Pse Alma u υαrros me tυrρ dhe Ιarg fëmijëνe?

Alma Arrazi do të prehet larg fëmijëve të saj. 39-vjeçarja e cila u vetëflijua në lumin e Bunës me 3 fëmijët e saj të mitur, sot u varros në varrrezat e Durrësit, ku morën pjesë shumë pak njerëz, thuajse një varrim me trup. Babai, motra dhe vëllai ishin aty për ta përcjellë në banesën e fundit, të renë e cila në kushte depresioni ndërmori aktin e rëndë duke mbytur veten dhe tre fëmijët e saj. Ajo do të prehet pranë nënës së saj.

3 fëmijët e saj do të prehen në varrezat e qytetit të Shkodrës pranë familjes së të atit shumë kilometër larg nga nëna e tyre. Ceremonia mortore për to u zhvillua në të njëjtën orë me Almën, ndërsa Erdgys Arrazi i cili po mbahet në paraburgim për shkaktim të vetëvrasjes, nuk iu aprovua kërkesa që të marrë pjesë në funeralin e vajzës 7-vjeçe dhe djalit 3-vjeçar.

Prokuroria e Shkodrës dha aprovim për kërkesën e Arrazit, nderkohë që policia e Shkodrës dhe Drjetoria e Burgjeve e kanë refuzuar. Arrazi nuk u lejua as në ceremonië mortore të vajzës 9-vjeçare që u zhvillua dy ditë më parë. Pse Alma u varros me trup dhe larg fëmijëve? Ajo bëri kurban fëmijët dhe të tjerët as me trupat e pajetë nuk pushuan, por i ndanë. A është një hakëmarrje për aktin e Almës, por nëse nëna i vrau, babai pse i groposi me njollë?

Ka ardhur koha që të shohim se ku jemi, dhe sesi po ecim përpara, se çfarë është tradhëtia dhe çfarë duhet të bëjë një njeri kur përjeton një gjë të tillë, por që duhet të gdhendet me të madhe, për dashurinë nuk vritet, por jetohet.

“Nuk dua të jetoj më me të”/ Shqiptari dërgon gruan tek prindërit e saj, nuk do ta besoni arsyen

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Kosovë, ku një shtetas ka shkuar në polici dhe ka deklaruar se nuk do të jetojë më me gruan e tij.

Arsyeja që ai ka dhënë për marrjen e një vendimi të tillë, nuk ka qenë diçka që dëgjohet shpesh kur çiftet kanë mosmarrëveshje.

Ky shtetas ka pretenduar se arsyeja që nuk do të jetojë me bashkëshorten është… mosmarrëveshja për përdorimin e makinës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka një mosmarrëveshje me të dyshuarën – bashkëshorten e tij, rreth përdorimit të veturës së tyre dhe po ashtu ka deklaruar se, nuk dëshiron të vazhdojë të jetojë më tutje me të-bashkëshorten e tij”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin, gruaja është dërguar tek familja e saj, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Takimi me shqiptarët në Athinë/ “Deklaratat e opozitës greke, befasuese”, Rama: Vizita ime s’ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “X” lidhur me takimin e tij të ardhshëm në Athinë, duke u shprehur se deklaratat e opozitës greke për këtë ngjarje janë befasuese.

Ai u shpreh duke cituar homologun grek Mitsotakis se, Greqia mbetet një vend demokratik ku liderë nga vende të tjera demokratike mund të vizitojnë, të takohen me bashkatdhetarët e tyre dhe t’i lavdërojnë ata për punën e tyre të palodhur dhe kontributet që japin.

Rama theksoi se vizita e tij e ardhshme në Athinë nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë, por që nuk janë në axhendën e qeverisë shqiptare.

Reagimi i plotë:

Është mjaft befasuese të dëgjosh deklaratat e opozitës greke, ndërkohë që mund ta kuptoj plotësisht perspektivën e përcjellë nga kryeministri grek. Kontrasti i fortë në pikëpamjet për të njëjtën çështje hedh dritë mbi arsyen pse disa janë në opozitë, ndërsa të tjerëve u është besuar qeverisja nga populli. Megjithatë, siç theksoi me të drejtë kryeministri Mitsotakis, Greqia mbetet një vend demokratik ku liderë nga vende të tjera demokratike mund të vizitojnë, të takohen me bashkatdhetarët e tyre dhe t’i lavdërojnë ata për punën e tyre të palodhur dhe kontributet e çmuara që ata japin jo vetëm për vendin ku ata jetojnë, por edhe në atdheun e tyre.

Vizita ime e ardhshme në Athinë të dielën, më 12, nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë, por që nuk janë në axhendën e qeverisë shqiptare. Kjo vizitë është pjesë e një serie vizitash të planifikuar prej kohësh në disa vende evropiane, përfshirë Athinën, për t’u angazhuar me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe për të ndarë krenarinë e Shqipërisë për ta dhe Vision Albania 2030. Kjo ka të bëjë me vizitën time në fqinjin mik Greqinë 🇦🇱❤️🇬🇷

. pjesa tjetër është thjesht zhurmë e sfondit.

FOTO/ Chelsea e nxjerr në shitje, Serie A “tërbohet” pas Brojës, Inter, Milan e Napoli në garë

Chelsea dhe Broja po planifikojnë të ndahen përfundimisht në fund të këtij sezoni”, ky ishte lajmi i bërë publik një ditë më parë nga Fabrizio Romano. Sipas gazetarit të njohur, “bomberi” do të rikthehet te Chelsea pas huazimit të dështuar te Fulham gjatë janarit, por rikthimi i tij do të jetë i përkohshëm, pasi blutë nuk e shohin si pjesë të projektit. Ky lajm ka bërë xhiron në mediat italiane pasi për sulmuesin kuqezi ka një interesim të fortë nga shume klube në Serie A. Sipas mediave italiane, janë të paktën tre ekipe “big” që interesohet për shërbimet e Brojës, Inter, Milan dhe Napoli.

Inter Per Brojen

Sipas TuttomeracoWeb, Simone Inzaghi i ka kërkuar drejtuesve të klubit një përforcim në repartin ofensivë, mes disa alternativave është edhe emri i Brojës. Gjithnjë sipas mediave italiane, Piero Ausilo dhe Beppe Marotta kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë, pasi Broja është një profil që e njohin. Jo vetëm Inter, situata është e ngjashme edhe në radhët e Milan, për më tepër që kuqezinjtë e ndjekin prej kohësh sulmuesin shqiptar. Me apo pa Piolin në stol, është e qartë që Milan kërkon një qendërsulmues të ri për të zëvendësuar Oliver Giroud, me francezin që do të largohet në fund të këtij sezoni.

Milna Per Brojen

Diskutimi është i njëjtë edhe për Napolin, me blutë që në fund të këtij sezoni duhet të gjejnë një zëvendësues për Osimhen. Napoli mund të ketë një avantazh në raport me dy ekipet e tjerë të Serie A, nëse nigeriani vendos të transferohet te Chelsea. Në këtë rast, blutë do të përfshinin kartonin e Brojës në negociata për të ulur kostot e këtij transferimi, pasi De Laurentiis nuk heq dorë nga Osimhen pa të paktën 120 milionë euro.

Napoli Per Brojen

Pavarësisht se gjithçka është në rrafshin e sondazheve, fakt është që Broja pritet të largohet nga Londra në përfundim të këtij sezoni. Chelsea kërkon minimalisht 35 milionë paund për kartonin e Brojës, por dhe ky diskutim mund të ndryshojë në varësi të paraqitjeve të tij në “Euro2024”.

(BalkanWeb)

Itali/ Shqiptari i vë flakën vetes në sy të gruas pasi nuk pranonte të dëbohej nga shtëpia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano ku një 47-vjeçar shqiptar ka djegur veten e tij me benzinë në sy të gruas.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe e gjithë skenën e ka parë dhe bashkëshortja.

Shqiptari ka pësuar rreth 70% djegie në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai është i martuar me një rumune dhe punon si kamarier në shtetin italian, ai kundërshtoi vendimin për dëbimin nga shtëpia dhe u detyrua të flinte në bodrumin e pallatit.

“Mercedesi është imi, e bleva me lekët që më la burri francez”- Rrëfehet ‘lypësja e pasur’ që dyshohet se organizoi vrasjen e bashkëshortit! Nga martesa me 70-vjeçarin, tek…: Iliri më ka “ngrënë” pasurinë

“Lypësja e pasur” Donika Jonuzi nga Elbasani, e cila dyshohet se organizoi vrasjen e burrit të saj Ilir Osmani, ka treguar variantin e saj të ngjarjes.

Bashkëjetuesi i saj Ilir Osmani, një qytetar nga Elbasani, humbi jetën në Pejë të Kosovës, pasi u përplas për vdekje nga një automjet. Ngjarja që fillimisht u dyshua si aksidentale, rezulton se ishte vrasje e qëllimshme. Shoferi i makinës që e përplasi për vdekje është Serxhio Jonuzi 23 vjeç nga Elbasani, nipi i Donika Jonuzit.

Kjo e fundit jeton në Pejë, ku edhe kërkon lëmoshë, është etiketuar si “lypësja e pasur” për shkak se në disa foto të saj ku shihet e veshur me rroba të mira, varëse floriri madje ka në zotërim edhe një makinë Mercedes-Benz.

Por varianti tjetër i saj është lypja në rrugët e Pejës. Çfarë thotë Donika Jonuzi për këto dy variante të saj?

Në një intervistë për emisionin “Uniko”, ajo është shprehur se makinën e ka blerë me lekët që i la burri francez, me të cilin u martua për letra.

“Është makina ime, e kam blerë në Durrës. Kam qenë e martuar me francezin”, u shpreh ajo, duke shtuar: “Kam jetuar afërsisht 2-3 vjet me atë, francezi ka qenë 70 e ca vjeç kur jemi lidhur për herë të parë.”

Pjesë nga intervista:

Donika Jonuzi: Aty që jam me kostumin e kuq kam qenë në dasmë, motra ime martoi djalin.

Ne kemi bërë këtë lloj krahasimi, thamë “lypësja e pasur”. Nga njëra anë me varëset e floririt dhe nga ana tjetër reflektoni një gjendje e cila ishte katastrofë.

Donika Jonuzi: Shumë e drejtë.

Si ka mundësi?

Donika Jonuzi: Më ka çuar Iliri.

Pra, ju nuk keni sot më mundësi familjare?

Donika Jonuzi: Nuk kam, m’i ka ngrënë Iliri, të gjithë pasurinë.

Konkretisht?

Donika Jonuzi: Makinën e kuqe që ke parë në foto, që është Iliri bashkë me Serxhon.

Makina juaj me targa të huaja?

Donika Jonuzi: E vërtetë, është makina ime, e kam blerë në Durrës. Kam qenë e martuar me francezin.

Po francezi jeton sot apo ka ndërruar jetë?

Donika Jonuzi: Jo ka ndërruar jetë.

Ke marrë pasuri ti nga francezi?

Donika Jonuzi: Kam marrë lekët që më ka dhënë, shpërblimi i burrit domethënë.

Francezin e ke njohur për letra? Je martuar me dashuri?

Donika Jonuzi: Jo, punë letrash.

Po pse të ka dhënë shpërblim?

Donika Jonuzi: Po kam jetuar afërsisht 2-3 vjet me atë. Francezi ka qenë 70 e ca vjeç kur jemi lidhur për herë të parë.

Anna Lika konfirmon zyrtarisht romancën me Bjordi Mezinin! Aktorja publikon foton krah ish-banorit të BBV!

Aktorja Anna Lika ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen me ish-banorin e BBV, Bjordi Mezini. Çifti prej kohësh kanë mohuar thashethemet se janë në një romancë, edhe pse gjatë gjithë kohës janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Dhe Anna Lika ka vendosur të bëjë publike duke postuar një foto në rrjetin social Instagram teksa qëndron përkrah regjisorit të filmave.

Prej më shumë se një viti, Bjordi dhe Anna Lika janë ndër çiftet e “showbizz”-it tonë.

Megjithatë, të dy kanë zgjedhur që këtë histori dashurie ta jetojnë larg vëmendjes mediatike.

Aktorja humbi nënën e saj disa muaj më parë dhe Bjordi Mezini i ftuar në emisionin “Pardon My French” në “Top Albania Radio” teksa foli për serialin, sigurisht që nuk mund të ndalej pa thënë disa fjalë për Ana Likën.

Lidhur me ndarjen nga jeta të nënës së saj, Bjordi u ndal duke thënë: “Dua të them që Ana është një vajzë shumë e fortë. Ajo po kalon një periudhë jo të thjeshtë por na ka befasuar të gjithëve me forcën e saj”.

Për të ndryshuar disi atmosferën e bisedës, Bjordi u pyet nëse e ka mbajtur gjithnjë me hatër Anën në skenat e xhirimeve. Ai e mohoi këtë gjë duke u shprehur në këtë mënyrë: “Unë nuk e mbaj Anën me hatër, por e mbaj me këmbë në tokë se të gjithë e përkëdhelin dhe i bëjnë komplimente”.

Premiera e filmit “2 Gisht Mjaltë”, ka bërë që ajo ti rikthehet aktiviteteve në vend. Nën shoqërinë e Bjordit, dyshja u shfaq më e afërt se kurrë, ku në shoqërinë e tyre ishte dhe tezja e Annës, Inis Gjoni. Duket se tashmë lidhja mes tyre është formalizuar dhe të dy nuk kanë asnjë ndrojtje, të pozojnë si çift.

“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”/ Nxehet keq Heidi dhe i paralajmëron: Nëse dalin ato mesazhe që…

Ka pak kohë që në shtëpinë e “Big Brother VIP3” është përfolur se mes Erjola Doçit dhe Romeo Veshajt ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano Tagani, ai që ka thënë i pari se ‘më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidi Bacin’.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, aktori i ka shkruar disa herë mesazhe moderatores mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”. Këtë gjë e kanë mohuar që të dy.

Pasi ka përfunduar spektakli, Heidi ka biseduar me Romeon dhe Erjolën, duke iu drejtuar se ‘nëse dalin ato mesazhe, ju do dilni gropë’.

Heidi: Jam me vërtetë shumë rehat. Shoqëria jashtë, troç po e them, ka dy mesazhe, po i nxori e di si dilni ju, gropë. Nga unë s’ka asnjë problem

Erjola: Nuk ka asnjë mesazh. Po ta thotë Erjola. O Heidi si bëhen shantazhet? Duke thënë që kam fakte. Fakt është fjala ime, ose merre bazë ose jo, kaq

Heidi: Dakord, ta themi paraprakisht se nuk ka asnjë të keqe

Erjola: Ti do me qenë e larë me veten jenë rregull. Edhe unë fjalën time, ka peshë si shkëmbi të paktën në këtë histori.

Shαntazhoi qytetaren se do i ρυblikonte fotot n**o kundrejt 3 mln lekëve, e pëson keq efektivi i policisë

Policia e shtetit udhëron pezullimin e menjëhershëm nga detyra të inpektorit të policisë i cili kishte shantazhuar një shtetase dhe i kishte marrë një shumë parash për të mos i publikuar fotot.

Rasti u denoncua në një emisioni investigativ.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në zbatim të Nenit 222, pika 8 të Rregullores së Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, Inspektor J.K, me detyrë trup shërbimi për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të Policisë Shkencore dhe ndaj tij ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë. Ndërkohë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur menjëherë hetimin penal ndaj punonjësit të Policisë, informoi policia.

Këtë të martë emisioni investigativ në Fiks Fare solli rastin e një zonje e cila është shantazhuar nga një punonjës i Policisë së Shtetit, i cili bashkë me të shoqen i kanë marrë qytetares 3 milion lekë të vjetra.

“Romeo e ka fiksim Erjolën dhe i ka dërguar mesazhe kur kanë qenë jashtë”/ Graciano plas deklaratën e fortë në ‘Prime’, moderatorja shpërthen në lot

Prej disa kohësh brenda shtëpisë së Big Brother është përfolur se mes Romeos dhe Erjolës ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano ai që i ka thënë fillimisht se më mirë do kishte qenë më mirë të ishte lidhur me Erjolën sesa me Heidin.

Mbrëmjen e sotme, Graciano ka zbuluar të vërtetën duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”.

“Duke e njohur Erjolën nga jashtë, e si ajo reagon. Pas rikthimit tim, kam parë që Romeos i kanë shkëlqyer sytë sa herë që shihte Erjolën. Kaën shkruar portalet. Unë e kam mikeshë nga jashtë Erjolën edhe e di”.

Romeo: E panë tani që paskam unë kimi me Erjolën, tani do thonë pse nuk reagon Heidi. Kam parë dashamirësine e Erjolës, dhe unë i kam ndejtur afër. Më duket tendencioze nga ana e Gracianos, Julit dhe Françeskës. Më thotë mua do të të hedh bombën.

Graciano: Duke e njohur Erjolën, shikoj që Romeo i bën sytë xixa dhe ishte duke parë ku ishte Erjola. E kam pyetur Erjolën çfarë po ndodh. Ti duhet të mbash fiksimet e tua në kontroll, nuk është faji im. Nga xhestet që ju dhatë, Heidit nuk i plas fare, këtë ta vërtetojë Erjola. A je ti që e ke pasur fiksim duke i ccuar mesazhe dhe ta ka lënë seen. I kërkuar lidhje

Erjola: Seriozisht doni të më nxirrni nga shtëpia në këtë mënyrë?
Graciano: Më shiko në sy dhe bëhu burrneshë. E di situatën. Më ke thënë mos e hap si muhabet, ty të intereson për lojë.

Erjola: E kam me sportivitet, çuni huaj ka të dashurën këtu brenda dhe dy javë para finales dalin këto muhabete. Nuk ka pasur asnjë komunikim, e bëjnë fakt të kryer dhe ka 4 ditë që injoroj provokimet. Me djalin e huaj s’kam pas afrimitet.

Romeo: E ke nga vemja, qetësohu, a je e qetë me veten tënde pse prekesh.