ulqinin dhe gatishmërinë për të hyrë në luftë.

Por Fuqitë e Mëdha me një notë kolektive, iu drejtuan më 3 gusht 1880 Stambollit, dhe e ftonin Portën e Lartë ta thyente qëndresën e shqiptarëve dhe t’ia dorëzonte Ulqinin Malit të Zi sipas vendimit të ambasadorëve.

Në fillim qeveria osmane u përpoq me anë të kërcënimeve për t’i bindur udhëheqësit e Lidhjes së Prizrenit të hiqnin dorë nga qëndresa, por orvatjet nuk patën sukses. Vullnetarët shqiptarë nën komandën e Isuf Sokolit, të Haxhi Mehmet Becit, të Mehmet Gjylit etj. rrethuan Ulqinin dhe u përgatitën për të marrë kontrollin sapo të largohej ushtria turke nga qyteti.

Për të shmangur ndërlikimet ndërkombëtare, Porta e Lartë dërgoi në gusht 1880 në Shkodër gjeneral Riza Pashën me 3 000 ushtarë, me detyrën që tia dorëzonte Ulqinin, malazezëve. Riza Pasha, mbërriti në Shkodër më 19 gusht dhe shpalli shtetrrethimin e ndalimin e qarkullimit dhe të lidhjeve me Ulqinin. Shqiptarët nuk u tërhoqën. As letra personale që sulltani u drejtoi krerëve të Lidhjes, as ndërhyrjet e ministrave të tij nuk i prapsën vullnetarët nga vendimi për mbrojtjen e Ulqinit.

Më 4 shtator 1880 anijet angleze, franceze, gjermane, ruse, italiane dhe austro-hungareze hodhën spirancat në ujërat e Raguzës për të marrë Ulqinin e rrethuar nga trupat e Lidhjes së Prizrenit.

Më 25 tetor 1880, atyre iu bashkuan dhe trupat turke. Porta e Lartë dërgoi Dervish Pashën, me 21 batalione dhe të pajisur me fuqi të jashtëzakonshme. Përballë trysnisë së Dervish Pashës dhe premtimeve të konsujve të huaj, më 17 nëntor 1880 disa anëtarë të Komitetit Ndërkrahinor të Shkodrës deklaruan se hiqnin dorë nga qëndresa e armatosur në Ulqin. Mallkimi historik i shqiptarëve, PËRCARJA, bëri edhe këtë herë punën e vet.

Përçarja dobësoi forcat ushtarake të Lidhjes dhe tri ditë më vonë, më 22 nëntor 1880, Dervish Pasha i dha urdhër ushtrisë turke të fillonte marshimin për në Ulqin. Ushtritë turke u ndeshën me forcat shqiptare te Kodra e Kuqe, afër fshatit Kllezna. Në fillim vullnetarët shqiptarë i sprapsën ushtritë turke, por më vonë, pasi arritën reparte të tjera osmane të pajisura me artileri moderne, forcat shqiptare u thyen. Komandanti i tyre Isuf Sokoli u plagos rëndë dhe pak më vonë vdiq.

Pasi u thye ushtria shqiptare, forcat turke vazhduan marshimin dhe hynë në Ulqin, më 23 nëntor 1880, të cilin pastaj më 26 nëntor ua dorëzuan ushtrive malazeze, sipas vendimit të ambasadorëve të Fuqive të mëdha.

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën “Me gojë hapur ka mbetur Serbia”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, e cila ka lënë gjurmë të padiskutueshme në skenën muzikore shqiptare, ka dhuruar një spektakël vizual dhe muzikor në emisionin e saj “Show i Së Premtes”.

Me një përzgjedhje të veshjes që flet shumë për thelbin kombëtar dhe krenarinë për rrënjët shqiptare, ajo ka zgjedhur të vishet me “veshjen e katundit”, një simbol i fuqishëm i identitetit tradicional të grave shqiptare.

I ftuar në emisionin e saj ka qenë Sadri Zeka, dhe bashkërisht kanë krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe të afërt me publikun.

Por momenti që ka marrë vëmendjen më të madhe dhe ka pushtuar zemrat e shikuesve ka qenë interpretimi i fuqishëm dhe live i Adelina Ismailit të këngës rapsodike “Me gojë hapur ka mbetur Serbia”. Kjo performancë ka qenë një nderim i veçantë për historinë dhe kulturën shqiptare, duke shpalosur një pjesë të rëndësishme të folklorit.

Veshja e Ismailit ka sjellë një pjesë të madhe të trashëgimisë kulturore në skenë, duke reflektuar një komb të lidhur ngushtë me të kaluarën e tij, por që e shikon të ardhmen me optimizëm dhe modernizim.

“Veshja e katundit” jo vetëm që ka tërhequr vëmendjen vizuale, por ka qënë dhe një mesazh i qartë rreth rëndësisë së mbajtjes së kulturës popullore në jetë.

Adelina Ismaili, e cila është njohur për qëndrimin e saj të fortë dhe zërin e mbresëlënës, ka vazhduar të ndikojë dhe të frymëzojë breza të tërë përmes muzikës dhe prezencës së saj në mediat shqiptare. Emisioni “Show i Së Premtes” dhe performanca e saj në të tregon se Ismaili mbetet një ndër ikonat më të respektuara dhe të dashura të muzikës shqiptare.

Ish-presidenti i Greqisë: Gjysma e gjakut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë!

Na kanë sharë, na kanë shtyrë e shumë herë edhe na kanë vrarë për “qëllimet e tyre të larta”, po kur sot na dalin fakte të tilla si ato që shumë zyrtarë të lartë të qeverisë së saj kanë qenë pikërisht shqiptar, diçka ndryshon dhe fillon i shikon gjërat ndryshe.

Sot do të flasim për një nga njerëzit më me influencë në shtetin tonë fqinj, Greqinë, ish- presidentin Theodoros Pangallos.

Ai ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka thënë se ai është shqiptar. Deklaratën e tij të plotë e sjellim më poshtë…

“Gjysma e gjakut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë, admiral Kundurioti, admiral Seqellariu, gjeneral Kunduli dhe shumë grekë të tjerë të zgjedhur janë të gjithë me origjinë shqiptare”

Nga Presidenti i Greqisë gjeneral Theodoros Pangallos

“Për sa i përket fqinjit tonë Ballkanik, është më se e njohur dhe për këtë dëshmojnë arkivat e ministrisë së jashtme, se marr.ëdhëniet tona arritën gati-gati nivelin e një Konfederate, më 1925 dhe 1926.

Që nga koha e Esat Pashës dhe Ahmet Zogut, miku më i përzemërt i Shqipërisë jam unë. Që nga mosha e foshnjërisë flas gjuhën shqipe, pse e ndjera nëna ime, që më rriti, nuk dinte greqisht.

Ajo ishte vajza e më të madhit pasanik të Megaridës, Andon Birbilit, në shtëpinë e të cilit në Salaminë, la frymën e fundit mareshalli i paharruar Gjergj Karaiskaqi. Rrjedhimisht, gjysma e gjakut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë.

Admiral Kundurioti, tre Nikolaidhët, gjyshi biri dhe nipi, gjeneral Konduli, admiral Saqellariu, heroi i nëndetëses “L.Kconi” V.Lasko dhe shumë grekë të tjerë të përzgjedhur, janë që të gjithë me origjinë shqiptare dhe janë të njohura shërbimet që ata i bënë atdheut.

Paparigopulos shkruan se nga të gjitha racat që erdhën në Greqi, përzierja me gjakun shqiptar prodhoi amalgamën e shkëlqyer. Hidriotët, Speciotët, Miaulët, Sahturi dhe mijërat e luftëtarëve të 1821-shit e deri më sot, dëshmojnë vërtetësinë e mendimit të Paparigopulit.

2. Më 1914, me fillimin e Luftës se parë Botërore, u ktheva në Greqi nga Franca ku kreva studimet dhe iu paraqita Eleftherios Venizellos, atëherë kryeministër dhe ministër i Us.htrisë, i cili më emëroi përgjegjës të shtabit në Divizionin e 8-të të Prevezës.

Venizellos më tha në mirëbesim se ka vendosur të pushtojë befasisht Epirin e Veriut (Gjirokastrën, Sarandën, Himarën, Vlorën, shënim i A. Llalla). “Kam bindjen se do t’ia dalësh mbanë, pse flet edhe gjuhën e shqiptarëve”, shtoi.

Atëherë isha major, shkova në Prevezë dhe pas pak ditësh mora një urdhër sekret, ku divizioni urdhërohej të pushtonte Epirin e Veriut, duke zbarkuar në portin e Sarandës. Politikani i madh, theksonte në veçanti nevojën e mbajtjes rreptësisht sekretet nga italianët.

Operacioni u krye me rregull të plotë dhe u pushtua vija e vjetër në veri të Gjirokastrës. Kur pas pak ditësh shkova në Athinë, kisha natyrisht një kuvend të gjatë me kryeministrin dhe mbeta i befasuar se ky politikan demonik, që kishte vetëm tre vjet në Greqi, kishte kuptuar plotësisht rëndësinë jetike që kishte për Greqinë Çështja e Shqipërisë.

Mendimet dhe këndvështrimi i Venizellosit, qenë bazat kryesore, ku mbështeta politikën që zbatova më 1925, e cila veç të tjerash kishte si rezultat të dërgoheshin djelmosha shqiptarë në Athinë për të studiuar në shkollën e kadetëve dhe atë të marinës.

Në fillim të korrikut 1925, marr.ëdhëniet me Shqipërinë u gjendën para krizës, për shkak të Çështjes së Çamërisë. Përfaqësuesi i Shqipërisë erdhi në zyrën time dhe më njoftoi se autoritetet greke në mënyrë të dhunshme, dhe pa marrë parasysh marrëveshjen, dëbojnë banorët shqiptarë të asaj zone (Çamërisë shënim A. Llalla) dhe nëpërmjet detit i dërgojnë në Azinë e Vogël dhe kundërshtimeve të tyre u përgjigjen duke u thënë se ata janë të shkëmbyeshëm.

Shqyrtova dokumentat përkatëse dhe u binda që deklarimi i ministrisë së jashtme greke nuk qëndronte, pasi Marrëveshja e Lozanës përcaktonte prerë se shqiptarët muhamedanë të Epirit konsideroheshin minoritet dhe jo të shkëmbyeshëm, si turqit e Thrakës, e të tjerë.

Për sqarim më të plotë të çështjes, i telefonova ambasadorit tonë në Londër Kaklamonos, i cili kishte përfaqësuar Greqinë gjatë hartimit të Marrëveshjes së Lozanës dhe ai m’u përgjigj pa ngurrim se çamët nuk janë të shkëmbyeshëm dhe rrjedhimisht vendimi i ministrisë së jashtme nuk qëndronte.

Thirra me një herë drejtorin përkatës dhe ai tha diçka që më la me gojë hapur: “Formalisht shqiptarët kanë të drejtë, mirëpo arsyet emergjence dhe qëllimi kombëtar na detyrojnë të dëbojmë shqiptarët për t’u zbrazur fshatrat e tyre dhe për t’u vendosur refugjatët tanë homogjenë që kanë ardhur nga Azia e Vogël.

Nuk ia vlen të merremi me 5-6 mijë palo shqiptarë (“shqiptarë të këqinj” ) zoti Kryetar.” Mezi e mbajta veten dhe nuk e nxora përjashta me shkelma diplomatin. Ndërkaq, sipas raporteve të autoriteteve policore në Epir po luhej një dramë e vërtetë; fshatarët duke qarë ndaheshin nga shtëpitë e tyre, ku kishin lindur dhe jetuar ndër shekuj dhe hipnin në anijet që do t’i shpinin në Azinë e Vogël.

Dhashë urdhër të zbriten dhe të kthehen të lirë në fshatrat e tyre. Shqiptarët, ashtu si gjithë popujt e pazhvilluar, kanë dobësi serioze, por kanë edhe virtyte të shkëlqyera. Ky fakt ishte shkaku që ndërmjet dy vendeve tona u vendosën marrëdhëniet kaq të përzemërta, të cilat morën, siç do shohim, pothuaj trajtën e një konfederate.

Mbreti Ahmet Zogu, nëpërmjet një letre të ngrohtë, më shprehte mirënjohjen, që siç thoshte, nuk do ta harronte kurrë.

Dhe vërtetë, deri në ditën e largimit të tij nga froni, sa herë që vinte ndonjë përfaqësues shqiptar në Greqi, me porosi të Zogut, vinte dhe në shtëpinë time dhe më sillte përshëndetjet e Mbretit, duke më thënë në shqip “Vëlla i madh”. Dhe unë atëhere nuk isha veç një gjeneral i çmobilizuar. Kjo është ajo që në shqipe quhet “Besa”.

Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë në hartën e Ballkanit, mjafton për të kuptuar rëndësinë strategjike të Shqipërisë.

Për Greqinë, një Shqipëri mike dhe aleate përbënë një mburojë natyrore të madhe, kundër çdo sulmi nga Veriu. Kur u vendosën mar.rëdhëniet miqësore dërgova si ambasador të Greqisë në Tiranë gjeneralin Aleksandro Konduli, bashkëqytetar i imi që dinte shkëlqyeshëm jo vetëm shqipen tonë, atë të Shqipërisë së Jugut, por edhe idiomat e gegëve.

Brenda një kohe të shkurtër Konduli arriti të fitojë miqësinë e mbretit shqiptar Ahmet Zogut. Brenda vitit u nënshkruan katër marrëveshje ndërmjet të dy vendeve; ajo konsullore, nënshtetësisë, bashkëpunimi tregtar dhe detar, për dërgimin e kriminelëve e të tjera. Përveç këtyre marrëveshjeve, kishin përparuar shumë bisedimet e fshehta.

Kufiri në mes të dy vendeve, në të vërtetë ishte hequr dhe djemtë shqiptarë siç e thashë dhe më sipër, u dërguan për studime në shkollën e kadetëve dhe atë detare.

Në korrik 1926, pas bisedimesh të gjata, gjenerali Konduli arriti në marrëveshjen përfundimtare për çështjen e Bankës së Shqipërisë, Mbreti Zog pranoi si aksionere Bankën e Greqisë me 25% të aksioneve.

E kuptoni rëndësinë e madhe të këtij fakti. Nuk diskutohet fare se, po të ndiqej një politikë e studiuar dhe e qëndrueshme ndaj Shqipërisë, Shqipëria do të ishte jo armike, por do mund të ishte mikja më e mirë, më e çmuar dhe e vetmja besnike e Greqisë në Ballkan.

Nga pikëpamja racore shqiptarët nuk janë as mongolë, as sllavë, as turq. Është historikisht e vërtetuar se ata janë ilirë, pasardhës të pellazgëve.

Shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me italianët, me serbët, bullgarët, por përkundrazi, gjaku, traditat dhe zakonet, i ndërlidhin ngushtë me popullin grek.

Miauli, Kundurioti, Sahturi, Odiseas Andruços dhe mijëra grekë të tjerë me origjinë shqiptare luftuan me heroizëm për pavarësinë e Greqisë në kryengritjen e 1821.

Profesori i Universitetit të Mynihut, historiani Hertzbert, në librin e tij mbi historinë e kryengritjes, shkruan ndër të tjera: “Pak ditë pas ngritje së flamurit të kryengritjes, në prill 1821, 1.500 shqiptarë të krishterë, banorë të fshatrave të Dervenit, u mobilizuan nënkomandën e Haxhi Meletit në Korinth kundër Qamil Beut të tmerrshëm”.

Nuk qenë shqiptarë ushtarët që përmend Hertzberti, por ishin shqipfolësit gjyshërit e stërgjyshërit tanë që banonin në Vila, Kindira, Mandra, Elefsina. Qenë gjyshërit e gjeneralëve Nikolaidhit, Kondulit, Roka, të autorit të këtyre rreshtave, të admiralit Sakelariut, të heroit kombëtar Laska, dhe kaq e kaq grekëve të zgjedhur, me origjinë shqiptare.

A nuk kisha të drejtë, kur dëgjova drejtorin e përgjithshëm të thoshte, “paloallvani” (“shqiptar i keq”, shënim i A. Llalla) të thoja dhe unë se ministria e jashtme ishte një çmendinë? Kur fliste kështu drejtori i përgjithshëm, e marrë me mend se si qenë vartësitë e tij të afërt.

Askush nuk e di se çfarë të papriturash na ruan e ardhmja. E gjykova si detyrë të bëja përshkrimet e mësipërme, që të mësojë populli grek pamjen e përgjithshme të problemit. Nuk jam dakord me atë pjesë të shtypit, që shan dhe përbuz popullin shqiptar.

Kam bindjen e patundur se shumica dërrmuese e popullit shqiptar nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për prirjen kundër greke të qeverisë komuniste. Jam i sigurt se shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk i dinë as si emra Marksin, Leninin, Stalinin e të tjerët ”.

Botuar në gazetën “Akropolis”, gusht 1949

Marrë nga Albanian Montreal Press

PëΙΙumbi e shpëton shqiptarin në Gjermani nga gjοba 500 euro

Nje Shqiptar pasi po voziste me shpejtsi te madhe ne nje qytet te Gjermanis e kishte kapur blici ,

por ai i ka shpetuar gjo.bes pasi ne fotografi nuk i eshte kapur fytyra teksa nje pellumb po fluturonte para kameres ne po at moment. 

Zona ishte e kufizuar per shpejtsi 50 km/h por vozitsi po e ngiste makinen me nje shpejtsi rreth 110 km/h.

Ne deklaraten e policis thuhet se ndoshta shpirti i Shenjtë, ka ndërhyrë në këtë rast.

“E kemi kuptuar këtë shenjë dhe e kemi lënë të qetë vozitësin kësaj radhe.

Shpresojmë që edhe vozitësi ta kuptojë këtë shenjë nga lart dhe të vozisë sipas rregullave në të ardhmen”, thuhet në deklaratë.

Pasi policia mundi ta identifikonte vetëm veturën, por jo edhe vozitësin, ndoshta ai ka shpëtuar nga gjo.ba prej nje shumer rreth 500 eurosh.

Krejt pas ksaj u deklarua personi qe po e ngiste ate veture dhe behej fjal per nje shqiptar nga Shqiperia, por pasi nuk shihet ne foto fytyra e tij nuk pasoi den.imin.

Sidoqoftë, policia e Viersenit tha me humor se edhe pëllumbi do të duhej të dën.ohet për shkak se ka fluturuar me shpejtësi të madhe në këtë zonë ku shpejtësia është dukshëm e kufizuar, shkruan “BBC”.