Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate, jemi 30 mijë vota para VLEN

Në një konferencë për mediat lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka falenderuar qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet parlamentare, të cilat i ka përshkruar si një hap drejt standardeve demokratike dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ahmeti ka theksuar rëndësinë e kontributit të votuesve dhe aktivistëve të Frontit Europian, duke e cilësuar atë si një punë të shkëlqyer që ka rezultuar në një fitore të rëndësishme për partinë. Duke folur për rezultatet preliminare, Ahmeti ka shprehur optimizëm për të fituar një mandat të 20-të, duke shtuar se Fronti Europian është përfaqësuesi legal dhe legjitim i shumicës së shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera të vogla.

“Faleminderit të gjithë qytetarët që morrën pjesë në këtë proces zgjedhor, janë zgjedhje të cilat kaluan në një standart demokratik i cili duhet akoma që të përparohet sespe jemi në prag të anëtarsimit në BE. Dua të falenderoj të gjithë votuesit e Frontit dhe të gjithë shefat e shtabeve të frontit, që kanë bërë punën më të skëlqyshme që ne të dalim fitimtar dhe krenar.

Të gjithë këta aktivista na kanë bërë krenarë sepse jemi forca e dytë politike Fronti Europian me një dallim me oponentit e VMRO-së, e cila e ka ndihmuar shumë VLEN-in ku dallimi është mbi 30 mij vota.

Do të thotë që qytetarët, shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët të cilët kanë vepruar në kaudër të Frontit janë alternativa e vetme për integrimin e vendit në BE.

Ne si Front nga ky cikël dalim me 19 mandate, sipas përllogaritjeve që kanë bërë ekipet e punës ka mundësi të lëvizet tek mandati i 20.

Edhe ata të cilët kanë votuar oponentët ne jemi përfaqësues të të gjithë atyre që kanë votuar sepse kjo është rregull e demokracisë, ne jemi përfaqësuesit legal dhe legjitim, dhe legjitimitetin na e kanë dhënë qytetarët shumica e shqiptarëve dhe komunitete te të vogla të cilët i falenderojmë, dhe është hapi i parë drejt stazave të misionit për drejtimin e vendit tonë në BE.

Sot shteti jonë ka nevojë për stabilitet, dhe paqe, sundim të ligjit dhe fillim të negociatave dhe hapjen e kapitullit të parë dhe mbajtjen e mbledhjeve ndërqeveritare për anëtarsimin e vendit në BE.

Ne mbetemi front i fortë i anëtarsimit në BE, andaj do të doja t’i falenderoj edhe një her të gjithë votuesit dhe familjet e tyre dhe aktivistat për punën dhe kontributin në këtë proces zgjedhor”, tha Ahmeti.

Drejtuesi i SYRIZAS nga Dropulli: Jemi pranë minoriteteve. Jo çdo gjë duhet të politizohet!

Drejtuesi i SYRIZAS, Stefanos Kasselaqis ka vijuar takimet në bashkinë e Dropullit, ndërsa ka bërë thirrje që jo çdo gjë duhet të politizohet.

Ai tha se është shumë i ndjeshëm sa i takon problemeve me minoritarët.

“Falënderoj kryetarin e bashkisë për mikpritjen. U informova për problemet e zonës, për infrastrukturën, mbrojtjen civile, por sidomos për mbrojtjen dhe ndryshimet klimaterike. U informuam dhe për problemet në arsim sidomos për mjetet didaktike, jam shumë i ndjeshëm në problemet e minoritareve, edhe ne do të mbështesim dhe do të jemi afër banoreve të zonave minoritare. Jo çdo gjë duhet të politizohet. Jemi afër banoreve të bashkisë Himarë”, u shpreh në fund Kasselaqis, raportoi gazetarja e News24, Brikena Metaj.

(BalkanWeb)

“Rama kërkoi të bëjë miting te stadiumi i Olimpiakos”/ Media greke zbardh detaje nga vizita e kryeministrit në Athinë: Priten 5 mijë mbështetës, kërkohet një vend për tubimin

Mediat greke zbardhin detaje nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë dhe takimin që do të zhvillojë me emigrantët shqiptarë në 12 maj. “Protothema” citon kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis të ketë deklaruar se nuk dëshiron një takim të pakontrolluar, prandaj preferon një zonë të mbyllur, e cila mund të monitorohet më me efektivitet nga forcat e Policisë.

Gazeta greke ndër të tjera shkruan se qeveria greke nuk mund ta ndalojë vizitën e kryeministrit shqiptar.

“Çështja nuk është dypalëshe, është evropiane, pavarësisht atyre që pretendojnë se është një çështje që ka të bëjë vetëm me pakicën kombëtare greke. Bëhet fjalë për shtetin e së drejtës dhe mënyrën sesi Shqipëria i trajton minoritetet, ka të bëjë me mënyrën se si funksionon gjyqësori shqiptar. Qeveria greke do të vazhdojë të ngrejë këto çështje”, tha Mitsotakis.

Nga të dhënat e deritanishme, SEF (stadiumi i paqes dhe i miqësisë) duket se është vendi më i mundshëm për Edi Ramën, pasi ka pasur negociata intensive mes ambasadës shqiptare në Athinë dhe drejtuesve të sallës së lojërave sportive ku mund të mbajë fjalimin kreu i qeverisë shqiptare, raporton media greke. Mirëpo, sipas gazetës greke ka munguar edhe një ofertë financiare për përdorimin e pallatit të sportit.

Qeveria greke do të donte të shmangte imazhin e një “feste” në një ambient ​​të hapur, duke qenë se skenarë qarkullonin edhe për sheshin Sintagma.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama deri tani nuk ka gjetur vend për tubimin e 12 majit“, shkruan “Protothema”, duke theksuar se edhe salla e Teatrit të Krishtlindjeve në Galat, është përjashtuar si mundësi.

“E vetmja marrëveshje që ata bënë ishte për sallën Melina Merkuri, e cila ka një kapacitet të vogël, nën 1000 persona, ndërkohë që në fakt duan një hapësirë ​​të madhe që mund të mbajë 4000 deri në 5000 persona“, vijon Protothema.

Ata kërkuan verbalisht stadiumin e Olympiacos, por nuk e bënë kërkesën me shkrim. Nuk dihet nëse kjo kërkesë do të miratohet”, vijon më tej artikulli i medias greke.

(Balkanweb)

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 9 Maj 2024

Dashi

Fokusohuni në gjithçka, me qëllim arritjen e një objektivi të ri profesional, i cili mund të sjellë një sërë avantazhesh dhe kënaqësish. Megjithatë duhet të tregoheni të durueshëm dhe të shmangni rreziqet e kota lidhur me shpenzimet dhe investimet.

Demi

Shmangni tensionet dhe përplasjet e kota me bashkëpunëtorët tuaj. Kjo fundjavë do të jetë e rëndësishme për rigjetjen e sigurisë dhe stabilitetit në dashuri. Duhet të jeni të gatshëm që të pranoni ndonjë kompromis të vogël, vetëm për të kënaqur partnerin/en tuaj.

Binjakët

Kjo e enjte është mjaft e favorshme për të kultivuar dashurinë dhe ndjenjat. Edhe në vendin e punës do të jeni shumë aktiv dhe të përqendruar. Tensione të vogla lidhur me çështjet e punës, mund të zgjidhen lehtësisht.

Gaforrja

Nga pikëpamja sentimentale po çoni përpara një rikuperim të ndjeshëm, ndërsa sa i takon profesionit ndjeni nevojën për të gjetur një ekuilibër të ri. Jini të vendosur dhe mos u druani të guxoni më shumë. Në dashuri, duhet të jeni më shumë intuitiv.

Luani

Mos e teproni në raport me disa vonesa të vogla në vendin e punës, pasi gjithsesi do të keni një intuitë të mirë, e cila do ju lejojë që të keni bashkëpunime të frytshme dhe të shmangni çdo problematikë.

Virgjëresha

Kjo e enjte është mjaft interesante për të marrë pjesë në takime të reja për punën, të cilat do ju lejojnë që të merrni stimuj të rëndësishëm për realizimin e një projekti të ri. Sa i takon dashurisë, horoskopi ju fton që të jeni më të kuptueshëm.

Peshorja

Ka disa propozime të rëndësishme, të cilat duhet ti merrni në konsideratë, para se të nisni projekte të reja. Do të shfaqni një sjellje shumë pozitive, dhe mos hezitoni që të shpreheni hapur në raport me kolegët tuaj. Puna në ekip do ju ndihmojë të fitoni sfida të reja.

Akrepi

Kjo e enjte është një periudhë mjaft e rëndësishme, për lidhjet në çift. Më në fund do të keni mënyrë që të thelloni disa raporte si dhe të përfshiheni në aventura të reja romantike. Në vendin e punës, mos i dekurajoni nga kritikat e të tjerëve.

Shigjetari

Përfitoni nga kjo fundjavë për të kaluar më shumë kohë cilësore bashkë me familjen dhe partnerin/en tuaj. Në dashuri mos u tregoni shumë të nxituar, por kërkoni vëmendjen e shpirtit tuaj binjak, pasi ky është një moment shumë i favorshëm për emocionet.

Bricjapi

Parashikohen ndryshime dhe të reja interesante në vendin tuaj të punës, por duhet të jeni të gatshëm që të pranoni edhe ndonjë kompromis më shumë. Nga pikëpamja emocionale, ky është një moment i mirë për të planifikuar aktivitete të reja në çift. Këshillohet që të jeni sa më romantik.

Ujori

Sfera emocionale për ju, ka qenë gjithmonë shumë e rëndësishme dhe në këtë moment do të ndiheni mjaft të kënaqur. Keni punuar fortë, ndaj është momenti që të pushoni dhe ti kushtoni më shumë kohë vetes dhe ndjenjave tuaja.

Peshqit

Ka disa konflikte të cilat duhet ti zgjidhni me partnerin/en, lidhur me disa punë që keni lënë në mes. Gjatë kësaj të enjteje, duhet të përpiqeni që të jeni më të hapur për dialog. Propozime të mira, janë fare pranë.

“Vajza ishte larguar shumë herë nga ajo shtëpi”, Klodiana Lala zbulon detajet e bujshme: Çifti kishte diferencë në moshë, Alma Arrazi është shoqëruar dy vite më parë në…

Klodiana Lala në një emision televiziv, ka trajtuar mbrëmjen e sotme ngjarjen tragjike në Shkodër, ku një nënë u mbyt në ujërat e lumit bashkë me tre fëmijët e saj.

Edhe pse gjatë kontrollit në banesën e Ergdys Arrazit, policia nuk gjeti asnjë send të kundraligjshëm, ai u ndalua në dyshimet sipas organit të akuzës të arsyeshme se ai ishte shkaktari i vetëvrasjes së bashkëshortes së tij, Alma Arrazi dhe të tre fëmijëve të tij. Ku një faktorët është tradhtia bashkëshortore e tij ndaj gruas, si edhe ofendimet që e çuan këtë të fundit në aktin e vetëflijimit.

“Deri në këtë fazë të hetimeve janë krijuar dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi Ergdys Arrazi, si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e shtetases Alma Arrazi, e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lumë bashkë me tre fëmijët e mitur. Në këto kushte është kryer ndalimi i shtetasit Ergdys Arrazi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’, thuhet në dosje. Por çfarë ishte kjo tradhti bashkëshortore që e kishte trazuar kaq fort marrëdhënien në çift midis Almës dhe Ergdysit? Duhet thënë se kishin një diferencë të madhe moshore me njëri-tjetrin. Pasi Alma ishte 39 vjeç dhe Ergdysi 31 vjeç, 8 vite më i ri. Dhe përse Ergdysi u përpoq në rrëfimin e tij të parë në polici, të deklaronte se Alma vuante nga depresioni dhe merrte medikamente kundër stresit. Dëshmi e cila edhe sot mbetet e pavërtetuar, pasi askush në Spitalin e Shkodrës nuk e pohon një fakt të tillë. Edhe pse më tej familja Arrazi u përpoq të korrigjonte deklaratën e parë, duke thënë se Alma i merrte medikamentet në ambulancën e lagjes dhe jo në spital, ku nuk kishte një kartelë të hapur shëndetësore.

“Alma Arrazi është shoqëruar dy vite më parë në klinikën time nga familjarë të saj. Gjatë vizitës konstatova se Alma kishte vetëm probleme të ankthit dhe jo patologji të rënda të shëndetit mendor. Dhe për këtë arsye i këshillova medikamente të natyrës qetësuese. Që nga ajo kohë Alma Arrazi nuk është paraqitur më për vizitë pranë meje. Nëse Alma do të kishte probleme të shëndetit mendor, siç familja pretendon, bashkëshorti i saj e kishte shumë të thjeshtë të vinte te unë dhe të shprehte shqetësimin. Pasi në pallatin ku unë banoja në Shkodër, Ergdys Arrazi kishte një biznes, dhe fare mirë mund të më kontaktonte si mjek”, thotë Gjon Preçi, neuropsikiatër.

Sipas dëshmisë së familjarëve të Almës, Ergdysi kishte disa muaj që kishte krijuar një marrëdhënie jashtëmartesore me një vajzë 18 vjeçare, shumë më të re në moshë se ai, dhe se vetë Alma, fakt për të cilin ishte vënë në dijeni edhe vetë bashkëshortja e tij. Ajo kishte parë në telefonin e Ergdysit edhe një video të të dyve. Për këtë kishte dijeni për të cilën kishte edhe babai i Almës, i cili i kishte kërkuar disa herë të bijës, të largohej nga ajo banesë, nëse i shoqi nuk e donte. Arsye për të cilën e kishte marrë Almën edhe disa kohë në Itali, por që më pas ajo ishte kthyer sërish te familja e të shoqit.

“Vajza ishte larguar shumë herë nga ajo shtëpi. Unë e kam përkrahur, duke i thënë ik, nuk të do, lëre. Vazhdo jetën tënde. Por nuk ma dëgjoi fjalën se e donte shumë. Edhe mentaliteti. Nuk donte ta linte se më thoshte që nuk jemi nga ato familje ne. S’jemi mësuar lër një e merr një tjetër. Se histori të tilla nuk përfundojnë mirë. Aq e trembur ishte vajza e madhe, saqë edhe kur e ëma shkonte në tualet, i rrinte pas derës, nga frika se mos i ikte. Kur dilte e ëma, e shikonte në sy! Sikur i lutej që mos ik më. Ishte shumë e lidhur vajza e madhe me të ëmën. Eh çfarë kanë parë ata fëmijë. Shpirti nuk më del rehat. Kam zemrën e operuar dy herë. Nuk ka kuptim më jeta ime”, thotë Azem Bushati.

Edhe pse Ergdysi dhe familja e tij thonë se Alma merrte ilaçe kundër depresionit, familjarët e saj e kanë mohuar një gjë të tillë. Madje babai i saj, ka mohuar gjithashtu t’i ketë sjellë medikamente nga Italia. Por e vërteta është se Alma kishte marrëdhënie të tensionuara me bashkëshortin e saj. Dhe për këtë arsye, largohej shpesh te e motra në Tiranë, bashkë me tri fëmijët. Por sipas familjarëve Ergdysi shkonte dhe e kërcënonte, duke e i thënë t’i jepte fëmijët. Një detaj që konfirmon këto thënie është edhe largimi i Almës për në Itali, në muajin janar. Por sipas babait të saj qëndrimi i saj pranë familjes së prindërve nuk ishte i gjatë pasi bashkëshorti i kishte thënë të kthehet sepse nuk do ta tradhtonte më.

Vetë Edison Arrazi, mohon të ketë dijeni për tradhtinë e vëllait të tij ndaj së shoqes. “Unë nuk e di që vëllai të ketë patur një lidhje tjetër. Po edhe sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë”, thotë Edison Arrazi. Po kështu Edison Arrazi, i cili kishte vetëm pak ditë që ishte liruar nga qelia, pas një dënimi disa vjeçar për kultivim të lëndëve narkotike, ku kishte fituar ulje dënimi nga amnistia e fundit, mohon që vëllai i tij Ergdys Arrazi, të kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, Almës. Madje ai u përpoq që në daljen e tij publike ti jepte marrëdhënies së vëllait dhe bashkëshortes së tij, një tablo të qetë familjare. Pavarësisht se mesa duket kjo tablo nuk ishte aspak e tillë.

“Nusja ime dhe nusja e vëllait atë pasdite kanë dalë si gjithmonë për të pirë kafe bashkë më fëmijët. Është e pavërtetë se vëllai ka ushtruar dhunë psikologjike apo fizike ndaj nuses tonë të shtëpisë. Nusja është trajtuar prej shumë kohësh me ilaçe për stresin dhe depresionin. Nuk është se ka qenë në një gjendje të rënduar por herë pas herë ka marrë ilaçe”, thotë ai.

Por nëse e vërteta është kështu siç thotë familja Arrazi, atëherë përse Alma ndërmori këtë akt të rëndë, të pazakontë të flijimit bashkë me tre fëmijët e saj? Ishte ky një ndëshkim për bashkëshortin tradhtar, për t’i dhënë atij me këtë veprim, dënimin më rëndë që mund ti jepet një bashkëshorti dhe një babai, atë të humbjes njëherë e mirë të prindërimit.

“Vajza shprehej se ai ka një të dashur, shkonte me të tjera, filloi të jepte shenjat e veta, derisa arriti në këtë gjendje. Më tha bashkëjeton me një gocë të re, fle në një dhomë më vete me tre fëmijët. Ajo më thoshte nuk dua që fëmijët e mi t’i gëzojë dikush tjetër, i kam bërë unë, do t’i rris unë. Aty ka marrë vendimin për të flijuar jetën e vet dhe të tre engjëjve”, thotë babai.

Por nëse është kështu a ka të drejtë një nënë që për hir të këtij dënimi ndaj bashkëshortit, të dënojë dhe ti marrë jetën fëmijëve të tyre, qenieve më të pafajshme në këtë histori. Si duhet të gjykojë opinioni publik në një rast të tillë? A duhet ky hetim të thellohet edhe më tej në shkaqe të tjera që mund të jenë fshehur dhe mund të kenë çuar në aktin e vetëvrasjes së Almës dhe fëmijëve të tij? Dhe a është kjo një vetëvrasje, apo mund të jemi edhe përballë provave që mund të na çojnë drejt një vrasje? Një mister që do të duhet të na e zbulojnë hetimet, para se të dalin në konkluzione, të cilat thjesht sa e mjegullojnë edhe më shumë një vetëvrasjet më të rënda të ndodhura në këto 30 vite në Shqipëri, të një nëne dhe të fëmijëve të saj.

“Për 10 mijë euro të qelbura”- Graciano Tagani zbuloi SMS-të që Romeo Veshaj i ka dërguar Erjola Doçit, moderatorja merr vendimin për t’u larguar nga BBV! Bën gati valixhet dhe…

Erjola Doçi ka marrë vendimin për t’u larguar nga shtëpia e Big Brother Vip pas një deklarate të balerinit Graciano Tagani, i cili zbuloi se Romeo Veshaj i ka dërguar SMS moderatores, por kjo e fundit nuk ka ka kthyer përgjigje.

“Po ik mo nuk do rri me presionet e tua për 10 mijë eurot e qelbura në finale”, u shpreh prezantuesja, teksa bënte gati valixhen.

Por, Erjola Doçi hoqi dorë nga ky vendim për të lënë garën pas ndërhyrjes së banorëve të tjerë për ta ndaluar, mes tyre edhe Romeo Veshaj që i qëndroi pranë gjatë këtij momenti.

“Mos u ndiko nga plehra. Mos dil për plehra. Çfarë po bën moj?”, u shpreh aktori referuar Gracianos, teksa shtoi: “Po i jep të drejtë atij”.

Debati mes banorëve:

Graciano: Ua do ikësh ëë? Doli e vërteta? Mos ik, pse vendos kështu? Më vjen shumë keq lali, një person që është me të vërtetën dhe të drejtën nuk ka nevojë.

Erjola: Do të të përgjigjem nga studio.

Graciano: Pse kaq e dobët je ti? Pse po e bën këtë gjë? Lali nuk e doja unë këtë gjë, po thosha thjesht një të vërtetë.

Egla: Erjola përballoje!

Romeo: Mos u ndiko nga plehra. Mos dil për plehra. Çfarë po bën moj?

Egla: Erjola mos dil për të. Unë e di që ti del, por mos e bëj. Edhe 10-15 ditë kanë ngelur.

Romeo: Po i jep të drejtë tij.

Erjola: Unë e kam hequr mikrofonin o me zarf të zi o vetë.

Egla: Po ti the tënden, pse intimidohesh?

Romeo: Unë kësaj nuk i rri dot as afër, nuk e ndaloj dot

Juli: Hiqe dorën, mos më kap mua me duar. Dënohesh nëse del. Nuk del dot ti. Pa folur me mua ti s’ke për të ikur.

Erjola: Po ik mo nuk do rri me presionet e tua për 10 mijë eurot e qelbura në finale. Po ikë se latë kokrën e namit, kam fytyrë, kam këllqe.

Egla: Po ike ti do iki dhe unë.

Juli: Cila është arsyeja pse po ikën ti?

Erjona: Nuk duroj presion këtu kaq.

Juli: Ku ke ardhur këtu në llixha?

Erjola: Eee nuk e përballokam dot.

Juli: Në qoftë se ikën do i japësh të drejtë atij.

Erjola: Do e jap përgjigjen nga studio.

“U mbyt në Bunë bashkë me tre fëmijët”, Klodiana Lala zbardh momentet e fundit të Alma Arrazit: Ja çfarë filmuan kamerat

Klodiana Lala në një emision televiziv , ka trajtuar mbrëmjen e sotme ngjarjen tragjike në Shkodër, ku një nënë u mbyt në ujërat e lumit bashkë me tre fëmijët e saj.

Ndërkohë që Prokuroria konfirmoi edhe lëvizjet e fundit të nënës dhe tre fëmijëve të saj, mbrëmjen para se t’i jepte fund jetës, ku ajo u pa t’u takonte në një kafe me kunatën e saj. Dhe pas qëndrimit për afro 2 orë dhe ndarjes me të, ajo me fëmijën e vogël në krah dhe dy vajzat që e shoqëronin, të merrte rrugën në trotuarin që të çon te ura e vjetër e lumit Buna.

“Nga të dhënat e hetimit deri në këtë fazë, ka rezultuar se më datë 3 Maj 2024, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Shkodër është paraqitur shtetasi Ergdys Arrazi, i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij shtetases Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur. Nga deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, del se më datë 2 Maj 2024, pasdite, shtetasja Alma Arrazi. bashkë me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën, shtetasen V.P., në lagjen ‘Iliria’ Shkodër. Aty ku kanë qëndruar për rreth dy orë dhe nga ku më pas mësohet se Alma Arrazi, i ka thënë kunatës se do ta merrte vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një javë tek shtëpia e tij që të qetësohej”, thuhet në dosje.

Por nga këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se Alma Arrazi në fakt nuk i kishte treguar të vërtetën kunatës së saj. Pasi ndryshe nga sa i tha, se do shkonte te i vëllai, ajo vihet re më tej teksa ecën në trotuarin që të çon për në urën e lumit Buna. Aty ku në muzgun e ditës, në fillim të urës humbasin edhe gjurmët e saj dhe të fëmijëve. Nga ky moment kamerat në zonë nuk kanë mundur të fiksojnë më tej lëvizjen e tyre.

“Nga administrimi i pamjeve filmike, pasi është ndarë nga kunata, Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te ‘Ura e Bunës’ së vjetër, në drejtim të ‘Kishës së Zojës’, Shkodër. Ndërkohë që dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 2 maj 2024”, sqaron prokuroria. Por si mundi Alma e vetme ta bëjë një akt të tillë? A e kishte paramenduar ajo në kokën e saj të gjithë këtë skenar? Çfarë ndodhi me të dhe fëmijët pasi u futën në urë atë mbrëmje, kur drita sapo kishte rënë mbi qytet?

Është e vështirë për të menduar se si ajo është sjellë në ato momente dhe si ka mundur ta kryejë e vetme një akt të tillë, nëse ishte e kthjellët në veprimet e saj, apo e rënduar psikologjikisht, duke pasur parasysh edhe dy vajzat në moshë të rritur, si edhe faktin që parmakët e urës së vjetër në lumin Buna, janë në një lartësi që e kalojnë shtatin e tyre. Si edhe faktin që në atë orë, ura ka pasur ende vizitorët e saj dhe dikush duhet të kishte parë diçka të pazakontë. Por për grupin hetues nuk ka dyshime se këto parmakë të urës, ku edhe peshkatarët duhet të ngjiten deri lart për të hedhur grepat, janë vendi nga ku Alma hodhi fillimisht vajzat e saj dhe më pas veten dhe djalin, për tu vetëflijuar në një akt të pashembullt.

“Më datë 4 maj 2024 rreth orës 22:00, shërbimet e policisë u njoftuan se në anë të lumit Buna në fshatin Darragjat, Njësia Administrative Dajç, është gjetur trupi i pajetë i një fëmije të mitur, që më pas u identifikua si shtetasja E.A, e datëlindjes 20 Tetor 2015. Ku pas këqyrjes së kufomës, nga ana e mjekut ligjor, nuk u konstatuan shenja dhune. Si edhe u vendos kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor me qëllim përcaktimin e dëmtimeve që konstatohen në trupin e viktimës dhe të shkakut të vdekjes”, thotë Prokuroria.

“Është e drejtë e tij”, Mitsotakis: Ardhja e Ramës e panevojshme, por s’e ndalojmë dot

Kreu i qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë së fundmi një intervistë për protothema.gr.

Duke iu referuar vizitës së afërt të kryeministrit shqiptar Edi Rama në datën 12 maj në Greqi, ai tregon se nuk është i ftuar i qeverisë, po vjen për të biseduar me bashkatdhetarët e tij.”

“Është e drejtë e tij, një zgjedhje që më duket e panevojshme, prandaj thashë që është një zgjedhje e panevojshme. Ne kemi probleme me marrëdhëniet greko-shqiptare”, tha ai dhe shtoi se çështja e ndalimit të Fredi Belerit është europiane, jo dypalëshe.

Pjesë nga intervista:

Antonis Schroiter: Ju udhëtoni në Turqi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, udhëton në Greqi, vjen këtu. Kam lexuar për shumë përpjekje për të shtyrë këtë vizitë, e cila në fund nuk do të shtyhet. Fillimisht, a është i mirëpritur zoti Rama në Greqi?

Kyriakos Mitsotakis: Shiko, së pari, ai nuk vjen si mysafir i qeverisë greke. Nuk është një vizitë, do të thosha, me karakteristika dypalëshe. Ai vjen, e kuptoj, për të folur me bashkatdhetarët e tij. Ai ka të drejtë ta bëjë këtë. Përtej kësaj, mendoj se edhe ky është një opsion që për momentin, në kushtet e zgjedhjeve evropiane, më duket mjaft i panevojshëm.
Qeveria greke nuk mundet, ne jemi demokraci, ne nuk e ndalojmë të drejtën e tubimit e cila është e garantuar me kushtetutë, ndaj nuk i kushtoj aq rëndësi kësaj.

Antonis Schroiter: Ai ka kërkuar një hapësirë ​​të hapur për një tubim të madh. Nuk e di tani me Fredi Belerin në burg dhe një grup të madh njerëzish që festojnë për zotin Rama nëse është…

Kyriakos Mitsotakis: Prandaj thashë se ishte një zgjedhje e panevojshme. Kemi probleme në marrëdhëniet greko-shqiptare…

Antonis Schroiter: Nuk do ta ndaloni këtë tubim?

Kyriakos Mitsotakis: Jo, nuk do ta ndalojmë.

Antonis Schroiter: Edhe nëse bëhet në një hapësirë ​​të hapur?

Kyriakos Mitsotakis: Ne as nuk do ta ndalojmë dhe as do ta lehtësojmë. Por më lejoni t’ju them edhe një gjë: vërtet ky rast ka krijuar një tension të madh në marrëdhëniet greko-shqiptare. Çështja nuk është dypalëshe, është evropiane, pavarësisht atyre që pretendojnë se është një çështje që ka të bëjë vetëm me pakicën kombëtare greke. Bëhet fjalë për shtetin e së drejtës dhe mënyrën sesi Shqipëria i trajton minoritetet, ka të bëjë me mënyrën se si funksionon gjyqësori shqiptar. Qeveria greke do të vazhdojë të ngrejë këto çështje.

Dhe dua t’ju kujtoj se në fletën tonë të votimit nuk kemi një, kemi dy përfaqësues nga minoriteti grek dhe veçanërisht me Himarën si pikë referimi. Sa për të thënë edhe një gjë: ne kemi edhe një përfaqësues të pakicës myslimane në fletëvotimet tona. Vura re me interes se dy partitë e tjera, në mos gaboj, dy partitë e tjera të mëdha zgjodhën të mos e bënin këtë. Dhe këtë e them sepse ka një parti që po merr pjesë në zgjedhjet evropiane në