“Ervis Martinaj donte të përfitonte nga siguria e Ramës”/ Gazetari Artan Hoxha zbardh detaje të bujshme: Ja si tentuan t’i bënin atentat ‘bosit të kumarit’ shumë pranë shtëpisë së kryeministrit në Surrel

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisjonin “Opinion”. Teksa po fliste për zanafillën e ngjarjeve kriminale në Shqipëri dhe arrestimet e SPAK, Hoxha u ndal edhe në një episodë të Ervis Martinaj. Gazetari tregon se si Martinaj shkoi pranë vilës së kryeministrit Rama, për të përfituar nga siguria dhe nga mbrojtja e tij.

Elvis Martinaj shkon e blen vilën në Surrel ngjitur me kryeministrin. Dhe për shkak të sigurisë që Garda e Reublikës ka për kryeministrin e Shqipërisë, ai shkoi atje ngjitur. Pra, ai e bleu për siguri, pra ai donte nga siguria që i ofrohej kryeministrit. Rruga sigurohej se kalonte kryeministri. Të dy ata lëviznin me ekskorde. Katër makina kishte Rama, katër ose pesë makina kishte Martinaj. Ka qenë një moment, se atëherë rruga ka qenë e ngushtë , makina të blinduara, me armë brenda, pasi i kishin me leje se ishin bizesmen. Dhe vendosja e tij ngjitur me vilën me banesën e kryeministrit, i jepte atij siguri nga shteti, prandaj nuk i afroheshin dot. Ndërkohë Garda e shikonte Martinajn si kërcënim.

Tani Dukët nuk i afroheshin dot, se ishte Garda, sepse po ruante personalitetin. Dhe në këto kushte, meqenëse ai po rrinte aty dhe ata e kishin të vështirë t’i afroheshin, dhe që t’i afroheshin Ervis Martinajt, porosisin një dron. Dhe i thotë, droni dua të mbajë një peshë prej 12 kg. E blejnë dronin, dhe donin t’ja conin sipër shtëpisë. Por duke qenë Garda aty, ajo ka sinjalizues, ka bllokues valësh dhe droni rrëzohet. Pastaj Garda mund ta shikonte dronin dhe ta qëllonte. Ata kane studiuar versionin që ta çojne natën, por prezenca aq afër e kryeministrit mund të çonte në një tërmet.

Ky është 24-vjeçari që humbi jetën në lule të moshës teksa punonte në gurore

Pasditën e djeshme, humbi jetën 24-vjeçari Jurgen Veshi, në Brataj të Vlorës. I riu po punonte me skrep në një gurore.

Jurgen Veshi, ishte punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.

I riu nuk ka mundur t’u rezistojë dot plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Pas vdekjes se 24-vjeçarit Jurgen Veshi në Brataj të Vlorës, policia ka vënë në pranga drejtuesin teknik të punimeve Erald Breganaku.

Rrëmbyen me forcë një 15-vjeçar, policia arreston 4 autorët. Çfarë ndodhi në Durrës

Një 15-vjeçar është rrëmbyer me forcë nga disa persona në Durrës, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e autorëve të dyshuar.

Policia thotë së në bashkëpunim me njëri-tjetrin, personat morën me forcë, në automjet, 15-vjeçarin, dhe e goditën me sende të forta, për motive të dobëta.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti, 1 përforcues grushti dhe 1 shkop druri.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së njoftimit se një 15-vjeçar ishte marrë me forcë nga disa shtetas, kanë organzuar menjëherë punën në kuadër të operacionit të koduar “Case”, për gjetjen e 15-vjeçarit dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin 4 shtetas kishin marrë 15-vjeçarin, pa dëshirën e tij, dhe kanë ndërhyrë për ta liruar të miturin”, tha policia.

Njoftimi:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Case”.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas njoftimit se një 15-vjeçar ishte marrë me forcë, shërbimet e Policisë lirojnë 15-vjeçarin dhe kapin 4 autorët e dyshuar.

Vihen në pranga 2 prej autorëve dhe procedohen penalisht 2 të tjerët, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, morën me forcë, në automjet, 15-vjeçarin, dhe e goditën me sende të forta, për motive të dobëta.

Sekuestrohen automjeti, 1 përforcues grushti dhe 1 shkop druri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së njoftimit se një 15-vjeçar ishte marrë me forcë nga disa shtetas, kanë organzuar menjëherë punën në kuadër të operacionit të koduar “Case”, për gjetjen e 15-vjeçarit dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin 4 shtetas kishin marrë 15-vjeçarin, pa dëshirën e tij, dhe kanë ndërhyrë për ta liruar të miturin.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasditen e djeshme, në lagjen nr. 13, Durrës, shtetasit D. S., D. Xh., K. S. dhe E. S., kanë marrë me forcë, në automjet, 15-vjeçarin, dhe e kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u ndaluan shtetasit D. S., 21 vjeç dhe D. Xh., 16 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. S., 25 vjeç dhe E. S., 16 vjeç, banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Fiat” i përdorur për këtë rast, një përforcues grushti dhe një shkop druri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Arrestimi i dy personave për vrasjen e 25-vjeçarit në Athinë pas përplasjes mes dy grupeve shqiptare, Prokuroria jep detaje nga zbardhja e ngjarjes pas 16 vitesh! Si ndodhi krimi

Prokuroria Korçë urdhëron arrestimin e shtetasve G.L dhe A.T. të akuzuar për vrasjen e bashkëkombasit të tyre në Greqi në vitin 2008

Me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, u arrestuan dy shtetasit G.L. dhe A.T. të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja me dashje’ e kryer në bashkëpunim.

Shtetasit në fjalë, janë paraqitur më datë 07.05.2024 në ambientet e DVP-së Korçë për t’u pyetur në lidhje me përfshirjen e tyre në vrasjen e shtetasit A.Xh., më 23.12.2008, në Athinë, Greqi, për të cilën prokuroria po kryhen hetime të cilat janë rifilluar më 28.12.2013, në kuadër të procedimit penal 23.12.2008.

Nga veprimet hetimore si më lartë cituar, të kryera në dinamikë dhe në funksion të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm të kësaj çështje penale, është krijuar një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova dhe indicie se nga ana e shtetasve G. L. dhe A. T. alias J.C., janë konsumuar elementë të veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76 e 25 të Kodit Penal, me viktimë të veprës penale shtetasin A.Xh.

Në këto kushte, u urdhërua nga prokurori i çështjes ndalimi i menjëhershëm i personave të dyshuar. Pas ekzekutimit të urdhrave të ndalimit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, kërkoi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasit G.L dhe A. T. alias J. C., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76 e 25 i Kodit Penal, me viktimë të veprës penale shtetasin A. Xh., me qëllim qenien e tyre në dispozicion të organit të hetimit, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje kriminale.

Vrasja u krye në Athinë, Greqi, në lulishten “Karamali Kipseri”, ku pas një konflikti fizik midis dy grupe personash, shtetas shqiptarë, duke përdorur mjete të forta si thikë, dru (shkopinj), ka mbetur i vrarë shtetasi A. Xh.

Vrau tre KUSHËRINJTË në VITIN 1993/ Ekstradohet 54 vjeçari nga LEZHA, në Itali jetonte si boshnjak!

I kërkuar prej vitit 1993, tani Bardh Lula do të vuajë dënimin me burg përjetë në Shqipëri.

54-vjeçari nga Lezha ishte shpallur në kërkim pasi kishte ekzekutuar me armë zjarri tre kushërinj në Torovicë të Lezhës, e sot është ekstraduar nga Italia.

Ngjarja e asaj kohe ndodhi për konflikte pronësie, e për ngjarjen në vitin 1996 Gjykata e Lezhës e dënoi në mungesë me burgim të përjetshëm.

Por Lula iu fsheh drejtësisë duket u hequr si shtetas boshnjak me emrin Bardhyl Luli.

Njoftimi i plotë:

Hyri dhe qëndroi ilegalisht në Itali, me dokumente false, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet në Shqipëri, për vrasje të trefishtë, në vitin 1993, në Torovicë, ekstradohet 54-vjeçari.

Lokalizimi i këtij shtetasi, rezultat informacionit të siguruar nga Policia e Shtetit, për vendndodhjen e tij, dhe shkëmbimit të këtij informacioni ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës. 

Si rezultat i punës intensive të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, si dhe i verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Policinë e Lezhës, u krye ekstradimi nga Milano, i shtetasit Bardh Lula alias Bardhyl Luli, 54 vjeç. 

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e ka dënuar këtë shtetas me 25 vjet burgim, pasi më datë 12.06.1993, në vendin e quajtur “Kroi i Denicës”, Torovicë, ka vrarë 3 shtetas.

Nga verifikimet e mëtejshme të kryera nga Policia e Shtetit dhe Policia italiane, rezultoi se shtetasi Bardh Lula alias Bardhyl Luli, që në vitin 1993, kishte hyrë dhe qëndronte në Itali, me dokumente false. 54-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Moderatori i njohur Ermal Qori jep dorëheqjen nga emisioni në RTSH!

Moderatori i njohur Ermal Qori nuk do të jetë më pjesë e Radio Televizionit Shqiptar. Mësohet se ai ka dhënë dorëheqjen nga emisioni i ‘Mirmëngjes Shqipëri’ pa dhënë arsye.

Por ky vendim i papritur i tij mund të ketë ardhur dhe si reagim kundër mosmarrjes së masave nga drejtuesit e lartë në RTSH ndaj gafave të moderatores Valbona Mëhilli që e shoqëronte çdo mëngjes në emision.

Kujtojmë se emisioni i tyre i cili niste që në orën 06:00 të mëngjesit ka mbushur rrjetin me memet dhe gafat e Valbona Mëhillit dhe kjo ka bërë që moderatori Qori të distancohej nga e gjithë kjo situatë.

Vrasja mafioze në Mirditë, Artan Hoxha publikon fotot e autorit me automatik: Ky është Soni, tashmë ndodhet në Dubai

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar gjatë emisionit “Opinion” disa pamje në lidhje me një vrasje në Mirditë.

Bëhet fjalë për disa foto, ku duket qartë autori i ngjarjes, që lëviz me automatik në mes të qytetit.

Sipas Hoxhës, personi në imazh është “Soni”, që tashmë ndodhet në Dubai, por është edhe një nga personat e shpallur në kërkim pas operacionit të fundit të SPAK-ut ku u zbuluan edhe aleancat mes krimit.

“Ka ndodhur vrasje në Mirditë. Janë vrarë dy veta tek spitali. Kjo duhet të ketë mos gaboj, nja 6 muaj ose 7 muaj. Policia i ka këto imazhe. Personi është me automatik në dorë. Në rrugë, mes qyteti, ja karburanti, e ka qëlluar burrin e huaj. Shikoje ku e ke. Është me automatik në dorë.

Ky njeriu sot është me masë sigurie ndodhet në Dubai. Këto filmime nuk i ka vetëm policia, të jesh i sigurt. Më shumë se policia ata i kanë vetë se i marrin me njëri-tjetrin. Shiko, ngjarjet ne kemi bërë disa emisione për ngjarjet e Rrëshenit, vrasje me snajper. Kjo është një nga vrasjet.

Ndërsa Ben Ndoka pret që grupi i Durrësit dhe i Niklës të shkojë të vrasë Durim Bamin, ata i thonë, na kanë ikur me Sonin. Ky është Soni.

Po përpiqet të vrasin dhe i vunë minën atje poshtë Preng Gjinit, pasi kishte ndodhur vrasja me snajper. Këto zinxhir vrasjesh pa autorë prodhojnë vetëm vrasje”, tha Hoxha.

E RËNDË në Tiranë/ Nëna denoncon EDUKATOREN se i dhunoi djalin 3-vjeçar!

Një edukatore është denoncuar nga një nënë e cila pretendon se i ka dhunuar djalin e saj 3-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë edukatore në një kopësht në rrugën “Sulejman Delvina”, pasi e ka kallëzuar një 31-vjeçare, se shtetasja I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 3 vjeç.

Dinastia shqiptare që qeverisi Egjiptin për 150 vite: Shqiptar jam e shqiptar do vdes

Është një histori e jashtëzakonshme e një djali që lindi në Zëmblak të Korçës në vitin 1769. Familja e tij u shpërngul hershëm në Kavalla të Greqisë, qytet i ndërtuar nga Aleksandri i Maqedonisë për kujtim të kalit të tij. Mehmet Aliu ishte i 17-ti nga fëmijët e zëmblakasit, Ibrahim Agai, të cilët vdiqën njëri pas tjetrit.

Sipas legjendës, detyrën e parë publike Mehmeti e përmbushi si 18 vjeç. Një fshat aty afër nuk paguante taksat. Ai shkoi me 10 vetë të armatosur dhe kërkoi të takojë katër të parët e fshatit. I futi në xhami dhe iu premtoi se nuk do të dilnin gjallë nëse fshati nuk paguante taksat.

Në Egjipt shkoi ushtar i thjeshtë i Portës së Lartë, por shpejt u bë komandant dhe me kohë pasha. Udhëhoqi Egjiptin drejt përparimit, pavarësimit, shtet-krijimit dhe krijoi dinastinë mbretërore shqiptare pavarësisht se nuk dinte të shkruante dhe të fliste gjuhë tjetër përveç shqipes të cilën nuk e shkruante gjithashtu.

Duke parë situatën e prapambetur të Egjiptit të asaj kohe, Mehmet Aliu ishte ai që filloi zhvillimin e vendit dhe të vetes së tij. Një hov të madh, drejtuesi shqiptar i Egjiptit i dha bujqësisë, industrisë e tregtisë, duke rritur mirëqenien në popull.Në Aleksandri, Rozet, Damiet e gjetkë, nisën të ndërtoheshin fabrika të mëdha, ndërsa francezët jepnin mbështetjen. Më tepër se njëmijë anije përshkonin Nilin.Kështu, qyteti i faraonëve nisi të zbulohej. Misione francezësh u morën me arkeologjinë. Më 1822, Çampollion gjeti dhe zbërtheu alfabetin e hieroglifëve, duke kurorëzuar një punë të nisur që më 1798-n.“Gjithë mbretnija e Mehmet Aliut është nji punë e rrallë dhe e çuditshme në historinë e botës, është nji varg triumfesh të papreme, nji rradh fitimesh të luftës e të diplomacisë, prapa të cilave mbeti i habitur historiani”, shkruan në librin e tij, Aleksandër Xhuvani.Më 1824, si rrjedhojë e kryengritjeve në Greqi, Sulltan Mahmudi i II-të që nuk mund ta shtypte dot këtë rebelim grek, thirri në ndihmë Mehmet Aliun, i cili duke çuar në krye të kësaj ekspedite djalin e tij, Ibrahim Pashën, arriti që të shuajë dhe shtypë revoltat në Greqi. Si rrjedhojë e kësaj fitoreje, Mehmet Aliu u shpërblye nga Sulltani që të bëhej edhe guvernator i Kretës. Fuqitë e mëdha (Britania e Madhe, Franca, Rusia), duke parë shtrirjen e gjerë që Mehmet Aliu pati që nga Sudani e deri në Kretë, më 1827 dërguan armatat e tyre për të luftuar Ibrahim Pashën, të birin e Mehmet Aliut, i cili pas përplasjes me fuqitë e mëdha u thye, dhe u detyrua që të lëshojë shtypjen e terrorizmit grek. Ai la në fushën e betejës 93 anije lufte.

Më parë, ai dhe i biri i tij Ibrahimi, ata kishin shkatërruar lëvizjen vahabiste që kishin pushtuar Mekën dhe Medinën. Ata madje arrestojnë liderin e shtetit vahabist, Abdullah bin Saud, i cili do të ekzekutohet në Stamboll.Pas betejës tjetër të vitit 1839 që e fitoi, djali i Mehmet Aliut, Ibrahim Pasha, i cili theu Ushtritë osmane, në Konia të Anadollit, filloi marshin për në Kostandinopojë, ku sipas shumë historianëve, ambiciet e Mehmet Aliut ishin që ai të bëhej Sulltan i shtetit Islam. Por, duke parë forcën dhe vitalitetin e Mehmet Aliut, fuqitë e mëdha e ndaluan dhe kërcënuan sërish Mehmet Aliun, që të mos avanconte më tej.Pas kësaj përpjekjeje të fundit, Mehmet Aliu u tërhoq në Egjipt, ku atij iu njoh e drejta e Khedivllëkut mbi Egjipt (lloj mbretërimi), nga ku gjenerata e nipërve të tij udhëhoqi deri në vitin 1952.Më 2 gusht 1849, Mehmet Ali Pasha vdiq në Aleksandri. Trupi i tij u mbështoll me një shall kashmiri, në kokë i vunë festen tuniziane dhe shpatën e tij. Arkivoli u përcoll nga 22 sheikë, që lexonin vargje nga Kurani deri kur mbërriti në xhaminë e Alabastrs në Kajro, ku u varros. Kjo ishte historia e shqiptarit nga Kavalla, që s’dinte shkrim e këndim, por që mundi brenda pak vitesh ta transformojë Egjiptin apo Misirin e prapambetur në një port të ndërveprimit të kulturave evropiane dhe egjiptiane.Ismail Pasha është pasuesi i Mehmet Aliut që mbahet si modernizuesi i Egjiptit. Ai sundoi nga viti 1863 deri më 1879.Ai ishte udhëheqësi që themeloi shërbimin postar, modernizoi ushtrinë duke e kthyer atë në një ushtri bashkëkohore, bëri ndërtimin e hekurudhave. Por ajo që mbahet si vepra jo vetëm më e madhe në Egjipt, por në mbarë botën, ishte ndërtimi i Kanalit të Suezit: një kanal artificial detar, me një gjatësi prej 163 kilometrash – nyja që lidh hemisferën perëndimore dhe atë lindore të tokës. Kanali i Suezit ka rëndësi të madhe strategjike, për arsye se është rruga më e rëndësishme e tankerëve detarë për furnizimin e Evropës me naftën e Lindjes së Afërme. Kanali i Suezit është hapur në vitin 1869. Kostoja e lartë e ndërtimit të këtij kanali detyroi Ismail Pashën t’ua shiste kanalin anglezëve, të cilët e ndërruan me koncesion.I fundmi i dinastisë së Mehmet Aliut ishte mbreti Faruk, i rrëzuar nga froni prej kryengritjeve nacionaliste.Më 1952-shin kohërat ndryshuan në Egjipt. Nacionalistët nuk pranonin më të drejtoheshin nga dinastia e mbretërisë. Revolucioni i udhëhequr nga gjenerali Abdul Naser e rrëzoi dinastinë me gjak shqiptar. Më 26 janar 1952 ndodhi një djegie e pjesshme e qytetit të Kairos dhe më 23 korrik, kur Faruku ishte në Aleksandri, grupi komplotist “Oficerët e Lirë” me në krye gjeneral Naguib morën nën kontroll Kairon.Mbreti Faruk emigroi në Itali dhe vdiq në Romë në vitin 1965.

Gjuha shqipe 5000-vjeçare më e vjetra ndër gjuhët

Nga: Mili Butka

Origjina e gjuhës shqipe, është një nga çështjet më të diskutueshme në fushën e Albanologjisë. Çabej, në historinë e tij të gjuhës shqipe (1976c), argumenton se rrënjët e gjuhës shqipe duhet të gjendet në një nga gjuhët e lashta të Gadishullit Ballkanik.

Dy teoritë kryesore kanë qarkulluar në literaturën gjuhësore, në lidhje me shqiptarët. Gjuha: ajo që gjen rrënjët e gjuhës shqipe në gjuhën ilire dhe një tjetër, i cili i gjen ato në gjuhën thrakase.

Siç vëren Victor Friedman (1997), debate mbi origjinë trake kundrejt ilirëve, ka bazën e saj në prova serioze, dhe në çdo rast shqiptarët dhe gjuha e tyre janë:

1. Shqiptarët aktualisht jetojnë në disa nga territoret, të cilat ishin të banuara nga ilirët në kohët e lashta; nga ana tjetër, burimet historike nuk flasin çdo migrim shqiptar nga territoret e tjera në ato të tashme.

2. Një numër i elementeve gjuhësore siç janë emrat e gjërave, fiseve, njerëzve, etj, origjina ilire, shpjegohet në gjuhën shqipe.

3. Format toponimike të lashta nga territoret ilire, krahasuar me format korrespoduese të ditëve të sotme, tregojnë se ato kanë evoluar më pas modelet e krijuara nga rregullat fonetike të shqipes.

4. Marrëdhëniet midis gjuhës shqipe dhe Greqisë antike dhe latinit, sugjerojnë se gjuha shqipe mori formë dhe u zhvillua krah për krah me të, këto dy gjuhë fqinje në brigjet e detit Adriatik dhe Jon.

5. Gjetjet arkeologjike dhe trashëgimia kulturore (mit, muzika, kostume, etj), dëshmojnë për vazhdimësinë kulturore nga Ilirët e lashtë, deri në ditët e sotme shqiptarët./ KultPlus.com