Divorci i Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, gazetarja: U pëlqen kjo qendër vëmendjeje…

E ftuar në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio ka qënë gazetarja Klotilda Harka për të dhënë mendimin e saj rreth divorcit të spekuluar mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj. Kanë qenë javë interesante me plot thumbime nga të dy palet dhe ka shumë për të komentuar.

Si e sheh Klotilda ‘divorcin publik’?

“Është një pyetje që e ngrenë shumë dhe mediat italiane, sidomos për çiftet e famshme. Është apo nuk është normale, në mes hyn gjithmon paraja. Në momentin që një divorc bëhet publik, fitimet janë më të mëdha. Interesi rritet, sponsorat shtohen, vëmendja rritet. Është një loj strategjie të krijosh një divorc, e kopjuar nga Europa. Fundja fundit, lajmi i keq tërheq më shumë se i miri”.

Lidhur specifikisht me situatën mes Besit dhe Xhensilës, Klotilda u shpreh:

“Këto divorce të mëdha ndodhin mbas shumë mosmarrëveshjesh të vogla. Në fakt, ne publikuam një lajm ekskluziv në revistën tonë rreth kësaj çështje. Mbasi e publikuam më mori Besi dhe ishte shumë i irrituar. Ai është një person shumë i pastër, atë ç’ka ndjen e shpreh dhe e kuptova se pse ndihej ashtu. Ndonjëherë, kriza në ajër ndihet si dashuria në ajër. Historia e tyre është bërë kaq e bujshme, është si një film meksikan. Para, fëmijë, familje, tradhti, ata ushqejnë mediat dhe kanë në interes të mbushin sallat plot. Tanimë është kthyer në marketing.

Ata mund t’i çonin mesazhe private njëri tjetrit jashtë shikimit të medias dhe publikut, por nuk e kanë bërë këtë. Mendoj se po luajnë me vëmendjen e të gjithëve, u pëlqen kjo qendër vëmendje. Në fund të fundit, ëndrra e çdo këngëtari është të bëjë hite dhe ata shesin këngët e tyre si histori të vërtetë jete”.