Nderimi më i madh për Berat Gjimshitin, mbrojtësi kuqezi do të jetë kapiteni i Atalantës në finalen e Ligës së Europës

Berat Gjimshiti do të hyjë në histori në mbrëmjen e nesërme si futbollisti i parë i përfaqësues shqiptare që luan në një finale të mëdha ndërkombëtare, kur të aktivizohet si titullar me Atalantën përballë Bajer Leverkusenit në Ligën e Europës.

Por jo vetëm kaq, klubi ka vendosur që të jetë pikëisht qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare ai që do të mbajë shiritin e kapitenit për ndeshjen në fjalë, që është padyshim historike për bergamaskët.

Kjo u konfirmuar sot në konferencën zyrtare në pragndeshje, ku pikërisht Gjimshiti ishte futbollisti i përzgjedhur nga Gasperini për të qëndruar përkrah tij në prononcimet para mediave. Një tjetër shenjë vlerësimi për një futbollist i cili ka bërë gjithçka mirë në rrugëtimin e tij dhe tashmë po merr vlerësimet maksimale për karrierën e shkëlqyer.

Breshëri sa kokrra e arrës, shkatërron makinat në Hanin e Elezit (Video)

Reshjet e shiut dhe breshëri kanë shkaktuar kaos në komunën e Hanit të Elezit.

Në media janë publikuar pamje nga atje, ku shihet se rënia e breshërit ka shkaktuar edhe dëme materiale.

Nga breshëri janë thyer edhe xhamat e veturave të parkuara në një pjesë të kësaj komune.

Sipas dëshmitarëve breshëri ka qenë me madhësinë e kokrrës së arrës.

Ky është 29-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në minierën e Martaneshit

Mesditën e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në minierën e Martaneshit, ku dy minatorë të cilët punonin si vagonistë, u zunë poshtë nga shembja e një masivi.

Nga ky aksident, kanë humbur jetën Armond Peshku, 29-vjeç ndërsa Hajdar Bala 40-vjeç, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Subjekti minerar në të cilin ka ndodhur aksidenti, është ‘Ylberi sh.p.k”

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Pamje të rënda / Shqiptari dhe grυαja e tij rrihen b@rbarisht nga 3 grekë pas sherrit në trafik

Një sherr mes një grupi personash ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Aegaleo, Athinë.

Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 10:00, kur dy makina ndodheshin në semafor në kryqëzimin e rrugëve Ieras Odos dhe Thebës.

Më pas për një arsye të panjohur drejtuesit e dy mjeteve kanë nisur të bisedojnë dhe nga njëra veturë kanë zbritur tre persona të cilët janë nisur drejt çiftit.

Ata iu afruan dhe filluan të rrahin burrin 43 vjeçar, me origjinë shqiptare ashtu edhe gruan në të njëjtën moshë që ishte në makinë së bashku me të.

Pak më vonë, në tentativë për t’u arratisur, tre personat e kanë tërhequr zvarrë me makinën e tyre 43-vjeçarin dhe e kanë hedhur në tokë.

Çifti u dërgua me autoambulancën e EKAV-së në spitalin Thriasio.

Fatmirësisht shqiptari është jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ka nisur hetimet për arrestimin e tre personave.

SHIKO VIDEON KËTU

https://streamable.com/e/zjtwup?quality=highest

“Më ndihmoni, kam gj@kderdhje” / Horror në Angli, grυαja shqiptare mas@krohet me thikë nga ish-bυrri pasi la fëmjët në shkollë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Luton të Anglisë, ku një grua shqiptare është sulmuar brutalisht me thikë pasi la fëmijët në shkollë.

Daily Mail raporton se shqiptarja sapo kishte lënë fëmijët e saj në shkollë rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm, kur u sulmua nga një burrë në mes të rrugës. Ai e kapi prej fyti dhe i vendosi dorën në gojë që ajo të mos bërtiste.

Më pas, ai nisi ta qëllonte disa herë me thikë duke i shkaktuar plagë të rënda.

Një person është arrestuar nga policia britanike në lidhje me ngjarjen tronditëse dhe dyshohet se është ish-bashkëshorti i saj.

Dëshmitarët thanë se gruaja nisi të thërriste “më ndihmoni, kam gjakderdhje”, pas sulmit brutal. Ajo është transportuar në spital ku ndodhet në gjendje kritike nën kujdesin e mjekëve.

“Më ndihmoni, kam gjakderdhje” / Horror në Angli, gruaja

Harta ku ndodhi krimi

Një dëshmitar tha se e njihte gruan, një shtetase shqiptare e cila kohët e fundit kishte patur gjithnjë e më shumë probleme me ish-bashkëshortin i cili ishte shndërruar në person të dhunshëm.

Policia tha se fëmijët ishin të sigurt në shkollë, duke mos zbuluar emrin, por besohet të jetë “Beech Hill Community Primary”.

Oficerët janë vendosur të qëndrojnë në zonë për t’u siguruar që nuk do të ketë probleme të tjera.

“Policia e Bedfordshire po heton therjen me thikë të një gruaje pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm. Viktima është dërguar në spital me lëndime të rënda. Një person është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim nga policia. Të gjithë fëmijët janë të sigurt brenda shkollës dhe nuk ka asnjë kërcënim më të gjerë për publikun. Policia do të mbajë një prani të fortë në zonë për siguri”, u shpreh një zëdhënës i policisë.

“Jam në nivelin e Mbappe dhe Haaland”, Lautaro Martinez: Asllani më ka habitur, nuk më foli për disa ditë!

Lautaro Martinez, kapiteni i Inter mendon se Kristjan Asllani është lojtari i së ardhmes për zikaltërit. Në një intervistë të fundit, argjentinasi zbuloi bisedën në fillimin e sezonit me mesfushorin e kombëtares së Shqipërisë, duke i dhënë atij një këshillë shumë të vlefshme.

“Titulli? Është një kënaqësi që zgjat për të gjithë jetën. Inter është shtëpi ime, kështu jam ndjerë nga dita e parë në Milano. I detyrohem gjithçka shoqërisë dhe tifozerisë zikaltër, ta ngrija trofeun si kapiten ishte e jashtëzakonshme. Skuadrës i kam thënë që në fillim që një kapiten ka nevojë për të gjithë, dhe ata më kanë mbështetur gjithnjë.

Një shembull? Në fillimin e sezonit fola me Asllanin dhe i thashë se duhej të “gjallërohej” pak, të bënte më shumë. Nuk më foli për disa ditë, por pastaj më falenderoi, ai ka gjithçka për të qenë lojtari i së ardhmes”.

Nga ana tjetër, sulmuesi shprehet se nuk do të ketë surpriza për të ardhmen e Lautaro Martinez. Është vetë argjentinasi, i cili edhe njëherë thekson se është shumë pranë akordit për të rinovuar kontratën me zikaltërit, madje po mendon edhe objektivin e radhës. Sipas tij, tashmë Inter është i detyruar të mendojë për të fituar Champions League.

“Jam shumë afër akordit, mungojnë vetëm disa gjëra të vogla. Kjo situata që po kalon klubi mund ta vonojë pak, por nuk ka asnjë problem. Objektivat? Nuk dua të zgjedh mes disa objektivash, por mendoj se hapi i radhës është Champions League. Ishte një ëndërr të ishim aq pranë në Stamboll, ndërsa këtë sezon më ka mbetur “peng” ndeshja me Atletico Madrid.

Do të doja që ndeshjen e dytë në Spanjë ta riluaja sërish. Nëse do të kishim shfrytëzuar rastet dhe të shënonim më shumë, historia do të ishte ndryshe”.

Ndërkohë, Lautaro zbulon se nuk ka më asnjë kontakt me Romelu Lukakun që prej verës së shkuar.

“Nuk kam folur më me Lukakun, nuk m’u përgjigj dhe për mua gjithçka mbaroi aty. A jam në nivelin e Mbappe dhe Haaland? Po, e thonë numrat dhe trofetë. Nuk kanë asgjë për t’i pasur zili”.

Sali Berisha habit me atë që thotë për Durim Bamin

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka fokusuar temën e protestës së tij nga dritarja e shtëpisë te operacioni i SPAK për goditjen e grupeve kriminale.

Pak kohë pasi e akuzoi dhe sulmoi SPAK-un, duke thënë se arriti të arrestojë vetëm “rojet”, Berisha është fokusuar te lidhja, që sipas tij personazhet e botës së krimit kanë me Edi Ramën.

Ndër të tjera Berisha ka përmendur edhe emrin e Tom Doshit, duke u shprehur se ai ka lidhje me Durim Bamin, por sipas Berishës, Bami është “ushtar i Edi Ramës”.

Madje Berisha ka shkuar edhe më tej duke thënë se Edi Rama e ka dërguar Durim Bamin të takohet me ish-agjentin e FBI Charles McGonigal.

Deklarata e Berishës:

Mbrëmë në studiot televizive ishte një personazh i kudogjendshëm, Durim Bami.

Ju kujtohet intervista e famshme e Tom Doshit ndaj Durim Bamit.

Shumë nga ju mund ta mendojnë Bamin si njeriun e Doshit dhe nuk është se ai nuk është i lidhur me Doshin.

Por Bami, për çdo njeri që i thotë të vërtetës, të vërtetë, është një ushtar i Edi Ramës.

A nuk është Edi Rama që e mori me avion Durim Bamin dhe e çoi në Vjenë te McGonigal për të faktuar se ishte porositur të bënte atentat?

Gazetarë dhe gazetare, këto të vërteta janë të vërtetat më tronditëse.

Këto të vërteta tregojnë se kriminelët e mëdhenj, se bajlozët e krimit janë sot në pushtet.

Janë ministra, zëvendëskryeministra dhe kryeministri vetë.

Këngëtarja e njohur shqiptare tregon se dy fëmijët e saj i përkasin spektrit autik

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami është pa dyshim një nga zërat më të pëlqyer të muzikës shqiptare. Karriera e saj filloi me zhanrin R&B, ndërsa më vonë arriti me sukses të lëvrojë edhe në rryma të ndryshme.

Artistja ka qenë e ftuar së fundmi në një program televiziv, ku ka folur për jetën e saj profesionale si edhe për atë personale.

Arta ka treguar që është nëna e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. Ndërkohë që shprehet se ndihet me fat për familjen e saj të bukur, ajo ka rrëfyar gjithashtu se dy fëmijët e saj të vegjël, Ideal Morris dhe Elektra i përkasin spektrit të autizmit.

“Kam dëshirë të tregoj një të vërtetë. Mendoj se është mirë që edhe publiku ta dijë sepse e kam një ndjenjë ngushtimi kur përballem cdo ditë me njerëzit. Ideali dhe Elektra janë diagnositifikuar me spektrin e autizmit. Janë diagnositifkuar pak vonë sepse doktorët në fillim nuk kanë dhënë një diagnozë të saktë sepse donin të shihnin nëse do zhvilloheshin. Unë nuk jam dorëzuar kurrë. Unë iu rri pas fëmiëjve se bashku me burrin.

Fillimisht Ideali, menjëherë e kam dërguar tek neurologu, që 16 muajsh sepse e kam vënë re që ka disa vonesa duke e krahasuar me vajzën e madhe, Viktoria sepse ajo ka folur shumë heret. Psikologët me kanë thënë që dyshonin por që nuk mund ta konfirmonin. Momentalisht jam duke i ndjekur në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë. Mund të them që po bëjnë një punë shumë të mirë. Zoti m’i ka dërguar këta ëngjëj që falin dashuri pa kusht, kuptojnë shumë por nuk flasin ende. Janë ende jo verbal. Janë të pavarur për nevojat e tyre, vishen dhe ushqehen por janë ende jo verbal”, u shpreh ajo.

Sylvinho flet si… lushnjar: Spektakolare, jam krenar!

Trajneri brazilian i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho Mendes ka marrë pasaportë shqiptare. 

Sylvinho do të betohet si qytetar i Lushnjes, që do të thotë se gjendjen civile do ta ketë në Lushnje. 

Sylvinho do të jetë banor i lagjes “Çlirimi”, por nuk dihet se përse ai ka zgjedhur këtë qytet.

I pranishëm në aktivitetin e betimit të tij është i pranishëm ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa. 

Në fund të vitit 2023, Presidenti Begaj shpalli dekretin për dhënien e pasaportës shqiptare për trajnerin Sylvinho, ndërsa sot tekniku i kombëtares shqiptare ka udhëtuar drejt Lushnjes për të kryer procedurat zyrtar dhe regjistrimin e tij si banor i Lushnjes. 

E reja ρërd hυnohet nga shoferi shqiptar i komρanisë ku punon: Më tha prit se autobusi është plot

Një tjetër shqiptar është arrestuar në Greqi pasi akuzohet për përdhunim.

46-vjeçari, shofer autobusi i një kompanie në Aspropyrgos akuzohet se ka përdhunuar një punëtore 27-vjeçare të kompanisë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së hënës së kaluar, më 13 maj. Vajza po priste autobusin si çdo ditë në stacionin periferik të Aspropirgos. Shoferi 46-vjeçar shqiptar tha se autobusi ishte plot dhe se ai do të kthehej për ta marrë pas pak minutash.

Por kur u kthye, shqiptari e futi 27-vjeçaren në autobus, e çoi në një vend të shkretë dhe e përdhunoi. Madje ai shkoi deri në atë pikë, sa pas aktit i tha vajzës të qetësohej dhe e ktheu në punë.

Menjëherë vajza në gjendje shoku ka shkuar në policinë e Aspropirgos dhe ka denoncuar përdhunuesin, ndërsa i është dhënë edhe ndihma e parë në një klinikë.

Pak orë pas denoncimit, efektivët e policisë arrestuan 46-vjeçarin në Aspropirgos por gjykata e la të lirë pasi ekspertiza mjeko-ligjore ende nuk i është dorëzuar policisë. Sapo ekspertiza mjeko-ligjore e 27-vjeçares t’i dorëzohet autoriteteve, shqiptari do të thirret sërish për kërkim falje.